Sikur Low ta kishte vendosur skemen e njejtë të lojes sikur me Argjentinen dhe Anglinë, njejtë do ta pësonte edhe Spanja, mirëpo nga mendjemadhësia ndërroi skemen për të treguar se sa "strateg" i madh është dhe vendosi që të mbrohet, nganjëherë më dukej se po e shoh Interin duke luajtur kundër Barcelones.
Mendoj se mungesa e Thomas Muller ishte kyç, përderisa unë e solla pas dy ndeshjeve emrin e tij me shkronja të medha

ngase ishte një lojtar kyç, këtë ndeshje ishte i suspenduar, por mos të harrojmë ndryshe do të ishte sjell Thomas Muller gjatë atyre dy rasteve të treguara për Potr Trochowskin dhe Toni Kroosin.
Ani pse Holanda i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat botëror, mendoj se Spanja do të jetë kampione, kjo për faktin se kemi të bëjmë me një Barcelonë dhe me një skuader e cila e ka mbrojtjen e dobët, gjermanët e kishin mbrojtjen e fortë dhe nuk i rezistuan dot.
Sa për Gjermanin nëse vendos të luaj skemen e njejtë sikurse me Spanjën edhe nga Uruguaji do të humbë, ndërsa nëse vendos ta kthej lojën sikur që e kishte dhe siç u deklaronte se:
"vetëm me loj sulmuese fitohet" -> (Joachim Low) atëherë Gjermania mund ta fitoj vendin e tretë, por një gjë prapë nuk arrij ta kuptoj, ku ishte ajo lojë sulmuese kundër Spanjës, për të cilën fliste Low para ndeshjes ne Spanjen dhe pas ndeshjeve me Anglinë dhe Argjentinën?!
Krijoni Kontakt