Kasiljas: Reali ka rifituar harmoninė nė grup
Portieri i Realit tė Madridit, Iker Kasiljas, i cili ndodhet nė Tokio me shokėt e ekipit, ėshtė tepėr optimist pėr mėnyrėn se si po shkojnė gjėrat nė kampin madrilen. "Ne po punojmė shumė nė tė gjitha aspektet, madje po fitojmė harmoninė nė grup, e cila na mungonte," ? tha ai.
Reali i Madridit tani ndodhet nė kryeqytetin japonez dhe ka planifikuar qė tė qėndrojė aty disa ditė, nė vazhdimin e turit tė tyre promovues. "Turi ynė ka qenė i mrekullueshėm deri tani. Kudo qė kemi shkuar, jemi pritur shumė mirė dhe kjo tregon se sa i njohur ėshtė emri i klubit spanjoll. Njė gjė e tillė ėshtė arritur prej sukseseve tė shumta tė tij. Jam i sigurt qė nė sezonin e ri, ne do t'i shtojmė mė shumė trofetė," ? vazhdoi portieri spanjoll.
Ai shpjegoi mė shumė udhėtimin e ekipit nė SHBA dhe Azi. "Nė SHBA tė gjithė ndjekin NBA?nė ose futbollin amerikan. Ne arritėm shumė sukses nė Ēikago dhe Los Anxhelos, dhe kjo mė bėn tė them se jam i nderuar qė jam njė lojtar i Realit. Ndėrsa nė Kinė e dinim qė do tė kishim sukses, pasi kemi qenė edhe mė parė. Njerėzit aty janė tė ēmendur pas klubit tonė dhe pėr kėtė mė bėhet shumė qejfi," ? tha ai. Turi promovues i klubit spanjoll mendohet qė t'i sjellė 25 milionė dollarė fitime klubit. Pėr mė tepėr, ka shėrbyer edhe si tur stėrvitor. Kasiljasi ka folur edhe pėr punėn e trajnerit Luksemburgo.
"Tė punosh me Luksemburgon, ėshtė njė gjė shumė e bukur. Nė krahasim me filimin e sezonit tė kaluar, ne jemi shumė mė mirė. Kemi arritur tė fitojmė sėrish harmoninė nė ekip, e cila na mungonte. Kjo gjė na ndihmon shumė nė fushėn e lojės dhe mendoj se pėr sezonin e ri jemi gati. Duhet tė fitojmė dhe kemi pėr tė fituar." Kėtė sezon, Kasiljasi do tė stėrvitet me njė tjetėr pėrgatitės portierėsh dhe mendon se kjo gjė nuk do tė ndikojė nė formėn e tij.
"Pėrgatitėsi i ri i portierėve ka njė mėnyrė tjetėr stėrvitjeje, por mendoj se do tė jem mė mirė nė fushėn e lojės." Gjithashtu Kasiljas, i cili ka shumė kohė nė klubin e Realit, ka folur edhe pėr blerjet e reja tė ekipit. "Ėshtė normale qė ėshtė pak e vėshtirė kur ndėrron ekip, pasi duhet tė pėrshtatesh me mėnyrė tjetėr jetese. Gjithsesi, blerjet e reja qė ka bėrė klubi ynė, janė shumė tė mira, pasi Diogo dhe Garsia janė lojtarė dhe shokė shumė tė mirė. Kjo ėshtė e rėndėsishme."
Kasiljasi u pyet edhe pėr synimet e klubit nė sezonin e ri dhe ai tha: "Ne duhet tė fitojmė patjetėr njė trofe. Jemi tė aftė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Unė nuk kam preferenca nėse fitojmė Ligėn e Kampioneve apo kampionatin. Mjafton qė ne t'u rikthehemi sukseseve." Kasiljasi e pėrfundoi deklaratėn e tij, duke lėnė tė kuptohet qė nė klubin e Realit gjithēka ėshtė pozitive dhe se ėshtė gati pėr sezonin e ri.
Krijoni Kontakt