Close
Faqja 95 prej 140 FillimFillim ... 45859394959697105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 950 prej 1397
  1. #941
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    baza e komtares italiane jane lojtaret e nje ekipi qe ka dale ne vend te 7-te ne serie a dhe eshte eliminu me 4 petlla nga fulham ne uefa. nuk ka nevoje me u zgjate ma besoj.
    nuk kan as sy me qa e preokupohen per gjermanine

  2. #942
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Gjermania “dashurohet” me Joakim Lëvin

    Kreu i federatës: Duam ta mbajmë trajnerin edhe pas botërorit. Ka ndërtuar një skuadër me të ardhme


    Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka marrë komplimenta nga Federata Gjermane e Futbollit ditën e hënë, disa orë pas fitores së thellë të marrë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Teo Zvaizinger ka kërkuar që Lëv të qëndrojë në drejtim të kombëtares pavarësisht rezultatit që do të marrë Gjermania në Afrikën e Jugut. Kontrata e Lëv skadon në fundin e turneut.

    Bisedimet midis tij dhe Federatës Gjermane rreth një zgjatjeje të kontratës janë ndërprerë në mënyrë të papritur në muajin shkurt për shkak të mosmarrëveshjeve midis palëve në aspektin financiar dhe për probleme të tjera. Lëv e ka festuar ndeshjen e tij të 50-të në drejtim të Gjermanisë me një fitore 4-0 kundër Australisë të dielën. Trajneri gjerman ka një rekord prej 35 fitoresh, shtatë humbjesh dhe tetë barazimesh.

    “Eshtë një skuadër e madhe e me një të ardhme”, ka thënë Zvaizinger të hënën. “Duket një gjë e mrekullueshme për një trajner të drejtojë një skuadër të tillë. Eshtë një ekip me lojtarë të rinj që janë rritur bashkë nën drejtimin e një trajneri që unë e vlerësoj shumë. Eshtë një skuadër që mund të marrë rezultate, duke zhvilluar një lojë të bukur. Unë dua ta falenderoj atë për faktin se ka krijuar një kombëtare kaq të bukur”. Kreu i federatës është shprehur gjithashtu optimist për rinovimin e kontratës nga ana e Lëv.

    Por trajneri nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e tij. “Në këtë moment, kam gjëra të tjera për të cilat duhet të mendoj”, ka thënë Lëv. “Ne duam të arrijmë diçka të madhe këtu dhe unë jam i përqendruar totalisht tek Botërori”. Numri 1 i federatës ka thënë dhjetorin e kaluar se ai dhe Lëv kishin arritur një marrëveshje për kontratën e re me një “shtrëngim duarsh”, por në shkurt bisedimet janë ndërprerë edhe pse rinovimi i kontratës konsiderohej vetëm një formalitet.

    Presidenti i federatës gjermane ka bërë të ditur të hënën se marrëdhënia e tij me Lëv bazohet tek një besim reciprok që kur Lëv ka nënshkruar gjashtë vite më parë, në fillim si ndihmësi i Klinsmanit dhe më pas si trajner i parë pas Botërorit të 2006-ës. Ndërkohë, Lëv është në kërkim të titullit të katërt të Gjermanisë për t’u bërë kështu trajneri i parë i Gjermanisë që e fiton turneun në vitin e parë në drejtim të kësaj kombëtareje.

    Sulmuesi gjerman
    Podolski: Rruga është akoma e gjatë

    Sulmuesi i Gjermanisë Lukas Podolski ka thënë se shokët e tij të skuadrës nuk do të ndikohen nga fitorja e thellë e marrë kundër Australisë në ndeshjen e parë të Botërorit. Gjermanët kanë mposhtur australianët 4-0 të dielën në mbrëmje dhe kanë fituar ndeshjen e gjashtë radhazi hapëse në një Botëror. Podolski, i cili ka shënuar golin e parë me një goditje të fortë para se të vinin golat e Klozes, Mylerit dhe Kakaut, është shpallur lojtari më i mirë i takimit.

    “Mendoj se kemi luajtur shumë mirë nga fillimi deri në fund”, ka thënë Podolski. “Kemi realizuar gola të bukur dhe kemi vënë kundërshtarin nën presion”. Sulmuesi i Këlnit, gjithashtu, ka siguruar se kjo fitore nuk do të ndryshojë qëndrimin e skuadrës. “E di se gjithë Gjermania po e feston këtë fitore. Por ne duhet të ruajmë përqëndrimin. Ka qenë vetëm ndeshja e parë dhe kemi akoma shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Podolski.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  3. #943
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    qeka me verte palle arbitri

  4. #944
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Palle arbitri palle edhe klose...

  5. #945
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Palle arbitri palle edhe klose...
    edhe poldi cuni mamit bukur

  6. #946
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ma can ***** keq fare keta sot...

  7. #947
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Albitri e shkatërroi lojën, si dhe forma e dobët e Podolskit që humb dy raste të pastra dhe një penallti. Grupi komplikohet shumë sepse sot mund të fitojë Gana dhe shkon në 6 pikë.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #948
    Po e bej te qarte fare meqe ka copa mishi qe nuk marrin vesh megjithe rregullat qe perseriten me dhjetra here dhe une vete personalisht qe e kam shkruar disa here: KJO TEME ESHTE VETEM PER TIFOZAT GJERMANE. Po pashe nje koment qe nuk shkruhet nga tifozat gjermane, mos kerkoni arsyen pse fluturuat nga forumi.

  9. #949
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Si i shesin ndeshjet pa pike turpi plehrat e dreqit!
    Boteror me te piset se ky nuk kisha pare...

  10. #950
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Ky qenka vertet Boterori i cudirave.. Ne fillim Spanja, me pas Franca.. dhe tani Gjermania..

    Podolski tregoi nje forme jashtzakonishte te keqe, dy raste shume te pastra per gol, dhe gabime diletanti, mos te flasim per pernalltine, dukej jashtzakonisht shume amatoresk.
    Edhe mbrojtja e Gjermanise shume e dobet, Serbia pati disa rastete tjera te pastra qe po ti kishte shfrytezuar tashme do te ishin me shume se 1 me 0...

    Hajde, shpresoj te kaloj ne raundin tjeter, nje skuader si Gjermania nuk mund ti mungoje cerekfinales se boterorit, por nga kjo loja qe treegoi sot... veshtire
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •