Trajneri brazilian: Robinjo duhet ta fitojė njė vend nė formacion. Te Reali, asnjė nuk ėshtė i privilegjuar
Luksemburgo, Robinjo dhe Reali
Vanderlei Luksemburgo, trajneri i Realit tė Madridit, ėshtė njė njeri me personalitet tė fortė dhe arrin tė evitojė ēdo debat me shtypin. Ai sqaron se Robinjo do tė jetė nė stol nė ndeshjen e parė me fanellėn e Realit. Trajneri brazilian pohon se bashkatdhetari i tij duhet ta fitojė njė vend titullari te "merengesėt". Ja cila ka qenė intervista e tij, njė javė larg fillimit tė kampionatit spanjoll tė futbollit:
- Duhet edhe njė javė nga fillimi i kampionatit. A ėshtė gati Reali juaj pėr ndeshjen e parė nė Kadiz?
- Po, po punojmė mirė. Gjithsesi, jemi vetėm nė fillim dhe mos prisni qė nė ndeshjen e parė Realin e vėrtetė. Kjo nuk do tė thotė qė nuk jemi gati, pėrkundrazi, ju garantoj njė Real tė bukur dhe qė mund tė fitojė nė Kadiz, edhe pse e dimė qė na pret nė takim i vėshtirė. Luajmė jashtė fushės dhe ndaj njė kundėrshtari qė zhvillon takimin e parė nė Primera Divizion. Ne jemi tė pėrgatitur, por jo aq sa desha unė. Kjo ėshtė normale nė muajin gusht.
- Flitet se sivjet Reali do tė ketė ndryshime taktike. Cilat janė ato?
- Futbollistėt qė kam nė dispozicion mund tė mbulojnė disa role dhe kjo mė jep mundėsinė tė eksperimentoj taktika tė ndryshme. Zidan mund tė luajė si gjysmėsulmues, ndėrsa pėrjashtoj mundėsinė qė Baptista tė luajė nė krah, siē kam lexuar nė shtyp. Ndoshta, pėrveē sulmit, mund ta pėrdor nė mesfushė, por asnjėherė nė tė majtė.
- Duket se sivjet Realit i mungojnė futollistėt nė krah...
- Nuk jam dakord. Roberto Karlos, Salgado, Bekham apo edhe Ronaldo me Zidanin dinė tė punojnė nė krah. Do tė kemi rrotacion. "Turn overi" ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė skuadėr si Reali qė kėrkon tė fitojė gjithēka, nė njė sezon kaq tė gjatė. Nė tė djathtė, Bekhami ka luajtur pėr katėr vjet te Manēesteri, ndėrsa nė tė majtė tė sulmit mund tė luajė Robinjo, por edhe Guti. Pra jemi tė kompletuar, duhet vetėm tė vendosim futbollistin e duhur nė vendin e duhur.
- E vini re konkurrencėn brenda skuadrės pėr njė vend nė formacion?
- Po. Ka shumė konkurrencė tė pastėr dhe kjo mė pėlqen. Ēdo futbollist do tė kishte dėshirė tė luante titullar te skuadra mė e fortė nė botė. Kjo e ndihmon skuadrėn nė arritjen e objektivave tė rėndėsishme.
- I ka asimiluar skuadra idetė tuaja?
- Duhet tė pyesni futbollistėt. Personalisht i di pėrgjegjėsitė e mia dhe u tregoj futbollistėve ato qė mendoj. Ata janė tė detyruar t'i zbatojnė, i pėlqejnė apo jo idetė e mia. Nė kontratėn time shkruhet se duhet tė bėj mė tė mirėn pėr Realin dhe kėtė po bėj.
- Nėse Oueni nuk largohet nga Madridi, nuk do tė keni njė mbipopullim nė sulm?
- Nuk shqetėsohem nga probleme tė tilla.
- Njė pyetje qė e parashtrojnė tė gjithė, nė vend tė kujt do tė luajė Robinjo?
- Robinjo duhet ta fitojė njė vend titullari, ashtu si po pėrpiqet Baptista. Pėr ndeshjen ndaj Kadizit, ai nuk do tė jetė nė formacion. Robinjo do t'i bashkohet skuadrės tė premten dhe nuk mund tė pretendojė tė jetė titullar tė dielėn. Kjo pėrsa i pėrket ndeshjes sė parė. Mė pas nuk di ē't'ju them. Ju siguroj vetėm qė nė kėtė sezon sfilitės, braziliani do tė ketė vendin e tij."
- Nė fund, rivalja e madhe i Realit edhe sivjet do tė jetė Barcelona...
- Jo. Ka edhe skuadra tė tjera. Vilareali ėshtė i fortė dhe Valencia ėshtė pėrforcuar mjaft nė merkato. Edhe Sevilja me dyshen sulmuese Fabiano-Saviola nuk bėn shaka. Do tė jetė njė kampionat i fortė.
Krijoni Kontakt