BALLI KOMBETAR NE KERKIM TE IDENTITETIT TE HUMBUR


Nga:VALTER XHOMAQI

Balli Kombetar partia e themeluar dhe drejtuar shume vite me pare nga gjeniu i kombit,Mit'hat Frasheri,eshte teresisht e rrenuar nga pseudoshqiptaret dhe banditet e rangjeve me te ulta,qe kane urzurpuar drejtimin e tij.Eshte amoralitet qe te shohesh sot,PBK-ne,te drejtuar nga llumnaja e pseudoshiptareve dhe rrugaceve perverse.Eshte turp kombetar qe partia e krijuar nga intelektualet me ne ze te kohes,te katandiset ne kete gjendje te pashprese dhe aspak dinjitoze.Hidhini nje sy lidershipit te Ballit Kombetar dhe do te shihni se postet drejtuese jane ruralizuar deri ne qelize,duke krijuar nje impotence te theksuar intelektualizmi dhe profesionalizmi.C'ka ka sjelle renien e lire,madje deri ne te pashprese te partise elitare deri dje.Ku jane intelektualet e civilizuar.....?Ku jane shqiptaret e qyteteruar....?Ku eshte elita e nacionalizmit.....?Dhe pyetjet nuk kane te sosur per kedo qe i dhimbset shqiptarizmi.E verteta eshte me teper e hidhur,nga sa mendojne disa mendje te semure nga tekat fshatareske te pseudolidereve te sotem.Koha per servilizma ndaj idioteve dhe fshatareve pa toke ka shkuar,per te mos thene eshte teper vone.Keta meganalfabete dhe megadeshtake nuk duhet as te jene anetare te Ballit,dhe jo te flasin si drejtues te tij.Keta banore furriqesh dhe zaptues institucionesh jane me teper se armiq te partise se Mit'hat Frasherit.Keta njeherazi mbeten antishqiptaret me te paskrupullt qe ka pare historia.Por pas Nanos,ama.....Ne fillim vitet '90-te,PBK-ja,arrti te krijonte nje profil te respektueshem per tere spektrin e politkes shqiptare.Me pasionin e disa prej drejtuesve te saj,shume shpejt ajo zuri vendin qe meritonte neper kanalet politike te postdiktatures.Dhe qysh ne vitin 1992 arriti te konkuronte denjesisht ne zgjedhjet lokale te atij viti.Por ringritja e menjehershme e keasj force politike,nuk mund te anashkalohej nga hartuesit e skemave Katoviciane.Keshtu pas infiltrimeve te shumta te ishsigurimseve neper instancat e Ballit Kombetar,u thirr ne ndihme dhe nje i vetquajtur profesor,qe jetonte ne ilegalitet te dyfishte ne France,jo larg Shqiperise.Dhe futja e tij ne loje eshte me teper nje ide e letyrave te diktatures,se sa nje deshire e vet profesorit apo e lidershipit te asaj kohe te Ballit.Keshtu qe nisi funksionimin motori i antishqiptarizmit ndaj iluminizmit kombetar.Viti '96 do te shenonte kapercimin me shpresedhenes per partine e krijuar nga mendimtari M. Frasheri,ne zgjedhjet e pergjithshme PBK-ja arrti te kapte rreth 4,8% te votave,duke u renditur midis tri partive kryesore te vendit.Ky fakt nxiti se tepermi arrogancen e segmenteve te ishdiktatures si dhe llumin e infiltruar brenda partise,per te krijuar precedentin e fillimit te carjes se madhe.Ne krye te kesaj maskarade do te vihej,vet profesori tashme joilegal,i ardhur nga kryeqyteti francez.Loja keshtu do te niste te krijonte ambientin e duhur per te shkallmuar deri ne qelize oponencen e vetme te komunizmit dhe sajesave te tij te vetquajtura parti politike.Pas shume skenaresh,hartuar kulisave te ishsigurimseve klasike dhe impotences intelektuale,rezultati qe pritej filloj te dukej ne horizont.Kongresi i 9-te i PBK-se,do te ishte kulmi i veprimtarise antibaliste dhe do te mbetet ne historine si shqiptare si tragjikomedia me e perkryer ndaj nacionalizmit shqiptar.Haxhi Qamilet nga Skrapari drejtuar nga pseudoprofesori dhe elemente amorale sjelle forcerisht nga rruga,bene c'deshen dhe shkaterruan cdo gje te mire te ngritur me mund dhe djerse ne 7-vjetet e rikrjimit te PBK-se.Ketu nis dhe perbaltet cdo gje per nacionalistet e vertete dhe per anetaresine e gjere te kesaj partie.Dhe perbaltja ne vijim nuk ndalet,sepse joanetaret e Ballit Kombetar,te emeruar nxitimthi nga junta skrapallinjeve,do te kishin te njejtin fat si dhe pjesa me e ndershme e kesaj partie,eliminuar forcerisht ne turpin e quajtur "Kongres i 9-te".Pas lukunise se percudnuar te primitivizmit rural,nuk mbetej tjeter gje,vecse te shihej deri ne fund tragjedia e kesaj force politike.Duke kaluar edhe pak caste gezimesh meskine allaKatoviciane apo duke ligjeruar histerikisht neper podiume monstrash perverse dhe pseudoshqiptare.Edhe sot pas ndarjes nuk shihet ndonje shans per rikuperuar kete masaker politike ndaj nje partie qe mbartete vlera,ndersa sot neper te dy krahet,mbart anivlerat me te shpifura te identiteti te saj.Anetaresia e ndershme e Ballit Kombetar,duhet te kuptoje se edhe e keqja duhet t'a kete nje fund.Duhet te koncetrohet me tere forcat,per te rigjetur vlerat qe kane humbur nga furtuna analfabeteve tashme me dy "universitete" apo dhe nga intelektualet e shterpezuar gerxheve me bageti.Elektorati ballist nuk meriton kete vend sepse vete gjeniu i kombit,Mit'hat Frasheri,nuk do te mund te pajtohej me rrugacerine e cdo krahine qofte,si dhe do te neveritej me keta lidere qe kane blere me para ose me dhune drejtimin e te dy partive balliste.Te nderuar balliste kerkoni nderin e humbur nga harbuteria e paskrupullt.Kujtoni ku arritet ne 1996,dhe diku ne Tirane do te mund te gjeni njeriun qe inicoi dhe ndihmoi aq shume ne ringritjen e Ballit Kombetar.Te pakten deri tani,vetem ai,po vuan se gjalluri turpin qe ka mbuluar nacionalizmin shqiptar.Ai qe nuk pranoi te nenshkruante kushtetuten greke,qe qarkullon sot per shqiptaret.Ai,qe para idealeve te shqiptarizmit,vendos dhe nderin e tij.Balli Kombetar ka nevoje akoma per njerez te tille,sepse vetem ata mund dhe duhet ta ringrene serish nga bataku ku ka rene.Le ti leme mekatet per mekataret,PBK-ja nuk duhet te humb sepse perndryshe ka humbur shqiptarizmi.Ballin Kombetar nuk e shuajti gijotina e diktatures,keshtu qe nuk mund ta fshije inati dhe termeti i harbuteve nga Skrapari apo nga Gjirokastra.....



Marre nga "Lajmi"