Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: E fundit

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    E fundit

    Doktoret paten thene se ai ishte shume semure.
    Nuk i kishin dhene asnje shprese.
    Kjo kishte qene arsyeja pse udhetova gjithe naten, per te qene aty ne momentet e fundit te jetes se plakut.
    Gjate gjithe udhes bluaja ne koke fjalet qe do ti thosha, sepse e di qe duhej ti thosha dicka kesaj ndarjeje pa kohe.
    Kur e pashe ishte plotesisht i rrenuar, i mbuluar nga nje e verdhe morti.
    Nuk ishte me njeri.
    Ishte nje mase kocaksh, nervash, dejesh qe sebashku kerceni vallen e vdekjes.
    Nga shtrati i tij u ndje nje frymarrje e trembur.
    Veshtrim fikur ai ndiqnte ecejaken time ne dhomen e spitalit.
    U ula prane tij, mbylla syte, u mbusha me fryme, dhe sikur te kisha kapur fillin e vetes u leshova brenda permasave te mija te verteta.
    Qepallat e renda percilleshin ne pulitje duke cuar ne fund te asgjese lotet e tij te turbullt.
    Me degjon, u perpoqa te merrja vec nje shenje nga ai, por plaku vetem u mbush me fryme.
    Ai nuk mund t’ju degjoje, bile as per te folur nuk ka mundesi me thane doktoret .
    U solla nje cope here neper dhome, sikur doja te gjeja dicka, sikur ajo qe gjate gjithe rruges kisha menduar t’ia thoja ishte pikerisht ne ate dhome te akullt spitali.
    U perkula mbi shtratin ku qendronte i shtrire .
    Afrova fytyren time me te plakut per tu zhytur thelle ne bebezat e tij, i bindur se fjalet, mendimet e mija ishin fshehur pikerisht brenda tyre.
    Ne syte e tij pash nje gjuhez flake, nje grua me te zeza qe kendonte nje kenge vaji , nje kal te zi qe vraponte drejt diellit, pash njerez ta panjohur qe tymosnin cigare, dhe nje biciklete te madhe te mbeshtetur ne nje gardh druri.
    Pastaj pashe veten te ngjitur mbi nje lartesi pa emer, pashe rrezimin tim, dhe nje shufer hekuri qe mu ngul nga goja drejt e ne fund te barkut.
    Mbylla syte.
    Ndjeva dhimbje ne brinje.
    Kisha pare copeza nga jeta e tij, kisha pare vdekjen time, e kisha ndier ate brenda meje.
    Gjithcka i rreflektohej ne retinen e syve si nje film ne perden e nje kinemaje verore, perpara se ciles qendronin qjndra njerez, e ne mes tyre femija dhe burri te kapur per dore.
    U ngjetha.
    Leshova nje ahhhhh frike.
    Nje re mpirjeje zbriti prej syve te tij dhe me pushtoi sakaq gjunjet.
    U ndjeva i pafuqishem per te qendruar ne kembe.
    Ne fillim u mbajta ne shpinen e karriges, e gjithmone duke u mbeshtetur pas saj iu afrova shtratit dhe u ula mbi te.
    Nuk me mbanin gjunjet.
    Ai dukej kaq i qete, i vete-izoluar nga gjithcka, moskokecares per fundin qe po afronte.
    Mendova se ai nuk donte te me degjonte, dhe kjo me beri edhe me te forte deshiren per ti thene dicka, te cilin ai mund ta mbarte pertej jetes, pertej vdekjes.
    Kisha nje deshire te marre ti ulerisja shurdherise se tij, t’ia shqyeja ate heshtje kokeforte, e pse jo edhe ti ngerdheshesha ne fytyre imazheve te frikshme qe ia pashe ne sy.
    “Hej njeri, ti po iken, ti po shkon pergjithmone.
    Ti nuk do te jesh me kurre , kurre ndonjehere mbi kete faqe dheu, e kupton kete“- bertita brenda kokes sime.
    Sa doja te shfryja mllefin tim per vdekjen e tij, te perplasja aty gjithe zemerimin tim per kete ikjen e tij pa kthim.
    Doja te isha para tij femija dhe burri e prape te mbetesha i vertete
    Kisha deshire ti ulerija syve te tij te lenget qe conin ne bark te asgjese sumbulla lotesh te turbujt, dhe qe heshtur ndiqnin hapat e mija ne dhome.
    Nuk munda.
    Isha i pafuqishem te thyeja heshtjen e tij, i pamundur ti rezistoja asaj.
    Ishin minutat e tij te fundit.
    Ishim vetem.
    Ai i shurdher, e une pa fjale.
    “Vdeksh bukur”, i thashe prane veshit, por edhe kjo mu duk e tepert, e pafuqishme te prekte heshjen e tij.
    Per nje cast mu duk sikur ai buzeqeshi.
    Po po.
    Ai buzeqeshi.
    Ai mbase nuk me degjon, por kjo nuk do te thote qe ai nuk me kupton.
    U binda se ai mi lexonte te gjitha mendimet, bile kishte nje fuqi te pashpjegueshme mbi to.
    Nuk mund te kuptoja se nepermjet cfare shqise ato arrinin deri tek ai, por nuk ishte cudi, qe ne keto caste te fundit te jetes gjithe eksperiencat e njeriu madje gjithe qenia e tij te ngrihet ne siperfaqen e vetes , per te perjetuar momente e fundit te ekzistences.
    Eshte njesoj si dalja e aktoreve ne skene ne fund te shfaqjes per tu pershendetur me publikun.
    Pikerisht ne keto caste gjithcka behet kaq e thjeshte, kaq e mundshme per tu kuptuar.
    Mendimet marrin forme, behen te prekshme.
    Ai nuk degjenote, por ai nuk ishte i shurdher.
    Nuk i duheshin veshet per te degjuar zerin tim te brendshem, per te degjuar ulerimen time
    Te verteten qe nuk mund tja thosha.
    Isha femija qe ai vazhdonte te mbante per dore perpara perdes ku luhej nje film pa titull.
    Ne sfond nje melodi , njerez me fytyra te qeshura, dite feste.
    Hapa syte.
    U ngrita ne kembe, e perseri ecejaka, I shpuar nga cmenduria ime, nga mungesa e forces per te thene fjalet e fundit.
    I shtrire me ndiqte me sy.
    Dukej sikur ishte peng I fjaleve te mija, sikur fundi I tij ishte gozhduar me kete cast.
    Ai nuk donte te vdiste pa degjuar dicka nga une, ndersa brenda kokes time burri dhe femija te zene per dore nisen te ecnin drejt nje rruge te madhe.
    Dhe serish ishin vetem ata.
    Mbylla syte.
    U mbeshteta ne karrige, dhe pasi mora doren e tij ne duart e mija fillova ti tregoj te verteten time.
    Na ishte sec na ishte.
    Ne nje vend pa emer, ne nje kohe pa fund, na ishte nje djale i vogel qe jetonte ne zemer te botes.
    Kisha filluar ti tregoja nje perralle qe nuk e di si vazhdonte, por qe kercente brenda kokes time si e verteta e vetme qe duket se me kishte mbetur per ti treguar, e verteta qe ai mund te mbante pertej jetes, pertej vdekjes.

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    E ke qarė kėtė... tani mė duket vėrtet sikur je kthyer prapė e po mė tregon sėrish pėr kėpucėt dhe ujkun majė kodrės...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  3. #3
    Nuk eshte e lehte ndarja me dike qe eshte ne kufijte e jete-vdekjes, aq me pak e lehte ta pershkruash ate...
    Renqethese ne realitetin qe percjell, me pelqeu...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kur e takova ate ne shtratin e vdekjes, me ka ardhur turp. Kerkoi te me jepnin nje dhurate, qe vogelsisht nuk mu transmetua. Ndoshta per te miren time, do e kisha mbajtur mend si vlere leku, ndersa ajo, sot, me shfaqet si vlere bukurie. Ishte kaq e bukur me faqet e buta, por ate dite nuk levizte dot. Une, nga turpi, vrapova sokakut...

    ----

    Fjalet ne momente te tilla nuk kane zė. Gjithsesi ti ke provuar te therrasesh.


    Pershendetje

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ne kete ulerime qe nuk mbaron , as nuk harrohet me duket se te pergjigjet ashtu heshturazi e duke te ndjekur (na ndjekur) edhe im ate. Faleminderit, me duket se ke plotesuar dicka edhe per mua!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •