Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Diplomate greke ne Tirane, te perfshire ne trafik droge"

    "Diplomate greke ne Tirane, te perfshire ne trafik droge"

    E Diele, 04 Shtator 2005

    TIRANE - "Diplomate greke ne Tirane dyshohen te jene implikuar ne trafik te lendeve narkotike". Dyshimet e Prokurorise se Pergjithshme pritet te zbardhen pas ardhjes se leter-porosise nga autoritetet greke. Sipas burimeve te strukturave hetimore shqiptare, tre "pritesit" ne Greqi te nje sasie heroine, te zbuluar pak kohe me pare, kane lidhje me diplomate greke te akredituar ne kryeqytetin shqiptar. Pergjigjja e leter-porosise se derguar nga Prokuroria e Krimeve te Renda te Tiranes pritet te mberrije nga Greqia nga mesi i muajit shtator. Ardhja e saj, sipas prokuroreve, "do te identifikoje edhe te implikuarit e tjere ne kete rrjet nderkombetar te trafikut te droges". Hetuesit kane ndertuar nje skeme, tek e cila shpresojne te zbulojne se shpejti rrjetin e narkotrafikut dhe anetaret e tij.

    Dyshimet linden me 28 nentor te vitit 2004, pas zbulimit te nje sasie prej 3,3 kg heroine, dhe kapjes se shoferit te familjes se nje prej diplomateve greke ne Shqiperi. Droga e zbuluar ishte e ndare ne tri pako dhe e fshehur ne makinen e tipit "Benz", me targa diplomatike, qe e drejtonte 55-vjecari Ilir Ajazi. Sipas burimeve prane Prokurorise se Pergjithshme, "u kemi kerkuar homologeve greke te pergjojne tri numra telefoni, qe jane te pritesve te droges ne territorin e Greqise". Sipas te njejtave burime, gjate marrjes ne pyetje, shoferi i Ambasades Greke ne Tirane ka treguar te gjithe itinerarin e ndjekur te trafikut te droges. Nje dite pas prangosjes se Ajazit, u arrestuan edhe dy bashkepunetoret e tij, Krenar Cako, 41 vjec, dhe 50-vjecari Valter Foto.

    Bashke me shoferin e ambasades se huaj ne Tirane, ata pritet te dalin para Gjykates se Krimeve te Renda menjehere pas mberritjes se leter-porosise nga Greqia. Burimet hetimore saktesuan se Ajazi, Cako dhe Foto trafikonin droge ne itinerarin Turqi - Bullgari - Maqedoni - Shqiperi, per te perfunduar me pas ne Itali dhe Greqi. Behet e ditur se aktivitei i tyre kishte tre vite qe funksiononte me fushe veprimi te gjitha shtetet e sipercituara. Tashme, ata akuzohen per organizim te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike dhe armembajtje pa leje. Sipas burimeve, Valter Foto dhe Krenar Cako siguronin heroinen, ndersa Ajazi e transportonte per ne Greqi, duke iu shmangur kontrolleve per shkak te makines se tij me targa diplomatike. Megjithate, pas arrestimit te 55-vjecarit, Ambasada e Greqise ne Tirane ka mohuar qe Ajazi te jete shofer i saj. F.Vezaj

    Korrieri.

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=20132
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zyrtari i Toskes, i dyshuar si narkotrafikant

    Zyrtari i Toskes, i dyshuar si narkotrafikant

    E Diele, 04 Shtator 2005

    Nje nga pjesetaret e stafit te ngushte te ministrit aktual te Rendit Publik dyshohet te jete i perfshire ne nje rrjet te fuqishem nderkombetar droge. "Dyshimet linden nje muaj me pare, kur u ushtrua kontroll nga inspektoret e KLSH-se dhe rezultoi se ai kishte abuzuar ne menyre marramendese me telefonin e zyres se tij"

    Bledi GILA


    TIRANE - Nje zyrtar i larte i Ministrise se Rendit Publik, vartes i drejteperdrejte i ministrit aktual te Rendit Publik, dyshohet te jete i perfshire ne trafiqe droge. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne dikasterin blu ka nisur hetimet per te dyshuarin, ndersa eshte kerkuar ndihme edhe nga strukturat homologe nderkombetare.

    Si linden dyshimet

    "Nje funksionar i larte i dikasterit tone eshte i implikuar ne afera nderkombetare droge". Ky eshte dyshimi i ngritur nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem per vartesin direkt te ministrit Toska. Burime konfidenciale te Ministrise se Rendit bene te ditur se narkotrafikanti i dyshuar eshte nder anetaret e ngushte te kreut te kesaj ministrie. Sipas SHKB-se, dyshimet per te kane lindur muaj me pare, kur u ushtrua nje inspektim nga Kontrolli i Larte i Shtetit.

    Gjate ketij kontrolli, u verejt se personi ne fjale kishte abuzuar tejmase, madje ne menyre marramendese me telefonin e zyres se tij, nje pjese te shpenzimeve te te cilit, sipas ligjit, i mbulohen nga buxheti i shtetit. Ky fakt ka krijuar jo pak dyshime, fillimisht tek inspektoret e Robert Cekut, dhe me pas tek ata te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Keta te fundit ndermoren disa hetime sekrete mbi te dyshuarin. Madje, pikenisja kryesore e tyre ishin telefonatat e shumta qe "anetari i dyshuar i nje rrjeti te fuqishem nderkombetar droge" kryente me vendet e tjera te botes.

    Bashkepunimi

    Nderkohe, pas kryerjes te disa verifikimeve, SHKB-ja kerkoi edhe ndihmen e Prokurorise se Pergjithshme per pergjimin e telefonatave te te dyshuarit. Ne lidhje me kete, hetuesit gjeten mirekuptim nga organi me i larte i akuzes, por hasen ne pengesa shume te medha nga struktura te tjera. Te njejtat burime konfidenciale thane per "Korrieri"-n se momentalisht mund te thuhet vetem qe zyrtari i larte ka lidhje te forta nderkombetare ne trafikun e droges, por nuk mund te tregohen detaje te tjera, pasi ai ende vazhdon te jete nen hetim.

    Megjithate, nga te dhenat e deritanishme dyshohet qe funksionari i larte i Ministrise se Rendit te jete i perfshire ne nje rrjet te forte narkotrafikantesh, qe e ka shtrire aktivitetin e tij ne disa shtete, jo vetem te Europes, por edhe ne vende te tjera, nga Lindja deri ne Perendim. Madje, narkotrafikantet kane gjetur mbeshtetje te forte te pushtetareve ne vendet transite, ku kalojne lenden narkotike, ne kerkim te tregut te saj. Burimet konstatojne qe, nese ky hetim do te gjeje mbeshtetje edhe nga vendet e tjera ku kryhet trafiku, mund te organizohet nje nga operacionet me te fuqishme qe ka kryer Shqiperia ne luften kunder trafikut te droges. Gjithsesi, autoritetet hetimore shqiptare nuk e kane humbur ende shpresen per nje bashkepunim te ngushte ne te ardhmen me homologet e tyre ne shume vende te tjera, ku thuhet se ka shtrire rrenjet organizata e narkotrafikut, pjese e se ciles dyshohet te jete edhe zyrtari i larte shqiptar.

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=20131
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •