Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Struktura etike e kanunit

    Struktura e tike e kanunit


    Yamamoto KAZUHIKO


    Tezat e profesorit japonez Kazuhiko, mbi etikėn e shoqėrisė njerėzore pa shtet

    A ėshtė forma origjinale e etikės nė shoqėrinė njerėzore?

    Fiset Gege nė malėsitė veriore tė Shqipėrisė kanė njė kod zakonor tė njohur me emrin Kanun. Nė njė shoqėri fisnore sikurse ajo e Shqipėrisė Veriore, ku sistemi gjyqėsor nuk funksionon mirė, njė akt hakmarrjeje i kryer nga pala e dėmtuar, ėshtė sanksioni mė i fundit pėr tė ndėshkuar njė dėmtues ose njė palė ofenduese, njė hap i domosdoshėm pėr tė rivendosur dhe pėr tė ruajtur rendin shoqėror nė shoqėrinė njerėzore. Nė Shqipėrinė Veriore, njė akt hakmarrjeje kundėr njė ofenduesi i cili kryen njė akt tė shėmtuar, tė cilin Kanuni e konsideron si njė veprim joetik, gjykohet si njė akt drejtėsie. Ēėshtja si lind dhe zhvillohet etika dhe rendi shoqėror nė njė shoqėri pa pushtet shtetėror, pėrbėn njė nga enigmat qė qėniet njerėzore pėr njė kohė tė gjatė janė pėrpjekur ta zgjidhin. Me tė drejtė ėshtė supozuar qė para se nė shoqėrinė njerėzore tė shfaqej pushteti shtetėror, qėniet njerėzore kanė jetuar nė njė shoqėri ku ky pushtet mungonte. Thomas Hobbes ishte i pari qė tregoi se njė kontratė shoqėrore pėrbėnte fillesėn e rendit shoqėror nė njė shoqėri pa pushtet shtetėror. Rousseau, Nietzsche dhe Girard propozuan teori mbi fillesėn e rendit shoqėror, mbėshtetur nė teorinė e kontratės shoqėrore tė Hobbes. Megjithatė, tė gjitha kėto teori duhet tė kenė dėshtuar nė zbullimin qė, njė shoqėri pa pushtet shtetėror ka etikėn e vet personale, e cila ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė vetvetishme si rezultat i njė kulture pagane. Shoqėria fisnore e Shqipėrisė Veriore, ku Kanuni ushtron pushtet normativ nė vend tė pushtetit shtetėror, ka etikėn dhe rendin shoqėror tė pėrpiluar sipas mėnyrės sė vet. Nė kėtė kumtesė do tė sqaroj konceptet etike tė Kanunit dhe do tė propozoj njė teori tė re mbi origjinėn e etikės dhe rendit shoqėror nė shoqėrinė njerėzore, duke pėrdorur strukturen etike tė Kanunit. Pjesa Veriore e Shqipėrisė pėrbėhet nga njė terren i thyer malor me gryka tė thella ku bėn pėrjashtim njė rrip i ngushtė pėrgjatė bregut tė Detit Adriatik. Popullsia e kėsaj zone, e cila flet dialektin gegė tė gjuhės shqipe, ka ruajtur strukturat fisnore tė bazuara nė Familjen, Vllazninė dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha e shkatėrroi atė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Malėsitė e Shqipėrisė Veriore qė prej Mesjetės i janė nėnshtruar kodit fisnor zakonor tė quajtur Kanun. Kanuni ėshtė transmetuar gojė mė gojė mes fiseve shqiptare deri sa frati franēeskan Shtjefėn Gjeēovi, mė sė fundi, ia arriti tė pėrpilonte kodin, i cili u botua pas vdekjes sė tij mė 1933, nėn titullin Kanuni i Lekė Dukagjinit (Lopasic 1992: 89-105).

