LUMTURIA E LIBRIT


Jorge Luis Borges


Ndėr instrumentet e shumtė tė njeriut, mė i mahnitshmi, pa dyshim ėshtė libri. Instrumentet e tjera janė zgjatim i trupit tė tij. Mikroskopi dhe teleskopi janė zgjatim i pamjes; telefoni ėshtė zgjatim i zėrit; kemi edhe parmendėn dhe shpatėn, kuptohet zgjatime tė krahut. Por libri ėshtė diēka tjetėr: libri ėshtė zgjatim i kujtesės dhe imagjinatės.
Nė librin “Qezari dhe Kleopatra”, Bernard Shaw thotė pėr bibliotekėn e Aleksandrisė se ajo ėshtė kujtesa e njerėzimit. Por libri ka diēka mė tepėr. Ai ėshtė edhe imagjinata e tij. Sepse a nuk ėshtė e kaluara jonė njė seri ėndrrash? Ē’ndryshim mund tė ketė midis kujtoj ėndrrat dhe kujtoj tė kaluarėn. I tillė ėshtė funksioni qė kryen libri.
Njėherė kam menduar tė shkruaja njė histori tė librit. Jo pėr pamjen e tij fizike. Nuk mė intereson aspekti fizik i librave (sidomos i bibliofilėve qė e teprojnė), por mė interesojnė vlerėsimet qė janė dhėnė pėr librin. Pėrpara meje e ka bėrė Spengler-i tek vepra “Perėndimi i Oksidentit” ku ka ca faqe tė mrekullueshme pėr librin. Duke u shtuar atyre ndonjė vėzhgim timin, unė kam ndėrmend tė mbetem nė ato qė thotė Spengler-i.
Nė lashtėsi nuk e kishin kultin e librit si e kemi ne - dhe kjo nuk mė befason; ata shihnin te libri njė surrogato tė fjalės sė folur. Shprehja qė pėrdoret shpesh. Scripta manent verba volant, nuk ka kuptimin qė fjala ėshtė jetėshkurtėr, porse qė shkrimi ka diēka tė ngurosur si vdekja. Nė tė kundėrt, fjala ka diēka tė lehtė, flatrore; diēka flatrore e tė shenjtė, siē thotė Platoni. Ėshtė e ēuditshme, por gjithė mėsuesit e mėdhenj tė njerėzimit kanė dhėnė mėsime gojore.
Le tė marrim rastin e parė: Pitagorėn. Ne e dimė se ai e zgjodhi me vetėdije qė tė mos shkruante. Dhe kėtė e bėri se nuk donte tė ishte i lidhur pas fjalės sė shkruar. Me sa duket ai e ndjente shprehjen qė mė pas do tė thuhej edhe nė Bibėl: shkronja vret, shpirti ngjall. Prandaj Aristoteli nuk flet kurrė pėr Pitagorėn, por pėr pitagorianėt. Pėr shembull, ai thotė se pitagorianėt jepnin mėsim besimin, dogmėn e kthimit tė pėrjetshėm qė Niēe do ta zbulonte shumė mė vonė. Domethėnė idenė e njė kohe ciklike, e cila u hodh poshtė nga Shėn Agustini te libri “Qyteti i Zotit”. Shėn Agustini duke pėrdorur njė metaforė tė shkėlqyer thotė se Kryqi i Krishtit na shpėton nga labirinti qerthullor i stoikėve. Ideja e kohės ciklike ka qenė prekur edhe nga Hume-i, nga Blanqui e nga shumė tė tjerė.
Pitagora nuk shkroi nė mėnyrė tė vullnetshme. Ai donte qė mendimi i tij tė jetonte pėrtej vdekjes sė tij trupore, tė mbijetonte nė mendjen e nxėnėsve tė tij. Nga kjo ka lindur formula qė unė duke mos ditur greqisht do ta them latinisht: magister dixit. (e ka thėnė mjeshtri). Kjo nuk do tė thotė se ata qenė tė kushtėzuar pas asaj qė kishte thėnė mjeshtri, pėrkundrazi me kėtė ata vėrtetonin se ishin tė lirė tė zhvillonin mendimin fillestar tė mjeshtrit.
Ne nuk e dimė nėse doktrinėn e kohės ciklike e ka shpikur Pitagora, por dimė se nxėnėsit e tij ua mėsonin tė tjerėve. Pitagora vdiq trupėrisht dhe ata me njė lloj transmigrimi qė atij do t’i kishte pėlqyer, vazhduan t’i mendonin e t’i thellonin idetė e tij, aq sa kur i qortonin se duhej tė thoshin gjėra tė reja, mbroheshin me formulėn: E ka thėnė mjeshtri (Magister dixit).
Mund tė kujtojmė raste tė tjera. Kemi shembullin e madh tė Platonit kur thotė se librat janė si efizhitė (ai kishte parasysh mbase statuja apo tablo), qė njeriu i pandeh tė gjalla, por kur i pyet, ato, s’tė pėrgjigjen. Dhe pėr ta korrigjuar kėtė heshtje tė librave, ai shpiku dialogun. Pra, Platoni vetė shndėrrohet nė personazhe tė ndryshme: nė Sokrat, nė Gjorgjia e tė tjerė. Mund tė na shkojė nė mendje edhe se Platoni donte tė ngushėllohej pėr vdekjen e Sokratit, duke e pėrfytyruar tė gjallė. Dhe ēfarėdo problemi qė t’i dilte, ai pyeste veten: Ēfarė do tė kishte thėnė Sokrati pėr kėtė. Ai qe si tė thuash pavdekėsia e Sokratit, qė s’pati lėnė asgjė tė shkruar dhe ishte gjithashtu mjeshtėr i fjalės sė folur.
Pėr Krishtin dimė se ka shkruar njė herė tė vetme ca fjalė mbi rėrė e qė u fshinė. Nuk dimė tė ketė shkruar gjė tjetėr. Edhe Buda ishte mjeshtėr i tė folurit; na ka lėnė disa predikime. Pastaj, kemi edhe njė frazė tė Shėn Anselmit, i cili thotė: “Tė vėsh njė libėr nė duart e njė injoranti, ėshtė po aq e rrezikshme sa tė vėsh njė shpatė nė duart e njė fėmije”. Ja pra se ēfarė mendohej atėherė pėr librin.
Nė tė gjithė Orientin ende gjallon ideja se qėllimi i njė libri nuk ėshtė t’i zbulojė gjėrat: njė libėr duhet thjesht tė na ndihmojė pėr t’i zbuluar. Me gjithė paditurinė time nė hebraisht, e kam studjuar pak Kabalėn dhe kam lexuar versione anglisht e gjermanisht tė Zoharit (Libri i Shkėlqimit) dhe tė Sefer Jezirasė (Libri i Marrėveshjes). Unė e di se kėta libra nuk janė shkruar pėr t’u kuptuar, por pėr t’u interpretuar, ata duhet ta nxisin lexuesin qė tė zhvillojė njė ide.
Antikiteti klasik nuk e kishte respektin qė kemi ne pėr librin edhe pse kemi mėsuar se Aleksandri i Madh mbante nėn jastėk “Iliadėn” dhe shpatėn, dy armėt e tij. Ushqehej respekt pėr Homerin, megjithatė ai nuk shihej si shkrimtar i shenjtė, nė kuptimin qė ka sot kjo fjalė. Nuk mendohej se “Iliada” dhe “Odiseja” ishin tekste tė shenjta; ato qenė tekste qė vlerėsoheshin, por edhe mund t’i kritikoje.
Platoni i flaku poetėt nga “Republika” e tij; gjithsesi pa u bėrė i dyshimtė pėr herezi. Kėtyre dėshmive tė antikitetit kundėr librit, ne mund t’u shtojmė njė tjetėr, shumė interesante tė Senekės. Mes letrave tė tij tė pakrahasueshme drejtuar Lucillit, njėra i drejtohet njė personi mendjemadh, pėr tė cilin tregon se kishte njė bibliotekė me njėqind vėllime; dhe kush - thotė Seneka - mund ta gjejė kohėn pėr tė lexuar njėqind vėllime. Ndėrsa sot, pėrkundrazi, ēmohen bibliotekat e mėdha.
Pra, nė antikitet pėr librin ka njė qėndrim qė mezi e kuptojmė, qė nuk ngjason me kultin qė kemi ne pėr librin. Te ky i fundit shihej pėrherė njė surrogato e fjalės. Por mė pas nga Orienti vjen njė koncept krejt i panjohur pėr antikitetin klasik: Koncepti i librit tė shenjtė. Do tė marrim dy shembuj duke filluar nga mė i vonshmi, nga ai i myslymanėve. Ata mendojnė se Kurani i paraprin Krijimit dhe ėshtė mė i moēėm se gjuha arabe. Kurani, thonė ata, nuk ėshtė vepėr e Zotit, por njėra prej vetive tė tij, siē janė mėshira apo drejtėsia. Aty flitet nė njė mėnyrė tė pabesueshme pėr mėmėn e librit. Mėma e librit ėshtė njė kopje e Kuranit tė shkruar nė qiell. Shkurt, ai ėshtė arketipi platonian i Kuranit,dhe ky libėr ėshtė shkruar nė qiell, thotė Kurani - si atribut i Zotit, e pėr mė tepėr ėshtė mė i hershėm se Krijimi. Kėtė gjė e thonė edhe ulemat apo doktorėt myslymanė.
Pastaj ka shembuj tė tjerė mė pranė nesh, siē janė Bibla ose mė konkretisht Torah apo Pentateka. Mendohet se kėta libra janė diktuar nga Shpirti i shenjtė. Ėshtė interesant fakti qė kėta libra tė autorėve dhe epokave tė ndryshme, i lihen njė shpirti tė vetėm; a nuk thuhet madje nė Bibėl se shpirti frymon ku tė dojė? Hebrenjtė patėn idenė tė bashkonin vepra letrare tė periudhave tė ndryshme dhe tė krijonin me to njė libėr tė vetėm me titull Torah qė nė greqisht do tė thotė Bibėl. Kėta libra i lihen njė autori tė vetėm: Shpirtit.
E pyetėn njė ditė shkrimtarin Bernard Shaw nėse besonte qė Biblėn e kishte shkruar Shpirti i shenjtė. Dhe ai u pėrgjigj kėshtu: Ēdo libėr qė ia vlen ta rilexosh, ėshtė shkruar nga Shpirti. Ta themi disi mė ndryshe. Njė libėr duhet tė shkojė pėrtej qėllimeve tė autorit. Qėllimi i autorit ėshtė njė gjė e varfėr, njerėzore qė mund tė dėshtojė, kurse libri ėshtė mė shumė. Don Kishoti, bie fjala, ėshtė mė tepėr se njė satirė e romaneve kalorsiake. Nė tė vėrtetė ai ėshtė njė tekst absolut, tek i cili asgjė, absolutisht asgjė nuk i lihet rastėsisė.
Tė mendojmė ndėrveprimet e kėsaj ideje. Pėr shembull, nėse unė them:
Corrientes aguas, puras, cristalinas
arboles que os estais mirando en ellas
verde prado, de fresca sombra lleno.
(Ujėra tė gjalla me dritė kristaline
pemė qė shfaqeni ndėr pasqyrime,
livadh i blertė plot hijeshi e freski)
duket qartė se kėto tri vargje kanė nga njėmbėdhjetė rrokje. Kėshtu ka dashur autori. Ėshtė zgjedhje e tij.
Por ēfarė ėshtė kjo, krahasuar me njė libėr tė shkruar nga Shpirti, krahasuar me konceptin e Hyjnisė qė zbret nė letėrsi dhe dikton njė libėr. Nė njė libėr tė kėtillė asgjė s’mund tė jetė e rastėsishme, asgjė, deri edhe zgjedhja e shkronjave duhet ta ketė njė arsye. Me kėtė logjikė e kuptojmė, pėrse fillimi i Biblės, Bereshit baraelohim ėshtė me B, sepse kjo i pėrgjigjet fjalės bekoj. Fjala ėshtė pra, pėr njė libėr, nė tė cilin kurrgjė nuk ėshtė e rastėsishme, absolutisht asgjė. Mbėrrijmė kėshtu te Kabala, tek studimi i shkronjave, te njė libėr i shenjtė i diktuar nga Hyjnia, domethėnė nė tė kundėrt tė asaj qė mendonin tė vjetrit. Ata mendonin pėr muzėn nė njė mėnyrė mjaft tė vagėlluar.
Kėndo, muzė, zemėrimin e Akilit, (“Kėndo hyjneshė, mėninė e Akil Pelidit”, ėshtė pėrkthim i shkėlqyer i Gjon Shllakut, por ky pėrkthim fjalė pėr fjalė, me varfėri semantike kėtu bėhet, sepse ka njė koment lidhur me fjalėn muzė. Shėn i pėrkth.) thotė Homeri nė krye tė Iliadės. Kėtu muza pėrfaqėson frymėzimin. Po tė mendojmė Shpirtin, pranojmė diēka mė konkrete e mė tė fuqishme: Zotin qė ėshtė brenda letėrsisė. Zotin qė shkruan libėr, nė tė cilin gjithēka arsyetohet: numri i shkronjave, i rrokjeve, i verseteve, ku bėhet lojė fjalėsh me shkronja, tė cilat tashmė i kemi studjuar.
Ideja e dytė e madhe qė kemi pėr librin, ėshtė se ai, po e pėrsėris, mund tė jetė vepėr hyjnore. Sigurisht kjo ide ėshtė mė afėr asaj qė kemi sot pėr librin se ajo e lashtėsisė qė e vėshtron librin si njė surrogato tė fjalės sė folur. Pastaj besimi nė njė libėr tė shenjtė humbet dhe zėvendėsohet prej besimeve tė tjera. Ekziston bindja, pėr shembull, se ēdo vend njėjtėsohet me njė libėr. Duhet tė kujtojmė kėtu se myslymanėt i quajnė izraelitėt njerėz tė Librit, le tė kujtojmė gjithashtu atė qė ka thėnė Henri Heine nė lidhje me kombin, atdheu i tė cilit ishte njė libėr Bibla, ēifutėt. Dhe lind kėshtu ideja e re, sipas sė cilės ēdo vend duhet tė pėrfaqėsohet nga njė libėr, apo nga njė autor qė mund tė ketė shkruar shumė libra.
Ėshtė e ēuditshme - dhe nuk besoj se ky fakt ėshtė vėnė re deri tani - por vendet kanė zgjedhur individė qė nuk u ngjajnė shumė. Dikush, pėr shembull, mendon se Anglia mund tė kishte zgjedhur Samuel Johnson-in, por ajo ka zgjedhur Shekspirin dhe Shekspiri ėshtė si tė thuash - mė pak anglezi ndėr shkrimtarėt anglezė.
“Understatement-i, pra, ėshtė karakteri tipik i anglezit. Por Shekspiri prirej ndaj hiperbolės nė metaforė dhe nuk do tė habiteshim fare nėse ai do tė kishte qenė italian apo ēifut.
Kėshtu ka ndodhur edhe me Gjermaninė, ky vend i bukur fanatik pėr hiēgjė, zgjodhi pikėrisht njė njeri tolerant, aspak fanatik, tė cilit nuk i intereson shumė nocioni atdhe, pra zgjodhi Gėten. Gjermania pėrfaqėsohet nga Gėte.
Nė Francė nuk ėshtė zgjedhur ndonjė, por ka njė dobėsi pėr Hygoin. Natyrisht, unė ushqej njė admirim tė madh pėr Hygoin, por Hygoi nuk ėshtė francez tipik. Hygoi ėshtė i huaj pėr Francėn: me dekoret e tij tė mėdha e me metaforat e panumėrta, ai s’ėshtė pėrfaqėsues i Francės.
Edhe mė i habitshėm ėshtė rasti i Spanjės. Ajo mund tė pėrfaqėsohej nga Lope De Vega, nga Calderon, nga Quevedo. E pra, jo! Nuk ndodhi ashtu! Spanja pėrfaqėsohet nga Migel de Servantes. Servantesi ėshtė bashkėkohės i Inkuizicionit, por ėshtė njė njeri tolerant qė nuk zotėron as virtytet dhe as cenet e spanjollėve.
Ngjason sikur ēdo vend mendon se duhet tė pėrfaqėsohet nga dikush qė ndryshon prej tij, nga dikush qė mund tė jetė si njė lloj bari shėrues, njė lloj opiumi, njė kundėrhelm ndaj tė metave. Ne argjentinasit, mund tė kishim zgjedhur “Fakundon” e Sarmientos, qė ėshtė libri ynė, por jo; me historinė tonė ushtarake, me historinė e betejave, ne kemi zgjedhur si libėr kronikėn e njė dezertori, kemi zgjedhur librin “Martin Fierro”, qė padyshim meriton tė zgjidhet, por si mund tė mendohet qė historia jonė tė pėrfaqėsohet nga njė dezertor i pushtimit tė tokave? Gjithsesi kėshtu ėshtė: ēdo vend duket se provon mbėhinė e kompensimit.
Pėr librin janė shkruar faqe tė ndritura nga shumė shkrimtarė. Do tė doja tė citoja ndonjėrin prej tyre. Po e nis me Montenjin, i cili njė nga esetė e tij ia kushton pikėrisht librit. Nė kėtė ese ka njė frazė tė tillė, tė paharrueshme. “Unė nuk bėj asgjė pa gėzim”. Montenji lė tė kuptohet se koncepti i tė lexuarit me ēdo kusht, ėshtė njė koncept i gabuar. Ai thotė se kur has ndonjė pjesė tė vėshtirė nė njė libėr, ai e lė, sepse akti i tė lexuarit ėshtė njė formė e lumturisė.
Mė kujtohet se para shumė vitesh u bė njė anketė ku pyetej se ēfarė shpreh piktura. E pyetėn motrėn time, Norėn, dhe ajo u pėrgjigj se piktura ishte arti qė dhuron gėzim me forma dhe ngjyra. Unė do tė thosha se edhe letėrsia ėshtė njė formė e kėtij gėzimi. Nėse diēka lexohet me vėshtirėsi, autori nuk e ka pėrmbushur misionin e vet. Ja pėrse unė mendoj se njė shkrimtar si Xhojsi nė thelb e ka harruar misionin, sepse vepra e tij lyp mundim pėr ta lexuar.
Njė libėr nuk duhet tė kėrkojė mundim, sepse lumturia nuk duhet tė kėrkojė mundim. Mė duket se Montenji ka tė drejtė. Pas kėsaj ai numėron autorėt qė ka pėr zemėr. Pėrmend Virgjilin dhe pohon qė mė shumė pėlqen “Gjeorgjikat” se “Eneidėn”. Unė pėr vete pėlqej “Eneidėn”, por s’ėshtė kėtu ēėshtja. Montenji flet me pasion pėr librat dhe thotė se librat janė njė kėnaqėsi e ngadaltė…
Ndėrsa Emersoni thotė tė kundėrtėn. Nga ai e kemi studimin tjetėr tė madh pėr librin. Nė njė nga ligjėratat e tij, Emersoni thotė se biblioteka ėshtė njė lloj kabineti magjik. Nė kėtė kabinet rrinė tė magjepsur shpirtrat mė tė zgjedhur tė njerėzimit, tė cilėt presin fjalėn tonė pėr tė dalė nga heshtja. Duhet ta hapim librin qė shpirtrat tė rizgjohen. Ai thotė se ne duhet tė kemi besim nė shoqėrinė e njerėzve mė tė mirė qė ka prodhuar njerėzimi, por qė ne nuk i kėrkojmė dhe na pėlqen mė tepėr tė lexojmė komentarė e kritika, nė vend qė tė lėxojmė autorėt vetė.
Pėr njėzet vjet unė kam qenė profesor i letėrsisė angleze nė universitet, nė fakultetin e filozofisė e tė letėrsisė nė Buenos-Aires. Gjithmonė u thosha studentėve tė mi qė tė kishim njė bibliografi sa mė tė seleksionuar, tė mos lexonin libra kritike, por drejtpėrdrejt autorėt; ndoshta do tė kuptonin mė pak, por do tė kishin kėnaqėsinė tė dėgjonin zėrin e dikujt. Do tė thosha se mė i rėndėsishėm tek njė autor ėshtė tingulli i zėrit (stili, shėn.i pėrkth.), pra mė i rėndėsishėm tek njė libėr ėshtė zėri i autorit, ai zė qė arrin tė vijė gjer te ne.
Unė njė pjesė tė madhe tė jetės nė tė vėrtetė ia kam kushtuar letėrsisė, dhe besoj se leximi ėshtė njė formė e lumturisė; njė tjetėr formė e lumturisė, mė e pakėt, ėshtė krijimi poetik, apo ajo ēka quhet krijim, qė ėshtė pėrzierje e harresės dhe e kujtesės sė asaj qė kemi lexuar.
Emersoni bashkohet me Montenjin kur thotė se duhet lexuar ēfarė na pėlqen, sepse siē e thamė libri duhet tė jetė njė formė e lumturisė. Ne i detyrohemi shumė letėrsisė. Unė, mė tepėr jam i prirur tė rilexoj se sa tė lexoj dhe kam mendimin, se mė e vlefshme ėshtė tė rilexosh sa tė lexosh, duke mos lėnė pa pėrmendur se pėr tė rilexuar duhet tė kesh lexuar. Unė e kam kėtė kult pėr librin. Mbase e them nė njė mėnyrė qė tingėllon disi patetike, por s’do tė doja tė ishte kėshtu. Do mė pėlqente tė ishte si njė lloj besimi qė kam pėr secilin prej jush, jo pėr tė gjithė, sepse tė gjithė ėshtė abstraksion dhe secili ėshtė njė realitet.
Duke patur kultin e librit, unė vazhdoj tė bėj sikur nuk jam i verbėr, vazhdoj tė blej libra e tė mbush shtėpinė me to. Njė ditė mė parė mė bėnė dhuratė njė botim tė vitit 1966 tė Encyclopedie de Brockhaus. Dhe e ndjeva praninė e kėsaj vepre nė shtėpi, e kam ndjerė si njė lloj lumturie. I kisha pranė meje tė njėzet vėllimet me shkronja gotike, tė cilat nuk mund t’i lexoj, plot harta dhe gravura qė nuk mund t’i shoh: por sidoqoftė vepra ishte aty. Provoja njė si tėrheqje miqėsore. Kam mendimin se libri ėshtė njė nga lumturitė e mundshme tė njeriut.
Sot flitet pėr zhdukjen e librit: mua mė duket se kjo ėshtė e pamundur. Do tė mė thonė se cili ėshtė ndryshimi mes njė libri dhe njė gazete apo njė disku? Ndryshimi ėshtė ky: njė gazetė lexohet pėr t’u harruar edhe disku dėgjohet pėr t’u harruar, ėshtė njė gjė mekanike dhe kuptohet qė ėshtė e pėrkohshme. Porse njė libėr lexohet pėr t’u kujtuar.
Koncepti i njė libri tė shenjtė, si Kurani, si Bibla apo Vedat - qė shkruajnė se edhe ato e kanė krijuar botėn - ėshtė ndoshta i tejkaluar, por libri ruan pėrherė njė shenjtėrim, tė cilin duhet tė pėrpiqemi tė mos e humbim. Tė marrėsh njė libėr e ta hapėsh, e bėn edhe mė tė mundshėm faktin estetik. Cilat janė fjalėt qė flenė nė libėr? Ē’janė ato simbole tė vdekura? Krejtėsisht asgjė. Ēfarė ėshtė njė libėr qė nuk e hapim? Ėshtė thjesht njė kub letre apo lėkure, me fletė; por nėse e lexojmė do tė ndodhė diēka e ēuditshme. Dhe besoj se libri ndryshon sa herė qė e lexojmė.
Herakliti thotė (e kam pėrsėritur shpesh) se njeriu kurrė nuk lahet dy herė nė tė njėjtin lumė. Ne nuk lahemi kurrė nė tė njėjtin lumė, sepse ujėrat e tij ndėrrojnė. Akoma mė e tmerrshme ėshtė se edhe ne jemi ujorė si lumi. Sa herė qė lexojmė njė libėr, aq herė ndryshon ai, ngjyrimi i fjalėve nuk ėshtė i njėllojtė. Sepse librat janė mbrujtur me tė shkuar.
Kam folur kundėr kritikės dhe po e pėrgėnjeshtroj veten (ē’rėndėsi ka qė pėrgėnjeshtrohem?). Hamleti nuk ėshtė saktėsisht ai Hamlet qė krijoi Shekspiri nė fillimet e shek. XVII; Hamleti ėshtė Hamleti pėr tė cilin flet Kollrixhi, Gėteja dhe Bredli. Hamleti ėshtė rikrijuar. E njėjta gjė ka ndodhur me Don Kishotin. Kjo mund tė thuhet edhe pėr Lugones apo Martinez Estrada. “Martin Fierro” nuk ėshtė mė ai qė ka qenė. Lexuesit pak nga pak e kanė pasuruar librin.
Kur lexojmė njė libėr tė hershėm, ėshtė njėlloj si tė pėrshkonim kohėn qė ka kaluar qė nga ēastet kur ai ėshtė shkruar e deri nė ditėt tona. Ja pėrse duhet tė kemi kultin e librit. Njė libėr mund tė jetė plot gabime shtypi, ndodh edhe qė tė mos jemi dakort me atė qė thotė autori, por libri ka diēka tė shenjtė dhe hyjnore. Nuk duhet ta respektojmė atė, tė shtyrė nga bestytnia, por me dėshirėn e madhėrishme qė tė kridhemi nė lumturi e nė dije.
Kjo ėshtė ajo qė doja t’ju thosha sot.

* Ligjėratė e mbajtur nga autori me studentėt e Universitetit tė Belgranos, Buenos-Aires, 1977.

Pėrktheu nga frėngjishtja Feride Papleka


“Tė vėsh njė libėr nė duart e njė injoranti, ėshtė po aq e rrezikshme sa tė vėsh njė shpatė nė duart e njė fėmije”

15/08/2005
KATEGORIA: Kulture.

Shekulli.