Close

Rezultati i Sondazhit: Sa gola do shenon Shqiperia kete ndeshje.

Votues
24. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • (0) - gola

    0 0%
  • (1) - gol

    2 8.33%
  • (2) - gola

    10 41.67%
  • (3) - gola

    8 33.33%
  • (4+) gola...

    4 16.67%
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 84
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Duke nisur nga dita e djeshme, kuqezinjtė do tė pėrgatiten pėr ndeshjen e radhės eliminatore 30-08-2005

    Kombėtarja, me mision "Kazakistan"

    Ekipi ynė pėrfaqėsues ka filluar dje grumbullimin nė hotel "Adriatik" nė plazhin e Durrėsit, 5 ditė para ndeshjes me Kazakistanin. Tė parėt qė kanė mbėrritur nė hotel kanė qenė trajneri Hans Peter Brigel, i shoqėruar nga ndihmėsi i tij, Aksel Ros, dhe futbollistėt Isli Hidi, Elvis Sina, Ilion Lika, Ervin Skela, Besnik Hasi, Elvin Beqiri dhe Armend Dallku. Pas njė pushimi disaorėsh, nė pritje tė kontigjentit tjetėr tė futbollistėve kuqezinj, ėshtė anuluar seanca stėrvitore e programuar pėr nė orėn 16.30 nė stadiumin e Shijakut. Fakti qė nė dispozicion tė trajnerit

    Hans Peter Brigel kanė qenė vetėm 8 futbollistė, ka bėrė tė ndryshojė dhe programi stėrvitor, duke zhvilluar njė stėrvitje nė plazhin e Durrėsit. Rreth orės 17.30, nė hotel kanė mbritur dhe futbollisti i Olimpikut tė Marsejės, Lorik Cana, si dhe Florian Myrtaj me Ansi Agollin. Ndonjė prej futbollistėve pritej tė mbėrrinte nė orėt e vona ,nė njė kohė qė pjesa tjetėr e ekipit me futbollistė tė tillė si Tare, Bogdani, Jupi, Edvin Murati, Blendi Shkėmbi, Altin Lala dhe Tefik Osmani, do tė bashkohet me grupin ditėn e martė, pra sot.

    Burime pranė trajnerit Brige kanė bėrė tė ditur se grupi do tė jetė i plotė vetėm sot, kur edhe do tė fillojė stėrvitja me 2 seanca. Nė bazė tė programit, stėrvitja do tė zhvillohet nė fushėn e futbollit tė qytetit tė Shijakut dhe vetėm ditėn e fundit nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Njė ditė para ndeshjes, trajneri i ekipit tonė pėrfaqėsues, Hans Peter Brigel, pritet tė japė dhe konferencėn e zakonshme pėr shtyp. Pėrsa i pėrket gjendjes sė futbollistėve, mjeku mesazhator i ekipit, Asllan Kasa, ėshtė shprehur se akoma nuk dihet gjendja reale, pasi kjo do tė duket vetėm nė fushėn e stėrvitjes. Ndėrkohė, trajneri i portierėve kuqezinj, Vladimir Ajazi, ėshtė shprehur se gjendja e Likės dhe Hidit ėshtė optimale dhe se tė dy janė tė gatshėm pėr sfidėn e 3 shtatorit me Kazakistanin
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Brigel: Kazakistani, njė ndeshje e rrezikshme

    Me Kazakistanin ėshtė njė ndeshje e rrezikshme. Kėshtu ka deklaruar trajneri i kombėtares sonė kuqezi, Hans Peter Brigel, i cili ka kėrkuar mobilizim maksimal tė ekipit tė tij pėr ndeshjen me Kazakistanin. Nė tė njėjtėn kohė, trajneri Brigel ka komentuar dhe mundėsinė e afrimit nė ekipin tonė pėrfaqėsues tė futbollistit Bekim Kastrati, i cili aktualisht po shfaq njė formė tė mirė sportive nė Bundesligė. Sipas trajnerit Brigel, ai nuk ka pasur kontakte direkte me Kastratin, por nga kontaktet qė futbollisti ka pasur me pėrfaqėsues tė federatės ėshtė shprehur se dėshiron tė luajė me ekipin pėrfaqėsues. Nė lidhje me kėtė fakt, Brigeli

    ka shtuar se nė radhė tė parė pėr tė luajtur me ekipin pėrfaqėsues, Kastratit i duhet njė pasaportė shqiptare. Brigel ka pranuar gjithashtu talentin e kėtij futbollisti, qė gjithsesi i pėrket tė ardhmes sė ekipit tonė pėrfaqėsues.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Te jap emailin une dhe dergoma me atach nje bilete per ndeshjen, ndersa parate pas 2 min do i keshe ne konto numer.

    Forza NE.
    LoL sbohen ashtu Davius biletat duhen ne Dore ! Hec ti se so problem per 10 Mije lek Plako ! E ke nga une bileten po erdhe !

