Inter: Morati nė Madrid pėr Ronaldon
Ditėn e sotme, padroni i Interit, Masimo Morati, do tė fluturojė drejt Madridit pėr tė takuar presidentin e Realit tė Madridit, Florentino Perez. Sipas asaj qė deklarojnė burime madrilene, nė tavolinė do tė jetė njė operacion i hatashėm merkatoje: Morati do tė kėrkojė tė sjellė Ronaldon dhe Samuelin nė Milano dhe si shkėmbim Adriano do tė shkojė te merenguesit. Nė kėtė tratativė mund tė hyjė edhe shkėmbimi kokė mė kokė i Edgar Davidsit dhe Luis Figos.
E pabesueshme? Mbase. Ose mbase njė manovėr (e disata) shqetėsimi qė vjen nga Spanja pėr tė detyruar Masimo Moratin pėr tė lėshuar pe mbi ēėshtjen "Adriano", lojtar pėr tė cilin puna nga ana e madrilenėve ka disa muaj qė vazhdon. Fakti ėshtė se udhėtimi nė Spanjė i padronit zikaltėr bėhet i ditur nga burime pranė presidencės sė Realit, diēka mė shumė sesa njė takim pėr tė zgjidhur ēėshtjet e Samuelit dhe tė Figos.
Skuadra e Luksemburgos ėshtė aktualisht nė turne, por Florentino Perez ka qėndruar nė kryeqytet.
Dėshira e Ronaldos pėr t'u rikthyer nė Milano tashmė ėshtė fare e qartė. Tė shumta sinjalizimet nė kėtė sens dhe deklaratat e Solarit nė ditėt e mėparshme ("Roni mė ka rrėfyer se ėndėrron tė rikthehet") kanė qenė vetėm qershia mbi tortė. Ky operacion parashikon lėshimin e Ronit dhe tė Samuelit nė kėmbim tė Perandorit. Mund tė ketė edhe ndonjė grusht parash nė favor tė Interit. Por pazari mund tė shtrihet edhe mė tej, duke bėrė tė mundur njė tjetėr shkėmbim, ose e thėnė mė hapur ai mes Luis Figos dhe Edgar Davidsit, tė dy lojtarė qė mezi presin tė ndryshojnė ambient.
Sigurisht, rikthimi i Fenomenit te Interi mund tė sjellė edhe probleme tė shumta, sidomos nga kėndvėshtrimi interist: shumė tifozė nuk e kanė harruar kurrė tradhėtinė e tre viteve mė parė dhe do ta prisnin me dhėmbė tė shtrėnguar kėtė rikthim. Pastaj Adriano ėshtė pėr momentin qėndėrsulmuesi mė i fortė i botės dhe ėshtė mė i ri sesa Roni. Epo atėherė? Atėherė Interi mund tė luajė gjithēka tek e tashmja pėr tė fituar menjėherė: operacioni, i parė nė planin afatgjatė ėshtė i pavlefshėm, nė atė afatshkurtėr mund tė mos jetė i pavlefshėm, me njė Roni qė ėshtė ende nė gjėndje pėr tė bėrė diferencėn dhe njė Samuel pėr tė vėnė nė vijė mbrojtjen. Fantazi futbolli? Mbase...
Krijoni Kontakt