Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    "Grabitësit e bankës, kosovarë"

    Policia pranë identifikimit. UMNIK-u merr të dhënat, pritet përgjigjia pas verifikimeve

    "Grabitësit e bankës, kosovarë"
    Roja i Bankës Amerikane i njohu nga dialekti


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gerti Xhaja


    TIRANE

    Mbërrijnë në Kosovë hetimet për gjetjen e autorëve të grabitjes së 50 mijë dollarëve në filialin e Bankës Amerikane, pranë stacionit të trenit në Tiranë, mesditën e së shtunës. Pesë ditë pas ngjarjes, hetuesit kanë arritur në përfundimin që dy prej personave të maskuar me syze dhe kapele që hynë në bankë vetëm 13 minuta para se të mbyllej, janë kosovarë, profesionistë të grabitjeve. Hetuesit kanë kërkuar informacione nga Pikat e Kalimit Kufitar, për listat e shtetasve kosovarë dhe maqedonas që kanë hyrë, apo dalë nga Shqipëria këto ditë. Listat do të verifikohen edhe nga policia e UMNIK-ut për të identifikuar personat që dyshohen si kontigjentë ngjarjesh të tilla.

    Dyshimet
    E ngritur fillimisht vetëm si një hipotezë, pista e autorëve të ardhur nga Kosova, duket se është më e besueshmja për grupin e punës për zbardhjen e ngjarjes. Gjuha e komunikimit prej grabitësve, është një nga elementët që mbajnë këtë hipotezë. Punonjësi i sigurisë, me origjinë nga Tropoja, duket se nuk e ka patur të vështirë të perceptojë të folurën e tyre, të njëjtë me atë të kosovarëve, apo shqiptarëve të Maqedonisë. Vetëm pak ditë më parë, tabelat me gjurmët e gjetura u dërguan në laboratorët e kriminalistikës në Kosovë dhe Maqedoni, për krahasim. Në bazë të pamjeve në kasetat e sigurisë, investiguesit kanë realizuar identikitin e personave që hynë në bankë. Ndërkohë vazhdon këqyrja e kasetave që kanë regjistruar hyrjet e ditëve të fundit në ambientet e filialit. Grupi i hetimit i ka kërkuar Bankës Amerikane edhe listat e klientëve që kanë kryer transferta individuale, apo edhe kompani nga Kosova për në Shqipëri, ose anasjelltas. Banka ka një marrëveshje për realizimin e këtyre veprimeve me Bankën Ekonomike Sh. A. Prishtinë dhe mendohet se autorët e kanë shfrytëzuar këtë fakt, duke ardhur fillimisht si klientë.

    Bashkëpunëtorët
    Hetuesit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme të kryejnë verifikimet për punonjëset e filialit të bankës. Sipas burimeve, saktësia në veprimet e autorëve dhe njohuritë e sakta për vendet sekrete, kanë implikuar edhe punonjëset si bashkëpunëtore në grabitje. Autorët kanë ditur edhe termat dhe kodet që përdoren vetëm nga Banka Amerikane. Çelësi "vault" (volt), është emri i koduar i çelësit të thesarit, i cili ka emër të ndryshëm në secilën bankë. Veç kësaj, autorët kanë qenë të saktë në veprimet e tyre, duke bllokuar fillimisht punonjësin e sigurisë, të cilit i njihnin pajisjet dhe sendet që kishte me vete, në rast se sulmonte. Duke ditur edhe vendet e butonave të sigurisë, ata kanë bllokuar punonjëset t'i aktivizojnë, ndërsa për të dalë, kanë përdorur derën sekrete të bankës.

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Nga sa lexova neper gazeta, njeri nga grabitesit eshte i gjate rreth 1 80, ndersa te tjeret me te shkurtet. Kosovaret jane pergjithesisht trupa te medhenj, te gjate, prandaj per nga fiziku nuk mendoj se jane andej.

    Ne Tirane ka plot nga veriu, si dhe nga verilindja, ne bathore per shembull. prandaj dhe e folura per mua nuk ze shume vend.

    Nje vjedhje aq e mireorganizuar, nuk mund te behej nga persona te jashtem. Ata patjeter qe duhet ta kene vezhguar, per shume kohe banken, dhe pastaj kane gjetur orarin e pershtatshem. Nuk mund te behet nga kosovare, qe vijne ketu, grabitin, dhe ja mbathin.

    Si perfundim, policia kerkon te heqe vemenden e te dyshuarve, dhe ti beje ata te besojne, se dikush tjeter eshte i dyshuar.

    Hajt shnet,

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    epo c'paskan qene eee , ne mes te dites , shkuan e grabiten pa ja bere syrri terr ...u be si ajo kenga Jetojme ne Tirone ...ca nuk ben vaki

  4. #4
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Kosovaret Jan Njisha Per Kto Pune ,maj Men Ne Gjermani Ishin Kokat Kryesore Te Grabitjeve ,neper Aeroporte ,banka , Butiqe ,banesa Etj Etj ,kshu Qe Nuk Osht Surprize Qe Paska Ndodh Edhe Ne Tiron ,ku Siguria E Institucjoneve Shtetrore Apo Private Eshte (xero) Ne Krahasim Me Vendet E Tjera !!!

    Gjithsesi Po Nuk E Psove Nuk Mson ,kshu Qe Nuk Mbetet Gje Tjeter Vetem Ti Pervishen Punes Kto (dallkaukat) E Bankave Edhe Sa Me Shume Siguri Ne Te Ardhmen !!!

    Hajt Shnet

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hajnat profesioniste te Kosoves, zakonisht nuk vjedhin ne Kosove, Maqedoni, e Shqiperi, e kam fjalen sidomos per ata te Prishtines qe shume prej tyre rastesisht edhe i kam njohur. Keta vjedhin jashte ne shtetet tjera kurse ne atdhe jane cunat me te mire qe mund ti takosh ndonjehere saqe edhe nuk te besohet qe mund te bejne pune te tilla. Kane jete luksoze me shtepia te medha e luksoze, makina luksoze, veshje luksoze etj. etj.

    Ne Kosove, prej clirimit e ketej, nuk ka ndodhur asnje vjedhje apo plackitje e permasave te tilla dhe sipas te dhenave jozyrtare edhe numri i hajnave te medhenj eshte ulur dukshem.

    Megjithese, gjithcka mund te ndodh, dhe edhe mund ta kene bere. Por edhe nese e kane bere keta, patjeter duhet te kene pasur ndonje bashkepunim me dike nga punetoret e bankes.

    Edhe bankat e edhe policia duhet te jene sa me te forta dhe profesionale ne menyre qe raste te tilla te kemi sa me pak, per te mos thene hic fare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Tiranë- Mberrijne ne Kosove hetimet per gjetjen e autoreve te grabitjes se 50 mije dollareve ne filialin e Bankes Amerikane, prane stacionit te trenit ne Tirane, mesditen e se shtunes. Pese dite pas ngjarjes, hetuesit kane arritur ne perfundimin se dy prej personave te maskuar, qe hyne ne banke vetem 13 minuta para se te mbyllej, jane kosovare, profesioniste te grabitjeve.

    Hetuesit kane kerkuar informacione nga Pikat e Kalimit Kufitar, per listat e shtetasve kosovare dhe maqedonas qe kane hyre, apo dale nga Shqiperia keto dite. Listat do te verifikohen edhe nga policia e UMNIK-ut per te identifikuar personat qe dyshohen si kontigjente ngjarjesh te tilla.

    Gjuha e komunikimit prej grabitesve, eshte nje nga elementet qe mbajne kete hipoteze. Vetem pak dite me pare, tabelat me gjurmet e gjetura u derguan ne laboratoret e kriminalistikes ne Kosove dhe Maqedoni, per krahasim. Ne baze te pamjeve ne kasetat e sigurise, investiguesit kane realizuar identikitin e personave qe hyne ne banke.

    Nderkohe vazhdon keqyrja e kasetave qe kane regjistruar hyrjet e diteve te fundit ne ambientet e filialit. Nderkaq hetuesit kane vazhduar edhe gjate dites se djeshme te kryejne verifikimet per punonjesit e filialit te bankes.

    Grupi hetimor i ngritur për identifikimin dhe kapjen e pesë grabitësve të një filali të Bankës Amerikane në Tiranë, kanë hedhur dyshimet mbi dy emra konkretë. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, dyshohet se dy prej pesë grabitësve janë kosovarë dhe se strehohen në vendin tonë. Ka qenë dëshmia e një prej punonjëseve të bankës, e cila ka hedhur dyshimet mbi këtë pistë. Burimet sqarojnë se punonjësja ka deklaruar që dialekti i një prej grabitësve ngjasonte me atë kosovar. Nisur nga ky fakt, është kërkuar bashkëpunimi me forcat e UNMIK-ut. Kështu, gjurmët e administruara në vendngjarje, disa prej të cilave dyshohet t'u përkasin grabitësve, i janë përcjellë drejtësisë kosovare për krahasim. Kjo, pasi nga krahasimet e kryera në laboratorin kriminalistik në Ministrinë e Rendit, ka rezultuar që të gjitha gjurmët e gishtërinjve të mos kenë qenë të skeduara më parë. Burimet e policisë pohuan se nga komunikimet me drejtësinë kosovare pas dërgimit të gjurmëve të gishtërinjve, është kthyer përgjigje pozitive për dy prej tyre. Mësohet se dy prej gjurmëve të administruara në vendngjarje, kanë rezultuar të skeduara nga policia e Kosovës. Ndërkaq, në shërbim të policisë shqiptare, mësohet të jenë vënë në dispozicion gjeneralitetet dhe fotot e personave të skeduar nga UNMIK-u. Burimet e bluve theksojnë se nga hetimet e deritanishme, dyshohet që dy personat prej kohësh kanë qenë rezidentë në Shqipëri. Ata dyshohen si pjesë e një rrjeti trafikantësh, që e ushtronin aktivitetin e tyre në vendin tonë.

    Hetimi i policisë, prokurorisë dhe agjentëve amerikanë, mësohet se është shtrirë në disa pista për zbardhjen e gjithë situatës së grabitjes dhe identifikimit të autorëve. Burime të policisë kanë pohuar dje për gazetën, se hetimi është shtrirë në lokalizimin e dy personave të dyshuar si grabitës të Bankës Amerikane. Ndërkaq, po hetohet edhe për identifikimin e tre të tjerëve, thonë burimet. Gjithashtu, mësohet se hetimi është shtrirë edhe mbi punonjësit e filialit të Bankës Amerikane, ku u vodhën rreth 80 mijë dollarë. Kjo, pasi dyshohet se grabitësit mund të kenë pasur bashkëpunim edhe me punonjës të bankës. Dyshimi mbi këtë pistë është ngritur, pasi grabitësit kanë shfrytëzuar kohën e ndërrimit të rojeve të sigurisë dhe derën sekrete në pjesën e prapme të bankës. Gjithashtu, ata kanë mundur t'u ruhen kamerave. Sipas burimeve, kamerat kanë arritur të fiksojnë vetëm pjesën e sipërme të kokës së pesë grabitësve. Ndërkaq po hetohet edhe motivi i kësaj grabitjeje në mes të ditës, në qendër të Tiranës.

    /B.Bardhi


    Policia e Kukësit kap në Tiranë dy minorenët grabitës të furgonit

    Tiranë- Janë të mitur dhe emrat e fotot e tyre nuk mund të bëhen publike në emër të mbrojtjes të të drejtae dhe lirie të njeriut. Kështu mund të deklarohet për dy 16 - vjecarët të cilët vetëm tre ditë më parë, të armatosur e me maska, menduam se sikurse kishin parë në filma të ndryshëm, do të kryenin grabitje hollivudiane dhe policia nuk do t'i kapë. Në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, thuhet :"Bashkërendimi i veprimeve proceduriale nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të bëhet identifikimi dhe kapja e autorëve të grabitjes së datës 8 gusht 2005, ndodhur në rrugën Kukës - Surroj.

    Si rezultat i punës së bërë nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Kukës në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Nr.3 është arritur kapja e shtetasve :

    - A. Vata, 16 vjec ;

    - B.Selimaj, 16 vjec.

    Këta shtetas, në bazë të provave të grumbulluara dhe veprimeve të kryera janë autorët e dyshuar të grabitjes së ndodhur me datë 8 gusht 2005.

    Kapja e shtetasve të dyshuar është bërë në një banesë në Tiranë, ku 16 - vjecarët ishin strehuar te një i afërm i tyre. Në momentin e ndalimit u janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dy telefona celularë, shuma e parave të grabitura dhe sendet e tjera të grabitura qytetarëve.

    Nga kontrollet e banesave të të dyshuarve në fshatin Surroj nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale :

    - një armë gjysëm automatike pushkë mod 63, dhe

    - një armë automatik mod 56.

    Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës dhe Prokuroria e Rrethit Kukës vazhdon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes."

    /B.Bardhi

    Kryepolici takon policët privatë të bankave të Tiranës


    Tiranë - Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, mësohet se kryepolici i Tiranës ka zhvilluar një takim me policitë private të cilat kanë në ruajtje bankat në qytetin e Tiranës. Në deklaratën për shtyp të policisë së kryeqytetit, thuhet:"Mbi bazen e shqetesimeve dhe problemeve te evidentuara nga vjedhja e Filialit te Bankes Amerikane me date 06.08.2005, nga Drejtori i Policise se Qarkut Tirane, me date 10.08.2005, u organizua nje takim pune me Drejtuesit Teknike te Shoqerive te Ruajtjes dhe Sigurise Fizike, qe kane ne ruajtje Banka private dhe bejne shoqerimin e vlerave monetare te tyre.

    Ne kete takim nga ana e drejtuesve te Drejtorise Policise se Qarkut Tirane, ju kerkua Drejtuesve Teknike te Shoqerive te Ruajtjes e Sigurise Fizike, nje angazhim me i madh, per forcimin e masave te sherbimeve ne ruajtjen e sigurimin e Bankave, shoqerimin e transportimin e vlerave monetare, si dhe per nje bashkepunim me te mire te tyre me strukturat e Policise se Shtetit per parandalimin e ngjarjeve kriminale ne te ardhmen.

    Ne kete takim, u ngriten disa shqetesime ne lidhje me sigurine e Bankave dhe Filjaleve te tyre. Midis te tjerash u pa e nevojshme qe t`u kerkohet strukturave perkatese, hartimi i nje akt-normativ, per menyren e ruajtjes se Bankave Private, menyren e shoqerimit dhe transportimit te vlerave monetare dhe bashkepunimin me strukturat qendrore e vendore te Policise se Shtetit, perfshire dhe detyrimet e sanksionet. Trajnimi i personelit qe punon ne Banka, perben nje domosdoshmeri, per te reaguar ne drejtim te parandalimit te ngjarjeve te renda kriminale.

    Nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane dhe Strukturat vartese te saj, jane marre masa e percaktuar detyra konkrete, per mbajtjen nen kontroll te Bankave dhe Filjaleve te tyre qe ushtrojne aktivitet ne Juridiksionin e çdo Komisariati."

    /B.Bardhi


    Z.P
    Ndryshuar për herë të fundit nga White_Angel : 12-08-2005 më 15:42
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lini kopetentet te shrehen dhe mos u merrni me faqe gazetash qe per hir te shitjes sajojne gjithcka.


    Dito.

  8. #8
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Pashe ne lajme se e kishin kap nja tre prej tyre. Gjithsej ishin qene 5 veta.

    Dhe shuma e vjedhur ishte 20 mije euro, 50 mije dollare, dhe 7 mil leke. Goxha..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O vllezer
    Po qfar rendesie ka se a jane kosovar apo jo,kush do qe te jet eshte nje veper e shemtuar per mendimin tim,keso ngjarje ndodhine edhe ne vendet ku kan polici dhe teknik te sofistikuar e lere me ne shqiperi qe per mendimin tim policia duhet te ket qen e involvuar vet ne ket rast.Ketu ne kosove kur behet ndonje plaqkitje apo vrasje nuk zbulohet asnjeher dhe qka eshte me e keqja dyshohet se keto vepra mund ti ken kry njerz nga shqiperia qe per mendimin tim eshte e tepruar.mjetet e informimit qofshin elektronike apo te shkruara ato mundohen qe duke ber senzacione te shitet sa ma teper gazeta e tyre.Per mua fajtor nr nje eshte shteti i cili eshte i korruptuar deri ne fyte.
    NGA DAL DAL PO VIJE PLEQRIA PARA SYVE PO MILET DHIA

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Historiku i Bankës së Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:42
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 22:53
  4. 85 milion leke vidhen nga Banka e Kursimeve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 14:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •