Per ne qe u lindem ne shtepi ku gjyshja jone fliste arvanitika, kete gjuhe qe nuk eshte sic degjojme te thone ca karafila, greqisht me ca fjale te tjera, por eshte shqip, shqipja e paster e shek.14 kete na e vertetojne edhe emigrantet e sotem shqiptare qe ndodhen ne Mesologjia dhe na thone; Ju flisni shqipen e vjeter. Dhe, kjo eshte shume e logjikshme nga pikepamja gjuhesore, pasi gjuha e shqiptareve qe u vendosen ketu ne shek.14, pane gjuhen e tyre te evoluoje ne greqishten dhe ajo qe erdhi deri ne ditet tona, ishte idioma e vjeter e shqipes.
Per ne, humbja e gjuhes arvanitase eshte si te kemi humbur atdheun, sepse permban nje kulture te cilen jo ne kushtet e nje shtypje, sepse arvanitasit nuk mund ti shtypte kush ne Greqi, ata udhehiqnin Greqine, ishin gjenerale, kryeministra, presidente dhe pronare te kryeqytetit, por vete ata e gelltiten te shkuaren e tyre sepse ne menyre fanatike qene bindur se ishin greke, dhe me ndihmen edhe te mesuesve arriten ta zhdukin gjuhen arvanitase, te cilen askush nuk e flet sot, te pakten nga mosha ime e poshte. Tani, lavdi Zotit, na kane mbetur ende ca gjysher e gjyshe qe e flasin.
Mirepo eshte gjynah qe kjo gjuhe te humbase dhe besoj se puna qe ka bere Thanasis Moraiti ndihmon qe te mos jete arvanitja nje atdhe i humbur. Duhet te dalin ne drite, gjuha, kultura, zakonet, doket sepse perndryshe, po mbeti ne erresire do te jete vertete nje atdhe i humbur".
Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet thonte Aristidh Kolia.
Krijoni Kontakt