Postuar më parë nga
Albo
Pergjigjen e pyetjes qe ben une po ta jap po me nje pyetje: A ka gje te pamundur per Zotin?!
Ne te krishteret besojme se Jisu Krishti nuk eshte profet (si besojne judenjte, myslimanet e plot te tjere), por ne besojme se Ai eshte Zot. Ai eshte Zoti i misheruar, Zoti qe zgjodhi te behet njeri. Jisu Krishti eshte Biri i Vetem i Lindur prejt Atit, prej te Cilit ai trashegon natyren hyjnore. Jisu Krishti eshte edhe Fjala e Zotit, me te Cilin Zoti krijoi gjithcka qe te shikon ty syri ne toke e ne qiell dhe vete njeriun. Jisu Krishti eshte edhe Zoti i misheruar e lindur ne historine e njerezimit si njeri nga nje virgjereshe me emrin Meriam (ne gjuhen hebraike) dhe Mari (gjuhen greke). Nga nena e tij, Virgjeresha e Tereshenjte Mari qe mbajti Zotin ne barkun e saj te bekuar (shpesh ne orthodhokset i drejtohemi Nenes se Tereshenjte si "Theotokos", qe eshte nje fjale greke qe do te thote "Zot mbartese"), Zoti Krisht mori natyren e Tij njerezore. Dhe Kisha Orthodhokse me Traditen e saj te Shenjte na meson se Jisu Krishti nuk ishte vetem Zot, nuk ishte as vetem njeri. Jisu Krishti eshte Perendi-Njeri! Te dyja natyrat e tij, si ajo hyjnore e trasheguar nga Ati ne qiej, edhe ajo njerezore e trasheguar nga Virgjeresha e Tereshenjte Mari, jetonin brenda personit te Tij, te ndara, te patrazuara, dhe Jisu Krishti per asnje moment nuk rreshti te qene Zot, e per asnje moment nuk rreshti se qeni njeri. Ne historine e Kishes Orthodhokse, do te hasesh ne plot herezi, mesime te gabuara, te cilat i gjen edhe sot ne kohen tone, ku njerezit besonin se Jisu Krishti ishte vetem hyjni, ose vetem njeri, por jo te dyja bashke.
Tani ti do te pyesesh me ate mendjen tende njerezore: Si eshte e mundur per nje Virgjereshe te lindi nje femije? Sa e mistershme dhe e pashpjegueshme nga mendja njerezore ishte shtatezania e nje vajze virgjereshe, po aq e mrekullueshme ishte edhe lindja e Zotit Krisht nga Virgjeresha e Tereshenjte: Tradita e Kishes Orthodhokse na meson se Virgjeresha e Tereshenjte Mari, asnjehere nuk e humbi virgjerine e saj si gjate edhe pas lindjes se Krishtit.
Nje theolog i madh orthodhoks i shekullit te IV, tha ne nje prej shkrimeve te tij: "Menyra e vetme per te njohur Krishtin e Vertete, eshte nepermjet Nenes se Tij!" Virgjeresha Mari eshte gruaja me e lumeruar ne historine e njerezimit qe e kane nderuar dhe do ta nderojne te gjitha brezat e njerezimit. Ajo eshte edhe Mbreteresha e Kupes se Qiellit, dhe Zoti i ka dhene pushtet e lavdi hyjnore qe nuk e gezojne as serafimet e cerubimet qe luten pa pushim para Fronit te Zotit. Virgjeresha Mari ishte njeriu i pare i ungjillizuar, eshte i krishteri i pare, pasi Zoti e ndau planin e Tij per here te pare me te, nepermjet Kryengjellit te tij Gabriel. Nena e Tereshenjte eshte edhe Nena e te gjithe te krishtereve te vertete. Ajo na dha shembullin me te mire te nje jete te perulur e plot besim. Pra ajo eshte per ne nje model i te qenit te krishtere! Dhe po te shikosh artin kishtar qe portretizojne Nenen e Tereshenjte, Ajo eshte gjithmone ose me birin e saj te dashur ne gji, ose e rrethuar nga te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj!
Te cuditshme dhe te pashpjegueshme jane punerat e Perendise. Detyra jone si besimtare te krishtere nuk eshte te perpiqemi te kuptojme se si nje Zot mund te behet njeri apo nje virgjereshe mund te lindi nje femije. Ne keto gjera i pranojme si te verteta me besim. Besimi ne Zot nuk do te thote te perpiqesh te shpjegosh me llogjiken tende gjithcka qe Zoti ka bere e po ben. Besimi ne Zot eshte pranimi si i vertete i dickaje qe ti si njeri nuk je ne gjendje ta shpjegosh dot me fjale apo me intelektin tend si njeri.
Shen Grigor Palamas, nje murg ne Malin e Shenjte ne Greqi, qe ka jetuar ne shekullin e XIV, dhe nje prej theologeve me te ndricuar nga drita e pakrijuar e Perendise, e filloi peligrinazhin e tij shpirteror me nje lutje te vetme drejtuar ikones se Nenes se Tereshenjte ne nje prej kishave ne Konstandinopoje: "Ndricoje o Nene e Tereshenjte erresiren time shpirterore me lutjet e tua!" Lutjet e Nenes se Tereshenjte, Virgjereshes Mari, le te ndricojne erresiren shpirterore time, tende e te gjithe shqiptareve sot.
Albo
Krijoni Kontakt