Simbas premtimit qe kam bere per te sjella nje sere temash nga i krishteri me ne ze i kohes sone, z. Derek Prince, Tema e pare do te jete : "Kripa e Tokes".
I ftoj te gjithe te krishteret qe nen mesimin e Frymes se Shenjte ti ndjekim keto tema , te cilat jane shume te rendesishme ne formimin e Besimt kristian.
Zoti ju bekofte.
" Ju jeni kripa e tokes.." (Mateu 5:13.)
Jezusi ju flet dishepujve te tij dhe te gjithe ne te krishtereve. dmth te gjithe atyre qe njohin autoritetin e mesimit te Tij. Ai e krahason funksionin tone mbi toke me ata te kripes. Kuptimi i ketij krahasimi nese kemi parasysh dy perdorimet e kripes ne lidhje me ushqimin.
. KRIPA JEP SHIJE.
Para se gjithash, kripa jep shije. Ushqimi i cili fillimisht eshte i pashijshem behet i shijshem kur i hidhet kripa. Ne Jobi:6:6, kjo jepet ne formen e nje pyetje retorike: "a hahet valle ndonje ushqimi amesht pa kripe..?" Pra kripa eshte ajo qe i jep shijen ushqimit, sepse ne rats te kundert nuk do te donim ta hanim.
Si kristiane, funksioni yne eshte ti japim shije botes. Ai qe e pelqn kete shije eshte Perendia. Prania jone e ben token te pelqyeshme per Perendine. Prania jone e ve token nen meshiren e Perendise. Pa ne , nuk do te kishte azgje qe ta bente token te pelqyeshme per Perendine. Por meqenese jemi ne ketu, Perendia vazhdon ta derdhe ne toke dashamiresine dhe meshiren e tij, me teper se zemerimin dhe gjykimin. Prania jone eshte ajo qe e lejon kete ndryshim.
Ky parim eshte ilustruar ne menyre te gjalle ne tregimin e nderhyrjes se Abrahamit tek Perendia , per te ndihmuar Sodomen , histori kjo qe e lexojme tek Zanafilla:18:16-33.
Zoti i ka thene Abrahamit se Ai eshte nisur per ne Sodome, per te pare nese ligesia e ketij qyteti ka arritur deri atje, ku gjykimi nuk mund te shtyhet me tej. Abrahami ecen perkrah Zotit, drejt Sodomes dhe diskuton me Te rreth parimeve te gjykimeve te tij.
Se pari, Abrahami paraqet nje parim baze per te gjithe te tjerat qe pasojne. (nuk eshte kurre deshira e Perendise qe gjykimi per fajtoret te bjere mbi te pafajshmit) "Do te zhdukesh te drejtin se bashku me te paudhin?" Pyet Abrahami ne vargun 23. "Mos e bej kete gje te shkaktosh vdekjen e te drejtit se bashku me ate te te paudhit, keshtu qe i dretji te trajtohet si i paudhi. Larg teje nje mendimi tille . Gjykatesi i gjithe Tokes , a nuk ka per te bere drejtesi?" (vargu 25).
Ne beshkebisedimin qe pason, Zoti e tregon qarte se Ai e pranon parimin e deklaruar nga Abrahami. Sa e rendesisheme eshte qe te gjithe besimtaret ta kuptojne kete gje. Ne qofte se jemi vene ne raport te drete me Perendine, me ane te besimit ne Jezus Krishtin dhe nese jeta jone udhehiqet ng ky besim, Zoti kurre nuk do te deshiroje, qe te ushtroje ndeshkimin e fajtoreve mbi ne.
Fatkeqesisht , kristianet nuk e kuptojne kete gje, sepse ata nuk arrijne te bejne dallimin ndermjet dy situatave, te cilat ne pamje te jashtme mund te duken te ngjashme, por qe ne te vertete jane plotesisht te ndryshme, ne natyre dhe ne qellim. Nga njera ane eshte persekutimi per hir te drejtesise , dhe nga ana tjeter eshte gjykimi i Perendise per fajtoret. Ndryshimi ndermejt ketyre dy situatave eshte dhene ne deklaratat e me poshtme. PERSEKUTIMI , vjen nga fajtoret mbi te pafajshmit, ndersa GJYKIMI , vjen nga Perendia mbi fajtoret. Keshtu Peresekutimi per hir te drejtesise dhe gjykimi per shkak te fajsise, jane ne opozite me njeritjetrin ne origjinen dhe rezultatin e tyre.
Bibla, ne menyre te qarte i paralajmeron kristianet per vuajtjet dhe persekutimet qe i presin. Ne bashkebisedimin rreth 5 librave te pare te Dhjate se Vjeter , Jezusi ju thote dishepujve te tij: "Lum ata qe persekutohen, sepse kryejne ate qe kerkon Zoti; atyre ju perket Mbreteria e Qiejve. Lum ju kur njerezit ju shajne dhe ju perndjekin dhe thone gjithfare te zezash kunder jush pa te drejte, sepse me perkisni mua."(Mateu 5:10-11.) Pali i shkruan ne te njejten menyre Tomoteut: "Secili qe deshiron qe te beje nje jete qe i pelqen Perendise, sepse i takon Jezusit, Mesise, do te pesoje perndjekje."(2Timot:3:12.) Sidoqofte kristianet duhet te jene te pergatitur per te perballuar persekutimin per besimin dhe menyren e jetes se tyre, madje ta konsiderojne kete si nje privilegj.
Nga na tjeter, kristianet nuk perfshihen kurre ne gjykimet e Perendise mbi fajtoret. Ky parim eshte shpallur shume her ne Shkrimin e Shenjte. Ne 1Korith:11:32: ne letren e tij, Pali u thote besimtareve: " E kur na ndeshkon, Perendia na edukon ,qe te mos denohemi se bashku me boten." Si besimtare , ne mund te pranojme e te perjetojme edukimin e Perendise. Neqofte se i neneshtrohemi ketij edukimi dhe ndreqim jeten tone , atehere ne nuk jemi subjekti i gjykimeve qe bien mbi jobesimtaret, ose mbi boten ne pergjithesi. Qellimi kryesor i Perndise per edukimi tone si besimtare, eshte, te na ruaje nga pasojat e gjykimeve te tij mbi jobesimtaret.
Ne Psalmin 91:7-8, besimtareve u jepet ky premtim: " Edhe ne qofte se prane teje (besimtarit) vdesin me mijera dhe rreth teje bien me dhjetra mijera, mbi ty nuk do te bjere azgje. Me syte e tu do te shohesh se si Perendia i denon te gjithe ata, qe e perbuzin, ata qe nuk e perfillin." Edhe njehere ketu shihet i njejti parim. Cilido gjykim qe vjen si "shperblim i fjatorit"(te cilin fajtori e meriton me te drejte) nuk do te bjere kurre mbi te drejtin, Edhe nese Perendia e godet fajtorin nga te gjitha anet , i dretji nuk do te ndeshkohet (goditet si fajtori).
Tek Exodi:7:12, tregohet se Perendia solli 10-te urdhera(plage) per cdo ashpersi e kokfortesi mbi Egjyptjanet, sepse ata refuzuan qe te digjonin profetet e Perendise, Mojsiun dhe Aharonin. Pavaresisht nga kjo , populli i Perendise se izraelit, qe jetonte ne mes te Egjyptit , nuk u cenua nga asnje gje (plage). Tek Exodi:11:7, perligjia eshte dhene ne kete menyre: "Por ndaj Izrailiteve dhe kafsheve te tyre, nuk do te lehe as edhe nje qen. Ateher do ta dini se Une, Zoti, bej dallim midis Izrailiteve dhe Egjiptianeve." Gjykimi nuk bie mbi Izrailitet, sepse Zoti "ben dallim" ndermjet popullit te tij dhe popullit te Egjiptit. Madje dhe qente e Egjiptit duhet ta respektojne kete dallim. I njeti dallim eshte i vlefshme e dhe sot.
Vazhdon
deshmuesi i Krishtit.
Krijoni Kontakt