Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 68
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anëtarësuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    Mbi 20 familje nga vendi im jetojne ne alaske,nga Struga,di qe merren me TAXI nje pjese...i kam fis dhe vijne nje here ne vit ne Struge....di qe ka edhe nga vise te tjera shqipetare....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Pershendetje te gjith shqiptarve qe jetojn ne alaska dhe do tja dija per nder nese dikush do tme jepte nje informacjon per jetesen qe mund te filloj ne fillim atje .Sa kushton renti cfar pune mund te meresh dhe a esht e leht te gjesh punne, dikush ka ndo nje numer telefoni ku mund te paraqetesh
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  3. #43
    Beijing
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Beijing
    Postime
    11
    Jam nje shqiptar qe jetoj prej tre vjetesh ne Pekinin e stermadh te Kines se bukur. Do doja te komunikoja me shqiptare te tjere te cilet jetojne ne Alaske. Nese keni deshire, mund te me kontaktoni ketu direkt ose te me shkruani.
    Faleminderit.

  4. #44
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    A ka shqiptare ne Mars???
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12
    me jep nje kontakt zoteri nese don une jam nga Kumanova Maqedonia jetoj ne Metlakatla ALASKA...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12
    nvaret se ne cilin qytet shkon,renti 700 e derisa munesh me e pagu ....

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    ka shqiptar ne usa un ne ket vit kam nejt me 1 prishtinas qe jeton ne alaska ska pjes e USA qe ska spaku 1 shqiptar

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12
    me jepni ndonje E-mail ose telefon te ndonje shqiptari ne Ketchikan ose ne Anchorage...une jam nga Kumanova Maqedonia,jetoj ne Metlakatla Alaska....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bujarrexhepi : 24-08-2009 më 02:09

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12

    shqiptaret ne Anchorage Alaska

    Kam degjuar se ka shum shqiptare ne Anchorage se shpejti shkoj te jetoj atje kam nevoj per kontakt me ndonje shqiptar atje.....

  10. #50
    bujar ... un te keshilloj te kerkosh e te vihesh se me pare ne kontakt me Florin Krasniqin , ai ka shum kontakte te mira me familjet shqiptare ne Alaske . sepse shumica e ktyre familjeve kane dhene nje ndihmese shume te konsiderueshme Luftes clirimtare te Kosoves dhe Florin Krasniqi si nje nder organizatoret dhe ndihmuesit kryesore te UCK-se ka qene vazhdimisht ne kontakt te forte me kta patriotet tane qe jetojne atje . nese ti gjen ndonje kontakt te drejtperdrejte me Florin Krasniqin dhe i shpjegon si e ke hallin , kam sh besim se ka me te ndihmu edhe ty sic ka ndihmu shum shqiptare te tjere dhe besoj se p as nje bisede te sinqerte me te , i ke gjet me siguri edhe kontaktet e mira me patriotet tane atje !
    te uroj fat dhe mbaresi . na nderofsh kudo qe shkofsh

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shqiptarët e Alaskës i ngroh vetëm malli dhe dashuria për vendlindjen
    BEQIR SINA, Nju-Jork
    Alaska: ''E ardhmja është në Veri''
    Në një forum shqiptarësh në internet, dikush thotë se është e tmerrshme që askush nuk di se a ka shqiptarë që jetojnë e punojnë në Alaskë. Sa është numri i tyre? A janë të organizuar dhe ku janë të përqendruar? Ende nuk ka ndonjë përgjigje. Pra, mendoj se është interesante të dihet diçka për atë komunitet, relativisht fare të vogël. Sipas atyre që jetojnë atje, por edhe të afërmeve, miqve e shokëve të tyre, thuhet se atje ka një komunitet shqiptarësh, krahas atyre nga Koreja, Rusia, Kina, vendet afrikane, Amerika e jugut e tjera. Dhe kryesisht ata janë nga pjesa shqiptare e Maqedonisë ose m saktë nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Shqipëria dhe Kosova.
    Shumica e shqiptarëve janë të punësuar si shoferë taxie dhe kanë restorantet e tyre ose ndonjë kompani të vogël për ndërtimin ose mirëmbajtjen e çative. Pasi këto punë veç peshkimit janë më të paguarat në Alaska. Alaska, ka oferta të çuditshme të ndjelli amerikanët të popullarizojnë atë vend të tepër të ftohtë. Gazetat më të mëdha këtu në SHBA, në seksionin e tyre të vendeve të punës, thonë se në Alaska ka kompani peshkimi që kërkojnë punëtorë me pagesa që arrijnë deri në 1.000 ose 1.500 dollarë në javë. Kur ja përmend dikujt emrin "Alaskë" i hyjnë të "dridhurat" se mendon se Alaska është vend i ftohët dhe plot akull në katër stinët. E në të vërtetë, shqiptarët që jetojnë këtu, thonë se nuk është kështu. Alaska është pothuajse si gjithë vendet e tjera - ka katër stinë, por dimri zgjat pak më shumë se të tjerat. Vera është shumë e nxehtë, e bukur, plot gjelbërim dhe ajër të pastër.
    Shqiptarët në Alaska jetojnë si gjithë mërgimtarët e tjerë shqiptarë. Një banorë shqiptarë nga Alaska, thotë se duke kërkuar në internet, ka mësuar se që nga viti 1992 e këtej në shtetin federal të Alaskës janë legalizuar rreth 100 shqiptarë nga I.N.S. Dhe se ai ka observuar një link ku tregon se Alaska po popullohet me shqiptarë, amerikano jugorët, koreanët, kinezët, rusët e tjerë... Një e përditshme e qytetit Government Hill shkruan se Leonard Kestaro, është mësues i klasës së gjashtë të njërës prej shkollave elementare të këtij qyteti. Gjithmonë duke iu referuar diskutimeve të tyre, në internet thuhet se ata nuk janë mirë të organizuar, megjithëse veprojnë nën "ombrellën" e ndonjë organizate a shoqate atdhetare e patriotike.
    Ata pohojnë se nuk ka aq shumë shqiptarë, por do thonë se numri i tyre varion aty diku tek 300 a 500 banorë shqiptarë. Ata mendojnë se jetojnë në qetësi, sepse sipas tyre Alasak është vend i qetë dhe i rehatshëm për të jetuar. Para ka mjaft, kuptohet për ata që punojnë. Një banorë shqiptarë i Alaskës thotë: "Vendlindja sigurisht se na mungon, por shkojmë ç'do verë dhe e shuajmë sadopak mallin. Sa për vend i largët, nuk është edhe aq...Ndoshta ...është, por nëse e krahasojmë me udhëtimin që bëjnë shqiptarët nga Teksasi, Arizona, Kalifornia dhe Florida, është gati njëlloj. Udhëtimi me aeroplan prej Alaske deri në Evropë zgjat deri në 9 orë. Në ç'do festë bëhen organizime, për të gjithë shqiptarët, sidomos për Ditën e Kombëtare të Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë që festohet shumë dhe mbledh pothuajse të gjithë shqiptarët e Alaskës, pa dallime, fetare bindje politike, apo krahina. Alaska, është një ndër 50 shtetet federale të SHBA-s.
    Alaska (Alyeska: Vendi i madh) është me sipërfaqe shteti federal më i madhi në ShBA. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau.
    Gjeografia
    Alaska është një ndër dy shtetet e ShBA-ve që nuk kufizohet me asnjë shtet tjetër të SHBA-ve. Alaska kufizohet me Kanadanë në lindje, Oqeanin Pacifik në jug, detin e Beringut në perëndim, dhe Oqeanin Artik në veri. Alaska me sipërfaqe është shteti më i madh i ShBA-ve duke përfshirë një territor prej 1,477,277 km².
    Demografia
    Alaska ka një popullsi prej, 670 053 banorësh, është i 48 shtet i ShBA-ve i cili është më pak i banuar. 75% e banorëve të Alaskës janë të bardhë, 15% janë aborixhinë (vendas), dhe 10% e popullatës janë melezë. Gjuha zyrtare në Alaska është anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.
    Historia
    Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milion dollarë amerikanë. Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një territor i organizuar më 11 maj të vitit 1912 dhe shteti i 49-të i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959. Emri "Alaska" përdorej që nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe", një fjalë aleute.
    Më saktësisht Alaska, u ble për 7.200.000 dollarë. Kryeqyteti i saj është Juneau. Qyteti më i madh është Anchorage. Të ardhurat mesatare për një familje në Alaska janë 34 mijë dollarë në vit. 85.7% e popullsisë janë puro të bardhë. Ka një ndryshim në orë me Evropën (Shqipërinë e Kosovën) prej 8 orësh diferencë. Thirret "Kufiri i Fundit""The Last Frontier ". Motoja e këtij shteti është: "E ardhmja është në Veri", "North to the Future". Alaska është më i madhi i 50 (+ 2) shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: me një milion e gjysmë km katrore, sipërfaqja e tij është 5 herë sa Italia. Është edhe shteti më i ftohtë: në Barloë, në veri, regjistrohen temperatura 60° C nën zero. Është më i lagështi: në jug-lindje, shiu, që me shaka quhet “dielli i lëngshëm” duket pothuajse çdo ditë. Ka rezerva të pafund nafte, gasi, ari, argjendi; ujërat e tij dhurojnë çdo vit një miliardë kg salmoni “mbretëror”. “king salmon” që arrijnë të peshojnë deri në 30kg, dhe 4 miliard kg “halibut”, tip i veçantë soljole (lloj peshku) që arrin të peshojë deri 200 kg. Prej gjitha shteteve në Amerikë më së shumti parqe nacionale ka Alaska, e cila ka gjithsejtë -tetë parqe të famshme. Në pyjet e pafund, mes malesh dhe liqenesh, fauna është e pasur me nga të rrezikshmit “grizzly”(arinj) deri tek “karibu”(drerët lokale), nga shqiponjat tek ujqit. Të rralla janë lontrat, të shfarosura nga gjuetarët e pelieeve. Sot 30% e territorit të Alaskës është zënë nga parqet. Më i frekuentuari është “Denali” i krijuar me 1917 rreze malit McKinley. Por në vitin 1980 kongresi amerikan aprovoi “Alaska national interest lands conservation act”: 46 milionë ha tokë të destinuar për krijimin e rezervave për kafshët e egra. Prepotente natyra e Alaskës me vizituesit, i lidh për gjithnjë, pak a shumë siç i ndodh me Afrikën. Sepse jetohet me hapësirat e pakufizuara që të krijojnë marrje mendsh. Drita është e jashtëzakonshme, e veçantë...
    Më 3 janar 1959, territori i Alaskës u bë shteti i 49 i Shteteve të Bashkuara. Presidenti Eisenhower nënshkroi proklamat në të cilën si shtet dhe nën urdhrin ekzekutiv i cili kërkonte që në flamurin e Shteteve të Bashkuara tani të përfshiheshin 49 yje. Alaska njihej si “Amerika ruse,” para se Shtetet e Bashkuara t'ia blinin këtë territor Rusisë në vitin 1867. Alaska, e cila ka një sipërfaqe prej më se një milion e gjysmë kilometrash katror, ose sa një e pesta e sipërfaqes kontinentale të Shteteve të Bashkuara.
    Nga nëntoka e Alaskë janë nxjerr sasi të shumta nafte dhe gazi natyror, dhe mendohet se nëntoka e këtij territori mban rezerva të tjera më të mëdha, ende të pa shfrytëzuara por që ruhen si rezervate. Alaska ka gjithashtu pasuri të shumta minerare. Por rregullat dhe ligjet federale për mbrojtjen e mjedisit kanë vendosur kufizime ndaj punimeve minerare, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi natyror i Alaskës. Klima e ashpër e këtij territori ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar në mbrojtjen e burimeve natyrore të Alaskës.
    Më 18 tetor 1867, në një fortesë në Alaskën lindore u ul flamuri rus dhe u ngrit flamuri amerikan. Ceremonia shënoi transferimin e pronësisë së Alaskës nga ajo ruse në atë amerikane. Në atë që mund të shihet si njëri prej transaksioneve më të leverdishme në histori në fushën e shit-blerjes së pasurisë së patundshme, Shtetet e Bashkuara blenë një territor prej më shumë se 1 milion e 500 mijë kilometrash katrore, duke paguar rreth 4 cent për një kilometër katror. Në bisedimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje u angazhua sekretari i shtetit, William Seward. Shumë amerikanë mendonin se blerja e një territori kaq të madh i mbuluar me borë dhe akull ishte gabim, kështu që marrëveshja u bë e njohur si “Marrëzia e Sewardit”.
    Megjithatë, urtësia e treguar në këtë rast, u vërtetua nga zbulimi i rezervave të mëdha të burimeve natyrore në këtë territor. Në vitin 1959 Alaska u bë shteti i 49-të i Amerikës. Shteti i parafundit pas Havait të fundit.
    [
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga ^ZeMra^ Lexo Postimin
    ne Alaske ka shqiptare nga Struga, Ohri, Dibra, Kercova, Shqiperia dhe Kosova. Eshte e vertet se shumica e ketyre merren me taxi dhe restorante pasi kjo pune paguet shume.


    Sa shqipetare ka nuk e di... por nese doni A dini dicka ju tregoj une
    ZEMRA them se je nga anchorage...sepse jetoj dhe une ne AK

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12

    interesant

    ne Anchorage ka reth 500 shqiptare nese ne tere alasken mendoj se jan 1000-1200 une jetoj ne Metlkatla ne nje ishul afer Ketchikan-it....

  14. #54
    Inshallah si ka ndokush ato men, me shkue n'Alaska

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-10-2010
    Postime
    56
    Mire e ka ZEMRA,une nuk e dij pse ju duket e cuditshem qe thoni se auu si jetohet ne ALASK,bash me pelqen ALASAK eshte vendi shum i mire i bukur,edhe pse nuk kam qene atje,po une kisha pase deshire qe te jetoj atje.
    vetem nuk e dij se si eshte DINAMIKA E JETESES atje?

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anëtarësuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    50 kusherij i kam un atje dhe dij qe ka nje komunitet te vogel ne alaska edhe nga viset te tjera shqipetare......

  17. #57
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk e di, edhe pse eshte i ftohte, si vend perrallor e imagjinoj Alasken. Kane faj reklamat qe i ben tv, s'me hiqen syte nga bukuria natyrore.
    Apo qenat qe te terheqin me sled.....ca qejfi


  18. #58
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Nuk e di, edhe pse eshte i ftohte, si vend perrallor e imagjinoj Alasken. Kane faj reklamat qe i ben tv, s'me hiqen syte nga bukuria natyrore.
    Apo qenat qe te terheqin me sled.....ca qejfi

    foto e bukur,,,,,edhe kjo race qeni shume e bukur
    me ka humb firma

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    ka shqiptar ne alaska jam shum i sigurt per ket . per me shum e argumentoj qe ne vitin e kaluar kam par nje vetur tipit BMW X5 me Targa te ALASKAS Ne Prishtin .. kshtu qe kjo osht deshmi qe ka shqiptar atjeh.. edhe so ndonje qudi e madhe me jetuu ne at shtet.. edhe me sa di un ne Alaska jan tatimet e shum sene tjera ma lir se ne tjerat vende te USA
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anëtarësuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Grand Rapids Michigan
    Postime
    12

    Une jetoj ne Alaska

    As per informacion kryeqyteti I Alaskas eshte Juneau ndersa qyteti me I madh I Alaskas eshte Anchorage ku dhe jetojn rredh 2500 shqiptar,ka shqiptar ne Bathel,Farbainks,keto qytete me te vertete kane dimer te gjate e vere te shkurter dhe nata eshte shume e shkurter diku vetem 2 or ka Nate gjate veres,ndersa nese jeton ne keto qytete Ketchikan,Sitka,Juneau,ke kater stina mirepo nuk eshte Vera sikur ne trojet tona,une jam nga Kumanova jetoj me Ketchikan ku jemi vetem 12 shqiptare nje Jane dy familje nga Veleshta e Struges dhe une e nese don dikush te na viziton le te urdheroje...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •