-
Moderatore
Me vjen keq per te gjithe ju qe keni shkruar qe shqiperia eshte e kriminalizuar etj etj, por nuk eshte vetem shqiperia ne kete nivel apo ne kete gjendje. madje ne shqiperi mund te ndodhin shume here me pak krime se sa ne shtetet e tjera dhe aq me teper shume me pak monstruoze se ne shtetet e tjera. se di per ne shtetet e tjera por ketu ne itali thuajse cdo dite do degjosh qe prinderit vrasin femijet e tyre, ose femijet vrasin prinderit e tyre. ne shqiperi nuk mund te them se nuk ka ndodhur por mund te jene raste shume shume te rradha prandaj e them prape me vjen shume keq qe keni manine e idealizimit te vendeve te tjera dhe uljes se shqiperise. nese mendoni keshtu ju (flas per pjesen intelektuale) atehere ca pret te mendoje ai qe ka dy klase shkolle, qe ska asnje te ardhme apo i huaji?????????????'
-
-
Shanon kjo qe thua eshte komplet ne ajer. Si mund te krahasohet Italia me Shqiperine ne nivelin e krimeve?
A i lexon statistikat se c'behet?
Vetem para nje muaji, ne nje jave te vetme, dhe vetem ne Tirane u vrane 20 vete per motive te dobta familjare.
Ne Itali, para dy muajsh u vra nje femi i vogel Samuele dhe nuk ka edicion lajmesh qe te mos permendet emri i tij.
He edhe rasti tjeter i atij ciftit te ri qe vrane nenen dhe vellane e saj.
Lexoji statistikat e ministrise se brendshme dhe krahasoi me ato te cilido vendi qe ty te te pelqeje ne kete bote. Bej nje renditje dhe shiko pastaj se cfare vendi ndodhet Shqiperia.
Nese nuk i beson burimeve zyrtare te qeverise shqiptare (pasi atyre te opozites jam mese i bindur qe nuk i beson, megjithese mund te thuash qe je e djathte) , mund te shohesh edhe ato te huaja qe e rendisin Shqiperine ne nje nga vendet me te kriminalizuara te botes me numrin me te madh te vrasjeve, grabitjeve, dhunimit te personit, pasigurise se jetes, trafikut te droges, prostituionit, klandestineve, tregut te zi, kontrabandes te gjithllojshme, korrupsionit qeveritar, vrasjeve politike, etj etj etj.
Ky eshte REALITETI, dhe nuk ka nevoje per komente te shumta.
Pastaj nese deshiron qe ta bejme Shqiperine bahce me lule si ne kohen e xhaxhit, e bejme posi jo. Mjaftojme te shtypim tastieren e kompjuterit dhe flasim endrra.
Gjithe te mirat.
-
-
Moderatore
Redi nuk them qe eshte bahce me lule po me vjen keq meq eje dhe ne Itali qe nuk degjon se cfare behet ketej, se epr shtetet e tjera smund te them gje. Nuk eshte vetem rasti i samueles, eshte dhe rasti i atij 16 vjecarit te vrare nga e ema dhe i ati qe ne fillim u akuzuan dy shqiptare nga lushnja, apo rasti i erikes dhe Omarit apo dhe shume e shume raste te tjera. More cpaskeni qene dhe jy vetem me syze te erreta e shikoni cdo gje qe behet ne shqiperi. dakord ti me krahason mua renditjet, me fal mund ti besh pak nje krahasim te lehte te rendit te ketyre dy viteve te fundit me ato te kohes kur ishin bandat e N.KUlles, Zanit, Altin Dardhes,kakamit, gaxhait e me rradhe se sme bien ne mend gjithe emrat tani? E mendon se vriteshin brenda dites ose me mire te thuash ekzekutoheshin brenda dites 20-30 persona vetem ne nje qytet????? E mendon se kur N.Kulla ishte i padenuar ecte lirisht rrugeve te Tiranes i shoqeruar me tre autoblinda, dhe me roje te armatosura si ne Afganistan dhe te gjithe policet hiqnin kapelen dhe uleshin para tij me nderim? apo te mos permend raste te tjera. Dhe nje gje tjeter, shqiperia ka perqindjen me te larte sepse ka vetem 2milion e ca banore po jo se ndodhin me shume krime se ne shtetet e tjera.
(ah persa i perket faktit qe une nuk jam me opoziten te me njihje sbesoj se do thoje kete, nuk me njeh pervecse ne chat dhe skam ne mend te ndryshoj opinionin tend)
me respekt
-
-
Shanon, une gjerat po ti them shume qarte.
Krahaso statistikat dhe kaq.
Pastaj nese gjithcka do ta krahasojme me 97-en, perseri do te ishim jashte realitetit dhe do te perfundojme po si ne kohen e xhaxhit qe brohoritej per sukseset e arritura ne 80-en duke bere krahasime me 44-en.
Tashme kane kaluar plot 5 vite nga 97-ta dhe perseri Shqiperia eshte per faqe te zeze. Ne Itali ndodh ndonje krim tek tuk dhe atehere kur ndodh behet buje e madhe, ndersa ne Shqiperi veshtire se mund te gjesh ndonje dite kur gazetat mos te permendin ndonje rast vrasjeje. Theksoj vrasje sepse per llojet e tjera te krimeve as qe behet fjale.
A i hapim ne kete cast gazetat shqiptare dhe i lexojme faqet e krimit?
Vetem nje shembull qe e mora ne kete moment:
__________________________________________________ _
Angjelina refuzoi Alfredin per nje tjeter
E verteta e konfliktit, qe solli 4 te vdekur dhe dy te plagosur.
Te plagosurit se shpejti dalin nga spitali
Identifikohet vajza shqiptare e masakruar ne Itali
Kthehet pas ekipi i futbollit, kishte me vete 4 "klandestine"
Ministria e Rendit: Perpiloni masat anti-cannabis
Droga ne Kakavije, firmosen 4 arreste
Per kapjen e nje toni cannabis sativa te presuar ne doganen greke, shpallet kerkimi per Flaton Bonin...
Burg pa afat per Cel Prozllomin
Ismet Haxhia, depoziton apelimin e vendimit
Ekspertet: Eshte abuzuar me fondet e qeverise
Mak-Albania, padi kunder policise bashkiake
Ne Shqiperi shkelen te drejtat e femijeve
Kapen dy maska, grabiten makinen prane Gjykates se Faktit
Korrupsioni ne sektorin shendetesor
Vila: Une vrasesi me stilin e Mafias
Nusja godet vjehrren me thike
Kapen vjedhesit e kishave te Korces
Policia kap 34 klandestine
Antitrafiku, nje strategji me Italine
Policia greke zbulon 1 ton droge, pranga shoferit
Perdhunojne 20-vjecaren, prangosen
_______________________________________________
Keto jane vetem disa nga titujt e nje gazete qe gjeta ne keto momente qe eshte me afer qeverise se opozites.
Nuk kuptoj se c'mund te thote me teper nje buletin lufte?
-
-
Moderatore
Redi me vjen keq
po atehere merr pushken dhe lufto:P
-
-
Shanon, nuk ka perse te te vije keq.
Ky eshte realiteti sipas meje.
Ti i sheh gjerat nga nje objektiv tjeter me sy tjeter.
Mua gjendja ne Shqiperi nuk me duket aq e mrekullueshme apo ne te njejtin nivel me vendet perendimore.
Per mua gjendja eshte per ibret dhe shpresoj qe te ndryshoje per me mire.
Nese per ty gjendja eshte ne rregull, ok ashtu qofte dhe shpresoj te jem une ai qe gabohem.
Gjithe te mirat
-
-
Moderatore
Jo se them qe eshte ne rregull sepse do ishte budallallek por nuk e shikoj me syze kaq te erreta sa ty apo te tjeret. Xhanem per mua eshte lule sidoqe te jete .... eshte Shqiperia dhe kaq!!!!!!
-
-
Perjashtuar
mos e dvet, se t'kallxon vet - thone
ai qe mundohet te mbuloj krimin, dyshohet, se ose eshte ne te njejtin rang, ose eshte nje i bute shenjteror, qe duke menduar te mbylle nje plage, hap 1000 tjera!
Te krahasosh kriminalitetin ne mes 2 milion shqiptareve, me 60 milion italian eshte me se absurde! Per krimin nuk ka meshire!
Vetem denimi me vdekje per vrasje e prostitucion, ndalon krimet!
kaq!
-
-
Prokurori legen i Beratit.
-------shekulli-----
Pas akuzave tė kryeprokurorit tė Beratit nė adresė tė policisė, reagon kolonel Ilirian Dida
Dida: Prokuroria lė tė lirė kriminelėt
Drejtori i policisė sė Beratit hedh akuza nė drejtim tė prokurorit tė rrethit
BERAT -Drejtori i policisė sė Beratit, Ilirian Dida, ka vėnė nė dukje dje nė njė konferencė pėr shtyp pengesat nė marrėdhėniet institucionale midis policisė dhe prokurorisė sė kėtij rrethi. "Puna e policisė sė Beratit nuk ėshtė vlerėsuar si duhet nga prokuroria e kėtij rrethi",- ka thėnė dje kolonel Dida. Sipas tij, shumė herė, provat e faktuara nga ekspertėt e policisė janė hedhur poshtė nga prokuroria dhe kjo ka sjellė pezullimin e ēėshtjeve ndaj shumė kriminelėve. "Prokuroria neglizhon punėn e policisė. Uniformat blu ndalojnė persona nėn akuzėn e veprave tė ndryshme penale, ndėrsa prokuroria i lė tė lirė",- tha kreu i policisė sė Beratit. Ai pėrmendi rastin kur, me urdhėr tė prokurorisė, u la i lirė vėllai i Lul Cakės, Gjelosh Caka. "Kishim arritur tė dokumentonim akuzėn e ngritur ndaj tij: vrasje e mbetur nė tentativė, pėr shkak tė cilėsive tė veēanta, pasi kishim gjetur 17 gėzhoja, me tė cilat Gjeloshi kishte qėlluar ndaj uniformave blu", - tha kolonel Dida. Bėhet fjalė pėr ngjarjen e ndodhur nė fshatin Cukalat, vitin e kaluar, kur gjatė njė aksioni tė policisė, Gjeloshi ka qėlluar drejtpėrdrejt mbi uniformat blu. Sipas kolonel Didės, prokuroria ndryshoi kualifikimin e veprės penale dhe e dėnoi Gjelosh Cakėn vetėm pėr akuzėn e armėmbajtjes pa leje. "Gjelosh Caka u lirua nga prokurori, mė 30 janar tė kėtij viti dhe, pas 10 ditėsh, u akuzua pėr ekzekutimin e dy personave",- tha kreu i policisė. Drejtori i policisė sė Beratit, gjatė konferencės sė djeshme pėr shtyp, ka nxjerrė nė dritė edhe shkelje tė tjera tė ligjit nga ana e prokurorisė. Sipas tij, mė 29 shkurt tė dy viteve tė para, me urdhėr tė Interpolit, nė Berat janė bllokuar 2 makina tė vjedhura, njėra nė Hungari dhe tjetra nė Zvicėr, por, pas 13 ditėsh, pėr ēudi, kėto makina janė zhbllokuar nga prokuroria e rrethit. Po ashtu, ndryshimi i akuzės pėr referentin e pasaportave, P.Asllani, i cili ka nxjerrė 2 pasaporta pėr personat nė kėrkim: Franc Konomi dhe Kastriot Jaupi, ėshtė njė shkelje tjetėr nga ana e prokurorisė. "Policia e akuzoi P.Asllanin pėr pėrvetėsim tė pasurisė shtetėrore dhe falsifikim tė dokumenteve, ndėrsa prokuroria vetėm me akuzėn pėr mitmarrje". Dalja nė njė konferencė pėr shtyp e Kolonel Didės mori shkas nga akuzat qė kryeprokurori i Beratit, Kozma Ziu, hodhi njė javė mė parė nė adresė tė policisė. "Policia ka krijuar pengesa gjatė hetimeve dhe prokuroria asnjėherė nuk do tė jetė ombrellė e mangėsive tė punės sė policisė",- tha kryeprokurori i Beratit njė javė mė parė.
Sali Driza-----------
--------------------------
skjarim miletit.
Franc Konomi dhe Kastriot Jaupi jane Vrases te njohur. Por Kozma Ziu nuk pyet.Qen e bir Qeni.
-
-
Prokuroret legena
i bejne kurth policit hero.
Shekulli thot..
-----------------------
Prokurori i Pogradecit, Hektor Nushi, e akuzoi drejtpėrdrejt ish-komisarin e Elbasanit pėr fyerje e kanosje
"Koseni mė kėrcėnoi me vdekje"
Prokurori Nushi rrėfeu dje para gjykatės incidentin me Edmond Kosenin
Alma Ēuka
TIRANĖ - Prokurori i Pogradecit, Hektor Nushi, gjatė dėshmisė qė dha dje pėrpara gjykatės sė Tiranės e akuzoi drejtpėdrejt ish-komisarin Koseni pėr fyerje dhe kėrcėnim me vdekje nė ambiente publike. Edmond Koseni ish-drejtori i policisė sė qarkut Elbasan, nuk ishte prezent nė sallė. Avokati i Kosenit, Gėzim Veleshnja, qysh nė fillim tė dėshmisė i kėrkoi gjykatės tė shtyhej seanca pėr tė qėnė i pranishėm klienti i tij. Ndėrkohė qė njė seancė mė parė Koseni kishte kėrkuar zhvillimin e procesit nė prani tė avokatit edhe nė rast se ai vetė do tė mungonte. Por gjyqtari Artur Gaxhi nuk e pranoi kėrkesėn e avokatit pėr shtyrjen e seancės duke i dhėnė mundėsinė dėshmitarit tė bėnte deklarimet e tij para trupit gjykues.
Dėshmia
"Koseni ka patur konflikt me tė gjithė prokurorėt e qarkut tė Elbasanit. Ai mė kėrcėnoi mua si prokuror e jo si qytetar i thjeshtė". Prokurori me origjinė nga Elbasani dhe mė detyrė nė Pogradec dėshmoi dje para gjykatės kundėr ish-kolonelit tė hekurt, Edmond Koseni. Dėshmitari tha dje se nė tetor tė vitit tė kaluar ishte nė njė lokal pranė Gjykatės sė Elbasanit me disa prokurorė tė tjerė. Nė lokal, tha dėshmitari Nushi, u fut Koseni, i cili takoi prokurorin e rrethit tė Elbasanit Luan Kaloēi dhe mė pas i ka hedhur njė vėshtrim. Dėshmitari shtoi mė pas se Koseni i ėshtė drejtuar me ton autoritar duke i thėnė se kishte pėr tė bėrė dy pare muhabet me tė. "Kur unė iu pėrgjigja kur tė duash, Koseni u irritua mė shumė dhe filloi tė mė kėrcėnonte",-tha dėshmitari dje para gjykatės. Mė pas Hektor Nushi tha se fjalori qė kishte pėrdorur Koseni ishte tepėr i rėndė dhe nuk pėrdorej as nga njė rrugaē i rrugėve. "U bėre t'i tė mė nxjerrėsh mua nė gazetė",- mė tha Koseni, ndėrsa unė u habita dhe vetėm qesha.
Kėrcėnimi
"Qeshja ime e nervozoi mė shumė Kosenin, i cili filloi tė bėrtasė duke thėnė "qafsha tre vajzat po nuk tė vrava. Unė jam kosovar dhe e mbaj fjalėn. Edhe kur tė mos jem mė drejtor policie do tė tė vras". Dėshmitari tha mė tej se Kosenin e morėn prokurorėt qė ishin nė lokal dhe e nxorrėn jashtė, por ai edhe prokurorėt i ofendoi. Dėshmitari tha se Koseni e kishte fyer pasi mori shkas nga njė deklaratė pėr median e ish-zėdhėnėsit tė shtypit, Ardian Visha. Sipas dėshmitarit, pėr Kosenin kishte filluar njė procedim Penal nė lidhje me keqtrajtimin e shtetasit Themistokli Bebi. Dėshmitari tha dje se kėtė shtetas e kishte njeriun e vet dhe prokuroria pasi e hapi ēėshtjen penale pėr Kosenin e mbylli pėrsėri. Por mė pas dėshmitari tha se dosja e Kosenit u rihap me urdhėr tė prokurorit Arben Rakipi. Sipas dėshmitarit, Koseni ka kujtuar se Nushi ka ndėrhyrė tek Rakipi pėr tė rihapur ēėshtjen penale pėrsėri, dhe pėr kėtė gjė i ėshtė kundėrvėnė.
Avokati
Avokati Gėzim Veleshnja, pasi i kėrkoi gjykatės thirrjen edhe njė herė si dėshmitar tė Hektor Nushit dhe ballafaqimin me Edmond Kosenin tha se shkaku i vėrtetė i zėnkės midis tyre nuk ėshtė rihapja e njė ēėshtjeje penale, por njė shtetase bullgare. Sipas avokatit, para tetorit tė vitit tė kaluar, prokurorėt e Elbasanit kanė arrestuar njė shtetase Bullgare dhe e futėn nė dhomat e paraburgimit tė Elbasanit duke dyshuar se ishte prostitutė. Por avokati tha dje se shtetasja Bullgare nuk ishte prostitutė, por pronare e "Ylli Bingo"-s. Sipas avokatit, shkakun e vėrtetė tė grindjes midis tyre do ta tregojė vetė Koseni kur tė vijė para gjykatės. Seanca tjetėr u la pėr nė datė 20 maj. Avokati i kujtoi dje dėshmitarit se nė tetor tė vitit tė kaluar ka qenė i pezulluar nga detyra pėr shkak tė shtetases bullgare dhe nuk ėshtė fyer pėr shkak tė detyrės, por si qytetar i thjeshtė.
-----------------
Rrofte Koseni, polici me i mire i Shqiperise.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt