Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Luan Gashi, njė jetė nė shėrbim tė Kosovės

    Atdheut i shėrbehet me jetė. I shėrbehet me pushkė e me pendė. I shėrbehet me dėshira tė ndezura nė gji dhe me shpresa qė nuk fiken asnjėherė. I shėrbehet ndoshta me tė gjitha kėto, pa gjetur askurrė prehje. I tillė ėshtė prof. Luan Gashi, biri i Kosovės martire, qė e shpėtoi emrin e shenjtė tė vendlindjes, ē’prej fėmijėrie e deri mė sot, kur decenie janė veē dėshmi e njė trimėrie pa skaj.

    Lindi nė qytetin e Elbasanit, nė vitin 1922. Baba i tij , Ahmeti ka qenė ndėr figurat e rralla tė intelegjencės shqiptare, nė fillim tė shekullit tė 20-tė. Ai pat lindur nė Prishtinė, ngase familja e tij kish zbritur prej Leskocit, pėr t’iu shpėtuar barbarizmave sllave. Pasi pat mbaruar shkollėn e mesme nė Prishtinė, Ahmeti ka shkuar nė Stamboll duke pėrfunduar kualifikimet e larta. Ka qenė njė prej studentėve mė tė shkėlqyer shqiptar. Ka nisur punėn si mėsues nė Prishtinė, pėr tė shkuar nė Vlorė nė vitin 1912. Ahmet Gashi, pak punon nė strukturat e shtetit tė parė tė shqiptarėve. Me porosi tė Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, shkon nė Elbasan, nė detyrėn e drejtorit tė shkollės, shkollė tė cilėn e pat udhėhequr pak mė parė, vetė Luigj Gurakuqi. Ai ka mbetur nė mendjet e normalistėve shqiptarė, si pedagogu qė fliste shtruar, i rreptė nė orėn e mėsimit, por edukator shembullor nė ēdo pikpamje. Kėtė edukatė, natyrisht do ta merrte edhe Luani.
    Shkollėn fillore dhe ate tė mesme Luan Gashi i vazhdon nė qytetin e lindjes nė Elbasan. Rezulltatet i ka tejet tė larta. Nė mbrėmje, Ahmeti, anipse dukej i lodhur nga ngarkesat mėsimore dhe administrative, gjente kohė t’u fliste djemve Fatonit dhe Luanit, pėr Kosovėn martire, pėr betejat madhore tė saj kundra hordhive serbo-malazeze dhe Portės sė Lartė. Por gjente gjithshtu kohė, t’u fliste edhe pėr bukuritė e mėdha natyrore tė krejt viseve shqiptare. Nė fillim tė viteve 30-tė, Ahmet Gashi transferohet nė Tiranė nė detyrėn e drejtorit tė Institutit Femėror „Nėna Mbretėreshė“, me ē’rast merr me vete edhe familjen, Tani djemtė e tij, fatoni dhe Luani janė mė tė rritur dhe profesori-baba, pėrpiqet tė bisedojė se si me miqtė vet, ai ka ditur gjithmonė tė repsektojė tė tjerėt dhe nxėnėsit i ka parė kurdoherė me syrin se sa do tė mund t’i shėrbenin nesėr atdheut tė tyre. Me po kėtė kėndvėshtrim shihte kurdoherė edhe e bija e vet. Nė vitin 1937, Luan Gashi nis mėsimet nė Gjimnazin e Tiranės. Duhet thėnė se gjimnazi i asaj kohe nė Tiranė, ishte jo vetėm vatėr e dijeve por edhe e shqiptarizmės. Drejtori i kėtij gjimnazi, atdhetari i shquar Safet Butka, kurdoherė ka qenė pėrpjekur qė nxėnėsit e tij, pėrpara se tė ishin tė dalluar nė dije, vlente tė ishin tė parėt, qė tė sakrifikonin kur theØrriste zėri i atdheut. Luan Gashi, qė nė vitin e parė tė gjimnazit, dėftehet si djalė mė vullnet tė ēeliktė dhe intelegjencė tė spikatur. Ngase i jati, Ahmeti, kishte miqėsi tė veēantė me profesorin e gjimnazit, Eqrem Cabejt, Luani merr aty mėsimin e gjuhės gjermane. Por sė toku me gjermanishten, shkenctari Eqrem Cabej transmeton tek nxėnėsit e tij etnogjenezėn e ilirėve, paraardhėsve tanė. Me dokumenta e fakte historike, mėsuesi i gjermanishtes i spjegon sidomos marėdhėniet e lashta me sllavėt, tė mbushura me mllefe ballkanike. Ndėrsa nė vitin 1940, Luan Gashi ndonėse gjimnaziste, pėrqafon idetė nacionaliste tė cilat parashihnin pos tė tjerave, bashkimin e trojeve shqiptare, tė coptuara padrejtėsisht nė Londrėn e vitit 1913. Tashmė ai ėshtė bėrė mik i madh i librarisė „Lumo Skendo“ madje ėshtė nė grupin mėsimor tė tė rinjėve nacionalist tė Tiranės. Pėr mė tej, kėta tė rinj, kishin filluar tė debatonin edhe me „profesorėt“ komunist. Kėshtu, vite mė vonė, pėr kėto debate, Luan Gashi do tė kujtonte :

    „Mė 13 mars 1940, nė kafe „Kursal“ kishim shkuar nga 10-15 studentė tė pinin nga njė gotė birrė, ashtu fshehtaz, sepse ishin tepėr tė rinj. Aty erdhi Enver Hoxha i cili ate kohė kishte mbetur pa punė dhe shiste duhan nė njė qoshe, tek Pusi i Zlizit. Talat Karagjozi qė e kishte tė afėrt i tha Enverit ;More profesor, sikur tė merreni vesh me anglezėt, t’u biem italianėve nga tė dy anėt dhe tė ēlirohet njėherėsh Shqipėria dhe Greqia, tė bėjmė njė Vlorė tė dytė ? Enver Hoxha iu pėrgjigj :Lere more, mos u merrni ju me ato punė. S’i kuptoni juve ato gjėra. Nuk e shihni ju se kjo qė bėn Italia ėshtė njė luftė e drejt, sepse lufton kapitalizmin ndėrkombėtar ?“. (Luan Gashi , Dėshmi , autentike e Historisė Shqiptare, “Zėri“6 mars 1993 ). Anipse gjinazist, Luan Gashi tashmė i pjekur dhe nacionalsit me vizion tė gjėrė, vazhdon tė punojė pėr shtimin e radhėve tė rinisė tė cilėt nuk mund tė duronin as zgjedhėn e huaj por as komunizmin qė disa mjeranė shqiptarė po e importonin prej Moske. Ndonėse mjaft gjėra ata nuk i kuptonin si duhet, ndofta nuk mund tė parashihnin ngjarjet e trazuara nė Evropė e Ballkan , stufentėt tiranas tė asaj kohe, sė paku e kann patur kuptuar njė gjė : se ata duhej tė ecnin nga hidhte kėmbėt idhulli i tyre Mid’hat Frashėri. Po nė revistėn „Zėri“ mė 6 mars 1993, Luan Gashi kumton ; „Unė bėja pjesė nė rininė e Ballit Kombėtar. Ne ishim njė grup studentėsh qė i shėrbenim direkt Mid’hat Frashėrit. E siguronim, efshihnim dhe e shpinim nga njė vend nė tjetrin. Sa e sa herė kam kaluar lumenjtė duke e bartur nė shpinė Mid’hat Frashėrin“. Kėtij apostulli tė shqiptarizmės , Luan Gashi do t’i detyrohej deri nė fund, ngase mori prej pjekurisė dhe gjakftohėtissė sė tij, aftėsinė pėr t’i pėrceptuar realisht ngjarjet, pa emocionet e ēastit.

    Luan Gashi, nė krye tė rinisė nacionaliste, merr pjesė edhe nė kuvendin e Mukjes. Ai, do tė njihej me pėrpjekjet e Frashėrit, Oraollogait, Dostit e tė tjerėve pėr tė futur nė proklamatė idenė e vetvendosjes sė Kosovės pas ēlirimit nga pushtuesit. Dhe natyrisht qė do tė ligėshtohej kur pėrfaqsuesit e Partisė Komuniste kundėrshtonin. Por e vėrteta ėshtė se proklamata u firmos, me ē’rast forcat politike shqiptare e shihnin Kosovėn si problem parėsor kombėtar. Gėzimi i Luan Gashit nuk kish tė sosur. Ai bir i denjė i Kosovės martire, parashihte tė realizuar ėndrrėn e mijėra kosovarėve pėr t’iu bashkuar shtetit amė pėrfundimisht, si edhe ėndrrėn madhore tė babės sė vet Ahmetit Por krejt ndryshe i patėn bėrė planet, komunistėt e Tiranės. Dihet se kėta i mblodhi, organizoi, madje i vendosi nė poste, komunizmi ortodoks sllav, nėpėrmjet tė dėrguarve tė tij Dushan Mugosha e Milladin Popoviq. Ata kurrsesi nuk mund tė pajtoheshin me ēka u arrit nė Mukje ngase i trembeshin fatit tė Kosovės, me ē’rast mund t’iu shpėtonte nga duart e tyre tė pėrgjakura. Lidhur me Mukjen, komunsitėt mėndej pas tradhėtie shum shpejt e pat kuptuar se kishin rėnė prlotėsisht nė kthetrat e Serbėve. Kėshtu vetė diktatori komunist, Enver Hoxha, nė plenumin e Beratit nė vitin 1944 ka pohuar me gojėn e tij ; „Ne zgjodhėm rrugėn mė tė gabuar. Nga oportunizmi i parė u hodhėm nė njė sektarizėm tė egzagjeruar, nga njė qėndrim luajal, u hodhėm nė njė qėndrim tė ashpėr, ne u hodhėm nė luftė me Ballin. . . Labinoti ishte mbledhaj karakteristike qė tregonte panikun tonė pėrpara situatės sė krijuar dhe njėkohėsisht mospėrfilljen as tė Ballit, as tė popullit, i cili ishte vėnė nė korent tė vendimeve qė ishin marrė nė Mukje dhe priste me padurim rezulltatet“. (A. Q. Sh. –Tiranė, Fondi 14, dos. 2/9, fl 7).

    Nga tetori 1943 e mė pas, Luan Gashi, nisi tė jetojė nė kushte ilegale. Mė pas nė marsin e vitit 1944, kur mjaftė mėsues nga shteti amė kishin ardhur tė pėrhapin arėsimin shqip nė viset e Kosovės dhe Maqedonisė shqiptare, ai shkon nė Prishtinė. Nė ate kohė, drejtor i gjimanzit tė Prishtinės „Sami Frashėri“ ishte profesor Ahmet gashi i cili me dashuri e priti birin e vet. Por nė detyrėn e kujdestarit tė kėtij gjimanzi, Luani do tė forconte lidhjet sidomos me profesor Vasil Andonin, Adem Gallavicėn, Ymer Brishėn dhe Haki Tahėn. Ndėrkaq ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore, po ridhnin me shpejtėsi tė madhe dhe komunizmi sllavo ortodoks po vendoste shtylla tė hekurtė nė Ballkan. Njė re e zezė, si murtajė po pllakoste trevat shqiptare tė cilat ishin futur paradoksalisht nė rrjedhat mė tė rrezikshme ē’ka pėrgaditej sėrish coptimi i Shqipėrisė. Disa muaj tė qėndrimit tė Luan Gashit nė gjimnazin „Sami Frashėri“, se si ai mundi tė grumbollojė rreth vehtes, dhjetar nxėnės me bindje nacionalsite, tė cilėt mė pas udhėhoqėn ēetat e nacionaliste shqiptare. Por edhe vetė Luan Gashi, nuk mundi tė rrinte duarkryq, pėrballė halleve qė kalonte Shqipėria. Nė krye tė disa qindra bijėve tė Kosovės, ai pėr disa ditė me radhė luftoi nė pikat mė nevrallgjike tė konflikteve etnike shqiptaro-bullgare, Vetė Luani, kujton ; „Nė shtatorin e vitit 1944, ne kemi luftuar ushtrinė bullgare nė Gjilan, nė Preshevė dhe nė Prapashticė, ku edhe i rrėnuam dhe i mundėm, duke iu dalė befas. Kam dalė me 800 vetė nė Prapashticė ku kishte njė divizion bullgar. Ata nuk dinin se po dilnim ne. Me mua ka qenė Abdyl Henci, Adem Selimi, Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha. Me njė tė rėnė, i dualėm, dhe ata ikėn“. (Luan Gashi, Dėshmi autentike e historisė shqiptare „ Zėri“ 20 mars 1993 ).

    Mė pas, Luan Gashin, Ymer Berishėn, Abdyl Hencin dhe Adem Selimin, do t’i shohim nė Drenicė, me ē’rast i vijnė nė ndihmė Shaban Polluzhės. Nė drejtim tė Drenicės, Shabani pat zbuluar se ishte kryer njė plan i fshehtė i cili donte tė rrėnonte krejt kėtė kėshtjellė tė antikomunizmit tė Kosovės. Ata ndėrrmarin aty veprime tė pėrbashkėta luftarake dhe pas dy javėsh luftime tė rrepta, nė tetorin e vitit 1944, nacionalēlirimtarėt shqiptarė e serb, tėrhiqen duke rikthyer nė masakrėn e madhe 3-4 muaj mė pas. Nė verėn e vitit 1944, ngase komunistėt e paktė tė Kosovės, po shihnin reputacionin e madh tek Luan Gashi, i pėrgaditin atij njė kurth, duke e denoncuar nė GESTAPO-n gjermane si komunist. Ata e dinin se me tė dėgjuar emrin komunist, gjermanėt vėrsuleshin menjėherė, pa pritur gjykime efakte. Nė qeli, ate e mori nė pyetje njėri prej kolonelėve gjerman, me anė tė njė pėrkthyesi shqiptar. Pyetjeve tė para, Luani ju pėrgjigj qetėsisht por kur pa se pėrkthyesi shqiptar po shtrembėronte qėllimisht pėrgjigjet, atėherė iu kthye kolonelit gjerman nė gjuhėn gjermane, se mund tė bisedonin vetėm. Koloneli esesist, u ēudit nga gjermanishtja e bukur e Luanit dhe e pyeti se ku e kishte mėsuar ate. Ky i foli pėr gjimnazin nė Tiranė dhė mėsuesin Eqrem Cabejn. Koloneli gjerman, me ē’rast pat dėgjuar pėr Cabejn i shprehet „veē njė nxėnės i Cabejt s’mundet me kenė komunist !“. Pas edhe disa verifikimeve tė tjera gjermanėt e lirojnė Luanin nga burgu. Firmėn dhe trimėrinė e Luan Gashit, mban edhe ēelja e burgut tė Prishtinės ku gjermanėt patėn mbyllur bijtė e Kosovės martire si nacionalistė ashtu edhe komunistė. Shumicėn e kėtyre tė burgosurve, gjermanėt i patėn ēuar nė kampin famkeq tė Dahaut, e tashmė, kėta qė patėn mbetur donin t’i pushkatonin. Pikėrisht mėngjezin qė u hapėn gropat kolektive brenda burgut, njė xhandarm shqiptar njoftoi guerilėt tė cilėt vrapuan tek Luan Gashi. Ky sė bashku me Shefqet Shkupin dhe Adem Selimin (Gllavica) nė krye tė 300 burrave kryen aksionin kundėr garnizonit gjerman, efektivi i tė cilit nuk bėri ndonjė rezistencė tė madhe. Tė burgosurit, shumė syresh miq tė Luan Gashit, pėrqafuan plot mall vllaun e tyre. E vėrteta ėshtė se Luani kish bėrė gati pėr kėta tė burgosur tė drobitur edhe konviktin e shkollės Normale tė Prishtinės ku kishte rezervuar veshje dhe ushqime pėr disa ditė. Po nė vjeshtėn e vitit 1944, guerillėt nacionalsitė tė udhėhequra prej Luan Gashit dhe Abdyl Hencit, kryejnė aksiopnin e marrjes sė armatimit dhe municionit gjerman qė ndodhej nė Fushė-Kosovė. Rreth 200 vagone me materiale luftarake, ishin tė destinuar tė hidheshin nė erė prej gjermanėve, pse rrezikonin tė binin nė dorė tė ushtrisė sė kuqe bollshevike. Luan Gashi me ndihmėn e disa miqve, bėnė njė takim me komandėn ushtarake gjermane tė vendit duke iu spjeguar atyre se krejt ky municion do t’u duhej nacionalistėve shqiptarė qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me komunizmin, pėrkundėr, ishin nė luftė tė papajtueshme me ta. Gjermanėt pas disa bisedave, dėrguan oficerėt e tyre, i hoqėn minat prej vagonėve duke i dorėzuar nacionalistėve njė material luftarak shumė tė madh. E vėrteta ėshtė se nė kėto armatime luftoi plot 4 muaj, Shaban Polluzha nė krye tė 200 burrave. Pėr mė tej, kėtu u furnizuan me armatime, municione dhe veshmbathje edhe ēetat e Mefailit tė Madh dhe Xhem Gostivarit, me ē’rast shkruan epopenė e lavdishme antikomuniste tė Maqedonisė shqiptare. I bindur se krahas luftės me armė nė dorė kundėr ēetnikėve serbosllav, bullgarėve emaqdonasvesllav, duhej gėrshetuar me njė propagnadė konkrete, gjatė kėsaj kohe Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi organizojnė marrjen e Radio – Shkupit dhe fillojnė aty emitimin e emisioneve nė gjuhėn shqipe. Pėr rreth 3 muaj, deri nė ndėrhyrjen e nacionalēlirimtarėvė sllavomaqedonas, Radio-Shkupi, i drejtuar prej kėtyrre dy burrave nacionalsit, jo vetėm qė foli nė gjuhėn shqipe, por u kumtoi krejt banorėve tė Maqedonisė shqiptare, tė ngriheshin nė kėmbė pėr tė fituar tė drejtat elementare njerzore tė tyre. Pėrkitazi me tėrė kėto veprimtari, Luan Gashi nė bashkėpunim tė ngushtė me atdhetarėt e tjerė tė Kosovės formojnė Organizatėn nacionalö Demokratike Shqiptare, me urdhėr tė Mid’hat Farshėrit. Pėr kėtė flasin shumė dokumenta burimore. Po xitojmė vetėm njėrin :

    „Themelues i kėsaj organizate ishin :Profesor Ymer Berisha, ideolog i lėvizjes pėr ruajtjen e tėrėsisė etnike shqiptare dhe inicues pėr formimin e organizatės ilegale nė Kosovė e Maqedoni, pastaj profesorėt e gjimanzit „Sami Frashėri“ nė Prishtinė, Luan Gashi, Hajdar Maloku – Pllana, Gjon Sereqi, agronomi Adem Selimi, gjykatėsi Limon Staneci, qė tė dy kryeshefa tė rretheve. . . “( S. Basha „Lėvizja Ilegale Patriotike Shqiptare nė Kosovė 1945-1947“ faqe 38 ).

    Organizata nė fjalė, lindi si die e njė kundėrvėnie qė i duhej bėrė komunizmit i cili po zaptonte krejt trevat shqiptare. Programi i saj ishte tejet i qartė dhe vlen tė thuhet se nė kėtė program ishte edhe mendja e guximi i Luan Gashit. Pėr mė tej, ai ka qenė ndėr hartuesit e thirrjes sė Komunistetit tė Rinisė sė shkollave nė Kosovė e cila kėrkonte prej krejt shqiptarėve, tė shtėrgonin radhėt e ONDSH-ės, ngase vetėm kjo do tė mund t’i mbronte tė drejtat e popullit shqiptar qė nė mėnyrė tė pashmangshme po shkonte drejt kthetrave serbosllavomaqedonase. Organizator i talentuar, por edhe konspirator i mrrekullueshėm, Luan Gashi do tė dinte tė vepronte mė sė miri nė radhėt e udhėheqjes sė ONDSH-ės si pėr shtimin e radhėve tė saj, ashtu edhe pėr organizimin e aksioneve tė ndryshėm. Gjatė vitit 1945-1946, vepron ilegalisht ngase OZNA ka rėnė nė gjurmė tė veprimtarisė sė tij dhe ndjek ate kėmba – kėmbės. Pėr dy – tri muaj, Luan Gashi shkon nė Itali ku mban lidhje tė vazhdueshme me nacionalsitėt qė patėn shkuar aty si Mid’hat Farshėri, Vasil Andoni, Hasan Dosti etj.

    Energjitė djaloshare, vizioni largpamės i njė nacionalisti veprues, i shfrytėzon pėr tė mbajtur lidhje tė vazhdueshme e pėr tė vepruar aktivisht nė radhėt e ONDSH-ėsė. Nė pranverėn e vitit 1946 e shohim sėrish nė Kosovė. Ėshtė ndėr organizatorėt e guerilės shqiptare nė viset e Kukėsit dhe Gjakovės, mandej duke shfrytėzuar artin e konspiratorit vazhdon tė mbledhė rreth vehtes, tė tjerė gueril duke i armatosur nė shėrbim tė ideve nacionaliste. Ngase OZNA pat rėnė nė gjurmė tė ONDSH-ės, ngase udhėheqėsit e saj po gjendeshin ēdo ditė pėrballė pritave vdekjeprurėse, nė pranverėn e vitit 1946, mbahet nė Maqedoninė shqiptare kongresi i IV-tė i ONDSH-ės ( ngase dy tė parat u quajtėn ata tė Ballit Kombėtar). „Nga ky kongres doli njė udhėheqje e re e ONDSH-ės. Kryetar u zgjodh Halim Orana, Qemajl Skenderi u zgjodh zėvendės kryetar dhe Azem Morana, sekretar organizativ. . . Kongresin e pėrshėndeti edhe Luan Gashi qė enkas kishte ardhur nga Perugja e Italisė dhe njėherit ishte sekretar i komitetit tė Ballit Kombėtar“. ( Dr. S. Basha , „Lėvizja ilegale shqiptare nė Kosovė 1945 – 1947 „, faqe 74 ).

    Me udhėheqėsit e rinj tė ONDSH, Luan Gashi do tė ndante jo vetėm detyrat por edhe hallet e brengat. Treva e Maqedonisė shqiptare, ēdo ditė e mė shumė do t’i nėnshtrohej me dhunė, organizimit serbosllavomaqedonas tė pushtetit, me ē’rast do tė humbiste tė drejtat mė elementare tė njė kombi tė qytetėruar. Luan gashi, nė Shkup, Tetovė, Gostivar e Kėrēovė, u pėrpoq sė bashku me Halim Oranėn dhe Azem Moranėn, tė ngrinte lart moralin e popullit. Pėr mė tej, ky bir i Kosovės u pėrpoq sa mundi edhe pėr organizimin e guerilėve nacionalsitė nė kėto treva tė cilat ishin tulatur pas vrasjes sė Xhem Gostivarit. Veprimtaria e thellė e tij nacionale, bėri qė ndjekjet prej OZNĖS tė shtohen nga dita nė ditė. Nė arretsimet e Azem Moranės dhe tė Halim Oranės, veēmas vazhdojnė pyetjet pėr Luan Gashin. Ndonėse tė dy kėta burra nuk flasin asgjė, tashmė OZNA ka nė duar shumė dokumente qė vėrteteojnė se Luan Gashi ėshtė ndėr udhėheqėsit kryesor tė ONDSH-ės e pØr mė tej ai mban lidhje tė vazhdueshme me liderėt dhe ideologėt e Ballit Kombėtar. Pėr tė gjitha kėto, dėnohet me vdekje nė mungesė si prej gjyqit tė Prishtinės ashtu edhe atij ushtarak tė Shkupit. Nė fund tė vitit 1946, sė bashku me dhjetar nacionalsitė tė tjerė, Luan Gashi u drejtohet kufijve grek. Ata patėn marrė porosi nga Mid’hat Frashėri e Muharrem Bajraktari, tė hidhen nė Greqi pėr t’u riorganizuar e pėr t’i shpėtuar vdekjes sė sigurtė nė male, ku pėr tė kapur rreth 200 nacionalsitė ishin vėnė nė ndjekje mijėra ushtarė e oficerė tė formacioneve tė rregullta serbo-sllavo-maqedonase. Nga 200 vetė qė u nisėn pėr tė kaluar kufirin grek, vetėm 30-40 mundėn tė realizonin qėllimin. Tė tjerėt metėn nė pritat e nacionalēlirimtarėve serbe shqiptarė, duke vaditur tokėn arbėrore me gjakun e tyre tė pafajshėm.

    Pothuaj dy vjet, Luan Gashi i kalon nėpėr kampet e punės nė Greqi. Shpresa e tij tashmė ėshtė thyer. Nė Shqipėri ka lėnė prindėrit tė cilėt pėrndiqen, ngase djemtė e tyre Fatoni e Luani janė „ballistė“. Bashkėvuajtėsi dhe burri tjetėr i nacionalizmit tė Kosovės, ndėr miqtė e ēmaur tė Luanit, Adem Gllavica kujton ; „Nė vitin 1948, IRO (Internacional Refuges Organization) i rregjistroi tė gjithė shqiptarėt dhe i transportoi pėr nė Itali. Neve si intelektual, si oficerė dhe nėnpunės tė lartė nė Shqipėri, na mbajti qeveria greke. . . Por ne s’donim tė jetonim si parazitė, ndaj gjetėm punė. Unė e Luan Gashi, gjetėm punė nė njė lavazh amerikan“. (A. Gllavica, kujtime nga Kosova , „Rilindja“ 12 dhjetor 1995 ).

    Mbas shumė peripecis, Luan Gashi emigron nė Evropė e prej andej shkon nė Amerikė. Gjatė qėndrimit nė Greqi dhe nė Evropė, ky burrė i shquar jo vetėm mėsoi disa gjuhė tė huaja por mbaroi disa kualifikime duke jetuar me moton se librat nuk duhen harruar askurrė. Nė fillim, detyrohet tė bėjė punė tė rėnda edhe nė Amerikė e mandej i kushtohet tėrėsisht veprimtarisė intelektuale. Nė fillim tė viteve 60-ta, Luan Gashi sė toku me Jusuf Azemin, Ajet Rushitin etj, formojnė organizatėn „Lidhja Kosovare“ me ē’rast Luani zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Pėr vite e vite mė radhė, kjo organizatė ėshtė pėrpjekur tė bėjė sa mė shumė tė njohur problemin kosovar nė opinjonin publik amerikan. Janė me qindra takimet qė Luan Gashi ka bėrė me personalitetet e larta tė administratės amerikane pėr tė sensibilizuar ata lidhur me tragjedinė kosovare. Nė shtypin e shqiptarėve tė Amerikės, diku nė festimin qė i ishte bėrė datės simbol tė 28 Nėndorit , lexojmė ; „Kryetari i mbledhjes, paraqiti pastaj zotin Luan Gashin, folėsin e ditės. Zoti Gashi ėshtė Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes Kosovare dhe njė nga tė rinjtė intelektual tė mėrgimit. Zoti Gashi i mallėngjeu tė gjithė nė fjalimin e tij tė goditur qė u mbajti nė gjuhėn anglishte. Fjala e tij u pre nga duartrokitjet e gjata“. ( Gazeta „Flamuri „ mė 28 Nėndor 1962 ).

    Intelektual me horizont, Luan Gashi do tė jetonte kurdoherė me shpėtimin e vazhdueshėm tė kombit tė vet. Por ndėrsa nė shtetin amė, sundonte errėsira komuniste, jetonin terrorin e vazhdueshėm serb. Nėr nėndorin e vitit 1968, nė Gostivar e rrethina, u shkėndijua njė revoltė tejet e madhe pėr liritė themelore, por ajo u shtyp me masa dragoniane, si aty, edhe nė Shkup e Prishtinė. Luan Gashi, ka mbajtur lidhje tė vazhdueshme me kėtė revoltė dhe nė verėn e vitit 1969, kur me dhjetra organizatorė tė saj, u dėnuan me burgime tė rėnda, ai bėhet inicues i njė mitingu tė madh nė Cikago ku marin pjesė mijėra vetė. Zėri i fuqishėm i Luan Gashit, nė kėtė miting proteste, pos tė tjerave, do tė kumtonte ; „Mbas largimit tė Rankoviqit dhe tė veglave tė tija, terrori policuer kundrejt shqiptarvet u qetsua disi, por nuk u qetsuan provokimet e Serbo-Malazezėve dhe Maqedonasvet. Sepse ishin kėta vetė simbas dėshmisė sė shumė gazetarėve tė huej qė i provokuen manifestimet e rinisė shqiptare nė Prishtinė e nė Tetovė, mė 27 nanduer dhe 23 Dhjetuer 1968, pėr me nxitė ndjekjet policore kundrejt kėsaj popullsie. Tue marrė si shkak disa manifetsime tė theshta, gjyqet e Prishtinės dhe tė Shkupit kanė denue me burgim tė randė qi shkon deri me shtatė vjet 36 shqiptarė, tė zgjedhun midis qindrave t’arrestuem. Kjo masė dragoniane kunder menifestimesh tė theshta, nė nji shtet t’shtuquajtun socialist e demokratik, asht edhe mė pak e justifiukueshme kur dijmė se asnji masė e tillė nuk muer kundrejt studentėve serb qi kishin ba demostrata nė Belgrad e gjetiu disa muaj ma parė. Kjo provon nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme dallimin anmiqsues qė iu bahet vazhdimisht shqiptarvet nė Jugosllavi „. ( Gazeta „Flamuri“ nr. 169-172, 28 gusht 1969 ).

    Edhe vitet qė rodhėn mė pas, ai do tė mbetet njė luftėtar i palodhur i kauzės sė popullit tė rrobėruar. Krejt veprimtaria e Lidhjes Kosovare dhe ajo e Ballit Kombėtar, do tė shihet e kuptohet kurdoherė realisht, pėrmes punės vetmohuese tė Luan Gashit. Ai ndikoi vrullshėm nė proceset demokratike nė Shqipėri dhe nė Rimėkėmbjen e forcimin e vetė organizatės mė tė vjetėr nacionalsite Ballit Kombėtar, duke mbledhur rreth vehtes nacionalistė tė gjenereatve tė reja, duke iu ndarė detyra dhe duke i mbėshtetur ata nė kryerjen edetyrave gjatė viteve 1989 – 1994, dhe ende sot brenda shpirtit tė atij burri gjallon shpresa pėr rilindjen e Shqipėrisė Etnike.

    Eugen SHEHU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-09-2005 mė 01:08

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Demaēi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •