E Hene, 29 Gusht 2005
RILINDJA E FABRIKES SE GOZHDEVE KAVAJE
Flet administratori Aqif Averiku. Historia e shkaterrimit ne vitet 90 dhe gjendja pas 15 vitesh
Kavaje- E hapur qe ne vitin 1963, Fabrika e gozhde bullonave do te ishte e njohur, jo vetem brenda vendit, por dhe ne Ballkan. Kjo fabrike furnizonte te gjitha rajonin me prodhimet e saj dhe njepjese te Europes. Natyrisht me nje teknologji te parametrave qe afronin vendet komuniste te Lindje. Megjithate ajo ishte nje nder fabrikat me te njohura te kohes qe gjendej ne qytetin e Kavajes.
"E gjetem te shkaterruar"
Pas viteve 90-te, si shume fabrika e uzina te tjera ne vend, teper te amortizuara, paten nje fat te perbashket e te dhimbshem. U shkatrruan qe nga ndertesat, ashtu dhe makinerite ne emer te nje teknologjie te re, qe do e sillte hapja drejt Perendimit. Shumekush mendon dhe sot se mund te behej rinovimi pjese pjese i kesaj teknologjie, vetem qedisa fabrika e uzina me emer te mos shkaterroheshin. "Por fatin e keq do kishte dhe fabrika e gozhde-bulonave ne Kavaje", thote administratori i saj, Aqif Averiku. Ne 1995 u munduan disa punetore qe moren aksionet e saj, me qellim venien ne pune, por nuk mundun. "Atehere vendosa une me disa shoke, qe t'u blinim aksionet punetoreve dhe e nisem nga e para gjithcka. Ne gjet`m te shkaterruar, jo vetem muret e ndertesave, por dhe makinerite e fabrikes, madje dhe elektromotoreve u kishin zhveshur telat. Kishin mbetur vetem dy makina qe hollonin telin dhe nje makine gjermane. Linjat e xingimit qene te amortizuara dhe vincat e shkaterruar totalisht. Edhe catite e reparteve i gjetem te shkaterruara bashke me ndertesat dhe kanalizimet", rrefen Averiku per gazeten pas 15 vitesh.
Venia ne pune
"Nuk morem makineri te reja, pasi ato kushtonin shume, por ne e nisem punen me ato ekzistuese, duke bere remontin e pergjithshem. Keshtu nisem te veme ne pune repartin e hollimit te telit. Ndryshuam dhe teknologjine, nga me pastrim kimik, ne hollim direkt me fibra diamante", vijon administratori. Keshtu nisi puna ne repartin e hollimit te telit, me tej ne ate te prodhimit te gozhdeve, ne ate te xingimit, e plastifikimit te telit e rrjetave te tij, ne repartin mekanik nisi prodhimi i telit te xinguar, i telit te barit, i rrjetave te telit, gozhdeve te dimensioneve te ndryshme. Sipas Averikut, tani plotesohen nevojat e tregtareve ne te gjithe vendin. "Prodhonim vetem dy topa tel ne dite, tani 20 topa. Kemi marre pjese ne panairet nderkombetare ne Gjermani e gjetke", sqaron kreu i fabrikes.
Pengesa e monopoleve
Por administratori do te ecte me perpara po te mos e kishin penguar monopolet e hekurit, doganat, tarifat e larta taksative etj. Ai nuk e harron ate dite kur erdhi nga turqia ne vitin 2000. Qendroi ne portin e Durresit 14 dite pa u zhdoganuar, deri sa e reagoi publikisht, pasi per zhdoganimin duhej te paguante nje shumete majme, por ajo qe ishte kryesore, donin ta pengonin monopolistet e telit. Averiku shpreson shume tek krijimi i nje shteti te forte e ligjvenes, qe t'i japi hapsire tregut vendas dhe bizneseve qe zhvillohen ketu.
Garip Troci
Krijoni Kontakt