  4. #14
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    a e jep nei TV neshjen mer, me e kerku n'satelit????

    miqsoren me Azerbjxhanin e dha TVSH-ja, po kte kujt ja kan nda?

    me i fitore ishalla, mos me dal t'funit mo!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sat+ i ka te drejtat e transmetive te kombetares. Nese ke kete pakete satelitore eshte mire, nese jo searching e gjen andej ne ndonje program rus...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    puna eshte se nuk e jep njeri kombtaren tone...dmth as1 stacion jo-shqiptar nuk do kishte interes. pervec ndo1 stacioni kazak, po edhe ata, me duken shume te kputur ......se edhe ndeshjen e pare, se jepnin.

    rrofsh Davius per pergjigjen!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Albania squad for World Cup qualifer against Kazakhstan

    TIRANA, Aug 30 (Reuters) - Albania coach Hans-Peter Briegel has called up uncapped midfielder Ansi Agolli for their European Group Two qualifier against Kazakhstan on Saturday.

    Albania, fifth in the group have no chance of qualifying for the World Cup finals but are keen to win points to improve their FIFA rankings. Kazakhstan are bottom of the group and looking for their first point.

    Squad: Goalkeepers: Isli Hidi (SK Tirana), Ilion Lika (Dinamo), Tefik Osmani (Metalurg Zh), Armend Dallku (Poltava), Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), Elvis Sina (SK Tirana), Altin Haxhi (Anorthosis).

    Midfielders: Lorik Cana (Olympic Marseille), Besnik Hasi (Anderlecht), Ervin Skela (Kaiserslautern), Ansi Agolli (Neuchatel), Edvin Murati (Iraklis), Altin Lala (Hanover), Bledi Shkembi (Metalurg Zh), Redi Jupi (Diyarbakirspor)

    Strikers: Igli Tare (Lazio), Alban Bushi (Levadiakos), Florian Myrtaj (Catanzaro), Erjon Bogdani (Siena), Edmond Kapllani (Karslruhe).

    ...........

    Formacioni i kombetares kunder Kazakistanit
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Arrow

    Albania coach Hans-Peter Briegel has called up uncapped midfielder Ansi Agolli for their European Group Two qualifier against Kazakhstan on Saturday.
    ? ? ? ? Ans Lepri n'kombtare /??????? ca s'ka bo vaki vallaj. edhe kte s'me kishte shku neihere me e kalu neper men. t'ja kisha uru me perpara. per hajer ishalla...

    {^_^}
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mad : 30-08-2005 mė 17:24
    ::|maDes!gn © 2009|::

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kuqezinjtė, tė plotė ndaj Kazakistanit

    Trajneri Brigel, ndryshe nga dita e parė e grumbullimit, ku nuk ka pasur nė dispozicion as gjysmėn e ekipit, dje ka pasur tė gjithė kontigjentin e futbollistėve, pasi kanė ardhur edhe Tare, Jupi, Haxhi, Shkėmbi, Murati, Lala, Osmani, Myrtaj dhe Agolli. Ashtu siē ishte parashikuar, ekipi ynė pėrfaqėsues ka zhvilluar dy seanca stėrvitore, paradite dhe pasdite. Tė dy seancat stėrvitore janė zhvilluar nė stadiumin e futbollit tė qytetit tė Shijakut, fushė e cila, me sa duket, me cilėsinė qė ka dhe pozicionimin nė njė vend tė qetė, i ka pėlqyer trajnerit Brigel. Nė seancėn stėrvitore tė paradites, trajneri Brigel ka zhvilluar njė stėrvitje tė karaterit aerobik dhe vrapime tė lehta, si dhe kuadrate me top.

    Nė seancėn stėrvitore tė paradites, sulmuesi Igli Tare ka zhvilluar stėrvitje veēmas, pėr t'u bashkuar rrallė me grupin. Sipas burimeve nga stafi mjekėsor i ekipit pėrfaqėsues, me pėrjashtim tė Tares, qė ėshtė akoma nė pikėpyetje pėr sfidėn me Kazakistanin, pėr shkak tė dėmtimit, i gjithė grupi tjetėr i futbollistėve ėshtė i gatshėm. Pas seancės stėrvitore tė paradites, ekipi ėshtė rikthyer nė hotelin "Adriatiku" nė plazhin e Durrėsit, ku futbollistėt janė ēlodhur dhe kanė ngrėnė drekė, pėr tė rinisur nė orėn 17:00 seancėn stėrvitore tė pasdites po nė fushėn e Shijakut.

    Nė seancėn e pasdites, trajneri Brigel ka zhvilluar njė stėrvitje krejt tė ndryshme nga ajo e seancės sė paradites. Janė zhvilluar ndeshje nė gjysmėfushė me porta tė lėvizshme. Stėrvitja ka qenė kryesisht e planit tekniko-taktik. Tare, nė seancėn e pasdites, ka punuar mė shumė me grupin, gjė qė jep shpresė pėr njė aktivizim tė mundshėm tė tij nė sfidėn me Kazakistanin, tė paktėn pėr njė pjesė loje. Stėrvitja e ekipit tonė pėrfaqėsues ėshtė ndjekur me interes nga tifozėria shijakase. Edhe sot janė programuar dy seanca stėrvitore nė qytetin e Shijakut, nė njė kohė qė njė ditė para ndeshjes trajneri Brigel do tė japė konferencėn e zakonshme pėr shtyp.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bogdani: Asnjė nėnvlerėsim Kazakistanit

    "Nuk ka asnjė alternativė tjetėr, vetėm pėr fitore me Kazakistanin." Kėshtu ka deklaruar pėr "Sportin shqiptar" sulmuesi i pėrfaqėsueses sonė, Erion Bogdani, sipas tė cilit ekipi ynė duhet qė ta fitojė kėtė ndeshje pėr tė zėnė njė vend dinjitoz nė grup. Bogdani ėshtė shprehur i gatshėm pėr sfidėn e radhės, nė njė kohė qė nuk e ka fshehur gėzimin e tij pėr aktivizimin dhe fitoren e parė me ekipin e Sienės nė Serinė A nė Itali. Mė tej, Bogdani komenton:

    - Si ndihet Bogdani nė prag tė sfidės me Kazakistanin?
    - Kuptohet qė ėshtė njė ndeshje qė duhet fituar dhe mendoj se i kemi mundėsitė ta bėjmė kėtė. Nuk them se do tė jetė njė ndeshje e lehtė, por kam besim se do t'ia dalim me sukses. Duhet tė kemi kujdes qė tė mos pėsojmė gol dhe tė shfrytėzojmė rastet qė do tė na krijohen.

    - Sa do ta kėrkojė Bagdani golin nė kėtė ndeshje?
    - Do tė ishte kėnaqėsi nėse do tė shėnoja, por mė e rėndėsishme ėshtė ta fitojmė kėtė tripikėsh.

    - A ėshtė Bogdani nė kondicionin e tij mė tė mirė fizik?
    - Ndihem mirė dhe do tė jap maksimumin pėr skuadrėn, ashtu siē kam bėrė nė ēdo ndeshje me ekipin kombėtar. Shpresoj qė edhe fati tė jetė me mua.

    - Sa i ka shėrbyer miqėsorja me Azerbajxhanin kėsaj ndeshjeje?
    - Sigurisht qė i ka shėrbyer. Takimet miqėsore janė nė shėrbim tė ndeshjeve zyrtare. Nė takimet miqėsore ka mė shumė rėndėsi loja, kurse nė ndeshjet zyrtare rezultati. Prandaj edhe trajneri kishte zgjedhur njė kundėrshtar tė sė njėjtės shkollė para ndeshjes sė 3 shtatorit.

    - Sa vlera ka njė fitore pėr ekipin tonė kombėtar nė kėto momente?
    - Ēdo fitore ka vlerė, por fitoja e radhės do t'i shėrbente ekipit pėr tė zėnė njė vend dinjitoz nė renditje si dhe pėr tė rritur besimin nė ekip.

    - Mendoni se sulmi do tė jetė faktor nė kėtė ndeshje?
    - Shpresoj tė jetė kėshtu, pasi kjo do tė ishte edhe pėr mua pozitive.

    - Sa e ka rritur moralin e Bogdanit njė fillim me fitore nė Serinė A me ekipin tuaj tė ri?
    - Shumė. Ishte njė fillim i mirė, qė besoj se do tė vazhdojė kėshtu. Jam i kėnaqur qė u aktivizova dhe qė fituam. Siena do tė bėjė gjėra tė mira kėtė sezon. Shpresoj qė edhe unė tė kontriboj sa mė shumė me gola.

    - A do tė jetė ky viti i Bogdanit?
    - Le tė shpresojmė. Kam shumė besim, pasi jam nė formėn time optimale. Lus zotin tė mos kem ndonjė dėmtim.

    - A do t'i shėrbejė kjo ndeshje tė ardhmes sė ekipit pėrfaqėsues?
    - Ēdo ndeshje i shėrben ekipit pėrfaqėsues, aq mė tepėr kjo qė ėshtė zyrtare.

    - A ka rrezik qė ndaj njė kundėrshtari tė konsideruar "tė vogėl", mund tė ketė nėnvlerėsim?
    - Nuk ka arsye qė ta bėjmė kėtė. Kazakistani ka njė ekip qė mund tė rrezikojė ēdo kundėrshtar dhe ne e dimė mirė kėtė. Do tė luajmė ndaj Kazakistanit ashtu siē luajmė ndaj ēdo ekipi tjetėr nė grup. Nuk besoj se do tė ketė tolerim.

    - Ē'do tė thotė pėr Bogdanin fakti qė tifozėt shpresojnė shumė te ju?
    - I falėnderoj tifozėt pėr mbėshtetjen qė i japin kombėtares dhe ėshtė detyrimi ynė qė t'i gėzojmė ata.

    - A i trembeni faktit qė tifozėt mund tė mungojnė si me Azerbajxhanin?
    - Janė dy ndeshje tė ndryshme. Nė ēdo vend tė Europės, nė takimet zyrtare ka mė shumė tifozė se nė takimet miqėsore. Unė jam i bindur qė tifozėt do t'i kemi me vete.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •