Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 149
  1. #51
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Figure....ketij postimit me lart piji lengun , se eshte i vjeter....

    Viera e bleu Juventus ...eshte zyrtare....

    Vete fakti qe ju dogji Juve ne kette blerje eshte turp... Ka Juve me shume leke sesa Real ????

    Nuk po ben krahasime njeri , por po them qe po lini nam ne merkato....

    Me kete muhabetin e QASHTUS ju ka infektuar Brari te gjitheve...me origjinal figureeeee....hahaahaha....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roberto Karlos: Robinjo, te Reali bėhesh nr. 1

    Roberto Karlos pranon qė klubi i Realit tė Madridit po gėzon njė atmosferė shumė tė mirė nė grup. Klubi madrilen do tė bėjė turne nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe mė pas nė Azi. "Kjo gjė tregon rėndėsinė e klubit tonė," - tha Roberto Karlosi. Gjithashtu, braziliani komentoi edhe ēėshtjen pėr bashkatdhetarin e tij, Robinjon, i cili dėshiron Realin e Madridit. "Robinjo do tė bėhet numri njė i botės nė pozicionin e vet dhe kėtė gjė do ta arrijė me bluzėn e Realit. Jam shumė i bindur se do tė transferohet te klubi madrilen dhe do tė arrijė shumė suksese, pasi ka shpirt fituesi," - komentoi ai. Roberto Karlos komentoi gjithashtu edhe gjendjen e keqe qė po pėrjeton Brazili. "Me keqardhje duhet tė them se gjendja nė Brazil ėshtė vėrtet e keqe. Grabitjet vazhdojnė duke u rritur dhe kjo ndodh pėr shkak tė varfėrisė. Siē mė ka ndodhur mua njė incident, edhe Robinjos i grabitėn nėnėn.

    Ėshtė normale qė ai do tė kėrkojė njė qytet tė sigurt dhe tė lirė. Nėna ime, kur ėshtė nė Brazil, duhet tė lėvizė me forca policie pėr tė shkuar nga njė qytet nė tjetrin," - tha braziliani. Mbrojtėsi madrilen, pėrveē se komentoi talentin e Robinjos, kėrkon qė braziliani tė vijė sa mė shpejt te Reali i Madridit. "Ne po kalojmė njė atmosferė tė gėzueshme nė grup. Nėse ndonjė lojtar kėrkon qė tė vijė te ne, duhet ta bėjė njė gjė tė tillė sa mė shpejt, nė mėnyrė qė tė ambientohet sa mė shumė me grupin." Edhe vetė lojtari i Santosit ėshtė shprehur se kėrkon tė vejė te Reali. Problemi i vetėm i transferimit tė tij ka qenė presidenti i Santosit, i cili nuk ka rėnė dakord me ofertat e klubit madrilen.

    PS:
    Ne dy flasim tek tema tjeter per kete ceshtje ok
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kasiljas: Dua tė qėndroj te Reali pėr shumė kohė


    Iker Kasiljas, i cili ėshtė me klubin nė turne dhe momentalisht ndodhet nė SHBA, u shpreh pėr njė rinovim tė kontratės sė tij. "Ēdo lojtar tė pyesėsh nėse dėshiron tė luajė me Realin, do tė pėrgjigjet qė po. Unė pata shansin qė tė rritem te ky klub dhe tė vazhdoj tė luaj pėr tė.

    Synimi dhe dėshira ime ėshtė qė tė firmos njė kontratė tė re me klubin dhe tė qėndroj kėtu pėr njė kohė shumė tė gjatė," - tha portieri madrilen. Sipas shumė zėrave, Kasiljasi do tė transferohet nė njė klub tjetėr europian, por spanjolli e komentoi kėtė gjė duke thėnė: "Nuk mė intereson se ēfarė thuhet. Tani dua qė tė arrij njė marrėveshje me klubin dhe qė tė dyja palėt tė jenė tė kėnaqura.

    Kasiljasi ka komentuar edhe dy blerjet e reja tė klubit. "Pablo Garsia ėshtė njė lojtar me shumė talent. Ai i ka treguar aftėsitė e tij edhe tek Osasuna. Ndėrsa Karlos Diogo ėshtė njė lojtar i gjithanshėm. Ai mund tė luajė nė pozicione tė ndryshme, duke dhėnė maksimumin kudo. Mė bėhet qejfi qė kėta lojtarė veshėn bluzėn e Realit."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Real Madrid arin ne Chicago dhe priten madherishte atje....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Morati: Asnjė ofertė nga Reali pėr Adrianon

    Oferta tė shkakton drithėrima: 50 milionė euro plus Ronaldon, pėr tė ēuar Adrianon te Real Madridi. Nė aksin Morati?Perez, gjatė kėtyre orėve ėshtė shtuar ky propozim i ri shokues. Dhe ėshtė njė thashethem qė rrezikon ta trondisė futbollin e rėndėsishėm europian. Prej muajsh flitet pėr propozime mjaft tunduese si nga Ēelsi, ashtu edhe nga vetė Reali, por deri tani Masimo Morati i ka larguar gjithnjė vardisjet. Dhe nuk i dihet se ē'do tė ndodhė kėsaj here, por njė gjė ėshtė e sigurt: ēėshtjet e mėdha nė aksin Real?Inter dėshmojnė se nė zjarr diēka po valon. Dhe mund tė jetė vėrtet diēka shumė e madhe.

    S'ėshtė njė mister qė "Fenomeni" do tė kthehej me kėnaqėsi te zikaltrit dhe ky vullnet nga ana e tij mund edhe ta shtyjė Interin ta marrė nė konsideratė kėtė propozim. Por jemi ende nė hamendėsime, nuk ka konfirmime. Por ėshtė e drejtė se rreth njė muaj mė parė, Masimo Morati u ftua nga Florentino Perezi nė Madrid dhe qė atėherė kontaktet mes dy klubeve kanė qenė tė shumta. Mė parė, shitja (falas) e Santiago Solarit te zikaltrit, shpejt mund tė ndiqet edhe nga Figo. Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se Interi po lėviz 360 gradė. Dhe mund tė ketė risi nė fronte tė ndryshme.

    Ndėrkaq ka rėnė "stuhia" edhe pėr Antonio Kasanon. Sikurse dihet, Roma po kalon njė moment delikat dhe bisedimet me bardhezinjtė nuk po ecin. Edhe sepse Juvja e ka pėrqendruar vėmendjen te Vieira dhe ndaj s'ka ndėr mend tė shpenzojė para tė tjera pėr sulmuesin, qė mund ta marrė me ēmimin zero nė sezonin e ardhshėm.
    Po pėrse pikėrisht tani Interi dhe Milani hyjnė kaq fuqishėm nė kėtė ēėshtje? Ndoshta sepse ka njėfarė lidhjeje mes dy ngjarjeve. Dhe kjo ndikon shumė nė kėtė histori kaq tė ndėrlikuar. Nė fakt, mjafton tė kthehemi prapa te ēėsthtja e Bobo Vierit dhe te ndėrrimi i tij i papritur i fanellės.

    Nuk ka pasur polemika tė shpallura, por ėshtė e qartė se Moratit s'i ka ardhur mirė pėr kalimin e tij te kuqezinjtė. Dhe tani ēėshtja ka mbetur se kush do tė shkojė "atje". Jo rastėsisht atėherė, nė orėt nė tė cilat drejtuesit zikaltėr bėjnė njė sondazh pėr Kasanon, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe Milani nis manovrat e mėdha. Si me Romėn, ashtu edhe me lojtarin. Dhe sulmi i klubeve milaneze lind nga situata teknike mjaft tė qarta. Interi e ka tė domosdoshme tė kryejė njė blerje tė rėndėsishme, nė mėnyrė qė tė mos e ndiejė mungesėn e Vierit. Dhe tė mos harrohet se si alternativė tė Samuelit, Interi kėron edhe Ēivunė dhe Mansinin, dy yje tė tjerė tė Romės. Pronari zikaltėr, Masimo Morati, nuk ka ngurruar tė reagojė menjėherė pas pėrhapjes sė zėrave tė merkatos qė kanė tė bėjnė me skuadrėn e tij.

    "Interi mendon vetėm pėr blerjet pėr momentin dhe Adriano nuk do tė lėvizė, - ėshtė shprehur pronari zikaktėr. - Nuk mė ėshtė bėrė kurrė njė ofertė e tillė nga Reali dhe ndaj s'ėshtė aspak e vėrtetė. E njėjta gjė vlen edhe pėr Kasanon: u intereson tė tjerėve, jo ne, aq mė pak nė kėtė moment. Po punojmė pėr tė pėrfunduar ēėshtjen "Pizarro" me Udinezen dhe po vlerėsojmė situata tė tjera, sikurse mund tė jetė ajo qė ka tė bėjė me mbrojtėsin e ri qė mund tė marrim. Do tė vendosim kėto ditė." Ka shumė mundėsi qė mbrojtėsi nė fjalė tė jetė Valter Samuel, i cili nuk ka vajtur me Realin nė turneun amerikan, por zikaltrit janė nė bisedime me homologėt spanjollė edhe pėr mesfushorin Luis Figo. Zhvillime tė reja priten gjatė ditėve nė vazhdim...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #56
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Ej Davius edhe per mua Reali eshte ekipi im i zemres dhe sot sapo e morra bileten qe ta shikoj ndeshjen neser .me teper dua te shikoj lojtaret e realit qe ste bien rasti ti shohesh shpesh.bileta ishte 125$ por besoj se do ia vlej.disa lojtare i kam pare sic eshte beckham dhe owen kur erdhen me kombetaren angele ne tirane.por ketu do te shof lojtarin tim me te preferuar RONALDO.pastaj me rradhe.shpresoj qe reali te bej nje ndeshje te mire neser.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Figo lihet i lirė nga Reali

    Luis Figo merr njė lajm tė hidhur nė momentin e fundit. Sapo ai i hipi avionit dhe u nis pėr nė Ēikago, ku do tė bashkohet me shokėt e tij tė Realit, klubi madrilen ka deklaruar se do ta lėrė tė lirė lojtarin portugez. Figo u bė protagonist i njė anekdode, pėrpara hipjes nė avion. Portugezi pati probleme me policinė, pasi kur po kalonte te "metal detektori" filloi tė binte alarmi. Gjithsesi, incidenti pėrfundoi nė pak minuta dhe Figo e la pas, duke buzėqeshur, edhe pse do tė ishte buzėqeshja e fundit si lojtar i Realit.

    Lajmi qė Figo tė lihet i lirė u deklarua nga zyrtarė tė Realit, qė nga ShBA-ja. Ekipi italian Interit ka njė periudhė tė gjatė kohe qė interesohet pėr mesfushorin, dhe tani i mbetet qė vetėm tė arrijė njė marrėveshje me lojtarin. Bisedimet mund tė kenė filluar; gjithsesi deri tani nuk ėshtė arritur asnjė marrėveshje. Edhe Figo duhet ta mirėpresė njė gjė tė tillė, pasi ai kishte deklaruar mė parė se nėse nuk dėshirohej mė nga klubi madrilen, do tė transferohej menjėherė nė njė klub tjetėr.

    Reali i Madridit tani nuk do tė fitojė asgjė nga transferimi i Figos, dhe lojtari do t'i kalojė orėt e fundit me shokėt e tij. Presidenti i Interit, Masimo Morati, e ka shprehur qartė se Figo i intereson nė klubin e tij, dhe ai po kėrkon tė sjellė nė ekip lojtarė klasi. Por, pėr tė arritur tek ata, duhet tė hiqen edhe disa futbollistė nga ekipi. Morati deri tani ka shitur mesfushorin turk Belozoglu Emre, i cili firmosi njė kontratė pesėvjeēare me klubin e Njukastėllit, Sabri Lamushinė dhe Gonzalo Sorondon, tė cilėt janė transferuar respektivisht te Marseja dhe Ēarltoni. Gjithsesi, nuk ėshtė vetėm Interi qė intersohet pėr portugezin. Edhe ekipi kampion nė fuqi i Europės, Liverpuli, ka shprehur interesimin pėr lojtarin. Figo merr njė pagė prej 6 milionė eurosh te Reali, por ai do tė pranonte njė pagė prej 4-4,5 milionė eurosh nga klubi i ri
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Revolucion i madhe nga Futboll Evrope ne Futboll Amerikan...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #59
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Haha Raul me Chicago CUBS uniform duke hedhur pitching e pare te cubbies kunder Pirates.
    Esto es baseball cabron.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Reali i Madridit, klubi mė i pasur nė botė


    Presidenti i Realit tė Madrdit, Fiorentino Perez, deklaroi se klubi spanjoll tani e ka kaluar Manēester Junaited dhe ėshtė bėrė klubi qė fiton mė shumė nė botė. "Ne kemi vėnė re se jemi klubi qė fitojmė mė shumė nė botė, - tha Perez pėr gazetarėt tė premten. -Vetėm Manēester Junaited ėshtė afėr me ne, por kėtė sezon ne i kaluam ata. Ne i zgjidhėm problemet tona ekonomike pėr gjithmonė." Nė njė raport tė njė agjencie sondazhesh, Manēester Junaited ka qenė klubi qė fitonte mė shumė pėr tetė vite radhazi. Nė sezonin 2003-2004 klubi anglez fitoi rreth 171,5 milionė paund (301,7 milionė dollarė). Reali i Madridit ishte nė vend tė dytė me 156,3 milionė paund, ndėrsa Milani dhe Ēelsi ishin respektivisht nė vend tė tretė e tė katėrt.

    Por Perez tha qė tani ka ndryshuar situata dhe fitimet janė rritur me 250%, qė kur ai u bė president i Realit, pesė vite mė parė. Pėr pak kohė ai bėri qė klubi i tij tė mos kishte mė borxhe. Perezi shpenzoi rreth 200 milionė euro, pėr tė sjellė nė ekip lojtarė klasi, siē janė Luis Figo, Zinedin Zidane, Ronaldo, Devid Bekam dhe Majkėll Ouen. Ai i lau menjėherė borxhet e klubit, kur shiti qendrėn sportive tė klubit te autoritetet lokale pėr njė shifėr prej 480 milionė eurosh. Perez tha qė nė kontrast nga Manēesteri apo Ēelsi, Reali nuk kontrollohet nga njė president i vetėm, por nga disa anėtarė, dhe ky ėshtė njė avantazh pėr klubin. "Ēdo natė unė flė i qetė, pasi e di qė Reali i Madridit nuk do tė pėrfundojė asnjėherė nė duart e njė personi tė vetėm. Duhet pyetur Menēesteri dhe Ēelsi pėr kėtė gjė. Unė e respektoj mėnyrėn e tyre pėr ta drejtuar klubin, por Realin nuk do ta ndihmonte njė gjė e tillė."

    Presidenti i Manēesterit ėshtė amerikani Malkolm Glazer, ndėrsa presidenti i Ēelsit ėshtė miliarderi rus i naftės, Roman Abramoviē. Pėrsa i pėrket pasurisė sportive tė Realit, Perez tha se klubi madrilen nuk rrezikohet, nėse dėshton nė njė sezon futbollistik. "Klubi ynė nuk rrezikon gjė, nėse nuk fiton asnjė trofe brenda njė sezoni. Kjo gjė ka ndodhur te Reali, por ne i bėjmė apel lojtarėve qė tė japin maksimumin pėr fanelėn qė veshin, dhe jo se klubi mund tė falimentojė." Presidenti madrilen tha pėr sezonin qė vjen se Reali nuk do tė bėjė blerje tė fuqishme. Deri tani nė klub janė afruar Pablo Garsia dhe Karlos Diogo. "Ne kemi bėrė dy blerje, qė mendojmė se do ta fuqizojnė ekipin. Nuk kemi blerė emra tė mėdhenj, sepse kemi nė ekip lojtarė si Zidane, Figo apo Ronaldo. Pėr mė tepėr, nuk besoj se ka emra tė mėdhenj qė neve na duhen," pėrfundoi ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#7
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 07:05
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •