Kam marre nje program nga shkolla qe quhet GOTO MY PC (MY PC eshte dhe ikona)!
Por une nuk e di per se perdoret....???
ne qofte se do ndonje ta shikoje e te me ktheje pergjgje, me jepni email-in! (Mun te jete TELNET???)
Kam marre nje program nga shkolla qe quhet GOTO MY PC (MY PC eshte dhe ikona)!
Por une nuk e di per se perdoret....???
ne qofte se do ndonje ta shikoje e te me ktheje pergjgje, me jepni email-in! (Mun te jete TELNET???)
*Software is like sex...it's better when it's free.*
Remote connection. Ben lidhje tek nji komputer tjeter. Psh nqs do me u lidh nga shtepia me komputerin e shkolles ose te punes, e konfiguro GOTOMYPC dhe lidhesh pa problem. Te duket pataj ne shtepi sikur je para PC te punes, shkolles. Eshte gje e mire.
Por po qe se perdor winXP te keshilloj me mire te perdoresh Remote desktop qe e ka window te instaluar dhe funksionon perfect.
Anyway...
Take care ppl,
Oni
Faleminderit Akull!
......
*Software is like sex...it's better when it's free.*
Programo Go to PC duhet tjete i instaluar ne te dyja kompjuterat qe te arrihet komunikimi midis tyre
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
http://www.jpsoft.dk/products.html
Ketu eshte nje program Remote Home qe te jep
mundesine te futesh ne kompjuterin e shtepise
nga nje kompjuter shkolle bibloteke ose zyre
mund te shkarkohet ne nje floppy diskete
madhesia 685 kb zip
Kush ta provoje i pari te na shkruaje
ndonje rresht si punon
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 13-06-2007 më 23:43
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
nuk e ka degjuar me pare.
Une perdor VNC dhe jam shume i kenaqur.
kurse per access tek komputerat me WinXP eshte remote desktop qe eshte perfekt.
Megjithate do i hedh nje sy.
Cheers,
Oni
Aha,
e pashe dhe nuk qenka kushedi c'fare.
Perdor access direkt nepermjet http ne portin 80 dhe FTP
Nuk jane rruge te sigurta
VNC remains the best
Oni
akulli ke me download ate vnc !
O Azem shqipe malsie,
Per ty loti na ka hije.
Me duhet nje program per remote access qe t'i rregulloj kompjuterin nje shoku pa i vajtur ne shtepi.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 13-06-2007 më 23:46
Nqs shoku ka XP te instaluar perdoror Remote Desktop (i integruar me
Win XP).
Perndryshe perdore RealVNC qe funksjonon me shume sisteme (Win, Linux i integruar me KDE-ne ne formen e Remote Access, mac)
dhe per me teper eshte falas.
http://www.realvnc.com/
Gjith te mirat
Tung
Kerkoj nje program qe me mundeson lidhjen e kompjuterave(ka disa dit qe mundohem me lidh compjuterin tim me ate te nje shokut)psh:
Te me ipet mundesia te punoj ne desktopin e computerit tjeter dhe anasjelltas
Te jet mundsija e shkembimit te datave si dhe nese esht nevoja edhe te veproj ne compjuterin e 2te.......e keshtu me radh
A e di kush ndonje program dhe ku mund ta gjej????????????
Faleminderit
Ne Microsoft Windows ke 2 tools (vegla ) qe te realizosh kete .
Right click My computer - properties - remote tab .Dhe do te shikosh keto 2 vegla .
1 .Remote assistance . Shoku yt duhet te dergoje nje ftese per assistence kete mund ta beje nepermjet msn messanger ose e-mail (lexo ne Help te kompiuterit me shume )
2. Remote Desktop .
Ne kompiuterin e shokut:
-Duhet te check-esh kutine ne kompiuterin e shokut tend .
- Duhet te krijosh nje user account ne ate kompiuter por qe te kete password (kjo me duket eshte e detyrueshme)
Ne kompiuterin tend:
-klik Start-Programs-Accessories-Comunications- Remote Desktop dhe do te te hapet figura si ne skedarin e bashkengjitur .
- tek dritarja Computer : mund te vendosesh direct ip adresen e kompiuterit te shokut .
pastaj username dhe passwordin qe krijove ne ate kompiuter
Dritaren domain lere bosh .
klik conect dhe do te te duket sikur je ulur ne kompiuterin e shokut tend.
Keto jane cfare ofron Microsoft windows vete pa instaluar programe te tjera .
Me te thjeshte ndoshta ke per te gjetur Remote assistance se kerkon vetem ta aktivizosh ne dritaren e propertieve dhe te dergosh nje ftese per ndihme.
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Ok faleminderit shum do ta provoj sot mbasdite nese kam koh e rezultatin do ta jap me posht..........
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 13-01-2005 më 12:14
. Remote Desktop . Nuk po me funksionon nuk e di se pse po i jap te gjitha te dhenat po prap se prap nuk po ben kurse shoku im qe esht ne computer te dyt e provot por na u mbyllen te dy comp ne te njejten koh!!!!!!Postuar më parë nga Eagle
Ku mund te jet problemi a ka ndonje program tjeter ma te mir??????
Kushtet për lidhjen e Remote Desktop
Për lidhje me Remote Desktop që të dy kompjuterat duhet të jenë të lidhur në internet, sa më i shpejtë aq më mirë, dhe mundësisht kompjuterat të mos përdorin firewall, proxy, ose pengesa të tjera. Nëse përdor firewall, router, proxy, etj, duhet t'i konfigurosh që porta 3389 të jetë e hapur për të dy kompjuterat.
Remote Desktop Connection (RDC) është e instaluar vetëm në Windows XP Professional dhe që të dy kompjuterat duhet ta kenë atë. Nëse njëri prej kompjuterave nuk ka Win XP Pro, mund t'a shkarkoni atë nga këtu ose mund t'a instaloni nga menuja kryesore e CD të Windows XP Professional.
Aktivizimi
Pasi të sigurohesh që të dy kompjuterat kanë RDC, duhet ti jepni leje përdoruesve të tjerë që të futen në kompjuterin tuaj. Kjo bëhet duke klikuar me butonin e djathtë mbi My Computer, klikohet mbi properties, hapet tabela "remote" dhe plotësohet kutia Allow users to remotely connect to this computer. Kliko butonin select remote users për të zgjedhur emrat e përdoruesve që kanë leje të përdorin kompjuterin nga larg.
Përdorimi
Për të bërë lidhjen me një kompjuter tjetër, hapni Remote Desktop Connection nga menuja Start > Programs > Accessories > Communications ose shkoni tek Start > Run > mstsc
Tek Computer shkruani adresën IP e kompjuterit me të cilin doni të lidheni. Këtë adresë mund t'a shikoni duke vajtur tek start > settings > control panel > network connections, klikohet mbi lidhjen e internetit, zgjidhni tabelën support. IP mund t'a shikoni edhe tek kjo faqe. P.Sh. 101.123.156.149
Plotësoni kutitë për emrin (username) dhe fjalëkalimin (password) dhe klikoni mbi butonin connect. Nëse gjithçka shkon qysh duhet, pas pak sekondash duhet të shikoni ekranin e kompjuterit tjetër dhe do mund t'a përdorni atë njësoj sikur të ishte kompjuteri juaj.
Shpejtësia e freskimit të faqes varet nga shpejtësia e lidhjes së internetit. N.q.s keni lidhje të ngadaltë, mund të zgjidhni opsionet përkatëse nga tabelat display dhe experience.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 14-01-2005 më 02:30
Edi
Dine kush te me tyregoj se a egziston ndonje menyr apo mundesi per te monitoruar kompjuterat tjere ne rrjete , pra jo vetem per ti restartuar por nga nje kompjuter te mund te instalojme , te fshijme ndonje programe pra me nje fjale te mund te punohet si ne kompjuterin tende, se kam ndegjuar se kompanite e medha te kompjuterve instalojne 50 e me teper kompjuter ne rrjete nga serveri vetem nga nje kompjuter
Ju pershendes
Lexo postimet më lart. Me pak fjalë ke 2 mundësi për zgjidhet falas. E para është të përdorësh Remote Desktop ose Remote Assistance që janë standarde me Windows XP. Zgjidhja e dytë është përdorimi i programit VNC. Nëse kompjuterat janë me Windows XP, zgjidhja më e mirë është me Remote Assistance ose Remote Desktop. Nëse ke kompjutera me sisteme të vjetra të windowsit ose linux, atëherë përdor VNC.
Një zgjidhje tjetër më profesionale por që edhe kushton më shumë është PCAnywhere që prodhohet nga kompania Symantec.
Edi
përshëndetje
qfar softweri më duhet që të le kompjuterin tim online por dua që ta kontrolloj nga nje rjet tjeter ose kompjuter tjetër
detaje:
un kompjuterin e shpis e kam dhezur dhe jam ne pun prej kompjuterit të punes te futem ne kompjuterin e shpis dhe ti kem te gjitha ne kontroll
kam ip Publike win xp home me SP2 pytja qfar softveri ma kryn ket pun ju flm për përgjijet
Në versionin profesional të Windows XP nuk është nevoja të instalosh asnjë program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop Connection që të lejon ta përdorësh kompjuterin nga rrjeti, njësoj sikur ta kishe përpara. Ndiq hapat në vazhdim për të pregatitur kompjuterat dhe për të bërë lidhjen.
Në kompjuterin e shtëpisë
1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtëpisë dhe vendosi një fjalëkalim të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të tjerët në kompjuterin tënd.
2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori, atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.
3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin (dmth IP publike), mënyra më e lehtë për të gjetur IP është duke hapur faqen www.whatismyip.com. Mënyrja tjetër për të gjetur IP është duke hapur start > run > cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig. Nëse kompjuterat që do lidhen janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.
Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)
4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoft këtu.
5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të kontrollosh (atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin "connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit të shtëpisë që do të kërkojë të identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtëpisë kyçet dhe kompjuteri qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.
Nëse lidhja dështon
1. Kontrollo që kompjuteri i shtëpisë është ndezur, është lidhur në internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh.
2. Nëse kompjuteri i shtëpisë lidhet në internet nëpërmjet një kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që porta TCP: 3389 të jetë e hapur.
3. Nëse kompjuterat përdorin firewall, ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.
4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose "automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në "automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-08-2005 më 20:22
Edi
Krijoni Kontakt