    Konceptet etike tė Kanunit

    Kanuni i mbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi pėrbėhet nga 1263 nene. Meqė neni 1181 ėshtė i ngjashėm me nenin 1081, atėherė kemi tė bėjmė nė fakt me 1262 nene (GJEĒOV 1989 [1933]: 198, 208). Tipari mė dallues i Kanunit ėshtė se ai lejon burrat tė hakmerren, veprim ky qė funksionon si njė sanksion kundėr dhunimit tė tė drejtave tė tė tjerėve. Nėse njė akt hakmarrjeje i kryer nga pala e ofenduar nuk mbėshtetet nga koncepte etike, ai rezulton nė veprime tė mbrapshta dhe dhunė pa fund. Fakti qė pėr disa shekuj Kanuni ka funksionuar si njė kod zakonor nė Shqipėrinė Veriore dhe nė Kosovė, i cili krijoi mundėsi popullit tė ruajė rendin shoqėror duke i zgjidhur konfliktet nė bashkėsi, tregon se popullsia nė kėtė hapėrsirė e konsideron aktin e hakmarrjes tė pėrcaktuar nė Kanun, si njė veprim etik. Nė mėnyrė tė dukshme koncepti i hakmarrjes ėshtė guri themeltar i cili potencialisht mund ta zhdrivillojė strukturėn etike tė Kanunit. Meqenėse Kanuni e pėrcakton nė mėnyrė tė qartė se gjaku i derdhur duhet tė shpaguhet, kuptohet se hakmarrja ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me konceptin e "Gjakut". Kėrkimi i shkaqeve tė njė dhune tė tillė kaq shpaguese, e cila si pasojė rezulton nė gjakderdhje, na pajis ne me ēelėsin pėr tė shkuar drejt koncepteve tė cilat ndėrtojnė strukturėn etike tė Kanunit. Ėshtė e lehtė tė zbulosh se katėr konceptet, "Betimi"-"Beja", "Besa" (besa ėshtė njė betim pėr armėpushim), "Nderi" dhe "Miku", bashkėshoqėrohen me "Hakmarrjen". Pėr shembull, kur njė burrė ėshtė fyer, ai ka tė gjitha tė drejtat pėr ta rivendosur nė vend nderin e tij duke vrarė fyesin. Kur njė burrė ose njė mik ėshtė vrarė, gjaku i derdhur duhet tė shpaguhet. Nė kėtė mėnyrė, qė tė katėr konceptet, "Betimi", "Besa", "Nderi" dhe "Miku" do tė puqen mbi konceptin e "gjakut" nėpėrmjet njė dhune hakmarrėse. Cili ėshtė sfondi etik qė e bind njė burrė tė vrasė njė ofendues kur ai ėshtė i turpėruar ? Pse ėshtė i detyruar njė burrė tė kėrkojė shpagim kur miku i tij vritet? Kur pėrpiqemi tė kuptojmė strukturėn etike tė Kanunit duke pėrdorur gjashtė konceptete: "Betimin", "Besėn", "Gjakun", "Nderin", "Mikun" dhe "Hakmarrjen", ne nuk ia arrijmė ta bėjmė njė gjė tė tillė, sepse na mungon njė lidhje e rėndėsishme nė mes kėtyre koncepteve. Atėherė unė zbulova se teoria marebito (miku-hyj) propozuar nga Shinobu Orikuchi, njė folklorist dhe shkrimtar japonez, ishte njė ēelės pėr zgjidhjen e kėsaj mėdyshjeje. Sipas tij, hyji shfaqet i maskuar si mik ndėr ritualet fetare tė Japonisė sė Lashtė. Kur Hyji-Zoti, i maskuar si njė plak, viziton njė fshat dy herė nė vit pėr ta bekuar popullin, njė mikpritės duhet ta trajtojė mikun-hyj me njė mikpritje tė veēantė (ORIKUCHI 1972 [1954]: 3-62). Nė kėmbim tė mikpritjes, miku-hyj i jep njė bekim mikpritėsit, bekim qė siguron lumturinė dhe shėndetin e familjes mikpritėse. Nė ritualin e pritjes sė njė miku-hyj, ofrimi i ushqimit ndaj kėtij tė fundit ėshtė njė moment i njė rėndėsie kritike. Nuk ka rituale tė njė miku-zot vizitor pa ushqim qė hahet nė njė pėrpjestim tė drejtė dhe sė bashku.

    Duket se shqiptarėt e kanė konceptin e "Mikut" dhe traditėn e mikpritjes tė ngjashme me atė tė japonezėve tė vjetėr. Kanuni thotė: "Shpija e Shqyptarit āsht e Zotit e mikut" (Nenin 602). Miku duhet tė nderohet me bukė, kripė dhe zemėr. Neni 608). Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare shkruan: ""miku brenda portės (shtėpisė) sė dikujt, pėr njė shqiptar ėshtė mė i shenjtė se sa ēdo gjė tjetėr "Miku, nė jetėn e Shqiptarit pėrfaqėson kategorinė mė tė lartė etike, mė tė rėndėsishme se sa lidhjet e gjakut". Krahasimi i kulturės dhe traditės nė mes shqiptarėve dhe japonezėve antikė na ēon ne tek koncepti i "Ushqimit", i cili ėshtė njė element i domosdoshėm i kuptimit tė Kanunit. Nė kėtė mėnyrė, ne zbuluam shtatė koncepte etike nė Kanun: "Betimi", "Besa", "Gjaku", "Nderi", "Miku (miku-zot)" "Ushqimi" dhe "Hakmarrja".

    Vijon

    Pėrktheu dhe pajisi me shėnime Romeo GURAKUQI


    Kazuhiko Yamamoto punon aktualisht si profesor nė Institutin Shkencor tė Shėndetit nė Universitetin e Kiotos, me gradėn M.D dhe Ph.D. Fushat e tij specializimit janė Mjekėsi e Brendshme, Shkenca e Shėndetsisė, Antropologji Psikologjike, Antropologji Kulturore mbi Etikėn. Ndėr studimet e tij mė tė rėndėsishme nė fushėn e Etkės hyjnė: Struktura Etike e Kanunit, Illiria, Struktura Etike e shoqėrisė Homerike, Kanuni i Lekė Dukagjinit i ngashėm me Kodin japonez "Mitochin", Origjina e moralit dhe rendit shoqėror me njė shoqėri pa pushtet shtetėror. Studimi qė po paraqesim nė kėtė numėr e mė pas nė numrat nė vazhdim ka pėr qėllim njohjen e etikės sė Kanunit nė origjinėn, shkėlqimin dhe rėnien e tij. Mendimet dhe tezat janė vetėm tė autorit dhe pėrkthyesit dhe ne kemi respektuar atė duke mos bėrė asnjė koment.

    Milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Struktura etike e kanunit

    Pjesa e dytė e studimit tė profesorit japonez

    KAZUHIKO


    Betimi' -"Beja':

    "Beja āsht nji sjellje besimtare, pėr mjet sė cillės nieri, tuj dashtė me dalė sė keq prej nji zhgarkimi tė dhūnshėm, do tė pėrkasė me dorė nji shźj besimi, tuj e grishė źmnin e Perendķs nė dishmķ tė sė vertetės" (Betimi ėshtė njė shprehje deklaratė fetare, nėpėrmjet sė cilės njė njeri, duke u pėrpjekur ta shfajėsojė veten e tij nga njė akuzė e turpshme, duhet tė prekė me dorėn e tij dhe tė betohet nė emėr tė Zotit si shenjė e betimit tė sė vertetės. Neni 529)". Njė njeri i akuzuar pėr vjedhje ose vrasje ėshtė i lejuar tė shfajėsojė veten e tij nėpėrmjet bėrjes sė njė betimi se ai ėshtė i pafajshėm nė emėr tė Zotit. Nė qoftė se ai kryen njė betim tė rremė, si nė mėnyrė tė qėllimtė, ose nė mėnyrė tė paqėllimitė, ai ėshtė njė njeri i pandershėm qė duhet tė ndėshkohet, me njė gjobė tė rėndė, ose nėpėrmjet dėbimit nga bashkėsia. Ai qė kryen betimin e rrejshėm mund tė humbasė jetėn e tij ose tė grupit tė tij farefisnor, mbasi supozohet se zemėrimi i Zotit do tė bjerė mbi tė.

    Besa:

    "Besa āsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e tė vramit i ep dorėrasit e shpijarvet tė tij, tuj mos i ndjekė pėr gjak pėrkohsisht e mje nė vade tė caktueme" ("Besa ėshtė njė periudhė e lirisė dhe sigurisė tė cilėn ia jep familja e viktimės, vrasėsit dhe familjes sė tij, duke e pezulluar pėrkohsisht marrjen e gjakut deri nė pėrfundim tė periudhės sė caktuar. (Neni 854)". Kur njė shpagimtar e vret armikun e tij, atij i jepet njė besė prej 24 orėsh gjatė sė cilės ai duhet tė presė funeralin e personit tė vrarė, dhe mė pas njė besė prej 30 ditėsh. Ai gjatė kėsaj periudhe ėshtė nėn mbrojtjen e besės, dhe armiqtė e tij e kanė tė ndaluar ta vrasin atė. Besa ėshtė njė lloj betimi i marrė nga pala e dėmtuar, duke sjellė njė ndėrprerje tė pėrkohshme tė gjakderdhjes.

    Gjaku:

    "Vargu i brźzavet tė gjakut e tė gjinķs, shkon nė tė pasosun pėr Shqyptarin e malevet", ("Pėr shqiptarin e Malėsisė zinxhiri i marrėdhėnieve tė gjakut ėshtė i pafund": Neni 695). " Po mė shau kush, e un e vrava, i a kam gjakun" ("Nė qoftė se dikush abuzon me mua dhe une e vras atė, unė marr mbi vetė gjakun" Neni 910). " "Gjaku s'hupė kurr" ("Gjaku nuk ėshtė kurrė i papagueshėm" Neni 917). "Mbasi t'a perziejn gjakun ase, mbasi t'a tundin mirė, i shndrrojn gotat, e, me duer kryqzue, i a kojn shoqi-shoqit, tuj e pķ gjakun e njāni-tjetrit.-Nder njmķ pergzime qesin pushkė e bāhen si vllazen tė rķ njij nānet e babet" ("Pasi perzjejnė gjaqet e njeri tjetrit dhe i tundin ato mire, duke pirė gjakun e njėri tjetrit, ato bėhėn si vėllezėr tė rinj, si tė lindur prej sė njejtės nėnė dhe babė." Neni 990). Gjaku nė Kanun ėshtė njė metaforė pėr jetėn njerėzore, farefisin dhe gjakmarrjen. Gjaku i njė ofenduesi, ose e njė anėtari tė grupit fisnor dėmtues, ėshtė e vetmja gjė qė i jep mundėsi palės sė dėmtuar tė asnjanėsojė ēnderimin ose gjakun e derdhur.

    Nderi:

    "Ndera e mārrun nuk shpėrblehet me gjā, por a me tė derdhun tė gjakut, a me tė falun fisnikisht (pėrmbas ndermjetsķs sė dashamirve tė mirė" ("Njė ofendim ndaj nderit nuk paguhet me pronėn, por nėpėrmjet derdhjes sė gjakut ose nėpėrmjet njė faljeje tė madhe publike" Neni 598)" Aj, tė cillit i u muer ndera, xźhet i dekun ka kanūja" ("Njė burrė i cili ėshtė ēnderuar, nė bazė tė Kanunit konsiderohet i vdekur" Neni 600). "Ndera i merret burrit: a) Me i thanė kush se rrźn faqe burrave tė mbledhun nė kuvend; b) Me pshty, me i u matė, me e shty e me i rį kush; c) Me i prishė ndermjetsķn a besėn; d) Me i a dhūnue gruen a me i a hikun"." ("Njė burrė ėshtė i ēnderuar: a) nė qoftė se dikush e quan atė gėnjėshtar pėrballė njė grupi njerėzish; b) nė qoftė se dikush e pėshtyen, kėrcėnon, shtyn ose e godet atė; c) nė qoftė se dikush tradhton mbi premtimin e tij pėr ndėrmjetėsim ose mbi dhėnien e fjalės; d) nė qoftė se gruaja e tij ėshtė turpėruar, ose nė qoftė se ajo shkon me dikė tjetėr" Neni 601). Kėshtu, kur pala e ofenduar nuk mund tė falė njė ofendues, ato do tė hakmerren pėr ēnderimin e pėsuar nė bashkėsi.

    Miku:

    "Pėr ēdo mik duhet buka si han vetė" ("Ēdo miku duhet t'i jepet ushqimi nė shtėpi" Neni 611). ?Miku xźn kryet e vendit nė trevezė (sofėr), mandej i hīn ndorja" ("Miku vendoset nė vendin e nderit nė tavolinė, dhe pėr pasojė ėshtė nėn mbrojtjen e shtėpisė" Neni 653). "Njė mik ėshtė njė njeri i nderuar, i cili duhet tė trajtohet me mikpritjen e duhur ashtu sikurse tė ishte njė qėnie hyjnore. Nė qoftė se miku, nėn mbrojtjen e mikpritėsit vritet, gjaku i tij duhet tė merret me ēdo kusht".

    Ushqimi-Buka :

    "Udhtari si edhč shkuesi bājn rrugė per kpucė e me bukė tė vet, prandej s'jānė ndorja e kuej" ("Udhėtari, si lajmėtar, udhėton pėr pagesė dhe me ushqimin e tij, prandaj dhe nuk ėshtė nėn mbrojtjen e ndokujt Neni 489). "Pushka e buka e dhānun me diejė tė vrasės, i sjellin gjakun atij, qi e ep" ("Pushka ose buka e dhėnė me njohuri paraprake qė shkakton vdekjen, sjell gjak mbi atė qė e jep" Neni 839). "Buka e gjakut āsht ajo, kśr ndermjetsit e pajtimit tė gjakut me disį prej gjinijet, shokėsh e dashamirėsh tė zot't tė gjakut t'i shkojn nė derė dorėrasit per pajtim tė gjakut e tė hajn buken e gjakut tė pajtuem" ("Ushqimi i gjakut ndodh kur ndėrmjetėsit e pajtimit tė gjakut, sė bashku me disa tė afėrm, miq dhe shokė tė zotėruesit tė gjakut, shkojnė tek shtėpia e vrasėsit pėr tė pajtue gjakun dhe pėr me hanger njė drekė, pėr tė vėzhgue kėtė pajtim. Neni 982). "Po hangri bukė Potota, bén e kį tė bāme" ("Nė qoftė se anėtarėt e pleqėsisė hajnė bukė me tė akuzuarin, konsiderohet se ato kanė marrė besėn. Neni 1068). Populli i Shqipėrisė Veriore zhvillon dhe forcon marrėdhėniet e mes njėri tjetrit duke ngėnė ushqimin sė bashku. Nė qoftė se nuk do tė hahej ushqimi, (ose nė qoftė ushqimi nuk do tė hahej sė bashku), rituale tė tilla sikurse dhėnia e besės dhe pajtimi i njė gjakmarrjeje, nė bazė tė Kanunit nuk do tė konsideroheshin si tė permbushura.

    Hakmarrja (Gjakmarrja)

    "I korituni kį deren ēilė, perkah ndera: peng s'shtron, pleq s'mźrr, gjyq s'lypė; gjobė s'merr-Burri i fortė mźrr gioben vetė." ("Personi i dėmtuar ka ēdo tė drejtė tė hakmerret pėr nderin e tij," Asnjė gjykim nuk ėshtė i nevojshėm, asnjė gjobė nuk i merret "Njeriu i fuqishėm i mbledh gjobat vetė Neni 599). "Me gojė tė kanunit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun faret falet, porsč miku nuk falet (pose me tė hķm ndermjet tė dashamirvet tė zźmres" ('Njė ofendim kundėr njė babai, njė vėllai dhe madje edhe kundėr njė kushėriri pa trashėgimtar mund tė falet, por njė ofendim kundėr njė miku nuk falet" Neni 649). Kur veprat joetike kryhen nė bashkėsi, pala e dėmtuar merr hak pėr tė rivendosė ekuilibrin dhe pozicionin e barabartė nė kėtė bashkėsi.

    Pėrktheu dhe pajisi me shėnime:
    Romeo GURAKUQI
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,699
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Me gjithe respektin, per interesimin qe keni ne lidhje me krijesen me te perkryer,
    me te arritur ne gjithe historine njerezore, mrekulline e VIII-te boterore. Ju
    megjithate KANUNIN e njihni teper siperfaqsisht qe te mund te shkruani per te
    pa gabime themelore dhe ky nuk eshte faj i juaji.


    Nje nder gabimet madhore ne pershkrimin tuaj eshte perdorimi i termit
    "hakmarrje", si nocion krejtesisht i perjashtuar, i pa ligjshem dhe rrebtesisht i
    sanksionuar nga rrjedhoja e parimeve baze te Kanunit.

    Kjo mbrapeshti qe me kanun konsiderohet edhe shemti e madhe, egersi e primi-
    tivizem i skajshem, me vete mund te sjelle turpin, gjakhupjen dhe lecitjen.

    Ne realitet, Kanuni eshte i pari Ligj qe perjashton cdo teke dhe ligesi njerezore,
    e me kete, bie poshte plotesisht dhe pa hamendje teoria e "Etikes Origjinale Te
    Shoqerise njerezore". Ngase "hakmarrja" eshte emocion origjinal njerezor dhe
    dhe sens primar per drejtesi qe shtyne individin drejt nje veprimi te cilin "Nuk e
    perligje Kanuja".

    Duke qene se Kanuja perjashton cdo emocion njerezor si ligesi dhe si potencial
    per prapesi e crregullim shoqeror, merret vesh se ne te nuk ka asgje nga etika
    origjinale njerezore.
    Etike njerezore origjinale mund te quhet e drejta morale e sllaveve te kohes se
    Herodotit, te cilet e ndienin si te drejte dhe etike ngrenien e prinderve te tyre te
    vdekur dhe se qanin per ta vetem kur vdisnin nga ndonje semundje prej se ciles
    frikoheshin t'i hanin. Se tere ai mish duhej te shkonte dem. Kjo mund te konsi-
    derohet qeshtje etike, por jo Kanunet. Pa asnje dyshim njohesi me i mire i Kanunit
    ishte Kadare dhe ai shume qarte e shpalos kete qeshtje. Kanuni eshte pertej
    se keqes dhe se mires..., ndersa mbi keto ndertohet etika.
    Fatkeqsisht nje gje qe mund t'i zihet per cen Kanunit, kesaj
    krijese te perkryer, ketij monoliti te perendishem, eshte perjashtimi i emocionit te
    dashurise. Edhe ky eshte i paligjshem dhe me potencial per crregullime te hata-
    shme ne rendin dhe rregullin shoqeror. Ne kanun nuk ka urrejtje as dashuri, ne te
    ka vetem Harmoni, -kualitet qe konsiderohet se i takon vetem rendit hyjnor te
    perkryer.

    Te mos flasim per gabimin esencial se Kanuni qenka vetem i Veriut.
    Kanuni ishte i gjithe shqipetareve kudo qe kan jetuar, vetem emrat kan qene te
    ndryshem.

    Gjersa Kanuni nuk e lejon hakmarrjen. Gjakmarrja eshte ofiq dhe tager i shtepise
    se mortit. Ky asht obligim ligjor, te cilin po se kryeve, pason sankcionimi i cili per-
    fundon me leqitje. Asnje shqiptar Kanunor nuk e ka marre per zbatim detyren qe
    ia ven perpara Ofiqi i Gjakut nga deshira per Hakmarje. Ai ishte Detyrim Kanunor,
    t'cilit "nuk i bahet bisht". E drejte e jotja dhe nder i madh eshte falja e gjakut
    dhe pajtimi me pleq. Po qe se ky gjak eshte tager e jotja me Kanu. Po e nxorre
    gjakun:
    "Te vramte jesin krye per krye", thote kanuja, po keqkuptimi ndodhe kur dy nenet
    themelore bijne ne kolizion per shkak te Mikut te vrame ne Bese tande. Gjaku i
    mikut ka dimension tjeter dhe preke Religjionin Origjinal Shqiptar. Ketu e andej
    nuk ka me kompromis.
    Se Mikun se ke as ne fis e as ne gjak, e me kete pasi shpija jote nuk ka tager me
    e fale ate qe s'i takon me kanu, Ofiqi i Gjakut sforcohet edhe nga hyjnite dhe
    rreziku nga denimi Hyjnor fillon ta shqetesoje edhe katundin e besa edhe krahinen
    e gjere.

    [fjalija qe pason eshte ekstrakt i hulumtimit shumevjecar qe kam bere ne kete lemi
    dhe qe fatmiresisht qendron ne pajtim pothuaj te plote me punen Pioniere te
    Kadarese te publikuar nen titullin "Eskili ky humbes i madh"]
    Se ketu eshte prekur ne kultin e Zeusit Mikprites, nje nder perendite me
    origjinale dhe themelore shqiptare. Atij qe shkaktoi permbytjen e fundit ne Frigji.
    Populli e kishte mesuar shekuj me pare se denimi i perendise nuk ka terezi dhe se
    eshte i pashmangshem. Prej ketu vjen edhe praktika e Lecitjes si mase preventive
    per t'iu shmangur zemerimit te perendise dhe denimit kolektiv.

    "Gjaku per faj nuk jet" eshte me teper se e mjaftueshme per te kuptuar se cdo
    dem e faj mund te behet gjobe, vetem "gjaku gjobe nuk bahet". Gjaku pos
    cilesive tjera te kanuni konsiderohet jete, apo burim i jetes. Pra jeta e njeriut nuk
    eshte vlere konvertibile. Ate nuk mund ta shnderrosh ne mall. Kur behet fjale per
    gjakun dhe gjakmarrjen, ne kanun Gjaku eshte sinonim per Jeten. Kete e
    qarteson me se miri Plaga. Edhepse plaga skuqet prej gjakut, ajo bie ne
    kategorine e damit per arsye se dy e tri plage te kategorise se pare kurre nuk
    arrijne te barazohen me nje gjak edhe njeqind qofshin.
    (Edhe pse plaga e kategorise se pare gjobitet sa gjysme gjaku [!te falur])
    Duke treguar se individi eshte krijese unike e paperseritshme dhe absolutisht e
    pakompensueshme dhe per tu vene drejtesia hyjnore ne vend, per t'u kthyer
    harmonia, nje krijese tjeter unike duhet ta shoqeroje ne boten e pertejme.

    Para Drejtesise Kanunore nuk ekziston vlere me e larte mbi kete bote se qenia
    njerezore = individi.

    Nga tjetra ane:
    "Sqarimet" ne kllapa ne vend se te sqarojne me mire kuptimisht ate qe eshte
    thene ne origjinal, e shtremberojne me teper se sa e sqarojne kuptimin e origji-
    nalit.

    P.SH.:
    "I korituni kį deren ēilė, perkah ndera: peng s'shtron, pleq s'mźrr, gjyq s'lypė;
    gjobė s'merr -Burri i fortė mźrr gioben vetė." ("Personi i dėmtuar ka ēdo tė drejtė
    tė hakmerret pėr nderin e tij," Asnjė gjykim nuk ėshtė i nevojshėm, asnjė gjobė
    nuk i merret "Njeriu i fuqishėm i mbledh gjobat vetė Neni 599).

    Ju kete sikur e perktheni nga Joponishtja dhe jo nga gjuha Eme.
    "I korituni" nuk eshte "Personi i demtuar"
    I koritun dmth i nencmuar, njeriut qe i eshte prekur nderi/dinjiteti.

    .../ka te drejte te hakmerret/...
    Perkundrazi, nuk ka!

    Para se gjithash duhet ditur se kjo maksime eshte pjelle e vonshme dhe i takon
    periudhes Kalorsiake ne Evrope. E si e tille nuk mund te quhet pjese organike e
    kanunit po as edhe ligjvenese. Qeshtjen e "Korise" Kanuja as nuk e perligje e as
    nuk e sankcionon. Sepse ajo eshte vetem ceshtje personale me te cilen nuk do te
    merret komuniteti. Pra kjo thenie krenarije edhe pse e evidentuar ne kanun, nuk
    eshte pjese perberese e kanunit fare. Dhe perfshirja e saj ne Kanun nuk eshte
    asgje tjeter pos nje, "oroe: se kanuni nuk ta perligje nderen personale" per ata
    qe mund te lajthiten dhe te kerkojne shperlarje me Kanun.
    Kanuni kesaj nuk i gjegjet.
    Nderi eshte kategori me vehte. Nderi eshte vlere abstrakte dhe ngaterrese
    ne Kanun. Nuk mund te behet gjobe se nuk dihet sa peshon dhe gak
    s'mund te behet se nuk e perket gjakun. Kategoria me e ulte e nderit me kanu
    trashegohete me te lindur dhe qe ne sot e quajm dinjitet. Diniiteti njerzor i
    trasheguar me lindje dhe hyn ne fuqi me ate dite qe individi hyn ne rendin e Burrnise.
    Dinjiteti familjar (i Deres), i gjakut e i fisit eshte si barre, pra ngarkese qe i vihet
    njeriut qe ka hyre ne rendin e burrave. Ndersa shakalla e larte e nderit eshte ajo
    qe ai si individ e ka fituar me sjelljen e tij dhe me veprat e tij e qe sot e quajm
    autoritet. Kjo e fundit i takon vetem individit, por qe pas vdekjes se tij, edhe pse
    ne kundershim me nje nder nenet themelore te kanunit, pjesa dermuese e ketij
    autoriteti te fituar gjate jetes i kalohet dhe dekoron pasardhesin e tij prej
    gjaku. Por kjo ndodhe ne privatesi dhe jasht ligjit se:

    Parimi me i cmueshem dhe me i larte i kanunit thote se: "Del i miri prej te keqit dhe
    i keqi pre te mirit" e perjashton trashegimine e nderit (autoritetit) qe ka fituar
    prindi, por edhe te turpit. Pra asgje me vlere abstrakte qe i perket vetem individit
    nuk e shti ne pune Kanunin.

    Papastertia me e madhe qe hyri ne terminologjine Kanunore ne mesin e laikeve
    eshte nocioni "Hakmarrje" i cili u soll nga te dy anet e popujve per ne te eger
    dhe te pa civilizuar, sllavet dhe truqit. te dy palet e kishin ne kodin e tyre te drejte-
    sise hakmarrjen e njohur si: "oko za oko, zub za zub" si parim themelore i drejte-
    sise ne kodin e Car Dushanit. Qe ne perkthim i bie: "syrin per sy dhe dhembin per
    dhemb". Nje parim i padenje dhe ekstremisht i shemtuar per shqiptarin e Kanunit.
    Ketu kanuni eshte i prere, syrin e nxjerrur ose do ta falesh si i ka hije burrit, e
    nder pleq do te prehet dami, ose do i heqesh jeten ne log burrash nese syri i
    nxjerrur ka qene rezultat i konfliktit te hapur dhe jo rezultat i rastesise. Pse, cila
    shoqeri ka nevoje per dy te verbuar?

    Parimi tjeter i cili vleren e individit si qenie unike ne univers e ngrite mbi cdo gje
    tjeter eshte se nuk ka faj, as dem te bere ndaj njeres pale qe nuk mund te
    gjobitet e shperblehet ne njeren apo ne tjetren menyre. Se:
    "Gjaku per faj nuk jet"
    Thote kanuja. Sa do i math te jete faji, ai kurre nuk e perligje vrasjen. Pra, nuk
    barazohet me gjak...

    Ti bie pak me trup se u zgjata me teper se c'mendova.
    Deri te gjakmarrja ciklike vjen vetem ne rastin kur te eshte "pre Miku".
    "Gjaku i mikut nuk falet", kurse gjaksi nuk te ka gjak borxh perderisa nuk
    te ka vrare askend prej gjakut tend. Po qe se vrave dikend qe nuk te ka gjak per
    borxh gjakun do ta lash. Ne keso raste gjaku simbas kanunit origjinal do te duhej
    te permbyllej vetem me tre te vrare. Miku - Dorasi - Gjakmaresi. Pse ne praktikat
    mesjetare gjaku vazhdon eshte nje qeshtje qe duhet ta hulumtojne historianet.
    Kete sigurisht e imponoi dhe e shtremberoi Dera e Gjomarkut e cila duket se per
    nje kohe mblidhte taksat dhe mbushte arkat me gjoben qe paguhej si per pushke
    t'qitne si per gjak te lame, andaj per te siguruar sa me shume te ardhura ata bene
    nje mori shtremberimesh deformimesh te Kanunit Hyjnor kuptohet ne dem te
    populit. Kjo praktike vazhdon edhe sot. Populli do te duhej t'i denoje sipas merites
    keta gjakpires te popullit te vet te cilet edhe sot e kesaj dite ushqehen me indin
    kombetar per te ngopur ambiciet e tyre primitive.

    Dy fjale per Besen.

    Kur eshte fjala per Besen e perkohsme, -Besa eshte armepushim.
    (kjo eshte Besa e Dhene) dhe eshte nje-paleshe

    Kur eshte fjala per Besen e Perhershme, -Besa eshte Traktat i Paqes,
    (kjo eshte Bese-Lidhje) dhe eshte dy/shume-paleshe.

    [serish ekstrakt nga rezultatet e hulutimit krahasimor te Mitologjise dhe Kanunit]
    Kjo komponente e rendesishme por jo edhe themeluese e Kanunit, u be ofiq
    dhe u kalua ne sistemin Kanunor pas periudhes se
    "Kryengritjes se fundit te Titajve"
    dhe i takon Kultit te Zeusit Beselidhes.
    Ky Zeus kishte shpikur "Beselidhjen" apo "marreveshtjen e paqes" per t'i qetesuar
    Titajte ne menyre qe te mos e sulmonin me.

    Kjo shpikje e pervetesuar nga kulti i Zeusit Beselidhes mundesoi per here te pare
    lidhjen paqesore te gjithe kulteve shqiptare me relevance politike ne ate kohe
    dhe komunikim paqesor e ne raste te duhura edhe veprim e ndermarrje te
    perbashketa.

    Ne sot e kemi veshtire ta percaktojme daten historike te kryengritjes se Titajve,
    apo edhe permbytjen qe e shkaktoi Zeusi Mikprites, ngase miti e perjashton
    plotesisht dimensionin e kohes nga subjekti qe pershkruan, -por kjo se paku
    mjafton sa per te pasur nje pasqyre te perafert per lashtesine e shtylles
    themelore te Kanunit dhe religjionit origjinal shqiptar vjetersia e te cilit lirisht
    mund te themi se e tejkalon mijevjecarin e dyte p.e.s.

    Me kaq,
    Ju le me shendet.

    Bekim Bacaj, Prishtine.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,674
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Per mrekulline e VIII-te boterore, siē e quajte ti me plot te drejte Kanunin Shqiptar, mendoj edhe une njashtu sikur ti, qe Kanuni ka psuar disa ndryshime dhe eshte keqinterpretuar ne disa raste per interesa personale.
    Ponjashtu edhe per vjetersine e tije mendoj edhe une qe ai (Kanuni) quhet gabimisht Kanuni i Lekė Dukagjinit, sepse ky Kanun eshte krijuar mijra vite para Lekė Dukagjinit.

    Lekė Dukagjini ishte ai qe i permblodhi dhe i shenoj ne kohen e tije ato ligje te vjetra mijravjeqare nga popullata Shqiptare, pra nuk ishte krijues i tije siē thone disa pa qellim ose me qellim te keq.

Tema tė Ngjashme

  1. Struktura e Tokes sipas Bibles.
    Nga K.TORO nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 07:21
  2. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 08:32
  3. Shqiptaret: popull me llogjike skllavi!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 11:24
  4. Vėshtrim analitik nga Mergim Korca
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 01:48
  5. Monumentet e kulturės sė identitetit shqiptar - Gjuha Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2002, 23:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •