Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 149
  1. #61
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    CHIVU:REAL M-1:2
    sapo erdha nga stadiumi.loje e bukur e realit dhe fitore 2 :1.golat i bene per
    realin garcia dhe guty ne pjesen e dyte.Ato u aktivizuan ne pjesen e dyte.Ne pjesen e pare qe perfundoi 0:0 te dyja palet paten raste per gola por me teper u luajt ne mesfushe.per Realin u dallua Zidane,dhe vecanerisht Beckham.roberto kcarlos poashtu beri ca goditje fantastike.Ronaldo ishte hija e vetvetes edhe pse une e adhuroj shume.owen poashtu sberi ndonje gje te madhe.pjesen e dyte e aktivizoi dhe raul guty,garcia etj.Sidoqofte edhe chivu ishin ekip i pelqyeshem edhe pse luanin si ne shtepine e tyre(plot me meksikane stadiumi).
    sidoqofte ndeshje e pelqyeshme.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #62
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    ne fakt loja ka mbaru 3 me 1.sekondat e fundit te shteses pas 4 minutave shtese eshte bere dhe nje gol nga reali.Une ne fakt dola 2 minuta para kohe qe mos behet shume rremuje nga parkingu.po nejse edhe pse loje miqesore perseri reali i kishte mare te gjith futbollistet qe ka ne dispozicion.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #63
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja nje foto nga ndeshja....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    1.- Chivas Guadalajara: Sįnchez; Medina (Pérez, min.78), Reynoso, Garcķa, Ramķrez; Morales (Parra, min.68), Sol, Alfaro (Magallón, min.71), Vela (Balboa, min.19); Palencia (Rivera, min.81) dhe Bautista.


    3.- Real Madrid: Casillas; Salgado (Diogo, min.63), Helguera (Mejķa, min.75), Pavón, Roberto Carlos (Raśl Bravo, min.68); Gravesen, Pablo Garcķa (Guti, min.46), Zidane (Figo, min.46), Beckham; Owen (Soldado, min.77) dhe Ronaldo (Raśl, min.55).

    Golat: 0-1, min.72: Palencia. 1-1, min.79: Mejķa. 2-1, min.89: Guti. 3-1, min.94+: Soldado.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Adriano: Real, do tė mbetem zikaltėr!


    Edhe pse zėrat e vazhdueshėm tė merkatos thonė se ai ndodhet nė "shėnjestrėn" e Real Madridit, Adriano thekson se e ardhmja e tij do tė jetė vetėm nė Milano. "Tė bėhet qejfi kur mėson se puna jote ēmohet nga njė prej klubeve mė prestigjioze nė botė, - ka deklaruar golashėnuesi, ‑ por tė them tė drejtėn, do tė mendohesha gjerė e gjatė pėrpara se tė largohesha nga Milano. Morati mė ka shumė pėr zemėr dhe nuk mendoj se do t'i prishet mendja lehtė, duke vendosur tė mė shesė". Pesėdhjetė milionė euro plus Ronaldon.

    Kjo ėshtė oferta e fundit qė, sipas thashethemeve tė merkatos, "merengesėt" do t'ia kishin parashtruar klubit tė Rrugės "Durini" pėr tė sjellė nė Madrid asin brazilian. "Mė ka thėnė njė mik, ‑ ka qenė komenti i futbollistit, ‑ dhe mė pas e dėgjova edhe nė mediat italiane. Ndihem nė tė njėjtėn kohė i kėnaqur dhe i befasuar. Interesimi i skuadrave mė tė forta nė botė nuk ka si mos tė ma bėjė qejfin, por pėr momentin dėshira ime ėshtė tė qėndroj tek Interi dhe klubi dėshiron gjithashtu qė unė tė qėndroj."

    "Tek Interi po kompletohet njė projekt i madh pėr tė fituar kampionatin," - ka shtuar Adrianon, i cili u shpreh se pas largimit tė Vierit, mbi supet e tij do tė bjerė edhe mė tepėr pėrgjegjėsi: "Bobo ishte njė lojtar i rėndėsishėm, i cili mbartte mbi vete pėrgjegjėsitė nė momentet vendimtare, por pėr fat tė keq nuk arritėm tė fitonim. Tani detyra qė la ai tek Interi, mė takon mua dhe shpresoj qė ta kryej sa mė mirė tė jetė e mundur." Aktualisht, ylli brazilian i Interit ndodhet me pushime nė Rio de Zhaneiro, pranė familjes sė tij. Ai pritet t'i bashkohet grupit zikaltėr, qė po stėrvitet nė Riskone di Bruniko, mė 20 gusht.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #66
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bekham: Erdhi koha pėr tė fituar

    Devid Bekham mendon se ka ardhur koha qė tė fitojė diēka me Realin e Madridit. Mesfushori kėrkon qė tė arrijė sa mė shumė suksese me klubin e tij, siē ka arritur edhe me Manēesterin. "Ne do tė luftojmė shumė pėr tė fituar njė trofe tė rėndėsishėm kėtė sezon. Kemi dy vite qė nuk kemi fituar gjė dhe ky sezon ėshtė tepėr i rėndėsishėm, - tha anglezi. -

    "Njė klub i fuqishėm si Reali e meriton tė fitojė dhe ne do t'i arrijmė synimet tona." Kur Bekhami u pyet se kush ėshtė mė e rėndėsishme, fitorja e Ligės sė Kampioneve apo e kampionatit, ai u pėrgjigj: "Tė gjitha kompeticionet janė tė rėndėsishme dhe ne do tė luftojmė pėr tė fituar te secili prej tyre." Kapiteni i kombėtares angleze komentoi edhe dy blerjet e reja qė janė bėrė nga klubi madrilen, Pablo Garsia dhe Karlos Diogo. "Janė qė tė dy lojtarė shumė tė mirė. Do t'i nevojiten shumė klubit dhe do tė tregojnė qė vlejnė shumė," - tha ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Liverpuli qėndron nė pritje tė Figos

    Liverpuli shpreson tė sigurojė shėrbimet e mesfushorit tė Realit tė Madridit, Luis Figos, brenda 48 orėve tė ardhshme. Edhe pse Figo ka udhėtuar me ekipin e Realit pėr nė turneun e SHBA-sė, ai pritet tė rikthehet nė Europė gjatė kėsaj fundjave, pėr tė vendosur mbi tė ardhmen e tij. Gjatė javės sė kaluar, Liverpuli arriti njė marrėveshje prej 2 milionė stėrlinash me klubin e Realit, por tashmė ēdo gjė varet nga Figo, i cili duhet tė zgjedhė midis klubit anglez dhe Interit tė Milanos.

    Sipas mediave spanjolle, gruaja e Figos ka shprehur dėshirėn pėr tė kaluar nė Itali, por drejtuesit e Liverpulit janė optimistė, pasi 32-vjeēari ka shprehur disa herė dėshirėn e tij pėr tė luajtur nė "Anfield Road". Trajneri Rafel Benitez shpreson qė Figo, Krouē dhe Gabriel Milito tė bashkohen me ekipin e Liverpulit, para seancės stėrvitore qė do tė zhvillohet nė Zvicėr. Gjithshtu, trajneri spanjoll ka bėrė tė ditur se Antonio Nunjez dhe sulmuesi Milan Barosh janė pranė largimit nga ekipi kampion i Europės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Owen: Dua tė rikthehem nė shtėpi

    Majkėll Ouenit i ka sosur durimi te Reali i Madridit dhe ėshtė i gatshėm tė rikthehet nė Angli. Sulmuesi 25-vjeēar ėshtė lodhur duke zėvendėsuar brazilianin Ronaldo gjatė sezonit tė kaluar dhe me Realin nė kėrkim tė njė sulmuesi tė ri, mundėsitė e tij pėr tė luajtur si titullar janė kufizuar shumė. Njukasėlli dhe Blekbėrni kanė bėrė gati ofertat e tyre pėr sulmuesin e kombėtares sė Anglisė, por Oueni deklaroi se do tė ishte i interesuar tė luante vetėm nė "Anfield Road" ose nė "Old Traford". "Nuk ndihem i shqetėsuar pėr faktin qė Reali ka ndėr mend tė blejė njė sulmues tė ri. Megjithatė, nėse nuk luaj, nuk mund tė jem i lumtur.

    Nė Angli nuk kam pasur asnjėherė probleme tė tilla," - deklaroi Oueni. Gjatė ditės sė djeshme, drejtuesit e Liverpulit u shprehėn tė interesuar pėr marrjen e Ouenit nė formė huaje nga ekipi i Realit tė Madridit, por trajneri Benitez preferon mė shumė sulmuesin e Sauthemptonit, Piter Krouē. Reali preferon ta shesė sulmuesin pėr 18 milionė stėrlina. Liverpuli nuk ėshtė i gatshėm tė paguajė njė shumė tė tillė, duke i lėnė shpresat e Ouenit pėr t'u rikthyer nė Angli, nė dorė tė drejtuesve tė Manēester Junajtidit, tė cilėt janė shprehur tė interesuar pėr sulmuesin 25-vjeēar. Manēesteri mund tė bėhet ekipi i ardhshėm i Majkėll Ouenit, pas refuzimit tė Bajernit pėr tė shitur mesfushorin Mikael Balak.

    Nėse Reali do ta ulte ēmimin pėr sulmuesin anglez, Fergusoni do tė ishte i gatshėm ta sillte menjėherė Ouenin nė "Old Traford". Nga ana tjetėr, Reali do tė ishte i gatshėm tė shkėmbente Ouenin me sulmuesin holandez, Rud Van Nistėlroin, plus njė shume parash. Nė javėt e ardhshme pritet tė vendoset pėrfundimisht e ardhmja e sulmuesit tė kombėtares sė Anglisė. Oueni pritet tė takojė personalisht presidenin Florentino Perez, gjatė turneut tė SHBA-sė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #69
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luksemburgo: Zidane do tė ketė rolin mė tė rėndėsishėm

    Vanderlei Luksemburgo ka komentuar gjendjen e ekipit dhe taktikat e reja qė do tė pėrdoren nė sezonin e ri, pas ndeshjes qė Reali i Madridit bėri me Ēivasin. Ekipi madrilen fitoi me rezultatin 3-1 dhe tregoi njė gjendje shumė tė mirė. Gjithashtu, Luksemburgo u shpreh se Zidane do tė luajė pas sulmuesve dhe do tė jetė pika kyēe e skuadrės.

    "Ekipi bėri njė lojė tė mirė kundėr Ēivasit. Ekipi kundėrshtar ishte mė mirė fizikisht, por ne treguam se jemi shumė profesionistė dhe i zbatuam taktikat me pėrpikmėri. Zidane do tė luajė pas sulmuesve dhe ai rol i pėrshtatet shmė," - tha trajneri. Luksemburgo vendosi nė mesfushė Mekamin, Pablo Garsian dhe Gravesenin, ndėrsa pėrpara tyre ishte Zidane. Lojtarėt e sapoardhur bėnė ndeshjen e tyre tė parė mė bluzėn e Realit dhe u paraqitėn mjaft mirė.

    "Nė pjesėn e dytė, lojtarėt luajtėn mė lirshėm nė fushė dhe treguan njė shpirt tė lartė gare. Mė pėlqen qė lojtarėt kanė njė harmoni midis tyre dhe qė e kėrkojnė suksesin nė fushė. Lojtarėt e rinj janė tė talentuar dhe do ta ndihmojnė shumė ekipin. Ata janė pėrshtatur menjėherė me lojtarėt dhe me lojėn e ekipit. Pablo Garsia ėshtė njė lojtar me shumė cilėsi," - tha trajneri brazilian. Ai komentoi gjithashtu edhe rolin e Zidanes nė ekip.

    "Tė gjithė i njohin cilėsitė e Zidanes. Ai do tė luajė pas sulmuesve dhe do tė bėjė lidhjen e sulmit me mesfushėn. Mesfushorėt e tjerė janė pak tė tėrhequr dhe francezi ėshtė i avancuar. Ai do tė ketė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ekip, por jam i sigurt se do t'ia dalė shumė mirė." Francezi, nė sezonin e kaluar, ėshtė pėrdorur si njė "xhol" nga trajneri brazilian, pasi ka luajtur nė tė gjitha pozicionet e mesfushės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #70
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tė "mėdhenjtė" fillojnė Turin e Botės

    Reali i Madridit ka tashmė 2 ditė qė ėshtė nisur pėr tė zhvilluar Turin e Botės 2005. Do tė qėndrojė nė udhėtim pėr 16 ditė, ku do tė ndalojė nė 5 vende. Janė pėr t'u zhvilluar mė shumė se 35 mijė kilometra, pėr tė zbuluar katėr cepat e botės. Gjithēka ka filluar si njė turne kėngėtari, i cili paraqet kėngėt e tij, apo si turneu i ndonjė aktori qė promovon filmin e tij tė ri nėpėr kinema tė ndryshme tė botės. Kėshtu, Devid Bekham, si Tom Kruiz, ka filluar me reklamat e tij, duke treguar modelin e ri tė fanellave.

    Filmi i parė, i cili flet pėr skuadrėn e Realit, ka kushtuar 6 milionė euro dhe do tė shfaqet nė tė njėjtėn kohė me botėrorin, mė 25 gusht. Gjithsesi, ai ėshtė prezantuar nė fillim nė Festivalin e Kanės dhe mė pas nė "Santiago Bernabeu". Regjisori Borja Manso ka bashkuar 5 histori qė tregojnė qartė pasionin e Zidanit dhe tė shokėve tė tij tė skuadrės. Pėr tė pasur mundėsi publikimi sa mė tė madh, ky regjisor ka marrė disa aktorė nga disa vende tė ndryshme, duke filluar nga Spanja dhe duke vazhduar me Japoninė apo Senegalin.
    Tė njėjtėn logjikė pragsezoni, me sa duket, po ndjek edhe formacioni i Luksemburgos, ka zhvilluar 2 ndeshje nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė pas do tė kalojė nė Pekin pėr tė ngritur disi ritmin e merkatos nė Kinė, pėr tė vazhduar me Tokion dhe Tailandėn.

    Tė gjitha kėto ndeshje qė zhvillohen, janė tė paguara. Nuk flitet pėr shifra zyrtare, po,r sipas zėrave, thuhet se njė takim kushton 2 milionė euro. Pėr kėtė skuadėr nuk ka mbetur askush nė shtėpi, janė nisur tė gjithė. Nėse arrihet marrėveshja, do tė jetė i pranishėm edhe braziliani Robinjo. Butragenjo ka bėrė tė ditur se prania e kėtij lojtari ishte parashikuar pėr tė bėrė njė bum, ashtu si Devid Bekham pėrpara 2 vjetėsh.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#7
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 07:05
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •