Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alfred de Vigny

    Bukuria Ideale

    Alfred de Vigny



    Ku ėshtė pra bukuria qė ėndrron poeti'

    Asnjė nga artet s'ėshtė interpretuesja e saj e denjė,

    Atij do t'i plqente shpesh, i humbur nga ėndrra,

    Tė ngatėrronte atė qė Zoti veēoi pėr njeriun,

    Do tė donte t'ia shtonte kuptimet pikturės.

    Nėse muza shkėrbente sipas dėshirės Natyrėn,

    Format, mendimi dhe zhurmat e hallakatura,

    Do vinin tė mblidheshin nė prizmin e arteve,

    Qėndra ku bukuritė e bashkuara tė gjithėsisė

    Sjellin nė zemėr tė gjitha harmonitė,

    Gjėmimet e ngjyrat, nga toka e nga qiejt,

    Veskun pėr veshin e veskun pėr sytė,

    Zgjimin e zogjve, kėngėn virgjėrore,

    Perlėn dhe rrezet e agut mėngjezor,

    Zėrin rėnkues tė psherėtimave tė natės,

    Renė e humbur pėrmbi lumin prijės,

    Shkreptimėn qė bie nga qielli duke ēarė hapsirėn

    Si njė shpatė e Zotit qė kalon e rikalon,

    Britmat e udhėtarit tė humbur nė pyll,

    Thirrjen e kėmbanares qė dėgjohej pėrvajshėm

    Fjalė dashurie pėrzierė me erėn mbi dallgė,

    Dhe emocionin e thellė tė dhimbjeve tė qashtra.

    Do dėgjoheshin bashkė, do kapeshin me njė vėshtrim

    Nė avujt e veriut dobėsia e krenaria,

    Krenaria mizore e egėr e heronjve tė resė;

    Dhe bukuritė bjonde qė qajnė nė shtėrngatė;

    Kėngėt e tyre do ngriheshin nė rrafshinat e ajrit,

    Shqyti hyjnor do gjėmonte nėn hekur,

    Harpa e psherėtimat e elegjive tė mjegullta

    Do mplekseshin me britmat e orgjive tė pėrgjakshme,

    Dhe himnet vajtuese tė vajzave tė fitimtarit

    Me qeshjen e luftėtarit qė ndjen zemrėn t'i shpohet.

    Tragjedia e larė nė lot do fliste lakuriq,

    Njeriu do dėgjonte tingujt e njė gjuhe tė panjohur,

    Mė tė bukur se zėrat e Homerit e Miltonit,

    Zotat do kuvendonin pėr fatkeqėsitė e tokės.

    Natėn rrezja vetmitare e pyjeve

    Duke u dridhur do zbriste nė buzėt e gjuetarit"



    Fjalė qė do na thonin zėulėt me butėsi

    Ēfarė ėshtė dashuria pėr njeriun nė zemrėn e hyjneshės.

    Pėrpara altarit tė ngashėryer prej njė mrekullie tė re,

    Nėn zjarrin e gjenisė tė shpėtuar nga gėrshėra

    Mermeri fėrgėllues do na thoshte nėse jeta

    Eshtė njė festė mė e bukur kur na ftojnė aty

    Nė moshėn qė skuqet nga turpet e dashurisė,

    Se nė moshėn qė rėnkon pėr tė mos parė ditėn;

    Nėse pėr tė arritur ekzistencėn e flakėn e saj

    Mė mirė tė kesh qė nė lindje gjithė shpirtin e saj.

    Por ēfarė koncertesh tė mėdha, ēfarė fjalėsh, ēfarė ngjyrash

    Tė njė bote tė lėmuar do skicojnė dhimbjet

    E mbi dallgėn e pėrmbytjes do skalisin pėr ne

    Madhėshtinė e fajtorit dhe tė gjykatėsit"

    Nė kėtė vizatim tė madhėrishėm vėrvitur mbi njė mal

    Mungojnė lėvizja, poteret, pafundėsia;

    Koncerti ku do ishte kjo skenė e derdhur

    Do vajtonte formėn dhe mendimin;

    E nėse poezia provonte tablotė

    Pėr tė vazhduar kėrdinė dhe lėvizjen e ujrave,

    E vetme, pa ngjyrat, zėrat melodiozė,

    Ajo do kėrkonte motrat e saj harmonike.

    Zbrit pra, lirė trefishe, instrument i panjohur,

    O ti! Qė mes nesh s'ke ardhur akoma

    E qė duke u drobitur thėrret gjeninė,

    Pa ty asnjė bukuri, pa ty asnjė harmoni;

    Muzikė, poezi, art i pastėr i Rafaelit,

    Ju do bėheni njė Zot ", por nė njė altar tė vetėm!

    Kėshtu i flisja asaj"



    Zbehtėsi



    Zonjės Delphine de Girandin




    Kur mbi ballin tėnd t'bukur qeshte vashėria,

    Kur pėrskuqej mbi buzėt e tua nga zjarri,

    Kur faqja e lulėzuar kremtonte rritjen tėnde,

    Kur jeta e dashuria tė dukeshin veē njė lojė:



    Kur ende dukej tė rritej shtati i zhdėrvjellėt

    E Muza mbinte nė vėshtrimet tua kaltėrore;

    Kur krahėt e bukur zhveshur shtrėgonin guallin e verdhė

    Nė pyllin bjond tė flokėve gjithė ar tė kulluar;



    Kur qeshjet fėminore tė dridheshin mbi kraharor

    Dhe gufmonin gjirin tėnd pa e trazuar zemrėn,

    Ti s'ishe nė atė kohė aq e bukur, Delfinė,

    Sa n'kohėn e pamjes sė trishtė e zbehtėsisė sate!



    Poemat



    Ti pyet pėr kė, nėn puplat e tyre tė reja,

    Kėto krimba, zogj tė sapolindur, fluturonin, kėndonin nė kor"

    Veē mbi gjirin tėnd ato kanė pėrthyer krahėt,

    Kurrė s'kanė honepsur njė sy pėrdhosės.

    Mosmirėnjohse, vetėm pėr ty ato duan tė shfaqen.

    Kanė lindur nga njė pshertimė, e puthjeve tė tua ndoshta,

    Dhe, si imazhi yt, ato nė zemėr mė flinin!



    Nėse ti e dėshiron, pėr ty vetmitare e nė hije,

    Ato do kėndojnė lehtaz, e gjiri yt i trazuar

    Do mbulojė si njė ēerdhe luzmėn e tyre t'ėmbėl e t'mugėt.

    Por nuk do ti mė mirė, bukuri krenare,

    T'u japėsh fluturim tė lirė dhe qielli, perandoria e tyre,

    Tė ndjekė me sytė e tu tė mėdhej kalimin e tyre, e tė tė thotė:

    « Emri im me dashuri nėn krahėt e tyre ėshtė fshehur' »




    Porti



    Njė ēengel mbi rėrė, njė litar i brishtė

    Tė mbajnė nė port e, megjithatė, vapor i bukur,

    Dy herė vala duke ikur tė le mbi argjilė,

    E dy herė, e ndezur, ti pluskon mė e shkathėt

    Sa herė qė uji kthehet!




    Si ty, njeriu mė kot ia kris, fshihet, mėrgon:

    Jeta mė shpesh e trazon atė nė fund tė portit,

    E ngren, pastaj e ul, rrebele a e bindur:

    Sepse forca s'ėshtė asgjė, sepse s'ka asnjė strehė

    Ndaj erės e ndaj fatit.


    Pėrktheu : Ēlirim KOKONOZI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 07-08-2005 mė 10:39
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Xhuxh more xhuxh, ke humbur fare...

    Nejse, te zgjodha nje poezi per kete Alfredin tend, kushedi kuptojme ndonje gje ne te...

    Degjoje xhuxh, degjoje, degjoje dhe shperndajua shoqeve... ama ta kam perkthyer vete shpejt e shpejt, e di se ti nuk me kritikon

    Fatkeqėsia

    Ndjekur nga Vetėvrasja mizore,
    Pėrmes qyteteve tė zbehta,
    Fatkeqėsia endet, na pėrgjon,
    Pranė pragjeve tona tė frikėsuara.
    Atėherė ajo kėrkon prenė e vet ;
    Rinia, nė gjirin e gėzimit,
    E dėgjon, psherėtin dhe venitet ;
    Siē nė kohėt ku gjethja bie,
    Plaku zbret nė varr,
    Pa zjarrin qė e ushqen.

    Ku tė shkosh ? Mbi pragun e derės sime
    Fatkeqėsia, njė ditė, ėshtė ulur ;
    Dhe qysh atėherė e mbaj me vete
    Pėrmes ditėve tė mia tė zymta.
    Nė diell dhe nė terr,
    Ngado krahėt e saj funebėr
    Mė mbulojnė si njė mantel i zi ;
    Me dhimbjet e mia krahėt e saj tė pangopur
    Mė shtrėngojnė ; dhe duart e saj tė zbehta
    Mbajnė thikėn mbi zemrėn time.

    Jetėn time ua kam hedhur shijeve,
    Qejfit i buzėqesh ;
    Dhe tė marrėt, shokėt e mi
    Admirojnė lumturinė time.
    Vetė unė, naiv nė gėzimin tim,
    Dehi zemrėn time, mbytem
    Nė dallgėt e njė mburrje tė qeshur ;
    Por Fatkeqėsia pėrballė fytyrės sime
    Ka kaluar : e qeshura shuhet,
    Dhe balli im pėrsėri nė zinė time.

    Mė kot u kėrkoj festave
    Shkėlqimet e tyre tė para,
    Zemrės sime disfatat e vogla
    Dhe magjepsjet e turbullta :
    Gogoli futet nė valle ;
    Duke rėnė ritmikisht,
    Ai lag dheun me lotėt e tij,
    Dhe nga sytė e mi qė mashtrojnė pritjen,
    Kalon koka e tij e neveritshme
    Midis ballesh tė zbukuruar nė.

    Ai mė flet nė heshtje,
    Dhe netėt e mia dėgjojnė zėrin e tij ;
    Nėpėr pemė ai kolovitet
    Kur unė kėrkoj prehjen e drurėve.
    Nė rrėzė tė veshit ai mė psherėtin ;
    Sikur tė ishte fryma e fundit e njė tė vdekshmi :
    E tmerruar tkurret zemra ime.
    Drejt yjeve ngrihet syri im,
    Por ai sheh tė varet shpata
    E fatalitetit tė lashtė.

    Mbi duart e mia koka ime e pėrkulur
    Beson tė gjejė gjumin e pafajshėm.
    Por, mjerisht ! ajo mė ėshtė fshehur,
    Lulja e saj nė vazon tė argjendtė.
    Pėrgjithmonė ajo mė ėshtė grabitur,
    Mungesa e ėmbėl e jetės ;
    Kjo banjo qė freskon ditėt ;
    Kjo vdekje e shpirtit tė cfilitur,
    Ēdo natė tek tė gjithė e shpėrndarė,
    Gjumi mė ka ikur pėrgjithmonė

    Ah ! meqė njė zgjim i pėrjetshėm
    Djeg sytė e mi gjithmonė tė hapur,
    Eja, O Lavdi ! kam thėnė unė ; zgjoje
    Jetėn time tė zymtė me gurgullimėn e vargjeve.
    Bėj qė tė paktėn kėmba ime e zhdukshme
    Tė lerė njė gjurmė mbi rėrė.
    Lavdia ka thėn : "Bir i dhimbjes,
    "Ku do ti qė unė tė tė ēoj ?
    "Dridhu ; nėse tė pavdekėsoj,
    "Unė pavdekėsoj Fatkeqėsinė."

    Fatkeqėsi ! oh ! ēfarė dite e bardhė
    Do tė fitojė mbi tėrbimin tėnd ?
    Cila dorė e mirė dhe e fortė
    Do tė tė shkulė nga zemra ime,
    Dhe nė kėtė llavė tė zjarrtė,
    Pėr mua fisnikėrisht e pakujdesshme,
    Duke mos nguruar tė zhytet,
    Do tė guxojė tė kėrkojė nė flakė,
    Me forcė tė kapė aty shpirtin tim,
    Dhe ta nxjerrė larg, larg rrezikut ?


    He mo xhuxh, i dole ne fund ? Pa na thuaj tani, ē'kuptove nga gjithe kjo zallahi ?

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 13:40
  3. Sa vlerė ka bukuria e jashtme nė dashuri?
    Nga fisniku-student nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 18:59
  4. Kur keqpėrdoren pasuria, shėndeti dhe bukuria...
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 18:08
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •