Close
Faqja 103 prej 140 FillimFillim ... 35393101102103104105113 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,021 deri 1,030 prej 1397
  1. #1021
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Gjermania, gati biletat e avionit për në Frankfurt

    Gjermanët dallojnë nga popujt e tjerë të Europës për korrektësinë dhe kurimin e të gjitha problemeve deri në detaj.
    Kjo pasqyrohet edhe në kombëtaren e këtij viti në Afrikën e Jugut ku organizatorët e 3 herë kampionëve të botës kanë menduar për gjithcka. Federata Gjermane ka prenotuar vendet në avionin e linjës Johanesburg-Frankfurt për të enjten paradite në rast eleminimi të parakohshëm.

    “Shpresojmë që prenotimet të anulohen”, shkruan gazeta “Bild”. E njëjta gazetë saktëson se bëhet fjalë për një masë paraprake që do merret edhe në rast se skuadra kualifikohet për në fazat e tjera. Ky vendim është marrë duke parë fluksin e madh të udhëtimeve gjatë ditëve të fundit.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #1022
    Audaces Fortuna Iuvat
    Anëtarësuar
    07-02-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    90
    GJERMANIA KA TE NGJARE TE FILLOJE ME CACAU-N
    “Për momentin besoj se Cacau do të luajë që nga fillimi i lojës” i tha Loew gazetarëve në Pretoria, pasi vendosi të mos e çonte skuadrën në stadiumin Johannesburg’s Soccer City për stërvitje, për të shmangur udhëtimin me autobus në orarin e pikut të trafikut.
    Loew tha se sulmuesit rezervë, Stefan Kiessling dhe Mario Gomez, ishin gjithashtu të gatshëm, por sulmuesi i lindur në Brazil duket se ka përparësi.
    “Mbase mund të ndryshoj një ose dy pozicione, ka mundësi. Ekzistojnë disa variante, por vendimi përfundimtar do të merret sonte në mbrëmje gjatë mbledhjes së stafit teknik” tha Loew, “por, sidoqoftë, në sulm mbështes idenë e Cacau-t”.
    SULMUESI I DYTE
    Loew nuk e përjashtoi mundësinë e fillimit të ndeshjes me dy sulmues, pas dy ndeshjeve që i ka luajtur vetëm me Klose në sulm, për t’i dhënë një shtytje më të madhe sulmit të ekipit të tij.
    “Kësaj pyetje nuk dua t’i përgjigjem, por mund të fillojmë me skemën 4-4-2” tha ai kur u pyet nëse e kishte marrë parasysh mundësinë e futjes së një sulmuesi të dytë që në fillim të lojës.
    Gana mund të bëhet i pari vend afrikan që kalon në turin tjetër, diçka që, sipas Loew, i motivon ata akoma më tepër.
    “Ne e dimë që Gana është shpresa e fundit e Afrikës në këtë turne, duke pasur parasysh që ekipet e tjera afrikane nuk janë në pozicione aq të favorshme sa Gana”.
    “Ata janë ekip shumë i motivuar dhe mund ta përballojnë presionin e një ndeshje si ajo e nesërmja. Ata e kanë treguar këtë. Shumë prej lojtarëve të tyre luajnë në Europë dhe janë mësuar me këtë lloj presioni”.
    Megjithatë, ai nuk kishte dyshim se ekipi i tij do të arrinte ta kalonte fazën e parë të këtij Botërori.
    “Të gjithë e dimë që e kemi cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për ta fituar këtë ndeshje. E di që kjo do të jetë shumë e vështirë. Kjo ndeshje do të na lodhë jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht” tha ai.
    Reuters
    22/06/2010

  3. #1023
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Mbaruan ndeshjet Slloveni 0 - 1 Angli dhe USA 1 - 0 Algjeri. Kështu që Kryesimin e tabelës e morri USA ndërsa Anglia e dyta, po që se fitojmë sonte, do ta kemi kundërshtar Anglinë... Do ti mbytim...
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #1024
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Sot Gjermania do ti nxjerre tekstualisht "ujin e zi" Ganezve bythezinj.

    Kur ta realizojne kush panzer u kaloi persiper do jene ne spital duke mjeku plaget edhe Gjermania do kete shkuar ne finale.

  5. #1025
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Sot Gjermania do ti nxjerre tekstualisht "ujin e zi" Ganezve bythezinj.

    Kur ta kuptojne kush panzer u kaloi persiper do te jete shume vone.
    Hahaha F-I që më ke bërë të qesh shumë, llaf me vend.
    Sui generis

  6. #1026
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe trajneri edhe lojtaret jane shume optimist per lojen dhe fitoren e sontme.
    Te mos permendi optimizmin tone per fitore te sigurte.

  7. #1027
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kaq di të them, sot kanë për ti shkatërruar panzerat vuvuzelaxhijt, 3-0.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #1028
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    51
    Ganezet kane deklaruar se ju mjafton nje barazim per te kaluar ,prandaj do te mbyllen ne fushen e tyre edhe sdo lejojne asnje gol nga gjermanet.

    Mendoj qe kjo ndeshje ndahet 0-0 ose me pak fat per gjermanet(dyshoj fort) 0-1

  9. #1029
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Ku Jan Tifozet te zjart ketu do fitoim sot se po me duket si finale kjo ndeshje
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  10. #1030
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga EnyaL Lexo Postimin
    Ganezet kane deklaruar se ju mjafton nje barazim per te kaluar ,prandaj do te mbyllen ne fushen e tyre edhe sdo lejojne asnje gol nga gjermanet.

    Mendoj qe kjo ndeshje ndahet 0-0 ose me pak fat per gjermanet(dyshoj fort) 0-1
    Gana është ekip pa vlera, dy gola kanë bërë të dy me penallti. Me Serbinë fituan kot vetëm se shkon ai serbi dhe e kap topin me dorën në fund të ndeshjes sikur po lunte volejboll. Edhe me Australinë për faqe të zezë kanë lujt, Australia me 10 lojtarë dhe krijoi mbi 10 raste për gol gjatë gjithë ndeshjes. Për t'i rënë shkurt Gana nuk e meriton të kalojë turin (duke u bazu te dy neshjet e para, se për këtë të sotshmen nuk e di si do lujnë).

    Nga ana tjetër Gjermania shkërmoqi Australinë dhe lujti një lojë të shkëlqyer me Serbinë por u kushtëzua nga albitrimi karagjoz dhe nga fati i keq (penallti e humbur, shtylla, raste të shpërdoruar) etj.

    Sot Gana rrihet, Serbia barazon me kangurët. Del Serbia apo Gana këtë e vendos golovarazhi.
    Life's too short to remove USB safely.

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •