Close

Rezultati i Sondazhit: Cilat jane 2 skuadrat qe kualifikohen ?

Votues
25. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Inter.

    22 88.00%
  • Porto.

    13 52.00%
  • Glasgow Rangers.

    7 28.00%
  • Artmedia Bratislava.

    2 8.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 31 prej 42 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 417
  1. #301
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po ce gjet Milanin ore pfyyy pfyyy

    Nejse, edhe PSV-ja ishte e forte a? Por Milani dukej i lodhshem dhe me se shume fitorja ndaj Juves fundjaven e fundit ndikoi sepse ishin te sterlodhur lojtaret.

    Mandej mungesa e Sheves dukej shume, por edhe ajo e Kakase, po ku ishte ai, pse nuk luante sonte.

    Mandej Vieri ishte per gjynah, ai komentatori ku e ndjeka ndeshjen une sonte, tha: Vieri me shume ju pengon lojtareve milanez se ja ju ndihmon lol (o sa kam qesh mandej gjate ndeshjes kur me kujtoheshin ato fjale)

    Tjeter cka te them, kartoni i kuq i Stamit me se i merituar, ore c'pate Seedorf dhe Stam ne ate aksion, apo harrova tereni ishte i lagur nga shiu se si te ishte i mire s'kishte shance te deperton ajo "flutura" holandeze qe e detyroi Stamin te mer te kuq ne "shtepine e tij" dhe te han turpin me buk hahaha

    Gila dhe Bobo, definately out of any combination, nuk mund te ja bejne hic me njeri tjetrin...

    Me pelqeu futja e Sheves, dhe gjuajtja e pare e tij dhe mbrojtja fenomenale eatij Gomesit qe ja mori "1" sonte Dides per ne kombetaren braziliane

    Tjeter dua te cek edhe "gjysem" penalltine ndaj Serginos qe sipas meje po te ishte Colina e kishte bere ate 11-metersh, por ja se keq, sepse ajo eshte Evrope dhe nuk eshte Itali...

    Edhe nje here pyes, pse Kaka sonte nuk ishte ne formacion lol lol

    Hajt shendet se ka kohe edhe per ju, dhe mos harroni se keni nje takim ne "ferrin turk"...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #302
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CSKA London sonte turperohet ne Sevilla nga Betis.

    Ishte Dani qe shenon ne pjesen e pare te takimit golin vendimtar dhe ekipi rus nga Anglia lol detyrohet te leshon kokeulur fushen.

    Keshtu eshte kur ekipet fryhen dhe sterfryhet nga mediat dhe opinioni me i gjere....

    Betis eshte nje ekip modest, ne dy ndeshjet e fundit ne fushe te vete, javet e fundit i ka humb nga Barca 1:4 dhe Real 0:2 ndersa para humbjes me Real deklasohet ne 5:0 nga Malaga dhe radha i erdhi qe me Chelsin ti gezon tifozet e vete...sepse ndryshe nuk mundet...

    Hajt shendet
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #303
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    O Davius, paske pa vetem pritjen e Gomes-it ne fund, e ke caktu "1-shin" e kombtares braziljane pa fut ne llogari pritjet e Dida-s deri sa gjuajti Sheva ate goditje.

    mire ju bo qe e hongren. qe nqs kane ner men me dale ne 16-she edhe te vazhdojne me tej, te ndryshojne mentalitet gjate takimeve.
    sot shpirti luftarak ishte 0. po ashtu ishte roli i mesfushes ne koordinimin e reparteve dhe te imponimit te presionit ndaj ekipit kundershtar dhe lojes se tij. po ashtu edhe lidhja e sulmuesve, qe ishin si balona tabake, se jane te dy si gomere per marshallah, te cilave nuk ja kishin lidh mire terezite. njeri prej tyre, ka kohe qe kto te fundit i jan kput, po ti thuj, do bie poshte edhe ai i riu.
    mungesa e nje lojtari sulmues me aftesi depertuese dhe teknike duket....pikerisht mungesa e nje Shevchenko.

    lojtare me antipatike se dy jevgjit e sulmit hollandez (asnjeri prej tyre i tille) tani per tani eshte veshtire te perfytyroj. si balerinat aty ne krah, qe perpeliteshin me top ne kembe. si nuk u fut njeri tamam ashtu sic eshte per tu futur...nje nderhyrjee denje per karton, qe te mesohen qe kunder gjigandeve nuk behet balet. edhe ai qe e beri, dmth Gattuso, u nderrua ne pjese te dyte qe mos merrte te dytin...akoma i karikuar nga ndeshja e te shtunes.

    me iken truri ..... sidomos kur shof bufin Ancelott, qe rri pa thene 1 cerek llafi.....kur nuk acarohet dhe nuk karikon trajneri, car pret nga lojtaret...

    komentet jane te teperta, se u beme si interistat duke perseritur te njejtat gjera...

    ne ndeshjet e ardhshme, me te hajrit...

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  4. #304
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mad, ai qe mbron porten e PSV-se eshte teper i mire, dhe se te thashe une do ja mar 1-shen Dides a shume keq te erdhi a?

    Po nejse, eshte normale tash te kapesh per dicka tjeter, dhe ato "jevget" qe thuash ti shko pyet Nesten dhe ate Stamin si i kane hallet lol

    Nejse, mos mendo se kam dicka kunder jush por s'me pelqen nje fakt qe kur rreheni dicka jeni alergjik te futeni ne forum ju milanista duke filluar nga Stormi e gjer te Xeni...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #305
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O Davius po si nuk te vjen zorr qe kritikon ekipin me bolestik ne bote ? Pse nuk tregohesh realist dhe te thuash qe ishin te lodhur te gjithe nga ndeshja, ose me sakte nga grushti me Juventusin ?

    Duke qene se e pashe ndeshjen, dhe duke qene se i kam ndjekur te gjitha ndeshjet e PSV-se me Milanin(se kan lujt disa here keto vitet e fundit), di te them qe shyqyr i pa perendia i her keta te shkretet, se Milani vetem fitote me gola stropio. Hajde se ka kohe akoma, kohe me u skualifiku bie llafi, se kshu e niset dhe vjet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #306
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Cruz i papermbajtcem ,i sapofutur ne pjesen e dyte realizoi dy gola nji me penallti ,tjetri gol klas me koke ,nga nji kros i mihajlovic , goli Portos gjithashtu ishte spektakel ,gjujtja standarte nga i riu almeida perfundoi ne trekendsh te portes se mbrojtur nga cesari ,e pakapshme !!!

    Adri mu duk dobet sot nuk e di ca kishte ??

    FORZA INTER
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 01-11-2005 mė 19:17

  7. #307
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Interi fiton, Milani han burriton te vendi, dhe akoma ne faqe te pare merren me Adrianon dhe Interin.
    LOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS SSSEEEEEEEEEEEEEEEEEERS
    Ose me mire ne shqip se ngjan me bukur, PLEHRA.

    FORZA INTER
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #308
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Reali sonte triumfon ne tereni e ftohte ne Norvegji:

    REAL MADRID: Casillas; Salgado (Mejķa 45“), Pavón, Woodgate, Roberto Carlos; Sergio Ramos, Diogo, Beckham (De la Red 91“), Guti (Raśl Bravo 83“); Robinho dhe Raśl.

    Eshte ndeshja e dyte qe Ramos dhe Digo luajne ne mesfushe, paramendo dy mbrojtes klasik luajne ne mesfushe lol

    Nejse kryesorja eshte fitorja e arketuar si ne ndeshjen e fundit me Betis dhe sonte kunder Rosenborgut.

    Mungesat ishin: Roni, Zidane, Baptista...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #309
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    O Cyclo nuk kritikova une mer, mandej thash se ishin te lodhur, thjesht edhe mua me ka inatos fakti i kesaj PSV-se kohet e fundit me Milanin. Gjithmone kane luajtur bukur por fatin e kane pasur kundra tyre gjithmone...

    Por e drejta vonon, por nuk harron a?

    Me kujtohet takimi mes PSV-Milan, isha ne rruge per Turqi, dhe paramendo jam ndalur ne kufi te Bullgarise tek ai qe kontrollon pasaportat e kemi pare me disa shoke ndeshjen disa minuta, ishte koha kur PSV-ja avanconte me duket 3:0 se s'me kujtohet mire tash, dhe ashtu e lame, te gjithe milanistat disa shoke te mi ne autobuz mbeten te shtangur... kur pa mos arritur ne kufi me Turqine arin nje SMS ne telin tim ku thote se Milan ka shenuar gol ne min 90+1 dhe eshte kualifikuar... dhe milanistat nga gjumi i vdekur u bene me te uluriturit ne autobus...

    Edhe dicka interesante, perseri ne kufirin me Bullgarine gjate kthimit kesaj radhe per ndeshje Milan-Juve, iishte ora 15:00 me oren e Ballkanit dhe ne prap ne kufi por kesaj radhe ne anen turke dhe nuk kishim mundsi te ndjekim ndeshje...dhe sapo arritem ne anen bullgare shohim se Juve ka fituar 0:1 dhe "gjumi i vdekur" vazhdoi deri ne banesat e tyre per keto milanista...

    Eh kjo Bullgaria eshte bere "night mare" per shume shok te mi hahaha

    Nejse do historia me PSV dhe Milanin hahaha... Jo se e kisha inat, por me vie inat humbja e pamerituar e holandezve..

    Nejse, PSV-ja sonte i tregoi se ka edhe elemimin nga grupi qe tash, po te beje ndonje kiks me Fenerin e Xenit do ikin per lesh..

    Shendet...
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #310
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    E paskan honger dhe kto trimat e Sali Protopapes ,bravo PSV ,me ekip gjysmak arriti te mposhte bilanistat me ne krye kasapin me shpate samurai gatuso !! me shnet dopjo njishin , haku i gjysemfinales se vjetcme ku PSV meritonte te ishte ne finale

Faqja 31 prej 42 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Grupet - Champions League 2004/05
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •