Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Festa Bektashiane

    Ngjitje nė lartėsitė e fronit tė perėndive parahelene

    Nė Malin e Tomorit, mes vargut tė pelegrinėve bektashinj




    Tė ngjitesh lartėsive tė Malit tė Tomorit ėshtė njė sakrificė e madhe, ndėrsa tė udhėtosh drejt Teqesė sė Kulmakut ėshtė vėrtet njė ndėrmarrje tepėr e vėshtirė. E qė tė arrish atje duhet ta kesh vendosur qė tė mos tėrhiqesh para asnjė vėshtirėsie qė tė del pėrpara. Dhe nėse jeni tė prirur pėr tė shijuar njė udhėtim kolektiv, ju mund tė shfrytėzoni fare mirė festėn e Abaz Aliut, ose siē njihet ndryshe festa e besimtarėve bektashinj.

    Udhėtimi
    Pavarėsisht kilometrave me njė makinė tip fuoristradė, tė duhen jo mė pak se katėr orė qė tė pėrshkosh rrugėn nga Berati nė drejtim tė Malit tė Tomorit. Ēdo vit nė fund tė muajit gusht Mali i Tomorit mbushet me pelegrinė tė ardhur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė dhe diaspora. Pėr tė shkuar deri nė vendin e shenjtė duhet qė mė parė tė kalosh Bogovėn, fshatrat: Kakrukė, Ēorovodė, Qafėn e Devrisė dhe mė pas mbėrrin nė Qafėn e Kulmakut.

    Ngjitja
    Nė Qafėn e Kulmakut, vėren kalldrėmin e hershėm, tė ndėrtuar para viteve '90. Territori i pėrket Komunės Qendėr nė Skrapar. Pėr tė shkuar nė Gjerbės duhet tė kalosh Guhakun, burimin me shumė ujė qė rrjedh nga mali Tomor, tė pėrpjetėn e fshatrave Radėsh e Mollas, duke lėnė djathtas Shpellėn e Pirogoshit dhe Gykėn e Devrisė me pamje alpine qė tė shpie nė Leshnje pėr tė shkuar nė Ujanik. Nga e majta e rrugės tė rri mbi kokė Mali i Tomorit, ndėrsa djathtas lė Zaloshnjėn, Milovėn dhe pas njė tė tatėpjete tė butė mbėrrin nė Gjerbės.

    Nė vendin e shenjtė
    Nga Gjerbėsi drejt Ujanikut derisa mbėrrin nė vendin e shenjtė, nė ditėt e festės vėren qindra-mijėra pelegrinė tė sistemuar nė kampingjet qė kanė ngritur. Nė mes tė turmės shihen edhe uniformat blu tė cilat merren me mbikėqyrjen e vargut tė gjatė tė pelegrinėve, pavarėsisht se drejtuesit e teqesė pohojnė se "feja nuk bashkėjeton me koburen dhe se besimtarėt e gjejnė vet rrugėn pėr tek Shtėpia e Zotit". Nė festimet e kėtij viti kanė marrė pjesė vendas e tė huaj me dhe pa origjinė shqiptare, tė cilėt besojnė nė njė perėndi, madje pa dallime fetare. Aty shkojnė njerėz tė besimit tė krishterė, tė besimit islam e katolik. Dy ndėrtesat qė ndodhen brenda njė territori janė tė rrethuara me njė mur tė lartė. Ndėrsa 'ushtritė' e ēadrave tė pelegrinėve janė tė sajuara me plastmas. Rreth 18.00 automjetet janė parkuar nga baxhoja e Ujanikut deri nė majė tė malit ku gjendet Varri Konof i Abaz Aliut.

    Rituali
    Ndryshe nga vitet e shkuara, kėtė herė nė festėn tradicionale tė bektashinjve kurbani zhvillohet nė njė thertore tė madhe me kushte tė mira dhe ujė tė bollshėm. Njerėzit sipas ritualit, taksin qengjin dhe nėse nuk e therin vetė ndihmohen prej kasapėve. Njė kilogram mish qengji shkon deri nė 300 lekė tė reja. Territori pėrreth ėshtė kthyer nė njė fushim gjigand panairi ku gjenden tė gjitha asortimentet qė shiten me ēmime tė njėjta si nė qytet. Pas kryerjes sė kurbanit dhe hedhjes sė njė shume tė konsiderueshme parash pėr bamirėsi, mund tė gėzoni sipas mėnyrės tuaj me tė afėrmit.

    Festa
    Festa e Tomorit ėshtė me origjinė pagane. Ky vend ka filluar tė pėrkujtohet si epiqendra e bektashizmit nė vitin 1600 kur Haxhi Babai ngriti varrin kenotof nė ēukėn e Tomorit. Rituali i festimeve u ndalua gjatė 50 viteve tė diktaturės komuniste dhe rifilloi sėrish vetėm pas vitit 1992. Ndėrsa sipas mitologjisė, Tomori ka qenė fron i perėndive parahelene. Njė legjendė e lashtė flet pėr mrekullinė Tomor, sipas tė cilės kur Perėndia krijoi kėtė mal, mbeti e mahnitur aq shumė teksa e sodiste nga larg, saqė nuk arriti tė krijonte njė tjetėr bukuri tė krahasueshme me tė.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ne te gjitha keto festa derdhet rakia me e mire e Skraparit. Rakine qe ben Skrapari nuk e ben asnjeri ne Shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Ne te gjitha keto festa derdhet rakia me e mire e Skraparit. Rakine qe ben Skrapari nuk e ben asnjeri ne Shqiperi.

    Qfare fatkeqesie ( baksuz ) ishe ti ku po shfaqesh ti vetem se po i mbyllin temat ,po i fshijne postimet e ēka jo tjeter
    Pse flet vetem per alkoholin ,pse te tjeret ne shqiperi nuk e pine alkoholin
    Ti po me duket se vete je pijave dhe spo dine se ēka po shkruan
    Ktu te komuniteti bektashian jane disa tema shume te mira ,ti nuk shkon ti lexosh ato dhe te perfitosh diēka per veten tende por merresh vetem me pije alkoholike
    Me shume se 90 % te gjerave qe po shkruan nuk jane te verteta .Me kto gjera qe po shkruan vetem se don te provokojsh besimtaret sunni dhe te nxitesh ngrindje midis ketyre dy grupeve
    Mos harroni bektashianet nuk mund ti shtyni ne grindje midis komunitetesh, ne aso grindjesh qe nuk perfiton askush nga to .
    Dhe duke munduar tja beni gropen dikujt tjeter ka mundesi qe ju te bini vete ne ate grope
    I lus moderatoret qe te mos lejojne ne te ardhmen postime sikur te alketit

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Me shume se 90 % te gjerave qe po shkruan nuk jane te verteta .Me kto gjera qe po shkruan vetem se don te provokojsh besimtaret sunni dhe te nxitesh ngrindje midis ketyre dy grupeve
    Une jam nga ato ane prandaj thashe se bektashinjte i festojne me raki ato festa, kam ngrene dreka dhe darka te tilla tek ata. Propaganda jote islamike kerkon dicka te e arrish indirekt.

    Ty nuk te pelqeu. Ti je suni, si te gjithe sunite ketu kane deklaruar haptazi se bektashinjte nuk jane myslymane, do te sjell postime nga vete sunite ne kete forum? Do genjesh ti "truth" apo une?

    Sunite po i hedhin ne ere shiitet ne Irak ne xhamira e tyre. Pse nuk mund te hedhin ne ere teqe me bektashinj brenda? Qofte larga ajo dite por per te bere sunite e bejne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •