Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 177
  1. #1
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Verërat më të mira

    Idene per te hapur nje teme per VERE-n, e mora nga nje artikull i shkruar dite me pare ne "Gazeten Shqiptare", ne te cilen flitej se si kishte ngrene e pire zoti F.Nano ne nji lokal "shik" ne kryeqytet dhe si ishte hakmarre ndaj pronarit te lokalit te nesermen ne mengjes.
    Shkurt shoku Nano i shoqeruar nga Xhoana dhe dy miq italiane ate darke kane provuar dy shishe GAJA me vlere 36.000leke njena dhe si perfundim kontoja e darkes ka qene pak e kripur. 120000 Lek(te reja). Shoku Nano ka paguar pa bere ze, por gjumi nuk e ka zene pa u hakmarre. Qe pa gdhire dita pronari i lokalit (drejtor i doganes Rinas) eshte pushuar nga puna dhe ne lokal kane shkuar 30 inspektore policie dhe te finances. Lokali u mbyll. U sekuestruan rreth 900 shishe vere...
    Dreq o pune me ket vere-n Gaja. Shpesh here vip-at kan pas probleme me ate.
    Vite me pare Sylvester Stallone darkon ne nji restorant italian ne New York dhe per okazion porosit dy shishe vere "Barbaresco"-Gaja me vlere 600 $. Mbasi i sollen konton Sly muskulozi u ba si bishe dhe ne inat bertiste se vera ishte e athet dhe kishte ere tape.
    Po cila eshte "Barbaresco" -Gaja.
    Prodhohet nga rrushi i 14 vreshtave te vendosura ne zonat e Barbaresco e Treiso qe ndodhen ne PIEMONT veriu i Italise. Fermentimi zgjat nga 2 deri ne 4 jave e me pas mbyllet per 6 muaj ne barrique (bote) lisi francez e me pas vendoset per 12 - 20 muaj ne barrique lisi te sllavonise, qe jane te dimensioneve te medha. Pas kesaj produkti eshte i gatshem per tu tregtuar. Vera e Barbaresco ka veti te mira vjeterimi, duron deri ne 30 vjet.
    Karakteristikat e Veres " Barbaresco" : prodhohet nga rrushi Nebbiolo , ka nji gradacion mbi 12.5% alcool, ka nji ngjyre te kuqe "granata" me riflekse portokalli. Ka profum karakteristik eteri, te kendshem dhe me shume intensitet. Shija eshte e thate, e plote dhe le shije te mire ne qiellze. Shoqerues ideal per mishin dhe pjatat e gatuara me mish kafshesh te egra. Kur asht shume e stazhionuar shoqeron mire pjatat me djate te stazhionuar (djath dele ose die) dhe pjatat me melçi.
    Gaja - renditet ne vendin e 12 ne vererat me te mira te botes per vitin 2001. Personalisht jam takuar 3 here me Angelo Gaja ne Festivalin nderkombetar te Vere-s qe behet ne MERANO. Ruaj si kujtim nga ai nji shishe "Barbaresco " GAJA - 1997 te firmosur. Kjo eshte fotografia e tij e bere ne MERANO, mban ne dore veren me te mire ne bote (per mua).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga mullaymeri : 06-09-2002 më 16:25
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  2. #2
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    BACCO NE SHQIPERI

    Ndonese ne Shqiperi me shume eshte pire RAKI, ne kemi nji tradite te mire ne prodhimin e veres. Natyrisht ne kufijte qe ka lejuar tradita e perpunimit te rrushit per prodhim vere. Nji rol te madh ne perpunimin e rrushit per vere mendoj se kane pas zonat e besimit fetar te krishtere. Sepse ne zonat e besimit fetar mysliman Bektashi kultivimi i rrushit bahej vetem per prodhimin e RAKI-se.
    Vererat me te mira qe me kujtohen mua kane qene :
    PINO NERO- i prodhuar ne nji kantine te vogel ne Leskovik.
    Vera e prodhuar me rrushin Vlosh ne nji baxho kantine ne NARTE-Vlore.
    Vera KALLMET e prodhuar ne rrethinat e SHKODRE-s.
    Shesh i Zi prodhuar ne LIBRAZHD.
    Riesling (vere e bardhe) prodhuar ne POGRADEC.
    Natyrisht mund te ket patur dhe verera te tjera por mua keto me kane lene me shume pershtypje. Sepse vererat e tjera qe prodhoheshin neper kombinate ushqimore vetem emrin kishin te tille. Kujtoj qe vitet e fundit filloi te prodhohej dhe nji -Vere molle- nga ndermarrja ushqimore e Korçes ( flitet gjithmone para 1989).
    Sa per kohen e sotme, jemi akoma ne pritje te nji vere te mire qe te na lere mbresa. Kruesorja eshte te mos rendet mbas fitimit, por te pritet me durim passion e dashuri derisa vera te stazhionohet e te shprehe gjithe magjine e fshehur ne lengun e saj. Ateher mund te themi qe te pakten BACCO nuk na ka braktisur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga mullaymeri : 06-09-2002 më 16:56
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  3. #3
    Hakmarrese
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Ke harruar Reslingun e librazhdit qe eshte po ne te njeten lartesi me ato qe ke permendur me siper

  4. #4
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Beaujolais Nouveau

    "Le Beaujolais Nouveau est arrivé" me ket thirrje hapet riti i veres se re "Beaujolais" (ne shqip Bozhole). Kjo thirrje ndigjohet menjiher pas mesnate, kur hyn e enjtja e trete e muajit Nendor. Botet e veres hapen dhe ajo mer udhet e gjith botes per te lumteruar gurmazet e njerezise.
    "Beaujolais" kjo vere e famshme prodhohet ne fshatrat e" Pays Beaujolais" qe ndodhen ne jug te krahines se Borgonje-s, ndermjet Màcon e Lione. Prodhohet nga rrushi Gamay (rrush i kuq). E veçanta e kesaj vere qendron ne menyren e prodhimit te saj. Bistaket e rrushit nuk shtrydhen por lihen qe te fermentohen per 3-4 dite vetem nen prezencen e anihidrititkarbonik. Gjat ketyre diteve ne brendesi te rrushit fillojne eshperthejne aromat qe variojne nga luleshtrydhja, manaferra dhe manat e tokes. Me qe rrushi rri pak dite ne fermentim, ka aciditet te ulet. Pas 3-4 dite fermentim proçedohet me shtrydhjen dhe vendosjen ne bote dhe shishe per tu shitur. Kjo vere nuk ka cilesite e vererave te vjeteruara por asht nji vere e mire qe duhet konsumuar shpejt. Ne fakt konsumi i saj nuk duhet te shkoje me teper se dy muaj nga prodhimi, sepse fillon e humbet te gjitha vlerat e mira dhe shija e saj tenton drejt shijes se marmelates.
    Nji keshille nga une : ket muaj pini vetem vere "Beaujolais" sepse eshte e mire nuk kushton shtrenjte dhe shkon me te gjitha llojet e gatimeve. Kini parasysh se duhet te pihet vetem ne gota vere me gryke te ngushte ne menyre qe te keni mundesi te shijoni gjithe aromat qe ka ne ket leng magjik.
    Ja nji harte e krahines se famshme ku prodhohet .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    16
    ne nje shishe vere citohen keto vargje:
    quanto i uommini bevovo
    sono richi e fortunati
    e divendono felici
    e aiutano i amici.
    te kujt jane keto vargje dhe cila eshte ajo vere????????

  6. #6
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    interesant info qe eshte dhene per verat italiane!!!
    por do te desha qe te shtoja edhe disa variacione te tjera te ROSSO...

    Brunello di Montalcino
    Barolo
    ...dhe patjeter; Amarone Bertani!!!

    sa per verat franceze do te thosha qe ia vlen te permenden ne radhe te pare ato te BORDEAUX, pasi aty do te gjeni me te mirat dhe me te shtrenjtat ne bote!!!

    BREGU I MAJTE, njihet si prodhues dominant i CAB. SAV., kurse ai i DJATHTI, si i MERLOT.

    sa per krahinen e BURGUNDY, verat BEAUJOLAIS, nuk shquhen edhe aq per karakter, pasi jane vera qe pihen heret dhe nuk kane nevoje per stazhionim te gjate...

    me me vlere per kete krahine jane verat e variacionit PINOT NOIR, qe vjen pak me i plote ne leng ne krahasim me verat e variacionit GAMAY.

    diferenca kryesore midis verave te BORDEAUX dhe BURGUNDY, vjen nga perzierjet e disa llojeve te rushit tek ato te BORDEAUX dhe dominimit 100% te PINOT NOIR tek ato te BURGUNDY.
    personalisht, preferoj ato te BORDEAUX, pasi ta ''mbushin gojen''...
    gjithashtu, ia vlen te permendet fakti qe, verat e BORDEAUX, konsiderohen te jene vera britanike ku nuk pati efekt Revolucioni francez ne kundershtim me ato te BURGUNDY, ku reforma agrare beri qe sot ne treg te gjejme prodhues me te shumte te kesaj krahine, cka veshtireson pak zgjedhjen.


    vera te mira gjithashtu prodhon AUSTRALIA, sidomos ato te variacionit SYRAH ose SHIRAZ.
    ARGJENTINA ka po ashtu tradite te vjeter ne fermentim verash, ku ia vlen te permendet MALBEC.
    CALIFORNIA prodhon nga te tera llojet e permedura me siper.

    pra me pak fjale vera te mira gjen kudo, por kampion i paaritshem mbetet FRANCA!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Cabernet i Lushnjes ka qene fantastik edhe ca te tjera qe nuk me kujtohen

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dyla
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    surrey, england
    Postime
    12
    ereniku
    don't worry be happy

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dordi
    Nje pershendetje,dikur kam pire ne nje restorant ne Rep Domenicane,nje shishe vere argjentinase ,pikerisht MALBEC,dhe nuk doja te mbaronte kurre,nga verat me te mira qe kam provuar.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    gezohem, qe ke patur nje vere te mire Kolombi!
    argjentinasit, duke u konsideruar ''evropianet'' e Amerikes Latine, kane klas ne shume gjera, perfshire ketu edhe verat...
    me duket se ti poston nga N.Y.
    provo ne cdo Liquor store dhe ke per te gjetur Malbec shume te mire poshte 15$... le qe do ta kesh provuar vete.


    gjithe te mirat

  11. #11
    Merlot me kenaq shpirtin mua keto te tjerat si kam provuar dhe aq
    !!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Meqe ka pak kohe qe kam mbaruar kursin per sommelier..

    Vera toscane
    Brunello di Montalcino 1998
    € 70.00
    viti i pare i prodhimit 1888
    viti 98 simbas studimeve te sektorit,ka qene nje nga vitet me te mbara per prodhimin e veres.Ne fakt shirat e shumta dhe sasia e renies gjate veres i dha ne shije te veçante rrushit toscan.
    Shoqerohet ne veçanti me "fiorentina" bisteke qe kalon 1 kg,dhe mish derri te eger i pjekur ne hell

    Barolo 1999 i quajtur "mbreti i vererave dhe vera e mbretit" Piemonte
    nje vere vetem per ata qe arrijne ta kuptojne.
    € 78.00
    Keshillohet te hapet 3 ore perpara se te pihet,te hidhet ne broke .Temperatuara e ambientit 18°.
    Profum i bute me arome frutash dhe riflekse te arta.
    Shoqerohet me pjata te para dhe djathe.

    Barbaresco-Gaja 1999-Piemonte 13.5 %vol.
    € 113.00
    Vere e kuqe-erret me nje rifleks portokalli.
    Vere e prodhuar nga familja spanjolle Gaja,arritur ne Itali ne vitet 1700.
    Shoqerohet me mish dreri dhe fazani,djathe nga piemonte.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    o populli pijanec:

    ne qe pime vere nje gote ne vaft, nuk na del hesapi (not yet at least) ti bleme te shtrenjta gjithnji..tretgoni ato qe dini per verera te mira dhe ekonomike , psh:

    merlot Chantaeu de Michelle, e mire ,e lire, dhe e bute per dreke

    e te tjera qe gjenden me ulje cmimi ne 735 Broadway (per residentet e NYC)..hajt na thoni ndonje vend tjeter ku mund te gjejme te ketilla gjojnash

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Alexa
    Anëtarësuar
    12-07-2004
    Postime
    6
    Cdo gje qe ka emrin Merlot eshte e mire
    Ther Artist formerly known as Bebushe :)

  15. #15
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Gjyshi im ka qene adhurues i Veres dhe gjithnji theshte nje thenie te Heminguej "Te pish eshte nje nga menyrat per te perfunduar diten" dhe bente shtesat e tija "dhe Vera duhet te jete e vetmja pije qe duhet pire, ne sasi sigurisht"...
    Zgjedhja ime personale eshte Bourdeux.

    Larsus te rekomandoj nje dyqan Vere me cmime mjaft te perballueshme mes 7 & 8 Ave ne 57th St...Krishtlindjet qe kaluan te ofronin ne gotka te vockla per te provuar lloje te ndryshme Vere.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e LoZar
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    ne vendin me romantik te botes
    Postime
    109
    doni nje vere shume te mire dhe e lire si çmim?

    atehere provoni nji vere spanjolle e zones Rioja " Marques de Cacéres".....nuk eshte brunello di montalcino por eshte mjaft e mire dhe kushton pak ( 6 euro).

    Gezuar!
    "...coloriamo la vita per non sprofondare nel buio"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mulla ymer pergezime per temen e bukur..

    vendi yne eshte i mrekullueshem per prodhim vere.
    pse..
    sepse ka diell.

    pra kultivim i mire i rrushit e prodhim me mjeshteri i veres duhet e kaq.. diellin nuk na e ka fal partia por e kemi veresie nga perendia..

    sipas lesit.. ai i ka bere surprize nanos ne rogner.. pra i ka thene merr cte duash se paguaj une...

    une..katoliki prej zadrime ..
    rritur me ushuj e therrime..
    por duke i sherbier partise
    qe mi ckerdh--eu robt e shpise
    jam krenar sot qe tjam skllav
    sikur gjysh teze e hall
    te sherbej ty dhe PI-SI-së.
    vesh n'kostume te armanise..
    pra zgjidh e merr o shoki nano
    tkena n'vend te shokit ramo
    paguj un nikolla i lesit
    mos tu dhimbt dollari i thesit
    edhe nano nuk priton
    e merr listen e shiqon
    ja kete du o niko trapi
    te shikojm a t'del hesapi
    po perdridhet les servili
    shiqon cmimin si kopili
    320 dollar nji shishe
    hajde niko thesin grise
    qashtu pra kto punet tona
    hajna pisa edhe horra..


    mirpo mir e ka ky djali
    ver e mir asht ver e lire
    5 -6 euro max 10 euro..
    se perndryshe te ze koka..
    e tbehet surrati me gropa
    kush me djers i ka parate
    me 10 euro qeras grate
    kush e ka baban me tender
    dhe maman bucko si femer
    le te blej dhe ver 100 euro
    por kjo eshte ..ec burdello

    te pim vere me djersen tone
    se ashtu zoti mesone
    se perndryshe t'humb burrnija
    e te merr dhe historia..

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e LoZar
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    ne vendin me romantik te botes
    Postime
    109
    O MULLAI

    e di ti qe kam qene edhe une nji here ke ajo ekspozita e verave ne Merano ne hotelin Kursal.
    Ku rri ti, ne Bolzano?

    Me ka rasti me pi nji vere "Brunello di Montalcino" ( vere 150 eurshe) dhe ça te them.....i vetmi problem qe qe ishim 3 veta per nji liter vere.
    E di si ishte apo, jo? sa e fusje ne goje u avullonte per nje here dhe fillonin dhe shperndaheshin ato profumrat qe te arrinin deri ne tru......me pak fjale fantastike.....dhe e besoj qe eshte nje nder verat me te mira bote.
    Une kam jetuar ne France per gati 1vit e gjysem dhe kam pas mundesi me pi shume lloje vererash te mira ( Bourdeau e Bourgogne dhe gjithashtu champagnera te ndryshme) por te them te drejten vererat italiane me pelqejne me teper psh. ke pire nonji here prosecco Franciacorta millesimato? per mua eshte shume me e mire se Champagne Cliquot ose Moeut et Chandon, Pinard, etj etj.

    Hajt shnet.
    "...coloriamo la vita per non sprofondare nel buio"

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    "Shardone" eshte nje vere shume e preferuar nga une
    Me pelqen shume.
    Vere e kuqe me shije te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    Po ndonje vere te bardhe me shije te mire mund te na sugjeroni ?
    Gjithashtu per verera shqiptare do doja te dija ke mendoni se eshte me e mira
    !!!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vera “Made In Albania”, 90% jashtë standardeve
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2006, 07:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •