Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 108
  1. #1
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182

    Vullneti i lirë tek fetë

    Hapa kete teme dhe besoj qe pershtatet me agnosticizmin.Gjeja qe dua te them eshte se me ben pershtypje kjo qe thone fete ne lidhje me vullnetin e lire te njeriut.Fete semitike thone qe Zoti i dine te gjitha dhe para se ta krijoje njeriun ja ka shkruajtur se cfare do ti ndodhi dhe ku do te shkoje ne parajse apo ne ferr.

    Atehere me te drejte lind pyetja a kam faj un qe mekatoj e hyj ne ferr apo eshte Zoti ai qe e shkruajti dhe un hyj ne ferr i imponuar prej vullnetit tij?

    Nese me ka krijuar dhe ma ka shkruajtur qe do te hyj ne ferr atehere ku eshte drejtesia hyjnore?Une si krijese nuk mundem me i dale kunder vullnetit tij..

    i mirepres pergjigjet tuaja.

    me respekt F_LASKU
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 28-02-2006 më 06:28

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e realitetiweb
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    13
    pershendetje.

    Pyetja jote eshte me vend.

    Zoti na ka dhene vullnet te lire, ne mund te zgjedhim midis se mires dhe se keqes.
    Megjithate, Ai e di te ardhmen, sepse eshte i Gjithedijshem. Ai e di se cka NE DO TE BEJME NE TE ARDHMEN, E JO SE CKA AI DO TE NA IMPONOJE.

    Valle a mund te thote ndonje njeri me mendje te shendoshe se Zoti ia imponoi p.sh. vrasjen e dikujt? Jo. Mirepo, ajo ngjarje ishte ne Dijen e Perjetshme te Zotit.

  3. #3
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Realitetiweb, po cfare vullneti te lire me ka dhene Zoti kur ai ma ka shkruajtur qe me pare se ku do shkoj,ne ferre apo parajse?Qe e din eshte pune tjeter qe e ka shkruajtur(pra vullneti i tij) eshte krejt tjeter.

    Mua si njeri nuk me ngel asnji fije vullnet i lire nese ai e ka shkrujt qe une do te vras dike,vendimi i tij do shkoje ne vend doemos.Dua s'dua un behem loder e mjere ne duart e tij.Qe me ka krijuar vetem per te me gezuar kur don ai, e per te me hidheruar kur don ai.Pastaj me merr shpirtin e me con atje ku e kishte percaktuar qe para se te me krijonte.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Realitetiweb, po cfare vullneti te lire me ka dhene Zoti kur ai ma ka shkruajtur qe me pare se ku do shkoj,ne ferre apo parajse?Qe e din eshte pune tjeter qe e ka shkruajtur(pra vullneti i tij) eshte krejt tjeter.

    Mua si njeri nuk me ngel asnji fije vullnet i lire nese ai e ka shkrujt qe une do te vras dike,vendimi i tij do shkoje ne vend doemos.Dua s'dua un behem loder e mjere ne duart e tij.Qe me ka krijuar vetem per te me gezuar kur don ai, e per te me hidheruar kur don ai.Pastaj me merr shpirtin e me con atje ku e kishte percaktuar qe para se te me krijonte.
    Ore cun,
    po nuk mesove asgje ti per 4 vjet atje ku kemi qene.
    Po nejse ky reagim eshte normal.
    Po te them ca mendoj une.
    Realitetiweb e tha shume mire,
    eshte tjeter te thuash qe Zoti e di se ç'do te ndodhe dhe tjeter te thuash qe e imponon.

    E vetmja pyetje qe ngelet eshte: Pse me krijoji Zoti ose meqe dihet qe ne kemi pre-ekzistuar perpara se te burgoseshim ne kete bote materiale pse na ka prure ketu. Cili eshte qellimi.
    Asgje nuk dihet me saktesi, dhe kjo besoj ka per te ngele nje mister sepse ndoshta shkon pertej te kuptuarit tone.
    Por dije qe nese ti beson ne Zot dhe me ha mendja qe po , kete pyetje duhet ta gjesh brenda vetes, se te jesh i sigurte qe nuk ke per ta gjetur nga askush ne kete bote.

  5. #5
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Po i mesuam ca gjera por ja qe nganjehere edhe ngaterrohemi.Vjen puna qe ngec filli e nuk ec me .Ne fakt nuk e prisja nga ti qe mos me kuptoje se cfare dua te them .Ti e din mire ate citatin ku thohet qe shkrimet jane thare e pendat jane ngritur.Pra gjithcka eshte shkruajtur dhe ruhet, para se Zoti te na krijonte.Me te drejte lind pyetja ku eshte vullneti im i lire per te qene besimtar dhe per te hyre ne parajse ose anasjelltas.Nuk kam asnje fije vullnet te lire sepse ai e ka shkruajtur ate qe do me ndodhe.Ajo qe ka shkruajtur eshte thare dhe pendat jane ngritur,ne kuptimin qe nuk ulen me per te bere ndryshime.Tashi me c'te drejte ky Zot me dergon profete dhe libra te shenjte per te me udhezuar,une se besoj sepse ashtu e ka shkruajtur ai qe mos ta besoj e pastaj me kap e me hedh ne ferr?Eshte komedi per te qeshur e per te qare sebashku.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Po i mesuam ca gjera por ja qe nganjehere edhe ngaterrohemi.Vjen puna qe ngec filli e nuk ec me .Ne fakt nuk e prisja nga ti qe mos me kuptoje se cfare dua te them .Ti e din mire ate citatin ku thohet qe shkrimet jane thare e pendat jane ngritur.Pra gjithcka eshte shkruajtur dhe ruhet, para se Zoti te na krijonte.Me te drejte lind pyetja ku eshte vullneti im i lire per te qene besimtar dhe per te hyre ne parajse ose anasjelltas.Nuk kam asnje fije vullnet te lire sepse ai e ka shkruajtur ate qe do me ndodhe.Ajo qe ka shkruajtur eshte thare dhe pendat jane ngritur,ne kuptimin qe nuk ulen me per te bere ndryshime.Tashi me c'te drejte ky Zot me dergon profete dhe libra te shenjte per te me udhezuar,une se besoj sepse ashtu e ka shkruajtur ai qe mos ta besoj e pastaj me kap e me hedh ne ferr?Eshte komedi per te qeshur e per te qare sebashku.
    te kuptoj , te kuptoj mire ,
    eshte me te vertete nje pyetje e thelle,
    nje here taksambledhesi jone( e kupton vete ti) mu pergjigj keshtu kesaj pyetje.
    Siaps tij kjo behej vetem per te na bindur ne se ku do shkojme.
    Dhe kjo pergjigje me duket po aq komedi sa e the dhe ti.
    Per kete arsye Besoj shume tek ideologjia spiritualiste ose budiste e cila me ka bere ti jap shume pergjigje vetes sime.

    Ne fete tona monoteiste ,dy me te medhate dihet, ka shume mister.
    Spiritualizmi e shpjegon qarte dhe shume haptaz kete gjendjen tone ne toke me rimisherimin pra shpirtrat jane ne nje permiresim te perjetshem duke u ngritur drejt Zotit qe eshte e mira absolute, e pafundmja absolute.
    Per kete ata kalojne ne faza dhe nje nga keto faza ose dimensione eshte bota ku jetojme. Ka dy versione per kete, nje ku thuhet se shpirti ka nje numer te caktuar ciklesh per te provuar jeten ne toke duke u munduar te beje mire per tu liruar nga ndergjegja materiale dhe nese ai e arrin kete brenda cikleve ne dispozicion atehere kalon ne nje bote tjeter per eksperienca te tjera. Ata qe nuk ia arrijne kete brenda cikleve vihen ne gjume te perjetshem(kjo do te thoja se nuk eshte bindese).Versioni tjeter eshte po i njejte me ndryshimin se ciklet jane te pafundme dhe se qellimi i çdo shpirti eshte perfeksionimi i pafund dhe i perjetshem.
    Por çdo jete jetohet sikur te ishte e vetmja, per kete shpirti i fshin memoriet e jeteve te kaluara per te jetuar çdo jete sikur te ishte e vetmja.

    Dhe nje gje qe duhet theksuar eshte se shpirti nuk ka gjini.
    Ne fakt me vjen habi qe ne kur'an thuhet qe njerezit do bejne seks sepse me duket e qarte qe gjinia eshte karakteristike biologjike qe sherben per riprodhim dhe nuk besoj se ne parajse do linden femije te tjere.

    Me keqardhje duhet te pranoj se ka mjaft "vrima" llogjike ne librat fetare, por megjithekete une nuk i mohoj sepse besoj se jane menyra per te bindur njerezit te jetojne ne miresi.

    Vetem se nuk e kuptoj pse ata "Dijetare Fetare" qe ndihen aq te persosur dhe te drejte ne fete e tyre nuk flasin ne te tilla raste, apo sepse nuk kane ku ti marrin mendimet sepse nuk kane ku te citojne ndonje cope nga librat.
    Me siguri pergjigja do jete "Jane fjale blasfeme".
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 28-02-2006 më 21:00

  7. #7
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182

    A eshte i drejte Zoti?

    Absurditete te medha kane fete.Thone qe Zoti ia ka shkruajtur fatin cdokujt ne nje liber dhe ka caktuar ku do te shkojne.Kush per Parajse e kush per Ferr kjo gje para se ti krijonte njerezit.Ndersa sot e kesaj dite besimtaret pohojne qe Zoti te ka dhene liri me zgjedh.Ku eshte kjo liri?A mundem un si krijese e tij qe te zgjedh dicka tjeter pervecse ate qe me ka caktuar ai?A mundem un te shkoj ne parajse kur ai me ka shkruajtur qe do te shkoj ne Ferr?Normale qe nuk mundet askush te dale kundra vullnetit tij.Atehere ku eshte drejtesia e tij qe para se ti krijonte njerezit ti ndaje nje pjese per ferr dhe nje pjese per parajse?A nuk eshte absurde qe te denoje ata qe nuk e besojne?A nuk po i binden pabesimtaret verberisht asaj qe ka shkruajtur vete i madhi Zot ne qitapin e tij?
    Absurde te thuash qe ka Zot,absurde te thuash qe ska gjithashtu.Ky Zot qe prej besimtareve konsiderohet si i meshirshem dhe i drejte pse e ka bere labirint kaq te veshtire rrugen qe te con tek egzistenca e tij.Pse i ka lene ne tym krijesat e veta?Pse i formesoi ne at menyre qe mos te kene mundesi me e gjetur rrugen?Pse i la as ketej as andej?Me c'te drejte mund ti kerkoje llogari nje te verberi kur eshte ai vete qe si ka dhene sy?
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 09-03-2006 më 10:43
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nese Kur'ani dhe Bibla jane libra te Zotit, dmth qe jane shkruajtur nga Zoti, dyshoj se Zoti eshte i drejte, por me shume mendoj se Ato libra nuk jane te Zotit sepse Zoti nuk mund te shkruaj absurditete jo vetem ate qe the ti por edhe te tjera, si dhune, urrejtje etj, kuptohet kjo vlen per te dyja fete, asnje nuk eshte me e mire se tjetra.

    Per mua eshte me bindes dhe i llogjikshem versioni spiritualist i te shpjeguarit boten dhe Zotin.

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ketu

    edhe

    ketu



    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Ato libra nuk jane te Zotit sepse Zoti nuk mund te shkruaj absurditete jo vetem ate qe the ti por edhe te tjera, si dhune, urrejtje etj,

    kuptohet kjo vlen per te dyja fete, asnje nuk eshte me e mire se tjetra.

    rruga drejt sherimit paska filluar.. jo keq!
    Prektora

  10. #10
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    ...

    Citim Postuar më parë nga realitetiweb
    Ai e di se cka NE DO TE BEJME NE TE ARDHMEN, E JO SE CKA AI DO TE NA IMPONOJE.

    I -- Unë e di se Zoti e ka ditur se do të lind Hitleri dhe e ka ditur se cfarë do të bëjë sepse Zoti është i gjithëdijshem;

    II -- Zoti ka mundur ta ndale, mirpo nuk e ka ndalur; dhe

    III -- Rrjedhimisht, a është Zoti i plot\gjithë mëshirshem dhe nese është, jam shumë kurreshtar të di se me cfarë do të kompenzoj dhimbjen\lotet e nënës ciles ia ka marrur femiun dhe djegur në krematoriumin Aushwic, burrin ia kanë vrarë para sysh, vajzen dhunuar, vëllaun gjymtuar dhe motren vrare me gaz???

    IV -- Kur Zoti shkruan në Big Book-un e tijë ngjarjet që do pasojnë, mendoj se ato rreshta kanë karakter urdherues e jo sugjerues\propozues; thjesht, pse ta humb kohen në sugjerime, është e pakuptimtë.

    V -- Justifikimi se ishte "dëshira e Zotit" për të ndodhur ndonjë ngjarje; kam frigë se është vëtëm justifkim sepse nese elaborohet secila ngjarje, do të gjejme shkakun i cili është komplet njerzor e jo hyjnor, faji prap do të gjindet njerzor dhe asesi mbinatyror. Pasojat; natyrisht i bartin njerezit.

    VI -- Në pytjen se perse Zoti nuk parandalon lindjen e ndonje kreature të vogel e shëmtuar që vije në ketë botë me shenjen dhe atributetet e -666-, zakonisht thuhet se Zoti punon në mënyra misterioze. Fjala, "Misterioze" është më e përaferta për definimin e asaj që nuk e dimë dhe kuptojmë. Më tutje; "Misterioze" është fjalë adekuate sepse mund të mbuloj shumë, e posaqerisht mosdijen tonë enciklopedike, dhe

    VII - (Lasku) <<-- Atehere me te drejte lind pyetja a kam faj un qe mekatoj e hyj ne ferr apo eshte Zoti ai qe e shkruajti dhe un hyj ne ferr i imponuar prej vullnetit tij-->>


    Nga e di ti se Zoti ka shkruar dic?

    ...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është vullneti i lirë?
    Nga Spirituoziii në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirë
    Nga PrInCiPiEl në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •