Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Shpjegim per enderren qe keni pare?

    Per enderrat qe shikoni dhe komentimin e tyre mund te vizitoni kete faqe

    http://www.klubikulturor.com/ENDRA.htm

    Mund te drejtoni Imail me enderren tuaj qe deshironi te dini komentimin.

    klubikulturor@yahoo.com

    klubikulturor@hotmail.com


    Ploteso keto kushte

    Tė dashur lexues, vėllezėr dhe motra !

    Kjo rubrikė ju ofron, inshallah, komentin e ėndėrrave tuaja nė bazė tė parimeve tė Kuranit dhe Sunetit. Nuk ka dyshim se komentin e ėndėrrave nuk mund ta bėjė kushdo, por vetėm ata qė Allahu ua ka dhuruar si dhunti. Pėr tė patur parasysh se ēfarė janė ėndėrrat, si klasifikohen ato nga aspekti i sheriatit dhe ē?fqėndrim duhet tė mbajmė rreth tyre, ju njeh ky material. Lexoni materialin

    Luten tė gjithė ata tė cilėt do tė dėrgojnė ėndėrrat e tyre pėr komentim qė bashkė me ėndėrrėn tė na dėrgojnė edhe tė dhėnat e mėposhtme:

    1. Moshėn

    2. Gjininė

    3. Pėrkatėsinė fetare

    4. Nėse jeni muslimanė, faleni apo jo?
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    RRETH ENDERRES NE ISLAM

    Rreth kėsaj teme kanė folur shumė njerėz me dije apo pa dije, Kėtu do tė shpjegojmė disa rregulla, dispozita qė kanė tė bėjnė me ėndėrrat. Tė gjithė ata qė nuk i pėrkasin pasuesve tė sunetit dhe xhematit, kanė pasur kuptime dhe interpretime tė ndryshme pėr to. Ėndėrra ėshtė njė lloj kuptimi pėr diēka e cila mund tė jetė ose prej engjėllit ose prej shejtanit.

    Ato janė disa pamje qė shfaqen tek personi qė ėshtė nė gjumė, munden qė tė jenė foto tė qarta ose simbole tė ndonjė kuptimi. Gjithashtu, njė lloj tjetėr qė njeriu i shikon nė ėndėrr, janė ēėshtjet qė e shqetėsojnė atė gjatė ditės.

    Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:

    “Ėndėrrat ndahen nė tri lloje: ėndėrr prej Allahut, ėndėrr si rezultat i shqetėsimit gjatė ditė dhe ėndėrr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

    Ėndėrrat mund tė jenė tė vėrteta ose mund tė jenė simbole me kuptime tė caktuara. Llojin e parė e dėrgon Allahu i Madhėruar pėrmes engjėllit. Lloji i dytė ėshtė ėndėrr prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njė hadith ka thėnė:

    “Kush shikon ndonjė ėndėrr tė mirė, e cila e gėzon le tė falenderojė Allahun, sepse ajo ėshtė prej Allahut, dėrguar pėrmes enjgjėllit; ndėrsa kush shikon ndonjė ėndėrr, e cila e trishton, le tė kėrkojė mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo ėshtė prej tij.”

    Ėndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe pėrgėzuese. Ėshtė transmetuar nė njė hadith se njė sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Fjalėn e Allahut: “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut nuk kanė frikė e as kurrfarė brengosje? (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepen myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr . Premtimet e Allahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė suksesi i madh." se cilat janė ato pėrgėzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgjigj se ato pėrgėzime janė: “Ėndėrrat e mira qė i shikon besimtari.”

    Nė hadithin e vėrtetė tė transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Ka shkuar pejgamberllėku, por kanė mbetur pėrgėzimet.”

    Ėshtė pyetur se cilat janė pėrgėzimet? Ka thėnė: “Ėndėrrat e mira.”

    Ky hadith tregon se ėndėrra ėshtė njė pjesė e shpalljes. Ekziston edhe njė hadith tjetėr ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

    “Ėndėrra e mirė ėshtė njė pjesė nga 46 pjesė tė shpalljes.”

    Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ėndėrr dhe nė realitet vetėm se ka ndodhur ashtu siē e ka parė. Ky ėshtė njė lloj frymėzimi qė Allahu e lėshon te disa robėr tė cilėt i do. Pra ėndėrra e mirė ėshtė njė pjesė e shpalljes dhe ėshtė shpresė pėrgėzuese.

    Janė tė pėrmendura nė hadithe disa herė si ėndėrra tė mira e disa herė si ėndėrra tė sinqerta. Disa dijetarė kanė thėnė se kėto janė tė njėjta e disa tė tjerė kanė bėrė dallime kur kanė thėnė se ėndėrra e vėrtetė ėshtė ajo qė ndodh ashtu si e ka parė ėndėrruesi nė gjumė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka parė ėndėrra tė vėrteta, sepse kanė qenė shpallje prej Allahut. Transmetohet nga Aishja, e cila thotė se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ėndėrra tė vėrteta dhe nuk ka parė ėndėrr tė vėrtetė vetėm se ajo ka ndodhur nė realitet ashtu si e ka parė. Kjo lloj ėndėrre nuk ka nevojė pėr komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ėndėrruesi. Kjo gjė ndodh edhe tek disa njerėz tė tjerė, tė cilėt Allahu i Madhėruar dėshiron qė t’ju tregojė disa gjėra para se tė ndodhin. Pėr ta vėrtetuar kėtė ju mundėson qė disa njerėz ta shohin ėndrrėn e njėjtė.

    Ėshtė transmetuar nė njė hadith tė vėrtetė se njė grup prej sahabėve kanė parė nė ėndėrr se nata e kadrit do tė ndodhė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit, pastaj kanė shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i kanė treguar pėr ėndėrrat qė i kishin pare. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu ka thėnė se ėndėrrat tuaja po pėrputhen dhe ka porositur qė natėn e kadrit ta kėrkojnė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Pyetje:


    Me intereson diē ma tepėr rreth komentit tė ėndėrrave nė islam. E kam librin e Ibėn Sirinit, mbi komentin e ėndėrrave, por mė intereson diē mė tepėr rreth kėsaj teme.


    Pėrgjigje:


    Falėnderimi i takon All-llahut.


    Biseda rreth ėndėrrės mund tė pėrmblidhet nė kėto pika:


    1- Ėndėrr e vėrtetė: Kjo ėshtė njė pjesė e pejgamberllėkut, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ėndėrra e vėrtetė ėshtė njė pjesė prej katėrdhjetė e gjashtė pjesėve tė pejgamberllėkut” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Pastaj ėndėrra ėshtė fillimi i shpalljes. Shiko: Sahihul Buhari nr.3 dhe Sahihul Muslim nr. 231.


    2- Vėrtetėsia e ėndėrrės varet nga vėrtetėsia e atij qė e ka parė ėndėrrėn, kurse njeriu me ėndėrra mė tė vėrteta ėshtė ai qė flet mė sė shumti drejt, siē transmeton Imam Muslimi nė sahihun e tij.


    3- Aq sa mė tepėr qė i afrohemi ahėr zamanit (kohės para kijametit) aq mė tė vogla janė shansat e mosrealizimit tė ėndėrrave, siē na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo ndodhė nga shkaku i largimit nga koha e Pejgamberllėkut dhe nga gjurmėt e saja, andaj ėndėrrat pėr besimtarėt janė njė lloj kompenzimi ku pėrgėzohen, u jepet durim, ose nxiten tė pėrqėndrojnė nė fe (shiko: Buhari, nr. 6499 dhe Muslim, nr. 4200).


    4- Ėndėrrat janė tre llojesh nga All-llahu, nga vetveteja dhe nga shejtani. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ėndėrra ėshtė tre llojesh: ėndėrr nga All-llahu, ėndėrr mėrzie nga shejtani dhe ėndėrr nga ajo qė njeriu ka menduar gjatė ditės, e tė njėjtėn e sheh nė ėndėrr” (Buhariu dhe Muslimi).


    5- Ėndėrra e pejgamberėve ėshtė shpallje dhe ėshtė e mbrojtur nga shejtani. Nė kėtė mendim janė tė pajtuar tė gjithė dijetarėt e ummetit. Kjo ishte shkak qė e shtyri Ibrahimin [alejhis-selam] ta realizojė urdhėrin e All-llahut pėr ta therė djalin e tij Ismailin, gjė tė cilėn e pa nė ėndėrr.


    6- Sa u pėrket ėndėrrave tė njerėzve tjerė, ato i eksponohen shpalljes sė qartė; nėse pėrputhet me shpallje veprohet sipas asaj ėndėrre, pėrndryshe jo. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rezikshme, ngase shumė bidatēi, qofshin ata sufi ose tjerė, kanė devijuar shkaku i kėsaj gjėje.


    7- Ai qė dėshiron qė ėndėrra e tij tė jetė e vėrtetė, le tė mundohet maksimalisht tė jetė i drejtė, tė hajė nga hallalli, t’i realizojė urdhėrat e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe tė largohet nga ndalesat, tė flejė me pastėrti tė plotė, i kthyer nga kibleja, duke pėrmendur All-llahun derisa t’i vjen gjumi. Ėndėrra e kėtij njeriu nė pėrgjithėsi do tė jetė e vėrtetė.


    8- Ėndėrra mė e vėrtetė ėshtė ėndėrra qė shihet para agimit tė mėngjesit, sepse ėshtė koha kur All-llahu zbret nė qiellin e parė tė dunjasė, afrohet mėshira dhe falja, kurse qetėsohet lėvizja e djajve. E kundėrt me kėtė ėshtė ėndėrra e mbrėmjes, atėherė kur pėrhapen shejtanėt dhe shpirtėrat e kėqinj (Shiko mė gjėrėsisht rreth kėsaj nė librin “Medarixhus-salikin”, 1/50-51).


    9- Hafidh ibėn Haxheri [rahimehull-llah] thotė se tė gjitha ėndėrrat ndahen nė dy grupe:


    - Ėndėrr e vėrtetė - kėto janė ėndėrrat e pejgamberėve dhe burrave tė mirė qė i pasojnė pejgamberėt. Kėto ėndėrra u ndodhin edhe tė tjerėve, mirėpo shumė rrallė. (Siē ishte ėndėrra e mbretit jobesimtar, tė cilėn e komentoi Jusufi [alejhis-selam]). Ėndėrr e vėrtetė ėshtė ajo ėndėrr qė ndodhė nė realitet ashtu siē ėshtė parė nė ėndėrr.


    - Ėndėrra tė pėrziera, tė cilat nuk japin tė kuptosh gjė. Kėto janė disa lloje:


    Njė: lojėra tė shjetanit pėr ta mėrzitur njeriun qė e sheh kėtė ėndėrr; sikur sheh ėndėrr duke iu kėputur koka, ose sheh ėndėrr se ka rėnė nė humnerė dhe s’ka kush t’i ndihmojė, etj.


    Dy: tė sheh nė ėndėrr se disa melek e urdhėrojnė tė bėjė ndonjė gjė qė ėshtė e ndaluar ose ėshtė e pamundur, etj.


    Tre: tė sheh nė ėndėrr gjėra pėr tė cilat mendon gjatė ditės ose shpreson t’i ketė, e tė njejtat i sheh nė ėndėrr. Nė kėtė lloj hynė edhe ato ėndėrra nė tė cilat ndodhin ato gjėra qė i kanė ndodhur kėtij njeriu gjatė ditės ose qė pėrputhen me natyrėn e tij. Kėto ėndėrra zakonisht flasin pėr tė ardhmen, e shumė herė pėr tė tashmen, kurse rrallė herė pėr tė kaluarėn (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 352-354).


    10- Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nėse ndokush prej jush sheh ėndėrr qė e pėlqen, le ta dijė se ėshtė prej All-llahut, le ta falėnderojė pėr kėtė All-llahun dhe le t’ua tregojė tjerėve, e nėse sheh ėndėrr qė nuk i pėlqen, le ta dijė se ėshtė prej shejtanit, le tė kėrkojė strehim nga sherri i saj dhe mos t’ia pėrmend askujt, sepse aspak nuk mundet ta dėmtojė” (Buhariu dhe Muslimi).


    Ebu Katadeja [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ėndėrra e mirė ėshtė prej All-llahut, kurse e keqja ėshtė prej shejtanit. Andaj ai qė sheh ėndėrr qė nuk i pėlqen, le tė pshtyjė nė tė majtė tre herė dhe le tė kėrkojė strehim kundėr shejtanit, sepse kjo aspak nuk mundet ta dėmtojė” (Muslimi).


    Ibėn Haxheri [rahimehull-llah] thotė: “Rezymeja e asaj qė u pėrmend rreth ėndėrrave tė mira, pėrmbledhet nė tre gjėra: Ta falėnderojė All-llahun, tė pėrgėzohet me tė dhe t’ia tregojė atij qė e don, e jo atij qė s’e don. Kurse rezymeja e asaj qė u pėrmend rreth ėndėrrave tė kėqija pėrmbledhet nė katėr gjera: Tė strehohet nė All-llahun nga sherri i saj, tė strehohet nė All-llahun nga sherri i shejtanit, tė pshtyjėė nė tė majtė tre herė kur tė zgjohet dhe mos t’ia tregojė askujt. Kurse nė sahihul-Buhari pėrmendet edhe vepra e pestė: Tė ngritet tė falė namaz. E nė Sahihul-Muslim, vepra e gjashtė: Ta ndėrrojė krahun nė tė cilin ka fjetur (shiko: “Fethul-Bari”, 12/370).


    11- Sipas haditheve qė flasin rreth ėndėrrave dhe kujt duhet treguar e kujt jo, del nė shesh se ėndėrra i tregohet: atij qė e do, atij qė ėshtė mendjeprehtė, atij qė jep kėshilla dhe dijetarit. Kadi Ebu Bekėr ibėn Arabi thotė: “Ėndėrrat i tregohen dijetarit, sepse ai i komenton sa tė ketė mundėsi pėr tė mirė, kurse kėshilluesi, e udhėzon nė tė dobishmen dhe atė qė i ndihmon nė te, kurse mendjeprehti ia komenton ėndėrrat qė duhet komentuar ose hesht, kurse i dashuri nėse e di se komenti i kėsaj ėndėrre ėshtė pėr tė mirė ia tregon, e nėse nuk e di ose dyshon nė komentin e asaj ėndėrre, hesht” (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 369).


    12- Imam Begaviu [rahimehull-llah] thotė: “Dije se komenti i ėndėrrės ėshtė i llojllojshėm: mund tė komentohet duke u bazuar nė Kur’an, ose nė Sunnet, ose nė shembujt e pėrhapur mes njerėzve. Komenti i ėndėrrave mund tė bėhet nė bazė tė emrave, tė kuptimeve ose nė bazė tė tė kundėrtės (Shiko “Sherhus-Sunneh”, 12/ 220). Nė vazhdim i dha disa shembuj:


    - koment i ėndėrrės duke u bazuar nė Kur’an: litari ka kuptimin e marrėveshjes, duke u bazuar nė ajetin: “kapuni pėr litarin e All-llahut...”.


    - koment i ėndėrrės duke u bazuar nė Sunnet: korbi aludon nė njeri tė prishur, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka quajtur korbin tė prishur.


    - koment me shembuj: gropa komentohet me kurthė, sepse fjala e urtė thotė: kush i bėn gropė ndokujt mund tė bjerė vet nė atė gropė.


    - koment duke u bazuar nė emra: nėse sheh nė ėndėrr njeri i cili quhet Rashid, komentohet me udhėzim.


    - koment duke u bazuar nė tė kundėrtėn: frika komentohet me siguri, duke u bazuar nė ajetin “..do tua zėvendėson frikėn me suguri...”.


    13- Sa i pėrket librit tė Ibėn Sirinit “Komenti i ėndėrrave”, ky libėr nuk ėshtė i tij. Shumica e dijetarėve kanė thėnė se i ėshtė mveshur, andaj nuk duhet tė pohojmė nė mėnyrė tė prerė se ky libėr ėshtė i kėtij Imami. All-llahu e di mė sė miri.


    XXX,
    21.10.2000
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Mirdita Geri!

    Desha te te pyesja per dicka meqe ti je shume i informuar. Para ca kohesh kam lexuar diku nje shkrim shume interesant qe quhej "Bisede me xhindin musliman". Po e kerkoj por nuk po e gjej me. Nese e ke ti, shkruaje te lutem ne forum se ishte shume interesante.

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Pse te ka propozuar ndonje xhind musliman?


    Shiko njehere tek temat e e forumit ose te google.

    Ncncn e gjeta ja ku qenka

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=23748

    E paska heqe temen me sa duket.Ti shikoj njehere se ndoshta e kam si liber dhe ta jap.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 15-09-2005 mė 09:13
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Faleminderit Geri

    Me shkrive me ate prpozimin e xhindit. Mendoj edhe po te me propozonte nuk do pranoja se jemi shume te ndryshem.

    Ps. Thone se xhindet jane shume te bukur, apo ja fusin kot???

  7. #7
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga Firdeus
    Faleminderit Geri

    Me shkrive me ate prpozimin e xhindit. Mendoj edhe po te me propozonte nuk do pranoja se jemi shume te ndryshem.

    Ps. Thone se xhindet jane shume te bukur, apo ja fusin kot???
    Xhindet tranferohen ne njerez ose zana ose peri etj porse si natyre krijimi ato nuk jane me te bukur se njeriu.

    Sa i perket xhindit musliman nuk e di por shejtanet dhe xhindi qafir eshte me i shemtuar se njeriu.Me xhindin nuk lejohet te bisedosh vetem kur eshte fjala per kurim dhe duhet ta urdherosh te dali prej trupit te ndonje njeriu ose nese nuk e ben kete i kendohet kuran ose goditet derisa te dale prej te semurit.Kam frike se libri qe thua ti megjithese e kam lexuar pjeserisht ka disa gabime.Nese do me shume informacion per xhindet futi nje search ne internet ose lexo suren xhind ne kuran dhe historine e Sulejmanit .
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga Firdeus
    Faleminderit Geri

    Me shkrive me ate prpozimin e xhindit. Mendoj edhe po te me propozonte nuk do pranoja se jemi shume te ndryshem.

    Ps. Thone se xhindet jane shume te bukur, apo ja fusin kot???

    Ne Shkoder ne kohet e ma perparshme kur i bej kompliment femnes, i
    thohej : Je e bukur si xhindeshe. Biles dhe ne kange i gjen keto vargje.

    Keshtu qe ndoshta shfaqen dhe si femna te bukura. Zot na i largo duhet
    me thane.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Geri une nuk kam ndonje interes te vecante per xhindet, por ai shkrimi qe lexova dikur ishte shume i lezecem dhe desha ta printoja per dike por nuk po e gjej me. Sidoqofte te falenderoj per shpjegimet e tua. Ne internet kam leuar gjera ineresante per xhinet, por me shume kane qene ndodhi qe tregoheshin nga njerezit. Bile ketu ne forum ne temat e shkences kam pare nje foto te bashkangjitur qe kishin bere dy vajza dhe njeren prej tyre dukej sikur e kishte kapur nje si hije nga krahu. Te fut tmerrin po ta shohesh. Ka shume foto te tilla ku pervec personave shfaqet edhe dikush tjeter qe nuk ka qene aty. Une per vete kam shume frike, sidomos naten po te jem vetem. I admiroj ata njerez qe nuk kane frike nga erresira, me duken me te vertete trima. Une kam probleme me kete gje. Nejse ne femrat nuk shquhemi per trimeri.

    Pacim

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Firdeus sje e vetmja e dashur...lol. Dhe une e kam frike erresiren ose se do
    me dali ndonje xhind kund neper shpi. Kur cohem ndonjehere naten la
    gjithmone driten e kuzhines ndez...se pritezot me hi hataja...

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum musliman

    Firdeus dhe Shkodrane mos keni frike nga ata .Ne kemi mburoj Kuranin per keto gjera .Nese te dele fillo te lexoshe Kuran dhe gjithqka inshaAllah do jete mire .Pasi ato jane krijesa te Allahut sikur ne .Dhe Allahu xh .h thote :nuk i kame kriju njerezit dhe exhinet per asgje tjeter veqse te me adhurojne .
    Ka prej atyre qe e adhurojne Allahun “xh.h dhe jane musliman ndersa ka prej atyre qe nuk i bejne ibadet Allahut xh.h dhe jane shejtana .E ta dime mire se mburoj e jona ndaj shejtanit te mallkuar eshte fjala e Allahut xh.h .Lus Allahun xh.h qe te mos ju sprovoj juve dhe mua me kete gje se pari , mirpo une njoh historia te ndryshme qe edhe vellezerve musliman i kane ndodhe , mirpo sherimi i tyre ka qene Kurani dhe metoda siq i ka sheruar Pejgaberi a.s te semurit ne ate kohe .Ndersa metoda tjera mos veproni dhe keni frike Allahun xh.h dhe mos kerkoni ndihme nga ndonje fallxhore , magjistare apo e tille diqka sepse ajo eshte rruge e shirkut dhe shirku eshte veper per te cilen Allahu xh.h nuk na jepe garanti qe do na e fale nga ky gabim .

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Nuk kshilloj askend ta lexoj kėtė liber, pasi nuk ėshtė i bazuar nė argumente tė shėndosha, me sa duket autori ka dasht me shume te bej biznis se sa ta thotė hakkun.

    Kshtu kan thane disa dijetar, nese keni deshir me dit kush, do te interesohem tja gjej emrat.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Pashe ne enderr sikur ketej nga forumi kishte nga ata qe kishin dhuntine ti shpjegonin enderrat, dhe ishte bere nje rradhe 756 km e gjate me njerez qe prisnin ne rradhe.

    C'kuptim te kete kjo lloj enderre xhanem?

  14. #14
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga Dikkush
    Pashe ne enderr sikur ketej nga forumi kishte nga ata qe kishin dhuntine ti shpjegonin enderrat, dhe ishte bere nje rradhe 756 km e gjate me njerez qe prisnin ne rradhe.

    C'kuptim te kete kjo lloj enderre xhanem?
    Komentimi i saj eshte i dyfishte.

    Ti je i fundit ne rradhe.

    Ose brenda diteve te javes ti Dikkush do vdesesh .Kortezhi varrimit do jete i gjate(?).


    462. Ebul Eska, Vathil ibnul Eska r.a. tregon se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thėnė: “Vėrtet prej shpifjeve mė tė mėdha ėshtė qė njeriu tė pranojė pėr baba atė tė cilin nuk e ka baba, apo tė vėrtetojė se ka parė nė ėndėrr atė qė nuk e ka parė, ose tė deklarojė pėr tė Dėrguarin e All-llahut atė qė nuk e ka thėnė”. (Buhariu)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 17-09-2005 mė 04:55
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Citim Postuar mė parė nga Arioni
    Nuk kshilloj askend ta lexoj kėtė liber, pasi nuk ėshtė i bazuar nė argumente tė shėndosha, me sa duket autori ka dasht me shume te bej biznis se sa ta thotė hakkun.

    Kshtu kan thane disa dijetar, nese keni deshir me dit kush, do te interesohem tja gjej emrat.

    Te keshilloj te vizitosh faqen www.harunyahya.com dhe nese ke dy pare mend ne koke do ta kuptosh nese kurani eshte i vertete apo jo. Por ka nje problem tjeter se allahu kuranin e ka bere per te zotet e mendjes dhe jam ne dileme nese ti ben pjese ne kete kategori apo jo.

  16. #16
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kėrēovare1
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afėr...
    Postime
    222
    Pash nje enderr sikur ndodhesha te doktori per mjekimin e dores qe e kam prere para disa muajsh mirpo aty me ndodhi dicka tjeter. Gjysma e gjuhes mu shkeput dhe me ra. Ndjeva dhimje te madhe ne momentin kur u shkeput por pastaj me kaloi. Mund te flisja por me mundim dhe jo aq paster. Doktori me tha qe pas nje kohe do behet si ka qene... A e di dikush c'do te thote kjo?

    Happiness is: ME & YOU ;)


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Mos fsheh ndonje gje dhe ke dash tia thuash dikujt mirepo ke hezituar edhe ndoshta ke vendosur tia tregosh me vone.Zoti e di me mire por nese do nje komentim me te sakte drejtohu atyre imaileve qe jane ne faqen e pare.Une kam lkexuar shume komentime te bukura ne ate faqe.

  18. #18
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kėrēovare1
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afėr...
    Postime
    222
    Falemnderit shume Albin! Une e provova ate linkun por s'punonte... Eshte sadopak e vertete ajo cfare the ti, dje i tregova dikujt dicka qe s'kisha guximin ti tregoj me pare...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Mos ke propozu ndonjerin dje ?

  20. #20
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kėrēovare1
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afėr...
    Postime
    222
    hahahha, jo jo ate s'mund ta bej edhe me hic. Ishin vetem disa fjale...

    Happiness is: ME & YOU ;)


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Akorde per kenge shqiptare!
    Nga dimegeni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 215
    Postimi i Fundit: 26-08-2015, 08:36
  2. Dua nje shpjegim per antenat wireless
    Nga fatua01 nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 13:11
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Shpjegim Per Nje Enderr
    Nga susglob nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 09:17
  5. Ndo nje shpjegim??
    Nga Leila nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-11-2003, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •