Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 133

Tema: Lufta DULCES

  1. #41
    (Shenim: Persa i perket Denverit qe do jete nje sistem kontrolli per perendimin ne duhet te kuptojme se e ardhmja nuk eshte komplet e percaktuar. Eshte nje subjekt qe mund te ndryshoje. Sipas disa te kontaktuareve jane disa realitete paralele qe ekzistojne ne te njejten kohe. Dimensioni i 3-te apo dendesia e 3-te si realitet eshte “themeli” mbi te cilin jane ndertuar ekzistencat e te gjitha te tjerave. Realitete te tjera ekzistojne ne dimensionin e katert, ate te peste dhe me tej, ku ne nje fare menyre objektet dhe eventet jane me fluide sesa ne realitetin e dimensionit te 3-te. Shume nga ata qe deklarojne se kane udhetuar ne kohe thone se gjate kesaj gjeje ata jane si te thuash te shkronizuar qe do te thote qe jane te pafuqishem qe te nderhyjne per te ndryshuar ngjarjet qe ndodhin ne dimensionin e 3-te.
    Te tjere qe jane perfshire ne projektin Montauk deklarojne se “e ardhmja” qe ata kane observuar ishte e nje lloji si gjysem realitet apo gjendje endrre si dicka qe ishte akoma e paformuar dhe qe nuk ishte kthyer ende ne nje realitet konkret. Pra nese ky eshte rasti atehere Denver jo domosdoshmerit duhet te jete qender kontrolli per Rendin e Ri Boteror ndonese “format e mendimit” ose ate qe ne mund ta quajme skemen e realitetit po krijohen nga qeveria sekrete dhe jane ne proces qe te behet me “solide” sa me shume qe afron koha. Megjithate cdo forme mendimi mund te shkaterrohet dhe te zevendesohet perpara se te marri karakter te ngurte ne dimensionin e 3-te. Ata qe jetojne ne kete dimension kane fuqine per te determinuar ndodhine e ngjarjeve nepermjet lidhjes se tyre me eternalen Rendin e Ri Boteror, ne te njejten menyre sic ka prioritet nje lum per te qendruar ne shtratin e tij duke marre me vete te gjithe perrenjte e vegjel qe gjen rruges. Pra ne atehere jetojme ne nje Rend Te Ri Boteror eternal i cili eshte ne proces te vazhdueshem per tu kthyer nga nje fluid mendimesh ne nje gjendje KONKRETE. Ne momentin qe ngjarja programohet, ajo nuk mund te anullohet me.
    –Branton)

    DA: Mbase ata duan te vazhdojne dhe te bejne dicka perseri. Nje gje mbas tjetres. Cdo gje eshte pjese e skenarit te tyre. Le ti pergjigjemi nje telefonate tjeter.

    Telefonuesi: Po, do deshiroja tju falenderoja ju dhe te ftuaren tuaj qe dolet publikisht me kete informacion. Dhe per aq sa tingellon e pabesueshme per audiencen, une personalisht kam patur eksperience te dores se pare me keto gjera. Kur ju flisni per kete teknologji me te cilen po punon qeveria, vete kontaktet e mija me kete teknologji kane qene te temerrshme sidomos atehere kur nuk e kisha idene se cfare po ndodhte. Jam indoktrinuar ne nje fare programi te kontrollit te mendjes i cili u krye ndaj meje. Kam qene ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar. Me habit fakti qe ndodhin keto gjera dhe e di qe njerezit jane shume te acaruar kur zgjohen nje mengjes dhe vihen perpara fakteve te tilla. Me falni jam pak nervoz. Kjo gje te injektohet shume me teper sesa nje kercenim i zakonshem fizik. Mendoj se shume nga keto gjera nuk jane thjeshte per te na kontrolluar mendjen dhe ndergjegjen qe mos kundershtojme qeverine. Mendoj se eshte qe te na cojne ne ate pike sa te jemi komplet te shkaterruar dhe mos kemi dot me lidhje me burimin. Pra mendoj eshte me shume dicka qe lidhet me shpirtin.

    AC: Kjo eshte e vertete. E gjitha kjo ka lidhje me cfare thate ju. Eshte aventura e fundit e madhe per te kontrolluar hapesiren midis vesheve tona dhe eventualisht per te marre kontrollin e shpirtit tone. Po ashtu mendoj se shum enjerez te cilet na kane shitur dhe qe jane te perfshire ne te gjithe kete skenar, se kane idene fare se kush eshte pamja e plote e situates sepse ata jane shume te kompartamentalizuar. Eshte nje skenar me te vertete shume demoniak.

    Telefonuesi: Kjo eshte arsyeja pse kam vendosur qe do shpenzoj ditet qe me kane mbetur te jetes sime per te nxjerre ne publik keto fakte dhe ndergjegjesuar njerzit per cfare po ndodh rreth e rrotull nesh. Mendimi im perfundimtar eshte qe nese ne nuk e ndalojme kete gje sidomos tani qe ka dale kaq hapur dhe bllokuar ata qe te marrin kontrollin e plote, atehere shancet tona per ti shpetuar shkaterrimit jane te humbura.

    AC: E drejte por ne duhet te kemi parasysh dicka. Fatmiresisht jane prane nesh qenie te gatshme te na ndihmojne nese ne ja u kerkojme. Duhet bere masivisht, te gjithe sebashku por duhet te jemi ne qe ta kerkojme kete gje. Ata nuk nderhyjne sepse respektojne te drejten e vetvendosjes. Jane qenie JoNderhyrese. Vetem nese ne i therrasim per ndihme ata jane gati.

    DA: Alex, si mund te sigurojme nje kopje te librit tend Kutia e Pandores.?

    AC: Mund te shkruash tek kjo adrese: PANDORA’S BOX 2663 Valleydale Road, Suite 126, Birmingham, Alabama 35224. Jane 2 volume. Jane libra te trashe dhe me shume informacion.

    DA: Dakort. Faleminderit Alex per pranine tende kete nate midis nesh dhe shpresoj qe te jesh e pranishme perseri ne emisonin tone...

    Fundi i Librit te Botuar.


    Ky eshte materiali i fundit i librit qe eshte botuar publikisht. Por autori ne muajt ne vazhdim mbas botimit ka pasuruar kete liber ne internet me materiale te shumta. Duhet te jene edhe pothuajse 20 kapituj te tjere qe do vazhdohen te hidhen ne kete teme per tju dhene nje pamje me te plote te asaj qe autori BRANTON ose Alan De Walton ka dashur te japi si mesazh lexuesit amerikan dhe atij boteror.
    Duke qene se jane shkrime te gjata dhe kapituj te gjate dua ti jap kohe atyre qe jane duke e lexuar kete liber qe te mbarojne shkrimet e fundit dhe me pas do vazhdoj te hedh ne forum kapitujt e rinj.
    Ju kujtoj edhe njehere qe per kete teme ka nje tjeter teme te hapur ne te njejtin forum me pyetje mbi kete liber dhe fenomenet qe shqyrton.
    Me poshte po botoj disa foto te Dulces dhe disa nga gjerat qe u permenden ketu.
    Per pak kohe po e nderpres kete shkrim ne menyre qe tju le kohe ta mbaroni.

    Fotoja e meposhtme paraqet nje liste dhe drejtime te bazave ushtarake sekrete te nentokes qe gjenden ne Amerike.


  2. #42
    Fotoja e meposhtme eshte e vetmja nga seria e fotove qe jane marre kontrabande nga Thomas Castello. Ka patur pretendime dhe per filmimet e tij qe jane marre nga kamerat e sigurise por ato me vone kane rezultuar fallce. Keto filmime i kam dhe ne pc time por sduken shume qarte.
    Pra fotoja e meposhtme eshte e vetmja qe deri tani eshte verifikuar si autentike dhe e vetmja qe eshte bere publike nga dokumentat. Ne foto tregohet nje pamje nga laboratori i nivelit te gjashte ne Dulce qe quhet Holli i Maktheve ku thuhet se mbahen vaskat e medhaja dhe enet me embrionet aliene dhe humane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #43
    Me poshte po postoj ato qe jane quajtur Letrat e Dulces sic e keni te shpejguar dhe ne liber qe permbajne grafikat me dore te bera nga nje e rrembyer qe deklaron se e kane cuar ne bazen e nendheshme.




  4. #44
    Edhe tre fotot qe do postohen me poshte i perkasin te njejtin dokument. Duke qene se jane te medhaja po i postoj ne vende te ndryshme.

    Foto 1



  5. #45

  6. #46

  7. #47
    Ja dhe dy foto te vogla qe tregojne vendodhjen ne harte te Dulces si qytet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #48
    Fotot e meposhtme. Ne njeren tregohet nje hyrje ne rrafshnalten e Archuletas nga ku mendohet se eshte njera prej 120 daljeve te shumta qe ka baza e Dulces.
    Fotoja tjeter tregon nje pamje nga larg te mekanizmit qe perdoret per germimin e tuneleve te nendheshem dhe qe eshte bere nga vete autori i librit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #49
    Dy foto te tjera te aparatures tunelgermuese qe perdor energji berthamore
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #50
    Dy fotot e tjera jane perseri njera ne lidhje me aparaturen ku duket qarte marka dhe vendi i prodhimit ndersa tjetra eshte nje foto shume e rralle qe tregon hyrjen e mbyllur te nje tuneli te nendheshm qe mund te jete pjese e nje sistemi te lashte komunikimi dhe qe eshte marre nga nje material i inteligjences ushtarake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  11. #51
    Fotoja e meposhtme i perket nje sondazhi te bere vetem pak jave me pare ne 23 shtator 2005 nga grupi drejtues i Kommitetit per Zbulimin e Te vertetes mbi Pranine e Alieneve ne Toke. Sondazhi u be vetem per nje dite me 533 persona te ndryshem. Shikoni rezultatin e sondazhit qe kishte si teme kryesore faktiin nese ne Area51 ka apo jo aliene.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #52
    Me veshtiresi arrita te gjej dhe disa foto nga Phil Schneider. Dy fotot e para jane marre nga dy lektura te ndryshme te tija, ndera fotoja e trete eshte nje perzjerje ose kolazh me foto nga lektura e fundit prej 4 oresh qe ka mbajtur perpara se ta vrisnin. Ne kete lekture duket qarte dhe momenti kur i tregon publikut shenjat e armes me rreze qe e ka goditur ne gjoks.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  13. #53
    KAPITULLI I KATERMBEDHJETE



    DULCE NEW MEXICO DHE LIDHJA ME DRAKONIANET



    Materiali qe vijon eshte marre nga nje artikull i Tal LeVesque i titulluar "KTHIMI I FSHEHTE I NJE QENIE ALIENE ME PREJARDHJE REPTILIANE-BAZA E DULCES", qe eshte shperndare nga studiuesi Patrick O'Conell:
    Sipas TAL, kohe me pare "...nje konflikt me qenie te tjera, EL's [njerez gjigande] shkaterroi pjesen me te madhe te civilizimit Reptoid dhe detyroi nje pjese te tyren te fshihej ne shpella te thella ne brendesi te tokes, ndersa nje pjese te largohej nga toka per ne Alfa Drakonis dhe Altair ne konstelacionin e Aquilas, i cili ne shkrimet e vjetra ishte vendndodhja e krijesave djallezore reptiliane... Konflikti eshte nje lufte speciesh midis fares Evadamike dhe fares te Serpenteve (Drakonianeve). (Shenim: I kontaktuari Maurice Doreal deklaron se ka mesuar nga njerezit qe eshte takuar dhe qe vinin nga kolonite e nendheshme Agharti, poshte Amerikes se Veriut dhe Azise se keto qenie gjigande ishin ne aleance te ngushte me nje rrace paraskandinave nordikesh te cilet zoteronin nje civilizim shume te fuqishem shkencor dhe te zhvilluar, mbeturinat e te cilit dergjen sot nen tonalata te tera rere nen shkretetiren antike te Gobit ne Azi. Dorelit i ishte treguar per luften e ashper qe eshte bere nga keta te fundit me nje rrace reptilianesh qe i kishin bazat e tyre ne Antarktide dhe sesi ata u munden duke u larguar nga siperfaqja e planetit ne kete konflikt antik.- Branton)
    Te mbeshtjell nga veli i erret i nendheut me baza te fshehura thelle ne toke, keta pushtues te erresires kane vendosur te kerkojne ate qe njehere ishte e tyrja dhe ta perdorin ate, perfshi edhe ne, si nje pikenisje per nje konflikt tjeter me armiqte e tyre shekullore, Els.
    Kjo te pakten eshte ajo qe ata duan qe ne te besojme. Persa i perket ELs, nuk jane gje tjeter vecse rraca El-der, nje degezim i njerezimit te cilet kishin arritur nje zhvillim trupor tejet te madh qe varione nga 9 deri ne 12 kembe te gjate. Ne Bibel keta njihen dhe me emrin Anakim ose Nefilim.
    Humanet me implante aliene ne trurin e tyre jane programuar qe te rrezojne njerezimin ne nje te ardhme te afert. Madje reptoidet jane te afte te transformojne paraqitjen e tyre ne ate te nje qenie me karakteristika njerezore. Planeti yne po stresohet nga te gjitha anet dhe ne cdo aspekt ne menyre qe te behet me e thjeshte per keto qenie qe te marrin kontrollin e plote.
    E gjitha filloi si nje si program i perbashket. Nje specie aliene "deshironte te ndante" nje pjese te teknologjise se saj me disa humane te cilet ishin ne pikat kyce te pushtetit ne qeveri, ushtri, shoqerite sekrete etj. E gjithe popullata filloi te manipulohej ne mase nga agjenda aliene, ata donin kontroll te plote ndaj nesh!
    Nje ish oficer sigurise i bazes se Dulces, Thomas Castello ka pare Reptiliane Humanoide qe ishin te gjate mbi mesataren tone. Kjo eshte interesante per mua [TAL] sepse ne vitin 1979 u ndodha balle per balle me nje qenie te tille, gjashte kembe te gjate, qe u materializua ne shtepine time. Ata moren gjak nga gruaja ime e cila eshte e grupit RH-negativ dhe po ashtu nga vajza e saj qe jeton 1500 milje larg.
    "...Te gjithe ne mesuam se "vizitoret" kishin ardhur ketu per te ndjetur. Ne po ashtu mesuam se Rraca Reptiliane eshte RIKTHYER ne Toke dhe Grite te cilet jane thjesht mercenare, po perdoreshin per tu perballur dhe manipuluar rracen njerezore. Agjenda e tyre Demoniake ishte ajo qe te mbante njeriun ne siperfaqe te Tokes te konfuzuar dhe te pandergjegjshem per natyren e tij te vertete apo potencialin e tij mendor si dhe te fshihte njohurine per ekzistencen e nje numri te madh Civilizimesh te cilat ndodhen nentoke.
    E verteta fantastike u shfaq ne nje menyre qe te dukej si nje fantazi, mit apo legjende apo dhe me keq, si nje iluzion. Reptoidet po kthehen ne Toke per ta perdorur si nje trampoline per KONFLIKTIN E TYRE ANTIK me Elohim, forcat engjellore te KRIJUESIT TE PLOTEFUQISHEM dhe po ashtu dhe me Nefilimet te cilet nuk jane engjej sic besojne disa por qenie aktuale njerezore me shtat te larte dhe qe ne kohet e vjetra gabimisht jane trajtuar si "perendi". Rraca ADAMIKE ka baza te nendheshme ne Mars dhe jane nje kulture KULTI LUFTARAK.
    "...Ka nje rrjet te dendur lidhjesh me mjete transporti ne sistem tubash nen Shtetet e Bashkuara qe zgjatohet ne nje SISTEM GLOBAL TUNELESH DHE NENQYTETESH...Reptilianet se konsiderojne veten e tyre aline... ata shprehen se Toka [planeti i 3 i Diellit] ka qene shtepia e tyre shume me perpara se te "arrinte" njeriu.
    "...Si qenie, vazhdon TAL, reptilianet ku pershihen Grite, Reptoidet, Drakot me krahe dhe me brire [stereotipi klasik i djallit] jane shume analitike dhe te orientuara teknologjikisht. Ata jane shume te avancuar ne shkencat e robotikes, ate kompjuterike dhe bio inxhinierike ku perfshihet edhe gjenetika. Dhe persosja e ketyre shkencave ka treguar nje moskokcarje te plote per etiken apo standartet morale kur ka ardhur puna per qeniet njerezore. Eshte e vertete se ka plot nga QENIET NJEREZORE QE PUNOJNE ME ATA!"
    (Shenim: Ne referim te Drakove me Krahe te cilet jane konsideruar si shkalla me e larte ne hierarkine aliene, shume me siper se njeriu lizard apo Grite e shkurter, u jane vene shume emra si Mothmen, Gargoyles, Gjarperi me Krahe, Pteradoctoids, Ciakars apo NjeriuZog. Ata duket te jene banore te thellesive te tokes dhe dihet qe jane shfaqur gjate vales masive te paraqitjes se UFO-ve dhe Njerezve me te Zeza dhe vales se madhe te Rrembimeve si ajo qe kaloi mi zonen e Point Pleasant nr West Virginia, gje qe eshte rregjistuar ne librin e John A. Keel The Mothman Prophecies qe sugjerim nje lidhje me nje zone te nendheshme afer nje depoje TNT. Dy zonat e tjera ku jane raportuar me shume keto qenie eshte natyrisht ajo e Dulces, New Mecixo dhe sistemi prej 8 nivelesh i nendheshem poshte Camp Hero afer Montauk Point, Long Island ku nje baze e perbashket Naziste [korporatat amerikane] dhe Militantet naziste europiane-Grite dhe Reptilianet lidhet me qendren ITT ne New Jersey. Emeruesi i perbashket mbetet te jete familja gjermane Krupp e cila ndertoi impiantet e armatimit per Adolf Hitlerin dhe qe jo vetem mban nje perqindje te larte te kontrollit mbi ITT por qe ka ndihmuar edhe ne financimin e projektit "Montauk" mbi kohe-hapesire-kontrolli i mendjes per shoqerine Bavareze Thule te cilet kane dhe qendren e tyre europiane M.A.L.T.A. ose Montauk-Alsace-Loraine-Time-Archives afer kufirit franko-gjerman. Rrajoni i Alzases dhe Lorenes ishte marre nga prusianet shekullin e 19 dhe ju kthye Frances nga aleatet ne perfundim te Luftes Se Dyte Boterore. Baza MALTA mund te shtrihet nen territorin gjerman afer kufirit, por duket sikur ndodhet nen token franceze pasi kjo baze eshte e lokalizuar ne nje nga ndertimet e nendheshme te bera nga nazistet gjate luftes dhe qe qeveria franceze nuk e zbuloi dot edhe kur tokat ju kthyen Frances. Persa i perket qendres ITT ne New Jersey, ne referim te Al Bielek eshte raportuar gjithashtu qe ka nje lidhje me rrjetin Sub-Global-kombetar-nderkombetar.Drakot me krahe jane pare shume rralle ne brendesi te UFO-ve dhe pjesen me te madhe qe jane raportuar, ata kane qene ne sistemet e nendheshme ku dihet tashme qe operojne dhe vete Grite dhe Reptiloidet.-Branton)
    TAL me pas pershkruan dicka qe duket shume e pabesueshme po te mos ishte per ato qindra deshmi qe raportojne te njejten gje. Ky zbulim mendohet se ka qene arsyeja kryesore e fillimit te Luftes se Dulces:
    "...Niveli i 7 eshte me i temerrshmi. Rrjesht mbas rrjeshti mbeturinat e 1000 humaneve te vendosur ne depozita te ftohta. Po aty ka embrione humanoidesh ne stade te ndryshme zhvillimi. Neper depozita ka dhe mbetje femijesh humane. Kush kane qene keta njerez?"
    Gjate nje lekture ne Klubin E Profecive, studiuesi japonez i Area 51 dhe enigmes se Dulces, Norio Hayakowa deklaroi dicka qe u paraqit ne Gazeten e Albuquerque: "...pse New Mexico ka numrin me te larte ne vend te femijeve te zhdukur, kjo mbetet nje mister."
    Burimet e ketij informacioni pervec Thomas Castello dhe TAL, jane bere nga njerez te cilet kane punuar ne laboratore, te rrembyer te cilet jane cuar ne baze, njerez qe kane asistuar ne ndertimin e bazes, personeli i inteligjences (NSA, CIA etj) dhe studiues te UFo-ve.
    Sipas TAL, ky informacion eshte per ata persona qe jane me te vertete te interesuar per bazen e Dulces. PER VETE MBROJTJEN TUAJ, kini mendjen, BENI SHUME KUJDES kur te hetoni kete kompleks."

  14. #54
    KAPITULLI I PESEMBEDHJETE




    COPEZA BETEJASH NENTOKE




    Materiali i meposhtem eshte nje artikull i cili eshte shfaqur ne nje publikim per ufo-t. Ne nuk e dime se kush eshte burimi apo autori i artikullit apo se ne cfare publikimi te qarte eshte paraqitur pasi personi qe na e dergoi nuk na dha detaje. Po i referohemi ketij informacionin sic e morem:
    "...Lear me beri te shikoja me vemendje nje harte te Nevades e cila perkufizonte te gjitha zonat e banuara civile dhe pa asnje te dhene per ato ushtaraket. Pikerisht ne qender ndodhet nje vend qe quhet Area 51. Eshte kompleksi yne me sekret. Ka 1900 njerez qe punojne dhe te duhet nje leje e nivelit presidencial per te punuar aty. Punonjesit cohen ne ate vend ne mengjes me avion dhe merren mbrapsht rreth ores 5 pasdite. Ata skane te bejne fare me disqet. Njerezit qe punojne me disqet shkojne ne pune me vone, pasdite dhe kthehen neper shtepite e tyre ne mesnate. Stacioni i disqeve quhet S-4 dhe ndodhet ne kendin jugperendimor te Area 51.
    Fatkeqesisht ky kompleks dhe NJE TJETER I NGJASHEM AFER DULCES, NEW MEXICO, mund te mos i perkasi me forcave besnike ndaj qeverise Amerikane ose edhe te vete rraces njerezore. Eshte e llahtarshme per ne te mesojne se gjithe ata shkenctare qe ne mendojme se punojne per ne, ne fakt jane te kontrolluar nga alienet.
    "...Ne fillim te viteve 60-te u arrit nje marrveshje me ta (ka shume mundesi nje rifreskim i marrveshjes se vitit 1954 e cila ishte dhe kjo vete nje riperterirje e marrveshjes se meparshme bere ne vitin 1933 nga Bavarian Illuminati-Branton). Ne shkembim te teknologjise, ne do fshihnim ekzistencen e tyre. Mesa duket kjo marrveshje, e orkestruar nga nje krah i caktuar i qeverise, ishte kaq e fshehte sa edhe vete Presidenti mund te mos jete ne listen e atyre qe duhet ta dine. Marrveshja po ashtu sanksionoi rrembimin e humaneve te cilet alienet e justifikuan si per qellime studimi te nje civilizimi ne zhvillim e siper. Ne ju kerkuam vetem nje liste te sakte te te rrembyereve.
    Ne vitin 1973 marrveshja u rrudh. Me qindra e mijera njerez po rrembeheshin dhe emrat e tyre nuk gjendeshin neper lista. Ne vitin 1978-79 pati nje konflikt midis nesh dhe alieneve ku keta te fundit vrane 44 prej elites se shkenctareve tane si dhe nje numer te njesise speciale Delta qe u cua ne vend per te liruar shkenctaret. Nuk jam i sigurt se ku ndodhi ky konflikt, mund te kete qene ne Dulce ose edhe ne Groom Lake.
    (Shenim: Sipas Robert Lazar, nje stacion i nendheshem poshte Groom Lake ka qene episodi i nje konflikti te armatosur midis Grive dhe personelit ushtarak te USa mbasi nje oficer sigurie refuzoi diktatin aline per te mos hyre ne nje vend eksperimenti i paarmatosur. Si rezultat i refuzimit ai u vra. Sipas agjentit te Grupit Special Te studimit te MJ12, Michale Wolf, konflikti ishte nje masaker e vertete qe ndodhi gjate demostrimit te nje reaktori anti materie. Grite qe po drejtonin demostrimin, kerkuan qe oficeret e sigurise te boshatiste armen nga fisheket sepse mundt te ndikonte ne eksperiment. Njeri nga oficerit vuri kete urdher ne medyshje dhe vetem pse pati kurajo te diskutonte nje urdher, grite e vrane. Kjo ne menyre te papergatitur demostroi faktin qe Grite nuk ishin aspak aleate te qeverise amerikane sic ishin munduar te paraqisnin veten e tyre por nje force pushtuese qe duhet te mbanin disipline absolute midis subjekteve te pushtuara. Kjo "gje" qe nuk eshte pjese e botes sone, vendosi te tregonte forcen ne momentin kur urdheri i dhene nuk u zbatua dhe shoket e tij e pasuan. Grite vrane disa nga oficeret e sigurise dhe lane ne beteje njerin nga shoket e tyre. Thomas Castelo deklaron se nje tjeter konflikt ndodhi ne Dulce kater vjet me vone, ne vitin 1979, kur disa shkenctare zbuluan te verteten e temerrshme qe me mijera humane te rrembyer ndodheshin ne depozita te ftohta ose te burgosur neper kafaze sikur te ishin kafshe ne thellesi te bazes, ne sektoret e ashtuquajtur vetem aliene dhe qe u kapen edhe ata nga alienet. Ata ishin disa nga shkenctaret me mendje ndritur qe kishte Amerika ne ate kohe. Por sic do shohim me tej ne kete liber, arsyet kane qene edhe me komplekse se kaq. -Branton)
    "Kjo beteje, vazhdon Lear na la ne pa disa nga bazat tona nentokesore me te persosura si dhe me humbjen e disa nga shkenctareve me te mire. Qe prej asaj kohe jemi perpjekur disa here te marrim kontrollin por pa sukses.
    Inisiativa e Mbrojtjes Strategjike ose SDI [The Strategic Defence Initiative] ka qene nje perjekje e tille. SDI, pavaresisht nga ajo e keni degjuar ju, ka perfunduar 2 vjet me pare dhe ka patur si qellim te rrezonte disqet ne ajer. Gabimi ishte qe ne mendonim se ata vinin nga ajri, ne nje kohe qe ata tashme jane ketu ne gjirin tone. Ata jene gjithandej neper baza te nendheshme. Mesa duket alienet kane ndertuar shume nga keto baza pa dijenine tone dhe aty ata kryejne eksperimentet e tyre gjenetike me kafshet, njerezit dhe krijesat e improvizuara sipas deshires se tyre.
    Gjate nje beteje edhe ne konflikte te pazakonta si ky i Dulces, pretendohet se duhet te kete rober lufte. Ja cfare thote studiuesi Val Valerian ne raportin e te famshmes Leading Edge:
    "Tekniku i Laboratorit te Dulces mbahet rob: Ne fillim te Nentorit te vitit 1988, na erdhen disa te dhena se djali i shkenctarit [B.M] tashme mbahet ne njeren nga stacionet e nendheshme ne FORT WAYNE, Colorado. Baza e nendheshme ndodhet ne jugperendim te Colorados, afer vargmalit UTE. Mesa duket, djali punonte ne nje laborator gjenetik nen Rrafshnalten e Archuletas, afer Dulces ne New Mexico dhe do kete shprehur ndonje mospelqim per ata qe ka pare aty te ndodhte. Kerkime te metejshme per personin e tij rezultuan ne konstatimin e disa projekteve shume interesante ne te cilat kishte marre pjese. Babai i tij, B.M. nga sa rezultoi eshte takuar me dy nordike ne apararence ne Pompona, California ne 22 tetor te vitit 1988..."
    Rezervati Indian i Vargmalit UTE, shtrihet vetem disa milje nga pllaja e Archuletas. Qe nga ajo pike zgjatohet ne perendim pothuajse gjate gjithe kufirit te Kater Qosheve. Sapo kalon kete kufij, ne Utah, shtrihet nje tjeter baze ku sipas John Lear, nje tjeter shkenctar mbahet rob. Lear foli me babain e ketij shkenctari te ri, duke ju referuar babait me inicialet zoti K... dhe u perpoq te lokalizonte vendndodhjen e djalit te tij. Lear shprehet:
    "Djali, babain e te cilit e takova dhe qe tashme ka vdekur prej disa vitesh, mesa duket mbahet i izoluar ne nje baze afer ose perreth Sleepin Ute Mountain. Nuk me kujtohet sesi rastisa ne kete informacion por e ndesha gjate kohes kur beja kerkime per Projektin Blue Light ne nje baze afer Delores te cilen se gjeta dot kurre.
    Ne lidhje me Utah, ka patur zera se po ndertohet nje baze e nendheshme per Rendin e Ri Boteror me ambjente paraburgimi per te gjithe disidentet qe do kundershtojne instalimin ne Rendit Te Ri Boteror ne Shtetet e Bashkuara. Ka shume qendra te tilla nentokesore qe jane raportuar ne te gjithe Ameriken.
    Ushtaraket amerikane nuk jane e vetmja force qe jane te perfshire ne "lufte" me Grite. Nje nga forcat me te medhaja te nendheshme humane te cilet jane shume te zemeruar me shkeljen e marrveshjes nga ana e Grive, dhunimeve territoriale dhe abuzimeve ndaj humaneve jo vetem ne Toke por edhe ne planin interplanetar, eshte aleanca Agharti-Telosianet si dhe disa nga aleatet e tyre te Siriusit qe jane kunder Grive. Informacioni i meposhtem ju dergua studiueses nga Uta, Juliette Sweet, nga nje mike personale e Sharula Dux qe raportohet nga shume veta se eshte nje princeshe aghartiane nga qyteti kompleks i nendheshem i Telosit qe ndodhet poshte Malit Shasta ne California. Qendra e metrokopleksit Telos thuhet se konsiston ne nje kompleks prej shume nivelesh, me shume se 5 milje i thelle dhe rreth 20 milje ne diameter dhe qe lidhet me sistemin e metejshem suburban te nendheshem. Sipas Sharules, Telosi ka lidhje te nendheshme nepermjet sistemit te transportit me tuba, me te pakten 100 qytete te tjera te nendheshme ne Ameriken e Veriut si dhe qytete nen Ameriken e Jugut si psh qyteti aleat POSID nen rajonin Matto Grosso ne Brazil. Shume nga keto qytete mbahen nga vendalinje jugamerikane, amerikano verior dhe amerikano qendror. Letra qe vijon eshte shkruar ne 2/7/1993 :
    "...muajin e kaluar deshifrova diskun tuaj dhe lexova materialet ne gjithe teresine e tyre. Shume interesante dhe e mbushur me fakte te pakundershtueshme. Me pelqen sensi juaj llogjik kur paraqisni idete qe keni. Nuk jam familjar me rracen e saurianeve dhe as kam degjuar te permenden nga Sharula apo Adama... Grite vijne here pas here dhe nga sa eshte komunikuar prej hierarkise Telosiane, atyre ju eshte kerkuar madje edhe duke perdorur forcen, qe te largohen. Ky proces ka qene shume aktiv vitin e kaluar dhe me pas dhe Adama ka percaktuar se Los Alamos do jete njeri nga vendet e fundit qe do pastrohet... Ka patur disa konflikte te tipit Star Wars por udheheqesit e Telosit na thone qe mos te shqetesohemi sepse ata i kane gjerat nen kontroll...Mosha aktuale e Sharules eshte 267 vjec. Po per arsye identiteti ne siperfaqe ajo thote qe ka lindur ne vitin 1951. Kjo gje ndihmon kur duhet te perpilohen dokumenta te tipit si karta e sigurimeve shoqerore dhe pasaporta.
    Gjate nje lekture, Sharula u pyet se cfare benin telosianet ne lidhje me problemin e Grive. Ajo u shpreh se Flota e Argjende e Telosit dhe Aghartes eshte konfrontuar me Grite dhe ju ka kerkuar qe ti jepnin fund veprimeve abuzive ne kete planet por Grite jane pergjigjur se kane autorizimin e qeverise se Shteteve Te bashkuara per aktivitetin e tyre ne Toke dhe ne Amerike. Ne kete rast Grite i referohen qeverise sekrete naziste te mbeshtetur nga NSA dhe CIA e cila e ka infiltruar Ameriken nepermjet vrasjeve dhe manipulimeve dhe ka stabilizuar nje marrveshje me alienet pa konsensusin e Kongresit? Sdihet e sakte por ajo qe dihet e sakte eshte se keta qenie parazitare me gjak jeshil, qafa si laps, kokat si pjeper dhe gjakpires te cilet shkelin marrveshje, dhunojne vullnetin e humaneve, rrembejne ne menyre permanente madje edhe vrasin qenie njerezore per qellime shkencore apo thjesht substanciale, genjejne dhe mashtrojne, nuk respektojne rregullat e mosnderhyrjes, shkaterrojne kafshet dhe pronat, manipulojne mendimet e masave dhe lidereve te tyre kunder dijenise se tyre te ndergjegjshme, shkaterrojne jetet njerezore ne nivel mendor, fizik dhe material, madje dhe ushqehen me jete njerezore perfshi ate te femijeve - SKANE ASGJE TJETER SE CFARE TE THONE PERVEC JUSTIFIKIMEVE !

  15. #55
    KAPITULLI I GJASHTEMBEDHJETE




    DULCE: NJE TERMINAL ANTIK PER BRENDA DHE JASHTE HAPESIRES ?



    Studiuesi Paris Flammonde jep nje pershkrim te asaj qe duket te jete rrjeti i bases se nendheshme te Dulces, sic pershkruhet nga studiuesi i UFO-ve James Moseley:

    “...Intimidimi i cuditshem i grupeve, me qellimin per te erresuar kuptimin e vertete te Disqeve Fluturuese, filloi te rritej ndjeshem ne fillim te viteve 1950-te dhe me i famshmi nga keto grupe eshte ai i tre njerezve me te zeza dhe “konspiracia e heshtur” te cilen majori Keyhoe dhe te tjeret e pershkruajne si nje element funksional perbrenda Forcave Ajrore. Gjate veres se vitit 1956, editori i SAUCER NEWS, James Moseley beri nje koment per kete kompani kaq enigmatike ne njerin nga numrat e revistes dhe pikerisht ne ate te qershorit te vitit 1956. Duke teorizuar se Disqet Fluturuese fillimisht ishin studiuar nag Shtetet e Bashkaura ne vitin 1946 dhe qe ato sihin mjete te afta te arrinin shpejtesi mbi 4 mije milje ne ore dhe vepronin nga nje baze e nendheshme poshte nje shteti jugperendimor ai vazhdon:
    “I gjithe projekti eshte kaq i fshehte sa as ushtaraket e zakonshme pilote madje dhe vete hetuesit e disqeve nga Forcat Ajrore te cilet hartuan Projektin Blue Book, nuk dinin gje per kete fakt. Ne fakt ky lloj “disku” nuk eshte ndertuar nga qeveria amerikane, sic e kuptojme ne zakonisht fjalen “qeveri”. Sado fantazi qe te duket... keto disqe jane ndertuar dhe perdoren dhe mirembahen nga nje organizate e cila eshte KOMPLET E NDARE nga krahet politik dhe ushtarak te qeverise qe ne njohim. Ndonese nje grusht njerezish ne majat me te larta te qeverise kane dijeni per keto projekte, ata nuk kane kontakt direkt me to...Do me duhet ta quaj kete projekt sekret, “Organizata”.
    Sipas Flammonde, Moseley ka shtjelluar ne menyre te hollesishme aktivitetet e kesaj organizate ne hije duke nxjerre disa detaje shume ekstravagante.
    Kjo baze ne jugperendim qe i perket Shoqerise Sekrete – Qeverise Sekrete, pa dyshim nuk eshte tjeter vecse ajo e Dulces te cilen ne po e ekspozojme gjate shkrimeve ketu. Shoqerite Sekrete, ne mos Agjensite Sekrete kane simbolet e tyre ose emblemat e tyre personale. Simboli i Dulces qe mbahet nga shume prej punonjesve aty konsiston ne nje trekendesh te permbysur me koke poshte ose piramide me nje T me koke poshte qe eshte e stampuar mbi te. Ne lidhje me Dulcen, studiuesi William Hamilton nxjerr keto fakte:
    “...Schoenfeld Clinical Laboratories ne Albuquerque, analizoi kampionet e marra nga trupat e kafsheve te gjymtuara ne fermen e Gomez dhe Burgess qe u zbuluan ne afersi te Dulces dhe gjeten depozitime shume domethenese patsi dhe magnezi. Permbajtja e potasit ishte 70 here me e larte se normalja.
    “... Niveli 1 ne bazes se Dulces permban garazhet per mjetet e mirembajtjes se rrugeve. Niveli 2 ka garazhe per trenat, mjetet e shpejta transportuese, makinat tunegermuese dhe te mirembajtjes se disqeve.
    “...Grite dhe qeniet reptoide kane nje KONFLIKT te lashte me humanet Nordik te shoqerive jashte hapesinore dhe mund te jene vendosur ketu per nje konflikt te ardheshem.”
    I ndjeri Thomas Edwin Castello i cili ka punuar ne bazen e nendheshme te Dulces, ka sugjeruar se eksperimentet e hereshme nga Rand dhe laboratoret e Los-Alamos ne teknologjine nukleare te germimeve ne toke, jane cuar ne nje ekstrem te vertete. Ne nje leter te me vonshme te datuar shtator 1990, ai permend nje mekanizem GERMUES me fuqi berthamore i cili ka aftesine te germoje nje tunel ne brendesi te tokes me nje shpejtesi prej 10-15 milje ne ore duke therrmuar guret rrethues dhe duke krijuar nje nxehtesi qe shkrin token dhe guret duke i kthyer ato ne nje lende te lengshme inkandeshente duke perdorur kone super te nxehta dhe lasera pulsues, si dhe metoda te tjera. Me pas nga ky veprim cdo material ngurtesohet dhe ngjeshet ne nje siperfaqe te xhamte duke mos lene me mbeturina apo mbetje te ngurta sic liheshin me gjate germimeve te tuneleve.
    Per tu futur ne nivelin e pare dhe te dyte te duhet minimumi ULTRA 4 si akses sigurie.
    “Shefi i Eksperimenteve Gjenetike eshte LARRY DEAVEN [Los Alamos dhe Dulce]...”
    Nje tjeter konfirmim qe Dulce eshte nje terminal i madh jo vetem per anijet nga planetet e tjera por edhe nje pike kyce qe lidh sisteme te shumta te nendheshme, na u dergua nga nje grua e cila njihte personalisht Thomas Castellon dhe qe babai i saj kishte punuar vete me Castellon ne ate qe quajtem me pare “Organizata” qe operonte ne nivelet e siperme te Dulces. Pershkrimi i meposhtem per nje apo disa nga tunelet antike eshte dhene nga vete Thomas Castello:
    “Hollet perreth bazes se Dulces jane paksa te harkuara dhe ne shume zona ju mund te shikoni ato qe duken si korridore pa fund. Vetem kur ngre koken dhe shikon tavanin qe eshte krijuar nga shkrija e gurit natyral atehere kujtohesh qe je ne nje shpelle gjigande. Ky vend te jep nje ndjesi pafundesie ose sikur shikon dika qe sdo e harrosh kurre.
    Me ka rene ne sy qe kjo baze eshte zgjeruar vazhdimisht gjate viteve. Por ne nje menyre ose tjetren, njeriu sikur perpiqet te harroje historine e shkruar dhe vete doreshkrimet. Ky vend duket shume antik. Rracat vendase te ketij planeti kane perdorur gjithmone tunele dhe shpella, per shekuj te tere. Dora e njeriut perfeksionoi ate qe kishte filluar natyra. Ne vende te caktuara shikon vizatime qe i ngjajne artit te Dekos. Dyer te caktuara paraqesin disa vizatime engjejsh qe te kujtojne nje ambjent te kendeshem te asaj kohe.
    Ne hyrjen e tuneleve varen statuja te gagoyles dhe te qenieve me krahe te gedhendura ne gure dhe qe ngulen ne kujtesen tuaj me shume sec duhet. Keto gargoyles groteske jane te erreta dhe duken si nje copez e Hollit te Maktheve. Disa nga fytyrat e krijiesave te frikshme te gedhendura ne gur kane humbur detajet e tipareve te tyre duke zbutur pamjen e frikshme qe paraqesin. Vete historia ka nje menyre per te fshire detajet dhe kujtesen e formave origjinale. Mbase gagoyles jane gedhendur duke patur modele te gjalla. Mbase nga te njejtat qenie qe jane pare ne nivelin e gjashte.
    Nje tunel i vecante, tuneli i gjate qe te con ne Taos eshte komplet ndryshe. Simboli qe shenon hyrjet eshte simboli i mocalit apo i tokes se lagur. Forma ngjan me ate te germes Z me dy vija qe e kryqezojne.
    Nuk e kisha idene e ketij tuneli deri sa nje dite shoqerova nje vizitor neper baze dhe e kuptova pse tuneli quhej i tille. Mbas disa miljeve tuneli i gurte ndryshonte ngjyre, shumica e bardhe dhe muret ishin te gedhendura me gjithefaresoj bimesie. Ketu pashe peme fieri antike dhe trandafila gjigande te gedhendur me mjeshtri. Keto murale te bukura paraqisnin nje pamje tropikale antike. Mbas pemeve, ne sfond, disa male antike te panjohura jane gedhendur me te njejten mjeshtri. Ndalova mjetin transportues, kerkova ne figurat qe shikoja duke shpresuar se mos gjeja ndonje kafshe ose qenie njerezore por me kot. Skishte shenja apo shkrime te dukshme, vetem neqoftese ishin shkruar nga ndonje dore e panjohur, tashme e humbur ne kohera.
    (Shenim: A ka qene ky ndonje nga tunelet me antike qe eshte braktisur nga ndonje rrace prehistorike, nje tunel i cili ka qene po aq antik ne momentin kur qeveria e USA dhe Reptoidet/Grite e “zbuluan” ose e moren nen kontroll per ta bashkangjitur me sistemin e nendheshem? Mbase nje tunel dhe sistem i nendheshem qe eshte germuar ne kohe parahistorike nga paraardhesit e indianeve Pueblo, banore te Kater Qosheve legjendat e te cileve flasin per nje beteje ku keta u detyruan te lene tunelet mbasi humben konfliktin ne qenie reptiliane pushtuese? Ky informacion eshte ne referim te pasardhesit te indianeve Hopi-Apache, Robert Morningsky. –Branton)
    Dukej sikur cdo bimesi ne planet, antike dhe moderne ishte paraqitur me fanatizem. Milje mbas miljesh ishin paraqitur peme, lule, barishte, miser, grure etj, te gjitha kryekeput te mrekullueshme.
    Duhet te jete vendi me i bukur ne bote. Mbase eshte krijuar si muze. Ose mbase nje vend i shenjte per te mbjelle jeten. Pa marre parasysh arsyetimin, SKA ASNJE MUNDESI qe ky vend te jete bere nga dora e njeriut modern. Bimesia e gedhendur eshte realizuar me detaje fantastike dhe duket komplet e re.
    Syte e mij kontrollonin me shpejtesi tavanin e tunelit per te gjetur burimin e drites se bute qe ndriconte dhe qe tashme dukej se vinte nga te gjitha anet. Por perseri sgjeta dot nje pergjigje.
    Kisha ndalur makinen elektrike me deshiren per te prekur ato mure duke shpresuar qe nje ekzaminim nga afer do me jepte nje ide per moshen e tyre. Per habine time muret ishin te veshura nga nje lloj mbulese transparente. Ato mure dukeshin si prej xhami dhe te trasha pothuajse 30 cm. Kontakti me i vogel krijonte nje lloj vagellime dhe ndricimi qe perhapej ne nje lloj vibracioni shume tundues, sikur dikush perpiqej te me fliste gjate kohes qe meditoja. Ndersa tuneli i bente jehone sikur te ishin tinguj muzikore. U perpoqa te dalloja ndryshimin nga ajo qe degjoja dhe ajo qe prekja por ishte e pamundur ti ndaja.
    Ne menyre instiktive perceptoja faktin se tingujt ishin te hartuar ne nje menyre qe te jepnin informacion ne nje gjuhe antike. Ndryshimi i tingujve fillimisht ishte i shpejte, gje qe se kuptoja dot. Sikur te mesoje nje gjuhe te huaj vetem se nepermjet tingujve muzikor qe ishin aq te mrekullueshem. Mbasi e kuptova qe ishin fjale [te cilat nuk i gjeja dot kuptimin]. Doja qe ky dialog te perfundonte. I ndjeja tingujt te me pershkonin gjithe trupin deri ne kocka dhe qe refuzonte te me linte, deri sa ika nga tuneli.
    Ka qene nje nga eksperiencat me te thella te jetes sime, por jam i sigurt qe sdo te doja ta provoja perseri !
    Ne Bazen e Dulces rruget dalin ne tre nivelet e para. Ndersa nga nivelet e tjera rruget ngjiten neper disa si shkalle spirale qe bashkohen me nivelin e siperm. Mbas disa miljesh tre nivelet qe permenda bashkohen ne nje kryqezim gjigand qe ska krahasim. Pese daljet kryesore te rrugeve qe te nxjerrin jashte bazes nuk kane shenja por mbas disa kryqezimeve te vogla, jane vendosur shenja kilometrike ne Anglisht te cilat jane montuar neper muret e tuneleve.
    Autostrada e nendheshme ndjek te njejtin drejtim me ate te tubave transportues. Ky sistem njihet dhe si Sistemi Sub-Global.
    (Shenim: Nga disa burime te tjera eshte thene se per te patur akeses ne SSG, duhet te jesh ose ndonje Mason i rangut te larte ose agjend i ndonje Korporate Inteligjence ose i lindur nentoke. Ka disa hyrje terminalesh ne Ameriken e Veriut dhe me tej ku duhet te paraqitesh nje dokument identifikues, sidoqofte po ti referohemi Al Bielek dhe te tjereve nese dikush ka arritur te kalojne pikat e kontrollit per te hyre ne SSG, eshte i lire te shkoje ku te doje sepse kuptohet qe deri sa arrin te futesh kaq thelle, patjeter qe ke autorizimin e duhur. Shume nga rezidentet e botes se nendheshme apo dhe vete vizitoret nga Siperfaqja, jane te lidhur me njeri tjetrin nepermjet mendjes kolektive ose matriksit te nje inteligjence ne grup i cili quhet networku Ashtar ose Astarte qe i ka rrenjet ne sistemin poshte Egjyptit te Lashte. Kjo ka qene struktura kryesore e bashkepunimit midis humanoideve dhe reptiloideve apo formave te tjera te qenieve aliene. Megjithate ka patur gjithmone fraksione te pavarura humanoidesh dhe reptiloidesh te cilat kane qene ne lufte me njera tjetren prej shekujsh dhe ne vitet qe pasuan Luften e Dulces, keto konflikte jane rritur ndjeshem duke perfshire te brendeshmit e tokes, kolektivistet dhe individualistet. Per shkak te kesaj ne mund te arsyetojme se autostrada e botes se brendeshme, jo gjithmone mund te jete nje vend i sigurt per te udhetuar i vetem edhe nese dikush ka aksesin per tu ndodhur aty. Ndonese ka nje bashkepunim interesash midis disa humaneve dhe grupeve reptiliane, kjo kryesisht eshte me shume nje nevoje qe alienet kane per bashkepunimin me humanet ne menyre qe te implementojne kontrollin elektronik global dhe anasjelltas. Pra jo domosdoshmerisht, perfshin nivelin e mardhenieve “miqesore” dhe te “tolerances” midis dy rracave. Ne menyre qe te implementohet Rendi i Ri Boteror elita e humaneve duhet patjeter te varet nga eknologjia e kontrollit te mendjes qe kane alienet dhe si shkembim alienet duhet te varen nga struktura shoqerore qe humanet kontrollojne. Ata duhet patjeter te kene asistencen e njeri tjetrit qe te arrijne te implementojne nje qeveri globale. Natyrisht qe ata do luftojne me njeri tjetrin per te marre kontrollin e pergjithshem nese arrihet te vendoset sistemi global diktatorial. Ne duhet te kuptojme qe bota e nendheshme per ne njerezit e siperfaqes eshte po aq aliene sac jane dhe botet jashtetokesore anijet nder yjore te te cilave jane pare ne atmosferen tone shume shpesh. Eshte nje bote shume antike, banoret e te ciles kane patur marrdhenie me bote te tjera ose dhe i kane kolonizuar ato gjate nje periudhe prej mijera vjetesh. –Branton)

  16. #56
    KAPITULLI I SHTATEMBEDHJETE




    DULCE NEW MEXICO DHE LIDHJA ME ASHTAR



    Materiali qe vazhdon me poshte eshte nje seri postimesh bere nga persona te ndryshem me te fashmin ParaNet qe ka qene shume popullor ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90. Ne cdo postim eshte emri i personit, adresa dhe data po per te kursyer kohe ne perkthim une po jap vetem materialet ketu dhe po shmang detajet e panevojshme.

    Materiali i me poshtem eshte bere upload nga nje perdorues ne ParaNet. Po paraqitet ne gjithe teresine e tij vetem per qellime informative. ParaNet dhe bashkepuntoret e tij nuk japin asnje deklarate per vertetesine apo vlefshmerine e postimit dhe nuk komenton asgje ne permbajtjen e tij.

    RAPORTI I DULCES

    Nje raport nga Projekti Phoenix

    (Shenim: ParaNet ka bere nje hetim mbi organizaten e Phoenix e cila ka nxjerre kete raport. Ne kundershtim me deklaratat e autoreve te ketij dokumenti, ParaNet ka gjetur nje lidhje te qarte midis Projektit Phoenix dhe Raportit Phoenix, qe te con tek Kolektivi Ashtar. Nje nga “lideret” dhe “zedhenesit” e ketij kolektivi eshte nje qenie qe quhet Hatonn. Ai, sipas disa burimeve eshte nje Pleiadean, 9 kembe i gjate me prirje te theksuara fashiste i cili deklaron qe eshte nje desertor reptilian i Perandorise Jo te Shenjte te Gjashte Orion-Drakonian. Burime te tjera deklarojne se Kolektivi Ashtar, ose te pakten nje pjese e konsiderueshme e ketij kolektivi qe eshte infiltruar dhe asimiluar nga agjentet Drako-Orion te cilet e kane paraqitur veten e tyre si Zotat e Rene, tani jane ne bashkepunim direkt me reptilianet Gri dhe Te Pa Shenjten Gjashte. Ne nje moment te tille, nuk aspak nje suprize per segmentin Ashtar te kontrolluar nga Drako-Orion qe te perpiqet te diskreditoje bazen nen Dulce, New Mexico. Ne fakt kjo baze eshte e kontrolluar dhe e perdorur nga bashkepunimi dy palesh Drakonian dhe Ashtar si dhe nga forcat e tyre qe sipas disa burimeve jane duke operuar ne bashkepunim dhe me fraksionin e fshehur ne te ashtuquajturen Kometen Hale-Bop. Duke qene se pirgu origjinal i dokumentave ne te cilen paraqitet dhe Raporti i Dulces permban mbi 140 kb materiale, ka nje perpjekje te qarte per te njollosur vertetesine e tij. Shpesh gjate materialiet do te lexoni fraza si “... nuk ka evidenca” etj si dhe perpjkeje te tjera per te rrezuar materialin komplet. E pashe te arsyeshme qe te mos shpenzoja kohe dhe kam eleminuar nje sere shkrimesh qe kane per synim erresimin e fakteve dhe ndryshimin e drejtimit te tyre nen nje drite falso. Ndonese eshte bere kjo perpjekje e pashprese, vete materialet ne teresine e tyre mbeshtesin deklaratat e shumta dhe raportet qe flasin per dicka jo te zakonshme qe po ndodh ne Dulce. Nese eshte perfshire qeveria sekrete apo vete alienet apo te dyja palet kjo ka dale dhe do dali me tej nga materialet qe postojme. Ajo qe mbetet fakt eshte qe shume gjera te cuditshme ndodhin ne Dulce, New Mexico. –Branton)

    Dokumenti fillon si me poshte:

    ...Qyteti i Dulces ndodhet ne veri te New Mexicos, afer kufirit me Colorado. Dulce eshte e lokalizuar 83 milje ne verilindje te Farmington, New Mexico ne rrugen nacionale 64.
    Ka nje popullate prej 1,648 vetash dhe shtrihet ne nje lugine. Pikerisht ne veri te qytetit shtrihet Rrafshnalta e Famshme e Archuleta Mesas. Qyteti ndodhet ne nje lartesi prej 6825 kembe mi nivelin e detit. Burimi kryesor i te ardhurave te zones eshte ajo e fermave dhe pikerisht e rritjes se bagetise se trashe. Biznesi dhe aktiviteti i sherbimeve eshte tipik per nevojat qe dalin ne nje komunitet te tille kaq te vogel. Ska aktivitet ushtarak apo industrial.
    Ne menyre qe te ruhen rezultatet e hetimit tone, eshte e domosdoshme qe ti referohemi te dhenave qe jane te pranishme gjeresisht ne ambjentin e Ufologeve qe lidhen me Dulcen, bazen USA/Aliene. Ne vazhdim ne do ti referohemi ketyre te dhenave te informacionit dhe do perpiqemi qe te identifikojme burimin se nga kane ardhur, nese kjo do jete e mundur. Kjo gje do shoqerohet nga zbulimet qe ne do bejme.

    Hetimi

    1) Pjese nga ky burim informacioni: Letrat e Dulces. Tekst, autori i panjohur

    ...Nje baze e perbashket USA/EBE ekziston poshte Archuleta Mesas ne afersi te qytetit te Dulces, New Mexico.
    1A) ... Ky stacion ekziston ne nje menyre apo tjetren qe prej vitit 1948.
    1B) ... Baza fillon 1 km nentoke.
    1C)... Kjo baze eshte rreth 2.5 milje ne veriperendim te Dulces dhe shikon mbi qytetin.
    1D)... Ka nje rruge qeveritare te shtruar me nje gjeresi prej 36 kembesh qe te con ne ate zone

    Gjetje te Projektit Hetimor Phoenix vijojne si me poshte:
    (PHX-1A) Jo ndonje rekord substancial qe te konfirmoj kete ekzistence. Rezidentet lokale skane ndonje kujtese te ndonje instalimi qeveritar, civil apo ushtarak qe mund te kete ekzistuar ndonjehere ne zone.
    (PHX-1B) E njejte si 1A. Nuk ka rekord apo kujtese te ndonje ndertimit te nendheshem, germim apo hapje tunelesh.

    * * *
    2) Burimi i informacionit, pjesa nga: 1988 Krill 2 tekst

    ...Gjate pushtimit nga Grite, ata kane stabilizuar nje numer te konsiderueshem bazash te nendheshme ne te gjithe boten, sidomos ne USA. (2A) Njera nga keto baza [midis shume te tjerave ne te njejtin shtet] eshte ajo nen Archuleta Mesa e cila shtrihet 2.5 milje ne veriperendim te Dulces, New Mexico.
    Pjesa qe vijon eshte nje material i shkeputur nga nje bashkebisedim midis Jim McCambell dhe Dr. Paul Bennewitz ne 13 Korrik 1984...

    * * *
    3) Burimi i informacionit, pjesa nga: 1988 Krill 2 tekst

    (3A)... Bennewitz raporton se ka qene ne gjendje te percaktoje vendndodhjen e stacionit te nendheshem, 1 km nentoke midis Archuleta Mesa dhe Rezervatit Indian Jicarilla Apache, afer Dulces, New Mexico [qe prej vitit 1976 nje nga zonat e goditura me rende me gjymtime kafshesh]. (3B)... Informacioni i Bennewitz eshte qe ky instalim perdoret ne bashkepunim si nje pjese e nje programi ne proces midis qeverise se Shteteve Te Bashkuara dhe EBE-ve.
    Bennewitz lajmeron ushtaraket e Forcave Ajrore per zbulimin e tij dhe nje udhetim ne zone solli ne siperfaqe keto te dhena:

    (3C) Baza eshte 2.5 milje ne veriperendim te Dulces dhe shikon qytetin nga siper. (3D) Ka nje pjese autostrade 36 kembe te gjere qe shkon ne ate zone. Eshte nje rruge qeveritare. (3E) Shikohen kabina dhe ndertesa me pese fasada me nje kupole siper. Ne afersi te kupolave u pa nje limuzine e zeze, nje mjet i CIA-s. (3F) Keto limo nese perpiqesh te shkosh aty, te nxjerrin nga rruga. (3G) Ne veri ka nje piste leshimi. (3H) Ka dy anije te prishura aty. Ato jane 36 kembe te gjata dhe me krahe dhe mund te dallohen serbatore oksigjeni dhe hidrogjeni. Anijet qe ne morem si shkembim perdorin energji berthamore me toptha plutoniumi. Mbushja me plutonium realizohet ne Los Alamos. (3I) Baza eshte aty qe prej vitit 1948.

    Disa nga disqet jane te pilotuara nga pilotet e NSA-se. (3J) Baza eshte 4 mije kembe e gjate (3K) dhe helikopteret jane pare te ulen dhe ngrihen prej aty ore e cast. Kur u be e njohur qe Bennewitz kishte dijeni per kete, gjymtimet e kafsheve ne zone ndaluan. (3L) Ne vitin 1979, ndodhi dicka dhe baza u mbyll perkohesisht. Pati nje konflikt me arme dhe njerezit tane u perzune nga baza. Alienet vrane 66 prej njerezve tane ndersa 44 arriten te largohen. (Shenim: Christa Tilton deklaron se aktiviteti i qeverise ne Dulce mund te mos jete me i pranishem. Ka shenja qe nivelet e siperme jane deaktivizuar, te pakten ne lidhje me aktivitetin qeveritar njerezor. Vezhgime te Grive ne maje te Archuleta Mesas jane raportuar nga Indianet e Jicarilla Apache edhe ne vitin 1990. Keto raporte i kane vajtur Christa Tilton dhe sugjerojne ate qe edhe sikur aktiviteti qeveritar ne Dulce ka pushuar, Grite/Reptiloidet vazhdojne masivisht te jene ne baze dhe te cojne me tej aktivtetet e tyre apo agjenden e tyre.- Branton)
    Njeri nga ata qe arriten te shpetonin ishte ne fakt nje agjent i CIA-s i cili perpara se te ikte mori disa shenime, foto dhe kasete video dhe me pas u fsheh. Ai ka qendruar i fshehur qe ne ate kohe dhe cdo gjashte muaj kontakton me personat te cileve ju ka dhene nga nje kopje te dokumentave dhe materialeve. Instruksionet e tija kane qene te tilla qe ne rast se ata sdo degjonin me per te, ishin te lire te benin cfare te donin me materialet qe ju kishte besuar. [Materiali u be i disponueshem per shume studiues qe ne dhjetor te vitit 1987. “Letrat e Dulces” perbeheshin nga 25 foto ne bardh e zi, nje kasete video pa dialog dhe nje sere letrash qe perfshinin dhe informacione teknologjike ne lidhje me stacionin e parbashket [CIA-Alien] te ndodhur 1 km nen Archuleta Mesa afer Dulces, New Mexico. (3M) Ky stacion ekziston ende dhe vazhdon te jete operativ.

    * * *

    4) Burimi i Informacionit, pjese nga: “Projekti Beta” nga Doktor Paul Bennewitz
    4A) ... nje numer i konsiderueshem rrugesh, zgjatohet drejt veriut. (4B) Rruga e gjere 36 kembe eshte e mirembajtur dhe ka stacione sherbimi dhe benzine. Po ashtu ka nje themel te dukshem per nje heliopad.
    4C)... ndertime nga dora e njeriut, nje tjeter limuzine e zeze me gjurme qe te cojne ne perendim te rruges.
    ... E gjithe zona totale duket se permban disa kultura aliene [te gjitha nen mbishkrimin ‘UNITY’]. (4D) dhe eshte 3 km e gjere dhe 8 km e gjate. Ndodhet ne mes te asgjeje ne Reservatin Indian te Jicarilla Apache, ne perendim te Dulce, NM... Duke u bazuar ne numrin e anijeve qe jane te pranishme ne zone, numri total i popullsise aliene llogaritet te jete perafersisht te pakten 2000, po ka shume mundesi te jete me teper. (Ish i vet-deklaruari oficeri i sigurise ne bazen e Dulces, Thomas Castello ka deklaruar se kane qene mbi 18 mije Gri ne baze ne kohen qe ai ishte aty.)

  17. #57
    -----Planet Logjistike-----

    ...logjistika fillestare indikonte nje plan qe do implementohej ne kete menyre: Ky plan nuk perfshin cdo kerkese dhe masa pergatitore te sigurise nga forcat tokesore, sidoqofte ne Inteligjenca e Forcave Ajrore deshiron te ndjeki sugjerimet e bera ketu, ato mund te diskutohen ne menyure me te detajuar.
    (4E) Sulmi duhet te drejtohet pothuajse i gjithe ne toke duke qene se do hasen probleme me ndezjen e mjeteve transportuese. Cdo pajisje elektrike dhe elektronike duhet perforecuar perpara se te nderrmerret sulmi. Ky informacion eshte saktesuar nga nderhyrja ne komunikimet e tyre. Plani do zhvillohet ne disa faza:
    (4F1) Procedura e pare do jete te mbyllen portat e diges mbi Lumin Navajo. Kjo dige mund te mbahet e mbyllur per gjate gjithe kohes. Ne brendesi te shpelles ka nje tjeter dige te vogel po kapaciteti i saj eshte i paket dhe perdoret thjesht si rezerve uji.
    (4G) Ka po ashtu nje rrjet shkarkimi qe mund te mbyllet duke shkaktuar nje permbytje te shpellave. Uji pompohet me vakum nga disa mjete elektrostatike nga lumi.
    (4H) Ka po ashtu nje tjeter burim ujo i cili mund te prihet dhe ti nderrohet drejtimi per ne Chama, New Mexico.

    ***

    4) Bruimi i informacionit, pjese nga Thisisit: Tekst nga W.C.Cooper
    ... Baza e nendheshme aliene ndodhet poshte reservatit indian afer qytetit te vogel te Dulces, New Mexico...

    ***

    Gjetjet:

    Te gjithe gjetjet e mesipermpe aplikojne tek ky burim informacioni...

    ***

    Firmosur,

    Projekti Phoenix

    Fundi i Dokumentit.

    Emri i Dokumentit ne Paranet: DULCEDOC.TXT

    ------
    Paranet(sm) Information Service
    Nga Rod Beskwith
    Subjekti: Re: Dulce Report –Konlkuzione

    Michael,

    A nuk u ngaterrua Bill Moore ne kete situate? A nuk shkaktoi i gjithe ky episod nje shkaterrim nervash per Paul Bennewitz? A keni me dokumenta per kete aspekt te hetimit? Dua te mesoj njehere e mire (te pakten pjeserisht) se nga ka ardhur disinformimi. A ka ndonje tjeter studiues qe po punon me Projektin Phoenix?

    Faleminderit

    Rhod
    ------

    Kemi nje tjeter mesazh te derguar te njejtit person nga nje tjeter user

    From: Michael.Corbin
    Paranet(sm) Information Service
    Subjekti: Re: Dulce Report –Konlkuzione

    I dashur Michael:
    I lexova informacionet qe ti postove dhe besoj se jam gabim. Shpresoj se jam gabim ne kete rast. Kjo eshte e gjithe miqte e mi.
    John Watson.

    Para se gjithash kjo nuk eshte puna ime dhe skam te beje fare me te. Dikush ngarkoi materialet ne ParaNet dhe une thjesht i ripostova ketu me lejen e tij. Kam hasur probleme te shumta me ate raport dhe jo domosdoshmerit besoj se dicka po ndodh ne Dulce. Besoj se materiali i Phoenix eshte thjesht disionformim...

    Mike
    ---------------

    Nga Paranet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG(sm)
    Subjekti: Vlerisimi i Raportit te Dulces dhe Raportit K2
    Derguesi: ufgate@paranet.FIDONET.ORG
    Data: 13 korrik 92
    Forwarded from “ParaNet UFO Echo”
    Origjinali nga ParaNet(sm) Sherbimi i Informacionit

    Kohet e fundit ne publikuam dy raporte nga Projekti Phoenix, nje grup ne Carson City, Nevada. Keto dy dokumenta pohojne qe pjestare te ketij grupi hetuan raportet mbi bazen e nendheshme aliene te Dulces, New Mexico dhe nje baze tjeter te nendheshme te ndodhur ne Plumas National Forest ne North Carolina. (Shenim: Ne parim hetimi i tyre “provoi” faktin qe baza e Dulces NUK ekziston por bazae UFO-ve K2 ne California EKZISTON ! Pse kam pershtypjne se nese baza K2 ekziston, pse nuk duhet te ndihemi te shqetesuar nga ky fakt? A ka mundesi qe te jete nje baze aktuale aliene ne Plumes National Forest dhe qe po KONTESTON aktivitetet e Dulces? Vetem kini parasysh qe per cdo konflikt te dukshem ka nje gjithmone nje tjeter te padukshem qe zhvillohet mbrapa skene. Shpesh “spektatoret” nuk mund te shohin se kush jane aktoret e vertete. -Branton)

    Per shkak te gjetjeve te me poshteme, ParaNet ka deklaruar qe ka nje mundesi te madhe qe materiali i perfshire ne kete dokument te jete jo i sakte dhe thjesht disionformim.

    Arsyet jane si me poshte:

    1) Projekti Phoenix eshte i panjohur per studiuesit e komunitetit te UFO-ve. Ne asnje nga materialet e paraqitura ska principe te identifikueshme te organizates. Sic eshte dhe rasti me cdo dokument ku raportohen gjetje te caktuara, ky material demonstron nje mungese te theksuar besueshmerie ne rastet kur emrat dhe adresat e studiuesve nuk publikohen.
    2) Per shkak te nje hetimi qe ka qene ne rruge e siper, ne kemi pare qe materiali per Dulcen nuk eshte i sakte. Eshte interesante te permendim qe raporti i Dulces mohon faktin qe dicka ekziston ne Dulce. Duke qene se ne skemi gjetur informacion qe te kundershtoje kete, e ndjejme se raporti nga Projekti Phoenix eshte i pasakte perfshi dhe vendndodhjen e ndertaseve dhe te faktoreve. Aty ka gjera qe jane shume te pazakonta.
    3) Materiali K2 eshte shume i paqarte dhe nuk sjell te dhena te mjaftueshme per te filluar nje hetim. Duket sikur raporti eshte shkruar nga ndonje dore e pamesuar dhe gjetjet jane paraqitur me nje menyre te sajuar.

    ParaNet do ju pajisi me nje raport te kompletuar hetimor per deklarata te ndryshme qe perfshihen ne ate raport, sapo informacioni te jete i disponueshem. Ne i kemi shkruar Projektit Phoenix duke i kerkuar informacion te metejshem.
    Ne mbyllje ju keshillojme qe te keni kujdes ne perdorimin e ketij materiali.

    Michael Corbin
    Drejtor
    -----

    - ParaNet(sm) Information Service - via ParaNet node 1:104/422
    UUCP: !scicom!paranet!User_Name
    INTERNET: ParaNet(sm).Information.Service@p0.f428.n104.z1.FI DONET.ORG
    From: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG (sm)
    Newsgroups: alt.alien.visitors
    Subject: Nje thirrje e forte per te qene te kujdesshem
    Message-ID: <139389.2A739F99@paranet.FIDONET.ORG>
    Date: 27 Jul 92 06:56:03 GMT
    Sender: ufgate@paranet.FIDONET.ORG (newsout1.26)
    Organization: FidoNet node 1:104/428.0 -
    Lines: 25
    * Forwarded from "ParaNet UFO Echo"
    * Originally from ParaNet(sm) Information Service
    * Originally dated 07-26-92 23:56
    Gjate diteve te fundit ne kemi postuar informacione te furnizuara nga Projekti Phoenix I Carson City, Nevada. Ky informacion eshte vene fuqishem ne pikepyetje nga ParaNet dhe qe eshte ne pritje te rezultateve te hetimit i cili do percaktoje vlefshmerine apo jo te Projektit Phoenix dhe autoreve te tij.
    Gjate kohes qe zhvillohet hetimi, ne kemi zbuluar disa gjera tejet shqetesuese te cilat lidhen me besueshmerine e grupit. Ky informacioon do postohet sapo te mbaroje hetimit. Pra se shpejti ne ditet e ardheshme.
    Deri sa ky hetim te mbaroje dhe rezultatet te behen publike, ParaNet keshillon te gjithe ju qe mos dergoni ndihme financiare per kete grup.

    Michael Corbin
    Drejtor
    ----

    ParaNet(sm) Information Service - via ParaNet node 1:104/422
    UUCP: !scicom!paranet!User_Name
    INTERNET: ParaNet(sm).Information.Service@p0.f428.n104.z1.FI DONET.ORG
    From: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG (sm)
    Newsgroups: alt.alien.visitors
    Subject: Report on Phoenix Project
    Message-ID: <139577.2A817124@paranet.FIDONET.ORG>
    Date: 6 Aug 92 18:16:01 GMT
    Sender: ufgate@paranet.FIDONET.ORG (newsout1.26)
    Organization: FidoNet node 1:104/428.0 -
    Lines: 177

    Disa jave me pare, ParaNet mori nje kopje te disa dokumentave te cilat pretendonin se vinin nga nje organizate e panjohur qe quhet “Projekti Phoenix”. Ky projekt pershkruhet ne dokumenta si nje “organizate private, civile studimore” e cila eshte forumuar ne vitin 1952 per te studiuar, hetuar dhe nderlidhur informacionet qe kishin te benin me UFO dhe ET. Duke ju referuar materialit qe permbante dokumenti, per nje cmim modest, cdokush mund ta marri ate, te kompletuar me harta, lexime magnetike dhe diagrama te cilat sherbejne te tregojne qe materiali eshte i bazuar shkencerisht.
    Dokumenti qe ne morem u formulua si nje raport hetimor ne dy prej ceshtjeve me te nxehta dhe te diskutueshme perbrenda komunitetit te UFOlogeve: bazat e nendheshme aliene per te cilat thuhet se ekzistojne ne zona te ndryshme te SHBA-se dhe moria e madhe e dokumentave qe jane te lidha me projeketet mbi UFO te cilave shpesh ju referohet si Operacioni Majestic Dymbedhjete[MJ12]. Ne menyre specifike, materiali perbehet nga tre dokumenta te vecante:

  18. #58
    (1) “Sekreti i Fundit” i filluar ne daten 4 gusht 1989 dhe i permiresuar ne 5 maj 1992, tregon per punet e brendeshme te projekteve qeveritare sekrete per ufot duke perfshire dhe teknologjine aliene dhe trupat e gjetur ne disqet e rrezuara, hulumtimi i kesaj teknologjie nga nje numer i caktuar projektesh qeveritare me emra te koduar dhe eprfshirja e NASA dhe programit SDI ne pergatitjen e KONFLIKTIT me PUSHTUESIT.
    (2) “Raporti i Dulces” i datuar 27 maj 1992 pershkruan hetimin e bere ne Dulce dhe qe sipas ketij projekti provoi bindshem qe ska asgje te vecante ne ate zone, pra aspak interes per studiuesit e UFO-ve, ndonese raportet nga zona jane shume me ndryshe.
    (3) “Raporti K2” i datuar 28 korrik 1989 dhe i permiresuar ne 27 qershor 1992 i cili perpiqet te dokumentoje zbulimin e nje “baze sekrete aliene” ne zonen Pilot Peak te Kontese se Plumas, California.

    ParaNet menjehere sapo i mori materialet i postoi per abonentet e saj duke respektuar dhe lejen nga publikuesit. Ne po ashtu postuan dhe nje lajmerim i cili i drejtohej lexuesve qe te kishin kujdes pasi materialet mund te permbanin pasaktesi apo disinformacion te qellimshem. Ky vleresim ishte bazuar ne nje sere faktoresh:
    (1) Shume nga informacionet qe jane ne “Sekretin e Fundit” ne lidhje me Operacionin Majestic 12 dhe projektet e lidhura me te, eshte informacion i konsumuar, ne qarkullim prej kohesh dhe i konsideruar i pavlefshem nga studiuesit ufolog me reputacion ne kete fushe.
    (2) Pjesa derrmuese e informacionit tek “Raporti i Dulces” ne lidhje me Dulcen dhe Archuleta Mesa, bie ne kontradikte me informacionin qe ka paraqitur ParaNet te siguruar nga studiues te shumte dhe te afte.
    (3) Disa nga informacionet ne “Raportin K2” jane te paqarta dhe duken si te sajuara, si ne rastin kur deklarohet per nje ushtarak operativ i cili “harroi” aparatin e tij forografik ndersa po vraponte per te dokumentuar uljen e nje UFO=je apo ajo tjetra qe diten e neserme i njejti vend ulje i diskut ishte ndryshuar dhe zhdukur gjurmet nga alienet...

    ParaNet mori keto tre dokumenta sic ishin ngarkuar ne rrjet nga Mr. Jack L.Mathias nga Carson City, Nevada i cili e paraqiti veten e tij si i vetmi zedhenes i Projektit. Por vete raportet nuk kane as emrat e autoreve te cilet i kane hartuar dhe as emrat e personave drejtues te Projektit Phoenix. Ne vend te ketyre ata deklarojne ne punen e bere qe jane ish personel i inteligjences ushtarake dhe kane patur njohuri per operacionet e fshehta qeveritare ne lidhje me ufo-t (po ashtu dhe projekte disinformuese?Branton). Duke u nisur nga keto rrethana dhe dyshimet e shumta per vertetesine e ketyre dokumentave, ParaNet filloi nje hetim te detajuar per te zbuluar se kush fshihej mbas Projektit Phoenix dhe kush ishin motivet.
    Fillimisht ne nisem nje leter ne kutine postare e cila ishte e listuar ne dokumenta duke kerkuar informacion te metejshem persa i perket grupit, por letres nuk ju pergjigjen kurre. Ne beme korrespondence me poste elektronike me zotin Mathias i cili e paraqiti veten e tij si agjen i grupit por ky i fundit refuzoi te na jepte cdo lloj informacioni.
    Cdo dokument ne menyre formale deklaronte se stema e Projektit Phoenix ishte nje shenje dalluese e rregjistruar [ka shume mundesi ne shtetin e Nevadas meqe dhe vete adresa postare ishte e lokalizuar aty] keshtuqe ne u perpoqem te benim nje kerkim ne zyren e shenjave dalluese te Nevades ne Carson City. Kjo zyra na informoi se ska asnje te dhene per ndonje shenje dalluese nen emrin Projekti Phoenix. Ata thane se artikujt e perbashkimit ishin rradhitur nen emrin Projekti Phoenix ne 25 gusht 1988 nga zoti Thomas Naylor nga Las Vegas, Nevada. Sidoqofte korporata kishte deshtuar ne dokumentimin e adresave te plota te zyrtareve te saj brenda dates 1 korrik 1989 sic kerkohej nga ligji i shtetit te Nevadas dhe si rezultat ishte revokuar nga sekretari i shtetit per Nevaden. Pra ne aparence ne arritem ne nje tjeter rruge pa krye pervec nje pjeseze te vogel te enigmes qe u zbulua nga nje hetues i ParaNet ne Las Vegas. Nje avokat i quajtur Thomas C.Naylor kishte ndryshuar adrese duke levizur ne nje kompleks zyrash ne 2810 West Charleston ne Las Vegas.
    Me pas ne kontaktuam Sherbimin Postar te SHBA-se ne Carson City, Nevada per te saktesuar mbajtesin e kutise postare per publikuesin e Projektit Phoenix, Advent Publishing Company. Neve na thane qe kutia postare ishte e rregjistruar per Richard T.Miller adresa e te cilit ishte dhene si ajo e nje shtepie te levizshme ne Carson City. Ne vijim te kesaj ne kontakuam zyren Clerk & Recored ne Carson City dhe saktuseam me ata qe Richard Miller ishte i listuar si zoteruesi legal i Advent Publishing. Por numri i telefonit qe na dhane per zotin Miller ishte jashte sherbimit, pra i shkeputur dhe sherbimi i asistences informuese nuk ishte ne gjendje te na jepte nje tjeter numer. Me pak fjale nje tjeter rruge pa krye.
    Ne kete pike te gjitha perpjekjet per te verifikuar legjitimitetin e Projektit Phoenix duke perdorur menyra konvencionale rezultuan te pafrytshme dhe ne vendosem te provonim ne nje rruge tjeter. Projekti Phoenix kishte deklaruar qarte se nuk kishte asnje lidhje me asnje nga grupet qe perdornin emrin Phoenix. Dhe per te qene te sigurt qe seicili merrte mesazhin e qarte, cdo dokument e specifikonte kete gje qe ne fillim dhe sidomos qe skishte asnje lidhje me publikuesin e njohur si America West dhe botimet e saj apo te individeve te njohur si George & Desiree Green. (Shenim: Nje burim na ka informuar se George Green ka lidhje me CIA-n, sidoqofte ky burim nuk ishte ne gjendje te konfirmonte vertetesine e ketij informacioni dhe si i tille duhet te merret vetem si nje mundesi por jo si fakt.Branton) Fatkeqesisht ParaNet ka zbuluar evidenca qe tregojne se keto deklarata ne vend qe te ndricojne ceshtjen, e bejne ate akoma me te ngaterruar.
    America West doli te jete botuesi i nje reviste te quajtur Phoenix Liberator, e cila permban nje sasi te madhe materialesh te “kanalizuara” qe pretendohet se jane me origjine nga nje qenie nga Pleiades, me emrin Hatonn. Phoneix Liberator eshte vene nen sulm nga disa prej komunitetit te UFOlogeve si antisemitike dhe neofashiste. (Shenim: Sipas videos “SEKRETE TE RAJHUT TE TRETE” , e vlefshme nepermjet Vladimir Terziskit, Presidenti i Akademise Amerikane te Shkencave Desidente, nazistet e Thule Society jo vetem “kanalizuan” forcat Ashtar por edhe arriten te prodhonin disa disenjo te disqeve fluturuese, fotografi te te cilave tregohen ne film.Nje tip dicku ishte ai qe quhet modeli “Adamski”. Nese kontaktet e Adamskit ishin nazista te maskuar si venusian apo nazistat kishin arritur ne nje fare menyre te kishin akses ne anijet venusiane-pleiadiane, kjo nuk eshte e qarte por John Lear ka deklaruar se nje fraksion renegad i Pleiadeve ne planetin Aldebaran te cilet e kane shitur veten e tyre tek agjenda Ashtariane-Drakoniane, ne menyre te vullnetshme kane rrezuar nje nga disqet e tyre te mbushur me pajisje te nje teknologjie te larte dhe ne kete menyre teknologjia e tyre mund te merrej nga aleatet Bavarez/Gjermane dhe ne te njejten kohe duke vepruar ne kete menyre mund te anashkalonin ligjet e mosnderhyrjes te percaktuara nga Federata Saturniane-Lyran-Pleiadian-Andromeda. Po ashtu Lear deklaron se fraksioni Ashtar-Pleiadian donte qe Gjermania te fillonte nje lufte duke shpresuar ne nje reduktim te popullates se planetit dhe ne kete menyre aleanca Ashtar/Giza apo vete kolektivi mund te stabilizonte influencen e tij me me pak rezistence. Ky bashkepunim me Bavarezet ishte motivuar dhe nga disa ektremiste nderhyres dhe Racista, nje fraksion nga Lyra dhe Aldebaran te cilet kishin qellim qe te benin “vellezerit” e tyre Ariane, rracen dominuese ne Toke.Branton) Por Hatonn dhe perkrahesit e tij ne menyre te vendosur kundershtuan akuzat e te qenurit naziste dhe e gjithe veshtja u trumpetua me te madhe ne shtyp dhe ne internet.
    Duket sikur deri kohet e fundit America West Publishers dhe Phoenix Liberator drejtoheshin jashte TEHACHAPI, California [qe sipas disa burimeve eshte nje qender e madhe e bashkepunimit alien me aktivitetin industrialo-ushtarak]. Por kohet e fundit nje nga abonuesit e ParaNet ngarkoi ne rrjet nje pergjigje nga “Hatonn” per Don Ecker te cilen ai tha se e kishte marre nga Phoenix Liberator BBS dhe e postoi ne nje adrese te re per Liberator. Kjo adrese ishte e njohur per ne; 2810 West Charleston Boulevard, Las Vegas, Nevada – E NJEJTA NDERTESE ne te cilen avokati Thomas Naylor kishte zyren e tij.
    Dhe me pas nje tjeter koincidence e cuditshme: Nje postim ne internet deklaronte se perpara se “Hatoon” te kanalizonte informacionin nepermjet transmetuesit te tij te zakonshem, ai kishte dhene mesazhet e tij nepermjet zotit Richard Miller i cili krijoi nje organizate te njohur me emrin Solar Cross dhe qe mesa duket ishte nje paraardhes i Phoenix Liberator. (Shenim: Keto mesazhe te ‘kanalizuara’ mesa duket jane marre nepermjet rezeve fizionike te leshuara nga anijet qe qendrojne pezull dhe qe kontaktojme me individet e implantuar te cilet jane te lidhur ne kete menyre me kolektivin Ashtar. Branton). A eshte ky i njejti Richard Miller i cili ka pronesine e publikimit te Projektit Phoenix, Advent Publishing Company?
    Ne nuk e dime ende nese Thomas Naylor i cili u perpoq te perftonte Projektin Phoenix eshte i njejti Thomas Naylor qe ka zyren ne 2810 West Charlston se bashku me zyrat e reja te Phoenix Liberator. Ne nuk e dime ende nese Richard Miller i cili ka ne pronesi Advent Publishing eshte i njejti Richard Miller i cili njehere e nje kohe transmetonte mesazhet e ‘kanalizuara’ nga Hatonn. Me pak fjale ne nuk dime ende nese Projekti Phoenix eshte nje organizate e pamvarur apo thjesht nje ringjallje e America West Publishers dhe e Phoenix Liberator. Por koincidencat e shumta te shtyjne ne kete perfundim. Dhe duke patur kete gje parasysh ne ju keshillojme qe te keni kujdes kur i referoheni materialeve te Projektit Phoenix, deri sa keto materiale te vertetohen dhe se bashku me to edhe vete Projekti Phoenix.
    ParaNet do ju mbaje ne korrent per hetimet si dhe rezultatet e tyre. Nese keni ndonje informacion mbi Projektin Phoenix, sidomos atij qe i perket marrdhenies midis Phoenix Liberator apo America West Publishers, ju lutem niseni tek Michael Corbin ne internet ne adresen mcorbin@paranet.org; me Fidonet ne 1:104/422; me poste ne P.O. Box 172, Wheat Ridge, Co 80034-0172; ose me telefon ne numrin 303-431-8796.
    (Ky shkrim do vazhdoje me tej per te pershkruar perpjeket djallezore te inteligjences amerikane per te penetruar ambjentet e ufologjise dhe shkaktuar konfuzion me informacione te paverteta dhe te sajuara per te diskretituar ufologjine dhe ata qe e studiojne)

  19. #59
    From: ParaNet.Information.Service@p0.f428.....FIDONE T.ORG (ParaNet
    Information Service)
    Newsgroups: alt.alien.visitors
    Subject: Pergjigja jone per Phoenix Project
    Message-ID: <139863.2A9405AD@paranet.FIDONET.ORG>
    Date: 20 Aug 92 20:25:07 GMT
    Sender: ufgate@paranet.FIDONET.ORG (newsout1.26)
    Organization: FidoNet node 1:104/428.0 -
    Lines: 159
    * Forwarded from "ParaNet UFO Echo"
    * Originally from ParaNet Information Service
    * Originally dated 08-20-92 13:23

    Ne 6 gusht 1992 ParaNet Information Service postoi nje deklarate paraprake te hetimit tone mbi nje organizate te njohur si Projekti Phoenix i cili kohet e fundit ka nxjerre nje “raport hetimor” te quajtur “Raporti i Dulces” , “Raporti K2” dhe “Sekreti i Fundit”. Ne deklaraten tone ne veme ne dukje disa probleme qe dalin me te treja raportet e Projektit Phoenix si dhe disa dyshime qe dalin ne lidhje me kete organizate. Ne konkluzionin tone ne leshuam nje paralajmerim per te gjithe anetaret qe mos e merrnin seriozisht dhe mos bazoheshin ne te deri sa te plotesohej hetimi i metejshem.
    Ne 10 gusht 1992, Jack Mathias i Projektit Phoenix u pergjigj me nje mesazh te gjate dhe percartes te postuar ne disa forume dhe news groups. Fatkeqesisht ne vend qe te merrej me pikat thelbesore te ngritura ne postimet e meparshme prej nesh qe lidheshin direkt me projektin dhe botimet e tij, zoti Mathias u pergjigj duke sulmuar dhe fyer motivet, intergritetin dhe kompetencen e zyrtareve dhe hetuesve te ParaNet. Ja disa pjese nga deklarata e Projektit Phoenix:

    “...Ju e shkaterruat...”
    “...nje gjykim i dobet pa ekzaminuar evidencat...”
    “...reagimi juaj negativ dhe spontan...”
    “...problemi i sjelljes tuaj...”
    “...ju keni abuzuar pozicionin tuaj te besimit dhe pergjegjesise...”
    “...e pajustifikueshme... nje rekord i ri i paragjykimit...”
    “...vlersim amatorial...”
    “...mungese profesionale te vertete...”
    “...u vetzgjdhet per tu bere te vetmit arbitra te te vertetes...”
    “...Gjykates, Juri dhe Ekzekutues...”
    “...ekspertize invalidesh...”
    “...qesharake...”

    Duke ju permbajtur me hollesi paragraf mbas paragrafi te kesaj ligjerate personale, zotit Mathias thote:

    P.P.. “Sipas opinionit tone, publiku meriton te verteten qe i perket historise se vertete te UFO-ve, perfshirjes se qeverise dhe kercenimit Alien. Kjo duhet te jete objektiva jone... Mbase ju te gjithe jeni dakort qe kjo objektive eshte me shume produktive se sa ajo e argetimit te publikut nepermjet lidhjeve ne BBS dhe me nje show shterpe midis individesh qe sulmojne njeri tjetrin.”

    Kjo eshte nje ndjenje shume fisnike me te cilen ne si ParaNet jemi te gjithe dakort. Shpresojme qe ne te ardhmen pefaqesuesit e Projektit Phoenix do ndermarrin veprime qe perputhen me keshillat e tyre dhe ta mbajne retoriken ne nivele me te civilizuara.
    Tani le ti hedhim nje sy ceshtjeve te ngritura nga Projekti Phoenix dhe sesi perputhen ato me situaten:

    P.P. “Le te rikujtojme faktet. Ju reaguat duke leshuar nje paralajmerim per anetaret e ParaNet dhe qe u shpernda edhe ne forumet e tjera kombetare. Ai paralajmerim permbante nje mesazh qe shprehej se informacioni dhe burimi i tij ishin shume te dyshueshem. Pra ne kete menyre ju krijuat nje pershtypje te forte ne komunitetin e UFOlogeve qe informacioni yne ishte fallso. Shume njerez te sinqerte duke besuar ne kualifikimin tuaj, e pranuan kete lloj paralajmerimi.”

    Kjo eshte e vertete.

    P.P. “Ju moret inisiativen per te gjykuar dicka pa ekzaminuar evidencat.”

    Fallso ! Ne nuk mberritem ne konkluzion menjehere apo thjesht nga cfare ishte shkruar. Analiza jone dhe si rezultat lajmerimi qe leshuam per anetaret ishin produkt i nje diskutimi te konsiderueshem midis studiuesve te ParaNet dhe abonuesve. Majde leshuam dhe nje lajmerim qe po beheshin hetime te metejshme.

    P.P. “Ne mesazhin tuaj, ju permendet qe i shkruat Projektit Phoenix mbas faktit dhe gjykimit tuaj paraprak duke i kerkuar informacione te metejshme. Ju bete te njejtin koment ne mesazhet qe derguat ne forume. Ju thate qe ne nuk ju pergjigjem kerkeses suaj. Dhe po ashtu late te kuptohej se kjo eshte nje minus per ne dhe se kjo na bente te dyshimte... Sa per saktesi edhe sot e kesaj dite ne ende nuk kemi marre letren tuaj. Ndonese asnjehere nuk na ndodh te mos marrim posten, letra juaj deri me sot ende nuk ka mberritur. Mund te arrijme ne nje konkluzion qe ose ka humbur ose qe ju se keni nisur. Pse nuk niset nje kerkese te dyte kur e pate qe smoret pergjigje nga ne me letren e pare?”

    Letra u shoqerua me nje poste elektronike drejtuar zedhenesit te Projektit, Jack Mathias. Kerkesa per informacion u be ne menyre te perseritur nepermjet kesaj forme. Por ajo na u refuzua.

    P.P. “Por ky nuk ishte fundi i qendrimit tuaj ndaj nesh, Projekti Phoenix. Ju bete te njejten gje perseri duke paralajmeruar anetaret etj mbas nxjerrjes se raporteve K-2 dhe Sekreti Perfundimtar. Edhe ne kete rast ju nuk keni pare dhe as ekzaminuar dokumentat suportuese por kjo nuk ju pengoi te leshonit ate paraljamerim per ParaNet dhe publikun ne gjeresi.”

    Ne e kemi shpjeguar njehere arsyen e dyshimit tone ne lidhje me raportin ‘K-2’ dhe Sekretin e Fundit. Ashtu si dhe me Raportin e Dulces dyshimet tona u drejtuan ne qender te komplet konceptit dhe menyres se ekzekutimit te te gjitha raporteve dhe sbesojme se dokumentat plotesuese do ndryshonin ndonje gje. Gjykimi yne per kete ceshtje u formua me i qarte mbasi moren dokumenta plotesuese nga nje tjeter burim. Dhe nuk u habitem aspak.

    P.P. “A do ishte jashte teme nese themi qe mendja juaj ishte e bindur qe me pare ne kete menyre?”

    Po, do ishte komplet jashte teme sepse mendja jone as ishte dhe ne fakt as nuk eshte ende e bindur per vertetesine e ketyre raporteve. Paralajmerimet tona ishin thjeshte nje tentative qe sipas nesh eshte komplet e justifikueshme. Deri tani ne skemi marre asnje evidence qe te na bindi per te kunderten. Nese kjo evidence nuk na paraqitet ne jo vetem qe do bindemi por do e deklarojme edhe publikisht falsitetin tuaj.

    P.P. “Fatmiresisht per levizjen e ufologjise, hetues dhe studiues te tjere nuk ndajne te njejtin opinion me ju. Ata na kane vleresuar ndryshe. Ju pretenduat ne mesazhin tuaj fillestar qe informacioni i parqitur nga ne ne Raportin e Dulces ne lidhje me Dulcen dhe Rrafshnalten e Archuletas bie ne kontradikte me informacionet e dhena ParaNet nga hetues te tjere te afte. Cfare informacioni? Kush e ka dhene? Si e gjykuat ju vertetesine e tij?”

  20. #60
    Informacioni yne konsiston ne deshmite e hetuesve te Paranet dhe te te tjereve qe kane qene ne Dulce dhe ne Rrafshnalte. Eksperiencat e tyre jane shume te ndryshme nga ato qe ju pershkruat dhe eshte shume e veshtire te perputhesh deklaratat tuaja me gjetjet e njerezve tane.

    P.P. “Ne ne menyre formale kerkojme akses tek informacioni. Na pelqen ta ekzaminojme vete. A mund te kemi kopje te atij informacioni?”

    Hetimi yne vazhdon dhe informacioni do behet publik sapo te perfundoje. Vetem kur te vije ky moment, ne do jemi mese te lumtur tju pajisim me nje kopje te raportit tone.

    P.P. “Tani le te flasim per mesazhin tuaj kryesor qe ka lidhje me besueshmerine e personelit te Projektit Phoenix.
    Per cfare eshte fajtor Projekti Phoenix? Eshte fakti qe ne guxuam te hetojme dy nga subjektet me te nxehta te ufologjise sic eshte ai i bazave aliene te nendheshme dhe moria e projekteve sekrete qeveritare te quajtura si operacioni Majestic 12? “



    From: ParaNet. Information. Service@p0.f428.n104.z1.FIDONET.ORG
    (ParaNet Information Service)
    Newsgroups: alt.alien.visitors
    Subject: Phoenix Response – Part 2
    Message-ID: 139864.2A9405B0@paranet.FIDONET.ORG
    Date: 20 Gusht 92 20:25:09 GMT
    Sender: ufgate@paranet.FIDONET.ORG (newsout1.26)
    Organization: FidoNet node 1:104/428.0 – Lines:168
    * Forwarded from “ParaNet UFO Echo”
    * Originally from ParaNet Information Service
    * Originally dated 08-20-92 13:23
    <...vazhdon nga mesazhi i meparshem>

    Jo. ParaNet prej kohesh i ka hetuar keto dy subjekte. Deri tani ne nuk kemi pare asnje prove te pranueshme qe te vertetoje ekzistencen e ndonje baze te nendheshme aliene afer Dulces dhe as kemi perftuar ndonje prove adeguate per ekzistencen e Operacionit Majestic 12. Ne kemi deklaruar publikisht kete gje ne cdo rast te mundshem. (Shenim: Personalisht besoj se ka shume evidenca qe provojne nje aktivitet te nendheshem afer Dulces. Ndersa nese me prove presupozohet ndonje filmim i ndonje grupi televizi te ambjenteve te brendeshme te bazes se nendheshme, laboratoreve apo ndonje gjeje te ngjashme dhe te transmetohet direkt per publikun, duhet ta pranojme se kjo lloj “prove” nuk ekziston ende-Branton).

    P.P. “Sipas burimeve tona ne brendesi te komunitetit te inteligjences, mashtrimi me Dulcen u perhap nga specialistet e disinformacionit te Maji apo te njohur me mire si Majesti 12, me ndihmen e CIA-s dhe NSA dhe konsiderohet si nje sukseset me te shkelqyeshme ne te gjithe historine. “

    Por natyrisht qe keto “burime” nuk mund te permenden me emer dhe cdo gje qe ne kemi ne dispozicion per te vazhduar hetimet jane fjalet tuaja dhe dilemat qe ngrini duke u perpjekur te mbani ne erresire kedo qe deshiron te dije me shume. Histori anonime te thena nga persona anonim. Na falni por kjo nuk mund te quhet evidence.

    P.P. “Ne derguam hetues me eksperience, jo amatore, per te kerkuar bazen e Dulces. Keta njerez e dini se cfare duhet te kerkonin dhe si te kerkonin, si te gjenin pergjigjet dhe nuk jane nga ata qe futen ne qorrsokak.”

    Ne nuk kemi evidenca per kete gje, pervec fjaleve tuaja.

    P.P. “Nese ju nuk jeni dakort me zbulimet tona, atehere levizeni te pasmen tuaj dhe shkoni ne Dulce dhe kerkoni vete. “

    E kemi bere.

    P.P. “Ne fakt ne ftuam te gjithe te benin te njejten gje qe beme ne. Jemi te sigurt qe ju do te gjenit te njejten gje qe ne gjetem.”

    Ne nuk gjetem asgje.

    P.P. “Ju pretendoni se jeni te afte per te bere pyetje. Po sa te afte jeni ju te jepni pergjigje? Ne kemi disa pyetje per te bere... a do te ishit ju te gatshem te ndanit me ne, me te gjithe anetaret e forumeve dhe publikun e gjere, provat e forta qe keni dhe qe mbeshtesin flevshmerine e ekzistences se bazes se Dulces?”

    Po ju a do te ishit te gatshem te na paraqisnit ndonje evidence te forte per ate qe keni thene ose dicka te ngjashme? Ne nuk kemi pretenduar asnjehere apo me keq, mbeshtetur idene e ekzistences se nje baze te tille aliene ne Dulce. Ne fakt, ne e konsiderojme shume te pamundur qe nje baze e tille te ekzistoje ne Dulce apo diku tjeter. Kjo eshte arsyeja pse kemi kaq problem te marrin seriozisht raportin tuaj K-2 qe flet per ekzistence te nje baze ne California.

    P.P. “Atehere nese skeni prove te pakundershtueshme, gati per ta paraqitur publikisht qe te rrezoje rezultatet e raporteve te Projektit Phoenix ne lidhje me Dulcen, k-2 apo Sekretin e Fundit, beni mire te terhiqeni. Mbyllni gojen ose ulni koken. Me pak fjale na u hiqni sysh.”

    Dakort, e pranojme sfiden. Le te fillojme me deklaraten nga raporti juaj “Sekreti i Fundit”:

    P.P. “Sipas deshmitarit okular, agjenti i CIA-s ne ngarkim te ketij operacioni te fshehte i veshur me nje uniforme te kolonelit te Forcave Ajrore, ka qene William C. Cooper... Po ky deshmitar deklaron se behet fjale per te njejtin William Cooper qe ka qene kaq aktiv ne levizjen civile te UFO-ve qe ne vitin 1988.”

    A eshte ky “William C. Cooper” ai qe supozohet te jete i famshmi Bill Cooper qe ne te gjithe e njohim kaq mire? Mesa duket po. Fatkeqesisht, ne publikimet e dokumentave te tija Bill Cooper jep emrin e plote si Milton William Cooper jo William C. Cooper. Ose Cooper nuk di emrin e tij, ose deshmitaret “okulare” te Projektit Phoenix nuk e kane idene se per cfare po flasin.
    Meqe jemi tek Bill Cooper, eshte konstruktive te krahasojme disa nga tekstet e Projektit Phoenix, Sekreti i Fundit me disa nga materialet e Bill Cooper qe flasin per te njejtin subjekt. Ja cfare shkruan Cooper ne “Operacioni Majority – Botimi Perfundimtar” :

    BC> [Projekti Grudge] u financua nga fondet konfidenciale te CIA-s dhe para nga trafiku i droges... Qellimi i Projektit Grudge ishte te mblidhte gjithe informacionin shkencor, teknologjik, mjekesor dhe inteligjet nga veshgimet dhe kontaktet me forma jete aliene te UFO/IAC. Perdorimi i ketyre te dhenave eshte ai qe i dha shtyse te fuqishme programit Hapsinor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. “

    Tani shikoni paragrafin tjeter ketu qe korespondon me paragrafin e Projektit Phoenix, raportin e Sekretit te Fundit.

    P.P. “Projekti Aquarius u financua nga fondet konfidenciale te CIA-s... Qellimi i Projektit Aquarius ishte te mblidhte gjithe informacionin shkencor, teknologjik, mjekesor dhe inteligjent nga vezhgimet dhe kontaktet me forma aliene te UFO/IAC. Perdorimi i ketyre te dhenave eshte ai qe i dha shtyse te fuqishme programit Hapsinor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te pajisi me te dhena te nevojshme per te zhvilluar teknologjine aktuale stealth.”

    Nuk ka nevoje te jesh nje agjent i inteligjences per te dalluar keto dy paragrafe qe jane virtualisht identike si ne permbajtje ashtu dhe ne renditje. Meqene se deklarata e Cooper daton 10 janar 1989, gjysem viti me pare se “Sekreti Perfundimtar” i cili dolo ne drite ne 4 gusht 1989, duket sikur na mbeten vetem tre mundesi: (1) Cooper mesa duket, ne nje menyre ose tjetren ka qene ne dijeni te rezultateve te Projektit Phoenxi kohe perpara se ato te perpiloheshin dhe te hidheshin ne leter; (2) Projekti Phoenix thjesht ka cituar shkrimet e Cooper; (3) Projekti Phoenix ka arritur te marri informacion nga i njejti burim ku Cooper kishte marre informacionin e tij. Kedo nga keto te treja te merrni si baze, pamja nuk eshte aspak e kendeshme.
    Dhe behet akoma me keq:

    P.P. “Informacioni baze qe zbulon ekzistencen e Operacionit Majestic 12, UFO-t e rrezuara, qeniet aliene dhe bazat e tyre sekrete ne Usa, jane marre nepermjet Aktit Te Lirise se Informacionit nga dosje te CIA-s, NSA, FBI, Departamenti i Shtetit dhe Forcat Ajrore te USA.”

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •