Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 149
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Inter: Morati nė Madrid pėr Ronaldon

    Ditėn e sotme, padroni i Interit, Masimo Morati, do tė fluturojė drejt Madridit pėr tė takuar presidentin e Realit tė Madridit, Florentino Perez. Sipas asaj qė deklarojnė burime madrilene, nė tavolinė do tė jetė njė operacion i hatashėm merkatoje: Morati do tė kėrkojė tė sjellė Ronaldon dhe Samuelin nė Milano dhe si shkėmbim Adriano do tė shkojė te merenguesit. Nė kėtė tratativė mund tė hyjė edhe shkėmbimi kokė mė kokė i Edgar Davidsit dhe Luis Figos.
    E pabesueshme? Mbase. Ose mbase njė manovėr (e disata) shqetėsimi qė vjen nga Spanja pėr tė detyruar Masimo Moratin pėr tė lėshuar pe mbi ēėshtjen "Adriano", lojtar pėr tė cilin puna nga ana e madrilenėve ka disa muaj qė vazhdon. Fakti ėshtė se udhėtimi nė Spanjė i padronit zikaltėr bėhet i ditur nga burime pranė presidencės sė Realit, diēka mė shumė sesa njė takim pėr tė zgjidhur ēėshtjet e Samuelit dhe tė Figos.

    Skuadra e Luksemburgos ėshtė aktualisht nė turne, por Florentino Perez ka qėndruar nė kryeqytet.
    Dėshira e Ronaldos pėr t'u rikthyer nė Milano tashmė ėshtė fare e qartė. Tė shumta sinjalizimet nė kėtė sens dhe deklaratat e Solarit nė ditėt e mėparshme ("Roni mė ka rrėfyer se ėndėrron tė rikthehet") kanė qenė vetėm qershia mbi tortė. Ky operacion parashikon lėshimin e Ronit dhe tė Samuelit nė kėmbim tė Perandorit. Mund tė ketė edhe ndonjė grusht parash nė favor tė Interit. Por pazari mund tė shtrihet edhe mė tej, duke bėrė tė mundur njė tjetėr shkėmbim, ose e thėnė mė hapur ai mes Luis Figos dhe Edgar Davidsit, tė dy lojtarė qė mezi presin tė ndryshojnė ambient.

    Sigurisht, rikthimi i Fenomenit te Interi mund tė sjellė edhe probleme tė shumta, sidomos nga kėndvėshtrimi interist: shumė tifozė nuk e kanė harruar kurrė tradhėtinė e tre viteve mė parė dhe do ta prisnin me dhėmbė tė shtrėnguar kėtė rikthim. Pastaj Adriano ėshtė pėr momentin qėndėrsulmuesi mė i fortė i botės dhe ėshtė mė i ri sesa Roni. Epo atėherė? Atėherė Interi mund tė luajė gjithēka tek e tashmja pėr tė fituar menjėherė: operacioni, i parė nė planin afatgjatė ėshtė i pavlefshėm, nė atė afatshkurtėr mund tė mos jetė i pavlefshėm, me njė Roni qė ėshtė ende nė gjėndje pėr tė bėrė diferencėn dhe njė Samuel pėr tė vėnė nė vijė mbrojtjen. Fantazi futbolli? Mbase...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Samuel, krenaria ajo qė e pengon

    Mosmarrėveshjet ekonomike mes Interit dhe Realit tė Madridit nuk janė nyja e vetme pėr t'u zgjidhur pėr kalimin e Valter Samuelit nė klubin e Moratit. Nė bazė tė ngadalėsimit tė lėvizjes qenka edhe njė "motiv krenarie". Mbrojtėsi argjentinas, nė sezonin e shkuar, ka refuzuar njė ofertė tė mirė nga Ēelsi pėr tė qėndruar nė Spanjė dhe nuk kėrkon tė largohet as tani, pas njė sezoni zhgėnjyes.

    Populli argjentinas dallohet pėr njė krenari kombėtare dhe Valter Samuel nuk bėn pėrjashtim nga kjo gjė. Kalimi te Reali nė verėn e shkuar, pėr 25 milionė euro, ka pėrfaqėsuar pėr mbrojtėsin njė pikė tė lartė nė karrierėn e tij, duke qenė "kurorėzimi" i ėndrrės pėr tė luajtur nė klubin mė tė mirė tė botės. Pėr t'u lidhur me "merengesėt", lojtari kishte refuzuar njė ofertė tė mirė nga Ēelsi i Abramoviēit.

    Por nė fushė gjėrat nuk shkuan sipas parashikimit pėr tė. Ish-romanisti ka paguar mė shumė nga tė gjithė sezonin negativ tė skuadrės sė tij, duke mos qenė thuajse asnjėherė protagonist para publikut dhe trajnerit Luksemburgo. Tifozėt e Realit kanė mundur tė shohin vetėm fotokopjen e shėmtuar tė argjentinasit kur luante te Roma, me tė cilėn fitoi edhe njė titull nėn drejtimin e Fabio Kapelos. Pikėrisht pėr kėtė motiv nuk kėrkon tė largohet nga Madridi, pėr tė mos u kujtuar nga tifozėt si njė "blof" i madh qė kushtoi miliona euro. Krenari, qė nuk ka tė bėjė aspak me famėn dhe paratė.

    Megjithatė, Reali duket se ka bėrė zgjedhje tė tjera, duke pasur gati njė superofertė pėr 20-vjeēarin e Seviljes, Serxhio Ramos. Nėse do ta blinte kėtė tė fundit, pa dyshim Samueli do tė zbarkonte nė Milano, ku nuk do ta kishte problem tė pėrshtatej, duke parė komunitetin argjentinas nė skuadėr (Zaneti, Solari, Kambiaso, Kruz, Veron e Kili Gonzales). Mjedisi zikaltėr do tė ishte rasti pėr t'u rinisur dhe treguar skeptikėve qė "Muri" ėshtė gjithnjė nė kėmbė dhe mė i blinduar se asnjėherė. Pėrsa i pėrket Figos, besohet se lėvizja e portugezit mund tė mbyllet maksimumi nesėr, me njė kontratė 2-vjeēare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Helgera: Reali duhet tė investojė edhe te spanjollėt

    Ekipi i Realit tė Madridit dallohet pėr cilėsinė e lojtarėve qė ka nė ekip. Por shumica e tyre janė tė huaj. Kjo tregon se klubi ka investuar mė shumė te lojtarėt me kombėsi tjetėr, sesa te lojtarėt vendės. Ivan Helgera e ka komentuar kėtė situatė tė klubit tė tij. "Ėshtė e vėrtetė qė klubi i Realit ka shumė lojtarė tė huaj. Kjo nuk do tė thotė se Spanja nuk nxjerr lojtarė tė zotė, por klubi madrilen ka mbledhur yje tė shteteve tė ndryshme. Jam shumė i lumtur qė jam lojtar i kėtij ekipi, por gjithashtu ėshtė edhe e vėshtirė," - tha ai. Spanjolli ėshtė njė nga tė paktėt lojtar vendės nė ekip dhe mendon se kjo gjė i vė shumė nėn presion lojtarėt spanjollė te Reali. Ai gjendet me ekipin e tij nė SHBA dhe mendon se klubi po arrin shumė sukses nė Amerikė. "Jam shumė i kėnaqur nga mikpritja qė kemi gjetur kėtu. Kjo tregon se lojtarėt e Realit gėzojnė shumė popullaritet nė botė," - tha ai.

    Bashkė me Helgerėn, vetėm katėr ishin spanjollėt nė formacionin e parė qė u pėrball me Ēivasin nė Ēikago. "Unė e pėrmenda dhe mė parė qė nuk ka shumė spanjollė nė formacionin e ekipit. Por tė luash me Realin, fiton kombėtaren e Spanjės. Tė jesh nė 11-shen e parė tė ekipit, do tė thotė se je lojtar me shumė cilėsi. Gjithsesi, mendoj se ekipi duhet tė investojė edhe te lojtarėt vendės. Kjo gjė e rrit edhe mė shumė harmoninė nė grup," - tha spanjolli. Helgera, i cili ka luajtur mė parė si mesfushor, ėshtė pėrdorur si mbrojtės nė sezonin e kaluar. "Unė mund tė luaj edhe mbrojtės. Nuk e kam problem, mjafton qė unė tė luaj me Realin," - pėrfundoi ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Butragenjo: Reali ėshtė gati pėr tė fituar

    Zv.presidenti i Realit tė Madridit, Emilio Butragenjo, ėshtė i kėnaqur nga ekipi i tij. "Reali ėshtė njė ekip me karakter dhe po gėzon njė formė tė mirė. Pasi pashė ndeshjen me Ēivasin, vura re se lojtarėt janė tė motivuar pėr tė fituar nė sezonin e ri," - tha ai. Ekipi spanjoll nuk ka bėrė shumė blerje kėtė sezon, por Butragenjo mendon se dy lojtarėt e rinj janė tė pėrshtatshėm pėr lojėn e ekipit.

    "Pablo Garsia dhe Karlos Diogo janė pėrshtatur menjėherė me lojėn e ekipit. Janė lojtarė me shumė cilėsi dhe do tė japin shumė pėr Realin," - vazhdoi ai. Zv.presidenti madrilen mendon se Reali ėshtė gati pėr tė qenė pretendent nė tė gjitha kompeticionet e sezonit tė ri. "Lojtarėt janė gati pėr tė fituar. Janė tė gjithė profesionistė dhe lojtarė me shumė cilėsi. Ata kanė rėnė dakord me synimet qė ka klubi dhe janė gati pėr tė fituar," - tha ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bekham: Ouen, mos ik nga Reali

    Devid Bekham ka deklaruar se dėshiron qė Oueni tė qėndrojė akoma nė Madrid. Sulmuesi anglez ėshtė shprehur se do tė largohej nga Reali, nėse nuk do tė luante rregullisht, por mesfushori anglez mendon se bashkatdhetari i tij ndihet mirė nė Madrid. "Oueni ėshtė njė lojtar i madh dhe ndihet i lumtur kėtu. Dėshiroj qė tė mos largohet nga Madridi, pasi ėshtė njė sulmues i shkėlqyer dhe njė shok shumė i mirė," - tha Bekhami. Klube si Manēesteri apo Arsenali kanė shfaqur interes pėr lojtarin.


    Santosi rihap bisedimet pėr Robinjon

    Telenovela Robinjo vazhdon. Presidenti i Santosit duket se ka filluar sėrish bisedimet me drejtuesit e Realit, duke qenė se dhe marrėdheniet e klubit me lojtarin po vijnė duke u pėrkeqėsuar. Klubi brazilian kėrkon 27 milionė euro pėr lojtarin (30 milionė dollarė), ndėrsa klubi madrilen ėshtė i gatshėm tė ofrojė deri nė 25 milionė euro.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Morati: Kėmbimi Adriano-Ronaldo, fantazi

    Nga burime pranė presidencės sė Real Madridit thuhej se dje do tė kishte qenė nė program njė takim mes kreut tė "merengesėve", Florentino Perez, dhe atij tė Interit, Masimo Morati. Dy numrat njė tė dy klubeve mendohet se do tė takohen pėr tė konkretizuar njė transferim tė bujshėm: Adriano te Reali, Ronaldo dhe Samueli tek Interi. Por vetė pronari zikaltėr pėrgėnjeshtroi gjithēka. "Unė nė Madrid? S'ma merr mendja se do tė shkoj. Kėmbimi Adriano Ronaldo ėshtė vetėm njė fantazi merkatoje".
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Saki: Reali do t'i arrijė synimet

    Arrigo Saki ka marrė pėrsipėr blerjet e Realit tė Madridit dhe mendon se ekipi do tė arrijė tė fitojė trofe nė sezonin e ri. "Pėrshtypja qė kam, ėshtė shumė e mirė. Klubi ėshtė fantastik, kampionati ėshtė fantastik dhe emri qė ka Reali i Madridit mendoj se ėshtė fantastik. Nė krahasim me Milanin, Reali ėshtė klubi mė i rėndėsishėm dhe mė i famshėm nė botė," - tha ai.

    - Si ėshtė klubi nė kėndvėshtrimin tuaj?
    - Pėr disa gjėra jemi mė tė mirėt nė botė, ndėrsa nė disa tė tjera duhet tė pėrmirėsohemi akoma.

    - Jeni i kėnaqur nė klubin madrilen?
    - Po, kam njė marrėdhėnie tė shkėlqyer me tė gjithė botėn. Pėr mua ėshtė shumė i rėndėsishėm besimi i presidentit.

    - E keni fituar besimin e Florentino Perezit?
    - Kudo qė kam shkuar, kam pasur marrėdhėnie tė mira me presidentėt. Edhe te Reali po ndodh e njėjta gjė.

    - Thuhet se ėshtė e vėshtirė tė punosh me Perezin.
    - Ai ėshtė njė person me shumė personalitet, si gjithė njerėzit me influencė. E mira ėshtė qė ai e njeh autokritikėn. Jam shumė i lumtur qė punoj me njerėz tė tillė.

    - Si ju duket ekipi aktual?
    - Shumė i mirė. Sekreti i skuadrės sonė ėshtė se lojtarėt duhet tė luajnė nė pozicionin e tyre ideal, nė mėnyrė qė tė japin maksimumin nė fushė. Ky vit ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr klubin, duke qenė se Reali nuk ka fituar asgjė nė dy vitet e fundit.

    - Keni besim te lojtarėt?
    - Po, kam shumė besim. Janė lojtarė profesionistė dhe kam vėnė re qė ata i kanė premtuar vetes se duhet tė fitojnė trofe patjetėr kėtė vit. Besimi te lojtarėt ėshtė shumė i rėndėsishėm.

    - Ēfarė mund tė na thoni pėr ēėshtjen "Robinjo"?
    - Ai ėshtė njė lojtar me shumė talent. Ėshtė e vėrtetė qė jemi interesuar pėr tė, por asgjė nuk ka ndodhur deri tani. Tė shohim nė tė ardhmen.

    - Trajneri i ka vėnė njė detyrė tė vėshtirė Zidanes. Si mendoni?
    - Nė fushėn e lojės, Zidane nuk ka asnjė vėshtirėsi. Ai do tė luajė nė pozicionin ideal dhe sė bashku me tė tjerėt do ta ēojė Realin drejt suksesit.

    - Ē'mund tė na thoni pėr protestėn e Gutit?
    - Guti ėshtė njė lojtar shumė i mirė. Ai kėrkon tė luajė. Pozicioni i tij ideal ėshtė pas dy sulmuesve, por aty mund tė luajė Zidane dhe ndonjėherė Raul. Nė sulm janė lojtarė si Ronaldo dhe Ouen. Pėr tė nuk ka shumė vend nė formacion, por klubi ka shumė nevojė pėr ndihmėn e tij. Gjithsesi, ne do ta shikojmė mė me vėmendje situatėn e tij.

    - Do ta rinovoni kontratėn me Kasiljasin dhe Helgerėn?
    - Ne kemi njė ide dhe mendoj se nuk ėshtė problem pėr ta realizuar.
    Arrigo Saki, i mistershėm si gjithmonė, ka deklaruar se Reali ėshtė nė njė formė tė mirė pėr sezonin tjetėr dhe me ndonjė blerje tė re (Robinjo), skuadra do tė kompletohej
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo: Nuk do tė kundėrshtoj nėse mė shesin

    Ronaldo ka komentuar zėrat e merkatos qė e lidhin me disa klube europiane. Madje edhe pėr disa oferta tė Realit, ku pėrfshihej edhe ai. "Unė nuk kam asgjė pėr tė vendosur. Jam njė lojtar i Realit tė Madridit dhe jam shumė mirė dhe i lumtur. Nėse klubi vendos tė mė shesė apo tė mė ndėrrojė, unė nuk do tė kundėrshtoj. Mė pret njė kampionat spektakolar.

    Dua tė arrij maksimumin tim fizik dhe jam shumė i motivuar," - ka thėnė braziliani. Me kėto deklarata, lojtari kėrkon tė fshehė disa synime shumė tė qarta. Disa zėra merkatoje deklaruan se Reali kishte ofruar 50 milionė euro plus Ronaldon, pėr Adrianon e Interit, dhe kjo gjė nuk i erdhi mirė brazilianit. Gjithsesi, presidenti i klubit italian, Masiomo Morati, e pėrgėnjeshtroi njė gjė tė tillė.

    Gjithsesi, ai nuk e ka fshehur asnjėherė qė i pėlqejnė cilėsitė e Ronaldos. Madje edhe vetė Ronaldo do tė kthehej me dėshirė tek Interi. Klubi i vetėm qė ėshtė interesuar zyrtarisht pėr lojtarin, ka qenė Milani. Por ekipi italian nuk ka mė atė interesin e mėparshėm, duke qenė se e ka tė mbipopulluar sulmin, pas ardhjes sė Vierit dhe Xhilardinos. Gjithsesi, merkatoja ėshtė e paparashikueshme. Edhe presidenti Florentino Perez e komentoi ēėshtjen e Ronaldos:

    "Braziliani ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mirė nė botė. Ai hyn nė planet e klubit dhe do tė jetė i rėndėsishėm nė arritjen e synimeve tė Realit." Kjo do tė thotė qė ai i pėrgėnjeshtron zėrat e merkatos pėr momentin. Gjithsesi, Ronaldo do tė pranonte njė largim nga klubi, edhe pse ndihet mirė aty. Nėse presidenti i Realit, Florentino Perez, ka treguar interes pėr disa lojtarė, ai ka thėnė pėr Ronaldon: "Tė jap 50 milionė euro dhe Ronaldon pėr Adrianon? Ronaldon nuk do ta ndėrroja me asgjė nė botė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Futbollistet e Real MADRIDIT arijne ne Kine. Dhe ne kete menyre priten nga kinezet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zizu.............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#7
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 07:05
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •