Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 149
  1. #121
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi brazilian synon qė tė shėnojė sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė rikthehet fuqishėm nė arenėn ndėrkombėtare

    Ronaldo kėrkon qė tė rikthehet sėrish nė formėn e tij mė mirė kėtė sezon, duke synuar 35 golat. Pas njė sezoni jo shumė tė mirė vitin e kaluar, ai kėrkon tė konfirmohet pėrsėri si golshėnuesi mė i mirė. Me afrimin e botėrorit ai duket shumė i frymėzuar pėr tė shėnuar.

    - Si ndiheni pas fazės pėrgatitore?
    - Jam nė njė formė tė mirė. Jemi stėrvitur shumė dhe mendoj, se jam gati pėr sezonin e ri.

    - Numri i brazilianėve te Reali ėshtė shtuar. Ēfarė mund tė thoni?
    - Brazilianėt janė lojtarė me teknikė dhe bėjnė lojė tė shpejtė. Mund tė them, qė edhe Reali do tė bėjė lojė spektakolare nė sezonin e ri. Kemi bėrė njė ekip shumė tė fortė.

    - Me ardhjen e Luksemburgos ju e ulėt pak ritmin nė shėnimin e golave?
    - Luksemburgo ėshtė njė trajner shumė i mirė. Kam kohė qė e njoh, pasi kam punuar me tė nė kombėtare. E pata pak tė vėshtirė nė fillim, se ndryshoi shumė mėnyra e stėrvitjes. E rėndėsishmja ėshtė qė kam fituar besimin e tij.

    - Ėshtė vėnė re qė nė stėrvitje ju nuk jeni i shpejtė sa shokėt e tjerė?
    - Ėshtė e vėrtetė. Shpejtėsia nuk ėshtė karakteristikė e imja si lojtar. Kur vrapojmė 1000 ose 2000 metra unė ngelem pas, gjithsesi
    fizikisht jam shumė nė formė.

    - Si e komentoni ardhjen e Robinjos nė ekip?
    - Ai ėshtė njė lojtar shumė i mirė. Ka njė tė ardhme tepėr tė madhe. Pastaj ėshtė edhe njė njeri tepėr gazmor dhe do tė pėrshtatet menjėherė me grupin e Realit.

    - Shumė specialistė mendojnė se sulmi i Realit do tė jetė Robinjo-Ronaldo.
    - Formacionin e ekipit e vendos trajneri. Nė ekip ka shumė lojtarė tė talentuar, por lufta pėr njė vend nė formacion ėshtė e madhe.

    - Baptista ka deklaruar qė Ronaldo ėshtė mė i mirė se Eto. Ēfarė mund tė thoni?
    - Mua nuk mė pėlqejnė aspak krahasimet. Dua tė theksoj qė ka njė ndryshim midis sulmuesit spektakolar dhe njė golashėnuesi. Nė sezonin e ri dua tė shėnoj sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė ndihmoj ekipin dhe tė jem sulmuesi mė i mirė nė Botė.

    - Ēfarė shifre synoni pėr sezonin e ri?
    - Dua tė theksoj qė nuk ėshtė e thjeshtė qė tė shėnosh. Synoj tė arrij shifrėn e 35 golave. Jam shumė i motivuar pėr ta arritur kėtė synim. Me pak punė dhe me besimin e trajnerit, jam i sigurt qė bėhet mė i lehtė.
    - Kėtė vit Reali duket se ėshtė njė klub mė i ekuilibruar dhe me mė shumė lojtarė.

    - Reali ka shumė lojtarė, tė cilėt janė shumė tė mirė dhe do tė ndihmojnė, pasi sezoni ėshtė shumė i gjatė. Nė ekip janė mė shumė se 25 lojtarė, tė cilėt vijnė nga shumė shtete.
    - Ēfarė synimesh ka klubi?
    - Synojmė Ligėn e Kampioneve dhe kampionatin. Mė shumė jemi pėrqėndruar te kampionati, por do tė japim maksimumin nė ēdo kompeticion qė do tė marrim pjesė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #122
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Guti: Nuk do tė largohem asnjėherė nga Reali

    Hoze Maria Gutierrez "Guti" ka deklaruar, qė qėndrimi i tij te Reali ka qėnė zgjedhja mė e mirė. Ai ka edhe tre vite tė tjerė nė kontratė dhe mendon qė tė qėndrojė sa mė shumė te klubi madrilen. "Kėtė verė pata mundėsinė e fundit pėr t'u larguar nga ekipi dhe mendoj se tani nuk kam pėr tė ikur herė tjetėr. Bėra zgjedhjen mė tė mirė qė qėndrova", - tha spanjolli. Me ardhjen e disa lojtarėve cilėsorė, Guti ka deklaruar qė njė vend nė formacion ka pėr tė qėnė shumė i ēmuar.

    "Kėtė vit ka pėr tė qėnė shumė e vėshtirė pėr tė luajtur. Nė vitet e kaluara nuk kam luajtur rregullisht, se ka pasur shumė lojtarė, por kėtė vit ka edhe mė shumė. Gjithsesi do tė luftoj shumė. Kampionati ėshtė i gjatė. "Spanjolli ka deklaruar qė bashkė me Realin ėshtė shumė ambicioz pėr sezonin e ri. "Kemi formuar njė skuadėr shumė tė fortė dhe do tė kėrkojmė fitoren nė ēdo kompeticion qė do tė marrim pjesė", - pėrfundoi ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #123
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Udgejt, "galaktiku" qė po humbet

    Mbrojtėsi i Realit tė Madridit, Xhonatan Udgejt, ėshtė shumė afėr rikthimit nė fushė me Realin, pas njė mungese 16-mujore pėr shkak tė njė dėmtmimi. Ai do tė fillojė tė luajė me djemtė 14-vjeēarė tė ekipit, sipas trajnerit Vanderlei Luksemburgo. Udgejt ishte pjesė e ekipit nė turin pėrgatitor nė Austri por ai akoma nuk ka arritur tė jetė nė maksimumin e formės sė tij, kėshtu qė anglezi nuk do tė rikthehet menjėherė nė fushė mė Realin. "Udgejt do tė fillojė tė luajė me 14-vjeēarėt, tė cilėt janė mė tė dobėt dhe jo tė vėshtirė", - tha trajneri brazilian i Realit, pėrpara ndeshjes pėrkujtimore tė Realit, nė nder tė Ferenc Pushkashit nė Budapest. "Mė pas ai do tė fillojė tė luajė me 16-17 vjeēarėt dhe sipas ecurisė sė formės sė tij fizike do tė shkojė me rezervat e klubit, nė divizionin e dytė. Ai duhet tė fitojė besimin nė vete pak nga pak dhe tė harrojė dėmtimin e gjatė qė kaloi.

    Ai nuk ka luajtur pėr 14-15 muaj dhe kjo ėshtė njė periudhė shumė e madhe qė tė rikthehesh nė fushė, menjėherė sa kalon dėmtimin. " Luksemburgo, po mendon qė ta kthejė sa mė fuqishėm nė fushė anglezin dhe po mundohet ta ndihmojė atė sa mė shumė. "Me vetėm dy javė stėrvitje tė plotė me ekipin e parė, ai nuk mund ta bėjė mė tė shpejtė rikthimin nė fushė. Ai po punon shumė me lojtarėt e ekipit, por duhet tė punojė edhe nė disa aspekte tė tjera qė ka ngelur pas, nė krahasim me shokėt e tij." Udgejt pati njė probelm me muskujt e kėmbės gjatė ndeshjes sė Njukastėllit me Ēelsin nė prill 2004, nė kohėn kur ishte akoma lojtar i klubit anglez dhe qė atėherė nuk ka luajtur asnjė ndeshje.

    Ai u transferua te Reali nė gusht 2004 pėr njė shifėr prej 20 milionė eurosh (24.95 milionė dollarė), por pėsoi disa dėmtime tė tjera, tė cilėt nuk e lejuan atė qė tė luante nė muajin tetor, kur dhe ishte parashikuar. "Nuk mund ta llogarisėsh se kur Udgejt do tė luajė nė fushė nė maksimumin e formės sė tij", - tha Luksemburgo. - "Unė nuk mund tė parashikoj dot, por do tė kem shumė besim qė ai tė rikthehet sa mė shpejt. Ne do t'i japim atij mundėsinė qė tė luaj akoma me ne dhe kur tė jetė gati pėr tė luajtur, do tė jetė i lirė pėr tė luftuar pėr njė vend nė formacion. "Por Luksemburgo ka deklaruar, se nėse mbrojtėsi 25-vjeēar nuk arrin tė kthehet tė luajė me Realin, ai do tė vėjė nė dyshim mundėsinė qė lojtari tė vazhdojė tė jetė njė lojtar i klubit tė Florentino Perezit.

    Zėvendės presidenti i klubit madrilen, Emilio Butragenjo, shpreson qė paratė e shpenzuara pėr anglezin mos tė dalin tė hedhura kot dhe deklaroi se Udgejt do tė jetė njė lojtar kyē i mbrojtjes sė Realit tė Madridit kėtė sezon. "Udgejt ka pėr t'i surprizuar qė tė gjithė me lojėn qė do tė zhvillojė, kur tė rikthehet nė fushė, pasi ai do tė jetė njė nga pikat mė tė forta tė ekipit. Ai ėshtė njė lojtar shumė i talentuar dhe i ka kushtuar shumė klubit madrilen. Jam i sigurt qė ai do t'i justifikojė paratė e shpenzuara pėr tė", - tha Butragenjo. Mesa duket Udgejt ka qėnė njė nga blerjet mė tė dėshtuara tė klubit madrilen, jo pėr talentin e lojtarit, por pėr problemet fizike tė tij. Duke qėnė se fjalėt e trajnerit Luksemburgo janė mė realiste, mund tė themi qė rikthimi i tij nė fushė mund tė bėhet shumė kohė mė pas, ose nuk do tė luajė asnjėherė me klubin "galaktik"...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #124
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E perditshmja spanjolle MARCA e cila eshte shume e afert me klubin madrilen

    Ky eshte numri i sotshem
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #125
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ekipi madrilen ka mundur Hungarinė me rezultatin 3-1 nė njė ndeshje pėr nder tė Pushkashit, por a do tė vazhdojė kėshtu...?

    Luksemburgo: Ky ėshtė Reali im

    Reali i Madridit pati njė ndeshje tė bukur miqėsore ndaj Hungarisė, nė Budapest, e cila zhvillohej nė nder tė Ferenc Pushkashit. Yjet madrilenė luajtėn mirė dhe arritėn tė fitonin me rezultatin 3-1, me gola tė Zidane me penallti, Ronaldos dhe Ouenit. Ronaldo u pa shumė pak duke kapur topin gjatė ndeshjes, por sa herė qė e kapi topin, krijoi aksione shumė tė rėndėsishme. Ishte protagonist nė penallti dhe shėnuesi i golit tė dytė tė ndeshjes. Ai po tregon se ėshtė lojtar tepėr rezultativ, por jo tepėr i gjallė nė fushėn e lojės.

    Gjithsesi braziliani mendon se me karakteristikat e tij ėshtė i aftė tė shėnojė 35 gola nė sezonin e ri, shifėr tė cilėn ka dy sezone qė nuk e arrin. Gjatė lojės binte nė sy klasi i Zidanit, i cili me lojėn e tij e mbulon moshėn qė ka. Pėrveē topave tė bukur qė dha, francezi shėnoi edhe njė gol me penallti. Ouen u fut nė lojė nga mesi i pjesės sė dytė, por ai ėshtė mėsuar qė tė shėnojė edhe kur ka pak kohė nė dispozicion.

    Anglezi ishte vėrtet i papėrmbajtshėm nga mbrojtėsit kundėrshtarė. Siē tregoi sezonin e kaluar, edhe nė ndeshjen e djeshme ai la tė kuptonte qė ėshtė njė lojtar goli. Ēdo top qė shkonte te kėmbėt e tij, krijonte njė rast tė mirė pėr Realin, madje arriti tė shėnojė edhe golin e tretė pėr madrilenėt. Gjithashtu edhe Baptista bėri njė lojė tė mirė. Edhe pse nuk arriti tė shėnonte, ai tregoi se ėshtė njė lojtar me shumė klas. Reali ėshtė njė klub qė pėrforcohet vetėm me "galaktikė", edhe pse nė dy sezonet e fundit nuk kanė fituar gjė. Pas ndeshjes edhe trajneri Vanderlei Luksemburgo ishte i kėnaqur nga lojtarėt e tij. Ai vuri njė rėndėsi tė veēantė punės sė bėrė nė fazėn pėrgatitore tė zhvilluar nė Austri. "Ekipi ishte shumė i fortė dhe lojtarėt treguan se janė shumė mirė fizikisht.

    Nė Austri ne bėmė njė punė shumė tė mirė dhe po shoh qė ka rezultuar mė e suksesshme nga ē'e prisja", - tha trajneri brazilian. Ai gjithashtu deklaroi qė ėshtė tepėr i kėnaqur, qė ekipi i Realit tė Madrdit nderoi me njė ndeshje miqėsore emrin e Ferenc Pushkashit. "Pushkash ėshtė njė legjendė e futbollit. Ėshtė njė detyrė pėr ēdo sportist ta nderojė atė, pasi ka dhėnė shumė pėr futbollin. Pėr sa i pėrket ekipit kundėrshtar, nuk mė pėlqen tė komentoj forcėn e tij, pasi secili e sheh veten nė fushėn e lojės", - tha ai. Gjithsesi trajneri brazilian ka tė drejtė tė komentojė lojtarėt e tij dhe sidomos ata qė priten tė jenė protagonistė nė sezonin e ri.

    "Mendoj se Baptista luajti mirė, por e kam parė tė luajė edhe mė mirė. Ėshtė njė lojtar me shumė talent dhe fuqi. Ndėrsa sa pėr Ronaldon mund tė them qė roli i tij ėshtė qė tė shėnojė. Mendoj se ėshtė mė i miri nė Botė, pasi ėshtė njė lojtar tepėr rezultativ. Kurse Zidanin e njihni tė gjithė. Ka njė klas tė jashtzakonshėm dhe e bėn detyrėn e tij me pėrsosmėri. Ndėrsa penalltinė e gjuajti ai, pasi e zgjodhėn lojtarėt me njeri-tjetrin. Nuk ėshtė caktuar ndonjė lojtar i veēantė qė t'i gjuajė vetėm ai penalltitė. Ndėrsa Ouen ėshtė njė lojtar tepėr i rėndėsishėm. Gjithmonė i ka mjaftuar pak kohė pėr tė shėnuar. Unė jam trajneri i Realit dhe e cilėsoj anglezin si njė lojtar tepėr tė rėndėsishėm pėr ekipin", - pėrfundoi ai. Secili lojtar te Reali i Madridit ka shumė talent, por a ėshtė i aftė gjithė ekipi tė fitojė sa mė shumė trofe nė sezonin e ri?
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #126
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ndersa nje sondazh interesant eshte publikaur nga e perditshmja spanjolle Marce se cili lojtare duhet te leshon vendin per Robinjon: Ronaldo, Raśl, Baptista, Zidane, Beckham ...dhe afro 34 000 tifoz votuan dhe perqindjet shihni ne ballinen e gazetes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #127
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Davius a ka dal ndonje sondazh i madh ne Spanje se kush do ta fitoj kampionatin Spanjol 2005-2006 Barcelona, Real Madrid, ose ndonje tjeter?
    Mesa duket do jet interesante ket vit se kush do ta mari...

  8. #128
    Aop Tek #shqiperia Maska e InF-SpOrtS
    Anėtarėsuar
    15-08-2004
    Vendndodhja
    Tiran
    Postime
    49
    Davius mendoj se sachi me blerjen e Robinjos edhe te H.Batistia ka bere nje pune shum te mire edhe mendoj se ka permisa per mire.Edhe mendoj se sachi ka per ta cuar Realin ne pikat me te larta qe Reali ka me shum se 50 vjet qe nuk i ka arit. Mendoj sachi do sjell kohen e puskas edhe mos them se do sjell me shum trofej se te gjithe menaxheret e tjer Flm kaq kisha une ja kalofsh mire. Gjithmon Madrilen me zemer edhe me shpirt Madrilen
    SpOrTsMaN

  9. #129
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Niko nuk ka ndonje sondazh konkret por te them dicka sa vizitoj une faqet spanjolle qe jane neutrale dmth nuk jane ne pronesi te tifozeve Realit apo Barces, ne te gjitha avancon Barcelona me me shume vota.

    Por Edi, (Inter forever) ka thene se sondazhet jane dy speca dhe nje patate LoL dmth nuk duhet t'ju besohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #130
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Robinjo rrėfehet: Ronaldo, mėsuesi im

    Sulmuesi brazilian, Robinjo, ka ardhur nė Europė pėr herė tė parafundit pėrpara se mė 26 gusht tė kalojė pėrfundimisht te Reali i Madridit. Braziliani 20-vjeēar do tė luajė nė miqėsoren ndaj Kroacisė, do tė rikthehet nė Brazil dhe pas njė jave do tė prezantohet nė "Santiago Bernabeu". Ja cila ka qenė intervista e tij nga aeroporti i Frankfurtit, ku ėshtė takuar me pjesėn tjetėr tė "Selesaos":

    - Robinjo, si ndiheni kur vini nė Europė, kontinenti ku do tė jetoni tė paktėn pėr pesė vitet e ardhshme?
    - Kėtu ka shumė gjėra ndryshe nga Brazili, por kjo ėshtė normale sepse dhe distanca ėshtė e madhe. Kam udhėtuar pėr tetė orė tė tėra me avion dhe jam i dėrrmuar. Pėr mė shumė qė vij direkt nga ndeshja ndaj Botafagos.

    - Nė "Selesao" ke takuar shokėt me tė cilėt fituat Kupėn e Konfederatave njė muaj mė parė...
    - Po, jemi njė grup i fortė, por mbi tė gjitha shumė i bashkuar. Jemi tė gjithė miq edhe jashtė fushės sė futbollit. Pres me padurim tė takohem me Roberto Karlosin dhe Ronaldon. Dua tė marr prej tyre leksionet e para, pasi do tė jenė ata mėsuesit e mi nė futbollin europian. Dua tė flas edhe me Baptistėn, sepse jam kurioz pėr ditėt e tij tė para me Realin.

    - Si e ka pritur Parreira kalimin tuaj te Reali?
    - Asgjė, pasi nuk mendoj se largimi im nga Santosi do tė ndikojė negativisht nė aventurėn time nė kombėtare. Pėrkundrazi, mendoj se aktivizimi me Realin do tė mė ndihmojė pėr tė fituar njė vend nė "Selesao". Me Parrierėn kam marrėdhėnie tė shkėlqyera dhe mė vjen mirė qė deri nė kėtė pikė tė karrierės kam punuar me njerėz tė drejtė.

    - Ronaldo ka premtuar 35 gola me fanellėn e Realit nė sezonin e ardhshėm. Ju ēfarė shifre do tė dėshironit tė arrinit nė vitin e parė me Realin?
    - Nuk mund tė pėrcaktoj njė shifėr tė saktė. Ronaldo ėshtė njė "fenomen" dhe mund tė arrijė nivele tė tilla, ndėrsa unė jo. Synoj vetėm tė pėrshtatem si duhet me skuadrėn dhe idetė e trajnerit Luksemburgo. Jam i qetė, sepse Lukse mė njeh mirė dhe e di mirė si dhe ku mund tė luaj.

    - Njė kuriozitet. Sa herė festoni golat, pozoni me dy gishta para fotografėve. Pėrse?
    - Kam dėgjuar qė kanė thėnė se e bėj diēka tė tillė pėr tė dashurėn time Viktoria. Por e vėrteta ėshtė qė bėj shkronjėn "V", si "victory" (fitore.)

    - Nė fund, na tregoni diēka pėr objektivat tuaja nė sezonin e parė nė Spanjė.
    - Dua ta njoh mirė kėtė futboll dhe t'i bind njerėzit se Robinjo e meriton fanellėn e Realit. Njė titull do tė mė ndihmonte shumė pėr kėtė
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#7
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 07:05
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •