Polonia u kualifikua pa playoff si nje nder vendet me te mira te dyta. Sado qe ne nje grup shume te lehte (Angli, Poloni, Austri, Uells, Irl V, Azerb.), ishte ekipi qe e rivalizoi Angline deri ne minute te fundit (25 - 24 me pike). Ne renditjen e FIFA-s eshte e 29-ta. Per reference, Gjermania eshte 19, Kroacia 23, Zvicra 35, Serbia 44, Ukraina 45 etj. Per me teper qe ne ndeshjen kunder Gjermanise ishte permiresuar ndjeshem ne krahasim me Ekuadorin. Mbase te paren e kishin marre i cik si kollaj, kurse me gjermanet me shume mundesi as barazimi nuk i hynte ne pune. Keshtu qe bottom line, nuk ishte ekip per tja vare dhe aq teneqet sac e bene disa.
Aq shume raste qe humben gjermanet kete ndeshje, sipas ligjit te futbollit duhet te ishin mundur sot. Keshtu qe fitorja, qofte dhe 1-0 ne min te fundit eshte sukses. Por kjo ndeshje na permbysi pak shpresat dhe zhgenjimet e ndeshjes se pare. Kete here mbrojtja nuk eksperimentoi me ofsajtin artificial prej te cilit pesuan dy gola nga KR, por terhiqej me thelle gjate kundersulmeve te Polonise. Por caluan ne fazen sulmuese, aq premtuese ndeshjen e pare. Shearer po thonte ne komentin e BBC-se pas ndeshjes per Klosen, duhet te kishte dale nga ndeshja me kepucen e arte per aq shume raste qe ka patur. Vazhdon te jete zhgenjyes Friedrih. Alternativa ndaj tij eshte qe te terheqe Schneider ne mbrojtje dhe te fuse Odonkor ne mesfushe. Ose ta zevendesoje me te paprovuarin Jansen. 4 nga 7 mbrojtes jane qendermbrojtes.
Krijoni Kontakt