Regjimi Hoxha perballe revoltes (2)
Te gjithe ata qe paten rastin te lexonin pjesen e pare te raportit te CIA-s amerikane per situaten e Shqiperise ne vitin 1949 te cilen ne e titulluam: "Eliminimi i Xoxes", ne menyre te hapur vune re se ky raport theksonte rendesine nderkombetare te Shqiperise. Sipas raportit te CIA-s, Shqiperia kishte rendesi politike e strategjike. Ruset ishin te paret qe e kuptuan nje gje te tille. Me cfaredo cmimi qofte, sovjetiket ishin gati te paguanin per te mbajtur ne kembe nje regjim prosovjetik. Se pari, per arsye politike. Se dyti, per te mbajtur nen kontroll Jugosllavine dhe Greqine. Se treti, per arsye strategjike. Ne ate kohe, sovjetiket enderronin te kishin nje baze detare ne Adriatik. Megjithese nje vend i vogel, megjithese nje vend i varfer, shume i varfer, deri ne zi buke, Shqiperia kishte rendesi te vecante. Raporti i CIA-s per aq sa kemi ne dore, analizon vendndodhjen strategjike si dhe hapesiren e fuqishme te marredhenieve ne rajon. Izolimi i Shqiperise, regjimi i dobet, ekonomia e shkaterruar, spastrimet ne parti dhe ne te gjithe sektoret e tjere, komshinjte armiqesore - te gjitha keto ishin faktore te rendesishem qe ndikonin ne paqendrueshmerine e Shqiperise. Megjithate, ashtu sic parashikonte raporti i CIA-s, as ate dimer e as me vone, nuk mund te kishte nje permbysje te regjimit shqiptar pro sovjetik. Kjo permbysje e regjimit sipas eksperteve te CIA-s, nuk mund te behej as nga jashte e as nga brenda. Ai nuk mund te realizohej edhe sikur te kishte nje kombinim te faktorit te brendshem me ate te jashtem. Po Shqiperia nuk kish rendesi nderkombetare vetem per ruset, te cilet kerkonin t'i hiqnin cizmet buze Adriatikut e te lanin kembet ne ujerat e ngrohta te Mesdheut. Shqiperia kish rendesi strategjike e nderkombetare edhe per amerikanet. Logjikisht, amerikanet s'duhet te merreshin me nje vend teper te vogel e teper te varfer sic ishte Shqiperia, aq me teper kur ajo bente pjese ne orbiten sovjetike. Mirepo jo! Per amerikanet Shqiperia kish rendesi strategjike. Informacionet per situaten ne kete vend duhet te ishin te vazhdueshme. Shume lehte amerikanet mund ta hiqnin vemendjen nga ky vend i vogel. Kjo ishte shume me e lehte per ta se sa te vazhdonin te punonin. Bota q e madhe dhe amerikanet kishin mjaft telashe e probleme pas Luftes se Dyte Boterore. Mirepo fakti qe nje vend i vogel prosovjetik terheq vemendjen e amerikaneve, tregon se ky vend ishte i rendesishem per ta. Se ai (Shqiperia) kishte rendesi politike e strategjike.

Sic do ta shohim me poshte e ne vazhdim, Shqiperia kish rendesi nderkombetare perderisa ne periudhen me te ngurte, madje edhe ne kulmin e luftes se ftohte, SHBA nuk e kane hequr vemendjen ndaj ngjarjeve ne Shqiperi.

Faktoret qe ndikojne ne paqendrueshmerine e Shqiperise

Cdo qeveri ne Shqiperi do ta kishte te veshtire te formonte nje komb stabel. Grupet e ndryshme qe perbejne popullin shqiptar e qe kane prirje te ndryshme e bejne gati te pamundur nje gje te tille. Mungesa e nje kulture te perbashket, mungesa e besimit, mungesa e te jetuarit ne komunitet, mungesa e objektivave politike sjellin mjaft ndikime te jashtme. Ish-mbreti Zog u mundua shume te zhdukte idene fisnore te drejtesise, megjithate acarimet nderfisnore dhe xhelozite ekzistojne ende. Keto acarime dhe xhelozi kane rritur dukshem acarimet e metejshme politike. Regjimi Hoxha duhet te luftoje me ashpersi. Ai dyshon gati tek te gjithe: mbi popullin e shtypur, mbi korrupsionin tradicional dhe mbi sundimtaret mizore. Malesori di shume pak rreth ideologjise per politiken, por ai e ka shume te qarte proceduren qe duhet te ndjeke. Faktore te tjere qe ndikojne ne paqendrueshmerine e Qeverise Shqiptare jane:

1. izolimi

2. vaferia. 3.varesia totale nga orbita sovjetike.

Fqinjet, tani nuk jane asgje per Shqiperine. Ata kane marredhenie te mira me regjimin Hoxha. Italia ka krijuar marredhenie diplomatike me kete vend. Per te ruajtur nje ekonomi te qendrueshme shqiptare duhet te varet nga nje ndihme e jashtme. Mbeshtetja e Jugosllavise nuk ekziston me. Regjimi Hoxha duhet te varet nga mbeshtetja e Cominformit. Ajo mund t'i jape nje ndihme emergjente si nga rruget detare ashtu edhe nga lidhjet ajrore. Per cdo regjim shqiptar, terreni i ashper i Shqiperise shton problemet e kontrollit. Edhe malesoret shqiptare i shtojne problemet per qeverine. Tradicionalisht, ata kane kundershtuar cdo autoritet qendror. Malet shqiptare, te cilet mbulojne nje hapesire te madhe te siperfaqes se Shqiperise, sic jane malet e Greqise se veriut, jane konsideruar si vend ideal per operacionet guerilase. Duke qene se pjesa me e madhe e kufijve shqiptare jane me Jugosllavine dhe Greqine keto rajone malore lehtesojne operacionet klandestine. Besimi fetar tashme duket se ka pak rendesi ne Shqiperi. Afersisht 10 per qind e popullit qe jeton ne veri dhe ne Shqiperine Qendrore jane romane katolike. Ata kundershtojne komunizmin dhe kane ndjenja pro italiane. Pjesa tjeter, 20 per qind i perket besimit ortodoks grek. Ata jane te ndikuar nga politike greke por jo nga ndikimi kulturor. Pjesa e mbetur e popullsise prej 70 perqindesh jane myslimane, edhe ata kane frike tradicionale nga shtypja sovjetike. Komunistet, te cilet kerkonin besnikeri nga segmenti me i madh i popullit, e pane te pamundur te shkaterronin sistemin e klanit mysliman. Myslimanet teguan vullnet per te bashkepunuar me regjimin vetem per arsye pershtatshmerie. Gjate regjimit te ish-mbretit Zog, qeveria tregoi sukses per "arsimimin" e te rinjve te popullsise ortodokse greke. Zogu lejoi vetem shkolla ne gjuhen shqipe. Nga keta intelektuale qe studiuan brenda dhe jashte Shqiperise dolen nje numer i madh dhe teper i rendesishem, tashme udheheqes komuniste ne Shqiperi. Qeveria komuniste filloi nje fushate per t'i dhene favore popullsise grekfolese ne jug te Shqiperise, duke hapur edhe shkolla ne gjuhen greke. Eshte vleresuar qe tashme jane afersisht 5 mije pjesetare te besueshem te PKSH, megjithese ne raportin e kongresit te partise, ne nentor te 1948, u deklarua per 29 mije anetare dhe 16 mije kandidate, duke dhene nje total prej 45 mije anetaresh. Kjo shifer perben 3.9 per qind te popullsise. Udheheqesit e partise pranuan gjate vitit te fundit karakterin oportunist dhe te pabesueshem te anetaresise se tyre. Mbeshtetja popullore per regjimin komunist eshte kufizuar ne me pak se 10 per qind te popullsise me 1 milion e 193 mije banore.

Forcimi i grupeve rezistente

Ne Shqiperi nuk ekziston asnje rezistence e organizuar ne shkalle te gjere kunder regjimit komunist. Megjithate veprimtari rezistence ka. Ajo eshte e perhapur kudo por eshte:

1. sporadike

2. e paorganizuar.

3. nuk ka efektivitet

Veprimtaria me e forte antiqeveritare eshte raportuar nga malesite e veriut, fqinje me Jugosllavine. Ne rajonet me kufirin grek rezitenca kunder qeverise eshte me e dobet, kurse ne hapesiren qendrore te vendit edhe me e dobet. Keto aktivitete kundrejt qeverisjes shqiptare bene qe regjimi Hoxha t'i frikesohet shume ndonje revolte te brendshme. Grupet antikomuniste shqiptare ne Egjipt, Greqi, Itali dhe SHBA kohet e fundit kane pasur sukses. Ata kane menjanuar grindjet dhe xhelozite duke formuar nje "komitet per Shqiperine e lire". Elemente aktive antikomuniste kane ne perberjen e Ballit Kombetar, nje grup nacionalist te perbere nga mbeturinat e atyre qe kundershtuan bashkimin e levizjes nacionaliste me partizanet e Enver Hoxhes gjate Luftes se Dyte Boterore. Po keshtu mbeshtetesit e ish-mbretit Zog formuan partine e "legalitetit" per restaurimin e monarkise. Pak nga grupet e debuara duket se kane perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi. Mosmarreveshjet brenda shume grupeve mergimtare te ngjallura nga qellime egoiste kane sherbyer per zbehjen e zhvillimit te frontit politik antikomunist. Perpjekjet per te aktivizuar nje levizje rezistente mergimtare shoqerohen me veshtiresi te medha. Zogu, si mergimtari me i rendesishem, nuk eshte me popullor. Shume shqiptare nuk mund te harrojne inkurajimin dominant italian gjate 1930. Te grumbullosh mbeshtetesit e ish-mbreti Zog eshte teper e veshtire. Ne krahasim me partine nacionaliste te pavarur dhe partine nacionaliste, Zogu ka rendesi teper te vogel. Nje riparim i monarkise do te pranohej nga shume shqiptare mirepo grupet mergimtare shqiptare paraqesin interesa te kunderta dhe e kane shume te veshtire, gati te pamundur per t'u pajtuar. Ndryshimet ndermjet shqiptareve te merguar jane te medha. Perpjekja per koordinimin e tyre eshte e domosdoshme. Pa ndihmen materiale nga fqite e jashtme asnje resistence nuk do te kishte sukses. Ky kombinim faktoresh te nevojshem per permbysjen e regjimit Hoxha mungon. Keshtu eshte e domosdoshme koordinimi i te gjitha grupeve dhe faktoreve.

Situata ekonomike

Gjate muajve te fundit, niveli i jeteses ka pesuar ulje teper te dukshme. Pervec anijeve me drithera nga Bashkimi Sovjetik qeveria nuk ka ndermarre masa te tjera paraprake per te tejkaluar mungesen e ushqimit te pergjithshem ne vend. Ka shume mundesi qe drithi i ardhur nga Bashkimi Sovjetik te jete planifikuar te ruhet per te ardhmen e ushtrise apo te nje krize politike. Mungesa themelore per lende te para ne vend e ka penguar Shqiperine te krijoje nevojat per rritjen e industrise. Industria nuk mundet as tani, e as ne te ardhmen e parashikuar te zhvillohet ne ate shkalle sa te krijoje lidhje tregtare me Perendimin. Nafta shqiptare e paperpunuar eshte e nje cilesie teper te ulet, ndersa eksportet bujqesore nuk tregtohen ne shkalle te larte. Tashme ka pak te ngjare qe ekonomia sovjetike te zhvendoset ne Shqiperi. Cdo ndihme e ofruar me qellim per te cuar vendin drejt zhvillimit mund te jete vetem ne forme ushqimesh. Ndihma e industrise se lehte do te kishte shume pak efektivitet. Ndikimi i ekonomise sovjetike ne Shqiperi eshte i larte. Plani i tanishem dyvjecar para se te publikohej ne Shqiperi u sqarua me pare ne Moske. Ky plan eshte perpiluar me teper per te rritur prodhimin ne disa kategori qe forcojne shtetin dhe e bejne ate plotesisht te varur nga Bashkimin Sovjetik, sesa t'i sjelle Shqiperise te ardhura ekonomike. Bashkimi Sovjetik tashme ka kerkuar kromin e vendit. Po keshtu Bashkimi Sovjetik po nxjerr nafte ne Shqiperi. Ai po ndihmon gjithashtu edhe per kultivimin e disa produkteve te tjera bujqesore. Eksportet me Bashkimin Sovjetik ne krahasim me importet nga orbita sovjetike per te mbrojtur regjimin Hoxha ne pushtet jane shume te pakta. Mjetet e transportit duken sikur kane me teper vlere ushtarake sesa ekonomike. Pozicioni ekonomik ne Shqiperi eshte i tille sa cdo zgjerim ne tregun e huaj do te ishte shume i vogel. Tashme tregu i huaj zhvillohet vetem me Bashkimin Sovjetik dhe orbiten sovjetike.

Prodhimi bujqesor

Prodhimi vjetor mesatar per dritherat e bukes para luftes ishte 193000 tone. Ne vitin 1948 prodhimi i te gjitha dritherave arriti nje rekord total prej 238.000 tone. Rreth 60.000 tone erdhen nga Bashkimi Sovjetik dhe pjesa tjeter nga Rumania dhe Bullgaria.

Bazuar ne konsumin e bere para luftes, nevojat e tanishme do te jene rreth 223.000 tone. Kjo do te thote se 90.000 tone drithera buke per Shqiperine jane teprica. Prej tyre 7.000 tone mendohet se do te jene te nevojshme per guerilasit greke. Ne baze te informacionit te mesiperm, do te ishte e sigurte te pranohej qe ne vend jane 83.000 tone drithera te mbetura nga importet dhe te korrurat e vitit 1948. Nderkohe parashikimet e te korrurave tani ne vitin 1949 konsiderohen te mira. Keshtu qe mbeten rezerva dritherash qe mund te perdoren per qellime politike apo edhe ushtarake. Reforma e tokes e krijuar nga regjimi i tanishem ka ndare token duke e kufizuar pronen ne 5 hektare. Kjo ka bee qe fshataret te grumbullojne produktet e tyre bujqesore e t'i shesin ato jashte fermes ne qytet.. Qeveria ndoshta ka qellim ta kaperceje kete problem permes kolektivizimit. Ne kete drejtim progresi ka qene shume i vogel, ndoshta si rrjedhoje e armiqesive te ngjallura ndermjet fshatareve. Ne treg ndihet mungesa e materialeve me te nevojshme per popullin, sic jane veshjet dhe kepucet. Ato jane shume te pakta ne qarkullim dhe me cmime shume te shtrenjta. Makinerite bujqesore per kultivimin e pambukut pothuajse mungojne. Po keshtu makinerite per perpunimin e lekures dhe prodhimin e kepuceve gjithashtu mungojne. Ato konsiderohen shume te rendesishme nga qeveria shqiptare per faktin se veshjet dhe kepucet jane shume te pakta ne qarkullim.