Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Marreveshja e Ohrit-Vite me pas

    Në Kodër të Diellit u shënua trevjetori i Marrëveshjes së Ohrit

    Ahmeti: Kemi marrë përgjegjësi historike ta reformojmë shtetin

    Ne sot jemi tubuar, që simbolikisht ta shënojmë këtë akt mjaft të rëndësishëm në historinë e Maqedonisë. Me partnerin e koalicionit kemi arritur të realizojmë disa ligje të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.-Përfaqëuses të LSDM-së, PLD-së qenë të pranishëm në manifestim, ndërsa nuk kishte përfaqësues të opozitës shqiptare.

    Tetovë,17 gusht.-Mbrëmë në një nga lokalitetet më atraktive hotelierike të Kodrës së Diellit (Popova Shapka) u mbajt një solemnitet më i gjerë i shënimit të trevjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, që është karakterizuar si marrëveshje e paqës në këto troje, ku morrën pjesë më shumë mysafirë të BDI-së që e organizoi këtë manifestim, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve shtetërore republikane e komunale të kësaj partie, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Lorenc Batler, përfaqësuesi special i BE-së në Maqedoni, Majk Sali, përfaqësues të ambasadës gjermane në Maqedoni e të tjerë., ndërsa nga nënshkruesit e Marrëveshjes në Ohër, ishte i pranishëm vetëm lideri i atëhershëm i PPD-së Imer Imeri. Munguan përfaqësuesit e opozitës maqedonase dhe shqiptare.

    Të pranishmive në shënimin e trevjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, iu drejtua lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pos tjerash tha: Më 13 gusht u mbushën tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën marrëveshje iu dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe u ndërprenë armiqësitë ndërmjet komuniteteve në Maqedoni. Ne sot jemi tubuar, që simbolikisht ta shënojmë këtë akt mjaft të rëndësishëm në historinë e Maqedonisë. Me partnerin e koalicionit kemi arritur të realizojmë disa ligje të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Javën e kaluar u miratua pakoja e ligjit të decentralizimit, që shkaktuan mjaft pakënaqësi në opozitën maqedonase. Mirëpo - tha Ahmeti, me miratimin e ligjeve të decentralizimit, Maqedonia më tepër forcon integritetin dhe sovranitetin e saj. Ne nuk përkrahim ndarjet etnike, sepse konsiderojmë se ndarjet e tilla paraqesin rrezik të vazhdueshëm për sovranitetin dhe stabilitetin e Maqedonisë. Ne, komunat nuk jemi duke i ndarë në komuna shqiptare dhe maqedonase, por në komuna të të gjithë qytetarëve njëlloj. Ne krijojmë komuna, në të cilat të gjithë qytetarët do të ndërtojnë të ardhmen e përbashkët. Koalicioni ''për Maqedoninë së bashku'' dhe BDI-ja kanë marrë përgjegjësi historike për ta reformuar shoqërinë dhe të instalojnë vlera të mirëfillta demokratike dhe kjo na bën mjaft optimist se Maqedonia në një afat shumë të shkurtër do të integrohet në NATO dhe në Bashkësinë Evropiane. Referendumi, që e organizon Kongresi Botëror Maqedonas, i përkrahur edhe nga opozita maqedonase, mendoj se nuk është i dobishëm dhe i dëmton marrëdhëniet ndëretnike. Por, sido që të jetë, alternativë tjetër përveç Marrëveshjes së Ohrit nuk ka. Ne si parti jemi të përqëndruar në dy ligje të rëndësishme, siç janë Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare. Këto dy ligje e sjellin në fazën finalizuese, Marrëveshjen e Ohrit dhe pastaj do t'u hapim rrugë proceseve të tjera të cilat si bartës të pushtetit na takojnë, siç janë zhvillimi ekonomik dhe ulja e papunësisë. Që nga përfundimi i konfliktit ne vazhdimisht e kemi pasur përkrahjen e dy qendrave vendosëse SHBA-ve dhe të BE-së. Marrëveshja e Ohrit është një proces dinamik që duhet të realizohet në kontinuitet dhe ka mbështetje nga të gjitha faktorët relevantë,-tha pos tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Përfaqësuesi special i BE-së në Maqedoni Majk Sali, pos tjerash tha se e përshëndes guximin e organizimit të shënimit të trevjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, që është një datë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, pasi kjo Marrëveshje krijoi bazën për një shtet unitar, multietnik, demokratik dhe evropian. Ambasadori i SHBA-ve Lorenc Batler iu drejtua të pranishmive me fjalët se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, fitues më i madh ishte shteti i Maqedonisë. Megjithatë edhe pas tre viteve në Maqedoni ende ka njerëz të cilët mendojnë se duhet të përdoren mjetet e dhunës për arritjen e qëllimeve politike. Por, përgjigja ime për këta persona është se nuk do të kenë sukses sepse përgjigja e komunitetit ndërkombëtar do të jetë shumë e ashpër.

    Ali Ahmeti: Shtetet e ''mëdha'' i takojnë të kaluarës

    -Si i komentoni paralajmërimet nga partitë politike shqiptare dhe disa shoqatave shqiptare për krijimin e Bashkimit Kombëtar Shqiptar?

    -Këto janë çështje më tepër të sajuara, sesa ka diçka të vërtetë në këtë drejtim mbi të gjitha çështjet e "Shqipërisë së Madhe", ''Maqedonisë së Madhe", "Serbisë së Madhe", apo çdo marrëzie tjetër, janë koncepte të shekullit XVIII-XIX-të. Sot jemi në shekullin XXI dhe koncepte të tjera kanë popujt e Ballkanit, por edhe ato evropiane.Kjo nuk është nismë me vend, pasi kemi shumë punë dhe shumë çështje pa u zgjidhur dhe asgjë nuk na ndihmon me një nismë të tillë.

    -Si e vlerësoni Marrëveshjen Ohrit, pas tre viteve që kanë kaluar nga nënshkrimi?

    -Secili i bën llogaritë e veta, mirëpo në përgjithësi Marrëveshja ka një realizim mjaft pozitiv dhe mendoj se edhe në të ardhmen, do të ketë hapa shumë pozitive në drejtim të jetësimit praktik të shumë ligjeve, të cilët tashmë kanë kaluar në Parlament. Në këtë drejtim ka vullnet mjaft të mirë, ka vendosmëri për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se këtu ka përfaqësues të partnerëve të koalicionit, si nga LSDM-ja ashtu e nga partia Liberal Demokratike e Maqedonisë. Këtu është edhe Imer Imeri, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit. Ky takim është i hapur për të gjithë dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim -tha Ali Ahmeti në bisedën e shkurtër me gazetarët.

    Në manifestimin e trevjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, i vetmi nga protagonistët kryesor të aktit të nënshkrimit, ishte edhe lideri i atëhershëm i PPD-së e Imer Imeri. Ai me këtë rast, ishte i shkurtë në deklarimin e tij duke thënë se jam i kënaqur me realizimet e Marrëveshjes së Ohrit,megjithatë ka ende shumë gjëra për t'u realizuar.

    E.Shala
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Lidhur me shpalljen e referendumit

    U mblodhën 150.000 nënshkrimet e nevojshme

    "Kjo nuk është fitore e cilësdo partie, por fitore e qytetarëve dhe askush nuk do të fitojë pikë për këtë iniciativë qytetare, theksoi Trajanov

    Shkup, 19 gusht, (MIA) - Cenzusi i nevojshëm prej 150.000 nënshkrimesh për shpalljen e referendumit për mosndryshimin e organizimit territorial është siguruar, bëri të ditur Blloku i parive poltike, shoqatave qytetare dhe individëve që e përkrahin Iniciativën e Kongersit Botëror maqedonas për mbajtjen e referendumit.

    Duke përfshirë edhe ditën e djeshme janë mbledhur 146.600 nënshkrime, ndërsa sipas dinamikës me të cilën po grumbullohen 150.000 nëshkrimet e nevojshme tashmë u siguruan sot, tha Pavle Trajanov, lideri i Lidhjes Demokratike duke apeluar te të gjithë qytetarët të cilët nuk janë nënshkruar ta përkrahin këtë iniciativë.

    "Kjo nuk është fitore e cilësdo partie, por fitore e qytetarëve dhe askush nuk do të fitojë pikë për këtë iniciativë qytetare, theksoi Trajanov.

    Është e nevojshme që të grumbullojmë të paktën 200.000 nënshkrime, tha Stojan Andovi lider i PLM-së, duke pasur parasysh, siç tha faktin se Qeveria nuk kishte një disponim të madh për këtë iniciativë dhe se është i mundur kontestimi i disa prej nënshkrimeve. Sipas tij përgjegjësia për rregullsinë e grumbullimit të nënshkrimeve e ka Ministria e Drejtësisë.

    Përfaqësuesit e Bllokut konsiderojnë se zgjedhjet e paralajmëruara lokale nuk mund të mbahen në afatin e parashikuar dhe se zgjidhja më e mirë është që kur të vendoset për shpalljen e referendumit të merret vendimi edhe për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

    Në referendumin që sipas vendimeve ligjore aktuale duhet të mbahet në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, Blloku i partive, shoqatave qytetare dhe individëve presin një milion vota.

    Afati i grumbullimit të nënshkrimeve përfundon të hënën, me ç'ka nënshrimet e grumbulluara në njësitë e caktuara rajonale dhe në zyrat vendore të Ministrisë së Drejtësisë do t'i dorëzohen kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kuvendi në një afat prej 30 ditësh duhet të marrë vendim për shpalljen e referendumit që duhet të mbahet më së voni 90 ditë pas miratimit të vendimit për shpalljen e tij, por jo më shpejt se 60 ditë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fantazma e referendumit ka kapluar shtetin

    Referendumi – Shpatë e Damokleut mbi Maqedoninë

    Mbajtja e referendumit kundër ndarjes më te re territoriale të vendin është një hap prapa për proceset integruese dhe që suspendon Marrëveshjen e Ohrit.Për më tepër,sipas intelektualëve dhe politikanëve, shteti mbase do të zhytet edhe në një krizë e cila mund ta rrezikojë perspektivën e tij.

    Fantazma e referendumit tani më ka e kapluar tërë Maqedoninë. Aktiviteti i shtuar i opozitës maqedonase dhe organizatave tjera joqeveritare për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit kunër organizimit të ri territorial të propozuar nga Qeveria, i ka bindur edhe skeptikët më të mëdhej se referendumi do të ndodhë. Megjithatë,i gjithë ky aktivitet ka hapur edhe dilemat, vallë a do të mund opozita maqedonase të mobilizojë një masë prej afërsisht 860.000 votues që të dalin në referendum, prej të cilëve 50 plus një për qind prej tyre do të duhen të votojnë pro referendumit dhe ajo që e preokupon jo vetëm lidershipin shqiptar dhe elitën politike, por edhe elektoratin numër dy në Maqedoni, si do të veprojnë ata dhe ajo që është me rëndësi e që këtë pyetje hipotetike e parashtron edhe faktori ndërkombëtar, çka do të ndodhë me Maqedoninë?

    Nëse pas marrëveshjes së arritur ndërmjet partnerëve të koalicionit për disa çështje kontestuese rreth organizimit të ri territorial, ndërkombëtarët ishin optimistë se megjithatë, Maqedonia do ta merr të mbarën, tani më ky disponim i tyre ka ndryshuar dukshëm(në bazë të deklaratave të fundit që vijnë nga Evropa), se shtetit të quajtur Maqedoni nuk i shkruhet mirë. Këtë e tregon edhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim “SVISPIS”, e cila pas një studimi disamujor ka paralajmëruar se në Maqedoni mund të ketë trazira.

    Inteletktualët: Nuk e dimë se nga do të shkojë shteti

    Ajo që u tha më lart se çka do të bëjnë shqiptarët poqese mbahet referendumi i paralajmëruar, Prof.dr. Abdirauf Pruthi, është i mendimit se shqiptarët nuk duhet të dalin në referendum sepse sipas tij atë e organizon opozita maqedonase, ndërkaq për ate se çka do të ndodhë me Maqedoninë, ai përgjigjet se poqese referendumi do t’i kishte thënë jo organizimit të ri territorial, shkatërimi i saj është i pashmangshëm, duke shtuar se dikush krejt këtë e bën për ta shkatëruar shtetin.

    Një intelektual tjetër, Xheladin Murati, vlerëson se kjo që po ndodh në Maqedoni është një katrahurë që çon drejt shpërbërjes e jo mbijetesës së shtetit. Sipas tij një pjesë e popullatës dhe partitë politike janë instrumentalizim i opinionit maqedonas, jo për ta çuar vendin drejt civilizimit perëndimor, por e çon në një teposhtëzë që nuk i dihet fundi. Edhe pse referendumi sipas tij është pjesë e politikës, por, shton ai, ky për ndarjen territoriale nuk është shpresëdhënës, e aq më tepër nuk jep shpresë për optimizëm.

    Dhe e gjithë kjo,nënvizon Xheladin Murati, për ambientin politik shqiptar hap një problem të ri, por të rëndësishëm për vendimarrje. Taktika dhe strategjia e veprimit politik të shqiptarëve, sipas vlerësimit të dr.Muratit duhet të jetë e matur dhe e qëlluar, e që kjo të arrihet,ai është i mendimit që subjekti politik shqiptarë t’i unifikojë qëndrimet dhe objektivat që të arrihet efekti i duhur. Në operacionalizimin i ideve duhet të kihen parasysh, thotë prof.dr.Xheladin Murati interesat kombëtare, tërësinë hapësinore etike dhe perspektiva e shqiptarëve në Maqedoni.

    Profesoresha e fakultetit juridik në Shkup dhe Tetovë, Mirjana Malevska, që më herët ka deklaruar se referendumet njënacionale sollën shpërbërjen e Jugosllavisë, duke shtuar se gjendja aktuale në Maqedoni është shumë e rëndë. Me këtë rast, ajo është shprehur se nuk dëshiron që ky referendum të jetë i suksesshëm, ngase do të sjellë ndarje të reja.

    Ç’thonë politikanët?

    Edhe politikanët janë në të njejtët valë kur është në pyetje referendumi i paralajmëruar. Kryetari i PPD-së, Abdulmenaf Bexheti, thotë se ai ka rezerva se referendumi mund të ketë sukses, ngase pret që maqedonasit të vetëdijësohen, sepse vlerëson ai, maqedonasit mund ta humbin shtetin, ndërkaq, sipas tij shqiptarët nuk kanë çka të humbin ngase,shton ai, ata edhe nuk kanë fituar asgjë dhe kjo do të vërtetohet pas gjashtë muajve.

    Koordinatori i grupit parlamentar i BDI-së, Rafiz Aliti, vlerëson se referendumet njënacionale e pengojnë inkuadrimin e Maqedonisë në strukturat Evropiane dhe këto referendume, siç u shpreh ai për BDI-në nuk kanë vlerë të posaçme, ngase ekziston koncezus ndërmjet gjithë bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni. Ai nuk beson se nënshkrimet e grumbulluara nga ana e opozitës maqedonase janë mbledhur në mënyrë të rregullt. Kur është në pyetje mbajtja e një referendumi i organizuar nga shqiptarët, Rafiz Aliti e kundërshton këtë ide, duke shtuar se çdo referendum suspendon Marrëveshjen e Ohrit, andaj, nënvizoi ai, Marrëveshja Kornizë është obligim i këtij shteti dhe ai duhet ta implementojë atë.

    Deputeti PDSh-së, Iljaz Halimi,thotë se poqese referendumi do të kishte sukses, do të vazhdojë gjendja e njejtë si para miratimit të Ligjit për organizimin e ri territorial. Kjo, sipas Iljaz Halimit është edhe një dëshmi se pala maqedonase nuk është e gatshme të bëjë ndryshime konform Marrëveshjes së Ohrit. Halimi daljen nga kjo gjendje e sheh që faktorët relevant në Maqedoni të ulen sërish në tryezë për të bërë një revizion asaj që nuk është realizuar dhe të arrijnë një ujdi se si të realizohen çështjet kontestuese për palën maqedonase.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cilës paqe i takon Boris Trajanovi

    “Artisti i paqes” që propozohet nga ministri, kundër paqes!

    Ministri i Kulturës Bllagoja Stefanovski para 2-3 muajsh, nga të gjithë artistët vendas, të njohur në fusha të ndryshme të kulturës dhe artit zgjodhi pikërisht operistin Boris Trajanov si kandidat i Maqedonisë për tu nominuar me çmimin “Artist i paqes”, i cili ka më se një muaj që është vënë në krye të të ashtuquajturit Shtab të krizës dhe punon kundër qetësisë dhe rendit në Strugë.

    UNESKO, në kontinuitet, përveç “Artistëve të vullnetit të mirë”, që zgjidhen nga e gjithë bota, nominon dhe “Artistë të paqes”. Nga çdo shtet kandidohet nga një artist dhe më pas sipas kritereve të UNESKOS jepen çmimet.

    Ministri i Kulturës Bllagoja Stefanovski para 2-3 muajsh, nga të gjithë artistët vendas, të njohur në fusha të ndryshme të kulturës dhe artit zgjodhi pikërisht operistin Boris Trajanov si kandidat i Maqedonisë për tu nominuar me çmimin “Artist i paqes”.

    Operisti Boris Trajanov, kandidat për çmimin “Artist i paqes”, ka një muaj rresht që është vënë në krye të të vetëquajturit shtab të krizës, dhe ka marë përsipër një mision tjetër që jo vetëm që nuk ka lidhje me kulturën, por me anë të lojrave të fëlliqura punon dhe lufton me këmbëngulje kundër shqiptarëve. A i takon një artisti të meret me punë të tilla? Ky kandidat i çmimit për artist paqeje është haptazi kundër shqiptarëve dhe së bashku me grupin e tij prishin rendin dhe qetësinë në qytetin e Strugës.

    Është kontradiktore se si mundet një artist i nominuar për civilizim, del hapur dhe flet kundër shqiptarëve, duke u përzier në një politikë të fëlliqur që aspak nuk i ka hije një artisti të thjeshtë e jo më një kandidati për çmimin “Artist i paqes”.

    Si mundet ministri i kulturës Bllagoja Stefanovski të bëjë një gafë të tillë? A nuk kishte artistë të tjerë që të kandidoheshin për këtë çmim, kur dihet se operisti Boris Trajanov nuk është ndonjë artist pale çfarë? Pse ministri se bëri zemrën gurë dhe nuk kandidoi për këtë çmim ndonjë artist shqiptarë, të cilëve me të vërtetë u takon diçka e tillë. Ata asnjëherë nuk e ngatërojnë kulturën me politikën? A mos vallë edhe vetë ministri i kulturës ka lidhje dhe mbështet të vetëquajturin shtab të krizës për “shpëtimin” e Strugës?

    UNESKO, ndoshta dhe do t’ia ndajë operistit Boris Trajanovit këtë çmim, se kjo është dhe politikë me Maqedoninë. Por, vallë a e di UNESKO, se me çfarë veprimtarie merret Boris Trajanovi këtë muaj?

    A.Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Përdorimi i toponimeve
    Edhe një tentim për anashkalimin e Marrëveshjes së Ohrit



    “Nëse vazhdohet me përkthimin e toponimeve edhe në dokumentet personale, realisht nuk mund të identifikohet prejardhja e personit të caktuar. Problem i ngjashëm do të krijohet edhe me hartat gjeografike” - thotë autori i teksteve në “Utrinksi vesnik” kushtuar problemit të toponimisë dhe kundërshtar i përdorimit edhe në shqip të toponimeve të këtushme. Stamatovski dhe Veselinka Labroska vlerësojnë se “përkthimi në shqip i toponimeve e rrezikon shtetin”, ndërsa kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Lubço Jordanovski, thotë se “nuk ka rrezikim të gjuhës maqedonase, ka vetëm paranojë nga ana jonë”



    Lobi nr 180, 27 Gusht 2004



    Në botimin e 16 gushtit të “Gazetës Zyrtare” gati gjithë emrat gjeografik të shtetit janë ndryshuar dhe janë përkthyer nga maqedonishtja në shqip - shkroi gazeta “Utrinski vesnik”, e cila tha se “ekspertët kanë paralajmëruar se fjala është për një rast të paprecedent, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës”. Po këta ekspertë maqedonas kanë thënë për këtë gazetë se nuk po ekzistuaka kurrfarë baze që emrat e qyteteve a vendbanimeve të përkthehen, porse qenka dashur vetëm të shkruhen nga qirilica në alfabetin latin, bile edhe ate sipas normave ndërkombëtare!!!

    Koha e fobistëve moti ka kaluar



    Në Maqedoni në kohë të monizmit e të ish-Jugosllavisë dhe sidomos në periudhën më antishqiptare të viteve të 80-ta , pas demonstratave të 81-shit, në përpjekje për të shkulur çdo rrënjë shqiptare nga këto treva, nga Komiteti i atëhershëm Qendror i LKM-së ishte themeluar edhe një Komision për standardizimin e emrave gjeografik, që fatmirësisht u shua me shkatërrimin e pushtetit monist dhe me hapjen e dyerve për pluralizmin. Ai Komitet , përmes dekreteve, shkresave dhe urdhëresave gojore u përpoq të zbatojë politikë antishqiptare përmes mediave dhe botimit të teksteve shkollore. Urdhëresa e dekrete të tilla u ishin dërguar së pari mediave të atëhershme - Radios dhe Televizionit të Shkupit dhe gazetës “Flaka”, por edhe “Prosvetno dellos”, shtëpi botuese e librit shkollor në Maqedoni dhe urdhëresa ishte decide - që nga dita e marrjes së asaj shkrese në gjithë jetën publike e mediale nuk do të përdoreshin më në shqip emrat e qyteteve Shkup, Dibër, Kërçovë, Ohër e Manastir, por në vend të tyre do të përdoreshin emrat maqedonisht të këtyre qyteteve si për Shkupin -Skopje, për Kërçovën – Kiçevo, për Manastirin – Bitolla dhe për Ohrin – Ohrid.

    Dhe, menjëherë pas marrjes së atyre shkresave, mediat shqipe në Maqedoni – Radio dhe Televizioni i Shkupit, në përjashtim të “Flakës”, filluan me zbatim të këtyre vendimeve, ndërsa njerëzit që punonin në to – ata që nuk deshën të zbatojnë këto vendime maqedonomëdha, u përjashtuan nga puna.

    Kohërat, megjithatë, ndryshuan dhe në Radiotelevizionin e Shkupit heshturazi u ndal përdorimi i emrave maqedonas për toponimet e Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Ohrit dhe Manastirit, por kjo praktikë e përdorimit të emrave vazhdoi deri në botimet e fundit të “Prosvetno dellos”, e cila kishte ekskluzivitetin edhe të botimit të teksteve shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.

    Shumë zhurmë e ngjashme, si edhe sot në “Utrinksi vesnik”, po dhe në “Vreme” e të tjera, u bë edhe në vitin 1996 , kur u bë riorganizimi i atëhershëm territorial i Maqedonisë dhe kur u krijua Komuna e Likovës dhe pati kundërti në theksimin e emrit Likovë/Lipkovë etj. Megjithatë koha e fobisë dhe e dhunës shtetërore ndaj shqipes ka kaluar. Tani ka ardhur një kohë tjetër, koha e Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit.
    “Në numrin e lartpërmendur të “Gazetës Zyrtare”, thotë gazeta, “është botuar Ligji për organizimin territorial të pushtetit lokal në vend në maqedonisht dhe në gjuhën shqipe. Krahas qyteteve dhe vendbanimeve në të cilat jetojnë qytetarët me prejardhje etnike shqiptare, për të cilat tash një kohë të gjatë si popullata vendëse ashtu dhe mediat në gjuhën shqipe përdorin emra të përkthyer, në botimin e lartpërmendur janë përkthyer edhe emrat e pjesës më të madhe të qyteteve dhe vendbanimeve në shtet”,- tha “Utrinski”, i cili përmend së pari pohime të ekspertëve maqedonas të cilët e kundërshtojnë këtë punë, duke përmendur bile edhe një rezolutë nga Konferenca e Tretë e KB për standardizimin e emrave gjeografik, sipas së cilës po ekzistokan rregulla të qarta për shndërrimin e qirilicës maqedonase në shkrim latin.

    Sipas këtyre ekspertëve, që nuk e kanë fare parasysh faktin se si vetë ata i përkthejnë në gjuhën e tyre emrat e qyteteve të ndryshëm të botës, në gazetë thuhet se nuk po ekzistoka mundësia që emrat dhe toponimet të përkthehen, por vetëm që të barten nga njëri shkrim në shkrimin tjetër.

    Autori i këtij shkrimi, që duket qartë se është kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe sjelljes së ligjeve në bazë të saj, Boris Georgievski, një herë përdor thënie të ekspertëve anonimë, ndërsa një ditë më vonë, në numrin tjetër të kësaj gazete, e përdor për këto teza të tij prof. Stamatovskin, drejtor i dikurshëm i Institutit të Maqedonistikës, i cili ka thënë se deri më tash nuk paska patur rast të përdorimit në shqip , pos emrave të Shkupit, Kërçovës, Dibrës e Manastirit, të cilët sipas tij, për një kohë më të gjatë paskan mbetur në gjuhën shqipe.

    Autori, sikur të mos e ketë kuptuar fare se çfarë ka ndodhur në Maqedoni më parë dhe tani në kohën e fundit, në vitin 2001, kur u arrit Marrëveshja e Ohrit, thotë se “edhe më parë ka patur tendenca për shqiptarizimin e emrave sllavë”, porse kjo qenka bërë vetëm në ato vendbanime ku ka jetuar popullata shqiptare, e cila, sipas tij, ose ua paska ndërruar fare ose ua paska shkurtuar emrat vendbanimeve duke i kthyer në shqip, ose duke i përkthyer ata nga maqedonishtja në shqip!

    Këta ekspertë, pararojë të mbrojtjes së tezave për mossjellje të ligjeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, duke e harruar barazinë e siguruar të shqiptarëve këtu, dalin me pohimet e tyre se qenka rregull se nuk po mundkan të përkthehen emrat e toponimeve, sepse ato si të tillë qenkan mënyrë e identifikimit dhe se me veprime të tilla po e humbkan identitetin!

    “Nëse vazhdohet me përkthimin e toponimeve edhe në dokumentet personale, realisht nuk mund të identifikohet prejardhja e personit të caktuar.Problem i ngjashëm do të krijohet edhe me hartat gjeografike” - thotë autori i këtyre teksteve kushtuar problemit të toponimisë dhe kundërshtar i përdorimit edhe në shqip të toponimeve të këtushme.

    Ai thotë se , sipas ekspertëve që merren me hulumtimin e emrave gjeorgrafikë, nuk qenka këtu fjala për mosdije apo për ndonjë gabim të paqëllimshëm , porse dikush këtë po e bëka qëllimisht që Maqedonia të

    Lubço Jordanovski, kryetar i Parlamentit:



    Nuk ka rrezikim të maqedonishtes, ka paranojë nga ana jonë



    Kryetari i Kuvendit, Lubço Jordanovski, mohon të ketë rrezikim të maqedonishtes me “përkthimin” e emrave të qyteteve dhe katundeve në versionin shqip të ligjeve për organizimin territorial dhe për Qytetin e Shkupit, të cilët janë botuar më 16 gusht në “Gazetën Zyrtare”. Me këtë pohim të tij Jordanovski u kundërvihet pohimeve të ekspertëve maqedonas, sipas të cilëve nuk ekziston bazë shkencore për ndryshimin e emrave dhe se se gjoja fjala na qenkësh për një lëshim politik që i është bërë BDI-së në kuadër të koalicionit qeveritar.

    - Nuk është ky rrezikim i maqedonishtes. Në përkthimet e botuara nuk ka kurrfarë gabimi dhe nuk ka asnjë prapavijë politike a obstruksion. Mund të ketë ndonjë gabim teknik që dhe mund të korrigjohet. Emrat e qyteteve dhe të vendbanimeve janë përcjellë ashtu siç i quajnë ata, shqiptarët e Maqedonisë. Kështu, ka raste kur shqiptarët kanë emrat e tyre për disa vendbanime, siç e quajnë për shembull Manastirin, që në maqedonisht është Bitola, por ka dhe shembuj kur ata i përdorin emrat tonë të toponimeve, siç është rasti me Kisella-Vodën. E gjithë kjo “ujdërma” që ndodhi pas botimit të ligjeve është rezultat i paranojës tonë, i frikës dhe frustrimeve se shqiptarët do të mund të na e rrezikonin gjuhën tonë. Nuk janë shkelur as ligjet, se ne nuk kemi ligj për toponimet dhe as që është sjellë ende Ligji për përdorimin e gjuhëve. Sa u përket konventave ndërkombëtare, në të cilat thirren ekspertët, as ne nuk jemi duke i respektuar ato, sepse në të kundërtën do ta përdornim Beograd e jo Belgrad dhe Thesaloniki e jo Sollun -ka thënë Jordanovski.

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë në këtë mënyrë i hodhi poshtë të gjitha përpjekjet për korrigjime të përkthimeve zyrtare të dy ligjeve dhe paralajmëroi se njësoj do të përkthehen edhe gjithë dokumentet e ardhshme, deri sa të mos sillet ndonjë vendim tjetërfare me rastin e sjelljes së ligjeve për toponiminë apo për përdorimin e gjuhës shqipe.
    bëhet vend ku përdoren dy gjuhë. ”Tashmë po shqiptarizohen ( sikur nuk kanë qenë të tillë!) qytetet ku jetojnë shqiptarët dhe tani kjo po bëhet edhe me qytetet ku jetojnë maqedonasit”.

    Autori e përmend edhe kohën famëkeqe të ish-Jugosllavisë, kur në Maqedoni ishte formuar Komisoni famëkeq për shqiptarët për standardizimin e emrave gjeografikë, për të cilin thotë se nuk paska funksionuar (edhe pse ai për disa vjet të viteve të 80-ta funksionoi si është më së miri në dëm të shqiptarëve të këtushëm) dhe shton se nuk paska funksionuar një komision i tillë as në vitet 2000 dhe 2003, kur Qeveria paska sjellë vendime për formimin e një komisioni të tillë.

    Ai jep gjithashtu edhe leksione dhe thotë se një komision i këtillë, i formuar si trup punues, do të duhej të kujdesej për mbledhjen e toponimeve, për standardizimin e tyre dhe bartjen në akte ligjore, si bazë për përdorimin e tyre të ardhshëm, ndërsa thekson, sikur në Maqedoni edhe tash e tutje gjuhë zyrtare të jetë vetëm maqedonishtja, se duhet të anulohet përkthimi në shqip i ligjit në fjalë dhe të rikthehen emrat burimor.
    Përkthimin në shqip të toponimeve, duke harruar se shqiptarët gjithmonë Kavadarin e kanë quajtur Kavadar dhe Sillarën e Epërme gjithmonë e kanë quajtur Sillare e Epërme dhe asnjëherë “Gorno Svillare”, si e përdorin maqedonasit, “Utrinski” e cilëson si të rrezikshëm për shtetin dhe sërish e harron se këtu ka një Marrëveshje të Ohrit, për të cilën edhe BE, edhe NATO, edhe SHBA, e edhe banorët vendës presin se do të zbatohet deri në fund.
    Në këtë rast “Utrinski” e përdor edhe Trajko Stamatovskin, ekspert i njohur i onomastikës dhe ish-drejtor i Institutit të Maqedonishtes, i cili gjithashtu këto veprime i quan “vendime thjesht politike”, të cilat nuk paskan bazë shkencore. Stamatovski thotë se “emrat e qyteteve dhe vendbanimeve të caktuara mund t’i përshtaten të folmes dhe fonetikës shqipe, por kurrsesi nuk mund edhe të përkthehen”.

    Ekspertët maqedonas, në këtë rast Stamatovski, pas zemërngushtësisë shumëvjeçare, bëhet ngapak dorëshlirë ndaj shqiptarëve dhe tash thotë se shqiptarët edhe mund t’i përdorin në shqip emrat Shkup, Kërçovë, Dibër, Manastir, për të cilët thotë se “në Maqedoni edhe deri më tash paska ekzistuar praktika e përdorimit të këtyre emrave të këtyre qyteteve, emra të cilët i paskan përfituar ata(!) dhe këtë leje për përdorim të tyre “Utrinski” e jep pasi ekspertët paskan thënë se kjo pjesërisht është e pranueshme, pasi fjala është për egzonime, përkatësisht emra të vendbanimeve apo emra gjeografikë për të cilët dihen më shumë emra që i përdorin banorët që jetojnë kohë më të gjatë në të, por sipas Stamatovskit dhe ekspertëve të tjerë të “Utrinskit” dhe të vetë kësaj gazete nuk po mundka në shqip të përkthehet Sedllarca e Poshtme, Kalaslari i Epërm a Zmirnova e Re, sepse atyre po u humbka identiteti!

    Stamatovski, si shkencëtar që e mbron maqedonizmën dhe nuk ka gajle për shqipen këtu në Maqedoni, thotë se nuk qenka e lejueshme të përkthehet Star Dojrani në shqip si Dojrani i Vjetër dhe thekson se kjo qenka e palejueshme dhe e quan dhunim të emërtimeve, por thekson se “me toponiminë dëshmohet se kush i ka zhvilluar ato vende dhe kush i ka pagëzuar ato dhe për këtë është shumë e rrezikshme të lejohet që emrat e vendbanimeve të ndërrohen në gjuhë të tjera”.

    “Ky është përvetësim. Emrat që nuk kanë funksionuar në gjuhën shqipe, nuk duhet dhe të përkthehen, se ato kanë pamjen e vet dhe ashtu duhet të mbeten si janë. Fjala është për dokument të Maqedonisë dhe në të nuk mund emrat të përkthehen me dhunë. Përdorimi i emrave të ndryshëm për qytetet ku jetojnë shqiptarët ndoshta dhe është në rregull, se ekziston dhe një traditë e tillë, por kjo që po bëhet është e palejueshme” - ka thënë për “Utrinski” Veselinka Labroska, magjistre e shkencave filologjike që punon në institutin e gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov”.

    Ajo thotë se askush nuk i pengon shqiptarët që t’i quajnë qytetet si të duan, por me rastin e botimit të tyre në dokumente shtetërore duhet të mbahet llogari që të mos ndryshojë identiteti i tyre dhe duhet të kihen parasysh konventat ndërkombëtare, pasi kjo te ne nuk është rregulluar me ligj!!!

    Pas reagimeve të më shumë mediave maqedonase, të shtypura dhe elektronike, të cilat qartë dalin kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe përdorimit të ardhshëm zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, në bazë edhe të ligjeve që burojnë nga kjo Marrëveshje e garantuar edhe ndërkombëtarisht, përgjigjen më të qartë megjithatë e ka dhënë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Lubço Jordanovski, i cili ka thënë se “nuk ka rrezikim të maqedonishtes, kjo është vetëm paranojë e jona”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ricard Baucer: Maqedonia patjeter ta mbaje referendumin dhe ta zbatoje Marreveshjen e Ohrit

    Stejt departamenti i SHBA-ve llogarit se Qeveria Maqedonise eshte e obligueshme qe t’i plotesoje obligimet e veta kushtetuese per mbajtjen e referendumit, ngjashem sikur patjeter duhet t’i plotesoje edhe obligimet e veta per zbatimin e me tejme te Marreveshjes kornize te Ohrit.
    “Decentralizimi eshte hap i rendesishem perpara Maqedonise drejt demokracise me te forte dhe integrimit evroatlantik. Forcimi i demokracise se pergjithshme dhe participimi i teresishem i njerezve ne qeverine e tyre eshte ne interes te gjithe qytetareve te Maqedonise, pa marre parasysh perkatesine e tyre etnike”, thuhet ne pergjigjen me shkrim te zedhenesit te Stejt departamentit amerikan, Ricard Baucer, ne pyetjen e radios “Zeri i Amerikes”,ne gjuhen maqedonase, lidhur me reagimin e SHBA-ve,per ate se Qeveria e Maqedonise eshte pajtuar me referendumin per decentralizimin.
    Sipas Stejt departamentit, SHBA-te kane rolin e ndihmesit ne arritjen e Marreveshjes kornize te Ohrit dhe ishte deshmitare e nenshkrimit te saj.Nga ana tjeter shkruan Baucer, pershendesin miratimin e paradokoshem te ligjeve ne Kuvendin e Maqedonise per restruktuimin dhe forcimin e decentralizimin te qeverisjes lokale, dhe me kete jane pajtuar kater partite politike nenshkruese te Marreveshjes kornize te Ohrit.
    Uashingtoni zyrtar beson se kjo pako ligjesh te reja per decentralizimin, jo vetem se eshte ne perputhje te plote me Marreveshjen kornize te Ohrit, por edhe do te ndihmoje qe te krijoje komuna te pergjithshme, te etniteteve te ndryshme, financiarisht me te fuqishme dhe politikisht me te forta, lajmeroi “Zeri i Amerikes” ne gjuhen maqedonase.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Lubcovistet propozojne ndryshime ne ligjin per deputetet: Deputetet (s') i duan transferet!

    VMRO-DPMNE-ja vlereson se iniciativa per plotesimin e Ligjit per deputet te propozuar nga ana e idhetareve te Lubco Geoergievski eshte nje perpjekje per ta defokusuar vemendjen e opinionit para referendumit,nderkaq partite tjera nuk kane qendrim te prere se duhet te behen ndryshime ne ligj
    Agonia dhe percarjet ne partine me te madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE gjate ketyre diteve kane dale ne siperfaqe edhe ne Kuvend. Disa deputetet te kesaj partie te VMRO-DPMNE-se te njohur li "Lubcovistet" ose VMRO – Popullore, pardje, propozuan plotesim te Ligjit per deputetet. Me kete ata duan te largohen nga partia ame dhe te veprojne si parti me vete.

    VMRO-DPMNE-ja vlereson se iniciativa per plotesimin e Ligjit per deputetet te propozuar nga ana e idhetareve te Lubco Geoergievskit, nga ky grup I izoluar eshte nje perpjekje qe ta defokusojne vemendjen e opinionit para .mbajtjes se referendumit.Derisa deputetet qe e kane fituar mandatin e deputetit nga lista proporcionale dhe duan te kalojne ne parti tjeter , duhet ta kthejne mandatin dhe ne zgjedhjet e ardhshme te profilojne ne cilen parti duan eshte qendrimi i VMRO-DPMNE-se ne konferncen e djeshme.

    Partite tjera parlamentare ende nuk kane qendrim te prere lidhur me propozimin e Lupcovisteve.

    Koodrinatori i grupit parlamentar te Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), Rafiz Haliti tha "Ne si parti nuk kemi ndertuar qendrim lidhur me nismen e disa deputeteeve te VMRO- DPMNE-se . Nese kjo nisme i dorezohet parlamentit atehere BDI-ja do te kete qendrimin e saj."

    Nenkryetari i PDSH-se, Iljaz Halimi," PDSH-ja ende nuk ka formuluar qendrimin e saj lidhur me propzimin e disa deputeteve te VMRO-DPMNE-se rreth plotesimit te Ligjit per deputete". Mirepo, Halimi, nenvizon se personalisht mendoj se nese ndonje deputet ka vendosur te kaloje ne nje parti politike dhe kjo t'i pamundesohet apo kufizohet me ane te ligjit, per mua personalisht eshte e palogjikshme. Mendoj se nuk mund te mbahet me force deputeti i nje partie te caktuar politike", theksoi nenkryetari i PDSH-se, Iljaz Halimi.

    Deputeti i LSDM-se,Ivan Atanosovski, thekson se propozimi per plotesimin e Ligjit per deputetet ne vete paraqet nje paradoks, per shkak se pikerisht ata te cilet e kane miratuar kete ligj gjate te qenurit ne pushtet, tani kerkojne qe i njejti te pesoje ndryshime.Kete e bejne per shkak te mosmarreveshjeve te medha ne partine e tyre.Atanasovski nenvizon se ne fakt kjo behet qe fraksioni te legjitimohet dhe me kete ne menyre legale ata te kalojne ne nje parti tjeter politike dhe njeheresh te mbajne mandatet e tyre te deputetit. Kjo eshte e papranueshme per mua personalisht, tha Atanasovski

    Deputeti I PLD-se, Zoran Shapuriq, thekson se kjo kerkese ka arritur vone keshtu qe partia jone ende nuk ka ndertuar qendrim.Une mendoj se kjo ndodhet dy vite ne procedure ne gjyqin kushtetues, ku eshte duke kontestuar ky nen. Per kete do ti kisha propozuar propzuesit te kesaj nisme qe te presin perfundimin e procedures ne Gjyqin Kushtetues, me crast edhe me pastaj edhe Parlamenti do te mund te prononcohej lidhur me kete ceshtje.

    Nga:
    Ali SHAINI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nju-Jork: Cervenkovski foli ne Asamblese parlamentare te Kombeve te Bashkuara: Multikulturalizmi, parakusht per nje bote te sigurt dhe harmonike


    - “Republika e Maqedonise, thelle e bindur ne keto parime, praktikisht i zbaton ne pervojat e veta", theksoi Cervenkovski.- Per Kosoven, cilado zgjidhje per statusin nuk guxon te shkaktoje destabilizim te rajonit - Maqedonia, do te propozoje miratim te rezolutes ne Asamblene parlamentare per fqinjesi te mire dhe zhvillim te Evropes Juglindore.

    Nju-Jork, 26 shtator(MIA)-Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ne paraqitjen ne Debatin parlamentar te sesionit te 59-te te Asamblese parlamentare te KB-ve theksoi se principi i qeverisjes te se drejtes dhe respektimit efikas te se drejtave te njeriut, per Maqedonine jane parandalimi me i mire nga konfliktet, por edhe parakusht per paqe dhe prosperitet.

    "Sot jemi gjithnje e me shume te bindur per domosdoshmerine e respektimit te multikulturalizmit si parakusht per zhvillimin e botes se sigurt dhe harmonike. Ne kete kuptim duhet te behen perpjekje perkatese per afrimin e ndersjelle, mirekuptimin dhe respektimin e dallimeve. Republika e Maqedonise, thelle e bindur ne keto parime, praktikisht i zbaton ne pervojat e veta", theksoi Cervenkovski.

    Ai shtoi se Maqedonia, do te propozoje miratim te rezolutes ne Asamblene parlamentare per fqinjesi te mire dhe zhvillim te Evropes Juglindore.

    Ai apeloi deri tek autoritetet irakiane qe te bejne gjithcka per gjetjen e suksesshme te tre shtetasve te zhdukur te Maqedonise ne kete vend.

    Lidhur me situaten ne Kosove, Cervenkovski tha se Maqedonia e mbeshtet politiken e KB-ve per plotesimin e standardeve para statusit.

    "Presim qe sa me shpejt te filloje demarkacioni i kufijve me Kosoven. Duke folur per Kosoven, edhe nje here dua te theksoj se cilado zgjidhje per statusin nuk guxon te shkaktoje destabilizim te rajonit, qe me siguri askush nuk e deshiron", plotesoi Cervenkovski.

    Per situatat ne vendin tone ai tha se shoqeria ne menyre te pershpejtuar pergatitet per integrimin ne BE dhe se pjesa me e madhe e rregullave ligjore qe dalin nga ndryshimet kushtetuese ne pajtim me Marreveshjen e Ohrit tani me jane miratuar.

    "Megjithate, njera prej ceshtjeve kryesore nga sfera e decentralizimit-organizimi territorial - sjell sfida te percaktuara ne vigjilje te mbajtjes se referendumit, si akt me i larte demokratik, ku qytetaret do te deklarohen se a e pranojne konceptin qeveritar", theksoi Cervenkovski.

    Kryetari i Republikes se Maqedonise Branko Cervenkovski pas fjalimit te pardjeshem ne kuader te sesionit te 59-te te Asambles parlamentare te Kombeve te Bashkuara ne Nju-Jork realizoi takim me sekretarin e pergjithshem te KB-ve, Kofi Anan.

    Ne kete takim, sic eshte theksuar ne kumtesen e derguar nga Kabineti i tij, eshte biseduar per gjendjen ne Republiken e Maqedonise, per demarkacionin e vijes kufitare me Kosoven, si dhe per rrjethen e negociatave me Republiken e Greqise per zgjidhjen e ceshtjes se emrit te Republikes se Maqedonise, ne patronazh te Kombeve te Bashkuara.

    Ne takim, presidenti Cervenkovski theksoi se periudha e stabilizimit politik dhe te sigurise se vendit, pas konfliktit me vitin 2001, eshte kryer me sukses dhe se Republika e Maqedonise eshte vend stabil dhe i sigurt, i cili, pas parashtrimit te aplikacionit per anetaresi ne Bashkimin Evropian, orvatjet e veta i drejtoi ne realizimin e ketij qellimi.

    Lidhur me demarkacionin e vijes kufitare me Kosoven, presidenti i Maqedonise theksoi se eshte e nevojshme qe procesi te perfundoje deri ne fillimin e negociatave rreth statusit perfundimtar te Kosoves dhe te realizohet me ndihmen e Misionit te KB-ve ne Kosove (UNMIK), si bartes i procesit, ne pajtueshmeri me autoritetet ne Beograd dhe ne Prishtine.

    Lidhur me negociatat me Republiken e Greqise, rreth ceshtjes se emrit te Republikes se Maqedonise, qe behen ne Kombet e Bashkuara, Anani dhe Cervenkovski e pershendeten kthimin e kesaj ceshtjeje ne mesin e prioriteteve te Qeverise se Republikes se Greqise.

    Presidenti Branko Cervenkovski mori pjese edhe ne hapjen e "Qendres promovuese te Maqedonise" ne Nju-Jork, aktiviteti i se ciles do te jete, sigurimi i informatave dhe i kontakteve dhe permes ngjarjeve kulturore ta promovoje Maqedonine ne SHBA.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ne Oher u nenshkrua deklarata per qellimet strategjike te Maqedonise

    "Ne menyre te suksesshme hyhet ne fazen finale te implementimit te Marreveshjes kornize dhe perfundohet periudha e postkonfliktit. Ne kete rruge na presin reforma te medha. Nje faktor i rendesishem per stabilitetin e metejshem te Maqedonise, si dhe per zbatimin e teresishem te Marreveshjes kornize ne pjesen e decentralizimit eshte organizimi i zgjedhjeve lokale te qeta, korrekte dhe demokratike", tha presidenti Cervenkovski
    .
    Oher, 10 nentor (MIA) - Presidenti Branko Cervenkovski dhe perfaqesuesit e partive nenshkurese te marreveshjes Kornize dhe perfaqesuesit e BDI-se, te partive me te vogla te bashkesive etnike sot ne vilen "Biljana" ne Oher nenshkruan Deklaraten per qellime strategjike te Republikes se Maqedonise. Me kete Deklarate shprehet vullneti politik dhe vendosshmeria e fuqishme e Repubikes se Maqedonise per integrimin e teresishem ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Teksti i ketij dokumenti do te parashtrohet ne Bruksel dhe ne kryeqendrat me te rendesishme evropiane dhe boterore. Presidenti Cervenkovski ne deklaraten pas nenshkrimit te deklarates, theksoi se ajo u pranua nga te gjithe te pranishmit ne takimin ne Oher me cka njezeri qendruan pas sovranitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik te Republikes se Maqedonise. Qellimi i dokumentit, sic tha shefi i shtetit, eshte qe te tregohet unitet per interesat kryesore politike, si para opinionit te vendit ashtu edhe para opinionit nderkombetar. "Ne menyre te suksesshme hyhet ne fazen finale te implementimit te Marreveshjes kornize dhe perfundohet periudha e postkonfliktit. Ne kete rruge na presin reforma te medha. Nje faktor i rendesishem per stabilitetin e metejshem te Maqedonise, si dhe per zbatimin e teresishem te Marreveshjes kornize ne pjesen e decentralizimit eshte organizimi i zgjedhjeve lokale te qeta, korrekte dhe demokratike", tha presidenti Cervenkovski. Pervec nenshkrimit te deklarates, eshte rene dakord formimi i nje keshilli ne shkalle shteterore i cili do t'i ndjeke dhe koordinoje proceset e integrimit ne BE dhe ne NATO. Ne takimin ne Oher krahas presidentit Cervenkovski merrnin pjese kryeminstri Hari Kostov, Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Kurkiciev nga LSDM-ja, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nga BDI-ja, Arben Xhaferi dhe Menduh Thaci nga PDSH-ja, Abdulmenaf Bexheti i PDP-se, Nezhdet Mustafa si perfaqesues i partive me te vogla te bashkesive etnike, ambasadori amerikan ne Maqedoni Lorens Batler dhe perfaqesuesi special i BE-se Mikael Salin. Lideri i VMRO-DPMNE-se i cili gjithashtu ishte i ftuar nuk mori pjese ne kete takim. Deklarate per perkrahjen e interesave strategjike te Republikes se Maqedonise “ Duke e theksuar moscenimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit unik te shtetit, obligohemi se kujdesi per to jane prioriteti dhe percaktimi yne i perbashket me i larte; Duke i riafirmuar vendimet e Marreveshjes Kornize si model i domosdoshem per ndertimin dhe zhvillimin e marredhenieve stabile nderetnike, per bashkejetese dhe tolerance, i theksojme si kusht kryesor per paqe, stabilitet dhe zhvillim demokratik te Republikes se Maqedonise; Duke u nisur nga prioritetet afatgjate strategjike dhe interesat e Republikes se Maqedonise ne udheheqjen e politikes se jashtme, te bazuara ne percaktimin afatgjate per ndarjen e perspektives evropiane dhe evro-atlantike, si rezultate te politikes se gjere konsensuale dhe perkrahje te qytetareve, e konfirmojme gatishmerine tone per perkushtueshmeri te teresishme dhe kontribut te vazhdueshem ne proceset integruese te Republikes se Maqedonise. Duke e theksuar rendesine e bashkepunimit rajonal si parakusht per zhvillimin e marredhenieve te mira fqinjesore dhe ndertimin e nje paqeje afatgjate, stabilitet dhe zhvillim te rajonit dhe duke pasur parasysh edhe ngjarjet me te reja, e theksojme percaktimin dhe vendosshmerine tone te forte per perparimin e marredhenieve miqesore dhe atyre te fqinjesise se mire me Republiken e Greqise duke e perkrahur gjithashtu si promotor te proceseve integruese evropiane dhe evroatlantike ne rajon; Duke konstatuar se pjesa me e madhe e vendimeve te Marreveshjes kornize, te shkrira ne Kushtetute, tashme jane perfunduar me rregullativa ligjore dhe jane implementuar, e konfirmojme kontributin tone aktiv ne organizimin e zgjedhjeve lokale te qeta, korrekte dhe demokratike si nje nga parakushtet per realizimin e teresishem te procesit te decentralizimit dhe transferimit te kompetencave dhe detyrimeve nga niveli qendror ne ate lokal. Duke konsideruar se krijimi i nje klime tolerance dhe dialogu eshte obligimi i te gjitha subjekteve ne shoqerine demokratike, i inkurajojme dhe i pershendetim aktivitetet per koordinim te perbashket ne zbatimin e obligimeve te tjera te Marreveshjes kornize” thuhet ne Deklarate.


    Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Oher: Tryeze e rrumbullaket rreth ligjit per qasje te lire ne informacionet e karakterit publik

    Miratimi i ketij ligji ne Maqedoni vonohet tashme dy vjet, ndersa perfaqesuesi i Ministrise se Drejtesise Zagorka Tnokoska, tashme nje vit pergatit tekst te ri ligjor ne te cilin jane bere disa ekspertiza nderkombetare dhe pritet qe sa me shpejt te gjendet ne proceduren qeveritare

    Oher, 19 nentor - Ligji per qasje te lire ne informatat me karakter publik duhet te mundesoje pergjegjesi me te madhe dhe raportim te kryeresve te funksioneve publike me cka do te zvoglohet hapesira per veprime te korruptuara dhe kunderligjore. Kjo u theksua ne tryezen e rrumbullaket ne Oher e cila mbahet ne organizim te Transparnce - Maqedonia dhe te Ministrise se Drejtesise. Ketu marrin pjese mbi 50 perfaqesues te mediumeve, organizata joqeveritare, ministri, gjykata, ambasada dhe perfaqesues te OSBE-se. Sipas drejtorit te Agjencise per Informata Vele Mitanovski, me miratimin e ketij ligji do te pershpejtohet harmonizimi i legjislatives se Maqedonise me ate Evropiane. Miratimi i ketij ligji ne Maqedoni vonohet tashme dy vjet, ndersa perfaqesuesi i Ministrise se Drejtesise Zagorka Tnokoska, tashme nje vit pergatit tekst te ri ligjor ne te cilin jane bere disa ekspertiza nderkombetare dhe pritet qe sa me shpejt te gjendet ne proceduren qeveritare. Qellimi i ketij takimi ne Oher eshte risaktesimi i disa percaktimeve ne tekstin e ligjit te cilat, sic eshte thene, se bashku me ligjin per perplasje te interesave do te jene njera prej me te rendesishmeve ne legjislaturen kunderkorrupsionit te Republikes se Maqedonise.
    Nga:
    Lirie Faiku
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    OLI REN: "MARRËVESHJA KORNIZË KRITER KRYESOR PËR HYRJE NË BE"

    "Rezultati pozitiv i referendumit e trason rrugën që të gjitha përpjekjet të orientohen drejt plotësimit të obligimeve të Marrëveshjes kornizë, veçanërisht decentralizimit, si kriter kryesor politik për hyrje në BE", deklaroi eurokomisari për zgjerim Oli Ren pas takimit të sotëm me ministren e Punëve të Jashtme, Ilinka Mitreva.

    Reni theksoi se aktivitetet e shpejta për emërimin e kryeministrit të ri janë shenjë e kapacitetiti demokratik dhe pjekurisë politike të vendit, duke i porositur autoritetet e Maqedonisë që të përqëndrohen më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përforcimit të gjykatës.

    "Komisioni evropian i pret përgjigjet e pyetësorit, sipas së cilave do të krijohet mendimi lidhur me aplikimin e Maqedonisë për anëtarësim në BE", deklaroi Ren, duke shtuar se vendi në këtë proces do të vlerësohet sipas kritereve të njëjta si dhe vendet e tjera.

    "Shpejtësia e aktiviteteve parahyrëse, përkatësisht plotësimi i kritereve të caktuara politike dhe ekonomike, do të varen nga çdo vend individualisht", theksoi Oli Ren.

    Mitreva informoi se gjatë takimit me Renin u shqyrtua gjendja politike në vend dhe procesi i përgjigjeve të pyetësorit të BE-së.

    Ajo tha se e informon eurokomisarin për vazhdimin e reformave, të cilat i zbatojnë autoritetet e Maqedonisë, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, policinë, administrimin integrues kufitar, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    "Maqedonia është e gatshme të punojë në plotësimin e të gjitha këtyre aktiviteteve, që janë të domosdoshme për lehtësimin e regjimit të vizave, ndërsa si shpagim presim fleksibilitet edhe nga ana e BE-së për këto çëshjte", deklaroi Mitreva.

    Ren dhe Mitreva bashkarisht konfirmuan se transferimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në Drejtorinë për zgjerimin e Unionit është një sinjal i fuqishëm për prespektivë evropiane të këtyre vendeve, si dhe ajo se Maqedonia ka pozitë kryesuese në bashkëpunimin rajonal, që është një kriter i rëndësishëm drejt afrimit në BE.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    t'lumshin duart Stormangel !





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  13. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga LeNNoN
    t'lumshin duart Stormangel !





    LeNNoN !
    Te falemnderit Lennon!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001

    MARRËVESHJA KORNIZË

    1. Parimet themelore
    1.1. Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.
    1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.
    1.3. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.
    1.4. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.
    1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

    2. Ndërprerja e armiqësive
    2.1 Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.

    3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
    3.1 Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në pajtim me Aneksin A) dhe Kartën evropiane të pushtetit lokal, me ç'rast do të shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para së gjithash kanë të bëjnë me sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit vendor me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i financimit, për t'iu mundësuar autoriteteve vendore t'i plotësojnë të gjitha kompetencat e tyre.
    3.2 Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal. Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare.
    3.3 Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë do t'i zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbajë autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin.

    4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
    4.1 Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
    4.2 Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.
    4.3 Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të këshillit gjyqësor.

    5. Procedurat e posaçme kuvendore
    5.1 Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
    5.2 Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

    6.Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve
    6.1 Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.
    6.2 Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme.
    6.3 Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.
    6.4 Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.
    6.5 Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.
    6.6 Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 për qind e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike.
    6.7 Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi i akuzuar ose cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës.
    6.8 Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.

    7. Shprehja e identitetit
    7.1 Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.

    8. Implementimi
    8.1 Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të prezentohen para kuvendit. Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.
    8.2 Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në pajtim me dinamikën e theksuar atje.
    8.3 Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.

    9.Anekset
    Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë.
    A.Amendamentet kushtetuese
    B.Ndryshimet në legjislacion
    C.Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit

    10. Dispozitat përfundimtare
    10.1 Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.
    10.2 Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.
    10.3 Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.
    Nënshkruar në Shkup - Maqedoni, më 13 gusht 2001 në gjuhën angleze.
    Pasojnë nënshkrimet e:

    Boris Trajkovski - kryetar i Republikës së Maqedonisë
    Lubço Georgievski - kryetar i qeverisë së RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE
    Arbën Xhaferi - kryetar i PDSH-së
    Branko Cërvenkovski - kryetar i LSDM-së
    Imer Imeri - kryetar i PPD-së



    Dëshmitarë:
    Fransoa Leotar - përfaqësues i posaçëm i BE
    Xhejms Perdju - përfaqësues i posaçëm i SHBA
    MARRËVESHJA KORNIZË (2), ANEKSI "A"



    Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë.
    Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejatave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:
    Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët - Republikës së Maqedonisë - në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .

    Neni 7
    (1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
    (2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar më poshtë.
    (3)Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.
    (4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do t'i përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase. Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të komunikojë me pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase.
    (5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.
    (6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e pushtetit lokal, pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet publike.

    Neni 8
    (1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:
    - Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;
    - Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha bashkësive në organet publike, në të gjitha nivelet dhe në objekte të tjera të jetës publike;

    Neni 19
    (1) Garantohet liria e besimit.
    (2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit fetar.
    (3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lira që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas procedurës së paraparë me ligj.

    Neni 48
    (1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin dhe veçantitë e bashkësive të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.
    (2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
    (3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre.
    (4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.

    Neni 56
    (2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të tyre juridik.
    Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të caktuara e me interes për Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.

    Neni 69
    (2)Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen se i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.

    Neni 77
    (1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.
    (2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit proporcional të bashkësive në të gjitha nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.

    Neni 78
    (1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.
    (2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga rradhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga rradhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.
    (3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit
    (4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.
    (5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.
    (6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.

    Neni 84
    Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie ndërnacionale;

    Neni 86
    (1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë.
    (2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë.
    (3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

    Neni 104
    (1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.
    (2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.

    Neni 109
    (1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.
    (2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të nurmit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

    Neni 114
    Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për zgjedhjet lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

    Neni 115
    (1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë në vendosjen për çështjet me rëndësi lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.

    Neni 131
    (1) Vendimin për t'u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi me shumicën prej dy të tretave të votave e prej numrit të përgjitshëm të deputetëve.
    (2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave të numrit të përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në dikskutim publik.
    (3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
    (4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për administratën lokale, të nenit 131, cilado dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë të re që ka të bëjë me materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të numrit të përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takoojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
    (5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

    MARRËVESHJA KORNIZË (3) ANEKSI "B"
    Ndryshime në legjislacio
    Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.
    1. Ligji për pushtetin lokal
    Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë do ta miratojë ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit lokal dhe autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në pjesën 3. 1. Të marrëveshjes kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal dhe do të jetë në përputhje në pjesën 6.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj, ligji do të parasheh edhe atë se cilado procedurë standarde apo procedurë shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe me fushat në të cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të cilat nuk do të mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të kompetencave të komunave.
    2. Ligji për financim lokal
    Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:
    -do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;
    -do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga administrata qendrore në administratën lokale të cilat korrespondojnë me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në territorin e tyre;
    - dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.
    3. Ligji për kufijtë e komunave
    Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhëzimet relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal.
    4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër komuna
    Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita;
    - se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.
    - Që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.
    - se këshilli i komunës mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut
    - se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)
    5. Ligjet për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike
    Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të marrëveshjes kornizë.
    6. Ligji për njësitë zgjedhore
    Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparë në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
    7. Rregullat për Kuvendin
    Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të ndryshojë Rregulloren që të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i mëposhtëm dhe amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A.
    8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve
    Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:
    - që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
    - ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)
    -të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.
    Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë.
    9. Ligji për Prokurorin Publik
    -Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera relevante në mënyrë që të sigurojë:
    - se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike dhe se ka resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t'i siguronin kryerjen e funksioneve të tij;
    - se Prokurori Publik do të foromojë zyre të decentralizuar;
    - se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;
    - se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është e përshtatshme, ndërsa me kërkesë mund të jap raporte edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të decentralizuara; dhe
    - se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:
    - t'i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;
    - që t'i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në akte juridike të vendimeve të sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për të drejtat e personit të interesuar; dhe
    - Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të kontestojë pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.
    10. Ligjet e tjera
    Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t'i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me marrëveshjen kornizë.

    MARRËVESHJA KORNIZË (4) ANEKSI "C"
    IMPLEMENTIMI DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT
    1. Mbështetja ndërkombëtare


    1. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BE-ja, në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizim dhe Asocim.
    2. Regjistrimi dhe zgjedhjet
    3. 1. Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian të regjistrimit që duhet të mbahet në tetor të vitit 2001.
    3. 2. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002. Organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t'i mbikqyrin këto zgjedhje.
    3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi
    4. 1. Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të Maqedonisë ose kanë qëndrim të ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa më të shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCR-së që të ndihmojë në këto përpjekje.

    4. 2. Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë planin askional për ripërtritjen dhe rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e këtij plani.
    3. 3. Palët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, që pasi Kuvendi t'i miratojë amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të konvokojnë sa më shpejtë një konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë këtu edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën makrofinanciare për Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe rindërtim të përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.


    4 Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
    4. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në procesin e forcimit të pushtetit lokal. Bashkësia ndërkombëtare veçmas duhet të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të domosdoshme ligjore që kanë të bëjnë me mekanizmat e financimit, me qëllim të forcimit të bazës financiare të komunave dhe të krijimit të aftësive për menaxhment financiar si dhe për ndryshimet në ligjin për kufijtë e komunave.

    5 Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional
    5. 1. Duke marrë parasysh veç të tjerash edhe rekomandimet e komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët do të ndërmarrin aktivitete konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet publiek si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
    5. 2. Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet policore përgjithësisht do të shprehin përbërjen e përkatësisë së popullatës në Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të sigurojnë se 500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas pëparësisë së nevojshme në rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë dhe ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe selektimit të kandidatëve por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që t'i dërgojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e këtyre qëllimeve.
    5. 3. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të shtojnë aftësimin dhe programet për ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:
    - aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve të tjera;
    - ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën për verifikim, seleksionim dhe përparim të proceseve;
    - zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;
    - bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për angazhim dhe caktim të policëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni., dhe
    - caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë ndërkombëtarë për fushat më të ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate, bashkë me pushtetin relevant.
    5. 4. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në aftësimin e komandantëve, gjykatësve dhe të prokurorëve, pjesëtarë të bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që të shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.

    6 Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve
    6. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në që të shtojë ndihmat për projektet nga fusha e mediave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe të mediave të shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat shumëkombëshe. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat e pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.
    6. 2. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë ndihma për implementimin e Marrëveshjes Kornizë në fushën e arsimit sipëror.

    ...........

    Kjo eshte origjinali i kesaj mareveshje.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    mareveshje me shume mangesi

    une do ta prek vec nje segment,ate te punesimit proporcional ne ndermarjet publike,ku verehet nje opstruksion i pa pare nga pala tjeter....ESM vec u privatizua ,telekomi gjitashtu,makpetrol,aeroportet,hekurudha dhe shume ndermarje te tjera publike jane bere enderr per shqipetaret,ata nuk kane mundesi reale per tu punesuar ne keto ndermarje kete e deshmon % e shqipetareve ne keto ndermarje......ndonje analize me konkrete smund ti bej problemit per arsye te mos pasjes te shifrave te sakta te shqipetareve ne keto ndermarje megjithate do kisha thene se partite "biro per punesim"jane shume te pa interesuara ne kete drejtim.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •