Po ate thekthi spo e shikoi me
dhe ate linden qe te mesoi kush esht gjermania
Po ate thekthi spo e shikoi me
dhe ate linden qe te mesoi kush esht gjermania
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
linda dhe thekthi po respektojne mosfutjen ne nje teme qe i perket vetem tifozave te gjermanise. Kete gje duhet ta bejne te gjithe.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Nuk ka çfarë të bëj një lojtar i madh "vetëm" në fushë, kur pjesën tjetër të skuadrës e ka bermut. Messi nuk do shkoje të luaj njëherë në mbrojtje se atje Demichelis, Otamendi edhe Heinze janë katastrofë, të dali në mesfushë të luaj për; Maxi R, Veron, Di Maria që nuk dinë të lidhin dy pasime, e pastaj të dali në sulm në vend të Higuan dhe të shënoj gola lol. Argentina sivjet vetëm 4 lojtarë në formacion i ka pasur tamam; Në mbrojtje Samuel(dhe ky u dëmtu), në mesfushë Mascherano, Messi dhe Tevez. Të tjerët mere me long se mishi mbaroj. :D
Të kishe këto lojtarë në formacion;
http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=183
...do shifnim se kush është Messi & Argentina. ;) (Se me Barcelonën u tregoi mirë juve të Bayern-it vjet se kush është) :p
P.S; Ja do shohësh sa ndryshe do jetë Gjermania në ndeshjen me FC Barcelonën(Spanjën) :D që kanë skuadër të kompletuar. Ashtu, un humba plot baste me shoqërinë në ndeshjen Argentinë - Gjermani, tani të shoh si do më heci në bastore; FC Barcelona - Gjermani.(Nja 50 euro do i bëj haram për lojtarët e mi :p) Ti pepo me gjithë këto parashikuesit e tu, keni ndonjë mendje për bast? :D
Ndezi dritat e gjata mër. lol
Me leje këtë radhë. :)
Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 04-07-2010 më 21:50
#VamosArgentina
Welt Meister 2014
ja ti kthehemi pak historise..
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
ja dhe nje her tjeter hisoria..po ne 74 kjo..
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Momente të papërshkrueshme atë që përmbanin videot më lartë. Shpresojmë në përsëritjen e 74-ës në një finale të bukur kundër Holandës dhe një fitore të ngusht si ajo paraprakja në finalen e vitit 1974.
Forca Gjermani.
Sui generis
Berlin, 5 korrik - Festë e madhe ka kapluar Berlinin dhe mbarë shtetin gjerman të shtunën, menjëherë pas ndeshjes çerekfinale, kur Përfaqësuesja e Gjermanisë shkatërroi Argjentinën 4:0 dhe avancoi në gjysmëfinale.
Më shumë se 350 mijë tifozë kanë festuar së bashku në Berlin katër golat e shënuar nga Përfaqësuesja e Gjermanisë. Në fund ekipi i zemrës së tyre edhe njëherë u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror sikur në vitin 2006 dhe 2002.
Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, u është falënderuar tifozëve për përkrahjen e madhe nga Berlini dhe ka bërë të ditur se futbollistët e tij para ndeshjes me Argjentinën kanë shikuar një film të shkurtër të tifozëve që festuan fitoren me Anglinë në 1/8 e finales.
"Pak çaste para ndeshjes së bashku e shikuam një film me disa skena të tifozëve tanë që festonin në Berlin dhe përkrahnin Gjermaninë sikur të ishin në Afrikën e Jugut", ka thënë Loew. "Njëherësh ky ishte edhe motivimi ynë më i mirë dhe u tregua i suksesshëm pasi arritëm të eliminojmë një ekip të madh si Argjentina".
Të gjitha ndeshjet në Afrikën e Jugut tifozët në Berlin i kanë përcjellë me uniformë të njëjtë. Ata ishin të veshur me rroba ngjyrë të zezë dhe kuqe, ndërsa në duar mbanin flamuj ngjyrë ari.
Tifozët ndeshjen me Argjentinën e kanë shikuar në një nxehtësi të madhe ku temperatura shkoi deri në 38 gradë celsius. Një pjesë e tifozëve tjerë ndeshjet i kanë shikuar nëpër kafene, pishina dhe vende malore ku ishin për pushime të fundjavës.
"Jam djegur duke e shikuar ndeshjen me Argjentinën, por ia ka vlejtur, sepse Gjermania është në gjysmëfinale", tha një tifoz që ndeshjen e shikoi me pjesën tjetër të stacionuar në Berlin. "Të gjithë këtu që jemi mbledhur e duam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha Përfaqësuesen e Gjermanisë. Është ndjenjë fantastike, sepse ne kësaj here do ta fitojmë titullin e botës".
Mirëpo, kryetifozja e Përfaqësueses së Gjermanisë pa pikë dyshimi është kancelarja gjermane Angela Merkel që ishte në tribuna dhe para ndeshjes me Argjentinën parashikoi fitoren e "panzerëve" me shifrat 2:1.
"Është diçka fantastike, është sikur në ëndërr. Jam person që krijoj panik dhe nuk jam ndier mirë dhe e sigurt deri në momentet kur shënuam golin e katërt. Mendoj se Gjermania në Afrikën e Jugut do ta bëjë një punë të madhe dhe unë do të jem këtu së bashku me ata deri në fund", ka thënë Merkel.
Ndërkohë, edhe sulmuesi Thomas Mueller ka falënderuar tifozët që e përkrahin Gjermaninë nga vendlindja e tyre.
"Mendoj se së bashku me tifozët tanë nga Berlini dhe vendet tjera në Gjermani po marshojmë drejt titullit të botës. Është diçka fantastike, sepse përkrahja e atyre nga Berlini dhe atyre nga tribunat po na jep krahë", tha Mueller.
koha.net
Krijoni Kontakt