Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    www.pse-nuk-mund-ta-kem.al

    Trafikut" nė WEB i mungon adresa me .AL. E kanė vetėm Parlamenti, qeveria, Presidenca, Telekomi...

    www.name.al, adresa e pamundur, qė mbahet peng nė Itali. Nuk gjenden fonde pėr ta sjellė

    Belina Budini

    TIRANĖ - Nuk mjafton tė dėshirosh njė faqe nė WEB tė tipit www.myname.al, nuk mjafton as tė paguash pėr ta patur. Madje, nuk mjafton as ta kėrkosh aty ku jepet, nė ERT-nė e Republikės sė Shqipėrisė. Privilegjin e adresės me .AL, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ia ka njohur deri tani tre institucioneve tė kupolės shtetėrore, Parlamentit, qeverisė dhe Presidencės. Adresė tė shkurtėr, me .AL, kanė edhe Telekomi, AMC e Vodafone, qė sipas kreut tė ERT-sė, janė operatorė "backbone" ose potencialisht tė tillė. Veē kėsaj "elite" institucionesh, njė mori individėsh, kompanish e institucionesh shtetėrore, arsimore, private, joqeveritare, ushtarake a rajonale qofshin, nuk ēelin dot njė faqe nė WEB me .AL. Nė vend tė saj nė Entin Rregullator tė Telekomunikacioneve tė ofrojnė pėrkundrejt njė pagese 100$ vetėm regjistrimin e domain-ėve tė tipit www.myname.com.al, www.myname.gov.al, www.myname.edu.al, www.myname.org.al, www.myname.mil.al, www.myname.net.al.

    .AL
    Nė listėn e domain-ėve tė gjithė shteteve tė botės, ajo e caktuar pėr Shqipėrinė ėshtė .AL. Kjo bashkėsi e madhe pėrfshin edhe adresat e tjera me com.al, org.al, gov.al, mil.al, edu.al dhe net.al. Tė gjitha janė pėr t'u pėrdorur nga shqiptarėt ose tė huajt qė kanė pėrfaqėsinė e tyre nė Shqipėri. "Sot nė botė edhe Zimbabve po provon tė votojė me "Secure Servers"", - konstaton Vojo Spahiu, kreu i ERT-sė shqiptare. Fakt ėshtė qė adresa .AL ka mbetur peng nė Piza tė Italisė. Sado e ēuditshme tė duket kjo, Spahiu shpjegon se ende nuk janė siguruar fondet pėr tė sjellė serverin qė garanton mbajtjen e .AL-it nga Piza e Italisė ku gjendet, nė Tiranė.

    Arsyet? "Serveri nė fjalė po mbahet nė mėnyrė miqėsore, aty ku ėshtė vendosur qė nė fillim dhe ne ende nuk kemi grumbulluar fondet nga shteti shqiptar pėr ta sjellė atė nė Shqipėri. Ndėrkohė jemi duke i grumbulluar ato",- shprehet Vojo Spahiu. Ezauruese, bindėse ose jo, ky ėshtė shpjegimi qė do tė marrė cilido qė kėrkon njė pėrgjigje nė ERT-nė e Republikės sė Shqipėrisė pėr pyetjen : Pse nuk mund ta kem .al? Por vetė Vojo Spahiu beson se kjo nuk ėshtė njė ēėshtje shqetėsuese. "Nėse nuk mund tė kesh .al, com.al dhe njė sėrė recordesh tė tjera mund t'i kesh", - shpjegon ai. "Nė botė ka tepėr eksperienca qė aplikojnė me dashje modelin qė ne kemi zgjedhur, atė tė paraprirė nga com, org a net. Por, po tė ishte kollaj qė tė bėheshin recorde direkt nėn .AL, ne do i kishim bėrė patjetėr sis Franca, Italia, Greqia, etj", - shpjegon mė tej ai.

    Pse?
    Ndėrkohė qė domain-i .AL nuk mbahet fizikisht nė Shqipėri pėr disa arsye ekonomike dhe mbahet miqėsisht nė Piza Itali, nė serverat e njė institucioni shkencor, Spahiu thotė se "qė tė bėhet njė server i ri doman-i duhet qė nė atė server primar, ku .AL mbahet, dikush tė shtojė edhe njė "record" qė do tė thotė tė shtypė disa 9 jo fare pak) katarkete nė tastierė. Kėtė gjė, ne qė merremi me domain-in .AL, kemi menduar se nuk mund ta kėrkojmė disa herė nė ditė nga ai profesori kalorės qė ka siguruar mbajtjen e .AL nė Piza. Pėr tė zgjidhur problemin, ne i kemi kėrkuar prej kohėsh atij krijimin e rekordeve com.al, gov.al, org.al etj. Kėto rekorde ne i mbajmė kėtu dhe poshtė tyre bėjmė regjistrime tė reja.

    Ndonjėherė qė ikin dritat, kjo gjė, fatkeqėsisht ngjet jo rrallė nė Tiranė, konektiviteti nė internet prishet, madje edhe disa domain-e pėsojnė avari. Kėshtu edhe tekat e energjisė elektrike do tė ishin njė pengesė pėr sjelljen e serverit nga Italia", - thotė Spahiu. "Megjithatė, ne kemi bėrė edhe ndonjė lutje, si pėr shembull, pėr presidentin, qeverinė e Parlamentin si edhe pėr operatorėt "backbone" (ose potenacialisht backbone) tė Shqipėrisė si Telekomi, AMC e Vodafone. Aktualisht jemi duke punuar pėr tė plotėsuar fondet qė tė transferojmė .al nė Shqipėri", - i jep fund shpjegimit tė vet, Spahiu.

    Hollėsi
    .com.al - pėr ISP, kompanitė, organizmat tregtare, persona juridikė e fizikė
    .gov.al - pėr Institucionet Shtetėrore
    .edu.al - pėr Institucionet Arsimore e Kėrkimore Shkencore
    .org.al - pėr Organizatat joqeveritare
    .mil.al - pėr Institucionet Ushtarake
    .net.al - pėr ISP Rajonale e mė tė mėdha dhe pėr rrjete tė organizmave qė pėrfshijnė disa qytete apo tė gjithė vendin.

    .................................................. .................................................

    Burimi: Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tom_Sojeri
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    andej kendej Gjithandej
    Postime
    78
    u perpoqa nje here te bleja nje domain shqiptar, por me kollaj nxjerr tapijat e shpise nga e para sesa te besh gjithe dokumentat qe do enti i telekomunikacioneve ne tirane.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •