Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Nexhmije Pagarusha

    Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallė e kėngės shqiptare, u lind mė 7 maj tė vitit 1933 nė Pagarushė. Babai i Nexhmijes Veseli, mėsues, siē thotė Nexhmija, ėshtė mė meritori qė nuk e la kėtė yll tė shuhet, po na e dhuroi tė gjithėve deri nė shkallė krenarie.
    Dikush e quajti Bilbili i Kosovės, dikush Mbretėresha e Kėngės Shqipe, dikush tjetėr Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltė, e tė tjera, e tė tjera.
    Tė gjitha kėto epitete janė bėrė sinonim pėr emrin e Nexhmije Pagarushės dhe mbase tė gjithė kanė tė drejtė sepse tė gjithė gjejnė diēka tė veēantė nė zėrin e saj magjik. Nuk pretendojmė t’i themi tė gjitha nė njė intervistė, me hapėsirė tė kufizuar, kur bėhet fjalė pėr njė kolos siē ėshtė Nexhmija. Rėndėsia dhe vlera e veprės sė Nexhmijes ėshtė ēmuar e vlerėsuar nga kompetentėt dhe njohėsit e artit dhe kjo siē e dimė ėshtė bėrė nė superlativ.
    Nexhmija dhe kėnga ishin njė, kėtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as qė ka mbajtur ndonjė evidencė pėr koncertet as pėr kėngėt e kėnduara.
    Opusi i kėngėve tė Nexhmijes ishte shumė i gjerė dhe ajo ka shkėlqyer nė tė gjitha zhanret. Shumė artdashės edhe sot e kujtojnė njė koncert tė Nexhmijes me ariet operistike tė Bethovenit, tė Puēinit, Verdit …tė pėrkthyera shqip. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky koncert nuk ėshtė regjistruar. Majat mė tė larta Nexhmija i arriti me “Bareshėn”, kėshtu mendojmė ne, ndėrsa ajo mendon ndryshe.
    Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. ”Dasma e pėrgjakur”; “Tre vetė kapėrcejnė malin” ; ”E kafshoja terrin” ; ”Lepuri me pesė kėmbė” ; ”Fluturimi i Micakut” ; ”Daullet e tė ēmendurve”, ”Rexha i nėnės nė grazhd tė kalit” etj., etj., janė disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore.
    Nė jetėn artistike Nexhmija mori shumė ēmime tė cilat ajo nuk mund t’i veēojė. Ne po e veēojmė ēmimin – titullin “Kėngėtare e Shekullit “ e kėtė e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-tė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    A e ka kenduar Nexhmije Pagarusha "Zambakun e Prizrenit" ? Eshte nje nder kenget me te bukura per mua.

    Mua dhe tek filmi " E kafshoja terrin" me ka pelqyer shume.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 05-08-2005 mė 10:08
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Blue Sky : znj. Pagarusha, kur filluat ju tė kėndoni ishte shumė e vėshtirė tė ishe femėr e aq mė e vėshtirė tė ishe femėr artiste. Ēka do tė kujtoni nga ai fillim?

    Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ka qenė vėrtet shumė, shumė vėshtirė. Tash po e shoh sa mė vėshtirė ka qenė atėherė se sa tash. Mirėpo unė kam pasur njė grusht njerėz tė cilėt mė kanė ndihmuar shumė, mė kanė inkurajuar, p.sh., Skender Gjinali, i cili ka qenė shef i grupit tė produksionit, mandej i ndjeri Ismet Mula –drejtor, pastaj Lorenc Antoni etj., tė cilėt me dashurinė e tyre pėr artin me tė vėrtetė na kanė ndihmuar shumė. Na kanė shtyrė pėrpara. Ēfarė bėnė ata ? Mblodhėn tė gjithė ata qė kanė kryer Akademinė e Muzikės nė Beograd dhe i sollėn kėtu. Kėshtu unė dua qė tė shfrytėzoj kėtė rast dhe t’i falėnderoj publikisht sepse kanė bėrė shumė pėr ne.

    Blue Sky : Domethėnė kėta janė njerėzit tė cilėve ua kushtoni suksesin?

    Nexhmije Pagarusha : Po pikėrisht kėshtu ! Ata janė mė meritorėt qė unė, dhe jo vetėm unė, po gjithė ata kėngėtarė e kėngėtare kanė bėrė emėr.



    Blue Sky : Kur ndodhi ai moment i paraqitjes suaj tė parė serioze para publikut, kur edhe tė tjerėt e kuptuan se jeni vėrtet kėngėtare ?

    Nexhmije Pagarusha : Eh Florė, ėshtė periudhė shumė e gjatė dhe jo se ėshtė e gjatė por unė kurrė nuk kam mbajt evidencė, as nė kokė as nė shpirt as nė letėr. Kjo jeta e karrierės sime ka qenė sikur ta hedhėsh nė det njė fėmijė i cili nuk di tė notojė, nuk fundoset por, mėson aty pėr aty tė notojė. Vėrtet nuk di ! Koncerte atėherė nuk ka pasur, ka pasur njė audicion. Ka qenė diku nė vitin 1948, kur jam pranuar si kėngėtare. Kishim njė lentė, se ajo radio asokohe ka pasur vetėm njė zyrė, njė studio tė vogėl prej sė cilės shkonte programi drejtpėrdrejtė. Duhej tė zgjoheshim nė orėn pesė tė mėngjesit dhe shkonim e tė kėndonim drejtpėrdrejtė ! Dhe pėr ēudi zėri shkonte, posi ! Duhej kocentrim i madh. Koncertet kanė ardhur mė vonė, shumė mė vonė, kur shkova nė shkollė tė muzikės nė Beograd, se kėtu nuk kishte. Atje edhe e kam pasur paraqitjen e parė para publikut. Mirėpo e lash shkollėn e muzikės nė vitin e tretė. Nuk mundesha, u humba. Mėnyra e punės pėr solo kanto mua nuk mė pėlqente, mė pengonte. Nuk di pse po unė fillova ta humb zėrin. Thjesht nuk dija tė kėndoja !

    Blue Sky : Po si e kultivuat zėrin dhe talentin mė pas ?

    Nexhmije Pagarusha : Natyra kur tė fal diēka, tė fal ! Ose tė fal diēka tė mrekullueshme ose tė shėmton. Unė nuk e di se si natyra mė ka falė kėtė zėrin tim tė impostuar, si duhet qė unė kurrė nuk ia kam ditė vlerėn. Kam kėnduar 40 vjet e nuk e kam ditė si po kėndoj. Tash po e shoh se pasurkam kėnduar mirė !

    Blue Sky : Ne konsiderojmė se ”Baresha” ėshtė kryevepra e interpretimit tuaj ! A pajtoheni ju me kėtė ?

    Nexhmije Pagarusha : Unė pajtohem me konstatimin se kjo ėshtė kryevepėr e kompozitorit Rexho Mulliqit dhe poetit Rifat Kukaj !

    Blue Sky : Pėr ju janė dhėnė vlerėsime nė superlativ! Ka qenė e vėshtirė tė arrini kėtė famė?

    Nexhmije Pagarusha : Nė vend qė unė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje do ta kisha cituar njė thėnie tė Dantes : ”Rruga qė shpie drejt famės asnjėherė nuk ėshtė e mbushur me lule”.

    Blue Sky : Ēfarė mund tė thoni pėr udhėtimet tuaja nė Shqipėri dhe bashkėpunimin mes artistėve shqiptarė ?

    Nexhmije Pagarusha : Ai ka qenė njė udhėtim i imi, dhe jo vetėm i imi, po edhe i atyre kolegėve tė mi, i pritur shumė kohė, i pritur me vjet. Ėndrra e tė gjithė neve ka qenė tė shkojmė nė shtetin amė. Nė karrierėn time i veēoj ato turne sepse kam takuar ata qė i dua shumė dhe ėndrra ime ka qenė kjo. Kam pasur emocione tė mėdha ! Dhe kur i kam dėgjuar kolegėt e mi kėngėtarė nė Shqipėri, mua mė ėshtė dukur vetja sa tė zitė e thoit. Kėtė sinqerisht po e them, dhe, edhe sot e ndiej veten tė tillė.

    Blue Sky : Keni qenė ambasadore e vėrtetė e kėngės shqipe nėpėr botė. Ēka do tė veēonit si diēka mė karakteristike nga ato udhėtime dhe cila ėshtė fuqia e prezantimit para tė tjerėve pėrmes muzikės ?

    Nexhmije Pagarusha : Po Florė, kam udhėtuar shumė dhe kam folur me gjuhėn e popullit tim ! Kudo ku shkova, me kėtė gjuhė fola dhe tė gjithė mė kuptuan. Kėnga popullore shqipe ėshtė vėrtet e bukur. Populli ynė ka njė kulturė tė lashtė. Ata kompozitorė qė nuk dihen me emėr kanė krijuar dhe i kanė dhėnė shpirt kėngės. Ėshtė e veēantė kėnga popullore dhe ėshtė klasikė qė se ka kush dhe tė cilėn na e lakmojnė shumė. Besoj shumė qė kėngėn popullore kushdo qė do ta kish kėnduar ashtu edhe do tė tingėllonte, plot shpirt.



    Blue Sky : Nuk mundem pa pėrmendur njė mendim tė Zhyliet Grekos e cila thotė : “Nexhmijen nuk mund ta krahasoj me askėnd se do ta fyeja” – si e komentoni kėtė?

    Nexhmije Pagarusha : Kjo varet njeriu ēka ndien nė atė moment. Ajo ashtu ka menduar dhe ashtu ka thėnė ! Po unė nuk jam e vetmja qė vlej apo kam vyer diēka!

    Blue Sky : Njė shembull tjetėr i gjuhės universale tė muzikės : kėnga e njohur hebreje “Hava Nagila”e kėnduar nė origjinal edhe nė Izrael ka mahnitur dėgjuesit !

    Nexhmije Pagarusha : Kur e kam futė kėtė kėngė nė repertorin tim, tė gjithėve iu ka dukė ēudi e madhe, mirėpo kjo kėngė u popullarizua shumė. Kam pasur njė turne nė Izrael me kėtė kėngė. Mė kujtohet sot kur nė Bullgari nė njė koncert, pėrveē kėngėve tona popullore kėndova edhe kėngėn hebreje “Hava Nagila”. Atė natė aty ishte edhe njė avokat nga Tel Avivi i cili mbeti i mahnitur dhe menjėherė u nėnshkrua kontrata pėr tėrė grupin qė tė shkojmė nė Izrael.

    Blue Sky : Sa kėngė keni kėnduar, e dini ? Ku gjenden ato sot, a i keni ?

    Nexhmije Pagarusha : Nuk e di sa kėngė kam incizuar se nuk kam mbajt evidencė. Nuk kam menduar se do tė mė nevojitet kjo evidencė. Kam mjaft kėngė tė incizuara pėr shpirtin tim. Falėnderoj Radio Kosovėn qė mė ka mundėsuar ta dėgjoj veten se si po kėndoj. Nuk janė tė gjitha aty, ka edhe tė tjera materiale qė shpresoj t’i nxjerrim tė gjitha dhe t’i digjitalizojmė.

    Blue Sky : Ju e keni ndėrprerė herėt karrierėn, tė paktėn gjenerata ime mendon kėshtu, kjo mbase nga dashuria e madhe qė kishim pėr muzikėn!

    Nexhmije Pagarusha : Po ėshtė e vėrtetė. Ka ndikuar nė kėtė jeta private hallet,vitet e punės …Sidoqoftė jam e lumtur qė e kam ndėrprerė pikėrisht atėherė se nuk bėn..., kur nuk shkon duhet ta lėsh ! Kur nuk shkon nuk shkon! Unė nuk vuaj pėr kėtė, vetėm mė ka ngelė peng qė nuk kam bėrė njė koncert pėrmbyllės. Kėtė ma kanė kėrkuar deri edhe fėmijėt se lėre mė tė rriturit. Pėr hatėr tė tyre mbase edhe do tė kisha provuar tė bėj diēka.


    Blue Sky : Dhe papritmas ndodhi disi mrekullia dhe ju shfaqeni para publikut shqiptar nė Tiranė bashkė me njė artist tjetėr gjithashtu tė madh, Ardit Gjebrenė. Si ndodhi kjo ?

    Nexhmije Pagarusha : Po ju e dini, Ardit Gjebrea di tė bėjė veē mrekullira! Ai si duket ka pasur njė shkop magjik i cili i ka ndihmuar tė mė bind. Ju thash edhe mė lart se unė kam shumė emocione kur shkoj nė Tiranė. Jo se s’kam dashur tė shkoj mirėpo tė paraqitem nė skenė ka qenė njė absurditet. Ai mė tha se do tė jem kryetare e jurisė dhe unė mendova se duhet tė paraqitem nė skenė pėr tė ndarė ndonjė ēmim. Mirėpo nuk ishte ashtu ! Ai mė bėri njė befasi tė cilėn as qė kam mundė ta marr me mend. Ju e keni parė, kur ai prezanton kėngėn dhe paraqitjen time, unė shtangem dhe s’dija ēfarė po ndodh. Edhe mė tutje mendoja se duhet t’i jap dikujt ndonjė ēmim mirėpo kur dėgjova muzikėn atėherė e pashė se s’kam nga t’ia mbaj dhe vėrtet as sot nuk e di se si kam qėndruar nė kėmbė.

    Jam shumė e lumtur qė e kam njohur Ardit Gjebrenė. Ai ėshtė jo vetėm njė kėngėtar i mrekullueshėm po dhe njė njeri i mrekullueshėm, njė intelektual me plot kuptimin e fjalės njė punėtor i madh …Gjatė atyre ditėve tė qėndrimit tim atje unė jam mahnitur me durimin e tij, me shkathtėsitė e tij me mėnyrėn e punės, me respektin dhe dashurinė qė tregonte pėr tė gjithė. Tri katėr ditė sa qėndrova aty si s’e dėgjova njė herė tė ngritė zėrin. Ai ėshtė njė shembull se si duhet tė punohet dhe tė arrish rezultate !

    Blue Sky : Edhe njė paraqitje tjetėr befasuese para njė viti !

    Nexhmije Pagarusha : Po, ishte kjo paraqitja ime pas 20 vjetėsh, kjo me rastin e Maratonės Humanitare pėr Fėmijė. Pas 20 vjetėsh pėrjetova njė befasi ! Hyra nė studion e kolegut tim Ilir Shaqiri, i cili kishte bėrė kėtė kėngė. Mė pėlqeu shumė teksti i Afėrdita Kelmendit dhe fillova ta kėndoj, me dyshim se mund ta kėndoj. Mė pėlqeu shumė dhe pėr befasinė time dhe tė publikut e pranova dhe e kėndova ! Natyrisht jo me atė zėrin qė ėshtė mėsuar publiku tė mė dėgjojė por besoj qė ju ka pėlqyer.

    Blue Sky : Do tė vazhdoni tė kėndoni ?

    Nexhmije Pagarusha : Nuk e di! Nuk ka kush tė kompozojė. Edhe unė nuk jam shumė e interesuar kėshtu qė duhet dikush tė mė shtyjė, tė bėj diēka si nė rastin me Ilirin.

    Blue Sky : Mė intereson mendimi juaj pėr muzikėn qė krijohet sot. Si e shihni ju atė nga njė kėnd i qetė e tėrhequr nga skena ?

    Nexhmije Pagarusha : Si e shoh ? Nė vend tė pėrgjigjes po citoj Frojdin: ”Ēdo e ngritur kulturore ėshtė njė barrikadė kundėr agresorit dhe luftės”. Pra vlerat mbesin ! Tash kemi TV, kemi radiot tė cilat duhet tė kenė shumė kujdes nė zgjedhjen e muzikės. Kush dėshiron tė dėfrehet ajo dihet, nė ndonjė aheng, dasmė, nė ato raste edhe unė e dua atė muzikė, mirėpo unė besoj shumė qė kėnga e mirėfilltė do ta gjejė rrugėn e vet, se ēdo vrull kthehet nė lumin e vet.


    Blue Sky : Shumė kėngėtarė duke folur pėr ju thonė se keni qenė shkollė pėr ta, pra pikė reference. Ēfarė i kėshilloni ata kur kėrkojnė mendimin tuaj ?

    Nexhmije Pagarusha : Kurrė askush nuk e ka kėrkuar mendimin tim ! Mbase, mendojnė se i dinė tė gjitha ose kanė ngurruar duke menduar se nuk do t’i kėshilloj! Ndoshta edhe kanė bėrė mirė. Secili duhet ta gjejė veten nė interpretimin e vet.

    Blue Sky : Ata tė cilėt kanė ngurruar tė ju pyesin, ēka do t’iu thoshe sot?

    Nexhmije Pagarusha : Le tė kėndojnė me shpirt. Le ta donė kėngėn e mirėfilltė popullore se kurrė nuk do tė dėshtojnė dhe le tė jenė vetja e tyre !

    Blue Sky : Ju keni interpretuar nė tė gjitha zhanret. Po pėrmend kėtu njė koncert tė muzikės klasike nė tė cilin ju keni interpretuar veprat e Bethovenit, Puēinit, Verdit …tė pėrkthyera shqip. Ky koncert ka qenė i pari i kėtij lloji dhe i cili edhe sot mbahet nė mend nga artdashėsit! Ēka kujtoni sot nga ai koncert ?

    Nexhmije Pagarusha : Ēka do tė thosha ? Njė punė e madhe mė se 5 mujore mė ka shkuar kot ! E mbaj mend atė koncert se ka qenė salla e teatrit plot si asnjėherė tjetėr. Ka qenė njė elitė dmth., edhe atėherė ka pasur publikė pėr muzikė tė mirėfilltė, pėr muzikė klasike. Por fatkeqėsisht ai ka qenė i vetmi koncert atėherė dhe ēka ėshtė pėr mua tragjike ėshtė se nuk ėshtė kujtuar askush ta regjistroj atė koncert dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq. Do tė mė pėlqente qė sot ta dėgjoja veten duke interpretuar kėta klasikė. Ēfarė tė them! Ka pasur njė moskujdes, ndoshta me qėllim ose mbase kanė menduar se nuk do largohem kurrė nga skena ose se nuk ka me ardhur ajo ditė kur unė nuk do tė mund tė kėndoj.

    Blue Sky : A ėshtė ruajtur diēka nga muzika klasike, arie etj ?

    Nexhmije Pagarusha : Fatkeqėsisht jo ! Njė koncert qė kam pasur para 40 vjetėsh ai nuk ėshtė ruajtur. Kam disa kėngė tė kompozitorėve klasikė qė janė shkruar pėr piano dhe solo-kėndim, i kam dy-tri jo mė shumė dhe nganjėherė i dėgjoj me ėndje.

    Blue Sky : Nė vitin 1967 ju u dalluat edhe si aktore, si ndodhi kjo ?

    Nexhmije Pagarusha : Ndodhi krejt rastėsisht. Unė nuk kam refuzuar ofertėn e ofruar. E provova veten edhe aty. Jo pėr t’u popullarizuar se unė veē kisha bėrė emėr nė kėngė, mirėpo ajo ka qenė njė ide e regjisorėve qė tė marr rol dhe e kam realizuar atė rol. Nuk di sa ia kam dalė, po e kam bėrė ! Secili po tė angazhohet edhe mund ta luaj njė rol nė jetė. Kritika ka qenė pozitive, vėrtet nuk di ēfarė tė ju them tjetėr !



    Blue Sky : Jeni shpallur kėngėtare e shekullit XX pra, e shekullit tė kaluar. Keni marrė edhe shumė ēmime tė tjera. A do tė veēonit ndonjėrin prej tyre ?

    Nexhmije Pagarusha : Pa, ēdo shpėrblim ka qenė njė moment i rėndėsishėm pėr punėn qė kam bėrė. Jam gėzuar shumė, besa edhe jam befasuar. Ato kanė qenė tė mirėseardhura se pėr ato 40 vjet punė gjithnjė kam dyshuar se po kėndoj mirė ! Publiku mė ka vlerėsuar, kritikėt, gazetarėt. Kjo vėrtet ėshtė njė mrekulli qė kam pėrjetuar, gjithė kėto mirėnjohje dhe ēmime tė tjera tė ndryshme!

    Blue Sky : Patėt probleme shėndetėsorė kohėn e fundit !

    Nexhmije Pagarusha : Tash ndihem shumė mirė. Kam qenė shumė e lumtur kur atė ditė u ktheva nė aeroportin e Prishtinės se nuk kam menduar se do tė mund tė kthehem. Dua ta falėnderoj vėllain tim qė e kam kėtu afėr i cili ka bėrė tė pamundurėn tė mė ndihmojė qė tė shkoj te djali im nė Zvicėr. Duheshin shumė mjete kėshtu qė pėr kėtė mendoi vėllai im i vogėl dhe nusja e tij tė cilėt jetojnė nė Belgjikė. Qėndrova atje tre muaj dhe ja u ktheva prapė kėtu ku mė duan tė gjithė.

    Blue Sky : Kohėn e fundit tė kemi parė shumė aktive nė pėrkrahjen e fėmijėve me probleme shėndetėsore ?

    Nexhmije Pagarusha : Pėrkrahje kanė nga unė vetėm morale, ndihmė materiale, ēka do dėshiroja unė, nuk kam t’iu jap dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq, por mendoj vazhdimisht pėr ta dhe do t’iu jem pranė sa herė tė jetė nevoja.

    Blue Sky : Gjithashtu ju kryesuat festivalin e sivjetshėm tė kėngės Magjike ! Jeni e kėnaqur me kėngėt e prezantuara ?

    Nexhmije Pagarusha : Po jam e kėnaqur dhe nuk jam e vetmja qė mendoj kėshtu. Ka qenė festival nė nivel artistik edhe kėngėtarėt edhe kėngėt bile e kemi pasur shumė tė vėshtirė t’i zgjedhim. Por jam e sigurt se ato kėngė qė janė interpretuar aty do tė jetojnė. Gjithashtu jam shumė e kėnaqur qė edhe juria edhe publiku kanė qenė tė njė mendimi.

    Blue Sky : Aktualisht jeni kėshilltare e lartė pėr muzikė nė Radio Kosovė dhe nė Blue Sky. Sa jeni e kėnaqur me muzikėn nė kėto dy radio dhe a kėrkohet mendimi juaj pėr tė ?

    Nexhmije Pagarusha : Falėnderoj shumė drejtorin gjeneral z. Agim Zatriqi i cili mė ftoi dhe mė ofroi kėtė detyre. Fillimisht nuk e pranova duke menduar se nuk do tė mund tė jap kontributin ashtu siē ka qenė dikur, kur kam punuar kėtu. Pasur tre muajsh pranova dhe ja ku jam! Mė vjen shumė mirė qė kėtu mė pranuan tė gjithė shumė mirė. Unė do mundohem tė jap kontributin tim pėr aq sa di dhe sa mundem, megjithėse kėtu duhet njė ekip i tėrė pėr tė heqė shundin. Mendoj se ėshtė shumė i mirė programi i Radio Kosovės. Aty kėtu ka edhe kėngė qė nuk duhet tė transmetohen nė kėtė institucion. Dua tė them edhe kėtė se kėnga popullore ėshtė shprehje e vlerave e traditės kombėtare. Ajo e ka burimin nė vet popullin dhe ėshtė e lidhur ngushtė me historinė e kėtij populli. Populli ēdo gjė e ka shprehė me anė tė kėngės, mu pėr kėtė vlera e kėngės ėshtė shumė e madhe pėr identitetin e njė kombi. Duhet t’iu jemi mirėnjohės gjeneratave tė kaluara qė na lanė kėtė pasuri tė cilėn gjenerata jonė dhe ato qė do vijnė duhet t’i ruajnė kėto vlera, t’i kultivojnė dhe t’i pėrsosin edhe mė tutje. Kjo ėshtė porosia ime : vlerat tė mbesin vlera por edhe t’i kultivojmė e jo tė ikim nga ato vlera. Pse tė hyjmė nė lėkurėn e tjetėrkujt, pėr ēka nuk ka nevojė. Ne kemi njė pasuri tė madhe tė folklorit tonė. Pėrveē si kėshilltare qė jam emėruar, unė shpesh vij kėtu nė diskotekė ku e ndiej veten shumė tė lumtur mes kėtyre shiritave nė tė cilėt ėshtė puna 50 vjeēare, kontributi i kompozitorėve dhe kėngėtarėve. Jam e interesuar qė me ndihmėn e kolegėve tė bėjmė diēka, t’i ruajmė ato vlera dhe me ndihmėn e Baki Jasharit qė ėshtė njė ekspert i shkėlqyer, t’i digjitalizojmė. Jam shumė e lumtur qė jam pėrsėri nė kėtė diskotekė ku kam filluar si e re dhe ku shpresoj tė pėrfundoj.



    Blue Sky : Zakonisht, personalitetet e shquara kujtimet e tyre i nxjerrin nė letėr, kjo nuk ėshtė e shprehur te artistėt tanė, pse ?

    Nexhmije Pagarusha : Jo nuk kam fuqi. Kohėn e fundit kam lexuar njė libėr tė njė artisteje dhe regjisoreje nga Shqipėria i cili jetėshkrim mė ka befasuar. Askush nuk do tė mund ta shkruante si ajo.

    Blue Sky : Ju nuk dėshironi ta ritregoni jetėn tuaj artistike, iu ėshtė mėrzitė ajo ?

    Nexhmije Pagarusha : Jo nuk ėshtė se nuk dua, por unė nuk kam fuqi tė kthehem mbrapa, ka qenė jetė shumė e vėshtirė.

    Blue Sky : Nė fund fare

    Nexhmije Pagarusha : I dėshiroj popullit tim njė ecje mė tė shpejtė pėrpara. Tė mundohemi tė gjithė bashkė t’i shėrojmė plagėt. Vuajtjet dhe pėrjetimet e tmerrshme nuk harrohen, por jeta vazhdon. Tė gjithė tė japim aq sa mundemi, tė mos presim vetėm nga tė tjerėt, se vetėm me angazhim tė madh mund tė ndėrtojmė njė shtet ēfarė u ka hije shqiptarėve dhe tė jetojmė tė lumtur !

    Blue Sky : Zonja Pagarusha, ju falėnderoj shumė pėr intervistėn!

    Nexhmije Pagarusha : Flora tė falėnderoj unė ty shumė pėr gjithė kėtė qė po bėn pėr artin dhe kulturėn !





    Thanė pėr Nexhmije Pagarushėn :



    (Fragment nga proza poetike e Esad Mekulit)

    Bilbili i kėngės sonė

    …Kosovėn, tė cilėn duhet ta dish e ta ndjesh me tėrė qenien…
    Pse ai qė njėherė e njeh, do tė mbetet nė zemėr pėrherė, edhe natyrėn e saj, edhe njerėzit e saj, edhe vallet, kėngėt e saj qė mahnisin gjithkėnd qė i sheh edhe i dėgjon. Nė kėtė bukuri, nė atė vrer edhe nė kėtė gazmend lindi dhe u rrit kėngėtarja … Ajo qė kėndoi me gjuhėn e shpirtit e tė gjithė neve pėr fushat pjellore dhe malet tona flladitėse, pikėllimin e thellė pėr kurbetēinj qė s’kthehen mė, pėr dashurinė qė askund si kėtu, nė kėngėn e saj, tė ēon peshė, tė lartėson…
    Sepse Nexhmija ėshtė kjo, moti thuhet : Bilbili i Kosovės, bilbili i kėngės sonė.

    / Esat Mekulli/



    Prof.dr.Rexhep Munishi - etnomuzikolog

    Nexhmije Pagarusha pėr sė gjalli po i pėrjeton dy jetesa : atė derisa ishte nė skenėn e kėngės dhe muzikės dhe atė pasur ndėrprerjes sė kėndimit aktiv. Ajo i pėrjetoi dy kėnaqėsi qė janė privilegj i ruajtur vetėm pėr njerėzit e mėdhenj. Sa kėndonte e adhuruan ! Kur pushoi sė kėnduari nuk e harruan ! Pėr dhjetė vitet e fundit ata qė e ēmuan ia kthyen publikut qė gjeneratat qė erdhėn pasur jetės muzikore aktive tė saj ta njohin mė mirė njė kėngėtare qė vėshtirė do tė jetė tė pėrsėritet nė skenat shqiptare. Ajo duhet tė jetė e gėzuar pėr kėtė. E besojmė se vėshtirė do ta ketė dikush ta imitojė. Vėshtirė tė pėrsėritet njė cilėsi zėri e dhunti muzikore qė pati ajo. Edhe pse fjalėt e fjalitė pėr te, mund tė sillen nė rreth e rrethi nuk shkėputet, fjalėt gjenden sepse si duket pėr tė do tė ketė gjithmonė shumėēka tė thuhet. Pėr njė gjysmė shekulli ishin tė kėnaqur tė gjithė ata qė e njohėn, tė gjithė ata qė e dėgjuan, ata qė patėn miqėsi me tė dhe tė lumtur janė ata qė i takuan kohės sė saj, kohės sė shėnuar me zėrin e Nexhmije Pagarushės.

    Kristė Lekaj-kompozitor


    Nexhmijen e njoh mė se gjysmė shekulli. Kam pasur fatin tė punoj me tė mė se 40 vjet. E kemi quajt “Bilbili i Kosovės”, por ajo nė tė vėrtetė ishte Kosova vet ! I falėnderohem zotit qė kam punuar me te, se prej saj kam mėsuar shumė. Nexhmija ėshtė Nexhmije ! Ėshtė kėngėtare qė lind njė herė.




    Avni Mula-kompozitor

    E kam njohur Nexhmije Pagarushėn qė herėt kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pėrpara se tė vinte nė Shqipėri unė kisha njė rekomandim nga Zehra Mula, shoqja e saj qė punonin bashkė dhe mė thotė : ėshtė njė zonjushė me emrin Nexhmije Pagarusha e cila kėndon shumė mirė dhe ka dėshirė qė ta dėgjoni. Unė pėr kuriozitetin tim, pata fatin e madh dhe ajo erdhi nė Shqipėri, ishte diku muaji maj. E prezantova para artistėve shqiptarė. Kur ata e dėgjuan kėngėn elbasanase “Tė kam dashtė dhe tė dua moj ije”dhe “O moj bukuroshe”, shpejt e shpejt krijuan njė koncert apostafat pėr te, brendapėrbrenda koncertit. Ai koncert la mbresė tė jashtėzakonshme. La mbresė tė jashtėzakonshme, jo vetėm pse kėndoi mirė, po iu tregoi edhe atyre artistėve tanė shqiptarė, tė Tiranės, tė Shkodrės dhe tė gjithė qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, iu dha njė mėsim se si duhet tė kėndohet kėnga popullore, si duhet tė interpretohet kėnga popullore, ēfarė koloriti duhet tė ketė kėnga popullore. Unė ato ditė qė e dėgjova mbeta i mahnitur dhe u dashurova me tė kėnduarin e saj, nė interpretimin e saj dhe me zėrin e saj tė mrekullueshėm i cili ishte jo vetėm njė zė i rastit po ishte kėngėtare e cila e kishte mbaru atė shkollė dhe kishte ruajt traditėn kryesore. Ne jemi borxhli ndaj saj, kėto fjalėt e mia janė fukarallėk, ėshtė e vėshtirė tė gjenden fjalė pėr tė. Ajo mbetet njė ndėr kėngėtaret mė tė mira mė tė shkėlqyeshme tė mbarė Shqipėrisė jo vetėm tė Kosovės.

    Ardit Gjebrea-kantautor

    Kam hequr shumė, jam munduar shumė pėr ta bindur pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė kėnduar pas njė kohe shumė tė gjatė, pėr tė ardhur edhe si presidente jurie e Festivalit “Kėnga Magjike” dhe mė nė fund u lumturova kur ajo pranoi dhe ėshtė njė ndėr kujtimet mė tė bukura tė jetės time dueti qė kam kėnduar me Nexhmijen. Po tė mos jesh njeri i madh nuk mund tė jesh artiste e madhe. Ka shumė artistė nėpėr botė, por ka shumė pak artistė nėpėr botė. Them se janė pak ata artistė qė janė vėrtet artistė dhe qė e meritojnė kėtė fjalė. Nuk ėshtė thjesht artiste e skenės, ėshtė artiste njeri, ėshtė artiste nė shpirt. Nė tė gjitha kontaktet qė kam pasur me tė kam gjetur artisten me klasė, artisten me elegancė, kam gjetur artisten fėmijė, kam gjetur artisten e pėrkėdhelur, lozonjare. Kam gjetur njė njeri vėrtet kompleks tė cilėn unė tashmė e adhuroj. Tė gjithė ne shqiptarėt duhet tė jemi tė lumtur qė ekziston fenomeni Nexhmije Pagarusha.

    Naim Krasniqi-kantautor

    Kur bėhet fjalė pėr Nexhmije Pagarushėn ėshtė shumė vėshtirė tė gjenden fjalė dhe tė themi atė qė duam tė themi. Posaēėrisht kur sot fjalėt kanė filluar ta humbin kuptimin e vet, me qė shumė artistė shumė kėngėtarė ,shumė prezantues prezantojnė vetveten dhe kolegėt e tyre me fjalė shumė tė mėdha pompoze siē janė : I madhi ky dhe e madhja ajo, i madhėrishmi ky. Fjalėt kuptim tė njėmendėt kanė vetėm atėherė kur flasim pėr Nexhmije Pagarushėn. Ishte dhe do tė mbetet bilbili i kėngės shqipe. Njė bilbil qė zoti ia dhuroi zėrin mė tė bukur dhe njė shpirt aq tė madh artistik. Unė pėr veten time kur kam dėgjuar kėngėt e Nexhmijės, kam qenė fare i vogėl dhe jam rritur me kėngėn e saj. Tani kur merrem me muzikė nė mėnyrė profesionale, kur kam mundėsi qė tė analizoj punėn dhe veprėn e Nexhmijės, mrekullohem me aftėsitė e saja interpretuese, me shpirtin e saj artistik. Kam pasur kėnaqėsinė dhe nderin para 15 vjetėsh tė kompozoj njė kėngė. Ishte kjo njė dhuratė e vogėl tė cilėn unė kam mundė t’ia dhuroj Nexhmijes. Ka qenė kjo kėnga “Nexhi” e kompozuar me tekst tė Hivzi Krasniqit. Do tė kalojnė edhe shumė vite e dekada qė tė lindė pėrsėri njė kėngėtare e kalibrit tė Nexhmijes. Kėngėtarėt e kanė idol Nexhmijen dhe kėnaqėsia mė e madhe pėr ta ėshtė kur dikush u thotė se po kėnduake si Nexhmija. Kurse pėr ata qė i japin vetes detyrė qė tė shkojnė rrugės sė Nexhmijes do ta kenė shumė tė vėshtirė tė arrijnė nivelin e saj. Kur dėgjojmė tė provojė ta imitojė dikush Nexhmijen, dėgjojmė tė thonė : Kjo kėngėtare po mundohet tė kėndojė si Nexhmija, por nuk thonė se kėnduaka si Nexhmija. Kjo, sepse Nexhmija ėshtė e pazėvendėsueshme.

    Ilir Shaqiri-kantautor

    E kam thėnė edhe disa herė pėrpara se Nexhmije Pagarusha, Vaēe Zela, Hysni Zela etj. kanė qenė shkollė e pashmangshme pėr kėngėtarėt e gjeneratės time. Ėshtė kėnaqėsi pėr mua dhe gjeneratat qė vijnė qė kanė pasur njė udhėrrėfyes, njė zė tė mrekullueshėm prej tė cilit nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment njeriu mund tė mėsojė gjithēka nė rrugėn artistike qė do ta ndjekė mė pasur. Unė kam mėsuar shumė nga Nexhmije Pagarusha dhe kam ēka tė mėsoj akoma.


    Sanije Matoshi-soprano

    Kosova ka mbretėreshėn e saj tė kėngės shqipe, e ajo ėshtė artistja dhe zonja e madhe Nexhmije Pagarusha e cila kėtė e ka mbėrri me zėrin e saj tė jashtėzakonshėm shumė tė ngrohtė, tė ndjeshėm dhe qė ka bėrė zemrat tė dridhen kur ėshtė dėgjuar zėri i saj. Ajo ka ditur si t’i qaset publikut.

    Ymer Shkreli

    Nexhmije Pagarusha ėshtė institucioni ynė i lartė muzikor, akademia jonė e vetme muzikore, opera jonė e vetme e themeluar para 27 vjetėsh, muzeu ynė i vetėm etnografik, monumenti ynė i vetėm folklorik-e megjithatė nuk ishte dhe nuk ėshtė nėn mbrojtjen e shoqėrisė si disa kisha e xhamia.
    Na, tek e fundit, nė mungesė tė tempullit tė kulturės, e kemi Nexhmijen, nė mungesė tė filharmonisė kemi Nexhmijen, nė mungesė tė galerisė e kemi Nexhmijen, nė mungesė tė…e kemi Nexhmijen. Por, shpesh, edhe nė mungesė tė Nexhmijes kemi dėshiruar ta kemi Nexhmijen. E, nuk bėn! Nexhmija ėshtė njė! Kjo, qė prej ditės sė sotme, do tė vendoset nė “Olimp”, kėshtu qė juve do tė ju ngelė vetėm zėri i saj nga disqet e gramafonit dhe shiritat e manjetofonit.

    Prishtinė, 1985

    Lutfi Turkeshi

    Ėshtė e vėshtirė tė gjesh ndonjė njeri qė mos tė ketė dėgjuar emrin e Nexhmije Pagarushės dhe tė mos ushqejė dashuri pėr tė. Nexhmija ėshtė nga ato kėngėtare qė komponentin kohė asnjėherė nuk e shikoi si element bazė tė krijimit, ajo pėrmes metaforės “arrestoi kohėn”dhe pėrmes dritės artistike ndriēoi brendshėm visarin e pashtershėm tradicional. Nė mėnyrė spontane Nexhmija bėn pėrpjekje “orfeane” pėr tė mishėruar kėngėn e vet me traditėn gjithė-shqiptare. Ajo gjithmonė do tė mbetet artiste e madhe e pajisur me njė kulturė tė gjerė dhe vokal pėr t’u admiruar. Ēdo interpretim i saj ėshtė lirikė me kadencė tė qetė, qė rrėfen pėrjetėsimin artistik, qė rrjedh pa pushuar nga burimi i vet…”.

    Besim Sahatēiu-regjisor

    Nexhmijen, Bilbilin e Kosovės, e njoh qė i ri pėrmes kėngės sė saj tė bukur. Jam shoqėruar gjatė me tė. E angazhova nė filmin “Tre vetė kapėrcejnė malin”, nė njė rol episodik, kam qenė shumė i kėnaqur me interpretimin e saj. Mė vjen keq qė nuk kam pasur mė shumė role se ajo i ka merituar gjithsesi, ka pasur afinitet edhe pėr kėtė fushė. Mė vjen shumė mirė qė iu kujtua dikujt tė mė pyes pėr tė, se unė e kam shoqe, si tė gjithė tė tjerėt qė merren me art. Unė kam kėtė bindje sepse ėshtė person qė rrezaton mirėsi, ngrohtėsi tė pa shpjegueshme, ndriēon njė dritė qė tėrheq tė gjithė rreth vetes, me njė shpirt tė pasur qė krijon njė atmosferė dhe sens tė pabesueshėm tė dashurisė, mirėsisė me paraqitjen e saj nė ekran ose mediat tjera e aq mė tepėr kur je drejtpėrdrejtė me tė dhe shkėmben shoqėrinė me tė. Jam i lumtur qė kam pasur fatin tė shoqėrohem dhe tė punoj me tė.



    Shumė kėngėtarė tė dėshmuar, tashmė , thonė se Nexhmija ka qenė shkollė pėr ta, pra pikė reference. Pėr Nexhmijen respektin dhe mirėnjohjen e kanė shprehur secili nė mėnyrėn e vet p.sh., Ilir Shaqiri, Naim Krasniqi, Shkurte Fejza… me kėngė.

    Ndėrsa nė vazhdim njė artikulim i veēantė i kėtij respekti kur ballė pėr ballė vihen forca magjike e poezisė pėr fuqinė magjike tė kėngės.







    Fahredin Gunga

    Pas Klithmės

    (Nexhmije Pagarushės)

    Kėshtu ėshtė krijuar bota:

    Merre njė zemėr e hape
    E sheh njė copė diell e njė tingull

    E pastaj, le tė lind njė klithmė
    Lere tė qetė se ajo jeton vet
    Qė then dry e sy

    Gjeje fundin e botės
    Diku nė mes klithmės e lutjes

    Pėr ēudi
    Lindi i pastėr si bulėz e dhimbjes
    Si psherėtimė e lindjes
    Vetėm pėr fundin e botės.

    Kėshtu u krijua bota.

    (Kjo poezi botohet pėr herė tė parė)



    Din Mehmeti-poet

    KĖNGĖS I DOLĖN FLATRAT

    (Nexhmije Pagarushės)

    kėndoi e kėndoi
    derisa u shndėrrua nė kėngė

    dashuria pėr jetė
    ia mori zėrin

    kėndoi e kėndoi
    derisa shkundi shkrumbin
    e shpirtit tė vet
    derisa bulėzuan pranverat
    nė zemrat e njerėzve

    kėngės i dolėn flatrat
    ajo tash fluturon
    mbi tė gjitha fatkeqėsitė

    vdekja s’ka c’ t’i bėjė...



    Adem Istrefi

    P A G A R U SH A

    Kėndona ti, kėndona ti
    Shpirt i kangės-Pagarusha!

    Fiu-fiu fishkėllen era...
    Nė livadhin e gjelbėr s’vallėzojnė lulet
    Dhe shkunden gjethet,pėrtypen vjeshtat
    Dhe thėrret kanga ma zanin e saj:

    “Digju,digju nė shpirtin tim...”

    e lehtė e si era rrėshqet kanga nėpėr bar
    dhe lahet bari nė vesėn e saj
    dhe kėndon era kėngėn e saj.

    “S’ mė lanė lotėt djalė me tė pa ty...”

    tufa-tufa mblidhen cikat
    tufa-tufa shpėrndahen cikat.

    Oj zhang-zhing kėrkėllima e zingjirėve
    Shkundet udhėve
    Oj zhang-zhing zani i tyne lidhet nyje
    Dhe digjet kanga nė shpirtin e tyne.

    (Atje,nė qoshe tė rrugės,tė pėshtynė Nexhmije.
    Atje nė qoshe tė rrugės,tė gjuajtėn me gurė.
    Dhe re nėn mjegull,nėn shqelmat e zij. Mjekrra
    E njė hoxhe tė rrinte mbi krye. Dora e tij tė
    Gjuente me gurė. E syni gjak lagej nė shi.
    E zani gjak klithte nė shi:
    Copa –copa do tė kėndoj.)

    Kaq shi pikėllimi s’pat asnji re.
    Udhėve me shi u rrit kjo kėngė
    Si lis nė shkamb e gjethegjelbėr.

    Kėndona ti,kėndona ti
    Shpirt i kangės Pagarusha!

    “Digju, digju nė shpirtin tim”
    krejt u dogja nė shpirtin tand.

    Shpirt i kangės Pagarusha.


    Mirko Gashi

    VOX,

    VOCIS

    Plimi i bilbilave tė fishkur
    Lulėzon
    Sirenat-harpitė
    Kupin si kokrra e kripės
    Nė zjarr
    Odiseu
    Nga veshėt heq dyllin
    Me frymė
    Bariu mbush fyellin
    Enriko Karuzo e Zhyliet Greko
    Heqin dorė nga koncertet e veta
    Ima Sumak harron
    Prejardhjen e vet mbretėrore
    E shikon
    Fluturimin e kondorit
    Nė bebėzat e mia
    Ngjallėn
    Ibis dhe papa avis
    Nė pyll
    Klyshėt e vet i harron arusha
    Se ia thotė kėngės
    Nexhmije Pagarusha


    Mevlyde Saraci

    NEXHMIE PAGARUSHA

    Bukuri
    Qė flen nė shpirt
    Mbretėreshė e kėngės
    Zėri yt i ėmbėl
    Zė bilbili

    Ti je
    Fllad’ i pranverės
    Dashuri
    Zė i rrallė
    Nė trojet tona

    Kėndo
    Nexhmie
    Siē tė kėndon zemra
    Rrėnjė lashtėsie
    Ti histori
    E gjallė
    Ti
    Rreze dielli
    Sy shqiponjė
    Njė jetė e tėrė
    Me mikrofon
    Nė dorė

    Ti
    Kėndove
    Me dashuri
    Pėr t’i forcuar
    Rrėnjėt
    E lashtėsisė


    Edi Shukriu

    BARESHA E THANĖS

    Nexhmije Pagarushės


    1. (Erė e malit djepin pėrkundte)

    Nė mjegullirėn e lartėsive
    Kreshtat e Pagarushės ndjenin
    Nė prehėr njė lindje mbanin

    Erė e malit djepin pėrkundte
    Pranė vatrės foshnja
    Ninula vetes i kėndonte

    E
    Nė prag tė njohjes
    Mėsuesi me shkronja nė zemėr
    E peshė mbi supe
    C’ ėshtė dashuria mėsonte

    Historinė e Pagarushės
    Bilbilat e nisėn
    Kėmbėzbathur shpatijeve

    Me rritėn e gėrshetave
    Zambakėt e Prizrenit u gėrshetuan
    E kalaja jehonėn
    E zuri nė gji

    2.(Trete nė ne)

    kėngė
    trete nė ne
    nga ne vrujon jehonė
    si

    aromė dheu kosovar
    ah flladitės nė fushėn mall
    mbarsur
    gurgullimė burimi qė mikėlon thellėsitė
    dhe ēon peshė shekujt

    ngjitesh Bjeshkėve tė Nemuna
    me plakun qė ruan kohėt e kulēedrave

    zbret nė mriz me nėnėn
    nė pshtjellak fsheh ditėt e urisė

    ti je ajo “ani mori nuse”qė
    nė heshtje i pėshpėrit dashurisė
    e zgjon mallėngjim nė skajet e botės

    Nexhat Halimi

    Ē’po ndodh me zjarrin

    Copėza e pėrgjakur e ballit ndez qiririn
    Po sytė Nexhmijeme vjet verbuar

    Njerėzit harruar mallet thinjur e fajkoi lart

    Me zjarrin ē’po ndodh vaj me tė gjeturat
    Gjuhės plagėt i pėrlcasin pėr fyell
    Zogu I lashtė vjen mbi ėndėrr

    Kėputur nga mishi im i mėrguar
    Hiri fluturone prap lind nga hiri

    Sepse ti kėndon mbi glob mbi shpatė,
    Bashkė me trimat qėllon kafshėn e zezė
    Vetėtima nė gemb shndėrrohet
    Nga kafka ime dhe vet Pagarusha

    Gjeli fluturon mbi portėn e vjetėr

    Unazat lėvizin
    Zogjtė e zi nė varre tė reja dasmat mort
    Daullet e pikėllimit

    Mitit gjaku I rrjedh pėr veshė
    E flakoi lart dhe njerėzit me male nė zemėr
    Ti kėndon nė njė gur Nexhmije vajton
    Nė njė flamur

    Mbi ėndėrr zogu i lashtė fluturon

    Ankara,11 shtator,1980



    Sabri Hamiti

    Nexhmije Pagarusha

    Jeta nuk ėshtė kėngė,
    A fustan i qėndisur
    Mish i gjallė e gjak.

    Se kush do njė copė bukuri,
    Tė fsheh huqet e veta…
    Edhe qorri, edhe shurdhani.

    E gjithkujt po si e kurrkujt:
    Madhėshtitė e drunjta
    Pijnė ujė nė pusin e ėmbėl.

    Del nė derė me sy tė njomė,
    Ndihet jehonė e Bareshės,
    Raxha nėn patkonj tė Kalit.

    Kėnga s’ia ēon bishtin kandarit!
    Ankthi ngjitet nė qiell.
    Mish i gjallė e gjak.

    (Trungu ilir,Prishtinė,1979)


    Qerim Arifi

    Plisat faqendritur marshuan

    I
    Ndalu pėr njė moment. Kėtu nė kėtė mėhallė
    Fillon njė madhėshti. Tingujt rrėnqethin barin, nė fund
    Det
    Liqeni drishėrin nga puhia e zėrit tė kėngėtares,mbi
    Kodra
    Blerimi kaplon;mallet dalldisen nė magjinė e toneve
    Rrafshi i Dukagjinit vallėzoi me grunajet shtatė ditė e
    Net
    Ku mbaron dashuria fillon dashuria.”Nė fillimin tim ėshtė fundi im”
    Qė nga kujtimet pėr Teutėn
    Dardanėt kėnduan,
    Pėrpara portave krushqit hoqėn vallen. Fshatrat pritėn,
    Pėrcollėn pranverėn me bilbil nė duar-qė diti t’ia thotė
    Kėngės pėr rrudhat e tyre nė ballė. Pėr shuplaka tė lėna
    ndėr ara.
    Dallgė-dallgė valėt nga eteri erdhėn dhe mbetėn nė ne
    Nga ajo na. Pėr tė filluar diēka duhet tė mbarojė.
    Nexhmija e ju.
    Dhe fshatarėt me kėngėn pėr punėn. Ju kėndoni kėngėn
    E tyre
    Ata kėngėt tuaja-Koha mbaron tempuj e ruan tempuj.
    Tempujt dhe tingujt tani pėrjashtojnė
    Pamjen e tyre tė sfiungosur!
    II
    “Kohė e tashme dhe kohė e ardhshme,janė ndoshta
    prezentė nė
    kohėn e kaluar”…Edhe pse pasur jetės do tė mbeten gjurmė
    jete. Edhe
    pasur pranverės mbetėn gjurmėt. Kėnga jehon
    Ēdo herė nė lugaja…
    Bilbili edhe shumė tė tjerė kėngėn ua mėsoi
    Ata s’e harruan
    Tė parin e tyre
    Anėmbanė, nė ēdo pore
    Jehoi krenaria
    Paepur…dėllinjat zgjatėn degėt e tyre duke
    Pritur mirėsinė,
    Plisat faqendritur marrshuan shesheve, kejeve-
    Me vegjėli!
    Tėmtarėt e fabrikave mėsuan kėngėtimin
    Qė nė vete mbante magji!
    Vaporet nė tė katėr anėt shpėrndanė vetėm
    Muzikė,lumturi…
    Baletanet vallėzuan tė ngashnjyera
    Nėntė vite, pranė
    Gurrės me ujė tė ftohtė udhėtarėt u
    Freskuan nėntė herė
    Kjo murosi shekujt mė parė dhe shekujt
    Pasur tė palosur-
    Liria diku nė antikė zbukuroi pėr njė
    Orfe tė Ri. Andaj pėrpara Lumit vashat rrijnė dhe janė duke pritur
    Gondolat e fateve
    Njė kėngė tėnden dhe pėr ty do ta kėndojmė,
    Nexhmije.


    Sevdije Rexhepi


    MBRETĖRESHĖ E KOSOVĖS

    (Nexhmije Pagarushės)

    bashkė me ty
    udhėtuam nėpėr vite
    na freskove zemrat
    me kėngėt e tua mite

    ashtu si zbardhin agimet
    lindnin meloditė
    vargjet merrnin rrugėn
    puthnin Prishtinėn
    pėrqafonin Strugėn

    me ushtimė tupanėsh
    dasma fillonte
    zėri yt magjik
    shpirtėrat e fjetur zgjonte

    seē ngacmoje
    poetin,poeteshėn
    kur me atė zė tė ėmbėl
    kėndoje Bareshėn

    e madhėrishmja jonė
    motėr e Teutės
    mbretėreshė e Kosovės



    Sejdi Berisha


    NEXHI

    Nė skenė
    Edhe nė jetė zė pėrvėlues
    Abetare
    Tha njėri nuk di ē’ ėshtė kėnga
    Kėrkova bilbilin
    Mė kaploi kėnga deri sa mė zuri gjumi
    Me ty e Fletėn i pėrqafuar u zgjova
    Pranė oxhakut na rrėshket flaka
    Rini e plakur
    Ra perdja pėrgjithmonė
    A thua Nexhi
    Zgjodhe aromėn e jetės
    (1993)


    Melek Raxhepi


    Shtojzovallja e Pagarushės

    Nė gjirin e natyrės virgjėreshė
    Enden bilbilat degė mė degė
    Gjelozojnė zėrin kristalor tė kanarinės
    Mbeten tė nemitur nė vend
    I lumtur bariu pėr bareshėn
    Jehun e zėrit bjeshkėve kur dėgjon
    E shtojzovalla e Pagarushės
    Plot ėmbėlsi e dashuri kėndon
    Artin e kėndimit pėrjetėson
    Gėzueshėm shpėrthejnė notat e melodisė
    Anekėnd trojeve shqiptare
    Rrėmbejnė zemrat e njerėzisė
    U shkrihet shpirti nga zėmjalta
    Shpėrndahet nė fytyrė buzėqeshja
    Ankthi e pikėllimi nuk kanė mė vend.


    Shefkije Bunjaku

    Pran pianos

    E ulur pran pianos
    Si engjėll qėndron
    Lehtė lėviz gishtat
    Lozė njė melodi

    Sa dhimbshėm kėto nota
    Nė kėtė dhomė tingėllojnė
    Ėshtė kjo dhimbja jote
    Ėshtė njė elegji
    Prishtinė,nėntor,2000

    Kjo figurė e pėrmasave gjigante ka inspiruar edhe shumė poetė tė tjerė por nė mungesė hapėsire nuk mund t’ua ofrojmė.

    Nexhmije Pagarusha, me zėrin e saj e vulosi shekullin e njėzetė!

    Flora Durmishi



    flora@blueskylive.com
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    A e ka kenduar Nexhmije Pagarusha "Zambakun e Prizrenit" ? Eshte nje nder kenget me te bukura per mua.

    Mua dhe tek filmi " E kafshoja terrin" me ka pelqyer shume.

    Po Era e ka kėnduar(kėndon) edhe "Zambakun e Prizrenit"!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Tema tė Ngjashme

  1. Nexhmije Pagarusha
    Nga Zana e malit nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 28-10-2023, 16:12
  2. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •