Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Perandori Justinian nga Iliria

    http://www.lannaronca.it/Ipertesto%2...iustiniano.htm

    Lexojeni faqen e mesiperme ne italisht qe flet per Perandori Xhustinian nga iliria

    Do qe mire te rijipnin gjithe ata qe bene karrier ne postet me te larta te Perandorise Romake.

    Kujtoj ketu qe Garda Pretoriane [ si Garda e Republikes] qe mbronte perandorin e institucjonet ne Rome qe tradite dhe qe e perbere gjithnje nga ilire nga shqiperia e veriut kryesisht nga Provinca e Dardanise.

    Personalisht kam pasur nje kenaqesi te madhe kur nje Italian me pershkruajti gjithe perandoret me origjine Ilire ne kohen e Perandorise Romake.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 12-08-2005 mė 15:34

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Teme shume e mire kjo. Mendoj qe per keta perandore ilire te Romes, stergjysher tane qe kane udhehequr boten me shekuj te tere, pra kane qene njeriu numer nje ne gjithe boten, duhet tu kushtohet me shume hapesira ne librat e historise nga te cilat mesojne brezat tane te ardhshem, duhet te jene me te pranishem ne jeten tone shoqerore.

    Ishte nje vendim shume i mire, ai i Bashkise se Prishtines per emerimin e nje prej rrugeve kryesore te qytetit te Prishtines me "Rruga Perandori Justinian". Keshtu duhet te behet edhe me perandoret tjere tane, dhe edhe ne qytetet tjera shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedonine Shqiptare, Mal te Zi, Presheve, Cameri etj.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3

    Vendlindja e Justinianit tė Madh: Prima Justiniana (Prishtina)?!

    Vendlindja e Justinianit tė Madh: Prima Justiniana (Prishtina)?!

    Nė vitin 518, vdiq perandori i Bizantit Anastasi I (491-518). Ky mbėshteti rrymat heretike tė monofizitėve, qė synonin tė siguronin primatin e Kishės sė Lindjes duke u shkėputur nga Roma, primatin e sė cilės nuk donin ta njihnin. Ky perandor i detyroi kishat e Perandorisė sė Lindjes tė shkėputeshin nga juridiksioni i Romės dhe t’i nėnshtroheshin patrikut tė Konstatinopolit qė ishte njė monofizit i shquar. Sė pari, detyroi qė ipeshkvi i Selanikut, vikar i kishės apostolike tė Romės pėr kishat e Ilirikut tė shkėputej nga Roma dhe t’i nėnshtrohej patrikut tė Konstandinopolit. Me anė tė dhunės u pėrpoq qė shembullin e ipeshkvit tė Selanikut ta mbėshtetnin edhe tė gjithė ipeshkvit e varur prej tij. Ipeshkvitė e Ilirikut nuk iu nėnshtruan politikės sė perandorit Anastas edhe pse u internuan dhe u burgosėn.
    Politika e re kishtare e Justinit pėr t’u lidhur me selinė apostolike tė Romės dhe njohjen e primatit tė saj mbi tė gjitha kishat e krishtera tė perandorisė.
    Nė fronin perandorak u ngjit Justini, me origjinė nga Dardania (518-527). Kėtij i doli si problem parėsor lufta kundėr herezisė monofizite. Pėr kėtė, qė nė fillim tė sundimit u ndihmua nga nipi i tij Justiniani i Madh, pėr t’u lidhur me selinė Apostolike tė Romės dhe kėrkoi nga Papa delegatėt pėr tė luftuar krerėt monofizitė dhe vendosjen e besimit tė drejtė tė krishterė. Sė pari shkarkoi patrikun monifizit tė Konstandinopojės qė e kishtė vendosur Anastasi I.
    Gjithashtu ndryshoi krerėt monofizitė tė kishave tė tjera nė perandori. Justini me prejardhje nga Shtimle (sot Shtimle nė Kosovė) pėrkrahu tė gjithė ipeshkvitė e Ilirikut tė cilėt nuk iu nėnshtruan shkėputjes sė tyre nga Roma, dhe qė i qėndruan presioneve dhe per-sekutimeve tė Anastasit I.
    Kėta ipeshkvi tė Ilirikut kishin mbėshtetjen e besimtarėve tė krishterė nė tė gjitha provincat ku kryesonin kishėn. Kėshtu veēanėrisht nė Dardani kundėr politikės sė Anastasit ndodhėn lėvizje kundėrshtare edhe nė ushtri si nė Ulpianė (Dr.Gaspėr Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren nė shekuj” botuar nė Zagreb dhe nė Prizren). Nė tė gjithė veprimtarinė e tij, Perandori Justin u mbėshtet nga nipi i tij, Justiniani i Madh. Ky kishte pėrfituar nė sajė tė kujdesit atėror tė Justinit njė zhvillim arsimor e kulturor, aq sa u bė figura kryesore nė fushėn e kulturės klasike tė trashėguar nga Roma, si dhe nė fushėn e doktrinės sė krishterė (G.Ostrogorsky “Historia e Pėrandorisė Bizantinė”). Justiniani i Madh, hipi nė fron pas vdekjes sė Justinit dhe sundoi nė vitet 527-565.
    Politika themelore e Justinianit tė Madh u pėrqendrua kryesisht nė tre drejtime:
    1 - Tė realizonte unitetin politik perandorak lindje-perėndim, nėn njė pushtet tė vetėm.
    2 - Tė vendosej njė legjislacion i vetėm nė tė gjithė perandorinė qė tė sundonte njė e drejtė e vetme e shtetit.
    3 - Tė sigurohej nė tė gjithė perandorinė besimi i drejtė i krishterė dhe t’i nėnshtrohej juridiksionit tė selisė apostolike tė Romės.
    Ky e mbėshteti fuqimisht kishėn e krishterė, plotėsoi kėrkesat e saj dhe njėkohėsisht luftoi tė gjithė herezitė dhe paganizmin nė viset ku ekzistonte. Justiniani i Madh nė mėnyrė tė veēantė vlerėsoi qėndrimin e kishave tė Ilirikut dhe mori kėto masa tė veēanta:
    1 - Krijoi njė dioqezė tė veēantė pėr kishat e Ilirikut duke e shkėputur nga varėsia e Selanikut.
    2 - Ndėrtoi njė qytet madhėshtor nė tė cilin ngriti arqipeshkvinė qė do tė kishte juridiksionin mbi tė gjitha kishat e provincave tė Ilirikut. Arqipeshkvi (kryepeshkopatė) do tė ishte njėkohėsisht edhe vikar i selisė apostolike tė Romės.
    3 - Ligjėroi Institucionalizimin e kėsaj arqipeshkvie mė Novelėn XI tė 14 prilit 535 tė vendosur nė qytetin e ngritur tė cilit i dha emrin:”Prima Justiniana” qė shprehimisht e quan vendlindja ose atdheu i tij (Codex Justinianus-Corpus Juris Civilis, Novela XI).
    Emri i vėrtetė i vendndodhjes sė kėsaj kryekishe ėshtė “Prima Justiniana” qė perandori e shpreh qartė nė tekstin e Novelės XI ku pėrmbahet: “ Multis et varis modis nostram patriam augere…... ut Prima Justinianae nostram patriam……” Por ėshtė deformuar nga historiani bashkėkohės i Justinianit, Prokopi i Cezaresė i cili nė veprėn “De aedificiis” (Mbi ndėrtimet) jep tė dhėna historike qė perandori Justinian ndėrtoi njė qytet madhėshtor tė cilit i dha emrin “Justiniana Prima”.
    Ky shtrembėrim i emrit nga Prokopi ka sjellė humbjen e emrit “Prima Justiniana” tek tė gjithė historianėt qė e morėn pėr burim tė parė veprėn e Prokopit dhe qė e shėnojnė nė punimet e tyre kėrkimore me emrin “Justiniana Prima”. Kisha e Romės, qė nga papa Vigilis i cili e miratoi arqipeshkvinė e Prima Justinianės dhe nė tė gjitha dokumentat e tjera si nė korrespondencėn e Papa Gregorit tė madh (603) dhe tė kishtarėve perėndimorė mori Prima Justiniana, vijon pa ndėrprerje dhe i pandryshuar. Don Gaspėr Gjini ka gjetur formėn e ndėrmjetme tė shėnuar nė dokumenta: Prishteniensis, tė cilin emėr e ka vlerėsuar se shėnon emrin Prizren (Dr. Gaspėr Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren nėpėr shekuj”botuar nė Zagreb). Pas dyndjes avaro-sllave nė vitet 611-619 qyteti Prima Justiniana u rrėnua, kleri dhe besimtarėt e krishterė u tėrhoqėn nė viset ku egėrsia dhe dhuna avaro-sllave nuk arrinte dot. Populli me klerin e vet nė krye e ruajti dhe e vazhdoi emrin nė rrjedhėn e shekujve gjersa dha emrin e sotėm Prishtina.
    Veēanėrisht gjatė tre shekujve tė fundit nga autorėt e huaj qė janė pėrpjekur tė gjejnė gjurmėt e kėtij qyteti e kanė lėnė fare emrin e vėrtetė dhe janė munduar ta gjejnė gjurmėn e Justiniana Prima. Kėrkimet arkeologjike nuk kanė arritur tė zbulojnė gjurmėt e Prima Justiniana. Edhe historigrafia serbe, nė mėnyrė tė veēantė studiuesi i shquar Franja Berishiq qė ka shqyrtuar tė gjithė botimet e gjer mė sotme nuk i largohet kėrkimit tė Justiniana Prima. (F.Berishiq nė “Zbornik Filozofskog Fakulteta” VII, fq 139, Beograd 1963").
    Nė kėto rrethana edhe studiuesit shqiptarė si Don Gaspėr Gjini, nė veprėn e tij “Ipeshkvia Shkup-Prizren nėpėr shekuj” dhe studiuesi i shquar Zef Mirdita, qė botoi nė “Gjurmime Albanologjikė” punimin studimor “Unifikimi dhe identifikimi …”, nuk janė mbėshtetur nė dokumentin historik tė Novelės XI dhe CXXXI tė Justinianit tė Madh edhe pse pėrmbajtjen e kėtyre ligjeve e kanė shėnuar besnikėrisht nė punimet e tyre. Emri “Prima Justiniana” nuk ėshtė vlerėsuar si zanafilla e emrit Prishtina, qė vetėm me ligjet e gjuhėsisė historike tė shqipes (fonetika historike…) ky emėr i kėtij qyteti vėrtetohet me emrin e sotėm tė Prishtinės. Gjuhėtari ynė i shquar E.Ēabej nė veprėn “Studime etimologjike” ka shqyrtuar emrat e qyteteve qė dokumentohen nė kohėn e antikitetit dhe tė mesjetės sė hershme dhe ka vėrtetuar se ndryshimet e tyre vėrtetohen nėpėrmjet pėrdorimit tė kėtyre emrave nga shqip folėsit si vendas dhe autoktonė qė kanė pėrcjellė ndryshimet nė rrjedhėn e shekujve si Naissus: Nish, Scupi: Shkupi, Scodra: Shkodra, Drivastum: Drishti; dhe nė kėtė mėnyrė ka ndryshuar edhe Prima Justiniana: Prishtina. Gjuhėtari i shquar E.Ēabej nuk e gjeti tė dokumentuar sepse tė gjithė historianėt e studiuesit e tjerė tė huaj dhe vendas kanė marrė pėr burim parėsor tė dhėnat e Prokopit edhe pse ai kritikohet qė nė veprat e tij nuk ėshtė mbėshtetur nė dokumenta historikė por mė sė forti nė informacione gojore.
    Ėshtė karakteristike e gjuhės shqipe qė nė lashtėsi e gjer mė sot tė shkurtojė fjalėt shumė rrokshe dhė t’i afrohet shqiptimit dyrrokėsh (trokaikut tė lashtė ilir dhe te shqipes sė vjetėr, tė mesme e tė sotme). Do tė sjellim pėr konkretizim fjalėn latine “Sagitarius” qė nė shqip ka dhėnė “shigjetė” por edhe “shita”qė e gjejmė tė pėrdorur edhe sot nė frazat: e kanė shituar, tė shitoftė zana dhe “Shitar” qė shėnon vendin ku nxirren dhe shėnohen “shitat” (shigjetat).
    Nė kėrkimet pėr vendndodhjen e Prima Justinianės ėshtė ardhur nė pėrfundimin se duhet tė jetė Taurisium i lashtė ose Tavor i sotėm, si vendlindje e Justinianit. Kėtė pėrcaktim e gjejmė edhe nė Fjalorin Enciklopedik Zanichelli pas viteve 90’ ku shėnohet Taurisium si vendlindje e Justinianit tė Madh. E vėrteta historike e vendlindjes sė Justinianit ėshtė Prishtina, sepse dokumentohet nė Novelen XI ku perandori e formulon qartė: “Prima Justiniana nostrae patrie” qė vėrteton se origjina e kėtij perandori ėshtė ilire por me kulturė romake-latine.

    Burhan R. Hoti - MILOSAO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vendlindja e Justinianit tė Madh: Prima Justiniana (Prishtina)?!

    Prishtinė/Njė mbishkrim i Perandorit Justinian (527-565), dėshmi e rrallė e lidhjes sė tij me Dardaninė

    Emri:  a1-2.jpg

Shikime: 53

Madhėsia:  47.4 KB

    Nga Albin Kurti (kryeministėr Kosovės)

    Nė rrėnojat e qytetit romak, lokaliteti i sotėm arkeologjik Ulpiana, jo shumė larg Prishtinės, arkeologėt e Kosovės dhe tė Francės kanė zbuluar njė mbishkrim tė perandorit Justinian (527-565), dėshmi e rrallė e lidhjes sė tij me Dardaninė, vendin e tij tė origjinės dhe dėshmi e bashkėpunimeve tė suksesshme ndėrkombėtare.

    Mbishkrimi nė Kishėn Paleokristiane ėshtė ndėr zbulimet mė tė rėndėsishme nė arkeologjinė e vendit, si dėshmi e identitetit dardan nė antikitetin e vonė dhe mesjetėn e hershme.
    Bashkė me ministrin Ēeku dhe kėshilltaren e tij, Nora Arapi, sot nė takim i pritėm e i falėnderuam udhėheqėsit e projektit “Gėrmimet nė lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, pėrfaqėsues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” nė Paris, Arben Hajdarin, profesor nė Universitetin e Prishtinės dhe Milot Berishėn, arkeolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės si dhe Tringa Berbatovci, studenten e arkeologjinė tė nivelit nė Universitetit “Ecole Normale Supérieure”.

    Falė punės, pasionit e dedikimit tė arkeologėve nė lokalitete tė ndryshme, ato po bėhen qendra referuese pėr Kosovėn teksa pėrkushtimi i Qeverisė mbetet i palėkundur, duke siguruar mbėshtetje tė tė gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare.

    Emri:  a2-1.jpg

Shikime: 57

Madhėsia:  30.3 KB

    Koha Jone

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •