Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    profesor eqerem cabeun.. e ka ndjekur hap pas hapi sigurimi enverist.. deri diten e vdekjes..gruan e profesor cabeut regjimi i nexhmijes dhe ramizit e enverit e futi ne burg per vite me radhe..vellane e profesor cabeut..e vrane kriminelet enveriste.. ne pabesi ne zonen kukes-tropoje e konkretisht vrasesi ishte xhaxhai i jaho salihit.. kriminelit qe vrau azem hajdarin..lavdi profesor cabeut..
    kJO ĖSHTĖ NJĖ NGA RRENAT MĖ TĖ SOFISTIFIKUARA TĖ ELEMENTIT GREKOFIL DHE TĖ* SHERBETORĖVE TĖ BOLANOS - sepse tė gjithė qė duan tė dijnė njė gjė mė shumė pėr PROFESOR EĒrem Ēabejn le tė lexojnė sot njė shkrim tė gazetės Shqiptare nė tė cilen sillet njė urdherresė Origjinale e Kohės nė tė cilėn PARTIA FAShISTE SHQIPTARE kishte denuar me vdekje profesorin e nderuar*SA I PĖRKET GRUAS QĖ QABEJT SHYHRETIT AJO ISHTE NGA SHOQET ME TĖ MIRA TĖ NEXHMIJES!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng..

    e din ktu se brari nuk genjen o kanibal enverist..

    lexo mediat e te sqarojne mire..

    preng..

    nicku qe mban.. vjen nga nji personazh i nje romani te kol jakoves..

    kol jakova eshte dhe autor e kompozitor i kenges se famshme.. per tre heronjt e shkodres..perlat rexhepit me shoke.. drita dal ka here cpo troket nji dere.. etjetj..

    kola familjarisht ka qene aktivist i shquar i luftes nacional clirimtare.. e pas clirimit.. drejtor i teatrit popullor te cilin me pun e talent e beri institucion te nderuar.. duke marre e perzgedhur artistet me te mire te kohes..

    i vellaj kol jakoves .. tuk jakova.. ka qene nji kohe kryetar i grupit komunist te shkodres.. por qe ne fakt ishte i gjith shqiperise.. meqe ky grup kishte aktivitet ne mbare vendin.. me vone Tuk jakova eshte themelues bashk me te tjere i partise komuniste shqiptare e me vone njeri nga udheheqsit kryesore te luftes partizane.. te cilit qe ne lufte ju ngriten kenge nga populli.. kur enveri me te tjere as qe i njohte kush..
    fashizmi e internoj familjen e tuk jakoves ne tepelene.. gje e rralle kjo ne ate kohe..
    jo vetem tuku por gjith vellezerit sikurse kola etj u shquan si luftare anti fashiste e mbas lufte moren detyra me rendesi ne shtetin shqiptar..
    tuk jakova ka qene antar i byrose e sekretar i komitetit qendror e zv kryeminister.. si dhe eshte shpallur 2 here hero i popullit.. per meritat e tij te luftes..


    per arsye qe skemi koh ti themi sot.. enveri arrestoj tuk jakoven.. dhe mbas muaj torturash ne birucat enveriste e helmuan e vdiq nga shiringat e mjekve mafioz te enver hoxhes..
    krejt familjaret e tuk jakoves.. vuajten 40 e ca vite ne gulaget enveriste nen nje internim te eger.. e barbar te pa treguar..
    po ashtu vellezerit e tukut e familjet e tyre kaluan kalvare ne burgjet e internimet staliniste llapushnikiste te enver hoxhes..

    dhe ne qasrkoren e fundit qe jepte ramizi sigurimit.. kur po rrenohej diktatura ai porosiste..kujdes x y familje.. e nder te paret ishin dhe familjet jakova..
    i ngrati kol.. ai e di si e ka kaluar epoken enveriste..
    i fyer e poshteruar.. duke ja share cdo dite enveri e partia te vellane ish hero e qe e vrane ne biruce..
    shkruante nga njihere ndonje drame a roman.. po shpirti tij e ka ditur se sa frymezim kish i ngrati nga sketerra enveriste..

    ne ditet e fundit te diktatures.. ai i tha ca miqve te tij.. ky regjim i flliqte duhet rrezuar edhe me force..dhe kur ra regjimi i qeshi buza me se fundi dhe koles sikurse miljona shqiptareve..

    te siguroj se dhe cabeu aty do dilte me rinine ta perbuzte diktatorin..idolin tuaj polpotist..

    ben sikur habitesh ti prenga i grupeve enveriste te kosoves..
    nuk habitesh ti jo..
    je dhelper e vjeter..

    pse e vrate xhemen?

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Pavarėsisht vlerava qė ka ky njeri, pėr mua mbetet njeriu qė drejtoi Asamblenė e 1972 qė vendosi gjuhėn standarte Shqipe, njė gjuh qė ėshtė fiktive pėr shqiptarėt e Shqypnis Veriut, Malit tė Zi, Kosovės dhe Maqedoni pra gegnis, apo siē i quante Ēabej: "...veriak..." !!!!!!!!!!

  4. #24
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ēmimi i Bibliofilisė pėr 'Sonetet' e Ēabejt

    "Sonetet", e Eqrem Ēabejt, merr ēmimin e bibliofilisė "Lumo Skėndo", duke u cilėsuar botimi mė i mirė i vitit 2008. Poezitė qė gjuhėtari ia kushtoi bashkėshortes gjysmė shekulli mė parė, lanė pas "Tregime tė zgjedhura" tė Vedat Kokonės dhe "Fjalorin e Frang Bardhit"


    Pėr tė tretin vit radhazi Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve akordoi ēmimin kombėtar tė bibliofilisė "Lumo Skėndo". Kėtė herė i takoi shtėpisė botuese "Ēabej" pėr botimin e vėllimit "Sonete" tė Eqrem Ēabejt.


    Juria e ngritur pėr dhėnien e kėtij ēmimi shqyrtoi tė gjitha botimet e paraqitura nė Bibliotekėn Kombėtare pėr gjatė gjithė vitit 2008 dhe vendimin e saj e dha vetėm ditėn e djeshme.


    Pėrbėhej nga drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari (kryetar), studiuesi i veprės sė Mid'hat Frashėrit, Uran Butka, drejtori i Bibliotekės sė Shkodrės, Gjovalin Ēuni, specialisti i librit nė Ministri, Ermir Nika dhe Fahri Balliu, si fituesi i edicionit tė parė.


    Drejtori Plasari tha se mes gjithė librave tė paraqitur nė Bibliotekėn Kombėtare gjatė vitit tė kaluar, juria arriti tė veēonte tre mė tė mirėt: Botimin kritik tė "Dictionarium latino-epiroticum" tė Frang Bardhit, i pėrgatitur nga Bardhyl Demiraj, Botime Franceskane, Shkodėr, 2008; botimin "Tregime tė zgjedhura" nga Vedat Kokona, Botimet Kokona; botimin "Sonete" e Eqrem Ēabejt, Botimet Ēabej.


    Gjatė ceremonisė sė dhėnies sė ēmimit, Plasari shpjegoi se kjo pėrzgjedhje "ėshtė bėrė me mekanizmin mė demokratik, votėn", e cila ishte mė e madhe pėr "Sonetet" e Ēabejt.
    Libėrthi me kapak nė ngjyrė tė pėrhime pėrmban poezitė qė Ēabej pati shkruar nė vitet '50-tė pėr bashkėshorten e tij, Shyhretin.


    Nė vėllim janė pėrfshirė edhe dy sonete kushtuar tė birit, Artanit, qė u nda nga jeta nė moshė tė re.


    "Sonetet" u botuan pėr herė tė parė 27 gushtin e vitit tė kaluar, nė 1-vjetorin e vdekjes sė bashkėshortes sė gjuhėtarit tė shquar, plot gjysmė shekulli pas krijimit tė tyre.


    Pak momente pas marrjes sė ēmimit, e bija, Brikena, tha se "ky botim ėshtė i rrallė nė Shqipėri, pėr cilėsinė qė ka dhe pėr pėrpjekjet qė janė bėrė. Nuk ėshtė se kėto lloj botimesh janė tė shpeshta, janė botime shumė tė rralla, botime tė bėra si para Luftės sė Dytė Botėrore, me beze. Janė paksa tė vyera".


    Ishte Ministri i Kulturės, Ardjan Turku, ai qė i dorėzoi ēmimin Brikena Ēabejt pėr realizimin e njė botimi me cilėsi tė veēanta estetike dhe vlera tė spikatura nė transmetimin dinjitoz tė trashėgimisė sonė kulturore.


    "Ky botim u dallua pėr kulturė tė lartė botuese, pėr punė tė kujdesshme redaktoriale, respektimin e normave drejtshkrimore, si edhe minimum gabimesh shtypi. Nė kėtė vlerėsim u mbajtėn parasysh edhe vlerat intelektuale tė botimit", - vijoi Turku me motivacionin e ēmimit.


    Gjatė kėsaj ceremonie ministri theksoi se "krijimi i traditės ėshtė njė sfidė qė u vihet pėrpara institucioneve shtetėrore, krijuesve, intelektualėve, grupeve tė interesit dhe krejt shoqėrisė shqiptare".


    Ai e cilėsoi ēmimin Kombėtar i Bibliofilisė "Lumo Skėndo", si njė vlerė nė promovimin e risive tė arritura nė lėmin e botimeve dhe nė pėrkujdesjen ndaj kujtesės kombėtare.
    Duke qenė se po jepej njė ēmim qė mban emrin e njė prej figurave mė tė njohura tė letrave shqipe, njė hapėsirė e vogėl ju kushtua edhe ekspozimit tė katėr botimeve tė veprave tė Mid'hat Frashėrit qė janė bėrė mė 2008-2009-ėn.


    Historiani Luan Malltezi tha se ēmimi pėrkon me botimin e kėtyre veprave dhe mė pas bėri njė prezantim tė shkurtėr tė tyre: "Fati i Shqipėrisė", qė pėrmban ese tė zgjedhura ku Frashėri trajton tema si Popullsia e Epirit, Shqipėria dhe shqiptarėt, Shqipėria dhe Shqiptarėt nė emigrim", etj; "Foleja Kombėtare", njė dramė me katėr akte, kushtuar shkollės sė vajzave nė Korēė; "Or' e Fundit", qė pėrmban proza letrare dhe dokumentare.


    Nė kėtė linjė botimesh ėshtė edhe studimi i Uran Butkės, "Elita shqiptare", njė studim me mbi veprimtarinė kryesore tė Mid'hat Frashėrit dhe pjesė tė zgjedhura nga vepra e tij.



    Ēmimet Kult bėhen 5 vjeē


    Nė prag tė edicionit tė pestė tė Ēmimeve Kult 2009, organizatorėt shpallėn dje zyrtarisht fazėn e dytė tė ēmimeve, qė ėshtė votimi i publikut. Janė 40 artistė kandidatė pėr 10 trofe nė kategorinė e librit (letėrsia artistike konkurron me publicistikėn), e pėrkthimit dhe arteve pamore.


    Pėr interpretuesin lirik, dy nga kandidatėt janė sėrish (si nė vitet e shkuara) tenori Armaldo Kllogjeri dhe sopranoja Mariana Leka. Pastaj vijojnė kategoritė pėr instrumentistin e vitit, pėr albumin muzikor.


    Pėr aktoren mė tė mirė tė teatrit konkurrojnė Margarita Xhepa dhe Luiza Xhuvani, tė cilat kanė pėrballė aktore tė reja qė kanė luajtur nė role tė dyta ose tė treta. Pėr kategorinė e aktorit mė tė mirė tė skenės konkurrojnė, ndėr tė tjerė, Ndriēim Xhepa e Enver Petrovci.


    Pėr regjinė mė tė mirė teatrale kandidatė janė Arben Kumbaro, Arben Basha, Milto Kutali dhe Erion Kame. Pėr filmin artistik janė emrat e Dhimitėr Anagnostit pėr "Gjoleka, djali i Abazit", Kujtim Ēashku pėr "Syrin magjik", Fatmir Koēi pėr "Kohėn e Kometės" dhe Milkanėt Eno dhe Pirro pėr filmin "Trishtimi i zonjės Shnajder".


    Do tė akordohen edhe dy ēmime speciale: Aktiviteti mė i mirė dhe Personaliteti kulturor i vitit. Ceremonia do tė jetė mė 10 qershor.


    Shekulli online [/I]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 22-05-2009 mė 07:34
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    OPINION
    Falsiteti i Nexhmije Hoxhės pėr “miqėsinė” me Eqrem Ēabejn

    28-10-2009 / Gazeta 55


    E gjithė familja e gjuhėtarit tė njohur ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. E. Ēabej u pėrndoq nga viti 1947 e deri nė vdekje


    Nga Nexhmije Hoxha nuk presim tė dėgjojmė tė vėrteta. Kjo e moshuar ditėt e fundit qė i kanė ngelur nga kjo jetė (ku la veē gjurmė tė zeza) ka menduar t’i harxhojė plotėsisht nė dobi tė trashjes sė falsifikimeve nė mėnyrė qė tė pėrligjė sa tė mundė krimin e madhe qė ka bėrė ajo dhe bashkėshorti i saj. Sikur kėto javė, muaj apo qoftė edhe vite t’i harxhonte pėr tė kėrkuar falje publike, prapė do tė ishte borxh pėrpara shqiptarėve pėr gjėmėn e zezė dhe 50-vjeēare qė ajo si njėra anė e ēiftit kriminal u shkaktoi shqiptarėve.



    Nė lėmin e madh tė falsiteteve nuk do tė habitemi kur ndonjė nga kėto ditė qė i kanė ngelur ajo tė thotė se Enveri kishte planifikuar ekonominė e tregut, pluralizmin politik, etj. Asaj i ka ngelur vetėm tė botojė libra, tė japė intervista e pėr tė vėnė edhe sot nė demokraci nė kushtet e lirisė qė tė jep sistemi kapitalist, kapakun e falsifikimeve tė saj. Sepse pėr Nexhmije Hoxhėn duhej tė kishte pasur njė trajtim tjetėr, duhej tė kishte pasur njė trajtim komunist pėr tė kuptuar mė mirė lirinė qė tė jep sistemi kapitalist. Pėr dy ditė njė e pėrditshme, e sugjestionuar nga librat e Nexhmijes qė janė niveli mė i lartė i gėnjeshtrės sė saj po riboton pjesė nė tė cilat flitet pėr “miqėsinė e madhe” qė paska pasur Enver Hoxha (njeriu qė nuk bėnte njeri shok) me profesor Eqerem Ēabejn. Tani sugjestioni pėr lexuesin e librave kalon pėr lexuesin e gazetave dhe pėr mbarė opinionin. Pyetja qė shtron njeriu i zakonshėm nė kėto raste ėshtė: ēfarė “miqėsie” mund tė ketė midis Enverit dhe Ēabejt, kur e gjithė familja e gjuhėtarit tė njohur ishte nė kontroll operativ nga Sigurimi. Tani mund tė ndodhė si pėrherė, nuk ėshtė ēudi qė Nexhmije Hoxha tė thotė se “Enveri nuk ka ditur gjė”, sepse Enveri asnjėherė nuk ka “ditur gjė” pėr krimet e komunizmit, pėrgjegjėsitė pėr to i vihen vetėm anės ideologjike. Mirėpo Nexhmija mund tė kujtohet sė paku qė sekretarit tė parė tė Komitetit Qendror i dėrgoheshin ēdo muaj tė dhėna mbi opinionet nė popull, tė dala pikėsėpari nga dosjet e pėrpunimit tė kundėrshtarėve tė regjimit. Kėshtu qė Enver Hoxha ka lexuar dhjetėra raporte ku ėshtė pėrmendur emri Eqrem Ēabej. Si nuk u prek “miku” pėr mikun dhe “miqėsinė” qė mėton Nexhmije Hoxha? Apo “nuk dinte gjė Enveri?”. Kjo sepse nė pamundėsi pėr ta mohuar kėtė fakt, nė rastin mė tė keq i bie qė paska qenė Enveri bashkėpunėtor i Sigurimit.



    Ēabej, historia e njė pėrndjekje nė pak rreshta



    Eqrem Ēabej plotėsonte kushtet pėr t’u pėrndjekur. Ishte njeri i shkolluar nė perėndim. Por njė brez injorantėsh qė u vendosėn nė pushtet pasi lanė stanet e zanatet e tjera, nuk mund tė ishin veēse megalomanė dhe arrogantė ndaj brezit mė tė shkolluar qė kishte pasur ndonjėherė Shqipėria, atij brezi tė rritur nė shkollat austriake apo gjermane, brezit qė shkencėn e albanologjisė jo vetėm e kishte pasion por e ēoi mė pėrpara nė sajė tė kulturės dhe dėshirės sė madhe qė kishte. Nė Sigurimin e Shtetit ekzistonte njė dosje “Ēabej”, njė dosje e degės sė Punėve tė Brendshme Tiranė, njė dosje qė edhe sot frikėson njerėz. Pse kanė frikė nga kjo dosje? Padyshim kanė ata qė edhe sot bėjnė “analiza” zyrtare apo tė natyrave tė tjera, gjoja mbi dėmin qė do tė sjellin ato dosje qė kanė ngelur tė trashėguar nga koha e zezė e komunizmit. Elita e komunizmit, do tė jetė pak e tillė po tė njihet e vėrteta e implikimit tė saj me Sigurimin e Shtetit. Shembulli mė i qartė sesi vlerėsohej njeriu intelektual nė diktaturė. Janė dhjetėra raporte biografike tė hartuara nga Sigurimi ato vite nė formėn e “ustanofkės”. Tek tė gjitha flitet keq. Shumė herė flitet keq. “Tisi” njė intelektual qė ishte marrė me punėt e shkollave, por qė kishte pasur njė ndėrthurje relative me politikėn, sa si ish-bashkimxhi i 1924-s apo edhe bolshevik i atyre kohėve, harton njė raport 4 faqesh kundėr Eqrem Ēabejt. Intrigat e “Tisit” pėr shkak zotėsie e inteligjencie ishin tė mėdha. Sejfulla Malėshova kishte pasur respekt pėr Ēabejn dhe si i tillė denoncohej prej “Tisit”. Por si vėzhgues i vėmendshėm, “Tisi” nuk linte pa pėrmendur edhe kohėn kur Ēabej frekuentonte lokalet e Tiranės, miqėsinė me Ernest Koliqin dhe Tajar Zavalanin, etj. Njė denoncim i 24 janarit 1948 i A.V. (“polici” sekretet i gjithė inteligjencies sė atyre viteve), tregon me “Dhelpėri” se kurdoherė ka pasur raporte pėr Ēabejn. “Kur i kam folur me entuziazėm pėr themelonjėsin e linguistikės sipas koncepteve marksiste pėr profesorin e famshėm sovjetik Mar, ai mė ėshtė pėrgjigjur ftohtė dhe gati me buzėqeshje ironike se ata nuk kanė rėndėsi” - shkruan “dhelpėrisht” Andrea Varfi. Ai pėrmendtte se Ēabej kishte lidhje me Sabiha Kasimatin dhe se dilte shėtitje shpesh Jonuz Tafajn dhe Selahudin Toton. Raporte tė shumta vinin ato kohė nga “Prurėsja” dhe “Edija” (nė Institutin e Shkencave). Ky i fundit informonte mė 29 shtator 1952 se Ēabej shfaqej si “nacionalist borgjez”. Pas pėrshkrimit biografik mbi jetėn e Ēabej, mė 13 tetor 1953 hartohet edhe plani i prej 14 pikash i masave operativo - agjenturiale, nė tė cilat kėrkohej kėrkimi pėr gjetjen e njė bashkėpunėtori tė kualifikuar, nė qendrėn e punės (Institutin e Shkencave) tė shihej kontrolli i mirė me anė tė bashkėpunėtorit “Edija”, nė shtėpinė e banimit do vendosej njė bashkėpunėtor qė tė kontrollonte tė gjitha hyrje – daljet, nė Bibliotekėn Kombėtare, njė tjetėr bashkėpunėtor, duke pasur mendjen edhe nga tė huajt e legatave, “Drojtjes” do t’i jepej detyrė tė afrohej me Ēabejn, do shihej mėnyra e jetesės, tė gjitha lidhjet etj.



    Planet e tjera fokusoheshin nė kėrkimin e tė dhėnave nga e kaluara si dhe duke aktivizuar agjenturėn, sidomos “Drojėn”, “Dinamon”, “Burimin”, duke vazhduar me “Edijen” dhe “Ēajupin”. Mė 1958 shtoheshin nė drejtim tė tij, bashkėpunėtorėt “Jaku” (Z. SH) dhe “Leksiku” pėr tė parė aktivitetin e Ēabejt nė qendrėn e punės. Disa muaj pasi Eqrem Ēabej kishte vdekur, mė 11 janar 1981 merret vendimi pėr arkivimin e dosjes sė tij. Akti i fundit i kėsaj ndjekjeje ka kėtė pėrmbajtje: “Unė punėtori operativ Gėzim Bejko, mbasi studiova dhe analizova materialet e dosjes nė kontroll operativ 2B tė Eqrem Ēabejt, Gjeta: Eqrem Ēabej ėshtė i biri i Hysenit dhe i Lishesh, i datėlindjes 1908, lindur nė Gjirokastėr, rrjedh nga njė familje shtresė e pasur qytetare, i martuar, i padėnuar ndonjėherė, i paorganizuar, me arsim tė lartė, ka punuar si punonjės shkencor nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, me kombėsi shqiptare, ka banuar nė lagjen nr.2, rruga “Qemal Stafa”, nr.395/12. Qėndrimi politik i familjes dhe tė afėrmve tė tij gjatė regjimit tė Zogut ka qenė pro atij regjimi, mbasi ishin me influencė dhe pėrkraheshin nga ai regjim. Okupacionin fashist e priti mirė dhe i shėrbeu me besnikėri, duke propaganduar nė favor tė tij. Mbas ēlirimit tė vendit, ka vazhduar tė propagandojė nė rrethin e tij tė ngushtė kundėr pushtetit popullor dhe ėshtė shoqėruar me elementė tė ndryshėm armiq. I vėllai i tij Selahudin Ēabej ka qenė prefekt nė Kosovė dhe ėshtė pushkatuar pėr veprimtari armiqėsore. Vėllai i gruas sė tij Selam Damani ka qenė eksponent i Ballit Kombėtar, nė pragun e ēlirimit u arratis nė Itali. Gruaja e tij Shyhrete Turkeshi ėshtė pėrjashtuar nga partia dhe ka qenė nė burg pėr veprimtari armiqėsore. Vetė Eqremi pasi kreu studimet e larta nė Austri pėr filozofi kthehet nė Shqipėri dhe ka punuar nė gjimnazin e Gjirokastrės si mėsues nė normalen e Elbasanit, ndėrsa nė vitin 1940 ėshtė dėrguar nė Itali nga Ernest Koliqi pėr punė shkencore pranė Akademisė nė Romė. Nė shtator 1943 megjithėse ndodhej nė Itali, emėrohet ministėr i Arsimit, detyrė tė cilėn nuk e ka pranuar. Mbas ēlirimit ka punuar nė Institutin e Shkencave dhe tė Letėrsisė deri kohėt e fundit qė ka vdekur. I pėrmenduri, mė datėn 4 tetor 1952 ėshtė marrė nė pėrpunim aktiv 2A si agjent i mundshėm nė shėrbim tė zbulimit gjerman. Nga ndjekja e atėhershme e pėrpunimit tė tij ka rezultuar se veē agjitacionit e propagandės armiqėsore qė ka zhvilluar, pėr tė kanė lindur dyshime qė tė jetė vėnė nė shėrbim tė zbulimit tė huaj.



    Kėshtu nė gusht tė vitit 1961 Eqremi duke qenė me pushime nė plazhin e Durrėsit ėshtė takuar disa herė me njė femėr turiste gjermano-perėndimore Karla Vidali dhe nė njė rast e ka marrė atė pėr vizitė nė vilėn e tij, ku ka qėndruar rreth 2 orė. Kėto takime me tė lartpėrmendurit kanė lėnė dyshime duke qenė se vetė turistja kishte dyshime si kuadėr e zbulimit. Ish b.p. “Moli” (A.DH.) me tė dhėnat e tij datė 10 nėntor 1970 ka raportuar se “Takimet e Olbergut me Eqrem Ēabejn ishin jashtėzakonisht tė shpeshta, deri tė bezdisshme. Qysh sa kishte ardhur Olbergu nė hotel “Dajti”, pa kaluar 5 minuta, Eqremi kėrkoi nė telefon qė tė mėsonte numrin e dhomės sė tij pėr “t’i uruar mirėseardhjen”. Olbergu ėshtė doktor austriak nė fushėn e gjuhėsisė dhe gjatė kontrollit tė tij kur ishte nė vendin tonė, la dyshime si kuadėr i zbulimit me detyra tė caktuara. Sipas Xhavit Beqirit, ish-shifrant nė ambasadėn tonė nė Austri, del se “Nė vitin 1970 profesor Eqrem Ēabej ishte nė Vjenė pėr tė kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjaft tė huaj, si dhe me Shvaken, lidhje e ngushtė e Komitetit “Shqipėria e Lirė”, i cili ka shkruar artikuj nė gazeta kundėr Shqipėrisė. Me kėtė person Eqremi ka shkuar dhe ėshtė takuar nė njė vilė jashtė Vjenės e ka qėndruar mė tepėr se 4 orė me tė. Eqremi ka bėrė nė Vjenė shpenzime jashtė mundėsive dhe veē tė tjerave ka blerė 4 orė dore. Nga viti 1973 e kėtej nė ngarkim tė tė sipėrpėrmendurit nuk ka dalė ndonjė material qė tė bėjė fjalė se zhvillon veprimtari armiqėsore, por rezulton qė tė jetė korrekt nė shoqėri e tė punojė pa u lodhur e me pasion duke dhėnė njė kontribut tė shquar pėr shkencėn shqiptare. Duke marrė parasysh sa sipėr, si dhe faktin qė mė datėn 23 gusht 1980 Eqrem Ēabej ka vdekur, dosja e tij e formularit 2B do tė arkivohet.



    Ishte njė ndėr rastet e zakonshme qė mė mirė se ēdo gjė tregonte dėshtimin e Sigurimit dhe kotėsinė e akuzave qė ngrinte. Kjo sepse njė person i ndjekur si i dyshuar prej vitesh si “agjent i zbulimit gjerman”, nuk dilte gjėkundi tė ishte i tillė.



    Por Sigurimi nuk do mjaftohet vetėm me kaq. Njė dosje operative 2B kishte edhe bashkėshortja e Eqremit, Shyretja.



    A i mjaftojnė vetėm kėto dy fakte Nexhmijes pėr vazhduar mė shumė me “miqėsinė e madhe”?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zbulohet dokumenti,si e ndiqte Sigurimi i Shtetit Eqerem Ēabejn me urdhėr tė Enverit

    Zbulohet dokumenti,si e ndiqte Sigurimi i Shtetit Eqerem Ēabejn me urdhėr tė Enverit

    » Vendosur: 28/10/2009 - 08:41
    •

    Afrim imaj

    “Enver Hoxha dhe Eqerem Ēabeji janė dy personalitete tė shquara tė realitetit politik dhe kulturor tė Shqipėrisė, pėr tė cilėt duhet tė krenohemi tė gjithė”
    E shfaqur ditėt e fundit nė publik me rrėfimet pėr tė shoqin, Nexhmije Hoxha, rreket tė zbulojė vlerat e tij, duke hulumtuar nė retrospektivėn e miqėsisė sė diktatorit me profesorin e shquar Eqerem Ēabej, si dy vėrsnikė nga Gjirokastra, me bashkėshorte dibrane(!) Me qasjen pėr tė baras vlerėsuar kontributet e dy bashkėmoshatarėve nga qyteti i ngurtė, gruaja mė e fortė e regjimit komunist, orvatet tė gjejė fabulėn e rastit pėr t’u ofruar shqiptarėve tė pavėrtetat e radhės. Qysh nė krye tė shėnimeve tė saj, e veja e diktatorit, bėn me dije lidhjet e hershme tė Enverit me profesorin e nderuar, duke artikuluar takimet spontane dhe pėrkujdesjen e tė shoqit pėr Ēabejin e shquar. Sakaq, nuk harron tė rrėfejė pėr respektin qė ushqente Enveri ndaj vėrsnikut tė tij, tė cilit siē pohon Nexhmija, i ka kėrkuar disa herė ndihmėn e vyer pėr tė bėrė shqipėrime tė ndryshme nė librat me kujtime. Po kėshtu, Hoxha nuk mund tė harrojė interesimin e veēantė tė sė shoqit pėr shėndetin e Ēabejit dhe ndihmėn e tij pėr familjarėt e tjerė nė raste sėmundjesh e fatkeqėsish. Pak a shumė e gjithė “miqėsia” midis dy vėrsnikėve fokusohet nė kuadrin e kėtyre detajeve qė gjithsesi mbeten tė dyshimta dhe rrėfenja vazhdon me kontributet historike tė Enverit pėr zhvillimin e vendit drejt progresit dhe lirisė, ēka ėshtė dhe qėllimi i saj. Mashtrimi kėtė radhė ėshtė dyfish djallėzor. Pa u zgjatur me “kontributet” e diktatorit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė ditura tashmė pėr gjithkėnd me sy nė ballė ėshtė me vend leximi i kujdesshėm i fabulės, qė bėn fjalė pėr “miqėsinė” e Enverit me profesorin e shquar. Pėr tė provuar sa e vėrtetė ka qenė kjo lidhje vėrsnikėsh, mjafton tė lexosh vetėm pak radhė nga dosja e sigurimit pėr Eqrem Ēabeji e hapur me urdhėr tė Enver Hoxhės, ku zbulohet se gjatė tėrė jetės studiuesi i shquar ėshtė gjurmuar nga Policia Sekrete dhe ka qenė nėn vėzhgimin e agjentėve tė fshehtė. “Dosja Ēabej” ėshtė nga mė tė hershmet nė historinė e sigurimit tė shtetit komunist. Fill pas ēlirimit, me pėrkujdesjen e lidershipit politik pėr tė pastruar radhėt e intelektualėve nga kundėrshtarėt e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit tė sė shkolluarve nė Perėndim, Policia Sekrete ka nisur gjurmimin dhe ndjekjen e studiuesit Eqerem Ēabejit. Tė parat dokumente qė janė arkivuar nė tė janė raportet biografike tė siguruara nė rrugė agjenturore, ku artikulohet me saktėsi profili antiparti i Eqerem Ēabejit, si njeri me prirje antimarksiste dhe kundėrshtar i regjimit. Nė tė gjitha rastet, sipas platformės pėrkatėse, kėto raporte pėrfundonin nė zyrėn e Sekretarit tė Parė dhe prej aty ideohej vijimėsia e operacioneve tė fshehta pėr kryqėzimin e protagonistit tė tyre. Po ēfarė dokumentohej nė to?

    Raporti i parė: Ēabeji ka miqėsi tė dyshimta

    Dokumenti parė i Sigurimit tė Shtetit pėr profesor Eqrem Ēabeji mban datėn 29 shtator 1947 dhe ėshtė ndėrtuar nė formėn e raportit biografik me tė dhėna tė hollėsishme pėr jetėshkrimin e tij. Nė tė bėhet e ditur se Profesor Ēabeji kishte mbaruar studimet nė Austri dhe dinte shumė mirė gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe latinisht. Me ardhjen nė Shqipėri ushtroi profesionin e mėsuesit, nė fillim nė gjimnazin e Shkodrės (1934-1935) dhe mė vonė nė Normalen e Elbasanit (1935-1936). Gjatė periudhės 1936 – 1937 punoi nė Ministrinė e Arsimit dhe pas shėrbimit ushtarak ku u gradua aspirant, u kthye profesor nė Gjirokastėr. Nė vitin 1939 u emėrua drejtor i Liceut nė Tiranė, detyrė tė cilėn e ushtroi deri nė vitin 1940. Prej aty, nėnvizohet nė raport, Eqrem Ēabeji me interesimin e Ernest Koliqit shkoi nė Itali me mision nga fashizmi, i fshehur pas njė burse studimi. Teksa ndodhej nė Romė, nė maj tė vitit 1943, emėrohet ministėr i Arsimit dhe merr tre rroga tė majme, por “nga frika e luftimeve nė Shqipėri” nuk u kthye pėr tė marrė detyrėn. Nga Italia mbėrriti nė Tiranė nė korrik tė vitit 1944 dhe nė vitin 1945 u emėrua nėpunės teknik nė Institutin e Shkencave. “I gjithė rrethi familjar dhe shoqėror i Ēabejit, saktėson raporti, ėshtė i pėrbėrė nga elementė kundėrshtarė tė pushtetit, tė prekur nga reformat e ndryshme, qė urrejnė partinė dhe regjimin politik”. Nė vijim, dokumenti i policisė sė fshehtė, vė nė dukje se burri i motrės sė Eqerem Ēabejit (Selim Damani) kishte qenė eksponent i Ballit Kombėtar dhe ishte arratisur jashtė shtetit menjėherė pas ēlirimit, ndėrsa i vėllai Selahudin Ēabej ish-prefekt i Gjakovės ishte vrarė nga forcat partizane nė janar tė vitit 1944. Sa biografia familjare, sipas raportit pėrmbledhės tė sigurimit, Eqrem Ēabejin e komprometonte rrethi shoqėror dhe lidhjet e intime. Marrėdhėniet me Selaudin Toton e Gjergj Ashtėn dhe miqėsia me Sokrat Dodbibėn, Vedat Kokonėn, Abaz Xhomon, Mark Ndojėn etj., risillej nė vėmendje tė funksionarėve vigjilentė tė shtetit komunist si njė rrethanė dyshuese nė profilin e profesorit tė shquar. E gjithė kjo lėndė pėrligjte sipas platformės sė sigurimit regjistrimin e dosjes sė Ēabejit nė kategorinė 2B, kategori kjo qė i pėrkiste personave qė kishin zhvilluar veprimtari armiqėsore, por aktualisht shfaqeshin jo aktivė, ku bėnin pjesė kryesisht pjesėtarė tė shtresave tė pėrmbysura nga regjimi komunist, ish-bashkėpunėtorė tė okupatorėve, ish-kulakė, ish-pronarė, zyrtarė politikė tė regjimeve tė kaluara etj. Po dosja “Ēabej”, siē konstatohet nga dokumentet, vetėm pak vite e ka mbajtur siglėn sekrete 2B dhe ka kaluar tek 2A-ja, qė nėnkuptonte kategorinė e “elementėve armiq” qė veprojnė aktivisht kundėr pushtetit popullor. Autoriteti i vetėm qė zyrtarizonte kapėrcimin nga njėra kategori tek tjetra, ishte sekretariati i KQ, ku sekretar i Parė ishte Enver Hoxha...

    Dokumenti: Ēabej element armik

    Dosja “2A” me numėr 8870, ka njė dokument tė nėnshkruar mė 13 tetor 1953, nė tė cilin bashkė me raportin biografik tė Profesor Ēabejit tė pasuruar me tė dhėna tė reja rreth profilit si element kundėrshtar i regjimit, ndodhet dhe plani i masave operativo-agjenturore pėr gjurmim tė tij. Pjesa mė e madhe e ēėshtjeve qė parashikohen pėr tu verifikuar, ka tė bėjė me njė informacion tė depozituar nė strukturat e sigurimit nga njėri prej bashkėpunėtorėve me pseudonimin “Tisi” (J.B). Ai ka konstatuar se Profesor Ēabeji nė vitin 1943 kishte marrė tre rroga tė larta nga qeveria dhe kishte ndėrhyrė gjatė luftės pėr tė liruar Stefo Grabocėn dhe Mina Uēin. Sakaq, nė planin e masave parashikohej sqarimi i tė dhėnave tė tjera pėr lidhjet e fshehta tė Ēabejit me Edith Ndroqin e Dom Zef Bicin dhe rolin e tij nė njė organizatė reaksionare qė inkurajon arratisjet jashtė shtetit. Po si precizoheshin masat agjenturore. Ja ēfarė pėrmbante plani i hartuar nga ekspertėt e policisė sė fshehtė...
    1. Nė tė gjitha degėt operative nė qendėr dhe nė degėn e Tiranės tė gjendet ndonjė bashkėpunėtor i kualifikuar, qė lidhet me profesor Eqerem Ēabejin. Tė kontrollohen fletė-lidhjet e kėtyre bashkėpunėtorėve.
    2. Nė qendrėn e punės ku punon tė pėrdoret agjentura e objektit pėr tė kontrolluar qoftė nė punė, nė kontakte tė ndryshme etj. Tė pėrdoret sidomos pėr kėtė bashkėpunėtorja “Edija”
    3. Nė shtėpinė ku banon profesor Eqrem Ēabej tė vendoset njė bashkėpunėtor, me qėllim qė tė kontrollojė tė gjitha hyrjet dhe daljet qė bėhen nė shtėpinė e tij.
    4. Duke qenė se nė Bibliotekėn e cila frekuentohet nga profesor Eqrem Ēabej si dhe nga tė huajt qė ndodhen kėtu (tė legatave tė huaja) nuk kemi bashkėpunėtorė, duhet tė vendosim njė informator.
    5. Bashkėpunėtores “Drojtja” nėpėrmjet Rrok Zojzit me tė cilin lidhet t’i jepet detyrė qė t’i afrohet profesor Ēabejit.
    6. Tė nxirret nga procesverbali i Sabiha Kasimatit implikimi pėr profesor Ēabejin.
    7. Dėshmitari R. Hila tė pyetet hollėsisht rreth asaj qė i ka thėnė i burgosuri Vangjel Zoto pėr Eqrem Ēabejin. Tė pėrpilohet procesverbali me dėshmitarė tė rregullt.
    8. Tė studiohet dosja e ish bashkėpunėtorit “Tisi”, i cili ka dhėnė dhe mė parė tė dhėna pėr Eqrem Ēabejn dhe tė shikohet nėse mund tė pyetet si dėshmitarė.
    9. Tė informohemi pėr lidhjet e tij aktuale me tė quajturėn Shyrete Turkeshi dhe tė hetojmė pėr karakterin e tyre.
    10. Tė merren tė dhėna tė hollėsishme mbi mėnyrėn e jetesės qė bėn (anėt pozitive dhe negative).
    11. T’i kėrkohet seksionit tė Skraparit informacion i hollėsishėm rreth objektit tė tyre me tendencė arratisje dhe qė lidhet me Eqrem Ēabejin.
    12. Me qėllim qė tė provojmė mė mirė lidhjet e tij, tė vihet nė survejim pėr pesė ditė.
    13. Tė studiohet agjentura ekzistuese me qėllim tė gjetjes sė njė bashkėpunėtori tė pėrshtatshėm pėr pėrpunim aktiv tė tij. Nėse nuk do tė gjejmė bashkėpunėtor tė tillė nga agjentura ekzistuese, atėherė tė studiojmė gjetjen e njė kandidati pėr rekrutim dhe ta rekrutojmė.
    14. Pėrpunimi i Ēabejit tė koordinohet me pėrpunimet qė ndjek dega e ushtrisė.
    Pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij plani kapiten Koli Shuke nėn kontrollin direkt tė major Rasim Dedja.



    “Miqtė” e Ēabejit: Ėshtė antimarksist

    Pjesa mė misterioze e dosjes “Ēabeji”, janė raportet e bashkėpunėtorėve tė fshehtė, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė kolegė, shkrimtarė, kritikė e zyrtarė tė administratės sė Institutit tė Shkencave.
    Njė taborrė me spiunė e gjurmoi pėr vite me radhė duke mbushur faqe tė tėra me raporte pėr sjelljet e dyshimta dhe prirjet antiparti. Nė tė gjitha rastet vigjilentėt e pėrzgjedhur nga strukturat e sigurimit tė shtetit, nuk u shfaqėn me inteditetet e tyre, por me emėrtimet “Dhelpra”,”Gjevreku”, “Prursja”,”Edija”, “Plepi” etj. Ēfarė raportonin ata?

    “Dhelpėria” AV
    Denoncimi i poetit AV i njohur ndryshe nga Policia Sekrete “Dhelpra” mban datėn 24 janar 1948. Ja ēfarė shkruhet nė tė: “Kur i kam folur me entuziazėm pėr themelonjėsin e linguistikės sipas koncepteve marksiste, pėr profesorin e famshėm sovjetik Mar, ai mė ėshtė pėrgjigjur ftohtė dhe gati me buzėqeshje ironike se ata nuk kanė rėndėsi”
    “Gjevreku”
    “Eqrem Ēabeji ėshtė indiferent dhe me tendenca konservatore” Raporti i tij mban datėn 10 prill 1950
    “Prurėsja”
    Nė njė raport tjetėr agjenturor tė vitit 1950 vihet nė dukje profili antimarksist i Profesor Ēabejit. I vėmendshėm njė miku i gjuhėtarit tė shquar, nuk mund tė rrijė pa ia raportuar partisė atė qė konstaton nė sjelljet e tij. Ja ēfarė raporton “Prurėsja” “Eqrem Ēabeji thotė se kultura marksiste konsiderohet si hiēgjė, veprat e Leninit jo si kryevepra, por si ngjarje tė rastit... Ėshtė shumė i pakėnaqur pėr mėnyrėn e jetesės sė tanishme, por ėshtė shumė i rezervuar. Pakėnaqėsitė i shfaq tek njerėzit e rrethit tė vet dhe aty me shumė rezerva. Miqėsi mjaft tė ngushtė ka me Shyrete Turkeshin. Miqėsia ndryshon nga ajo e para. Sot pėr sot nuk ka qėllime martese, por mė vonė nė qoftė se situata ndryshon, si e mendojnė ata, mund tė pėrfundohet”. Sakaq “Prurėsja” ėshtė indinjuar, siē thotė kur Ēabeji i ka konfirmuar: “Nė Shqipėri ose shtetet e tjera me demokraci popullore, kulturė pėr masat e popullit ose njerėzit me arsim tė mesėm dhe tė lartė pėrqendrohet vetėm te kultura Marksiste–Leniniste.”
    “Edija”, 1952
    Raporti i parė i bashkėpunėtores “Edija” qė mesa duket ėshtė punonjėse e Institutit tė Shkencave, mban datėn 29 shtator 1952. Ajo pasi pėrshkruan punėn e tij me Buzukun, Budin dhe Bogdanin, nėnvizon se shprehej indiferent pėr linguistikėn sovjetike tė Stalinit pėr tė cilin shprehej se kishte ide tė marra. “Edija” konfirmonte me qetėsi se nė tė gjitha sjelljet Ēabej shfaqej si “nacionalist borgjez”. I frekuentonte tė gjitha mbledhjet sindikale, por nuk diskutonte. Pėrcaktohej me ego tė madhe, prekej shpejt nė sedėr, por ishte gjithnjė i matur e serioz”.
    vijon nesėr...

    panorama
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dosja e Sigurimit,Mehmet Shehu: Ēabej,eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar

    Dosja e Sigurimit,Mehmet Shehu: Ēabej,eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar

    » Vendosur: 29/10/2009 - 08:58
    •

    Afrim imaj

    Nė numrin e djeshėm gazeta publikoi njė pjesė tė dosjes “Ēabej”, me dėshmi e dokumente tė Sigurimit tė Shtetit pėr profesorin e shquar. Pėrkundėr rrėfimit tė Nexhmije Hoxhės pėr miqėsinė e Enverit me Eqrem Ēabejin, u sollėn prova autentike si e futi diktatori dijetarin e njohur nė kurthin e spiunėve dhe tė operacioneve agjenturore. U zbardhėn fakte tė panjohura pėr mėnyrėn si u vu Ēabeji nė gjurmimin e Policisė sė Fshehtė me pėrkujdesjen e veēantė tė lidershipit politik pėr tė pastruar radhėt e intelektualėve nga kundėrshtarėt e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit tė sė shkolluarve nė Perėndim. Ndėrkaq, publikuam disa nga raportet informative tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit, ish-kolegė e miq tė profesorit tė nderuar, tė cilėt e ndiqnin fshehtas dhe vinin nė dijeni organet e zbulimit pėr sjelljet dhe profilin antikomunist tė tij. Nė morinė e tyre shkėputėm njė pjesė tė sė dhėnave tė “Dhelprės”, “Edies”, “Prurėses” e “Gjevrekut” nė tė cilat denoncohej prirja antimarksiste dhe liberale e Ēabejit tė madh dhe shpėrfillja e tij pėr veprat e Leninit dhe Stalinit...
    “Eqrem Ēabej, si element inteligjent dhe me kulturė tė gjerė, pėrbėn rastin e eksponentit tė dorės sė parė tė reaksionit. Prandaj duhet bėrė kujdes i madh nė gjurmimin ndaj tij”, Gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, ish-kreu i Policisė Sekrete, tėrhiqte vėmendjen e strukturave tė angazhuara nė operacionet e fshehta kundra profesorit tė shquar, duke vėnė theksin nė “karakterin e veēantė e kompleks qė paraqiste rasti Ēabej”. Pėrtej kėsaj pėrkujdesje, nė shėnimet e shumta ish-ministrit tė Brendshėm nė kėtė dosje, bie nė sy fokusimi nė tre ēėshtjeve pėr tė cilat gradianti mė i lartė i Policisė sė Fshehtė, parandiente provėn e patjetėrsueshme pėr ta kryqėzuar njė herė e mirė shkencėtarin e gjuhėsisė. Ēėshtja e parė pėr tė cilėn kėmbėnguli nga fillimi deri nė fund Mehmet Shehu, kishte tė bėnte me zbardhjen e motiveve tė vėrteta tė lidhjes sė Eqerem Ēabejit me Ernest Koliqin. Herė pas here ai kėrkonte shpjegime pėr rrethanat e emėrimit tė Ēabejit nė detyrėn e ministrit tė Arsimit dhe mėnyrėn si deportimit tė tij nė vitet e luftės nė Itali. Ndėrkaq, gjenerali i zbulimit komunist, pėrjetonte me shqetėsim enigmėn e raporteve tė mundshme tė profesorit tė njohur me zbulimin gjerman. Deri sa ndėrroi jetė Ēabeji i madh, Mehmet Shehu nuk u shkėput pėr asnjė moment nga ideja e lidhjeve agjenturore tė protagonistit tė dosjes “Ēabej” me agjenturėn e shtetit tė fuqishėm evropianoperėndimor. Kaq i angazhuar ishte numri Njė i Policisė Sekrete nė pjesėn e hulumtimit sa kishte kėrkuar nė biografinė e bashkėshortes sė Ēabejit, Shyhretit, e cila ishte pėrjashtuar herėt nga Partia Komuniste dhe ishte dėnuar pėr veprimtari armiqėsore. Gjithsesi, rrethi i enigmave pėr figurėn dhe profilin e profesorit tė shquar ishte shumė mė i gjerė. Njė korpus i tėrė zbuluesish, operativėsh, spiunėsh e bashkėpunėtorėsh vigjilentė operojnė pėr ditė, javė, muaj e vite me radhė dhe deri nė vdekjen e njeriut qė gjurmuan pareshtur nuk mundėn tė provojnė hipotezėn mjerave sipas tė cilės Ēabeji ishte eksponent i dorės sė parė tė reaksionit antishqiptar. Ēuditėrisht, kėtė procedurė zyrtare sipas Nexhmije Hoxhės, e cila na u shfaq sė fundi me kujtimet pėr miqėsinė e tė shoqit me Ēabejin, nuk e ka ditur Enveri(!)

    Epilogu i Dosjes “Ēabeji”

    I ka takuar punėtorit operativ Gėzim Bejko tė nėnshkruajė i fundit nė dosjen voluminoze “Ēabej”. Me shėnimet qė ka bėrė nė datėn 11 janar 1981, nė njė farė mėnyre, ka shėnuar dhe epilogun e dosjes misterioze tė tejmbushur me raporte e informata agjenturore tė njė periudhe gati 35-vjeēare. Vetėm pak muaj pasi protagonisti i dosjes ndėrroi jetė, Bejko duke bėrė ritualin formal pėr ta adresuar nė burgun e arkivave sekrete, artikulon njė raport pėrmbledhės rreth pėrmbajtjes sė saj. Pėr aq sa i kėrkon rregulli i detyrės, nis tė pėrshkruaj me qetėsi: Eqerem Ēabej ėshtė i biri i Hysenit dhe i Lishesh, i datėlindjes 1908, lindur nė Gjirokastėr, nė njė familje shtresė e pasur, i martuar, i padėnuar ndonjėherė, i paorganizuar, me arsim tė lartė, ka punuar si punonjės shkencor nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, banues nė lagjen nr.2, rruga “Qemal Stafa”, nr.395/12. Qėndrimi politik i familjes dhe tė afėrmve tė tij gjatė regjimit tė Zogut ka qenė pro atij regjimi, mbasi ishin me influencė dhe pėrkraheshin nga ai regjim. Okupacionin fashist e priti mirė dhe i shėrbeu me besnikėri, duke propaganduar nė favor tė tij. Mbas ēlirimit tė vendit, ka vazhduar tė propagandojė kundėr pushtetit popullor dhe ėshtė shoqėruar me elementė tė ndryshėm armiq. I vėllai i tij Selahudin Ēabej ka qenė prefekt nė Kosovė dhe ėshtė pushkatuar pėr veprimtari armiqėsore. Vėllai i gruas sė tij Selam Damani ka qenė eksponent i Ballit Kombėtar, nė pragun e ēlirimit u arratis nė Itali. Gruaja e tij Shyhrete Turkeshi ėshtė pėrjashtuar nga partia dhe ka qenė nė burg pėr veprimtari armiqėsore. Vetė Eqeremi pasi kreu studimet e larta nė Austri pėr filozofi kthehet nė Shqipėri dhe ka punuar nė gjimnazin e Gjirokastrės dhe si mėsues nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa nė vitin 1940 ėshtė dėrguar nė Itali nga Ernest Koliqi pėr punė shkencore pranė Akademisė nė Romė. Nė shtator 1943 megjithėse ndodhej nė Itali, emėrohet ministėr i Arsimit, detyrė tė cilėn nuk e ka pranuar. Mbas ēlirimit ka punuar nė Institutin e Shkencave dhe tė Letėrsisė deri kohėt e fundit qė ka vdekur. I pėrmenduri, mė datėn 4 tetor 1952 ėshtė marrė nė pėrpunim aktiv 2A si agjent i mundshėm nė shėrbim tė zbulimit gjerman... Nė gusht tė vitit 1961 Eqeremi duke qenė me pushime nė plazhin e Durrėsit ėshtė takuar disa herė me njė femėr turiste gjermano-perėndimore Karla Vidali dhe nė njė rast e ka marrė atė pėr vizitė nė vilėn e tij, ku ka qėndruar rreth 2 orė. Kėto takime me tė lartpėrmendurit kanė lėnė dyshime, duke qenė se vetė turistja kishte dyshime si kuadėr e zbulimit... Sipas Xhavit Beqirit, ish-shifrant nė ambasadėn tonė nė Austri, del se: “Nė vitin 1970 profesor Eqerem Ēabej ishte nė Vjenė pėr tė kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjaft tė huaj, si dhe me Shvaken, lidhje e ngushtė e Komitetit “Shqipėria e Lirė”, i cili ka shkruar artikuj nė gazeta kundėr Shqipėrisė. Me kėtė person Eqeremi ka shkuar dhe ėshtė takuar nė njė vilė jashtė Vjenės e ka qėndruar mė tepėr se 4 orė me tė. Eqeremi ka bėrė nė Vjenė shpenzime jashtė mundėsive dhe veē tė tjerave ka blerė 4 orė dore. Nga viti 1973 e kėtej nė ngarkim tė sė sipėrpėrmendurit nuk ka dalė ndonjė material qė tė bėjė fjalė se zhvillon veprimtari armiqėsore... Duke marrė parasysh sa sipėr, si dhe faktin qė mė datėn 23 gusht 1980 Eqrem Ēabej ka vdekur, dosja e tij e formularit 2B do tė arkivohet.”. Kėtu mbyllet misteri i njė dosje qė lė tė hapur njė histori misterioze. Po njerėzit e zbulimit tė fshehtė nuk janė mjaftuar vetėm me gjurmimin profesor Ēabejit. Njėherazi me tė ata kanė ndjekur e vėzhguar me teknikat e tyre operativo-agjneturore edhe tė shoqen dhe tė bijėn e tij pėr vite me radhė.

    Spiunėt qė kryqėzuan Ēabejin: Ka lidhje me agjenturat e huaja

    “Element antiparti”, “Simpatizant i monarkisė”, “Agjent i zbulimit gjerman”, “Kundėrshtar i regjimit komunist”...Dhjetra e qindra pėrcaktime tė tilla i atribuohen Eqrem Ēabejit nga armata e spiunėve tė fshehtė. Janė kolegė, miq e bashkėpunėtorė tė profesorit qė e ndjekin kėmba kėmbės dhe vigjėlojnė me vėmėndje ēdo sjellje tė tij. Pastaj seleksionojnė atė qė mendojnė se ėshtė e vlefshme pėr Partinė dhe rendin pėr ta denoncuar sa mė parė te organet e sigurimit. Mjafton tė sjellim njė pjesė tė tyre pėr tė parė kėtė “kontribut” tė njerėzve hije...

    “Dhelpra”

    Nė raportin e “Dhelprės” tė datės 24 dhjetor 1953, informohej se Eqrem Ēabej dhe Lagush Poradeci besonin nė Zot, ndėrkohė qė gjurmuesi i fshehtė kishte konstatuar faktin e dyshimtė se profesor Ēabeji shkruante shumė nė gjermanisht.

    Prurėsja

    “Prurėsja”, nė raportin e datės 24 nėntor 1953 shkruan se ka qenė pėr vizitė nė shtėpinė e ēiftit Ēabeji dhe Eqeremi i ka propozuar tė lidhte martesė me Sejfulla Malishovėn. “Nė rast se kėrkon tė martohesh me ndonjė komunist, mund tė mė thuash”, i ka thėnė profesori. Gjatė asaj bisede ka rėnė fjala pėr Naxhije Dumen dhe tė dy bashkėshortėt janė shprehur me konsiderata pėr kulturėn e saj. “Prurėses” i ka bėrė pėrshtypje deklarata e Shyhretit tė shoqes sė Ēabejit e cila ėshtė shprehur: “Unė i njoh mirė si Nexhmijen (Hoxhėn) dhe Fiqereten (Shehun), por Naxhie Dumja ua kalon tė dyjave”. Punėtori operativ qė e ka lexuar kėtė raport, rikthehet tek informatorja me porositė e rastit: “Me Eqeremin vazhdoje miqėsinė. Pėrfito nga ai ēka mund tė thotė kundėr pushtetit. Nė lidhje me propozimin e bėrė pėr fejesė me Sejfullain (Malshovėn), kjo ėshtė punė personale. Ta falėnderoje qė kujdesej, por tė thoshte se kishte disa pengime familjare... Mundohu tė mos flasėsh keq pėr Naxhijen nė sy tė tyre”.

    ”Prurėsja”,

    “Prurėsja”, informatorja qė arrin tė futet nė shtėpinė e Eqerem Ēabejit, nė raportin e datės 15 shkurt 1955, bėn tė ditur se nė bisedė e sipėr pėr gruan, profesori ka pohuar qė ata gjatė luftės nuk e zbrazėn asnjėherė armėn, ndėrsa pėr hatrin e tyre ishin vrarė disa djem tė mirė. Ndėrkaq, “Prurėses” i kanė tėrhequr vėmendjen rezervat qė shfaqi Eqeremi pėr ēėshtjen e idealit komunist: “Sot nuk ekziston nė vendin tonė as dashuri ideale, as familje tė tillė dhe as ideal, megjithėse shumė betohen pėr ideal”. Nė njė raport tjetėr tė kėsaj informatoreje qė mban datėn 23 shkurt 1955, pasqyrohen mendimet e Ēabejit dhe tė shoqes Shyhretit pėr zhvillimet nė Bashkimin Sovjetik, pėr tė cilat dy bashkėshortėt nuk janė optimistė. Madje “Prurėsja” vigjilente nuk mund tė rrinte pa shėnuar dhe shprehjen e profesorit tė shquar: “Bashkimit Sovjetik nuk i dhimben popujt”.

    Aeroporti

    “Aeroporti i Tiranės”, punonjėse e stabilimentit “Mihal Duri” raporton pėr sjelljet e kunatės sė Ēabejit, Neke Turkeshit. Nga bisedat qė ka pasur me tė, ka mėsuar tronditjen dhe frikėn me tė cilėn e ka pėrjetuar familja e profesorit rėnien e Malenkovit dhe ardhjen nė pushtet Bulganinit.

    “Shigjeta”

    “Shigjeta” Nė raportin e datės 20 tetor 1957 informonte se profesorėt e universitetit tė Tiranės Eqrem Ēabeji, Qazim Turdiu, Minella Karajani e Rrok Zojzi flasin keq pėr regjimin nė Shqipėri.

    LABINOTI

    Labinoti: “Labinoti” i caktuar pėr kontrollin e korrespodencės dhe letėrkėmbimeve tė Eqerem Ēabejit, informonte se profesori shkėmbente letra me Nexhip Allpanin, studiues me origjinė shqiptare nė Turqi, Sulejman Kulēen albanolog, por edhe mė studiuesit e tjerė Wilfred Fiedler, Vittore Pisanit, Hans Prosel, H. Mihalesku, Vito Borgia, Franc Babinger, Ernest Locker etj. Sakaq njeriu qė ka kontrolluar gjithēka nga korrespodenca e Ēabejit, bėn tė ditur se nė pėrgjithėsi tematika e tyre fokusohet nė ēėshtjet e albanologjisė dhe ato tė Kosovės. Ndėr tė tjera, “Labinotit” i tėrheq vėmendjen fakti qė profesor Ēabeji i kėrkon me anė tė njė letre njė personalitetit perėndimor librat e Ulrih Schmall “Mbi gjuhėn e vjetėr greke tė Sicilisė”, dhe tė Ė. Merlingen “Bazat e greqishtes sė vjetėr”...

    “Moli”

    Bashkėpunėtori tjetėr me pseudonimin Moli mban lidhje me operativin Ropi Postoli dhe raporton rreth bisedės qė profesor Eqrem Ēabeji ka zhvilluar me doktorin austriak tė gjuhėsisė gjuhėsi Herman Olbert. Ai ka pyetur nėse ishte e vėrtetė se kinezėt po ndėrtonin port nėndetėse. Sipas tij e ardhmja e botės paraqitej e zezė dhe e paqartė. Olbert kishte deklaruar nė takimin me Ēabejin se Shqipėria ishte e izoluar dhe se nuk shikonte ē'ndodhte jashtė saj ndėrkohė qė vlerėsonte nivelin e jetesės nė Austri, i cili sipas tij ishte shumė i lartė. Sipas Molit takimet e Ēabej me Olbertin kishin qėnė tė shpeshta dhe ata kishin shėtitur e kishin pirė kafe bashkė disa herė. Gjatė kėtyre takimeve profesori austriak kishte pohuar se ishte fat qė tani pėr tani Shqipėrinė po e linin rehat fuqitė e mėdha. Siaps tij drejtimi i Shqipėrisė do ishte i qartė pėr aq sa ishte gjallė Enver Hoxha. Pas tij gjėrat do ndryshonin.

    panorama
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eqrem Ēabej, 100 vjetori i lindjes 1908-2008

    EQEREM ĒABEJ : Gjuha shqipe ėshtė e pasur, pastėrtia e saj ėshtė tregues i nivelit tė kulturės

    Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture. Prandaj ringjalljet nacionale kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Pėr tė dhėnė vetėm dy shembuj, po pėrmendim Irlandėn dhe Turqinė. Nė Irlandė, menjėherė pas shkėputjes prej Britanisė sė Madhe dhe fitimit tė pavarėsisė, po edhe mė parė, gjuhėtarėt hapėn shkrimet e vjetra, qė i kishte mbuluar pluhuri i kohės, dhe qitėn nė dritė leksema tė moēme tė gjuhės qė s’i njihte mė kurrkush, qė kishin qenė pėrdorur disa shekuj, mbase edhe njėmijė vjet mė parė, dhe i shtinė nė shkollė e nė qarkullim, edhe sot janė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm.

    Nė Turqinė qemaliste, nė vazhdim tė punės qė pat nisur mė parė, sidomos Sami Frashėri, pėr pastrimin e gjuhės nga fjalėt, shprehjet dhe ndėrtimet sintaktike arabe e perse qė e kishin mbuluar, me reformėn gjuhėsore qė nisi nė vitin 1928, u hulumtuan njė varg fjalėsh tė turqishtes (osmanishtes) sė vjetėr dhe tė disa tė tjerave gjuhė turke tė Azisė, dhe kėto tė gjitha dhanė njė ndihmesė tė madhe nė pastrimin e gjuhės dhe pasurimin e saj me lėndė vendi.
    Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare, krahas kėrkimeve teorike, ėshtė edhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona. Kanė depėrtuar e depėrtojnė nė shkrimet shkencore edhe letrare, nė shtyp, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Ėshtė e vėrtetė se me punėn e kryer gjer mė sot, njė pjesė e tyre janė spastruar, po ndėrkaq kanė hyrė e po hyjnė tė tjera nė vend tė tyre. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht dhe kombėtare. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin.

    Nė kėtė fushė ėshtė punuar me shekuj te ne dhe vazhdon tė punohet nė kėtė drejtim. Po tė kundrohet kjo veprimtari mė nga afėr, shihet se ka kėtu njė vazhdimėsi, njė vijė tė pandėrprerė. Ne e ēmojmė dhe e vlerėsojmė veprimtarinė e paraardhėsve tanė, njėkohėsisht synojmė ndėrkaq ta ēojmė pėrpara veprėn e tyre dhe ta thellojmė. Nė kėtė punė nuk do tė kufizohemi tė zbulojmė fjalė tė moēme nėpėr shkrime tė vjetra, si kanė vepruar pėr shembull nė vendet e pėrmendura mė sipėr. Nuk ėshtė kjo e vetmja rrugė pėr ne, sepse plot fjalė janė edhe sot tė gjalla nė gojė tė popullit dhe presin tė shtihen nė pėrdorim. Kjo punė ka filluar qė me pėrmendoret e para tė shkrimit tė gjuhės shqipe. Autorėt e vjetėr si Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani e tė tjerė kanė vepruar me vetėdije nė kėtė rrugė. Pjetėr Budi nė njė vepėr tė tij tė vitit 1618 ankon se gjuha po prishej mė fort prej pakujdesisė sė “diesvet dhe letėrorėvet” tė kohės sė tij. Frano Bardhi nė parathėnien e fjalorit tė tij tė vitit 1635, flet pėr dėshirėn e tij “me ndimuem mbė nja anė gjuhėnė tanė”. Gjysmė shekulli mė vonė, Bogdani rrėfen se “m’anshtė dashunė me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė ndė dhe tė Shkodėrsė” dhe shton se “giuha jonė qi me dijet dvuer edhe fjalėtė”. Qysh te kėta autorė tė vjetėr gjejmė fjalė si derėtar, dėftues, grykėsi, gjetės, gjuhėtar, kangėtar, kėshilltar, kopėshtar, krye “kapitull”, lutės, madhėshti, mbarim, mjeshtėri, ndjekės “ithtar, imitues”, i pėrbrendshėm, pėrndjek “persekutoj” (prej nga mund tė formohet pėrndjekje pėr “persekutim”), polem “popull, vegjėli”, pushim, rrėfim, shkollar, urta, vetėmi, vjershėtar e plot tė tjera, pa mundur ne sot tė dimė se cilat janė fjalė tė marra prej gojės sė popullit dhe cilat janė formime tė kėtyre autorėve. Nė lidhje me kėtė, dihet se nė pasurim tė gjuhėve letrare e tė shkrimit, dy janė kryesisht rrugėt qė ndiqen pėrgjithėsisht. E para ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm, shpeshherė duke i ngritur mė lart nė punė tė nivelit kuptimor. Kėshtu, pėr shembull, lėndė landė si kuptim konkret ka “dru; dru si material ndėrtimi”, po qysh prej shkrimtarėve tė Rilindjes sė shekullit tė kaluar pėrdoret me rrugė abstrakte edhe pėr “materie”, “subjekt”, “temė” etj. Ashtu dhe fjala rrymė, prej kuptimesh tė tilla si “rrjedhė e vrullshme e ujit”, “lėvizje e ajrit”, “remė e mullirit” (rrymė e ujit, rrymė ajri, rrymė e mullirit), ka zgjeruar sferėn e pėrdorimit me rrymė elektrike, rrymat letrare, rrymat politike etj., duke pėrfshirė kėshtu dhe sferat abstrakte tė leksikut. Rruga e dytė ėshtė formimi i fjalėve tė reja, i tė ashtuquajturave neologjizma. Kėto mund tė jenė formime tė mėtejme tė fjalėve popullore, si anėtar nga anė. Shpeshherė ndėrkaq janė tė tilla, porse tė farkuara si pėrkthim fjalėsh tė huaja, si kalke, si pėr shembull i pamasė e autorėve tė vjetėr, pas lat. immensus, it. immenso; ose nė kohėt e reja pararojė pas it. avanguardia, frgj. avantgarde etj. Janė pra formime pozitive, me gjedhe (model) tė huaj, po me brumė vendi, njė mėnyrė veprimi me tė cilėn janė pasuruar me kohė gjithė gjuhėt e Europės edhe tė botės, rrugė pasurimi e ndjekur qė nė kohėt e lashta (latinishtja prej greqishtes), por sidomos nė kohėt moderne.

    Puna e autorėve tanė tė vjetėr nė kėtė fushė veprimtarie po tė hetohet mė imtė, shihet se vazhdon mė tej dhe gjatė kohės para shekullit tė kaluar. Edhe pse pėrmasat qenė mė tė vogla, dhe mėnyra e punės shpeshherė anonime, vlen tė shėnohet se nuk ka pasur aty njė zbrazėti tė plotė nė punė tė shkrimit e pėrpunimit tė gjuhės. Kjo veprimtari ndėrkaq me njė gjallėri tė re u rimuar tek ne sidomos me shekullin e kaluar, mbasi lėvizja mendore e “shekullit tė dritės” (le sičcle des lumičres), i quajtur gabimisht “iluminizėm”, dhe mė vonė e romantizmit, patėn zgjuar sidomos ndėr popujt e vegjėl e tė robėruar tė Europės idenė nacionale dhe dashurinė pėr kulturėn popullore, folklorin, gjuhėn amtare dhe pėrpunimin e kultivimin e saj. Njerėzit qė vepruan nė kėto fusha kanė qenė nganjėherė njėkohėsisht burra tė armės dhe tė pendės, luftarė dhe dijetarė e shkrimtarė, ashtu si Pashko Vasa ndėr ne. Me njė ndjenjė habie shohim ne sot si njė njeri jo i pendės, po i armės, dhe folės i njė dialekti nė skaj tė trevės gjuhėsore, si Marko Boēari prej Suli, pėrdor nė fillim tė shekullit tė kaluar leksema tė sferės kuptimore-abstrakte si kėrkim, madhėsi, i papunė, i pamasė, ashtu si dikur Gjon Buzuku nė Veri, e tė tjera si kėto. Mbetet merita e elementit shqiptar tė Italisė qė i priu Rilindjes Kombėtare tė shekullit tė kaluar, me ēeljen e Kolegjit tė Kalabrisė (1732) dhe atij tė Palermos nė Siqeli (1734), dhe pastaj me vepra historike-gjuhėsore, folklorike e letrare, si ato tė Nikollė Ketės (1742-1803), Engjėll Mashit e sidomos tė Jeronim De Radės, i cili organizoi dhe dy kongrese gjuhėsore nė Kalabri. Nė kėtė lėvizje mendore e gjuhėsore-letrare nė gjysmėn e dytė tė atij shekulli morėn pjesė, si dihet, dhe shkrimtarė e dijetarė shqiptarė tė Greqisė, si Panajot Kupitori e Anastas Kullurioti. Nga shkrimtarėt e Shqipėrisė, njė brez para atyre tė Rilindjes, Naum Veqilharxhi ėshtė njė ndėr tė parėt qė u pėrpoqėn tė pasuronin gjuhėn e shkrimit e ta spastronin nga fjalėt e huaja, me fjalė si fletore, kamės, mėsim, padije, shėnim, shumicė, thelloj e ndonjė tjetėr. Pėrpara tij Tahir efendiu prej Gjakove pėrdori mė 1835, ndėr tė tjera, fjalė si folės, mėsim, mėsues, nxanės, rrėzim. Shkrimtarėt e Rilindjes, si Kristoforidhi, Naim e Sami Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto e tė tjerė, i hynė nė kėtė lėmė njė pune tė madhe edhe me njė metodė tė re. Kjo metodė ishte: kėrkim, pėrhapje e vėnie nė qarkullim e fjalėve qė ekzistojnė nė gjuhė, po qė kishin mbetur mėnjanė; pėrdorim i fjalėve tė vjetra e tė harruara tė gjuhės; pėrdorim shumė i kufizuar i fjalėve tė huaja; formim fjalėsh tė reja, neologjizmash, si ko­mpozita si rrjedhoja (derivate), pas gjedhes sė analogjisė, pra kryesisht pas shembullit tė fjalėve tė gjalla tė ligjėrimit popullor e tė dialekteve tė tij. Ndėr kėta autorė, Kristoforidhi e pasuroi gjuhėn e shkrimit me fjalė si fushatė, hierore “tempull”, jetėdhėnės, ligjdhėnės, ndėrgjegje, pikė, presė, theks, zanore. Te Naim Frashėri gjejmė dėgjim, dritare, gjithėsi, hapėsirė, papunėsi, i pėrjetshėm, vetėdijė, vjershėtor e plot tė tjera. I vėllai Samiu, dihet se pėrveē punės qė kreu nė lėmin e caqeve (termeve) gjeografike e administrative (lindje, perėndim, jugperėndim, veriperėndim, mesditės pėr “meridian”, kryeministėr, qeveritar etj.), ka vėnė themelet e terminologjisė gjuhėsore e gramatikore, me formime si abetare, nyjė, njėjės, shumės, rrokje, i shquar, i pashquar. Para tij Jani Vreto shtiu nė pėrdorim terme gjuhėsore si rrėnjė, emėr, pėremėr, folje ndihmėse. Gjejmė tek ai edhe fjalė tė gojės popullore pėrdorur me njė mėnyrė tė re, pa mundur ne sot tė ndajmė kurdoherė me saktėsi se cili ndėr kėta tre shkrimtarė ėshtė autori i parė i disa fjalėve tė caktuara. Puna e pasurimit dhe e pastrimit tė gjuhės vijoi e pandėrprerė edhe pas periodės sė Rilindjes nga ana e njė vargu shkrimtarėsh, gjuhėtarėsh e arsimtarėsh tė vendit. Nė vitet e para tė shekullit tonė Luigj Gurakuqi me veprat e veta ia kushtoi gjithė mundin e tij kėtij qėllimi. Ai u caktoi lavruesve tė gjuhės detyrėn qė “skajet (termet) e pėrgjithshme t’gjith degėve t’dijes, qi janė pothuej gjithnjė ndėr t’tana gjuhėt… kena pėr t’i marrė edhe na… Fjalėt e skajet e tjera kena pėr t’i trajtue vetė tue i ba me rrjedhė prej rraje shqype”. Nė ditėt tona Aleksandėr Xhuvani, i pajisur dhe me zotėrimin e plotė tė metodės gjuhėsore, i kushtoi gjithė jetėn e tij kėtij synimi, detyrės sė madhe tė pastrimit tė gjuhės prej fjalėve tė huaja e tė pasurimit tė saj me fjalė vendi. Punimet e tij tė kėsaj fushe janė mbledhur shumica nė dy vėllimet: “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1960) dhe “Studime gjuhėsore” (1956), pėr tė cilin vėllim gjuhėtari i njohur austriak Maks Lamberc thotė se do tė ishte me shumė vlerė qė kjo punė jete tė botohej e pėrkthyer nė njė gjuhė tė madhe si frėngjishtja. Njėkohėsisht edhe disa lavrues dashamirė tė gjuhės amtare dhe arsimtarė patriotė si Mati Logoreci e tė tjerė, edhe kėta me sa kanė mundur kanė punuar nė kėtė vijė. Kėtu ndėrkaq ėshtė vendi tė vihet nė dukje ndihmesa e madhe qė ka dhėnė e po jep nė lėmin e zėvendėsimit tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, nė formė anonime, masa e njerėzve tė thjeshtė, nėpunės, arsimtarė, ushtarakė, specialistė tė degėve tė ndryshme, nė ditėt tona pėrveē kėtyre edhe institucionet shkencore, aktivistė shoqėrorė e plot tė tjerė. Pas ēlirimit tė vendit janė formuar ndėr tė tjera, fjalė e caqe (terme), si anėshkrim, arritje, automjet, bajraktarizėm, bashkautor, bashkekzistencė, bėrthamor, bishtajore, bletari, bujkrob, dukuri, ecuri, furrnaltė, gjetje (arkeologjike), halorė, hedhurina, huazim, kanal kullues, leshpunues, mbingarkesė, mbingarkim, mbishtresė, mbivlerė, pyetėsor, reshje, shpėrpjestim, shpim, tokėzim, tregues m., vendburim e tė tjera.

    Nė kėtė mėnyrė gjuha e shkrimit dhe e bisedės qė pėrdorim ne sot i ka rrėnjėt nė gjuhėn popullore tė pėrpunuar gjatė kohėve. Ajo ėshtė rezultat edhe i pėrdorimit tė fjalėve tė gojės sė popullit edhe i punės sė madhe tė brezave tė mėparmė. Do tė ishte me interes pėr historinė e gjuhės letrare e tė shkrimit tė hetohej se, sidomos nga fjalėt e leksikut abstrakt-mendor, te cili autor secila ndėr to shfaqet pėr herė tė parė, ose tė paktėn nė cilin shkrim (vepėr, revistė a gazetė) paraqitet sė pari. Njė punė e tillė e dyfishtė pret qė tė kryhet nė tė ardhmen. Aty mund tė dalė qė njė pjesė e mirė e leksemave tė kėtij lloji janė mė tė vjetra nga ē’mund tė kujtohet, dhe qė njė pjesė i ka pasur qėmoti dhe gjuha popullore.

    Gjuha shqipe ėshtė e pasur jo vetėm nė elemente leksikore tė kulturės materiale, po edhe nė fushėn e fjalėve tė sferės abstrakte-mendimore. Nuk ėshtė i drejtė mendimi i disa dijetarėve tė huaj se shqipja qenka e pasur vetėm nė fjalė tė sferės baritore, as i drejtė mendimi se shqiptarėt paskan qenė njė popull barinjsh nomadė, shtegtarė. Njė mendim i tillė nuk pėrligjet as me tė dhėnat e ekonomisė politike historike. Njė profesor matematike mė thoshte para disa kohe se me terme shkencore tė farkuara me mjetet e gjuhės sė popullit ka shpjeguar lėndėn e tij nė shkolla tė mesme dhe ėshtė kuptuar shumė mirė nga ana e nxėnėsve. Njė gjė e tillė vlen dhe pėr tė tjera degė tė dijes, si pėr fizikė, botanikė, zoologji, gjeografi, gjeologji, arkitekturė e degė tė tjera. Pėr tė dhėnė vetėm disa shembuj nga lėmi i gjuhės popullore, qė janė nė gjendje tė zėvendėsojnė fjalėt e huaja ose gjithsesi tė pasurojnė gjuhėn letrare dhe terminologjinė shkencore me elemente ose forma tė reja, po pėrmendim ndėr tė tjera: Ēamėria polipit tė detit i thotė likurishtė, veprimit tė zbutjes sė njė peme me anė shartimi i thotė zbutoj; Gjirokastra pėr “parenté” thotė afėri, rozetės sė tavanit i thotė kėrthizė, tuberkulozit tė eshtrave i thotė rrodhje (nga rrjedhja e qelbit); Labėria atij qė pėrziente bagėtinė me njė tjetėr i thotė pėrzitės, dhe sisės sė gjirit tė bagėtisė femėr mjelm; Bregu i Detit pėr “zė rrėnjė bima” thotė rrėnjėzohet; Lunxhėria drurėve e shkurreve tė ulėta qė rriten keq nė pyll nė hijen e drurėve tė mėdhenj u thotė hiesira; Zagoria pėr “qėmoti, lashtė” thotė lashtėrisht, dhe ana e Kėlcyrės pėr “tashti vonė, rishtas” thotė rishmė; anėt e Beratit e tė Frashėrit sipas Kristoforidhit zgavrės sė njė druri tė madh si rrapi i thonė zgėrbonjė, dhe Dangėllia njė ene bakri me veshė i thotė veshore; Labova e rrėzės sė Tepelenės kur bie borė e imtė thotė mizon; Mallakastra njė fiku vjeshtak tė zi e me plasa nė lėkurė i thotė fik shkronjės; Myzeqeja grykės sė lumit qė derdhet nė det i thotė gojkė d.m.th. “gojė”; ana e Shpatit mostrės ose modelit i thotė gjedhe, dhe tė mbajturit anė, anėsisė anesė; Shqipėria e Mesme pėr njė njeri tė flashkėt me trup e tė mefshtė thotė i qullėt, e pėr “vete mbarė” trevon, si nė s’na trevon gjaja e gjallė. Nė tė folėt e Tiranės ndiheshin edhe ndihen fjalė si kryemot pėr natėn e ditėn e vitit tė ri, dhe hulli pėr “brazdė”. Nė katundin Sharrė tė Tiranės, fjalėn pamenia e kemi dėgjuar me kuptimin “panoramė, pamje”, e nė anėt e Krujės dėgjohet ansujė pėr “ishull”. Me kėtė nuk themi se do tė zėvendėsojmė patjetėr ishull-in dhe do ta heqim krejt nga pėrdorimi, porse e japim shembullin pėr tė treguar se edhe nė fushėn gjeografike gjuha e popullit ka formuar leksema si kjo, e cila mund tė hyjė nė pėrdorim nė stile tė veēanta tė gjuhės letrare. Mjeshtrit e asaj ane kanaleve a vanave qė gėrryhen nė ēimento pėr kalim uji u thonė ujse. Mirdita vendosjes sė njė grupi etnik tė shpėrngulur nė njė vend tė ri, pra kolonisė, i thotė ngulim. Shkodra tekstileve u thotė veglore, fjalė qė lidhet me vegėl, qė pėrdor Korēa pėr vegjėt. Anėt e Veriut fundėrrisė qė mbetet nga tė shkrirėt e njė lėnde i thonė bram, zgjyrės bramc farke, shtrirjes sė njė lugine i thonė lugajė, njė fushe voglake vuth, njė toke qė ėshtė nėn ujė tokė mbujake, njė galerie a tuneli zgafelle, tumave tė lashta (arkeologji) kodėrvorre, njė grumbullimi lulesh nė trajtė tė njė kalliri tė varur vastak, njė pipthi, kalemi a fidani trishe, sėmundjes karies (tė dhėmbėve etj.) briesė; veēanėrisht Pulti pėr “mjekoj me barna” pėrdor barnatoj. Fjala imtoj, sot pėrgjithėsisht “shkoqit nė hollėsira (njė ēėshtje)”, nė tė folėt e Lumės pėrdoret nė mėnyrė konkrete “holloj”, imtoj drutė “i ēaj i bėj tė holla”. Kosova njė njeriu qė ka tė njėjtin emėr me njė tjetėr i thotė emnak, e pėr “dorėzoju” thotė “jep dorzimin”; nė Kosovė pėr “filaturė” pėrdoret tjerrtore, e pėr “kaldajė” ngrohtore. Nė Dibėr njė helmi tė madh tė shpirtit i thonė djegė. Duke kaluar nė dialektet e ngulmimeve shqiptare jashtė Atdheut do tė pėrmendim se nė Arbėnesh tė Dalmacisė pėr “shpina e dorės” thonė pėrmidora, e pėr “krijoj”, me njė fjalė vendi lentoj (nga lej), prej nga mund tė formohet dhe lentim pėr “krijim”. Nė Greqi pėr “gardh” thonė thurimė, fjalė qė mund tė pėrdoret edhe me njė kuptim tė figurshėm, si p.sh. nė gėrshetimin e veprimit tė njė drame. Nė Kalabri ofiqit (nofkės) qė i ngjitet njė njeriu i thonė shėnim. Nė Siqeli samarit i thonė bėrrore, fjalė qė lidhet me barrė; pėr “tė dhėnė e tė marrė, marrėdhėnie” thonė pėrzitė, si nė shprehjen me tė hojin mos kesh pėrzitė. Atje kanė farkuar dikur dhe gurshkronjė pėr “litografi”. Kėta janė vetėm disa pak shembuj pėr tė dhėnė njė ide sado tė zbehtė pėr pasurinė e visarit leksikor tė gjuhės popullore.

    Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve. Mund tė zėvendėsohen ndėr tė tjera fjalė si abuzoj abuzim, acid, adaptoj adaptim, agresion agresiv, aktivitet aktivizoj, ambient ambiental, ambiguitet, amorf, anketė, apikulturė, aproksimativ approksimativisht, aprovoj aprovim, atribuoj, bonifikoj bonifikim, celular, deduktoj deduktim, dekompozoj dekompozim, depistoj depistim, derivat, destinoj, dezekuilibėr, dimension, efekt i efektshėm efikacitet, eksperiencė, eksploroj, ekuilibėr, erupsion, esencial, evoluoj, favor favorizoj favorizim i favorshėm, fenomen, fibėr, filaturė, firmos, fortifikoj fortifikim, frekuentoj frekuentim, frutikulturė, germė, grataēel, hezitoj hezitim, imediat, imperativ mb., influencė influencoj, inkuadroj inkuadrim, inkurajoj inkurajim, inovacion, insistoj insistim, insuficiencė, intoksikacion, investoj investim, justifikoj justifikim justifikues, kaldajė, karbon, konditė, kondicionoj, konfirmoj, kontribuoj kontribut, kooperoj kooperim, koordinoj koordinim, korent kurent, korrespondoj korrespondencė, kulminant, landshaft, laring laringjit, leguminoze, legjislativ, lubrifikoj, manual, militoj, monument, ndofta ndoshta, operativ, origjinė, palafit, penelatė, perfeksionoj perfeksionim, polen, preferoj, preokupoj preokupim preokupant, presion, presupozoj presupozim, reciprok reciprocitet, refuzoj refuzim, renal, rendiment, represiv, revokoj, sekret, servil, silvikulturė, i sinqertė sinqeritet sinqerisht, sinjifikativ, skulptor skulpturė, spektator, spostoj spostim, stimul, sukses i suksesshėm, supersticion, supozoj supozim, tentoj tentativė, (ujėra) territoriale, toksik toksikologji, total totalisht, transformoj transformim, transmetoj transmetim, unifikoj unifikim, validitet, vegjetacion, vigjiloj, vigjilencė vigjilent (qė me kėtė formė s’e kanė as italishtja as frėngjishtja), volum voluminoz, xhiroj xhirim etj.

    Nė lidhje me kėtė punė tė madhe, sė cilės mendojmė se duhet t’i pėrvishemi me njė rrugė tėrėsore, sistematike e tė organizuar mirė qė nė ballė, nė mėnyrė paraprake do dalluar qartė ē’ėshtė huazim (frgj. emprunt) e ē’ėshtė fjalė e huaj. Fjalėt mė sipėr e shumė tė tjera tė llojit tė tyre nuk janė huazime tė mirėfillta, tė tilla qė tė kenė hyrė lashtėrisht nė gjuhė tė popullit, tė jenė bėrė mish e asht i saj. Janė mish i huaj depėrtuar nė gjuhė nėpėrmjet shtresave intelektuale kryesisht nė kėto brezat e fundit, dhe nuk kanė arritur tė hyjnė thellė nė strukturėn leksikore tė gjuhės. Prandaj dhe zėvendėsimi i tyre me brumė vendi, me kusht qė tė mos cėnohet saktėsia kuptimore, nė pėrgjithėsi nuk paraqitet i vėshtirė. Do pasur parasysh nė kėtė mes se depėrtimi i fjalėve tė kėtij lloji nuk pėrligjet as me karakterin gjuhėsor tė shqipes. Gjuha shqipe nuk ėshtė njė gjuhė romane as gjysmėromane, si ka qenė pohuar dikur dhe vazhdon tė pohohet vise-vise dhe sot e kėsaj dite. Janė tė gjitha mundėsitė reale qė mos t’i lihet shteg edhe pohimit tė dikujt se “duhet njeriu mė parė tė mėsojė italishten para se tė mundė tė lexojė pa mundim njė shkrim tė shqipes”.

    Nė kėtė veprimtari ndėrkaq duan pasur parasysh disa parime nė lidhje me metodėn e punės qė do tė ndiqet. Njė ndėr parimet kryesore nė zėvendėsimin e fjalėve tė huaja do tė jetė maturia. Nuk duhet aty tė kalohet nė ekstrem. Ka rasa – kryesisht nė punime tė specialitetit – ku pėrdorimi i njė fjale a termi tė huaj paraqitet i domosdoshėm; aty, pėr hir tė saktėsisė shkencore, tė stilit, a pėr njė tjetėr arsye, do tė pėrdoret. Si kudo, edhe aty duhet vepruar me masė, pan metron ariston kanė thėnė tė vjetrit. Nuk duhet ecur si nė disa gjuhė ku edhe fjalė e terme ndėrkombėtare janė munduar t’i zėvendėsojnė medoemos me elemente tė vendit.

    Nė kėtė mes del edhe pyetja: ē’ėshtė term ndėrkombėtar? Mendojmė se term ndėrkombėtar nuk mund tė quhet njė term shkencor qė e kanė pėrgjithėsisht vetėm gjuhėt romane, gjuhėt bija tė latinishtes; ato vetvetiu e kanė marrė e do ta marrin prej saj. Term ndėrkombėtar mund tė quajmė njė term shkencor qė pėrveē gjuhėve romane e kanė nė pėrdorim edhe idiomat e tė tjerave familje gjuhėsore, si gjuhėt gjermanike, sllave e tė tjera. Pėr tė dhėnė dhe kėtu ndonjė shembull, do tė themi se acid nuk ėshtė term ndėrkombėtar, po kimi ėshtė term ndėrkombėtar; levė, presion nuk janė terme ndėrkombėtare, porse fizikė po; insekt ėshtė term ndėrkombėtar, po insekticid nuk ėshtė. Ashtu qėndron puna dhe me botanikė pėrkundrejt leguminozeve e labiate-ve, me zoologji pėrkundrejt reptilė-ve etj. Duke mbetur nė lėmin e terminologjisė shkencore mund tė pohojmė pra se nė degė tė ndryshme tė dijes e pėrgjithėsisht tė veprimtarisė njerėzore, nė arkitekturė, gjeologji, botanikė, zoologji, fizikė, kimi, matematikė, mjekėsi e shėndetėsi, nė blegtori, bujqėsi, industri, ekonomi, ndėrtim e nė fusha tė tjera ka njė mori fjalėsh tė vendit qė pa dėm kuptimor janė nė gjendje t’ua zėnė vendin fjalėve tė huaja. Aty ėshtė me interes edhe kjo, qė fjalėt e vendit kuptohen mė mirė, rroken e pėrvetėsohen mė lehtė nga nxėnėsit e moshave tė vogla, sepse u formojnė atyre shoqėrime (asociacione) idesh; ato gjejnė analogjinė e vet nė pasurinė leksikore qė zotėrojnė ata brenda sistemit tė gjuhės amtare.

    Nė kėtė fushė veprimtarie shihet kėshtu se njė rėndėsi tė madhe ka puna e pastrimit tė terminologjisė shkencore, e cila ėshtė mbuluar me elemente leksikore tė huaja. Veēse pėrbrenda kėsaj fushe duhen bėrė diferencime. Njė pjesė e madhe e terminologjisė sė shkencave teknike, natyrore, mjekėsore e tė tjera ėshtė nė pėrdorim kryesisht nė rrethe shkencore e tė specialitetit. Njė rėndėsi mė tė madhe merr problematika e pastrimit tė degėve tė leksikut shoqėror, elementet e tė cilit janė nė pėrdorim te njė masė mė e gjerė e shtresave tė shoqėrisė. Nė kėtė veprimtari njė detyrė edhe mė tė madhe pėrbėn puna e pastrimit dhe e pasurimit tė gjuhės sė pėrditshme qė pėrdoret nė tė folė e nė shkrim. Spastrimi i gjuhės prej fjalėsh tė tilla si ambient, eksperiencė, esenciale, fenomen, influencė, preferoj mbetet njė detyrė kryesore e gjuhėsisė shqiptare. Me fjalė tė tjera, ne mendojmė se spastrimi i terminologjisė shkencore, me gjithė rėndėsinė qė ka, pėrbėn vetėm njė pjesė nė punėn e madhe e komplekse tė pastrimit e pasurimit tė gjuhės, punė nė tė cilėn vjen e integrohet.

    Edhe nė lėmin e sintaksės gjuhėsinė shqiptare e presin detyra tė reja nė pastrim tė ndėrtimit tė fjalisė prej ndikimit tė huaj. Ndėrtime tė tilla si gjuha greke dhe ajo latine; kategoritė emėrore dhe ato foljore; nė tė gjitha fushat kryesisht nė ato politike e ushtarake, kapitali amerikan, krahas atij holandez nuk janė tė strukturės sintaktike tė shqipes. Ato janė ndjekje (imitime) tė gjedhes sė italishtes, depėrtuar ndėr ne gjatė kėtyre brezave tė fundit. Ndėrtime tė tilla kanė shkuar prej romanitetit perėndimor edhe nė rumanishten, porse atje edhe lejohen si njė gjuhė romane qė ėshtė. Tek ne mendojmė se edhe kėto pėrdorime duhet tė zėvendėsohen me ndėrtime tė vendit. Thjesht shqip do tė duhej tė thuhej e tė shkruhej kategoritė emėrore dhe kategoritė foljore ose kategoritė emėrore dhe foljoret. Njė tjetėr gjurmė ndėr tė tjera ka lėnė nė shqipen moderne ndikimi sintaktik i italishtes nė ndėrtime fjalish si hyrja nė fuqi e kėsaj ligje, hyrja nė veprim e makinerive, hyrja nė pėrdorim e kėtyre fjalėve, pėr shkak tė daljes nė grevė tė minatorėve anglezė, nė vend qė tė shkruhej hyrja e kėsaj ligje nė fuqi, hyrja e makinerive nė veprim etj., si ka qenė mė parė nė gjuhėn shqipe. Veēse duhet thėnė se ky lloj ndėrtimi ka depėrtuar tashmė aq thellė nė gjuhėn bisedore e tė shkrimit, sa mė nuk ndihet si element i huaj, dhe do tė jetė vėshtirė tė mėnjanohet.

    Puna e pastėrtisė sė gjuhės pėrfshin dhe frazeologjinė. Edhe aty vėrehen nė gjuhėn e sotme ndikime tė jashtme, me ndjekje gjedhesh tė huaja me anė pėrkthimi. Nė shqipen e mirėfilltė nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonė nė disa gjuhė tė tjera, po thuhet i hedh hi syve. Njė pėrkthim (kalk) frazeologjik i ri ėshtė edhe shprehja gjysmė i vdekur; nė folklor e tek autorėt e vjetėr gjendet rregullisht pak gjallė po me kėtė kuptim. Gjuhėsia jonė edhe nė kėtė fushė ėshtė e caktuar tė gjurmojė rrugėt vetjake tė gjuhės.

    Duke kaluar nga fjalėt nė punė, jemi tė mendimit se janė pjekur kushtet qė njė komision i pėrhershėm (permanent) t’i pėrvishet kėsaj pune, plotėsimit tė kėsaj detyre tė madhe. Mendojmė qė nė kėtė komision tė marrin pjesė njerėz nga institutet dhe qendrat kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave dhe pėrfaqėsues specialistė tė degėve tė ndryshme. Tė gjenden rrugėt e bashkėpunimit tė tyre me ndėrmarrjet, fabrikat dhe institucionet shkencore e tė tjera tė vendit. Do tė ketė pjesėmarrje e bashkėpunim aktiv sidomos dhe nga ana e arsimtarėve tė rretheve, sepse shkolla do tė luajė njė rol tė dorės sė parė. Do tė duhet njė punė individuale dhe kolektive, njė punė e re e gjithanshme, punė sistematike dhe me afat tė gjatė. Me kėto punė duhet tė hapet njė faqe e re e historisė sonė gjuhėsore, njė epokė e re e pastrimit dhe e pasurimit tė gjuhės letrare edhe tė shkrimit. Duhet tė kryhet nė atė mes njė rishikim i gjithė punės sė deritanishme. Do tė rishqyrtohen nga ky kėndvėshtrimi jo vetėm terminologjitė e ndryshme dhe fjalorėt terminologjikė, po edhe fjalorėt e tjerė qė janė punuar deri mė sot. Do tė jetė njė reformė gjuhėsore nė nivel Republike. Mendojmė gjithashtu se do tė jetė vendi qė tė dalė ndonjė botim periodik me emrin “Gjuha jonė” ose “Gjuha shqipe”, qė do t’u kushtohet kryesisht problemeve e detyrave tė pasurimit e pastrimit tė gjuhės.

    Fjalėt e vendit dhe termet qė do tė zėvendėsojnė me kohė elementin e huaj do tė shtihen nė pėrdorim qė nė shkollat, qė me moshėn e re. Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve vetė nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė do t’i mėsojnė e do t’i pėrdorin vetvetiu; sikurse kanė hyrė nė pėrdorim shumė fjalė vendi qė janė farkuar prej paraardhėsve tanė e prej brezit tonė, janė pėr ne sot tė natyrshme dhe janė bėrė pronė e qėndrueshme e gjuhės. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė. Ne edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė kulturore kemi ndėrmarrė punė qė vetė neve nė fillim mund tė na jenė dukur tė parealizueshme, e qė i kemi kryer. Sot mė fort se kurrė na shtrohet detyra qė kėtė gjuhė, njė nga elementet kryesore tė kombėsisė sonė, ta pasurojmė me fjalė tė visarit popullor dhe ta spastrojmė nga masa e lėndės sė huaj.

    Shėnim: Marrė nga dorėshkrimi i autorit. Botuar sė pari nė “Mėsuesi”, 28 mars 1979-4 prill 1979


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/cabej...te-kultures-5/

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eqrem Ēabej, 100 vjetori i lindjes [1908-2008]

    Begaj pėrkujton 115-vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabej: Meriton pėrjetė nderime dhe mirėnjohje

    Presidenti i Republikės, Bajram Begaj, pėrkujtoi Prof. Eqrem Ēabej, emrin mė pėrfaqėsues tė shkencave albanologjike nė 115-vjetorin e lindjes sė tij


    “Shpreh gjithė nderimin dhe mirėnjohjen time si President i Republikės sė Shqipėrisė pėr Prof. Eqrem Ēabejin sot nė 115-vjetorin e lindjes sė tij, jeta dhe vepra e tė cilit e bėjnė akademikun tonė tė madh emrin mė pėrfaqėsues tė shkencave albanologjike.

    Me pėrkushtimin, vizionin dhe punėn e palodhur prej patrioti tė madh dhe intelektuali tė shquar, si shkencėtar i rendit tė parė, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Ēabej jo vetėm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por ēėshtje mė e rėndėsishme i ēeli horizonte tė qarta duke e orientuar atė kah hullia e duhur, nė tė mirė tė zbulimit dhe argumentimit shkencor tė autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet e tė parėve tė tyre, tė vazhdimėsisė iliro-shqiptare, tė etnogjenezės ilire dhe prejardhjen e shqiptarėve prej tyre”- tha nė mesazhin e tij Presidenti Begaj.

    Kreu i Shtetit vazhdoi mė tej mesazhin e tij duke thėnė: “Pėr gjithēka i dha vendit, popullit dhe kombit tonė, Eqrem Ēabej meriton e do tė meritojė pėrjetė nderimin dhe mirėnjohjen e brezave shqiptarė nė shekuj”.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/begaj-pe...dhe-mirenjohje

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eqrem Ēabej, 100 vjetori i lindjes [1908-2008]

    Bahri Beci: Provohet teza e Eqerem Ēabejt se “vjetėrsia e dialekteve dėshmon autoktoninė e shqiptarėve”

    Shtator 2020


    Struktura dialektore e shqipes, nė fokusin e botimeve mė tė fundit me autor akademikun Bahri Beci, vjen pėrmes njė sėrė analizash kritike tė pikėpamjeve tė deritanishme dhe me njė tablo tė qartė tė formimit historik tė saj.

    Nėse studiuesi nė librin “Struktura dialektore e shqipes” parashtron ndėr tė tjera njė ndarje tė re tė strukturės dialektore tė shqipes, nė botimin e ri “Historia e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes” ai e sjell atė si dėshmi konkrete tė vendbanimit tė hershėm tė shqiptarėve nė territoret e tyre tė sotme nė Ballkan. Nė kėtė intervistė pėr “Panoramėn”, profesor Beci sjell gjithashtu nė vėmendje hulumtimet e shpesh edhe kundėrshtitė e studiuesve vendas dhe tė huaj sa i pėrket vjetėrsisė sė formimit tė dy dialekteve tė shqipes, gegėrishtes dhe toskėrishtes. Studime kėto qė janė trajtuar nga akademiku sė bashku me historinė e zonave dhe rajoneve dialektore, duke arritur nė konkluzionin se “dy dialektet e shqipes janė formuar nė territoret e tyre tė sotme nė mesjetėn e hershme (shek. VI-VIII)”. Beci rrėzon kėshtu pėrmes librit tė tij tė fundit pretendimet e studiuesve tė huaj, qė siē thotė akademiku, “zhvendosin djepin e hershėm tė shqiptarėve nė viset qendrore e lindore tė Ballkanit”. Po ashtu ai thekson se ky konkluzion bėn tė mundur hapjen e njė perspektive tė re nė shqyrtimin e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt ballkanike.

    -Vitin e kaluar ju keni botuar librin “Struktura dialektore e shqipes”, kurse kėtė vit librin “Historia e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes”, botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ēfarė keni trajtuar nė kėta dy libra?

    B.Beci: Historia e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes ėshtė njė nga fushat mė pak tė studiuara tė gjuhėsisė shqiptare. Kjo pėr arsye tė mungesės deri vonė tė studimeve sistematike pėr tė folmet e shqipes, pėr shkak tė dokumentimit tė vonė tė saj, po edhe pėr shkak tė vėshtirėsive qė paraqet nė vetvete ky studim. Lidhur me historinė e strukturės dialektore tė shqipes, E. Ēabej ka shkruar se “kur ėshtė bėrė ndarja dialektore e shqipes, nuk mund ta ndjekim historikisht” (Ēabej 1976: 98).

    Megjithatė ai pranonte se “nė parim mund tė shtrohet patjetėr pyetja e gjenezės dhe e moshės sė kėtyre dialekteve, si edhe e bazave historike tė ndarjes e degėzimit tė tyre mė tej” (Ēabej 1977). Nė librin e parė kushtuar strukturės dialektore tė shqipes, duke u nisur nga tė dhėnat dialektore tė grumbulluara sidomos ne periudhėn pas vitit 1944 pėr tė folmet e shqipes, po edhe nė tė dhėnat e parashtruar nė “Atlasin dialektologjik tė gjuhės shqipe”, kemi analizuar nė mėnyrė kritike pikėpamjet e derisotme pėr strukturėn dialektore tė shqipes dhe kemi parashtruar njė ndarje tė re tė strukturės dialektore tė shqipes nė dy “krahina dialektore” ose dialekte tė shqipes, nė dy zona dialektore dhe nė katėr rajone dialektore.

    Nė kėtė libėr tė ri pėr historinė e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes jemi pėrpjekur tė shpjegojmė kohėn dhe shkaqet e formimit tė krahinave, zonave dhe rajoneve dialektore tė shqipes. Nė pjesėn e parė tė librit parashtrohen pikėpamjet e studiuesve tė derisotėm pėr problemet qė lidhen direkt a indirekt me historinė e strukturės dialektore tė shqipes, kurse nė pjesėn e dytė pikėpamjet e mia pėr historinė e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes. Libri mbyllet me nėnkapitullin “Historia e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes – dėshmi e vendbanimit tė hershėm tė shqiptarėve nė territoret e tyre tė sotme nė Ballkan” Fillimisht pėrcaktohet historia e dy krahinave dialektore a dialekteve tė shqipes, pra historia e “krahinės dialektore tė Veriut” ose gegėrishtes dhe historia e “krahinės dialektore tė Jugut” ose e toskėrishtes.

    Pas tyre trajtohet historia e zonave dhe rajoneve dialektore, ashtu siē janė konceptuar ato nga unė nė librin “Struktura dialektore e shqipes” tė botuar prej meje mė 2016-ėn. Kam vėnė nė dukje qė kjo problematikė ėshtė trajtuar nga shumė studiues (V. Polak, A. V. Desnickajas, J. Gjinari etj.), po edhe nga ne nė librat “Dialektet e shqipes dhe historia e formimit tė tyre” (2002), “Probleme tė lidhjeve tė shqipes me gjuhėt e tjera ballkanike” (2002).

    -A ka pasur studime pėr kėtė problem para kėtij botimi dhe nė qoftė se po, cilat prej tyre do tė veēonit?

    B.Beci: Po, ka pasur. Do tė veēoja kėtu studimin e E. Ēabejt “Pėr historinė e strukturės dialektore tė shqipes” tė botuar mė 1967-ėn, po edhe studimet e J. Gjinarit dhe A. V. Denickajas.

    Mė shumė pėrpjekje janė bėrė pėr pėrcaktimin e vjetėrsisė sė formimit tė dy dialekteve tė shqipes, gegėrishtes dhe toskėrishtes. Shumica e studiuesve shqiptarė dhe tė huaj kanė mbrojtur pikėpamjen se dy dialektet e shqipes janė tė reja.

    Nė dallim prej tyre, shumė studiues rumunė, qė janė marrė me studimin e marrėdhėnieve tė shqipes me rumanishten, e kanė marrė si tė mirėqenė vjetėrsinė e tyre, madje ata pėr shkak tė ngjashmėrive ndėrmjet shqipes dhe rumanishtes, si edhe tė toskėrishtes me dialektet rumune, shkonin deri atje qė e zhvendosnin vendin e formimit tė shqipes nė pėrgjithėsi dhe tė toskėrishtes nė veēanti nė zonėn e Karpateve. Dhe janė autorė me shumė reputacion ndėrkombėtar.

    Duhet tė veēojmė kėtu themeluesin e albanologjisė J. G. Hahn, qė ėshtė vetmi nga albanologėt qė ka pranuar qė mė 1854-ėn vjetėrsinė e ndarjes sė shqipes nė dy dialekte. Pra, J. G. Hahn ėshtė i pari qė ndarjen dialektore tė shqipes nė gegėrishte dhe toskėrishte e ēonte nė rrethanat e kohės antike, po pa e argumentuar atė me tė dhėna konkrete nga gjuha shqipe.

    Nė dallim prej tij, Gustav Meyer-i mendonte se ky dallim ėshtė mė i vonė. Edhe N. Jokli mendonte se nuk ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet risia relative e ndarjes dialektore. Edhe tė tjerė dijetarė, si J. Rrota, G. Petrotta, C. Tagliavini, La Piana ishin tė mendimit se dy dialektet kryesore kanė qenė mė afėr dhe se vetėm nė kėta shekujt e fundit u larguan nga njėri-tjetri.

    Edhe V. Polak formimin e dy dialekteve tė shqipes e vendoste nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė. Sipas J. Gjinarit, ndarja dialektore e gjuhės shqipe mori formėn qė ka sot aty nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Nė kėtė kohė erdhėn e u dalluan dy ndarje tė mėdha krahinore, Toskėria nė Jug dhe Gegėria nė Veri.

    -A kanė pasur argumente kėta studiues dhe nė qoftė se po, cilat kanė qenė ato?

    B.Beci: E vėrteta ėshtė se, me ndonjė pėrjashtim, studimet pėr historinė e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes kanė qenė tė pamjaftueshme dhe nuk janė nisur nga njė bazė teorike e pėrcaktuar qartė. Argumentet e sjella pėr tė vėrtetuar risinė e formimit tė dy dialekteve tė shqipes nuk kanė qenė as tė mjaftueshme, as bindėse. Ato kanė tingėlluar mė shumė si hamendėsime se sa si prova qė vėrtetonin se dy dialektet e shqipes ishin tė reja.

    -Po ju nga jeni nisur dhe ēfarė rruge keni ndjekur pėr tė shpjeguar historinė e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes dhe nė mėnyrė tė veēantė vjetėrsinė e dy dialekteve tė saj, kur dihet qė nuk ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr kėtė problem dhe kur dihet qė gjuha shqipe dokumentet e shkruara i ka relativisht tė reja?

    B.Beci: Sipas meje, rruga pėr tė shpjeguar historinė e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes ėshtė: 1. Pėrcaktimi i vjetėrsisė sė dukurive dialektore tė shqipes pėrmes tė dhėnave tė historisė sė formimit tė tyre (dhe kėtu kontributet e historianėve tė gjuhės shqipe janė tė mėdha dhe shkencėrisht tė mbėshtetura). 2. Vėnia pėrballė e tė dhėnave gjuhėsore pėr strukturėn dialektore tė shqipes me tė dhėnat pėr historinė e popullit shqiptar gjatė shekujve. Kjo ka pėrbėrė edhe thelbin e metodės sė ndjekur nga ne pėr tė shpjeguar rrugėn dhe shkaqet e formimit tė strukturės dialektore tė shqipes. Zbatimi i kėsaj metode mė ka dhėnė mundėsi tė hapim njė rrugė tė re drejt zgjidhjes sė kėtij problemi tė komplikuar me interes shkencor e kombėtar.

    -Cili ėshtė pėrfundimi nė tė cilin keni arritur ju nė pėrcaktimin e historisė sė formimit tė strukturės dialektore tė shqipes, nė pėrgjithėsi dhe tė dy dialekteve nė veēanti?

    B.Beci: Analiza qė i bėhet nė kėtė libėr kohės dhe rrugės sė formimit tė tipareve dalluese tė dy dialekteve tė shqipes ku do tė veēoja mungesėn e kundėrvėnies sipas hundorėsisė nė toskėrishte; praninė e zanores qendrore /ė/; rotacizmin e /n/ nė /r/ dhe zėvendėsimin e paskajores me lidhoren, vėrteton qė tiparet dalluese tė “krahinės dialektore tė Jugut” ose tė toskėrishtes janė relativisht tė vjetra, janė inovacione tė toskėrishtes tė zhvilluara para ndikimit tė gjuhėve sllave nė shqipe. Kėshtu qė duhet pranuar qė dy dialektet e shqipes janė formuar nė territoret e tyre tė sotme nė mesjetėn e hershme (shek. VI-VIII) ose nė antikitetin e vonė (shek. IV-V) para ardhjes sė sllavėve.

    -Ēfarė rėndėsie ka, sipas jush, ky pėrfundim?

    B.Beci: Me vjetėrsinė dhe shtrirjen qė paraqesin, kėto tipare nuk mund tė kenė lindur e tė jenė konsoliduar si tė tilla nė njė territor tjetėr e pastaj tė jenė bartur sė bashku me popullin nė territorin e sotėm, siē mendojnė shumica e gjuhėtarėve rumunė.

    Kėshtu qė duhet pranua qė dy krahinat dialektore tė shqipes “krahina dialektore e Veriut”, ose gegėrishtja, dhe “krahina dialektore e Jugut”, ose toskėrishtja, janė formuar nė territoret e tyre tė sotme, ēka flet nė mėnyrė tė padiskutueshme edhe pėr vjetėrsinė e pranisė sė shqiptarėve nė kėto territore tė paktėn qė nga koha antike.

    Kėshtu qė nuk qėndrojnė pikėpamjet e shumė studiuesve tė huaj, tė cilėt e zhvendosin djepin e hershėm tė shqiptarėve nė viset qendrore e lindore tė Ballkanit, ose e ngushtojnė vendin e formimit tė popullit tonė nė Shqipėrinė e Veriut ose nė njė territor tė vogėl siē ėshtė krahina e Matit.

    Provohet, pra, ajo qė ka shkruar Eqerem Ēabej se “vendbanimi i sotėm i shqiptarėve nuk ėshtė njė trevė ekspansioni, po njė trevė restrikcioni, pėrfundim i njė ngushtimi tė paprerė gjatė historisė shqiptare”. Kėshtu qė duhet pranuar qė popullsia parashqiptare (ilire) nė periudhėn pėrpara dyndjeve sllave shtrihej, pėrveēse nė viset nė breg tė Adriatikut (nė Shqipėrinė e sotme dhe nė Ēamėri), edhe nė Kosovė, edhe nė Serbinė Jugore, si edhe nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme.

    Nė kėtė kontekst rindėrtimi i historisė sė formimit tė strukturės dialektore tė shqipes ka qenė, jo vetėm i vėshtirė, po edhe me pėrgjegjėsi tė veēantė. Nė pėrfundim tė librit kemi shėnuar qė “pėrpjekja jonė, edhe pse kurajoze, besojmė se ėshtė e pėrligjur, qoftė edhe me synimin pėr t’i ofruar opinionit shkencor njė qasje tė re ndaj njė problemi me interes jo vetėm gjuhėsor, po edhe kombėtar.

    Pa insistuar qė gjithēka ėshtė paraqitur nė kėtė libėr ėshtė e padiskutueshme ose e formės pėrfundimtare, mendojmė se ėshtė njė fillim i ri nė njė drejtim qė shpresojmė se e meriton tė ecet mė tej nė tė ardhmen. Gjithsesi, synimet tona nė kėtė libėr pėr tė arritur nė pėrfundime shkencore, nuk mund tė vlerėsohen si pėrfundimtare, po si njė pėrpjekje pėr tė krijuar kushtet pėr njė pėrqasje tė re ndaj kėsaj problematike me interes pėr dialektologjinė historike tė shqipes, po edhe pėr historinė e gjuhės shqipe dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė qoftė se kam arritur diēka nė kėtė drejtim, ky do tė ishte njė lehtėsim pėr mua ”.

    Ky libėr pėrveēse i jep njė zgjidhje tė re problemit tė vjetėrsisė sė formimit tė strukturės dialektore tė shqipes nė pėrgjithėsi dhe tė dy dialekteve tė shqipes nė veēanti, hap njė perspektivė tė re nė shqyrtimin e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt ballkanike dhe nė mėnyrė tė veēantė nė pėrcaktimin dhe argumentimin mė mirė tė rolit tė shqipes nė bashkėsinė gjuhėsore ballkanike. Krijohen kushtet pėr njė rivėshtrim tė problematikės sė raporteve tė gjuhės shqip dhe dialekteve tė saj me gjuhėt e tjera ballkanike.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/bahri...e-shqiptareve/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Profesor Eqrem ēabej
    Nga PLAKU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-10-2010, 02:30
  2. Eqrem Cabej pėrcakton qėndrimin e politikave arsimore nė Himarė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  3. 100 vjetori i Kongresit te Manastirit- Alfabeti Shqip 1908- 2008
    Nga Tigrimelara nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 05:00
  4. [1908-2008] 100 vjetori i meshės sė parė shqip nė Boston
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-10-2008, 22:34
  5. 25 vjet, pa dijetarin Eqrem Ēabej
    Nga DYDRINAS nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 06:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •