Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    ***

    Do te ik` nje dite nga ky vend,
    me larg akoma do te te kem.
    Pra nje dite do fluturoj prape tej endrres,
    oh!Kur e kujtoj,diqka brenda me dhemb!

    Ehu...sdo te kem me prane,
    as ty,as fjalen tende te ngrohte...
    ne djall vafte dhe jeta ime,
    te me mungoje diqka perhere,qenka thene!

    E djeshmja ka ikur...e sotmja je ti.
    Neser,pa te djeshmen e te sotmen,
    me thuaj;-a mund te rri?!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    .........

    kurriz pas kurriz u ngjit pendimi
    mbi shtate malet e rende, te hirte
    me shkopin magjik e shkunde ate
    dhe mbete nje re ne shpirt

    sa kohe kane malet qe te pyesin, perse?
    perse ajo vajze premtimin braktisi?
    ti sheh si te ndjek mbi krye nje re
    dhe thua natyrshemh, faji ish i imi...
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  3. #13
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    liridona
    sigurisht po te isha ne kohen kunder riformimit
    do me kishin djegur gjalle ne turren e druve
    dhe ndoshta dora makambre do te ishte pikerisht e jotja
    por ja qe nata qenka kufiri i cdo gjeje
    por ja qe kafsha dhe nata jane me afer cdo gjeje
    gjeje atehere

  4. #14
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    hej,djale

    Une e di qe ketu ka dhe femije,dhe marrezia me e madhe eshte te mirresh me ta.Fatekeqesisht kujtova se kisha te beja me njerez te formuar.Ketu flitet gjitheqka me kuptimin artistik te fjales.Ata qe si perkasin kesaj faqeje,stafi i forumit ka menduar dhe per ta.Ti qenke shume me heret kohes se riformimit.
    Liridona

  5. #15
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    nuk kam deshire
    te shpenzoj
    asnje fjale POR VETEM NJE QE TE BEHEM SA ME SHPEJT FEMIJE.

  6. #16
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej tim
    a te perqaf nje cike ...
    ???
    per te gjitha ardhjet e tua te buta!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    ****

    GJITHECKA mendova,se eshte dashuria
    ndaj me zemren time, rrenjet ja mbeshtolla
    Ska q`i ben-thashe,rrebeshi, as stuhia
    Por,ah!-gabova,u vra se bashku me ditet e mija!

    ASGJE pa te jeta,e kote,pa lezet
    shteg per syrin e thare e shpirtin spo gjej.
    Ndaj peshtjellohen ditet,shtyhen per gazep
    Pendimi per fafajin qe se bera ,spo me hiqet

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    new jork
    Postime
    8
    Loti i shpirtit dua te lexoj sa me shume nga ty.I kam lexuar dhe rilexuar keto qe ke shkruar ketu.Po te lutem te shkruash perseri.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    ***

    Seq me vjen nga njehere,
    rrugac te behem:
    gjithandej te shkoj duke fershellyer e share
    deri sa dikush turinjte t`mi thej.

    Seq me vjen nga njehere,
    bohem te jem;
    rrugeve me nje traste hallesh ne shpine
    te bredh pa asnje cak.

    Seq me vjen nga njehere,
    me te keqen te bej;
    vjedhes te vjedh per fare nje njeri
    me gjitheqka me vodhi.

  10. #20
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Lotit...

    Ne terr ecen dhe syte i mban mbyllur
    Perse duhen syte ne nje nate te tille?
    Te mjaftojne duart dhe klithmat e hutinit
    Te mos perplasesh si zog krahethyer
    Me ndonje dykembesh te eger
    A me fatin tarrallak te se tretes dite

    Thjesht leri te kalojne, erresira eshte e te gjitheve
    Ndersa drita cope – cope eshte ndare ne pjese
    Diku si katarakt zhurmemadh rrjedh e fryhet
    Diku ka ngecur si qime e holle floku
    Ne fytin e nates qe s’ka shanse te mbytet
    Vetem sa do pjelle nje ag shtatanik

    E sheh, sa IMORALE eshte LOGJIKA?
    Veshur si nje zonje e hekurt , e sukseshme
    Flirton nganjehere me shpirtin varfanjak
    Me ate bukuroshin bjond me sy te kalter
    Qe shpesh qellon te shkruaje dhe vargje…
    E ndjell, e perdhunon, pastaj …e flak
    Ne nje udhe te ndyre, pa peme e zogj

    Per kete arsye dhe shume te tjera, miku im
    Ti vazhdon te ecesh ne terr dhe syte i mban mbyllur
    Fryn nje fllad i fresket; -Eshte shtator a prill?
    (C’rendesi ka, mund te jete cdo muaj tjeter)
    Mjafton te ndjesh zhurmen e hapave dhe kengen e hutinit
    Te genjesh veten qe nuk je vetem
    Ne terrin qe verbohet vetem nga terri
    Se syte nuk ka c’te duhen ne nje nate te tille…

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Shėn Sava - 5 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2016, 23:00
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  4. Edhe kleriket te perfshire ne pedofili
    Nga Saraj nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-11-2002, 12:28
  5. Calcio Mercato
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 01-09-2002, 17:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •