Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Kosova nuk është "çështje tekniko-praktike" e Serbisë, por e Shqipërisë etnike

    KOSOVA NUK ESHTE "CESHTJE TEKNIKO-PRAKTIKE" E SERBISE, POR E SHQIPERISE ETNIKE

    Nga Prof.Dr. Mehdi Hyseni

    Serbia kot le te pergatitet sipas "strategjemave" te politikes se saj kolonialiste, ajo nuk ka asnje te drejte morale a ligjore qe te marre pjese ne zhvillimin e negociatave nderkombetare per vendosjen e statusit politik perfundimtar te Kosoves, sepse mjafton qe ne kuadrin e Grupit te Kontaktit per Kosoven ajo ka dy aleate tradicionale nderkombetare, qe i mbrojne interesat e saj:

    Rusine dhe Francen. Nderkaq, Kosova ne kuptimin e tradicionales historike, nuk ka asnje aleat te saj, perpos aleatit me te ri dhe me besnik - Ameriken, e cila ne vitin 1999, edhe e shpetoi Kosoven

    nga djegja e teresishme e holokaustit serbo-cetnik nazifashist. Kjo nuk eshte e diskutueshme, por e diskutueshme "ne kuptimin e ngushte kombetar dhe politik) eshte pse Shqiperia nuk eshte si anetare e Grupit te Kontaktit per Kosoven?

    Nuk ka asnje dileme se politika serbe eshte perqendruar ne klishete e regjimit gjenocidal te Slobodan Miloshevicit. Ne njeren trumbeton para botes se eshte e gatshme per dialog me palen shqiptare, kurse ne anen tjeter, ka deklaruar prerazi, se pavaresia e Kosoves nuk do te jete objekt shqyrtimi ne asnje tryeze negociuese serbo-shqiptare, qe pritet te organizohet dhe monitorohet nga bashkesia nderkombetare. Kjo strategji e politikes zyrtare serbe paraprakisht prejudikon faktin se, ne cfare niveli mund te zhvillohen dhe te permbyllen bisedimet e paleve ne kontest. Sipas kesaj filozofie te politikes serbe, del se, zgjidhja e problemit te Kosoves mund te behet vetem ne kuadrin e shtetesise serbomalazeze. Ne esence, kjo edhe ishte "formula e vetme" e regjimit gjenocidal

    pushtues serb te Slobodan Miloshevicit per "zgjidhjen" e ceshtjes se Kosoves. Mirepo, gjithashtu, jemi deshmitare se, keto "projekte" serbomedha, te hartuara dhe te "dekretizuara" nga Kisha Ortodokse Serbe, shkaktuan edhe hollokaustin serb mbi shqiptaret dhe Kosoven"1989-1999), i cili vetem pjeserisht u ndeshkua nga bashkesia nderkombetare.

    * * *

    Si rrjedhim i disfates politike dhe luftarake te Serbise ne Kosove, tanime kane kaluar kater vjet qekur Kosova eshte shkeputur definitivisht nga sistemi shteteror kolonial serbomadh. Ne kete

    kontekst, rolin kryesor historiko-diplomatik dhe luftarak e kane luajtur Ushtria Clirimtare e Kosoves"UCK) dhe Aleanca e Atlantikut Verior "NATO), e prire nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes me

    presidentin e tyre ne krye, Bill Klinton. Prandaj, pavaresisht nga aspiratat e sistemit kolonialist te Unionit te Serbise dhe Malit te Zi, de facto as de jure, Kosova nuk i perket me Serbise e as Malit te Zi. C'eshte e verteta, Kosova eshte nen sovranitetin juridik nderkombetar te Organizates se Kombeve te Bashkuara "sipas Rezolutes 1244, qershor 1999), mirepo, kjo ne asnje menyre nuk

    nenkupton e pas perfundimit te mandatit te UNMIK-ut, duhet te rikthehet nen sovranitetin e dikurshem kolonial te Serbise, sepse historikisht kurre nuk ka qene territor etnik i Serbise, as i

    Malit te Zi, por i Shqiperise Etnike.

    Kete postulat paresor te se drejtes natyrore, historike dhe ligjshme te shqiptareve mbi Kosoven, duhet ta mbajne parasyshe faktoret relevante, te cilet do te involvohen ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves ne kuadrin e dialogut serbo-shqiptar, te parashikuar per muajin tetor a nentor te ketij viti. Ndryshe, "nese perfillet kerkesa e institutit te sovranitetit kolonial te Serbise mbi Kosoven) ekziston rreziku potencial, qe te shpretheje konflikt i ri i armatosur midis Serbise dhe Kosoves. Me kete rast, mohimi dhe zvarritja e kerkeses se drejte per pavaresimin e Kosoves, do te legjitimonte te drejten e vetevendosjes se ribashkimit te shqiptareve dhe te gjitha territoreve te Shqiperise Etnike, te cilat sot gjenden nen tutelen kolonialiste serbomalazeze-sllave.

    Natyrisht, se lindjen e nje kerkese te ketille legale per rikthimin e sovranitetit territorial dhe etnik brenda kufijve natyrore - historike te Shqiperise Etnike, Serbia dhe Mali i Zi, do ta trajtonin njesoj, sikurse kerkesen e pavaresise se Kosoves: "enderr dhe iluzion i shkrete i shqiptareve". Ky recidiv i historise falsifikatore dhe i politikes kolonialiste i Serbise mbi Kosoven, dhe mbi territoret e tjera shqiptare, qe edhe sot po mbahen te okupuara nga sundimi i eger shekullor imperialist serbomalazez, pasyron me vertetesi origjinale ankthin e paranojes kolektive serbe, se "Kosova eshte prone e paluajtshme serbe". Rishfaqja e ketij paradoksi mitologjik ne politiken e sotme serbomalazeze si kunderpeshe e realpolitikes shqiptare, paraqet barrieren e pakalueshme, qe statusi i Kosoves, te zgjidhet me mjete paqesore demokratike, dhe ne frymen e rregullave dhe te parimeve te se drejtes nderkombetare, dhe rendit juridik pozitiv nderkombetar.

    Me gjithe faktin se politika shqiptare e Kosoves ndodhet nen ushtrimin e trysnise se ethshme te politikes dhe te propagandes se Unionit te Malit te Zi dhe te Serbise "SMZ-se), si dhe te Bashkimit

    Evroipian"BE), qe sa me pare te jete e mundur te hyje ne dialog me Serbine per "ceshtje teknike", shqiptaret e Kosoves, nuk kane asnje arsye, qe te nxitojne per t'i fryre kesaj "corbe bajate" te

    kuzhines serbomalazeze.

    * * *

    Kete objektiv te strategjise preventive dhe te domosdoshme te Kosoves, tanime e kane me se te qarte, edhe qarqet politike dhe propagandistike te Beogradit, te cilat jane duke u ngutur per se tepermi, qe te krijojne kontaktet e para zyrtare me palen shqiptare, ne menyre qe statusin e Kosoves ta rikthejne nen Kushtetuten e marsit 1989 te Slobodan Miloshevicit, sipas se ciles Serbia do ta siguronte sovranitetin e saj mbi Kosoven dhe shqiptaret. Vertet, pranimi i pales shqiptare per te hyre ne negociata me Unionin e SMZ-se, barte me vete dy rreziqe te paevitueshme per ardhmerine e qenies se Kosoves: "A) Rikthimin e legjitimitetit kolonial te Serbise mbi Kosoven dhe "B) Perjashtimin e politikes dhe te pushtetit shqiptar te Kosoves nga bashkesia nderkombetare. "Eventualisht) pas kryerjes se nje akti te ketille absurd politik e kombetar te klases poilitike shqiptare, do te vinte ne shprehje revidimi i statusit te tanishem nderkombetar te Kosoves, me c'rast kjo "vullnetarisht" d te shnderrohej ne "ceshtje te brendshme" te Serbise, ashtu sic parashikojne: referendumet, deklaratat, rezolutat dhe kushtetat serbe te Slobodan Miloshevicit, te Nebojsha Covicit, te Vojislav Koshtunices, te Boris Tadicit etj.

    * * *

    Pse te hyhet ne dialog me SMZ-ne per "ceshtje teknike", kur Kosova ende eshte nen protektoratin nderkombetar te OKB-se?! Si ne kuptimin juridik, kushtetues, politik e diplomatik nje kerkese e

    ketille nuk ka kurrfare baze racionale, sepse Kosoven e administron UNMIK-u. Nese ne organizimin e tanishem institucional, administrativ, juridik dhe ligjor te UNMIK-ut, nuk funksion ndonje mekanizem ne kuptimin e te ashtuqujaturave "ceshtje teknike", atehere kjo eshte ceshtje me vete dhe per vete e UNMIK-ut dhe e Qeverise se Kosoves, dhe jo kursesi as e Serbise, as e Malit te Zi, si shtete te huaja.

    Nese ne Kosove "jane te diskriminuar" serbet, atehere ky nuk eshte problem i Podgorices, as i Beogradit, por i minoritetit serb, i cili respektimin dhe permbushjen e te drejtave te tij, duhet

    t'i kerkoje ne organet dhe institucionet e Qeverise dhe te Kuvendit te Kosoves, te cilat jane te perfaqesuara edhe nga perfaqesuesit e minoritet serb, e jo t'i drejtohen as Beogradit, as Podogorices, sepse kjo atehere, do te ishte perzierje e drejtperdrejte e SMZ-se ne ceshtje te brendshme te Kosoves. Mirepo, problemi nuk qendron ne faktin se minoriteti serb "eshte i diskriminuar" nga shumica derrmuese shqiptare, por ky eshte nje skenar i vjeter sa edhe vete Kisha Ortodokse Serbe, e cila gjithmone ka qene prijese e sofistikimit te se vertetes historike mbi shqiptaret. Mbi kete baze te vjeter antishqiptare, edhe sot, kur Kosova me nuk eshte nen qeverijsen e Serbise, KOS-i ne vijimesine gjashtervjecare "1999-2005), i akuzon shqiptaret si "element diskriminues dhe ekstremist" ndaj minoritetit serbomalazez ne Kosove. Kjo politike strategjike e KOS-it ka pasur dhe ka per qellim te fundit, qe ta kompremetoje politiken shqiptare ne sy te botes, me qellim qe Kosoven ta riktheje ne gjendjen e meparshme te sundimit kolonial mizor te regjimit gjenocidal te Slobodan Miloshevicit. Politika paqesore shqiptare, nevojitet qe te nxjerre jashte lojes politike KOS-in, si dhe te gjitha agjenturat e saj te UDB-se serbomalazeze, te cilat jane duke vepruar dhe kryere akte te kunderligjshme anembane Kosoves. Pranine e ketij rreziku e ka theksuar me plot te drejte dhe me arsye edhe "Mandela" i Shqiperise Etnike, Adem Demaci, duke nenvizuar se: "Pjesemarrja dhe

    kontributi i serbeve ne parlamentin e Kosoves ka qene i tille, qe disa here ka krijuar edhe krize politike". Shqiptaret e kane shprehur hapur se perfaqesuesit serbe po zbatojne politiken e

    Beogradit, prandaj s'kane mundur te kene sukses ne parlamentin e Kosoves. "Te gjitha propozimet dhe sugjerimet e tyre jane kontestuar nga shqiptaret, sepse ata shihet qarte se po zbatojne

    politiken e Beogradit zyrtar dhe te regjimit te dikurshem fashist", tha Demaci dhe shtoi se kontributi i parlamentareve serbe do te ishte me i madh sikur ta "vijonin sensin e kosovareve, jo vetem te serbeve por edhe te shqiptareve, dhe sikur te mos shkonin perhere per t'u konsultuar ne Beograd". I pyetur ne eshte politike zyrtare e Beogradit edhe ajo qe parlamentaret serbe kerkojne te zbulohen dhe te nxirren para bankes se drejtesise aktoret e veprave erroriste ndaj serbeve, Demaci eshte pergjigjur: "Ne territorin e Kosoves jane 50.000 ish-anetare te UDB-se [Sigurimit shteteror], te cilet punojne per mosintegrimin dhe destabilizimin e Kosoves. ""Liria Kombetare,16.09.2003).

    * * *

    Duhet te nenvizojme se, pa zgjidhjen e statusit te drejte perfundimtar te Kosoves, nuk kane gjase, qe te zgjidhen asnje nga "ceshtjet teknike prioritare", te parashikuara nga Unioni i SMZ-se dhe i UNMIK-ut, sepse ne rastin konkret, ne esence, eshte nderruar roli i prioritares ne sekondaren, gje kjo eshte ne shperputhje flagrante me kriteret normative te teorise se konfliktit per zgjidhjen e problemeve nderkombetare. Me shqyrtimin e "ceshtjeve teknike", perkatesisht te brendshme, qe i perkasin Qeverise se Kosoves dhe administrates nderkombetare te UNMIK-ut, nuk mund te ndertohen kurrfare kornizash a draftesh juridiko-politike, qe presupozojne venien ne "rend dite" shqyrtimin e statusit te Kosoves. Perkundrazi, kjo "procedure e re" juridiko-diplomatike nderkombetare per zgjidhjen e problemit kolonial te Kosoves, vetem se do te neglizhoje me teper, dhe do te zvarris pavaresine e Kosoves, nga e cila ne menyre te pashmangshme, do shtoje gjaset, qe shqiptaret te homogjenizohen, dhe te arrijne konsensusin ne artikulimin e rivendikimit te drejte dhe te ligjshem historiko-kombetar te clirimit antikolonial serbomalazez-sllav, gje qe kjo, pa dsyhim, do te shpie ne Ribashkimin e Shqiperise

    Etnike. Serbia dhe Mali i Zi, duhet te jene te vetedijshem, duke mos i mbyllur syte para se vertetes historike, dhe para gjithe botes, se me thurje intrigash dhe me shpifje te "terrorizmit" shqiptar ne sy te SHBA-se dhe faktoreve te tjere te bashkesise nderkombetare, nuk do t'ia arrijne kurre, qe keto epitete shemtuese te njerezimit "vecori keto tradicionale te politikes dhe praktikes kolonialiste te te gjitha regjimeve serbomedha antishqiptare dhe antiKosove dhe antiShqiperi Etnike, duke filluar qe nga 1842 deri me 1999), t'ua atribuojne shqiptareve te kolonizuar as Kosove, as Iliride, as Anamorave e as Shqiperi, duke i nderruar tezat si gjithmone gjate historise se deritashme ne kurriz te shqiptareve dhe te qenies se territorit te tyre etnik, me qellim qe serish, edhe sot, ne shekullin XXI, te manipulojne dhe te spekulojne me politiken, me diplomacine dhe me drejtesine nderkombetare ne disfavor te clirimit antikolonial dhe te pavaresimit te Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike.

    * * *

    Si shkenca, politika, propaganda, drejtesia e SMZ-se, dhe me theks te posacem, Kisha Ortodokse Serbe "e cila me shekuj shqiptaret i ka akuzuar dhe denuar ne emer te "terrorizmit" dhe te "ekstremizmit" para aleateve tradicionale sllave, dhe para opinionit serbosllav ballkanik, vetem per te fshehur te verteten historike dhe gjenealogjike te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike) duhet te mbajne parasysh faktet dhe argumentet e qendrueshme, qe perbejne fundamentin e kerkeses se ligjshme te luftes politike antikoloniale te shqiptareve per pavaresi, e cila ka mbeshtetjen edhe ne te drejten nderkombetare, edhe ne bashkesine nderkombetare, se ka ardhur koha qe paqesisht te heqin dore nga Kosova dhe nga te gjitha territoret etnike shqiptare, te cilat edhe sot gjenden te kolonizuara nen sovranitetin administrativ dhe shteteror te SMZ-se. Ndryshe, do te perballen me realpolitken gjitheshqiptar, qe pa dyshim eshte ne frymen e integrimit paqesor dhe te qyteteruar ne Evropen e Bashkuar, rruge kjo e pashmangshme, e cila patjeter do t'iu garantoje edhe integrimin nacional te shqiptareve ne Ballkan "sikurse Serbise, Malit te Zi, Kroacise, Bullgarise, Sllovenise, Greqise) ne saje te se drejtes se vetevendosjes. Ne kete menyre, do te vinte ne shprehje ribashkimi i Shqiperise, i cili para se gjithash, do te ishte ne interes te ruajtjes se paqes dhe te sigurise se ekuilbrit ballkanik nga i cili, do te perfitonte edhe paqja e siguria ne dimensione evropiane dhe nderkombetare. Ndryshe, po qe se perfillen me cdo kusht genjeshtrat, shpifjet, akuzat dhe anatemat e politikes se improvizuar demokratike te SMZ-se, dhe te Kishes Ortodokse Serbe, se "shqiptaret jane elemente ekstremiste dhe terroriste, e Kosova, perkatesisht 50% e Shqiperise Etnike, eshte territor etnik serbosllav", atehere, nuk ka asnje dyshim se Ballkani, edhe ne shekullin XXI, do te mbetet "FUCI BARUTI".

    KJ, 29/08/2005
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shume e Drejte Kjo qe ka thene ! Ajo u okupua padrejtesisht nga Serbia dhe duhet ti jepet pavarsia sa me shpejt ! Eshte e Shqiperise etnike dhe do te jete ! Bashkimi i mundshem i trojeve shqiptare nuk mendoj se do te lejohet ndonjehere !

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •