Njė regjisor shqiptar nė televizionin shtetėror tė Ēekisė

Saimir Bajo njė pasaportė nė ekranin ēek


--------------------------------------------------------------------------------

mi.ho.

Aspak i lehtė nuk ka qenė depėrtimi nėpėr rrugėt e botės pėr regjisorin e ri Saimir Bajo. Me dėshirė e vullnet, sigurisht dhe me pak fat, ai sot ėshtė njė nga regjisorėt e televizionit shtetėror tė Republikės Ēeke. I diplomuar fillimisht nė shkollėn e televizionit "Produzioni Didattiche Moderne" nė Milano tė Italisė ai arrin tė konkurojė dhe tė fitojė njėkohėsisht edhe njė tjetėr diplomė kėtė herė nė Akademinė e Filmit dhe Televizionit FAMU, nė Pragė tė Ēekisė.

Me kėtė background shkollimi Saimir Bajo arrin tė plotėsojė kurikulumin e tij jo vetėm si aktor, por dhe si skenarist e regjisor i disa filmave, njė pjesė e tė cilėve dokumentarė. Ndėr kėto filma pėrmendim: "Kokoshat", "Ciganėt e Shqipėrisė", "Gjashtė histori shqiptare", "Qyteti i gurtė", "Kosova e lirė" etj. Si aktor dhe si bashkėpunėtor nė filmat "Rolling", "The good father", "The War", "Prague stores", "Dune", "The Drag" etj.

Por jo vetėm kaq. Regjisori i ri Saimir Bajo nuk harron se vendi nga ai vjen quhet Shqipėri. Prandaj ai ėshtė pėrpjekur t'ua tregojė kėtė vend edhe njerėzve me tė cilėt ai jeton e punon. Pėr kėtė, krahas shumė filmave tė tjerė, ai ka realizuar dhe njė dokumentar me titullin "Shqipėria nėn krahėt e shqiponjės". Si regjisor i telvizionit shtetėror ēek regjisori Bajo ka arritur ta pėrfshijė kėtė film nė njė nga ciklet mė tė ndjekur tė kėtij televizioni, nė atė me titull "Cestomania" (Udhėtimi). "Duke qenė njė pasaportė pėr Shqipėrinė, thotė regjisori Bajo, kam dashur qė nė kėtė film tė jem sa mė realist, pėr tė pasqyruar gjithė historinė e popullit tim (qė pėr mua ėshtė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė). Pa harruar kontradiksionet e kaluara nė periudhėn e tranzicionit". Filmi dokumentar prej 30 minutash "Shqipėria nė krahėt e shqiponjės" pėrkufizohet nga Bajo si njė udhėtim nga antikiteti shqiptar nė modernitetet pėr tė pėrfunduar nė atė ēka pėrbėn vėrtet vlerė tė kėtij vendi. Pėr ta realizuar kėtė regjisori e ka nisur dokumentarin me qytetin historik tė Krujės, pikėrisht me Skėnderbeun. Mė pas ai vijon me traditėn duke arritur deri tek moderniteti i pėrfaqėsuar nga kryeqyteti, Tirana. Kjo e fundit ėshtė simboli i luksit, lojrave tė fatit e deri tek lojrat piramidale. Njė element tė bukur tė kėtij luksi, apo mė saktė tė hershmėrisė sė tij, regjisori Bajo e ka kėrkuar tek dhurata qė Hitleri i bėri Mbretit Zog nė dasmėn e tij. Qė nė atė kohė Shqipėria pati "Mercedesin" e saj tė parė, pėr tė ardhur deri tek "Mercedesėt" e kohėve tė fundit. Njė fenomen qė regjisori vė nė dukje gjatė filmit ėshtė bujaria e njerėzve qė ai takon gjatė udhėtimit pėr realizimin e kėtij dokumentari. Duke zbuluar kėshtu njė nga virtytet e shqiptarit.

-----------
gaz.shqip.