Ouen: Faleminderit Saki!
Sulmuesi i Realit, Majkėll Ouen, ka deklaruar se roli i drejtorit teknik, Arrigo Saki, ka qenė vendimtar nė qėndrimin e tij te Reali: "Shtypi vazhdon tė shkruajė pėr njė largim timin nga Reali, por tani jam i qetė. Kam biseduar me Sakin dhe ai mė ka thėnė se gjėja e fundit qė i shkon ndėr mend, ėshtė largimi im. Arrigo mė ka shprehur tė gjithė stimėn e tij dhe pėr kėtė e falėnderoj. Mė vjen mirė qė njė njeri me aftėsitė e tij punon pėr Realin."
Raul: Besoj te ky Real
Sulmuesi i Realit, Raul Gonzales, pjesėtar i delegacionit qė bėri propagandė pėr zhvillimin e Lojėrave Olimpike nė vitin 2012 nė Madrid, midis tė tjerave komentoi blerjet e reja tė Realit, Diogo dhe Garsia: "Kam parė aftėsitė e Garsias si kundėrshtar dhe ato nė Diogos nė kasetė. Janė dy futbollistė qė mė bėjnė tė besoj mė shumė te ky Real."
Robinjo, tjetėr mungesė nė stėrvitje
Robinjo nuk ka ndėr mend tė humbasė sfidėn e tij me Santosin. Sulmuesi, pasi nuk ėshtė lejuar nga drejtuesit e klubit brazilian tė kalojė te Reali, ka munguar sėrish nė stėrvitje. Trajneri Galo ka vendosur tė mos e aktivizojė nė ndeshjen e kampionatit ndaj Juventudes dhe pėrveē gjobės ka paralajmėruar pėrjashtimin e futbollistit nga skuadra dhe sanksione tė reja ndaj tij, nė bazė tė rregullores sė FIFA-s.
Krijoni Kontakt