Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 56 prej 56
  1. #41
    I njejti shkrim eshte dhe KETU ku ka me shume informacion per CERN dhe projektin Atlas si dhe per eksperimentin ne fjale.

  2. #42
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po çfarë interesi ka kuptimi e zbulimi i kësaj grimce?

    Në radhë të parë për të studiuar e kuptuar se çfarë ka ndodhur miliarda vite me parë, kur mendohet të jetë formuar universi. Së dyti, për të kuptuar prejardhjen e "zbrazëtisë" së universit dhe ekzistencës së trupave që gjenden në të.

    Dmth per kuriozitetin e atyre, duhet te sakrifikojme edhe ne te tjeret!!?? Ja iku shtrember eksperimenti, na gjeti belaja dmth!

    We gonna die. We gonna die.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #43
    Ke zakon shume te keq chit chat Ne temen qe kam vene link ke shkruar dhe ke marre pjese po ngaqe nuk i kushton vemendje gjerave qe shkruan, nuk i mban as mend. Te lutem mos i kthe temat ne pergjigje vend e pa vend.

  4. #44
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nuk prish pune atom smasher lol...........black hole,ikim ne worm hole,pastaj ne white hole dalim ne nje univers tjeter ne nje realitet tjeter,qe ndoshta eshte me i mire se ky ku jemi tani,une kam qef le ta provojne njehere ata te cern madje ta bejne qellimisht.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #45
    Me poshte po mundohem te perkthej nje pjese te shpjegimeve te njerit prej mijera shkencetareve qe po punojne mbi kete projekt gjigand.
    Per me teper, mund te lexoni dhe shikoni fotot e mrekullueshme ne kete forum.

    Po ashtu, mund te lexoni komentet disa prej te cilave (cinikerisht) qesharake tek ky artikull

    S'na mbetet gje tjeter vecse te kryqezojme gishtat me 10 shtator dhe gjate muajve ne vazhdim, kur testimet do te pershkallezohen deri ne eksperimentin final ne fund te ketij viti. Ngjan si perralle kur mendon qe vrimat e zeza mund te dalin jashte kontrollit dhe te rriten eksponencialisht (sic eshte bere nje studim i hedhur poshte nga fizikantet e CERN). Shpresojme qe diku te mos kete ndonje kabell te shkeputur

    ...

    1) Perse grimcat e ndryshme te vezhguara ne natyre kane masë, dhe perse masa e tyre ndryshon? Kjo, besojme, vjen si rezultat i bozoneve Higgs (grimca) qe nuk arrijne te kapen. Ky eshte synimi kryesor i LHC (Large Hadron Collider), arsyea pse u krijua ky projekt. Nese arrijme te gjejme grimcat Higgs, do te thote qe shume teoriciene do te marrin fryme lirshem, dhe shume eksperimentues do te perfundojne perserites, pasi ne nje fare menyre i jep fund shume prej punes sone.
    Nese nuk i gjejme, ndoshta eshte me interesante sesa po t'i gjejme- modeli i fizikes se grimcave sic e shohim nga perkufizimi, kerkon pikerisht bozonet Higgs qe te kete kuptim. Pra, nese nuk i gjejme, nenkupton me teper momente gjalleruese na presin per eksperimentuesit dhe teoricienet.... Si CMS ashtu dhe ATLAS po kerkojne bozonet Higgs.

    2) Pse universi perbehet nga materja? Kjo mund te ngjaje nje pyetje e cuditshme, por ja si qendron: Big Bengu, sic e kuptojme, krijoi pjese te barabarta materje dhe antimaterje. Eshte menyra e vetme per te barazpeshuar llogarine e kozmosit.
    Perse, atehere, vetem 1 ne 10 miliarde grimca ne universin tone eshte antimaterje? Mund ta krijojme ne laborator, dhe ne momentin qe kjo ndodh, duhet te ruajme disa ligje fizike qe nenkuptojne shperndarjen e barabarte te sasive ne menyre qe kjo antimaterje te ekzistoje. Eksperimenti "im", LHCb (Large Hadron Collider beauty) kerkon t'i pergjigjet kesaj pyetje.

    3) Si ngjante universi pak femtosekonda (10 ne fuqi -15 sekonda) pas Big Bengut? ALICE do te beje te mundur perplasjen e grimcave elementare te natyres per t'iu pergjigjur kesaj. Ne kete projekt, jone te plumbit do te perplasen afersisht ne shpejtesine e drites (99.9999%), duke cliruar aq shume energji ne nje hapersire aq te vogel saqe do te krijohen afersisht temperaturat dhe kushtet e lindje se nje vrime te zeze. Pra vijme tek vrimat e zeza. Me kete sasi energjie, temperatura dhe trysnie, do te jete e mundur te lindin vetevetiu supermikro-vrima-te-zeza. A do ta thithin keto token? Jo. Ato do te jetojne jo me teper se disa femtosekonda, dhe e vetmja menyre per t'i dalluar jane pasojat e vogla qe do te kene grimcat qe i rrethojne, grimca te cilat do te shkaterrohen bashke me keto vrima.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 06-09-2008 më 15:48
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  6. #46
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Edhe une mendoj, duke qene se njof pakes fiziken ... Mini-Vrimat e Zeza s'jane vrima te zeza te mirefillta, Sikur e tere energjia tokesore te mblidhet do ishte e pamundur te krijohej nje Vrime e zeze e mirfillte te shkaktoje deme. Keta lloje vrimash jane eksperimentale dhe zgjasin vetem nji fraksion sekonde pastaj asgjesohen ne perberes elementar te materies.

    E njejta frige u shpreh biles u trumpetua shume kur CERN arriti te krijoje 40 a ca grimca Anti-Materie, po ja qe jemi gjalle dhe s'ndodhi gje

    Mos u merzisni s'ka te ndodhe asgje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 06-09-2008 më 17:20

  7. #47
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut.

    Shkencëtarët në një objekt studimor në Evropë janë pranë fillimit të një eksperimenti të rëndësishëm, të cilin e kanë pritur prej vitesh. Zyrtarët e Organizatës a Evropiane për Kërkime Bërthamore në Zvicër, thonë se kanë në plan që nga fundi i vitit të realizojnë atë për të cilin flitet si eksperimeti shkencor më i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjëherë. Përmes një rrjeti të nëndheshëm magnetësh super të fuqishëm, ata do të provojnë të përpalsin copëza subatomike me njëra-tjetrën me një forcë të paimagjinueshme.

    Duke përfunduar një fazë të rëndësishme të eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencëtarët dërguan pjesëzat sub-atomike rreth tre kilometra në laboratin më modern të fizikës së grimcave, të quajtur Përplasësi i Madh Hedron.

    Ky laborator gjigand gjendeT në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Zëdhënësi Xhejms Gils.

    "Kjo është një makinë e ndërtuar për të bërë zbulime dhe do të na tregojë shumë gjëra të reja rreth universit."


    Këtë muaj një provë tjetër do të dërgojë copëzat rreth 27 kilometra në rrjetin nëntokësor të magneteve. Më pas, shkencëtarët do t'i drejtojnë copëzat atomike, që lëvizin me shpejtësinë e dritës, të përplasen me njera tjetrën.

    Ata thonë se përplasja supersonike do të jetë një riprodhim, por në shkallë të vogël, i teorisë së "Big-Bengut".... Përplasjes së Madhe, që shkencëtarët thonë se krijoi universin 15 miliardë vite më parë.

    Pjesërisht, shkencëtarët po kërkojnë copëzën e pakapëshme Higg's ose copëzën e Zotit, një pjesëz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e së cilës, qëndron në bazë të "teorisë përfundimtare" që fizikantët thonë se mund të shpjegojë parimet e universit.

    Fizikanti Majk Sejmur.

    "Njerëzit e quajnë atë "Copëza e Zotit" sepse ka një rol qendror në teorinë tonë se nga është krijuar Universi. Pa këtë copëz ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se përse pjesëzat elementare kanë masë. Sa më shumë që zbulojmë rreth mekanizmit të kësaj copëze, aq më shumë do të kuptojmë rreth dinamikës së universit të hershëm."

    Afro tetë mijë shkencëtarë dhe inxhinierë nga 80 shtete merren me klëtë eksperiment shkecor.

    Fizikanti Tejinder Virdi.

    "Eksperimenti mund të ndryshojë mendimin tonë për natyrën dhe mënyrën si funksionon ajo në themel të saj, në të njejtën mënyrë si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonë për hapësirën dhe kohën 100 vjet më parë."

    Fizikanti Virdi thotë se ky është një eksperiment që bëhet një herë në jetë dhe që do mbizotërojë punën e shkencëtarëve për dhjetëra vite që vijnë.

    Çfare mendoni rreth teorise se Big Bengut ?!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kam degjuar rreth ketij eksperimenti,por me se shumti per demin qe mund te shkaktoje tokes ne rast se ai del jashte kontrolli.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #49
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Ndoshta do ishte mire te postonim nje POLL ne "Votime dhe Sondazhe" per te pare si votojne shqiptaret.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anëtarësuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134
    Mund te them,se per here te pare ne jeten time,ndihem i emocionuar dhe se 10 shtatori,do jete nje date e paharrueshme per te gjithe ne....por jo se do ndodhi ndinje tragjedi,por sepse mund te hedhim nje hap me shume drejt te panjohures.Ne postimet qe ju sugjeroj Darius,eshte shkruar mire nr i shkencetarve pjesmarres,keshtuqe per mendimin tim nuk duhet te kemi frik.....une te pakten nuk kam,dhe i uroj pune te mbare gjithe stafit drejtues se projektit.

  11. #51
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    A ben tua jap nje parashikim timin shkencor - keshtu, vetem sa per evidence?
    "Eksperimenti do te deshtoj"

    Arsyetim i shkurter:
    Nuk besoj se fusha elektro-magnetike do te mund ta perballoje nje akcelerim te tille te nje berthame te rende sic eshte ajo e plumbit. Mendoj se ngarkesa e tij elektrike nuk do te mjaftoje qe ta mbaje ate ne kurs.
    Perpjesa e transformimit kohe-hapesire per mikrosistemin ne momentin kur kur te kete arritur afersine e shpejtesise se drites dhe sjellja e forces nukleare qe keto grimca te berthames i mban ne tokize eshte e pa parashikueshme. Madhesia e ngritjes se entropise se brendshme te sistemit te berthames gjate akcelerimit shtuar kesaj ndikimin ne forme forcash tidale te fushes magnetike ne kthese nuk mund te njihet e qe mund ta dezintergoje ate shume perpara se te kete arritur ne piketakim. Posibiliteti i kalimit ne hapesire kuantike dhe shnderrimit te mases ne vale te fuqishme rrezatimi. Cveshja e protoneve nga fusha vetiake elektrike dhe kalimi ne neutrone duke dalur plotesisht jasht binareve te fushes pa kaluar as 70% te rruges eshte nje tjeter mundesi. (uh) Shkrova me gjate se "shkurt"!

    Vlera e ketij "eksperimenti" (per mendimin tim, "havari"), nuk qendron ne suksesin e tij, por ne rezultetet (te dhenat, faktet) e pa parashikuara qe do te mund te mblidhen nga deshtimi i tij. Qe per mendimin tim mund te jene shumefish me te rendesishme e me te pasura ne numer e vlere se vet qellimi paraprak i eksperimentit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #52
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nuk besoj qe eksperimentet do te deshtojne, them eksperimente sepse ne LHC nuk do eksperimentohet vetem 1 eksperiment. Pershpejtuesi LHC ne cern nuk po kryen per here te pare eksperimente Sub-atomike, testi me i famshem nese ju kujtohet eshte vrojtimi direkt i Anti-Materies, keto jane Anti-Copeza qe jane te kunderta me Copezat perkatese, Psh Anti-Hidrogjen eshte i kundert me Hidrogjenin sepse Elektronet jane me ngarkese Pozitive (Pozitron), ndersa Protonet me ngarkese Negative si Anti-proton.

    Lista eshte gjate por mund te permbledhi pakashume keta teori me gjith perbersit e vet:

    Teorie Kordave. (String Theory)
    Modeli Standard (Copeza Higg's)
    Hawking Radiation.
    Big Bang.
    Teoria Bjorken-Mtingwa.
    Etj.

    P.S. Ka nje perqindje goxha te larte qe LHC te zbuloje dicka komplet jasht asaj te parashikuar matematikisht. Kjo do ishte ndoshta gjeja me interesante qe mund te ndodhte sepse do ndryshonte boten e fizikes qe ne baze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 09-09-2008 më 07:28

  13. #53
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Vlera e ketij "eksperimenti" (per mendimin tim, "havari"), nuk qendron ne suksesin e tij, por ne rezultetet (te dhenat, faktet) e pa parashikuara qe do te mund te mblidhen nga deshtimi i tij. Qe per mendimin tim mund te jene shumefish me te rendesishme e me te pasura ne numer e vlere se vet qellimi paraprak i eksperimentit.
    Jam totalisht i te njejtit mendim. Nuk di nese do e kemi fatin te marrim vesh rezultatin e vertete te ketij eksperimenti por ka shume mundesi qe efektet te jene jo vetem te papritura por edhe te pabesueshme. Le te kujtojme Projektin Rainbow ose Radar Invisibility ne 1943. U pretendua fshehje nga radari dhe u perftua dicka qe edhe sot e kesaj dite eshte e debatueshme nese eshte e vertete ose jo. Per me shume lexoni Eksperimentin e Filadelfias.

  14. #54
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Lista e disa prej eksperimenteve qe do kryhen ne LHC:

    http://cosmicvariance.com/2008/08/04...-the-lhc-find/

    Ajo qe mendoj eshte me interes, paraqitet me kete fraze:

    Something that Has Never Been Predicted: 50%. Here is my favorite thing to root for. Particle theorists have been coming up with new models for so long without being surprised by new experimental results, some of them have forgotten what it’s like. Nature has a way of throwing us curve balls — which is not only something to be anticipated, it’s something to be very grateful for. Surprises are how we learn things.
    Lista e plote e eksperimenteve eshte ketu e dhene hap pas hapi, per ata qe jane eksperta ne fizike:

    http://greybook.cern.ch/programmes/EXP_NAM.html

  15. #55
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kujte i intereson jeta e yjeve dhe te thelloje njohurine e tij drejte vrimave te zeza,
    le te shkarkoje:
    "The Secret Lives of Stars" [torrent] (pdf)
    nga (color) Revista:
    "Scientific American" vell. 14 nr 4 - 2004.


    ***

    p.s.: Te ju them te drejten une personalisht asgje nga keto modele teorishe nuk marr per fort seriozisht, por jane informative...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #56
    Per Cern he LHC ka informacion shtese tek tema perkatese. Mund te lexoni materialin e fundit ne lidhje me dobite dhe te keqijat e eksperimentit: http://www.forumishqiptar.com/showpo...0&postcount=67

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •