Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Sali Ceku

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Sali Ceku

    Sali Ēeku ndėr prijatarėt e Rezistencės sė Armatosur nė Kosovė


    --------------------------------------------------------------------------------


    Sali Ēeku

    5 shtator 2002 / Shkruan: Shefqet DIBRANI

    Sali Ēeku, padyshim ėshtė ndėr figurat mė koherente dhe ndėr prijatarėt e Rezistencės sė Armatosur Ushtarake tė Kosovės, qė nė pėrvijim tė kohės u emėrtua Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

    Alibia e kėsaj enigme zgjidhet vetėm atėherė, kur tė pranohet e vėrteta se gjatė vitit 1991/92 nė Shqipėri janė stėrvitur dhe pėrgatitur grupe ushtarakėsh, tė cilėt mė vonė do ta bartin tėrė peshėn e organizimit dhe tė luftės nė konfliktin e paevitueshėm me policinė dhe ushtrinė serbe.

    Nismėtari kryesor i kėtyre ushtrimeve pėrgatitore ushtarake ishte padyshim nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Gjermani, funksionari politik i komunės sė Deēanit, Sali Ēeku. Kjo analogji ndriēon tė vėrtetėn se nė grupin e tė ushtruarve nė Shqipėri gjatė asaj periudhe ndėr tre-katėr bartėsit kryesor tė zonave tė caktuara, Sali Ēeku ishte politikisht dhe nė aspektin universitar mė i arsimuari.


    Pra, njėri ndėr organizatorėt dhe njeriu i parė qė e ka bėrė shtėpinė e tij nė Broliē tė Deēanit depo armėsh, dhe s'ka fije dyshim se futja e armėve me shumicė nė Kosovė ėshtė bėrė pikėrisht nga ai, qė pastaj ato armė tė transferohen nė Drenicė, Llap e gjetiu.

    Sali Ēeku ishte figurė politike e pranuar dhe e ēmuar, jo vetėm nė Degėn e LDK-sė nė Gjermani, por nė gjithė diasporėn shqiptare, nė Evropė, Amerikė e deri nė Australinė e largėt. Ai ka qenė bartėsi kryesor i gjithė aktivitetit dhe i organizimit tė LDK-sė nė Gjermani dhe nė tėrė diasporėn. Me njė fjalė ishte udhėkryqi i tė gjitha lidhshmėrive tė Kosovės me botėn, punė kėto qė i ka kryer me pėrkushtim tė rrallė. Ndonėse ishte nėnkryetar i LDK-sė, ai ka bartur tėrė barrėn e njė sekretari administrativ pėr Degėn e LDK-sė nė Gjermani.

    Kur kihet parasysh se Kolegjiumi i Degėve tė LDK-sė pėr Diasporė selinė e ka pasur pikėrisht zyrėn e LDK-sė nė kėtė shtet, atėherė mund tė vetėkuptohet edhe puna dhe kontributi i Sali Ēekut. Ai, ka qenė i mirėpritur, i respektuar nėpėr tubimet e shumta dhe fjala e tij ka shėmbėllyer, duke mbetur njė kujtim i gjallė pėr tė gjithė ata qė kanė pasur fatin ta takojnė apo ta dėgjojnė nėpėr tubimet ku ai ka prezentuar.

    Sali Ēeku ishte shumė i pranishėm edhe tė bashkatdhetarėt dhe anėtarėt e LDK-sė nė Zvicėr, ka marrė pjesė nėpėr tė gjitha protestat qė janė organizuar nė kėtė vend dhe ka asistuar shpeshherė edhe nėpėr tubimet e shumta tė nėndegėve dhe tė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, prandaj personaliteti i tij politik dhe njerėzor kurdoherė ka qenė i respektuar edhe nė Zvicėr, duke lėnė mbresa tė pashlyera dhe kujtimin e pėrhershėm tė tė pranishmit. Pėr kėtė arsye, nuk gabojmė kur themi se figura e tij identifikohej me frytet e punės sė LDK-sė.

    Por, pėr t'u ndriēuar personaliteti politik dhe kontributi organizativ i Sali Ēekut edhe nė themelimin e Ushtrisė, sė pari duhet pėr t'u sqaruar gjėrat qė nė gjenezė, pra duhet tė qartėsohen disa nga vrasjet enigmatike, qė kanė ndodhur nė Kosovė, para luftės sė armatosur. Si duket kjo ka ndodhė sipas njė planimetrie tė caktuar, e cila ka bėrė qė pastaj njė strukturė dhe njė klan t'ia vėrė "kornizat" historisė mė tė re tė Kosovės, ashtu siē patėn vepruar partizanėt kur e morėn "pushtetin popullor" me Partinė Komuniste tė Shqipėrisė, nė kohėn e fitores sė Revolucionit Socialist nė Evropėn Juglindore dhe nė Ballkan qė u printe dhe i ndihmonte Rusia.

    Po alibija e krijimit tė UĒK-sė i ka edhe disa ēėshtje tė mjegulluara dhe pa u sqaruar e vėrteta, si u bė burgosja masive e oficerėve shqiptarė gjatė vitit 1993/94, tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Mbrendshme tė Republikės sė Kosovės. Pėrderisa nuk shtjellohen format e eliminimit nė kreun e LDK-sė, e mė pas likuidimi fizik i Enver Malokut dhe prof. Fehmi Aganit, tė cilėt ishin emblema tė LDK-sė. Kjo ēėshtje do tė mbetet e amullt edhe pėr njė kohė.

    Ky skenar bėhet gjithnjė mė enigmatik kur kuptojmė se nė Kuvendin e Tretė tė LDK-sė kanė marrė pjesė edhe diplomatėt rusė dhe grekė, tė cilėt tė fundit kanė dalė nga salla nė kohėn, kur fraksioni marksistė nė formė triumfi bllokoi veprimin e mėtutjeshėm politik tė LDK-sė dhe tė kreut shtetėror. Derisa Kuvendi i Tretė i LDK-sė i ka zhvilluar punimet mė 26 shkurt 1998, forca tė mėdha tė ushtrisė serbe kishin mėsyer Prekazin ngase ishin mirė tė informuara se ēfarė ka ngjarė nė sallėn ku mbahej Kuvendi i LDK-sė dhe kishin informacion tė saktė se pas sa e sa vitesh jetė nėpėr malet e Drenicės, Adem Jashari ishte kthyer nė shtėpinė e tij.

    Ēėshtja e pėrimtimit faktik tė gjenezės sė themelimit tė UĒK-sė po pėrcillet edhe sot me defekte tė shumta nga ata qė synojnė pėr tė pėrimtuar kėtė tė vėrtetė, sepse vazhdimisht e anashkalojnė, madje duke e mohuar rolin e LDK-sė nė kėtė plan, nė kohėn kur dihet se Dega e LDK-sė nė Zvicėr dhe ajo nė Gjermani i kanė vėnė themelet e njė ushtrie qė duhej tė lindte nė Kosovėn e pushtuar nga serbėt.

    Pra, ishte pikėrisht figura qėndrore dhe njėra nga shtyllat kryesore tė LDK-sė nė Gjermani me funkcionin politik nėnkryetar i LDK-sė pėr kėtė shtet, Sali Ēeku, i cili bėri mė sė shumti pėr t'u realizuar projekti i ushtrimeve gjatė vitit 1991/92. dhe mė pas duke e shndėrruar shtėpinė e tij nė Broliē bazė armatimesh tė cilat nga aty do tė pėrcilleshin pėr nė Drenicė e Llap nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti qė pėr fat tė keq vetėm pas vdekjes iu dhanė kėto grada, kurse Sali Ēeku edhe pas rėnjes nė ballė tė UĒK-sė nė prag lirie injorohet.

    Sali Ēeku do tė mbetet komandanti i vetėm qė i ka shėrbyer ushtrisė qė nė embrion dhe nuk iu kanė njohur meritat e themelimit, zhvillimit dhe udhėheqjes sė luftės, duke shėnuar nė analet e kėsaj lufte njėrėn nga epopetė mė tė lavdishme qė ka shėnuar UĒK-ja gjatė gjithė luftės nė terren. Sali Ēekut edhe nė kohė paqeje i mohohet roli dhe akti i flijimit nė shėrbim tė Atdheut.

    Ndėrtimi i Historisė sė re tė Kosovės mbi mite e legjenda tė rreme apo tė trilluara, do tė ketė pasoja pėr tė ardhmen e Kosovės. Padyshim kur tė shtjellohen kėto ēėshtje do tė zbulohet e vėrteta pėr rolin e LDK-sė nė pėrgatitjen e Ushtrisė sė Kosovės si dhe do tė pasqyrohet saktėsisht roli i nėnkryetarit dhe aktivistit tė saj Sali Ēeku, pėr themelimin dhe zhvillimin e Ushtrisė, e mė pastaj si njėri ndėr udhėheqsit vizionar tė Luftes sė Armatosur nė Kosovė.


    -------
    trepca.net

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Luftėtarit, nacional demokratit Sali Ēekut

    Sali Ēekut, i cili si edhe shumė bashkėluftėtarė, bashkėmendimtarė dhe bashkėkomandantė tė tjerė, punėn, veprėn, jetėn dhe gjakun i shndėrruan nė gurthemel tė lirisė, tė demokracisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.

    Ata ideal tė vetėm kishin ēlirimin e Kosovė.

    Ata ranė pėr tė mos rėnė Kombi! Ata vdiqėn pėr tė mos vdekė

    Kosova!

    Ata u vranė pėr tė mos u vrarė Atdheu!

    Lavdi!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    trepca.net
    -----------------
    Para mijėra qytetarėve, sot nė Deēan u zbulua solemnisht shtatorja e Salih Ēekajt


    --------------------------------------------------------------------------------




    Deēan, 7 shtator 2002 (QIK) – Para mijėra qytetarėve tė Deēanit, Rrafshit tė Dukagjinit, nga mbarė Kosova si dhe nga diaspora, sot nė Deēan, u bė zbulimi solemn i shtatores sė Komandantit tė Brigadės 137, Salih Ēekajt, ish-nėnkryetar i LDK-sė, Dega nė Gjermani, njėri ndėr themeluesit e njėsive tė para tė armatosura tė rezistencės nė Kosovė dhe veprimtar shumėvjeēar politik.

    Sali Ēekaj u vra nė Koshare gjatė luftimeve me forcat ushtarake serbe nė vitin 1999, kur shpėrthehej kufiri Shqipėri-Kosovė. Nė njė atmosferė madhėshtore dhe organizim tė mrekullueshėm, zbulimin e shtatores impozante e bėri Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova me tė birin dhe tė shoqen e komandant Ēekajt. Nė kėtė solemnitet qė ishte simbolik edhe pėr ditėn kur u bė zbulimi i pėrmendores, 7 Shtatorin - Ditėn e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, qė u aprovua nė Kaēanik, ishin tė pranishėm personalitetet mė tė larta tė jetės institucionale, politike dhe publike tė Kosovės, tė komunės sė Deēanit, TMK-sė etj.

    Pėr veprimtarinė e Salih Ēekajt fillimisht foli, kryetari Kuvendit komunale tė Deēanit Mehmet Bojku, njėri ndėr pėrfaqėsuesit e Kėshillit Organizativ. Nė fjalėn e tij ai u pėrqendrua nė jetėn dhe veprėn e kėtij heroi tė kombit shqiptar tė Kosovės, personalitetin e tij dhe guximin nė situata kritike e tė rrezikshme pėr shqiptarėt, atėherė kur lufohej pėr jetė a vdekje.

    Nė vazhdim ai vuri nė pah disa nga tiparet qė e dallonin dhe e veēonin Salih Ēekajn, si guximi, vendosmėria, fjalėt e pakta dhe energjia e madhe e veprimit, afėrsia me njerėz dhe aftėsia organizative, popullariteti e respekti qė gėzonte nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė rrethin ku sillej. Nė vazhdim z.Bojku foli pėr angazhimin e Salih Ēekajt qė tė harmonizohej statuti komuės sė Deēanit me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovė, ku punoi mė pėrkushtim, ndėrsa mė vonė u angazhua me tėrė energjinė paralelisht nė dy rrafshe - politik dhe ushtarak.


    Presidenti Rugova: Salih Ēekaj ėshtė hero i Kosovės, me jetėn dhe veprėn e tij
    Pastaj fjalėn e mori Presidenti i Kosovės, Dr. Iibrahim Rugova, i cili duke i pėrshendetur familjarėt e Salih Ēekajt, miqtė e dashamirėt, mijėra tė pranishmit dhe mysafirėt tha: "Dita e sotme ėshtė njė ditė e madhe pėr Deēanin dhe gjithė Kosovėn. Ėshtė ditė e madhe, sepse jemi tubuar kėtu tė bėjmė zbulimin e shtatores dhe monumentit tė trimit Salih Ēekaj".

    Presidenti Rugova shtoi se dita e sotme, 7 shtatori ka simbolikė tė madhe, sepse lidhet me Ditėn e miratimit tė Kushtetutės tė Republikės sė Kosovės, para dymbėdhjetė viteve, qė njihet si Kushtetuta e Kaēanikut. "Salih Ēekaj, si e gjithė Kosova e njohu dhe e pėrkrahu kėtė Kushtetutė – themelin legal tė shtetit tė Kosovės.

    Ai vendosi ta zbatojė – ta vėrė nė jetė pikėrisht nė Deēan", theksoi nė vazhdim Rugova, duke theksuar se tė gjithė veprimtarinė e vet politike dhe shtetėrore e ushtarake e vendosi nė kėtė themel dhe e mbrojti kėtė.


    "Dhe sot 7 shtatori i vitit 2002 po bėhet ditė e shėnuar pėr ne me ngritjen e monumentit tė Salih Ēekajt, po bėhet ditė e rėndėsisė sė madhe. Gjithsesi duhet tė themi se ėshtė ditė krenare pėr Deēanin e Kosovėn, sepse kjo shtatore madhėshtore do tė ndriēojė shpirtin tonė dhe vendin tonė", theksoi Presidenti Rugova, ndėrsa ndėrpritej me duartrokitje tė gjata nga mijėra tė pranishėm.

    Presidenti tha pastaj se "prej sot, 7 shtatori do tė ketė njė simbolikė sublime dhe e dyfishtė me emrin dhe veprėn e Salih Ēekajt dhe tė shtetit tė Kosovės, kombit tonė. Nė lėvizjen e lirisė tė Kosovės dhe nė historinė mė tė re tė Kosovės, Ai hyn edhe si trim i betejės sė Koshares, qė me bashkėluftėtarėt e vet dhe me Agim Ramadanin e me shumė trima tė tjerė e thyen murin e Berlinit shqiptar dhe forcuan Pavarėsinė dhe lirinė e Kosovės".

    Presidenti Rugova duke folur pėr personalitetin e madh tė tij tha se Salih Ēekaj ėshtė Hero i Kosovės me jetėn dhe veprėn e tij. "Kam nderin t'ju njoftoj nė kėtė ditė tė madhe, se sė shpejti do nisim tė bėjmė shpalljen formale tė heronjve tė popullit tė Kosovės. Salih Ēekaj aty e ka vendin e vet", tha Presidenti i Kosovės.

    "Salih Ēekaj, si tė gjithė burrat e mėdhenj qė bėjnė punė tė mėdha, janė tė urtė, stabilė, tė guximshėm, fjalėpak, pra si bir i shquar i traditės shqiptare tė Kosovės. Prej sot Beteja e Koshares po bėhet me monumentin e kryetrimit tė saj, Salih Ēekaj.

    Njėherėsh po stoliset edhe Kushtetuta e shtetit tė Kosovės. Prej sot Deēani dhe Kosova po bėhen mė tė pasur me shtatoren – monumentin e Salih Ēekajt, sepse burrat e mėdhenj e pasurojnė dhe nuk pushojnė ta pasurojnė vendin – shtetin e vet. Kėtė e bėri Salihu ynė i dashur dhe vazhdon ta bėjė edhe sot dhe do tė vazhdojė nė tė ardhmen", tha Presidenti I Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, duke uruar: Salih Ēekaj, me fat shtatorja dhe monumenti yt. Me fat Deēanit dhe Kosovės. Ndėrkaq, emocionet dhe duatrokitjet shpėrthenin nga tė gjitha anėt.

    Ndėrkaq, Migjen Ēekaj, i biri i heroit Sali Ēekaj, duke pėrshendetur Presidentin Rugova, mysafirėt dhe tė pranishmit e tjerė, u pėqendrua nė disa momente kyqe tė jetės sė babait tė tij dhe veprimtarit tė dalluar, duke vėnė nė spikamė ato veti tė tija si prindė, si bashkėshort dhe si njėri i afėrtė mė tė tjerėt.

    Ai tha se baba i tij luftoi dhe u vra, qė Kosova e shqiptarėt ta gėzonin lirinė e sotme dhe tė mirat qė i sjell liria. Migjen Ēekaj, nė vazhdim falenderoi strukturat komunale qė e dhanė trollin pėr ndėrtimin e shatores sė Salih Ēekajt, njerėzit nga Diaspora, tė cilėt kontribuan nė ndėrtimin e kėsaj shtatore, Kėshillin Organizativ dhe tė gjithė ata qė sot erdhėn t'i bėjnė nderime babait tė tij, i cili luftoi dhe u vra pėr ēlirimin e shqiptarėve tė Kosovės dhe pėr pavarėsinė.

    Pėr tė nderuar veprėn e madhe tė Salih Ēekajt, u organizua njė manifestim i rrallė artistik, ku u prezentua Adelina Ismaili me Kėngėn e ushtarit dhe kėngėt e saja mė tė popullarizuara, si "Ushtrinė time do ta bėjė me Ibrahim Rugovėn" qė i emocionoi mijėra qytetarė tė Kosovės, tė cilėt morėn pjesė nė kėtė solemnitet, poashtu madhėshtor.

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Lavdi tere deshmoreve qe dhanė jeten per Atdheun e tyte te coptuar nga shekujt.Zoti i bekofte dhe sa me sa me shpejt trokiste dita e bashkimit te tere trojeve Shqiptare qe i kane rrembyer me dhunė.Rrofte Shqiperia Etnike.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    LETRA TĖ HAPURA


    8/09/2002 - Trepēa.net

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mbresa lirike para njė shtatorje

    " SALIH ĒEKAJ SHKĖMB I TOKĖS DHE SHKĖMB I SHPIRTIT SHQIPTAR"

    http://www.trepca.net/2002/09/zbulimi_SC.jpg
    --------------------------------------------------------------------------------

    8 shtator 2002 / Altin Lluka

    Kur mendova tė bėj dhe njė shėnim - dhe pikėrisht njė shėnim rreth shikimeve tė Salih Ēekajt, aty mes qytetit tė Deēanit, sikur u tremba. Nė kėtė ngushtim shpirti me afrohet Lasgush Poradeci dhe sikur mė thotė; " Lehtė e ke dhe shumė lehtė. Shkruaj; Salih Ēekaj shkėmb i tokės dhe shkėmb i shpiriti shqiptar, ashtu siē shkrova unė; Gjergj Fishta lirik, shkėmb i tokės dhe shkėmb i shpirtit shqiptar".

    Mora frymė thellė. U lehtėsova nga ajo peshė e rėndė qė mė rėndonte mbi shpirt me mundimin; si ta gjėj fillin e shėnimit pėrballė Salih Ēekajt?...
    Pėrballė bjeshkės...Pėrballė shkėmbit....

    Pėrballė Kosharės dhe Rrasės sė Zogut...


    Shtatorja e Salih Ēekajt nė Deēan



    U mundova ta peshoj mirė "mbresėn" por, Mbresa pėr Salih Ēekajn ishte mė e rėndė se Shtatorja. Po, erdhi mendimi poradecian e mė lehtėsoj. Mė pėrcjelli fund e krye kėtij shėnimi.

    Kėsaj mbrese lirike siku i dha shpirtė. Jetė..

    Nė kėto ēaste, nė transfigurimin lirikė ka diēka tronditėse. Ndoshta shikimi i Salih Ēekajt. Ku ta di?! Ndoshta shikimi i Shtatorės impozante qė ēmallej mė ata qindėra e mijėra njerėz qė i rrijnė pėrpara. Ato fytyra tė gėzuara qė shohin komandantin me atė qendrimin e tij tė pėrhershėm prej tribuni popullor, por i thjeshtė. I qetė.

    Nga ky takim madheshtor me Komandantin, thjeshtėsisht vjen frymėzimi. Por diēka sikur trembet. Kur para gjithė asaj mase tė tubuar na del Komandanti, ai ka njė tronditje shpirtėrore pėr njė moment. Rreth vetės nuk i gjėn dot me sy bashkėpuntorėt e luftės. Ata tė Betejės sė Kosharės.

    U mėrrol, u trondit...

    Ky proces shpirtėror i ngjau pėr njė ēast. Shumė shkurt. Pėr tė mos ua tronditur shpirtin gjithė ati lumi njerėzish qė kishin ardhur pėr t“u takuar pėrsėri me Komandantin e strategun e UĒK-sė nė sheshin e Deēanit, Ai buzėqeshi. Filloj tė pėrshėndetet dorė mė dorė mė tė gjithė...

    " Komandanti qenka gjallė!" tha njė i ri qė e tradhtuan lotet. Mirėpo, kėtu nuk ka vend pėr lotė, porositė nėna e heroit...

    Disa, kėrkojnė prova tė padukshme, formale se; a vėrtetė ishte Salih Ēekaj komandant i UĒK-sė?!

    Eh, ata (mjeranėt) provat i kanė pėrpara; gjithė populli i Kosovės qė ka ardhur pėr ta takuar Komandantin, a nuk ėshtė provė pėr ta?! Po ata nuk i shohin: " nuk i shohin dot nga qė nuk mund t“i shohin prej vetiu, pa ndihmėn e njė tjetri, pa ndėrmjetėsimin e njė shpjegimi tė huaj".( L.Poradeci)

    Dhe, kur flasim pėr Salih Ēekaj nuk kemi parasysh vetėm luftėtarin, komandantin, organizatorin e luftės, themeluesin e njėsive tė para tė UĒK-sė, por vėshtruar mė gjerė, njė nga nacionalistet dhe demokratet tė kohės sonė moderne, intelektualin me dimensione evropiane.

    Mendimet dhe gjykimet pėr Salih Ēekaj sado kontradiktore qofshin, tė gjitha vijnė nė pėrfundime pak a shumė tė pėrbashkėta kur bashkohen nė figurėn e tij. Aty pėrcaktohet; urtėsia, largėpamsia e shkėlqyer pėr kohėn dhe momentin dhe atdhetaria e madhe. Janė kėto, tri demensionet e personalitetit tė Salihut, tė cilat, nuk mund tė e shikosh shtatoren e tij mes Deēanit e, tė mos pėrfytyrohet koha dhe mjedisi nga doli e u formua shikimi i Tij drejtė atdheut.

    Nga shikimi i Tij dukėt dhuntia e Komandantit tė njė ushtrije mė tė re qė po lindte nė Evropė.

    Vendi qė ka zėnė deri mė sot Salih Ēekaj si luftetarė e atdhetarė nė fjalorin (?!) e "politikanėve" shqiptare ka qenė i kufizuar. Ashtu kanė qenė tė pamjaftueshme shkrimet(studimet) pėr rolin ushtarak tė Salih Ēekajt nė strategjinė e rrokullisjes se Gurit tė kufirit qė i ndau shqiptarėt aq vite. Por nė artin luftarak, dihet se shpesh nuk ėshtė momenti ajo qė pėrcakton vlerėn e njė heroit, ėshtė koha.

    Dhe, ja tashti rasti, kėta mijėra njerėz para Shtatorės sė Salih Ēakajt e vlerėsojnė artin ushtarak tė tij. E vlerėsojnė strategjinė e Tij pėr ēlirimin kombėtar. U vlerėsua se kjo luftė nuk u bė " pėr mua dhe pėr ty"( G.Bobi), por ishin pėrpjekje ēlirimtare, qartė tė artikulluara, pėr gjithė shqiptari.


    7 shtator 2002
    Altin Lluka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 09-09-2002 mė 22:20


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  6. #6
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Mosha
    45
    Postime
    268
    Lidhja Demokratike e Kosoves, Nendega ne Hamburg perkujton deshmorin e kombit, rilindasin dhe komandantin e pare te UĒK-se Sali Ēekaj!



    mbushen 7 vite nga renja e deshmorit te kombit Sali Ēekaj!

    Ti shkove sikur nje skifter duke lene pas vetes hirin e madheshtise dhe bashke me te buzeqeshjen e vrare ne syte e tu te thelle
    Te gjitha keto ia le peng Kosoves ateher kur me krahe hapur fluturove dhe asnjeher syte nuk i ndave nga Kosova te ciles ia fale gjerat me te cmueshme, mundin dhe jeten tende..
    Sot per ty loti eshte pak
    e dhimbja ska emer.....
    sot krenaria qe te patem te tille
    ngritet mbi shtat pale qiej sepse TI e ke merituar
    peruljen tone para vepres sate te madherishme ...

    heronjet nuk vdesin kurre
    sepse ata lindin te pavdekshem
    i tille je dhe mbetesh per jete te jeteve...


    Lidhja Demokratike e Kosoves
    Nendega Hamburg-Gjermani
    shihemi n“gjykate

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Po ta zbatonte vijen politike te LDK-se , Sali Ceku do te ishte gjalle sot .

    Do t'ia kishte fute gjume sikur ata duke e shtrire qafen .

    Me vepren e tij , ai ishte anti-ldk-ist i perbetuar .

    LAVDI Sali Cekut

  8. #8
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Mosha
    45
    Postime
    268
    he more faiksmajli, qaq din qaq flet ti per Saliun!?!
    shihemi n“gjykate

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •