nga gazeta shqiptare
--------------------------------
DOSSIER
Historia e familjes sė njohur shkodrane Benussi me origjinė italiane. I pari i tyre Giorgio Bernardo erdhi nė Shkodėr nė vitin 1828 i thirrur nga Veziri turk i qytetit
Benussi, shkodrani nga Trieste qė u bė Ministėr nė Tiranė
--------------------------------------------------------------------------------
DOSSIER
Familja Benussi me origjinė nga Rovignio d'Istria e Italisė
--------------------------------------------------------------------------------
Origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi ėshtė nga njė provincė italiane afėr qytetit tė Triestes e quajtur Rovignio d'Istria, qė nė atė kohė ishte nėn Perandorinė Austro-Hungareze dhe sot ndodhet nė territorin e Kroacisė. Ajo provincė italiane prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kaloi nėn administrimin e ish-Jugosllavisė dhe pas shpėrbėrjes sė saj nė fillimin e viteve 1990-tė ajo kaloi nėn juridiksionin e shtetit Kroat nė tė cilėn ndodhet edhe sot. I pari i kėsaj familje ėshtė quajtur Giorgio Bernardo Benussi dhe ai ka lindur nė nė atė provincė tė Italisė nė vitin 1801. Giorgio u diplomua nė Akademinė Navale (Detare) tė Triestes aty nga viti 1823 dhe punoi pėr disa vjet si marinar pranė Flotės Ushtarake Italiane nė specialitetin e udhėtimeve tė gjata pėr tė cilėn dhe ishte diplomuar. Pasi kishte shėrbuer pėr disa vjet pranė asaj marine, aty nga viti 1828 atij i erdhi njė kėrkesė nga Veziri turk i Shkodrės, pėr tė ardhur nė atė qytet si specialist i armės sė Artilerisė sė rėndė. Giorgio Bernardo Benussi iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė Vezirit tė Shkodrės dhe aty nga shtatori i vitit 1828 ai la vėndlindjen e tij Triesten dhe erdhi nė qytetin e Shkodrės sė bashku me bashkėshorten e tij Terezėn, e dy vajzat Antonian dhe Giovanėn. Nga dėshmi tė ndryshme gojore tė trashėguara nė disa breza thuhet se Veziri turk i Shkodrės i bėri njė pritje tė ngrohtė Giorgio Benussit dhe i ngriti atij njė shtėpi tė mirė aty ku sot ndodhet lagjia Perash, nė pjesėn e banuar nga katolikėt. Po kėshtu lidhur me ardhjen e Giorgios nė qytetin e Shkodrės ka dhe njė version tjetėr, ku thuhet se ftesa nga Veziri i Shkodrės iu bė atij pasi ai kishte ardhur nė atė qytet si vizitor, ku dhe u njoh personalisht me Vezirin. Pasi shėrbeu pėr disa vjet si specialist i Artilerisė sė rėndė pranė Vezirit tė Shkodrės, Giorgio Benussi u largua qė andej dhe hapi njė farmaci private nė qėndrėn e qytetit, pėr tė cilėn thuhet se ka qenė dhe e para farmaci qė ėshtė hapur nė Shkodėr. Po kėshtu krahas aktivitetit tė tij tregtar faramceutik me tė cilin kryesisht merrej bashkėshortja e tij italiane Terezina, Giorgio hapi dhe disa kurse tė gjuhės italiane me pagesė, ku mėsonin kryesisht fėmijėt e aristokracisė sė qytetit tė Shkodrės tė cilėt pėrgatiteshin pėr tė ndjekur studimet nė Itali dhe shtete tė tjera tė Europės. Aty nga viti 1850-tė teksa Giorgio Bernardo Benussi vazhdonte tė banonte nė qytetin e Shkodrės, i lindi dhe njė fėmijė tjetėr i cili u quajt Gaspėr. Giorgio jetoi deri aty nga viti 1869 dhe pas vdekjes sė tij me aktivitetin farmaceutik u muar djali i tij Gaspėri, i cili u shkollua nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės qė ishte fare pranė shtėpisė sė tyre. Pas mbarimit tė Kolegjit Saverian nė qytetin e Shkodrės, Gaspėr Giorgio Benussi shkoi nė qytetin e Tristes pranė njerėzve tė familjes sė babait ku dhe ndoqi studimet dhe u diplomua pėr mėsues. Pas diplomimit ai u kthye pėrsėri nė qytetin e Shkodrės dhe pėr shumė vjet punoi si pedagog pranė Kolegjit Saverian ku jepte lėndėn e gjuhės italiane. Nga vitet e fundit tė karrierės sė tij si pedagog pranė atij Kolegji, Gaspėri u thėrrit nga Konsullate Austro-Hungareze qė ishte vendosur nė qytetin e Shkodrės dhe pėr disa vjet punoi aty nė funksionin e Kryesekretarit tė saj. Gjatė karrierės sė tij si pedagog i gjuhės italiane pranė Kolegjit Saverian, Gaspėri u mor edhe me hartime tekstesh shkollore dhe botoi shumė artikuj publicistik nė shypin e kohės. Puna e tij shkencore nė lėmin e pedagogjisė konsiston nė botimin e dy Abetareve shqipe, tė njė metode pėr mėsimin e gjuhės italiane tė cilėn e kishte filluar babai i tij Giorgio, si dhe tė librit "Shqiptari i mėsuem nė gjuhė tė vet". Gaspėr Giorgio Benusssi ka jetuar deri nė vitin 1931 dhe vdiq nė qytetin e Tiranės nė moshėn 81-vjeēare. Varrimi i tij u bė nė qytetin e Shkodrės pranė varrezės familjare ku mė parė ishte varrosur dhe babai i tij Giorgio. Akoma edhe sot nė qytetin e Shkodrės ka shumė persona tė cilėt e mbajnė mėnd pritjen madhėshtore qė iu bė kortezhit me trupin e Gaspėrit nė hyrje tė Lagjes sė Baēallėkut ku kishte dalė gjithė paria e qytetit si dhe banda frymore qė e shoqėroi atė me marshe funebre deri nė varrezat e Rrmajit. Gaspėr Giorgio Benussi me bashkėshorten e tij Ēeēilia Ēekja, (nga fisi i njohur shkodran i Filip Ēekjat) lanė pesė fėmijė: njė vajzė tė quajtur Tereza, si dhe katėr djem, Gjushin, qė u lind nė vitin 1894, Baltazarin (1897) Zefin (1900) dhe Luigjin qė u lind nė vitin 1903. Vajza e madhe e Gapsėrit, Tereza, nuk u martua, ndėrsa tė katėr djemtė e tjerė pasi u shkolluan nė Universitetet e Italisė dhe Austrisė u martuan e krijuan familjet e tyre nė qytetin e Shkodrės e Tiranės ku jetojnė edhe sot fėmijėt e nipėrit e mbesat e tyre.
-------------------
Aty nga fillimi i vitit 1945 filloi dhe kalvari i familjes sonė, pasi komunistėt qė sapo kishin ardhur nė pushtet arrestuan babanė tim Zefin i cili ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė vitin 1932 nė Romė dhe gjatė kohės sė pushtimit fashist tė vėndit kishte mbajtur pėr njė periudhė dy mujore postin e Ministrit tė Arsimit. Pasi u mbajt pėr disa kohė nė hetuesi, babai u nxor nė Gjyqin Special qė u zhvillua nė muajt mars-prill tė vitit 1945 nė Tiranė, sė bashku me 63 ish-funksionarė tė tjerė tė lartė tė qeverive shqiptare qė nga koha e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nėn pushtimin gjerman. Pas goditjes sė parė qė pėsuam ne si familje, fisi ynė Benussi u godit pėrsėri nė marsin e vitit 1948 kur u arrestua xhaxhai im Baltazari, i cili po ashtu si edhe babai im Zefi, ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Romė nė vitin 1924. Qė nga viti 1932 kur xhaxhai Baltazari ishte larguar vullnetarisht nga Gjykata e Diktimit e Monarkisė sė Zogut e deri nė vitin 1947 ai nuk ishte pėrzier me asnjė aktivitet politik, por ishte marrė vetėm me profesionin e avokatit duke u bėrė njė nga mė tė famshėmit qė kishte Shqipėria nė ato vite sė bashku me ortakun e tij Suat Asllanin.
Pas dėnimit tė babait Zefit me dy vjet e gjysėm burg dhe tė xhaxhait Baltazarit me shtatė vjet, komunistėt na sekuestruan dhe tė gjitha pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme, ku vetėm Baltazarit i morėn tre vila luksoze nė qytetin e Tiranės. Pas kėsaj familjet e vėllezėrve Benussi qė kishin ngelur nė gjėndje tė vajtueshme ekonomike pėsuan dhe njė goditje tjetėr nga regjimi komunist i Enver Hoxhės nė mesin e viteve '50-tė kur kėrkoi azil politik jashtė Shqipėrisė djali i xhaxhait tonė Gjushit, Gaspėr Benussi, i cili ishte diplomuar nė Sofjte tė Bullagrisė dhe kishte zbatuar projektin e ndėrtimit tė fushės sė Aviacionit tė Rinasit. Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 64-vjeēari Anton Benussi i diplomuar pėr Biollogji-Kimi dhe djali i vetėm i Zef Benussit, ish Ministrit tė Arsimit nė vitin 1943, i cili rrėfen tė gjithė historinė e familjes sė tij me origjinė italiane nga provinca e Rovignio d"Istria, ku i pari i tyre Giorgio Benussi erdhi dhe u vendos nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1828, pas kėrkesės sė Vezirit turk tė atij qyteti. Po cila ėshtė e kaluara e familjes shkodrane Benussi, me origjinė italiane dhe si jetuan ata nė Shqipėri? Cilėt ishin pinjollėt e saj, ku u diplomuan ata dhe cili ishte fati i tyre gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut dhe nė vitet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės?
Gjush Benussi, 24-vjet Kryesekretar i Parlamentit
I pari i fėmijve tė Gaspėr Benussit, ishte Gjushi (emri i vėrtetė Gjergj) i cili u lind nė vitin 1894 nė qytetin ne Shkodrės ku banonte asokohe familja e tyre. Mėsimet e para Gjushi i mori nė Kolegjin Saverian tė qytetit ku asokohe punonte si pedagog i gjuhės italiane dhe babai i tij Gaspėr Giorgio Benussi. Pas mbarimit tė atij kolegji me rezultate shumė tė larta, Gjushi u dėrgua dhe ndoqi studimet e mesme dhe mė pas ato tė larta nė Vjenė tė Austrisė. Nė kryeqytetin e Perandorisė Austro-Hungarze nė Vjenė, Gjush Benussi qėndroi pėr tetė vjet dhe u diplomua nė degėn e Ekonomisė Tregtare pranė Universitetit vjenez. Pas diplomimit nė atė universitet nė vitin 1918-tė kur pėrfundoi dhe Lufta e parė Botėrore, Gjushi u kthye nė qytetin e lindjes nė Shkodėr ku pėr disa kohė punoi nė adminstratėn vendore tė atij qyteti. Aty nga viti 1920 me krijimin e Parlamentit tė Parė shqiptar, Gjushi erdhi nė Tiranė pas kėrkesės qė i bėnė disa miq tė tij politikanė nga qyteti i Shkodrės dhe filloi punė si Kryesekretar i Parlamentit. Lidhur me kėtė, nipi i tij Anton Benussi, dėshmon: "Nė atė detyrė xhaxhai ynė Gjushi punoi pa ndėrprerje pėr 24 vjet me rradhė deri nė vitin 1944 kur dhe u shkri Parlamenti i periudhės sė Luftės. Gjatė asaj periudhe tė gjatė kohe, ai u perfeksionua nė zanatin e tij dhe ishte i pari qė krijoi Stenografinė shqiptare. Nė vitet e Monarkisė sė Zogut, Gjushi hartoi dhe botoi librin "Stenografia shqiptare" i cili ėshtė dhe i pari dhe i vetmi i llojit tė tij nė Shqipėri. Duke qenė se ai ishte njė profesionist i vėrtetė nė zanatin e tij, edhe pas mbarimit tė Luftės komunistėt qė erdhėn nė pushtet e mbajtėn pėr disa kohė nė punė nė Agjensinė Telegrafike Shqiptare. Mė pas aty nga vjeshta e vitit 1945, pas goditjes qė pėsoi familja jonė me dėnimin e babait tim Zefit, qė kishte mbajtur funksionin e Ministrit tė Arsimit, u hoq nga puna dhe Gjushi, i etiketuar si reaksionar dhe pinjoll i klasave tė pėrmbysura. Nė atė kohė qė e hoqėn nga puna, Gjushi mbeti nė njė gjėndje tė mjerueshme ekonomike pasi ai kishte dhe pesė fėmijė pėr tė rritur. I detyruar nga vėshtirėsitė financiare nė tė cilat u ndodh, ai humbi edhe shtėpinė e tij qė e kishte aty nė "Bllokun" e sotėm nė Tiranėn e Re. Atė vilė shumė tė mirė qė ai e kishte ndėrtuar me djersėn e ballit, u detyrua dhe e shiti pėr bukėn e gojės", dėshmon 64-vjeēari Anton Benusi, lidhur me xhaxhanė e tij Gjushin i cili pėr 24 vjet me rradhė punoi si Kryesekretar i Parlamentit shqiptar dhe njihet si themeluesi i Stenografisė shqiptare.
Arratisja e Gaspėr Benussit
Aty nga viti 1955, Gjush Benussi dhe familjet e tre vėllezėrve tė tjerė Baltazarit, Luigjit dhe Zefit, pėsuan edhe njė goditje tjetėr nga ana e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pasi nė atė kohė u arratis nga Shqipėria djali i madh i Gjushit, Gaspėri i cili ishte diplomuar nė Sofje tė Bullgarisė pėr inxhinier ndėrtimi. Lidhur me kėtė, Anton Benussi dėshmon: "Djali i xhaxhait tonė, Gaspėri, gjatė viteve tė Luftės kishte simpatizuar e ishte lidhur me lėvizjen antifashiste dhe duke pėrfituar nga ai qėndrim politik, menjeherė pas mbarimit tė Luftės fitoi tė drejtėn e studimit dhe shkoi nė Sofje tė Bullgarisė ku u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Aty nga viti 1950-tė Gaspėri u kthye nė Shqipėri dhe qeveria e asaj kohe i ngarkoi tė zbatonte projektin e Fushės sė Aviacionit tė Rinasit tė cilėn ai e pėrfundoi me sukses tė plotė. Pas pėrfundimit tė atij projekti tė madh, qeveria e asaj kohe si pėr ta shpėrblyer pėr punėn e bėrė i dha leje qė tė shkonte nė Sofje tė Bullgarisė pėr tė marrė bashkėshorten e tij bullgare me tė cilėn ishte martuar qė kur studjonte nė atė universitet. Por pasi iku nė Sofje dhe u bashkua me familjen e tij, Gaspėri kėrkoi azil politik dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri. Pas disa kohėsh qėndrimi nė Bullgari, ai u largua edhe qė andej dhe vendos nė SHBA ku bėri njė karrierė brilante, pasi ishte tepėr i pėrgatitur nė zanatin e tij. Ndėrsa Gaspėri u largua pėr nė Amerikė ku jeton edhe sot, babai i tij dhe njėkohėsisht xhaxhai im Gjushi, jetoi nė qytetin e Tiranės nė njė gjėndje tė vėshtirė ekonomike dhe i persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Gjushi vdiq nė vitin 1963 dhe e gjithė puna e tij si themelues i Stenografisė Shqiptare nuk u pėrmėnd asnjėherė gjatė viteve tė regjimit komunist", kujton Anton Benussi lidhur me xhaxhanė e tij.
Baltazari, hartuesi i Legjislacionit shqiptar
Djali i dytė i Gaspėr Giorgio Benussit, ishte Baltazari i cili u lind nė 6 janar tė vitit 1897 nė qytetin e Shkodrės. Edhe Baltazari ashtu si i vėllai i tij mė i madh Gjushi, ndoqi mėsimet nė Kolegjin Saverian nė qytetin e Shkodrės dhe i ndėrpreu ato pėr tė vazhduar katėr vitet e fundit tė gjimnazit nė qytetin Pechshit nė Hungari. Nė vitin 1916-tė pas mbarimit tė mėsmimeve nė atė Kolegj Jezuit qė konsiderohej si njė nga mė tė famshmit e tė gjithė Perandorisė, Baltazari u kthye nė vėndėlindjen e tij nė Shkodėr. Pas dy vjetėsh ai u thėrrit dhe u mobilizua nė ushtrinė austro-hungareze, pėr arsye se ai kishte marrė nėnshtetėsinė e asaj Perandorie. Lidhur me kėtė, Anton Benussi dėshmon: "Pasi kreu shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė rradhėt e armatės sė Perandorisė Austro-Hungareze, nė vitin 1920-tė Baltazari u kthye nė vėndėlindjen e tij nė Shkodėr dhe pak kohė mė vonė babai i tij Gaspėri mori njoftimin se djalit tė tij Baltazarit i ishte aprovuar e drejta pėr tė ndjekur studimet nė degėn e Jurisprudencės pranė Universitetit tė Romės nė Itali. Nė vitin 1924, Baltazari mori diplomėn me rezultate tė shkėlqyera dhe gradėn shkencore Doktor nė Drejtėsi.
(vijon nesėr)
Krijoni Kontakt