Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhimitėr S. Shuteriqi dhe libri i tij i parė

    70 vjet nga koha kur ėshtė botuar libri i parė poetik “Kanga e rinisė sė parė” qė pėrkon me 90 vjetorin e lindjes sė Shuteriqit

    Dhimitėr S. Shuteriqi dhe libri i tij i parė


    Feride Papleka

    Dhimitėr S. Shuteriqi ėshtė ndėr tė rrallėt e brezit tė tij qė u kam lexuar librin e parė. Natyrisht personaliteti i tij i madh letrar dhe shoqėror hedh dritė mbi ēdo vepėr tė tij tė mėvonshme, por si autor scripta manent, ai lindi me librin poetik qė mban titullin domethėnės “Kangėt e rinisė sė parė”, shtypur mė 1935 nė Korēė, nė shtypshkronjėn e Dhori Kotes qė ishte edhe librari.
    Siē shihet edhe nga titulli, poeti mishėron nė kėtė libėr shkallėn e parė sentimentale tė rinisė. Botimi ėshtė me njė format mesatar, me kopertinė tė thjeshtė, pa ngjyra, me titull tė vėnė mes dy thonjėzash. Emri i autorit shoqėrohet me inicialin S. qė nėnkupton emrin e tė atit. Libri ka 48 faqe me poezi qė ritmojnė me kushtime dhe citime nė gjuhėt origjinale nga vijnė, si elemente tė rėndėsishme tė intertekstit.
    Ashtu si Charles Baudelaire me tė cilin vargjet e tij kanė afėri tematike dhe shprehimore, Shuteriqi i ri transmeton kėtu korrespondencėn midis botės sė jashtme moderne dhe anktheve tė brendshme tė shpirtit njerėzor, duke u bėrė kėshtu de facto simbolisti i parė shqiptar.
    Nė poezinė hyrėse, e cila mund tė merret edhe si parathėnie estetike e librit, sepse nuk pėrfshihet brenda dy cikleve tė mirėstrukturuara “Kėngėt e hutesės” dhe “Kėngėt tragjikomike”, ai shkruan: “Unė kam dashur ndėr shije, drita, ngjyra e tingllime, / tė shuaja zjarrin e shpirtit, po e shova nė andrrime” (Andėrrtari i penduėm, 1935, f. 4). Fjalėt andrrim, andėrrtar, andėrr, dalin nė shumė poezi: “e ėmbėl a andrra nė jetė” (po aty f. 3); “ra nata dyshimplote, ra nata andėrrtare” (Engjėlli satan, 1934, f. 17); “Andrrova i andėrr tė mirė qė kurrė s’u ba” (Kanga e fundit e Baudelaire-ianit, 1933, f. 40). Duket se ėndrra ngrin shumėēka: peizazhet, ngjarjet, pranitė ekzistenciale dhe tė gjitha vargjet poetike shkrihen drejt njė qėllimi, pėr tė kėrkuar atė qė dėshiron tė thotė poeti: Jeta i ngjan ėndrrės. Kjo ide e shfaqur qė te Homeri dhe Eskili nė antikitetin oksidental, ka vazhduar pastaj nė tė gjithė shekujt filozofikė dhe letrarė. Madje Calderon de la Barca, njė poet dramatik i shquar spanjoll qė i dha dramės madhėshtinė tragjike qė njohu te grekėt e lashtė, mė 1633 shkroi njė dramė me titull “Jeta ėshtė ėndėrr” (La vida es sueno).
    Ideja se jeta ėshtė ėndėrr, ndėr themeloret e librit, shoqėrohet me ide tė tjera si: njeriu luhatet mes rėnies dhe lartėsimit dhe se ai ėshtė nė syrgjynim nė kėtė jetė, sepse e ka humbur parajsėn: “Unė kėndoj nė mjerime dhe kanga mė huton (Andėrrtari i penduėm, 1935, f. 4); Po sa i shkurtėr gėzimi qenka nė dhe (Kumbona, 1933, f. 8); Pėrmbi rrasėn e mermerit kumboi njė fjalė e artė, / Hiēi” (S’ka titull, 1934, f. 12). Ja pra pėrfundimet nė tė cilat ka arritur njė 18 vjeēar. Them kėshtu, se pavarėsisht nga botimi qė u bė kur autori mbushte 20 vjeē, shumica e poezive janė shkruar mė 1933 dhe 1934. Janė pėrfundime qė dėshmojnė njė pjekuri poetike tė hershme. Dhe si rrjedhojė dashuri dhe trishtime tė hershme, vėshtrime shoqėrore e filozofike tė hershme.
    Qė poeti pati pjekuri tė hershme e dėshmojnė edhe dy fakte tė tjera ndihmėse: nė moshėn 14 vjeēare, liceist, ai kopjon njė natė tė tėrė deri nė mėngjes librin “Les fleurs du mal” qė i ra rastėsisht nė dorė dhe 15-vjeēar ai shkroi poezinė e parė pėr Kosovėn e pushtuar, e qė u botua nė njė gazetė letrare tė shqiptarėve tė Rumanisė nė Konstancė.
    Cikli i parė hapet me njė poezi me kushtim “Poetėve Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi”. Aty merret vesh (ose mė saktė e mora vesh) se Ernest Koliqi ka qenė edhe poet. Gjithsesi shumica e krijuesve si poetė e kanė nisur udhėn e letrave.
    Sekrete dhe e heshtur poezia e Shuteriqit tė ri rrėshqet shpejt e me shpėrthime drithėronjėse, duke treguar gjerėsi e thellėsi tė ēuditshme, sidoqė hapėsira kohore e shprehjes sė saj ėshtė relativisht e shkurtėr. Lexuesi ndjen njė prani ireale, parafytyron vėshtrimin ironik tė kėsaj pranie dhe dėgjon me kujdes bashkėbisedimin e poetit me tė. Paul Valery thotė se lexuesi ėshtė bashkautor i veprės. “Pyeta atėherė Bilbilin: “Thuėj mė, Bilbil, ē’kėndon” / - mė pa me ēudi. / Nalt ia hudhi kangės siē e ka zakon / dhe m’u tret pėr fare nė gjethin e r!” (Kangė, 1934, f. 7). Nė kėtė bredhėritje poetike tė bėn pėrshtypje sinqeriteti pėr tė gjetur sadopak paqe tė brendshme: “O zemėr e vogėl, o e vogla kunorė, / M’u ba se m’u tha zemra e eme n’ dorė” (Kam njė trėndafil picėrrak, 1934, f. 9) si dhe siguria me tė cilėn jepen detajet qė bashkojnė kohėn reale dhe abstrakte, pra kohėn dhe kohėsinė me kohėn imagjinare dhe mitologjike: “Sa e kthjellėt asht qetsija e t’ngrimes natė!” (Natė dimri, 1934, f. 24).
    Duke shprehur edhe kredon poetike si dhe parapėlqime tė tjera, nė libėr pėrdoren referenca qė flasin pėr njė autor tė pėrcaktuar mirė nė rrugėn poetike. Ndėr tė tjerė ai pėrmend: Keats, Baudelaire, Verlaine, Dante, Virgjil, Marcel Proust, Paul Bourget, Albert Mockel e tė tjerė. Emri i Baudelaire-it shfaqet disa herė, por cikli i dytė mban kushtimin: “Pėr kujtimin e tė madhit Ch. Baudelaire!” Ai i pėrdor kushtimet dhe ciklet edhe pėr tė theksuar ide tė ndryshme, si bie fjala, poezia “Natė dimri” qė ka si epigraf emrin e Marcel Proust-it, lidhet me konceptin heraklitian tė kohės qė pėrfton vlerėsim tė ri nė ciklin romanesk “A la recherche du temps perdu” (Nė kėrkim tė kohės sė humbur); apo poezia “Vjeshtė” qė ka si epigraf njė strofė frėngjisht nga njė poezi me tė njėjtin titull tė Paul Verlaine-it, pėrshkruan analogjinė kohė-shpirt; apo thėnia e Dantes pėr Virgjilin “Tu sei lo mio maestro e il mio autore”, e pėrdorur te poezia “Kanga e fundit e Baudelaire-ianit” lė tė kuptohet se Baudelaire-i ėshtė i tillė pėr poetin shqiptar; apo edhe mė tej nė dy vargje nga Lasgush Poradeci te vjersha “Korriku”: “Njė afsh i dendur avullon nė erė / Po pėrvėlon njė diell porsi prushi”, jepet ideja se shpesh prapa spektaklit tė natyrės, fshihet fataliteti i njė shpirti qė vuan, etj.
    Ēasti i takimit tė dy imazheve: ėndėrr/realitet, shprehet me simbole. Poezia e Shuteriqit ėshtė krejt simboliste. Kėshtu, pėrgjigjja e atypėratyshme do tė ishte se bota vizatohet bardh e zi, se individi, poeti, njeriu bashkėkohor ėshtė ēmagjepsur: “Asht errėt nė zemrėn teme, vashė e re” (Pendim, 1933, f. 13) e ky njeri i sheh gjėrat pa ngjyrė: “Gėzim, o fjalė e dukshme ėndėrrtare / gufmohesh si njė pėlhurė erės detare” (Kanga e fundit e Lelianit, 1934, f.37).
    Shija e fjalėve, baroku i tyre me qėndizmat e parashtesave e prapashtesave zvogėluese si: andėrrtar, picėrrak, me kuptimin e tyre tė veēantė shprehimor si: vashė, vlla; me shoqėrimin me epitete si: shpirt i njomė, fjalė e artė, zemėr e gjanė, kangė zije, jetė e zvetnueme, trėndafil i dashun; apo edhe mė tej me pėrdorimin e tyre simbolik me kuptim zgjerues si: qiell plot dritė e gas, kangė e lartė e Amėshimit, parfum i errėsirės plot magji, jeta zemėr mekė; apo edhe oksimorėt: tempull i zi, qetėsi e frikshme, si dhe mbi kuptimet : e zeza zi etj., bėjnė qė poezitė tė lexohen nė heshtje duke medituar. Nisur nga ky vėzhgim ėshtė e shpjegueshme se gjuha nė libėr nuk paraqitet si fakt shkencor, por si njė e dhėnė artistike qė me elegancė dhe ėmbėlsi i tejkalon emocionet e thjeshta.
    Kur Platoni thoshte se poezia ėshtė magji pėr shpirtin, ai e kishte fjalėn te aftėsia e saj pėr tė transmetuar nė pak vargje dritė dhe kuptimėsi, shkėlqim dhe trishtim. Dhimitėr S. Shuteriqi, ashtu si Charles Baudelaire e ndjen thellė se njeriu ėshtė njė lodėr nė duart e fatit dhe se beteja pėr ta zotėruar kėtė fat ėshtė pėrrallore: “O ti kangė e lartė e Amshimit qė me hir tė pakufishėm / Vjen e futesh nė zemrėn teme dhe sjell muzgun e pėrzishėm” (1934, f.12).
    Nė ciklin e dytė gjurmėt e afėrisė me Baudelaire-in janė mė tė qarta si nė strukturė ashtu edhe nė ide. Ndjesia e largėsisė prej realitetit dhe e humbjes nė tė, bashkohen dhe japin njė pikėllim tė pashėrueshėm.
    Le tė ndalemi pak te poezia “Kanga e fundit e poetit” (1934, f. 44) qė edhe i pėrket kėtij cikli. Kjo poezi e bukur ėshtė ndėrtuar me strofa katėrshe e me varg aleksandrian. Me brendi tė trishtuar, ajo ndriēohet nga jashtė me njė lloj brishtėsie tė mahnitshme, duke nėnvizuar dhe pėrsėritur imazhin e njė honi shpirtėror qė krijon tronditja e madhe: “Po, u shuan zjarri dhe drita! ...”; “U tretėn pėrgjithnji nė mue em kanga, em jeta”. Pėrgjithėsisht mosha e adoleshencės rreket tė mbetet midis fėmijėrisė dhe rinisė, duke shprehur njė lloj neverie pėr moralin mbizotėrues si dhe duke skicuar njė thyerje ekzistenciale nė jetėn e pėrditshme. Dhe njeriu mbėrthehet fort nga ky frymėrim krijues.
    Ashtu si nė tematikė, poezia e bodlerianit tė ri nė kėtė libėr rrok njė univers teknik tė gjerė. Ai shkruan me strofa katėrshe, gjashtėshe, me katėrshe e me njė refren qė pėrafrohet me kėngėt popullore, pėrdor me sukses sonetin, heksametrin, tetėrrokėshin dhe vargun e lirė.
    Megjithė patetizmin qė shfaqet vende-vende e qė ėshtė shprehje e gjakimit tė jetės sė tij nė episodet qė do tė vijnė e nė tė cilat ai do tė jetė protagonist i radhėve tė para: si atdhetar do tė dalė nė mal pėr tė ēliruar Shqipėrinė, duke e lėnė poezinė, sepse “muzat heshtin kur gjėmojnė topat”; si i ri i pėrgatitur nė universitetet e Evropės, ai ėshtė i vetėdijshėm pėr misionin e lartė intelektual qė i ngarkon koha, dhe ndėrmerr punėn e pėrgatitjes sė programeve e teksteve letrare pėr shkollat tona tė para tė larta e qė kuptohet deshėn shumė mund, shumė kohė dhe shumė pėrkushtim pėr t’u realizuar. Pra megjithė patetizmin, poezia e kėtij libri karakterizohet nga brenga e trishtimi, ashtu si gjithė poezia simboliste. Djaloshi i ri ndjen nė thellėsi tė qenies njė realitet tė pakomunikueshėm e tė tmerrshėm. Gjithė jeta nxin e vuan (Era, 1935, f. 20). Nė disa poezi preket ideja e vdekjes, si temė universale e letėrsisė dhe miteve: “Dhe nga tingujt e Amėshimit, njofta ata tė jetės vetė, / njofta vetė unė zan e vdekjes nėpėr jetė tė sė gjanės jetė” (1934, f. 12); “Si e gjithė jeta shpirti vuen / vashė ēdo gja ka pėr tė vdekė” (Vjeshtė, 1934, f. 22). Sidoqoftė qė te ky libėr pėrvijohet personaliteti i tij i ardhshėm: “Sa herė nė madhni ngritur unė veten e kam pa, / Dafinat qė stolisshin kryet tem, nuk janė tha” (Andėrrimtari i penduėm, f. 4).
    70 vjet kanė kaluar qė nga koha kur ėshtė botuar libri poetik “Kanga e rinisė sė parė” qė pėrkon me 90 vjetorin e lindjes. Ai e ruan pėrsėri freskinė, por mban tė fshehur sekretin e aventurės sė madhe kulturore tė Dhimitėr S. Shuteriqit qė me plot kuptimin e fjalės mund tė quhet autor i shekullit XX me njėqind e ca librat e tjerė qė erdhėn mė pas: romane; tregime (duke arritur vlera tė papėsėritshme); poezi; monografi; libra studimorė; histori letėrsie; fjalorė letrarė; dokumente historikė (si ato pėr Aranitėt dhe Gjergj Kastriotin), rreth njė mijė e ca portrete tė vizatuara (nė liceun e Korēės ai pati qenė nxėnės i Vangjush Mios), skenarė; vėnie nė shqipen e sotme tė disa veprave tė arbėreshėve tė Italisė (si tė De Radės e tė ndonjė tjetri); tekste me shkrimet shqipe; dokumente letrare qė pėrbėjnė njėzet mijė e ca skeda albanologjike e qė do t’u shėrbejnė si referenca albanologėve tė rinj, ashtu si e tėrė vepra e tij e botuar.
    Dhimitėr S, Shuteriqi shkroi, prodhoi dhe konsumoi kulturė, gjurmoi burimet e kulturės sonė dhe u bė historiani i parė i letėrsisė shqipe me pėrmasa tė njė pune pesėdhjetė vjeēare. Nė letėrkėmbimet e tij me tė atin, Simon Shuteriqin, Mėsues i Popullit, kur ishte i ri, bisedat kryesore tė tij janė pėr librat. Ai ishte vėrtet edhe njeriu bibliotekė i Shqipėrisė.
    Ėshtė vėshtirė tė pėrmblidhet qoftė edhe shkurtimisht ajo vepėr e pamatshme e Dhimitėr S. Shuteriqit qė u shkrua dhe u realizua pas librit tė tij tė parė. Ajo nuk ėshtė projekt i dyfishtė apo i trefishtė i atij qė kishte debulesė tė quhej poet, siē kemi debulesė pėr dashurinė e parė tė humbur, por ishte projekt i shumėfishtė i njė vepre titanike. Do mė pėlqente ta mbyllja kėtė shkrim duke ripėrsėritur fjalėt e Moikom Zeqos pėr tė: “Ai kishte mė shumė punė se ditė.”


    26/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kėrkimet, jeta e dytė e Dhimitėr Shuteriqit

    Nė 90-vjetorin e studiuesit tė njohur tė historisė sė letėrsisė shqipe

    Kėrkimet, jeta e dytė e Dhimitėr Shuteriqit



    Prof. dr. Ali Xhiku



    Ē'gjente tė trashėguar kultura shqiptare menjėherė pas Ēlirimit tė vendit nė fushė tė mendimit shkencor mbi letėrsinė shqiptare pėrbėnte, sigurisht, njė trashėgimi tė vyer, qė kishte arritur tė nxirrte hera-herės pena tė mprehta, me aftėsi analitike jo tė zakonshme. Siē ishte e natyrshme, ajo trashėgimi nisi tė hedhė shtat sė pari si pėrcjellje kritike e krijimtarisė sė kohės qė, pas krijimit tė shtetit shqiptar, erdhi duke u shtuar ndjeshėm e nga shumė pikėpamje. Me kalimin e pak viteve ishin kryesisht kėrkesat shkollore ato qė nxitėn sistemimin e njohurive mbi letėrsinė nėpėr tekste mėsimore, tė cilat, pėr nga karakteri i tyre, synonin edhe ndjekjen historike tė zhvillimit tė letėrsisė shqipe. Ndėr tekstet qė u botuan nė ato kohėra, Elemente tė gjuhėsisė dhe tė literaturės shqipe (1936), punuar nga Eqrem Ēabej, dhe Shkrimtarė shqiptarė (1941), qė u botua nėn redaktimin e Ernest Koliqit, ishin sprovat e para tė pėrvijimit tė historisė sė letėrsisė shqiptare, qė nga fillimet deri nė pamjet e saj mė tė fundit.
    Qėllimet qė i vuri vetes shoqėria shqiptare me mbarimin luftės kėrkonin jo vetėm pėrhapjen e shpejtė e tė gjithkundshme tė shkollimit fillor e tė mesėm, po edhe lindjen e zhvillimin e arsimit tė lartė. Njė nga disiplinat mė tė rėndėsishme qė do tė studiohej nė kėtė shkollė, e panjohur deri atėherėė, do tė ishte padyshim historia e letėrsisė. Ajo nuk mund tė ndėrtohej nga tė huajt, atė do ta bėnin studiuesit shqiptarė, tė cilėve do t'u duhej t'ia dilnin njė pune shumė tė vėllimshme, qė nuk ndihesh e nevojshme pak vite tė shkuara. Nė ballė tė saj u gjend, ndėr tė tjerė, Dhimitėr S. Shuteriqi, qė nisi kėshtu rrugėtimin e tij si historian i letėrsisė shqipe. Nė atė udhė ai rrahu shtegun mė tė vėshtirė, sepse iu desh qė, nė tė njėjtėn kohė, t'i pėrgjigjej shkollės sė mesme me tekste disallojesh (histori tė letėrsisė shqipe, antologji tė saj etj.) po edhe pasionit tė tij prej hulumtuesi qė e kuptonte fort mirė se, pėr t'u kthyer nė shkencė, historia e letėrsisė shqipe veē tė tjerave duhej tė zbulonte shumė e shumė tė dhėna qė nuk kishin dalė ende nė dritė. Ngaqė shkoi kėtij shtegu, Dhimitėr S. Shuteriqi u shqua shpejt si dijetar, qė vetėm kėrkonte dhe gjente. Kėrkimi iu kthye nė jetė tė dytė, nga e cila nuk ndahej kurrė, edhe pse jepej pas poezisė e rrėfimtarisė. Ndryshe si mund tė hidhej nė kartė Shkrimet Shqipe (1965, 1976), njė nga ato vepra qė bėhen vetėm njė herė dhe sapo botohen shndėrrohen nė libėr tavoline pėr ēdo studiues tjetėr tė sė njėjtės fushė. Kėmbėngulja e pozitivitit, e gėrshetuar me logjikėn dialektike tė tė menduarit, e cila kėrkonte prej tij njohjen e njėkohshme tė shumė rrethanave (ēka donte tė thoshte punė dhe vetėm punė) bėnė qė Shuteriqi tė zotėronte njė aftėsi qė shfaqet pėrgjithėsisht rrallė ndėr veprimtaritė hulumtuese, aftėsinė pėr tė parashikuar ekzistencėn e tė dhėnave tė tjera, ende tė panjohura, qė duhej tė gjendeshin diku tjetėr nėpėr arkiva e biblioteka. Mė anė tjetėr, dijetar qė donte t'i shihte dhe t'i prekte faktet, Shuteriqi nuk ngutej tė nxirrte pėrfundime; kur vėrente se nuk i arrinin, ai parapėlqente tė linte ēėshtje tė hapura pėr tė pritur tė zbuloheshin shtigje tė tjera. E megjithatė, Shuteriqi, mė shumė se kushdo, shtroi hipoteza, qė shpesh u provuan me kalimin e viteve.
    Trashėgimi qė la Shuteriqi nė fushė tė historisė sė letėrsisė shqipe ėshtė aq i gjerė sa qė, nė njė vėshtrim tė parė, mund tė krijojė pėrshtypjen se, sidoqoftė, nga pikėpamja e zgjedhjes sė objekteve tė studimit, mbetet disi i shpėrndarė nė detaje e shumė i shtrirė nė kohė. Po kjo pėrshtypje nis e shuhet sapo kuptohet se prirjet qė vinin prej traditės, sidoqė tė ēmuara, qenė megjithatė tė pamjaftueshme e me shumė zbrazėti. Ato prirje duheshin mbushur. Shuteriqi ishte njė ndėr kėrkuesit mė tė shquar qė e plotėsoi kėtė nevojė. Letėrsia dhe pėrgjithėsisht kultura e shkruar shqiptare u zhvillua mė sė shumti si shprehje e qėndresės ndaj fatesh asfiksuese historiko-politike; atyre u duhej nė njė mėnyrė a njė tjetėr, thjesht tė mbijetonin. Prandaj pėr to ishte e natyrshme tė shfaqeshin edhe si dukuri sporadike e tė veēuara, qė shpesh lindnin e vdisnin pa e njohur njėra-tjetrėn. Nė tė tilla rrethana, ishte e domosdoshme qė dija shqiptare ta hidhte vėshtrimin e saj gjurmues gjithandej e nė tė gjitha kohėrat. Shuteriqi e pėrballoi kėtė detyre tė rėndė, qė, sepse ishte e tillė, i solli rezultate, aq sa t'i jepte tė drejtėn ta quante Nėpėr shekuj letrarė (1973) pėrmbledhjen e tij tė parė me artikuj e studime historiko-letrare. Ishte vėrtet njė titull kuptimplotė.
    Shuteriqi e dinte mirė se historia e letėrsisė, pėr shkak tė natyrės sė objektit tė vet, nuk shpėtonte dot deri nė fund prej interpretimeve subjektive, qė, doemos, vinin e shtoheshin po tė mungonin tė dhėnat. Prandaj ai merrte pėrsipėr t'u hynte punėve tė mėdha e pėrgjithėsuese (teksteve akademike e monografive), vetėm pasi kishte krijuar bindjen se kėrkimet e tij dhe tė tė tjerėve kishin zbuluar tashmė faktet e nevojshme. Atėherė dolėn monografia Naim Frashėri (1982) dhe teksti Historia e letėrsisė shqiptare (1983), vepra kolektive e drejtuar prej tij.
    Kush njeh korpusin studimor tė Shuteriqit, nuk e ka aspak tė vėshtirė tė vijė nė pėrfundimin se, kėtej e tutje, pa tė nuk mund tė pėrfytyrohen histori tė traditės letrare. Lėnda shkencore qė pėrmban ai korpus ėshtė e do tė jetė gur i rėndė themeli pėr ēdo ngrehinė historiko-letrare. Kush familjarizohet sado pak me botimet qė merren me historinė e letėrsisė shqiptare, e ka fare tė lehtė tė vėrė re se Shuteriqi ėshtė mė i cituari. Ai do tė mbetet i tillė pėr shumė kohė, sepse gjerėsia e vizioneve tė tij pėrmban paradigmat e pėrgjithėsimeve qė do tė bėhen nė vitet qė do tė vijnė. Nuk ėshtė vendi tė flitet pėr hollėsitė e pikėpamjeve dhe tezave shkencore tė Shuteriqit. Mjaft tė thuhet se shpejt ato do tė jenė burimi i njė tematike tė tėrė kėrkimesh e studimesh tė tjera.


    Pak nga jeta e studiuesit tė njohur

    Nga poezitė te proza dhe studimet

    Dhimitėr S. Shuteriqi, personalitet i shquar i kulturės shqiptare, u lind nė Elbasan mė 1915. Ai ishte prozator, poet dhe studiues i letėrsisė. Nė vitet 1950-1974 ishte kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Rrugėn letrare e nisi nė vitet '30 tė shekullit tė kaluar, me vjersha dhe tregime. Nė vitin 1935 botoi pėrmbledhjet poetike "Kėngėt e rinisė sė parė". Nė vitin 1952 botoi romanin "Ēlirimtarėt", kushtuar Luftės Nacionalēlirimtare tė popullit Shqiptar kundėr okupatorėve fashistė, luftė nė tė cilėn ai mori pjesė aktive qė nė ditėt e para. Shuteriqi shkėlqeu sidomos nė fushėn e tregimit. Ai ėshtė autor i shumė vėllimeve me tregime si dhe i disa vėllimeve me vjersha e poema. Dhimitėr Shuteriqi dha njė kontribut tė shquar me studimet e tij nė fushėn e historiografisė letrare, ai ishte njė ndėr autorėt kryesorė tė teksteve e tė veprave pėrgjithėsuese pėr historinė e letėrsisė shqiptare, i monografive tė veēanta si dhe i punimeve pėr historinė e kulturės shqiptare.

    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nje pyetje kam:

    Cne emri i Dhimiter Shuteriqit ne titullin e temes me "y" si influence nga turqishtja? Sikur s'pertypet...
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Sikur Enveri qe ulej gju me gju me popullin per t'u ndjere nje me ta, dhe Brari yne flet i drejtohet te folures fshatarce per t'u marre vesh me popullin.

    Braro

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga I Arratisuri!
    Dhimiter Suteriqi eshte nga njerezit me te pafytyre qe ka patur ndonje here ky vend,ky bandill ne vitet tridhjete shkruante teresisht si plagjiator apo shqip kopjac i Bodlerit me ca perkthime percart dhe pastaj me ardhjen e komunistave e shau e nuk la gje kunder tij,ishte kryetar i LSHASH dhe firmosi te varen e pushkatohen artiste dhe poete!Nje shembull,Shuteriqi zhduk ne burg Qemal Draēinin,nje nder intelektualet e shquar te asaj kohe nga Shkodra dhe arrin te beje tjetrenepren "Histori e Letersise Shqipe" qe Dracini e kishte paraqitur ne Ministrine e Arsimit si doreshkrim Shuteriqi e vjedh dhe e boton ne emrin e vet...Ky eshte krimineli qe ne e quajtem "profesor!"
    Te vjen keq qe trecereku ne ket teme se ka idene se per cfare flitet dhe besojne propaganden e gazetave. Dhimiter Shuteriqi ishte ai qe i shpalli lufte Lidhjes se Shkrimtareve duke pretenduar se i perkiste "shtypit realist" te viteve 30 dhe se kishte filluar te botonte qysh atehere te ashtuquajturin liber me vjersha "endrra ne sirtar", qe pati dhe nje pergjigje te thate nga Lidhja se keto endrra Dhimitrit i kishin ngelur ne sirtar ndryshe nga dynjaja tjeter qe kishte botuar. Edhe Historia e Letersise Shqipe eshte nje plagjature e vertete. Eh sa ka atje qe duhen nderuar, por shqiptari me k se t-ja i ka hik me kohe, e ka mendjen tek interesat vetjake, dhe tek shkaterrimi i vlerave jo ngritja e atyre njerezve qe meritojne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Dhimitėr Xhuvani
    Nga ChuChu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 15:43
  4. Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:35
  5. Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •