Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Gjermani i dashuruar pas kishave shqiptare

    Studiuesi Markus Peters rrėfen lidhjet e tij me Shqipėrinė

    Gjermani i dashuruar pas kishave shqiptare

    Admirina Peēi


    Markus Peters duket se ėshtė i lidhur fort pas Shqipėrisė. Ėshtė njė gjerman, studioz qė rend sa nė njė arkiv tė Shqipėrisė nė njė tjetėr, sa nė njė kishė tek njė tjetėr, nga veriu nė jug tė Shqipėrisė. Ka mbrojtur njė doktoraturė nė Tiranė, ka botuar njė libėr mbi historinė e kishės katolike nė Shqipėri, e tashmė po punon pėr njė tjetėr libėr studimor qė flet pėr ndikimin e jezuitėve nė jetėn kulturore nė Shqipėri. Ėshtė konēiz nė maksimum, por pak i vėshtirė pėr t'i zbėrthyer portretin. Nė Shqipėri vjen rregullisht qė prej vizitės sė parė tė tij nė vitin 1993, nė muajin prill me rastin e vizitės sė Papa Gjon Palit. Rend pas studimeve tė tij, mbledh dhe boton materiale, megjithėse e di qė pak kush ka interes pėr albanologjinė nė Gjermani. Kjo vizitė e fundit e tij, lidhet pikėrisht me librin qė po harton mbi ndikimin e jezuitėve nė kulturėn shqiptare. Ka kėrkuar materiale nė Bibliotekėn Kombėtare, pastaj disa ditė nė arkivin Qendror tė Shtetit, njė vrap nė Shkodėr nė bibliotekėn e jezuitėve... dhe vijon kėshtu, derisa tė mbyllet rrethi i ēėshtjes nė kėrkimet e tij. Nė kėtė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare, dr. Markus W. Peters, zbulon shumė fakte interesante mbi njohjen dhe interesin e tij ndaj Shqipėrisė, e kryesisht mbi kėrkimet e tij, kishat dhe personazhet e rėndėsishėm si: Anton Harapi, Gjergj Fishta, At Zef Valentini, Anton Xanoni, etj.

    -Njė nga kontaktet tuaja me Shqipėrinė ka qenė ai me gjuhėn. Si e keni mėsuar gjuhėn shqipe?
    -Nė vitet '88-'89 kam studiuar nė Universitetin e Marburgut dhe aty jam takuar pėr herė tė parė me disa arkeologė tė njohur si Aleksandėr Meksi, Neritan Ceka, Gjerka Karaiskaj,etj. Kontaktet me ta mė shtynė tė mėsoj gjuhėn shqipe. Nė kėtė universitet ofroheshin kurse tė gjuhės shqipe, tė cilat unė i kam ndjekur.

    -Ardhja e parė nė Shqipėri?
    -Ishte nė vitin 1993. Isha kėtu me rastin e vizitės sė atit tė shenjtė nė Shqipėri, nė muajin prill. Erdha pėr ta parė.

    -Para ca kohėsh hartuat njė libėr me titull "Historia e kishės katolike nė Shqipėri". Ē'ėshtė ky libėr?
    -"Historia e kishės katolike nė Shqipėri", midis konferencės sė paqes nė Paris 1919-1920, deri me ardhjen e Papės nė Shqipėri nė vitin 1993. Ky libėr ka qenė dizertacioni im teologjik, i mbrojtur nė fakultetin e teologjisė katolike tė Universitetit tė Bonit nė Gjermani. Ėshtė i ndarė nė kapituj kronologjikė, qė pasqyrojnė ngjarjet mė tė rėndėsishme qė nga viti 1919, duke vijuar me njė pjesė qė flet pėr organizimin administrativ tė kishės katolike nė Shqipėri, me harta dhe gjithēka tjetėr qė rrėfen ndarjen administrative tė dioqezave shqiptare. Ndėrsa nė fund ėshtė prezantuar njė indeks emrash mbi klerikėt mė tė rėndėsishėm tė kohės, sidomos ipeshkvinjtė, eksponentė si: Gjergj Fishta, Anton Harapi dhe personalitete tė tjera, mė tė shquarit e krishtėrimit katolik nė Shqipėri.

    -Nga gjithė ē'kishit dėgjuar mė parė mbi historinė e kishės katolike nė Shqipėri dhe ato qė ndeshėt gjatė kėrkimit tuaj shkencor, hasėt nė befasi?
    -Mbi gjithēka mė bėri pėrshtypje situata e mjerueshme gjatė kohės sė komunizmit nė Shqipėri. Nganjėherė, gjatė studimeve tė mia shkencore, jam tronditur nga poshtėrsitė qė kanė kryer komunistėt ndaj kishės katolike, klerit katolik dhe "nė emėr tė drejtėsisė", siē e quanin ata. Tė manipulosh tė drejtėn e njė shteti, nė njė mėnyrė tė tmerrshme, ta quash padrejtėsinė tė drejtė...ēfarė e drejte ėshtė kjo.

    -Ēfarė statistikash keni mbledhur pėr gjendjen e kishės pas Luftės sė Dytė Botėrore?
    -Ka statistika tė ndryshme qė dallohen pak prej njėra-tjetrės. Por siē duket, kanė qenė diēka mė pak se 3 mijė shkatėrrime kishash dhe xhamish. Nėse na duhet tė flasim vetėm pėr shkatėrrimin e pasurisė sė patundshme tė kishės katolike, nuk kemi ende shifra tė sakta mbi kėtė shkatėrrim. E nėse flasim pėr pėrfaqėsuesit e kėsaj kishe nė kėtė kohė tė vėshtirė, kam gjetur shumė materiale nė Arkivin Qendror. Por pjesa mė e rėndėsishme pėr tė hedhur dritė mbi fatin e tyre, ėshtė ende nėn administrimin e Ministrisė sė Rendit Publik, si dhe nė fondin e Shėrbimit sekret nė Shqipėri. Duhet tė shpresojmė se do tė vijė dita dikur, tė hapen edhe kėto fonde arkivore pėr tė hedhur dritė mbi fatin e kėtyre klerikėve.

    -Si ėshtė pritur ky libėr pas botimit tė tij?
    -Nuk ka pasur asnjė reagim, as nga publiku shqiptar dhe as nga ai gjerman. Sepse nė Shqipėri, libri nuk ėshtė pėrkthyer ende, pėr arsye tė ndryshme, ndėrsa nė Gjermani ėshtė njė libėr pėr njė publik shumė tė kufizuar, pėr njė rreth shkencėtarėsh, ose personash tė tjerė, qė mund tė jenė tė interesuar mbi kėtė fushė shumė tė veēantė.

    -Pse e cilėsoni kėshtu?
    -Sepse ėshtė tematikė albanologjike dhe kjo tematikė nė pėrgjithėsi ėshtė shumė e panjohur, ėshtė njollė e bardhė nė ciklin e shkencave tė studiuara nėpėr universitetet gjermane.

    -Mund ta pėrshkruani udhėtimin tuaj nė Shqipėri duke rendur pas kėtyre kėrkimeve?
    -Nė fakt kam bėrė disa pėrpjekje pas viteve '90 pėr tė grumbulluar materiale nėpėr arkiva tė ndryshme si: arkivi qendror, ai i Ministrisė sė Rendit, etj. Ishte shumė e vėshtirė. Me ndihmėn e disa institucioneve ndėrkombėtare, kam arritur tė futem tė paktėn nė Arkivin Qendror. Arkivat e tjerė janė ende tė mbyllura. Sidoqoftė, pėr historinė e Kishės Katolike nė Shqipėri, janė tė mjaftueshme dosjet qė ruhen nė Arkivin Qendror. Nė rast tė kundėrt, nuk do tė kisha mbrojtur doktoraturėn. Por pėrveē kėtyre kėrkimeve nė arkiva, kam vizituar edhe shumė kisha. Me rastin e njė ekspozite nė muzeun shtetėror, etno-kulturor nė Mynih nė vitin 2000, kam publikuar njė studim tjetėr mbi kishat katolike. Ky studim mė ka shtyrė tė bėj shumė udhėtime nėpėr objekte tė veēanta nėpėr kisha, nga Shkodra deri nė Konispol.

    -Mund tė veēoni ndonjė kishė, e cila iu ka lėnė mbresa nga ana arkitekturės, apo historisė sė saj?
    -Janė katėr kisha qė mė kanė lėnė mbresa. Duke nisur nga veriu i Shqipėrisė, do tė veēoja katedralen e Shkodrės, qė ėshtė kisha mė e madhe katolike nė Ballkan, e pajisur me punime nė dru nga Nikolla Idromeno. Ia vlen ta vizitosh kėtė kishė. Ndėrsa kisha e dytė qė mė ka bėrė pėrshtypje tė veēantė, ėshtė ajo e Kepit tė Rodonit, aty ku ėshtė martuar Skėnderbeu me Donikėn, kishė krejt e pazbuluar dhe e padokumentuar, tė paktėn deri nė vitin 2000-2001. Fotografinė e parė, nga afresket e saj, e kam publikuar unė nė kėtė katalog tė ekspozuar nė Mynih. Mendohet se nė kėtė fotografi tė kėtij afresku mesjetar, ėshtė Donika duke ecur mbi kalė. Me ndihmėn e ambasadės gjermane, u krye mė pas edhe restaurimi i saj. Kjo kishė ku ėshtė kryer kjo ceremoni martese, ėshtė mjaft e rėndėsishme mendoj, pėr historinė e popullit shqiptar. Po ashtu duhet tė pėrmend kishėn e Lezhės. Ėshtė njė kishė shumė interesante duke pasur parasysh historinė e mbrojtjes sė saj nga shteti shqiptar, si monument kulture. Ndėrsa e katėrta, ėshtė Baptiseri i Butrintit, njė kishė qė tregon se nė shekullin e gjashtė nė kohėn e perandorit Justinian, Shqipėria ka pasur njė hierarki tė plotė tė krishterė. Hierarkia kishtare mbulonte gjithė territorin e Shqipėrisė, nga veriu nė jug, deri nė Butrint, ku ndodhet Baptiseri, njė nga mė tė mėdhenjtė e botės romake, i ndėrtuar me lėndė ndėrtimore tė importuara nga Egjipti dhe Greqia. Ėshtė njė monument madhėshtor dhe me njė mozaik shumė tė bukur, qė tregon pėr krishtėrimin e lashtė nė Shqipėri.

    -Ndėrsa libri i dytė pėr tė cilin po punoni dhe kėrkoni nė arkivat e Shqipėrisė, lidhet me ndikimin e jezuitėve nė kulturėn shqiptare. Diēka mė tepėr rreth tij?
    -Ky libėr do tė trajtojė ndikimin kulturor tė jezuitėve nė Shqipėri dhe pasqyron tė gjithė veprimtaritė e tyre, duke filluar nga hapja e seminarit tė priftėrinjve, nė kohėn e pushtimit osman. Ky ishte njė hap shumė i rėndėsishėm pėr tė pėrkrahur identitetin kombėtar tė Shqipėrisė. Mos tė harrojmė qė jezuitėt ishin ata qė themeluan muzeun e parė numizmatik (pėr ekspozimin e monedhave), muzeun e parė etnografik, kanė themeluar observatorin e parė meteorologjik dhe astronomik, ata kanė themeluar arkivin mė tė madh tė asaj kohe, tė cilin e dogjėn pjesėrisht komunistėt nė vitin 1946 duke konfiskuar pasuritė e tundshme dhe e patundshme tė jezuitėve (ndėrsa njė pjesė shumė e rėndėsishme e dokumentacionit, i kaloi mė pas Arkivin Qendror). Jezuitėt botuan edhe revistėn e parė shqipe brenda territorit tė Shqipėrisė, nė vitin 1891 me titull "Lajmėtari i zemrės sė Jezu Krishtit". Ky ishte hapi i parė nė trajtimin e publicistikės nė Shqipėri. Edhe libri i parė nė shqip, doli nga shtypshkronja "Zonja e papėrlyeme" dhe titullohej "Doktrina e krishterė" e Dom Engjėll Radojės, nė vitin 1876. Po ashtu fjalorėt e parė janė hartuar po nga jezuitėt, qoftė shqip-italisht, qoftė shqip-latinisht. E veē tyre, ishin edhe botimet e librave tė parė shkollorė. Mund tė them se kontributi i jezuitėve nė kulturėn shqiptare, ka qenė i jashtėzakonshėm. Ata ishin nė njė farė mėnyre themeli.


    Jezuitė tė rėndėsishėm

    Kėtė herė ėshtė ndalur te jezuitėt. Ai e di mirė rolin e tyre nė kulturėn shqiptare dhe aktualisht, po studion pikėrisht kėtė ndikim kulturor. Ndėrsa rrėfen mbi kėtė kėrkim, nuk mund tė mos ndajė emrat e jezuitėve mė tė rėndėsishėm qė ka hasur nė arkivat e shumtė. Tė parin pėrmend Zef Valentinin, ndėrsa e cilėson "njė ndėr albanologėt mė tė rėndėsishėm qė ka publikuar mė shumė se 400 botime me tematika tė ndryshme albanologjike. Po ashtu ka botuar jo mė pak se 25 vėllime tė dosjeve qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė nga arkivi i Venedikut". Por siē tregon edhe Peters, Valentini u arratis nga Shqipėria pas kthimit tė vendit nėn regjimin diktatorial. Shkoi nė Romė, ku edhe vdiq nė vitin 1979. Nė Romė ka publikuar shumicėn e shkrimeve tė tij. Pėrveē Zef Valentinit, dr.Peters pėrmend edhe dy jezuitė tė rėndėsishėm: Jakomo Jungg, at jezuit i lindur nė Pirolin jugor nė Itali, i cili erdhi nė Shqipėri pėr t'u angazhuar si publicist dhe prift i apasionuar. "Ai ka pajtuar shumė gjaqe nė Malėsinė e Madhe dhe ka qenė publicisti mė i rėndėsishėm pėrveē Anton Xanonit, i lindur nė Durrės, i cili ka publikuar me mijėra faqe me shkrime mbi fenė, duke ndikuar nė tė mirė tė jetės shoqėrore nė situatėn e rėndė tė pushtimit otoman deri nė vitin 1912.


    Nė '85-ėn do tė kalonte Hanin e Hotit, por nuk e lanė

    Markus Peters nė Shqipėrinė e viteve '90
    Qė nė moshėn e fėmijėrisė sime, kam pasur ėndėrr tė vizitoja njėherė "Vendin e Shqiponjave". Pėrpara rreth 10 vjetėsh, unė arrita tė vij deri nė Malin e Zi (Ulqin), por kur u pėrpoqa qė tė kaloj nga Hani i Hotit pėr nė Shqipėri, mjerisht u pengova nga ligjet e atėhershme tė kėtij vendi. Nė vitin 1989, kur unė fillova studimet nė Universitetin e Margurgut, nė Seminarin e arkeologjisė kristiane, pėr herė tė parė m'u dha rasti tė njihem me vendin, me kulturėn e pasur dhe disa punonjės shkencorė tė afirmuar si: Dr. Aleksandėr Meksi, dr. Gjerka Karaiskaj,etj. Nga kjo, lindėn miqėsi tė reja. Tanimė qė prej vitit 1982 ekzistojnė kontakte tė fakultetit teologjik tė Marburgut me Shqipėrinė, nė kontekstin e Arkeologjisė kristiane. Me ndėrmjetėsinė e njė mikut tim nga Korēa, u bė plotėsisht e mundur qė unė tė vizitoj pėr herė tė parė Shqipėrinė, nė prill tė vitit 1993, duke hyrė nga Durrėsi. Qėndrova vetėm dy ditė qė mė kėnaqėn shumė. E pėr mė tepėr, pėr mua u bė e qartė qė sė shpejti do tė mund tė vizitoja pėrsėri miqtė shqiptarė, tė kohės sė studimit nė Marburg. Kėshtu nė verėn e vitit 1994, ne mundėm tė organizonim dhe tė realizonim njė ekskursion shkencor me studentė nga Universiteti i Mannheimit dhe i Heidelberg-ut, i cili u mor pėrsipėr nga bashkėsia katolike e Universitetit tė Mannheim-it. Gjatė tre javėve, ne patėm kėnaqėsinė tė pėrshkojmė vendin tuaj tė mrekullueshėm nga skaji mė verior, deri nė skajin mė jugor. Ne patėm mundėsi ta njohim atė nė tė gjithė dimensionet sociale dhe kulturore. Si njė i huaj, kėtu gjendesh gjithmonė pėrballė traditash dhe zakonesh krejt tė tjera. Pėr shembull, ishte njė fakt krejt i pazakontė ekzistenca paralele e katolicizmit tė ngulitur thellė nga njėra anė dhe e gjakmarrjes nga ana tjetėr. Ky paralel paradoksal (ndoshta vetėm nė dukje?), reflekton shumė nga konceptet dhe traditat shumė tė vjetra tė sė drejtės civile dhe nga besimi i thellė nė "qenien e krijuesit"- Zotit...
    Kudo nėpėr kėtė vend, nė u entuziazmuam nga mėnyra plot mirėnjohje e mikpritjes shqiptare. Tanimė unė kam udhėtuar nė 19 shtete evropiane, por asnjėherė nuk kisha pėrjetuar njė pritje tė tillė simpatike, tė hapur dhe tė pėrzemėrt, si tek miqtė e mi dhe mikpritėsit e tjerė shqiptarė. Sa shumė pasuri nė afrimitetin njerėzor! Unė erdha nė vendin tuaj i ngarkuar me paramendime qė tė krijojnė klishetė komerciale tė nxjerra nga statistikat evropianoperėndimore, si pėr produktin social bruto, pėr nivelin mesatar tė jetesės, etj. Por unė u ktheva i sajdisur me plot mirėsi, me shumė pėrjetime tė bukura nga udhėtimet e mrekullueshme si nė malėsi, ashtu dhe nė bregdet....
    (Kėto shėnime janė pjesė e njė letre tė gjatė me mbresa, dėrguar nė gazetėn "Rilindja demokratike" nė vitin 1995 nga Markus W.Peters, pas vizitės sė tij nė Shqipėri nė verėn e vitit 1994)


    Doktoratura e mbrojtur nė Akademinė e Arteve

    "Shqipėria mė bėri katolik"
    Markus Peters thotė se ėshtė kthyer nga protestant, nė besimtar katolik, pikėrisht nė Shqipėri. Para librit tė tij "Mbi historinė e Kishės katolike nė Shqipėri" nė vitin 2003, ai kishte punuar dhe kishte mbrojtur doktoraturėn me njė tjetėr libėr dhe nė Akademinė e Arteve. "Dizertacionin e parė e kam mbrojtur nė Shqipėri nė fushėn e historisė sė artit, nė vitin 1995, nė kohėn e demokracisė, pranė Akademisė sė Arteve nė fushėn e historisė sė porcelaneve tė Thüringen-it (njė land gjerman) nė shekullin e 18-tė. KY ėshtė njė fakt qė mė lidh shumė me Shqipėrinė",- thotė Markus, ndėrsa rrėfen me tej kthimin e tij nė besimtar tė krishterė. "Nė vitin 1995 kur kam mbrojtur doktoraturėn time nė Shqipėri, jam kthyer nė fenė katolike. Unė nė tė vėrtetė kam qenė protestant. Por kėtu u njoha me gjithė ata klerikė, njerėz me njė bindje tė hekurt tė krishterė. Ata mė krijuan njė bindje tė plotė nė kishėn katolike",- thotė Markus, duke theksuar, se kthimin e tij nė tė kishter, e ka realizuar nė Shkodėr nga arqipeshkvi i Shkodrės.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Shume informacion interesant Cyclo. Desha te te shtoj reputacionin po nuk me lejon forumi.
    Po ku ke humbe more tash sa kohe, hajde me kambe te mbare rikthimi.

    Miqesisht

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •