Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 15 gushti-Festa e Shën Marisë

    Sot festojne diten e emrit te gjitha ato persona qe mbajne emrin Maria,Mirjam,Marika,Marjeta,Mirela,Marjo,etj...Ta gezojne

    Gjithashtu zhvillohen shume panaire ne te gjithe Shqiperine,vecanerisht festohet masivisht ne zonen e bregut te detit ne Jug te vendit.

    Zhvillohen panairet kryesore ne Boboshtice te Korces,ku meshon Mitropoliti i Korces,Joani,ne ishullin e Zvernecit ne Vlore,ku meshon Mitropoliti i Beratit,Ignati dhe ne Mitropoline e Gjirokastres ku sipas tradites meshon Kryepeshkopi Anastas.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 15-08-2013 më 04:21

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 15 gushti-Festa e Shën Marisë

    Përlëshorja(Himni) e festes.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 15 gushti-Festa e Shën Marisë

    Predikimi i Hirësi Joanit mbi Fjetjen e Hyjlindëses,Panairi,Boboshticë

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 15 gushti-Festa e Shën Marisë

    Pjesë nga mesha në Manastirin e "Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 15 gushti-Festa e Shën Marisë

    Pjesë nga mesha në Manastirin e "Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Fjetja dhe Lartesimi ne Kupen e Qiellit e Nenes se Zotit Krisht dhe Nenes se gjithe te krishtereve orthodhokse, Virgjereshes se Tereshenjte, Theotokos (Zot-mbartesen) Mari!

    Emri:  d0d354668f69293e040aa69de3140c78_XL.jpg

Shikime: 1200

Madhësia:  69.0 KB

    Mbrona o Nene e Tereshenjte me lutjet e Tua!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Festa ne Shen Vlash te Durresit.Mesha u mbajt nga E piskopi I Apollonise Nikolla dhe i Bylisit Asti.

    Emri:  1385104_721276331242788_3232455200611309262_n.jpg

Shikime: 816

Madhësia:  35.8 KB

    Emri:  10363860_721276007909487_7314949081270356201_n.jpg

Shikime: 824

Madhësia:  31.2 KB
    Emri:  10570389_721276074576147_2405197086766906592_n.jpg

Shikime: 892

Madhësia:  46.5 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Emri:  10590504_721276011242820_6251081020747384699_n.jpg

Shikime: 889

Madhësia:  36.7 KB

    Emri:  10616708_721276121242809_6694738713289354613_n.jpg

Shikime: 860

Madhësia:  44.3 KB

    Emri:  10613062_721276127909475_4991479072580559699_n.jpg

Shikime: 817

Madhësia:  51.8 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Emri:  10616022_721276017909486_6436031555663888446_n.jpg

Shikime: 835

Madhësia:  47.5 KB

    Emri:  10590608_721276564576098_5793070792244636818_n.jpg

Shikime: 871

Madhësia:  55.9 KB

    Emri:  10583847_721276147909473_224329629778637848_n.jpg

Shikime: 739

Madhësia:  46.9 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Emri:  10576974_721276351242786_2639647534943343101_n.jpg

Shikime: 817

Madhësia:  44.6 KB

    Virgjeresha Mari te na mbroje te gjitheve.Amin
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Irenna për postimin:

    arbereshi_niko (17-08-2014)

  12. #31

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Citim Postuar më parë nga Irenna Lexo Postimin
    Emri:  10576974_721276351242786_2639647534943343101_n.jpg

Shikime: 817

Madhësia:  44.6 KB

    Virgjeresha Mari te na mbroje te gjitheve.Amin
    Qe e Tereshenjta te na ruaje dhe te na mbroje gjithmone!
    Amin.

    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  13. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    E hënë, 15 gusht 2016 - Shenjtori i ditës.

    Fjetja e Hyjlindëses Mari. Dëshmor Tarsizi në Romë.
    Fjetja e Hyjlindëses Mari.

    Emri:  13913943_639270529581302_9158108693071612245_o.jpg

Shikime: 1000

Madhësia:  79.2 KB

    Kur i pëlqeu Krishtit Perëndisë tonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një engjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel, ashtu si në ditën e Ungjillëzimit.
    Supozohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur rreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, kur e Tërëshenjta ishte në moshën 59-vjeçare), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm.
    Kur iu afrua, engjëlli i tha Hirplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të marr pranë Vetes, Nëna ime. Mos u turbullo nga ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në jetën e përjetshme”.
    Hyjlindësja i priti më gëzim këto fjalë dhe, me dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj, shkoi në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi, ashtu siç bënte shpesh.
    Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në çastin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar e duke lavdëruar Nënën e gjithë botës.
    Pasi u lut, ajo u kthye në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Theologut në Sion).
    Pasi u kthye në shtëpi, gjithçka u drodh. E gjithë shtëpia ndriçoi dhe, duke lavdëruar Perëndinë, thirri prindërit dhe fqinjët e saj. I rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati gjithçka që ishte e nevojshme për varrimin.
    U dha lajmin e largimit në qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën e palmës që engjëlli i kishte dhënë, si simbol i fitores së paprishjes. Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim, duke iu lutur së Tërëshenjtës të mos i linte jetimë, por ajo i siguroi duke u thënë se edhe në qiell do të lutej për ta.
    Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan përgatitjet. Përveç kësaj, nëna e Zotit u dha dy vejushave, që e shoqëronin, dy veshjet e saj të vetme.
    Papritur, shtëpia u tund nga një zhurmë e ngjashme me atë të bubullimës dhe u mbush me re, të cilat sollën apostujt nga tërë skajet e tokës. E gjithë Kisha ishte e pranishme mistikisht me anë të apostujve për të kremtuar varrimin e Nënës së Zotit.
    Me lot në sy i thanë Hyjlindëses: “Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes nesh, do të kishim një ngushëllim të madh, o Mbretëreshë, do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin tonë.
    Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij, ti do të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që është ruajtur për ty”.
    Shën Maria u përgjigj: “O nxënës dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gëzimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e vdekjes”.
    Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur, apostull Pavli. I ra ndër këmbë së Tërëshenjtës për ta nderuar dhe i drejtoi këto fjalë lavdërimi: “Gëzohu, Nënë e Jetës, qëllimi i predikimit tim, sepse, megjithëse nuk e pashë aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty, besoj se po sodit Atë Vetë”.
    Pasi tha përshëndetjet e fundit, e Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës.
    Më pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët shoqëronin apostujt) dhe dha shpirtin e saj të bardhë e më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeengjëlli Mihael dhe fuqitë engjëllore.
    Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje e ankth, ashtu si dhe lindja. Petroja, korifeu i apostujve, psali himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin dhe, me pishtarë e himne, shoqëronin kortezhin bashkë me shën Joan Theologun, i cili qëndronte në krye e mbante palmën e lavdisë.
    I dëgjonin engjëjt, të cilët bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk sikur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj dhe shumë të sëmurë u shëruan.
    Duke mos duruar këtë ngjarje, krerët e judenjve nxitën njerëzit e popullit që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por drejtësia hyjnore e ndëshkoi planin e tyre të keq, prandaj të gjithë u verbuan.
    Njërit prej tyre, priftit Jefonias, më të guximshmit, i cili tentoi të prekte shtratin e shenjtë, iu prenë të dyja duart nga shpata e zemërimit hyjnor dhe krahët i mbetën të varur në shtrat. I penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë zemër dhe nga fjala e Petros u shërua e u bë një nga shoqëruesit e tyre.
    Degën e palmës, që iu dha Nënës së Zotit, ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi nga verbëria shpirtërore e fizike.
    Apostujt e varrosën trupin e së Tërëshenjtës Mari në kopshtin e Gjetsemanisë dhe qëndruan atje për tri ditë, ku dhe lutjet e tyre ishin të shoqëruara nga himne engjëllore.
    Por njëri nga apostujt (sipas disave, Thomai) nuk ishte me ta në varrim dhe mbërriti në Gjetsemani ditën e tretë dhe nuk mundi të ngushëllohej që s’e pa dot për herë të fundit trupin e shenjtë të Hyjlindëses.
    Kështu, me pranimin e apostujve të tjerë, vendosën të hapnin varrin e të nderonin trupin. Sapo u hoq guri, të gjithë u befasuan, sepse trupi nuk ndodhej më atje dhe pëlhura ishte bosh.
    Ishte një dëshmi se Nëna e Zotit ishte ngjitur në qiell, te Biri i saj, pra se ishte ngjallur dhe trupi ishte bashkuar sërish në qiell me shpirtin. Maria, “bija e Adamit”, por që u bë me të vërtetë “Nëna e Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” duke lindur Atë që është Jeta e vërtetë, kalon nëpërmjet vdekjes.
    Por vdekja e saj nuk është një humbje, sepse, me ngjalljen e Krishtit, i cili u dha vullnetarisht te vdekja për shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim i një jete të re. Kështu, varri i Gjetsemanisë u shfaq si një “dhomë nusëroreje”, ku është kryer dasma e paprishjes.
    Shpirti i saj i pastër, kur u nda nga trupi, u bashkua me Dritën hyjnore dhe trupi, pasi qëndroi për pak kohë në tokë, u ngjall me hirin e Krishtit të ngjallur.
    Ky trup shpirtëror u pranua në qiell si tempulli i Perëndi-Njeriut, si froni i Perëndisë. Prandaj ngjitja e saj në qiell është shkaku i gëzimit të të gjithë besimtarëve të cilët kanë marrë garancinë se në personin e saj e gjithë natyra njerëzore bëhet mbajtëse e Krishtit dhe është thirrur të banojë me Perëndinë.
    Tregohet se, gjatë varrimit, apostujt u mblodhën për një drekë vëllazërore dhe në vendin e Krishtit vunë një copë bukë në formë trekëndëshi.
    Por, në çastin kur thirrën emrin e Krishtit, siç e kishin zakon, dëgjuan nga lart në qiell të Tërëshenjtën që thoshte: “Gëzohuni, sepse do të jem me ju deri në ditët e fundit të jetës”. Të gëzuar, apostujt thirrën së bashku me një zë: “E Tërëshenjtë, Nënë e Zotit, shpëtona!”
    Prandaj kjo është origjina e shërbesës së Ngjitjes të së Tërëshenjtës, që kremtohet në manastire pas mbarimit të drekës, në ditët e festave.

  14. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2016
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Albo, si asht e mundshme Zoti me pase nane?
    Profeti po,ka pase nane.

  15. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Citim Postuar më parë nga Dardan80 Lexo Postimin
    Albo, si asht e mundshme Zoti me pase nane?
    Profeti po,ka pase nane.
    Pergjigjen e pyetjes qe ben une po ta jap po me nje pyetje: A ka gje te pamundur per Zotin?!

    Ne te krishteret besojme se Jisu Krishti nuk eshte profet (si besojne judenjte, myslimanet e plot te tjere), por ne besojme se Ai eshte Zot. Ai eshte Zoti i misheruar, Zoti qe zgjodhi te behet njeri. Jisu Krishti eshte Biri i Vetem i Lindur prejt Atit, prej te Cilit ai trashegon natyren hyjnore. Jisu Krishti eshte edhe Fjala e Zotit, me te Cilin Zoti krijoi gjithcka qe te shikon ty syri ne toke e ne qiell dhe vete njeriun. Jisu Krishti eshte edhe Zoti i misheruar e lindur ne historine e njerezimit si njeri nga nje virgjereshe me emrin Meriam (ne gjuhen hebraike) dhe Mari (gjuhen greke). Nga nena e tij, Virgjeresha e Tereshenjte Mari qe mbajti Zotin ne barkun e saj te bekuar (shpesh ne orthodhokset i drejtohemi Nenes se Tereshenjte si "Theotokos", qe eshte nje fjale greke qe do te thote "Zot mbartese"), Zoti Krisht mori natyren e Tij njerezore. Dhe Kisha Orthodhokse me Traditen e saj te Shenjte na meson se Jisu Krishti nuk ishte vetem Zot, nuk ishte as vetem njeri. Jisu Krishti eshte Perendi-Njeri! Te dyja natyrat e tij, si ajo hyjnore e trasheguar nga Ati ne qiej, edhe ajo njerezore e trasheguar nga Virgjeresha e Tereshenjte Mari, jetonin brenda personit te Tij, te ndara, te patrazuara, dhe Jisu Krishti per asnje moment nuk rreshti te qene Zot, e per asnje moment nuk rreshti se qeni njeri. Ne historine e Kishes Orthodhokse, do te hasesh ne plot herezi, mesime te gabuara, te cilat i gjen edhe sot ne kohen tone, ku njerezit besonin se Jisu Krishti ishte vetem hyjni, ose vetem njeri, por jo te dyja bashke.

    Tani ti do te pyesesh me ate mendjen tende njerezore: Si eshte e mundur per nje Virgjereshe te lindi nje femije? Sa e mistershme dhe e pashpjegueshme nga mendja njerezore ishte shtatezania e nje vajze virgjereshe, po aq e mrekullueshme ishte edhe lindja e Zotit Krisht nga Virgjeresha e Tereshenjte: Tradita e Kishes Orthodhokse na meson se Virgjeresha e Tereshenjte Mari, asnjehere nuk e humbi virgjerine e saj si gjate edhe pas lindjes se Krishtit.

    Nje theolog i madh orthodhoks i shekullit te IV, tha ne nje prej shkrimeve te tij: "Menyra e vetme per te njohur Krishtin e Vertete, eshte nepermjet Nenes se Tij!" Virgjeresha Mari eshte gruaja me e lumeruar ne historine e njerezimit qe e kane nderuar dhe do ta nderojne te gjitha brezat e njerezimit. Ajo eshte edhe Mbreteresha e Kupes se Qiellit, dhe Zoti i ka dhene pushtet e lavdi hyjnore qe nuk e gezojne as serafimet e cerubimet qe luten pa pushim para Fronit te Zotit. Virgjeresha Mari ishte njeriu i pare i ungjillizuar, eshte i krishteri i pare, pasi Zoti e ndau planin e Tij per here te pare me te, nepermjet Kryengjellit te tij Gabriel. Nena e Tereshenjte eshte edhe Nena e te gjithe te krishtereve te vertete. Ajo na dha shembullin me te mire te nje jete te perulur e plot besim. Pra ajo eshte per ne nje model i te qenit te krishtere! Dhe po te shikosh artin kishtar qe portretizojne Nenen e Tereshenjte, Ajo eshte gjithmone ose me birin e saj te dashur ne gji, ose e rrethuar nga te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj!

    Te cuditshme dhe te pashpjegueshme jane punerat e Perendise. Detyra jone si besimtare te krishtere nuk eshte te perpiqemi te kuptojme se si nje Zot mund te behet njeri apo nje virgjereshe mund te lindi nje femije. Ne keto gjera i pranojme si te verteta me besim. Besimi ne Zot nuk do te thote te perpiqesh te shpjegosh me llogjiken tende gjithcka qe Zoti ka bere e po ben. Besimi ne Zot eshte pranimi si i vertete i dickaje qe ti si njeri nuk je ne gjendje ta shpjegosh dot me fjale apo me intelektin tend si njeri.

    Shen Grigor Palamas, nje murg ne Malin e Shenjte ne Greqi, qe ka jetuar ne shekullin e XIV, dhe nje prej theologeve me te ndricuar nga drita e pakrijuar e Perendise, e filloi peligrinazhin e tij shpirteror me nje lutje te vetme drejtuar ikones se Nenes se Tereshenjte ne nje prej kishave ne Konstandinopoje: "Ndricoje o Nene e Tereshenjte erresiren time shpirterore me lutjet e tua!" Lutjet e Nenes se Tereshenjte, Virgjereshes Mari, le te ndricojne erresiren shpirterore time, tende e te gjithe shqiptareve sot.

    Albo

  16. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2016
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po perqendrohem ne pjesen e shkrimit tand,qe e theksova me te zeze.
    Nji gja duhet ta kemi te kjarte, jahudite nuk e pranojne Jezune as si profet as
    si "Bir te Zotit" as si "Perendi-Njeri".

    Nji musliman nuk quhet besimtar nese nuk beson qe Mejremi (Maria) e lindi Isen (Jezune) pa pase paraprakisht mardhanje seksuale me ndonji njeri.Ne sy te muslimanit kjo lindje asht mrekulli e vecante qe ndodhi me vullnetin dhe fuqine e Zotit,krijuesit te gjithe njerezimit, krijues i Mejremit e i birit te saj,Ises (Jezuse).
    Poashtu , nji musliman nuk quhet besimtar nese nuk beson ne aftesite e vecanta qe Zoti ja dha krijeses se tij Ises (Jezuse),nepermes te cilave aftesi ai (Isa) e sheroi te verbtin (qorrin) dhe ja ktheu atij aftesine me pa , pastaj e preku te vdekunin dhe ky u ngjall!!
    Ishin keto aftesi qe Zoti ja dha Ises (Jezuse) dhe asnji njeri tjeter qe u lind ne ket bote para tij e mbas tij,prandaj Isa (Jezu) tue qene profet i vecante do te kthehet ne diten e gjykimit.
    Ku asht qellimi i mrekullive qe u permeden ?
    Qellimi asht i kjarte : permes ketyne mrekullive qe ja dhuroi Ises (Jezuse) Zoti e cfaqi fuqine e vet para krijuesve te vet.
    Nji musliman nuk i lutet Mejremit,Jezuse a ndonji profeti tjeter,i lutet vetem Zotit,krijuesit te gjithsise dhe gjithe njerzimit.

    Nuk e kemi ndermend me ja nrrue mendjen njani tjetrit sepse gjithkush ka te drejte me besue ne ate qe don,por nji gja nga ato qe shkrove nuk shkon.
    Simbas juve , Zoti e krijoi njerzimin edhe Marine ( Mejremin),pastaj...pastaj thue se u zhduk "Zoti" e u ringjall ne trupin e Marise (Mejremit)!!
    Ku asht qellimi i kesaj "ndodhie"("ngjarjeje") ?
    Nuk e kape logjika qe e krijuemja (Mejremi) ta krijon krijuesin e saj,Zotin!!
    Pastaj , nocioni Perendi-Njeri ose Njeri-Perendi... jane gjana fort fantastike
    qe nuk cojne askund.

    Mendoj qe fete kane shume gjana te perbashkta me partite politike,
    qe te dyjat e kane qellim marrjen e pushtetit mbi njerez.
    Shumica e perkrahseve te nji partie jane ose te ndikuem nga nji person karizmatik(zakonisht drejtues i partise) ose nga shoke e te aferm ,qe poashtu jane
    ne ate parti,pa e lexue as kuptue fare programin e vertete te partise qe e perkrahin.
    Njashtu te fete,njerzit thjesht jane te ndikuem nga prindet,farefisi e shoket ,rriten ne ate tradite dhe ndjehen mire,shumica e te cilve kurre nuk e kane marre mundimin te thellohen ne mendimet e tyne per ta kuptue se ne cka vertet besojne.

  17. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Ku asht qellimi i mrekullive qe u permeden ?
    Qellimi asht i kjarte : permes ketyne mrekullive qe ja dhuroi Ises (Jezuse) Zoti e cfaqi fuqine e vet para krijuesve te vet.
    Nji musliman nuk i lutet Mejremit,Jezuse a ndonji profeti tjeter,i lutet vetem Zotit,krijuesit te gjithsise dhe gjithe njerzimit.
    Jisu Krishti nuk eshte "profet" si gjithe profetet e tjere te ardhur para Tij ne historine e popullit e Izraelit. Asnje prej profeteve te ardhur para Tij nuk pretendoi se ishte Biri i Perendise, Zot i vertete! Kete gje Jisu Krishti nuk e provoi vetem me fjale, ne predikimet e Tij, ku ai shprehet: "Une jam e verteta, rruga, jeta. Askush nuk shkon dot tek Ati vetem nepermjet meje!" Keto fjale te Krishtit deshmojne qe Ai eshte Zot, Ai eshte Biri i Perendise i lindur prej Vete Atit para gjithe koherave; Ai eshte Fjala e Zotit, me te Cilin Zoti krijoi gjithcka qe na shikon syri dhe vete njeriun; Ai eshte edhe Zoti qe iu shfaq te gjithe profeteve te popullit te Izraelit gjate gjithe historise; sa here Zoti komunikonte me njeriun, krijesen e vete, ishte pikerisht nepermjet Birit/Fjales se Tij, Zotit te misheruar, Jisu Krishtit!

    Te gjithe mrekullite rreth hyrjes se Krishtit ne kete bote e ne historine e njerezimin, dhe te gjitha mrekullite qe Ai beri ato 3 vjet qe predikoi mes popullit te Izraelit, nuk kishin per qellim vetem te deshmonin lavdine e fuqine e Perendise, por edhe dashurine e Tij per krijesen e vete, njeriun. Jisu Krishti eshte Zoti i misheruar, Zoti qe me vullnetin e Tij zgjodhi te behet njeri, zgjodhi qe te veshi natyren tone njerezore, si une e si ti.

    Ti do pyesesh: Perse Zoti duhet ta bente nje gje te tille? Perse duhej te behej njeri? Perse duhet ta perulte veten ne nje menyre te tille, kur ashtu sic thua ti, ai eshte Zot i plotfuqishem?

    Zoti u be njeri pasi njeriu (Eva + Adami) deshtoi te permbushte misionin e tij, sjelljen ne kungim me Perendine te gjithe krijeses qe Zoti krijoi dhe ia besoi njeriut. Profetet e popullit te Izraelit na sollen "LIGJIN", ato 10 urdherimet qe Vete Zoti ia dha Moisiut ne mal ne pllaken e gurrit. E mira e LIGJIT ishte se njerezit tani e dinin se cfare ishte e bekuar dhe cfare ishte e mallkuar ne syte e Perendise. E keqja e madhe e LIGJIT eshte se te gjithe njerezit ne historine e njerezimit do te gjykohen me ate LIGJ. Dhe nese LIGJI do te mbetej ne fuqi, asnje njeri i drejte nuk do te shpetonte nga akuzat e te ligut para Fronit te Perendise, pasi ne te gjithe jemi mekatare para atij LIGJI. Me dije apo pa vetedije, ne te gjithe e kemi shkelur ate LIGJ. Jemi mekatare ne syte e Perendise dhe ky mekat na mban larg nga prania e Zotit. Cili prej nesh mund te dali para Fronit te Perendise e te pretendoje se eshte i pamekat?!

    Zoti u be njeri ne menyre qe te na shpetonte nga vargonjte e vdekjes dhe nga mallkimi i LIGJIT. Mrekullia me e madhe e Jisu Krishtit, nuk ishte thjeshte Lindja e Tij, as thjeshte ngjallja e te vdekurve. Mrekullia me e madhe e Jisu Krishtit ishte ngjallja te treten dite nga varri! Kjo ishte mrekullia me e madhe e Krishtit! Kjo eshte edhe deshmia me e madhe e Tij per te gjithe brezat e njerezimit se Ai eshte Zoti i misheruar, qe e roberoi vdekjen, i cliroi te gjithe te vdekurit e drejte nga vargonjte e vdekjes, dhe u solli shpetimin te gjithe te gjalleve: vdekja nuk ka me pushtet mbi Jisu Krishtin, nuk ka me pushtet as mbi gjithe ata qe besojne ne Te! Dhe kjo e lejon shpirtin e te krishterit, te mos mbahet me peng nga i ligu pas vdekjes, por te ngjitet lart ne qiej ne vendin qe Perendia ka pergatitur per te gjithe njerezit beseplote dhe te drejte.

    Nje tjeter arsye per Zoti zgjodhi te behej njeri, te misherohej, kish te bente me faktin se populli i Izraelit i vrau e zuri me gurre te gjithe profetet qe Zoti i dergoi ne shekuj. Kesaj here, Zoti nuk zgjodhi te dergoje nje profet me shume, por zgjodhi te dergoje Birin e Tij te Vetem, Fjalen e Tij te misheruar! Zot te vertete prej Zoti te vertete! Dhe e beri kete gje per te deshmuar dashurine e Tij per njeriun, krijesen e Tij. Me kete akt qe cuditi si njerezit e kesaj bote edhe engjejt ne qiej, Zoti e peruli Veten e Tij per hir te dashurise per ne, krijesen e Tij. Njerezit nuk do te kishin me perse u drejtoheshin profeteve te Zotit me fjalet: "Ku eshte Zoti yt qe une ta shoh e ta prek qe ta besoj?" Me ardhjen e Krishtit, njerezimi u perball me Zotin e misheruar, Perendine e bere njeri! Shpesh njerezit e pafe ose njerezit me besimet e gabuara pretendojne se "njerezit e bene Jisune Zot", kur ne fakt, Vete Zoti, me Vullnetin e Tij te lire, zgjodhi te behet njeri.

    Dallimi mes judenjve, muslimaneve, te krishtereve e gjithe feve ne historine e njerezimit eshte pikerisht, Jisu Krishti! Dallimi mes nesh eshte nje dhe i vetem: te krishteret besojne se Jisu Krishti eshte Zot, kurse te gjithe te tjeret nuk besojne se Jisu Krishti eshte Zot. Pak rendesi ka nese judenjte e shohin Jisu Krishtin si "mesiah i rreme", apo muslimanet e shohin si "profet", ne syte e Perendise, si judenjte, si muslimanet, si budistet si gjithe te tjeret, jane duke mohuar se Jisu Krishti eshte Zot. Po mohoni qe Jisu Krishti eshte Biri i Vetemlindur i Atit ne Qiej! Te gjitha fjalet e tjera jane te teperta.

    Ne i lutemi Nenes se Tereshenjte, Virgjereshes Mari, per ndermjetesimin e saj, qe Ajo t'i lutet Birit te saj, Jisu Krishtit, per faljen e mekateve tona. Atje ku eshte sot, Virgjeresha Mari eshte e veshur me lavdine e fuqine qe i ka dhene Zoti si Mbretereshe e Kupes se Qiejve, e rrethuar nga gjithe shenjtoret e Kishes Orthodhokse ne shekuj, dhe gjithmone duke ndermjetuar per shpetimin tone, ne mekatareve ne kete bote. As serafimet dhe as cerubimet qe luten pa rreshtur para Fronit te Zotit nuk gezojne fuqine e lavdine qe Zoti i ka dhene Nenes se Tij, te Tereshenjtes Mari.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2016 më 23:34

  18. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Mbrona o Nënë e Terëshenjtë Theotokos me lutjet e tua, të gjithë ne mëkatarëve!

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Dikur Maria e kishte gjithe qiellin dhe zoti ishte rojtari i saj besnik. Ajo lindi ne shkretetirat e qiejve pa erresire nga nje rrufe dhe u vendos ne greenwicin e qiejve per shkak te kafshes,antizotit, qe e ndiqte per ta shpene ne ferr ku sipas tij pas kryqezimeve magjike formula te vjedhura nga satani pas torturave do te ringjallte Allahun zotin e gjithe djajve dhe tmerrin e engjejve. Pra do shkaterronte gjithe boten.

  20. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

    Shqiptaret orthodhokse kremtojne Festen e Fjetjes se Nenes se Tereshenjte, Mari.

    Emri:  52291827034_3dfd69dc02_b.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  79.3 KB

  21. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjetja e Nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari - 15 gusht

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Mbreteresha Geraldina (Appony) Zogu
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-07-2013, 15:09
  3. Eparkia arbëreshe në Kalabri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •